Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2009
    Postime
    15

    Mbërrin ftesa zyrtare, Scheffer fton Shqipërinë në NATO

    Shqipëria ka marrë ftesën zyrtare për anëtarësimin në NATO, dokument i cili ka mbërritur në adresë të shefit të diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Veri-Atlantike, Jaap de Hoop Scheffer.

    “Jam i lumtur t’Ju informoj se të gjitha Palët në Traktatin e Atlantikut të Veriut kanë notifikuar pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikimin e Protokolleve të Aderimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kroacisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Bruksel më 9 korrik 2008. Rrjedhimisht, Protokollet kanë hyrë në fuqi”, thuhet në fillim të ftesës, të cilën sekretari i përgjithshëm Scheffer ia ka dërguar ministrit Basha.

    “Në emër të gjitha Palëve, jam veçanërisht i nderuar ti komunikoj Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ftesën për të aderuar në Traktatin e Atlantikut të Veriut”.

    “Në përputhje me nenin 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Shqipërisë do të bëhet Palë në këtë Traktat ditën e depozitimit të instrumentit të saj të aderimit pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në ftesën e sekretarit Scheffer, i cili po ashtu ka shprehur kënaqësinë e tij personale dhe të të gjithë anëtarëve të tjerë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

    Pas letrës së sekretarit Scheffer, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftoi se Basha ka udhëzuar ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Washington, të depozitojë instrumentin e ratifikimit të Aderimit te Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin amerikan të Shtetit.

    Depozitimi i instrumenteve të ratifikimit do të kryhet më 1 prill 2009, në një ceremoni të përbashkët të ambasadorëve shqiptar dhe kroat në Washington.

    Shqipëria dhe Kroacia u ftuan për të aderuar në NATO në Samitin e një viti më parë në Bukuresht. Protokollet e anëtarësimit u nënshkruan nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në korrik të vitit 2008 dhe në një kohë rekord në historinë e Aleancës ato u ratifikuan nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të saj, çka bëri të mundur ftesën zyrtare të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-04-2009 më 08:56

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Gjithe popullit shqiptare,shtetit te Republikes se Shqiperise,autoriteteve shtetrore,krereve te institucioneve te shtetit,partive politike dhe bashkesive fetare te Shqiperise U R I M E !
    Keni bere nje rruge te gjate,te mundimshme e me shume sakrifica,por ia dolet.
    Ju lumte !
    Zoti e bekoft popullin shqiptare !
    Rrofte miqesia e perjeteshme me SHBA dhe NATO-n !

    Ju don Guri nga Kosova ,

  3. #3
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Po, me ne fund nje ere e mbare po fryn nga perendimi. Ky shkemb e zall me leshterike, arriti te behet pjese e botes normale.Ky popull i vuajtur u pranua mes te tjereve.

    Te na rroje Nato
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Hyrja në Nato është një Plus i madh për Kosovën, sepse Serbia ka të bëjë me një shtet amë që bën pjesë në aleancë!
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Lightbulb Shqiperia ne NATO







    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Sukses i padiskutuar po mua personalisht me vjen shume keq qe ne Nato po hyjme me rroga mesatare 30 mije lekshe e me vaferi te tejskajshme.
    Do ite isha shume me i kenaqur qe te ishim me ndryshe me rroga te pakten si europa e si bota e zhvilluar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Bravo Shqiperis , Bravo qytetarve te Shqiperis , Bravo Qeveris BERISHA! Respekt!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Bravo Shqiperis , Bravo qytetarve te Shqiperis , Bravo Qeveris BERISHA! Respekt!



    Zoti Gjilansi, te lutem mos na bej tregeti, se punojme vete ne ate lloj profesioni.

    Deshi Amerika, si per NATO'n edhe per Kosoven. Fute ne tru kete, mos u mundo tu shesesh njerezve gjepura, se jo te gjithe sapo kane dale nga shpellat de.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Amerika deshti edhe para shum vitesh por cila politik ishte ne pushtet .. ajo e krimit !! Kshtu mendohu pak para se te shkruash !!

    Komunistat ne pushtet .. kurr ne NATO shqiperia .. hyni Berisha brenda 4 viteve ja hapi dyert Europes dhe hyri ne Nato!!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #10
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Shqiperia sa shkon dhe forcohet ne te gjitha aspektet , vetem keshtu mund te kemi nje shtet te forte.
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  3. Shuflai kroati qe vdiq për Shqiperine
    Nga Kallmeti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 17:01
  4. Të zbulosh Shqipërinë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 16:36
  5. Per Shqiperine
    Nga onchesmos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2002, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •