Policia shqiptare publikon shifrat, ulet ndjeshėm krimi i dhunshėm nė shkallė vendi
2002 - krimi i organizuar drejt rritjes
NGA GAZETA BALLKAN
Dinamika e kriminalitetit pėr vitin 2002 ka pėsuar rritje. Ky pohim ėshtė publikuar nė raportin vjetor tė Ministrisė sė Rendit Publik, pėr situatėn e rendit nė shkallė vendi. Sipas kėtij raporti, treguesit mė sintetikė tė kėsaj dinamike dėshmojnė se ėshtė ulur nė mėnyrė tė ndjeshme krimi i dhunshėm. Duke pohuar rritjen nė total tė veprave penale, raporti i dikasterit nėnvizon faktin qė kjo ėshtė rezultat i kėrkesės pėr njė evidencim mė tė saktė tė veprimtarisė kriminale nė shkallė vendi dhe rritjes sė zbulueshmėrisė nė krimin e organizuar dhe trafiqet.
Duke analizuar statistikat e sė kaluarės, raporti i Ministrisė sė Rendit Publik, pėr situatėn kriminalė nė shkallė vendi, pohon se ka munguar vizioni dhe njė strategji e qartė pėr krimin ordiner. Sipas specialistėve tė policisė, ėshtė pikėrisht ky krim qė pjell krime tė rėnda , pėr shkak tė vetgjyqėsisė. Nė raportin nė fjalė pohohet se, pėr vitin 2002 janė evidentuar nė total 4363 vepra penale, me njė shkallė zbulueshmėrie prej 88 pėrqind. Ndėrkohė, pohohet gjithėashtu se krimet janė kryer nga 5080 autorė, 3089 prej tė cilėve janė arrestuar apo ndaluar.
Shifrat e publikuara nga ana e dikasterit blu, nė ditėt e fundit tė vitit tė kaluar, tregojnė se situata kriminale nė tėrėsi dhe ajo e krimit tė organizuar nė veēanti nuk ėshtė pėr t'u marrė shėmbull. Pohimi i rritjes sė krimit tė organizuar nė fusha tė tilla si ato nė fushėn e pasurisė, tė drogės, trafikut, krimit ekonomiko-financiar etj., tregon se pėr vitin nė vazhdim Ministria e Rendit Publik dhe strukturat e Policisė sė Shtetit do tė kenė jo pak probleme serioze pėr tė pėrballuar. Prania e krimit tė organizuar nė shifra serioze, tė pohuara kėto nė mė shumė se njė rast nga organizma tė specializuara ndėrkombėtare, ėshtė realiteti i ri, vėrtetė serioz.
Trafiku i drogės nė linjėn Fier-Vlorė-Tiranė
Pėr Durrėsin mendojnė italianėt
Problemi mė i ndjeshėm i krimit tė organizuar, trafiku i lėndėve narkotike, ka qėnė prezent gjatė gjithė vitit nė rrethet kryesore tė vendit. Nė raportin vjetor tė Ministrisė sė Rendit Publik thuhet se, nė fushėn e trafikut tė drogės janė evidentuar gjithsej 239 raste, me njė zbulueshmėri tė lartė. Bėhet fjalė pėr njė shifėr prej 93 pėrqind. Kėto vepra zėnė 5.5 pėrqind tė numrit total tė krimeve. Krahasuar me njė vit mė parė ato rezultojnė me 90 raste mė pak. Sipas raportit, edhe ky fakt flet pėr njė punė tė mirė parandaluese qė ėshtė bėrė nė drejtim tė parandalimit tė kultivimit tė lėndėve narkotike, ndėrkohė qė konstatohet nė rritje treguesi i goditjes sė grupeve kriminale qė merren me kėtė lloj trafiku. Ndėrsa bie nė sy fakti qė janė goditur grupe kriminale tė trafikut tė lėndėve narkotike nė Fier, Vlorė, Gjirokastėr, Shkodėr e Tiranė, ēuditėrisht nuk pėrmendet emri i Durrėsit, qytetit ku ndodhet porti mė i madh i vendit. Vėshtirė tė mendohet se Durrėsi ėshtė harruar pėr t'u vendosur nė statistikat e goditjes policore nė fushėn e trafikut tė drogės. Ndėrkohė, ajo qė mungon nė raportin e dikasterit, Durrėsi gjendet lehtėsisht nė statistikat e policisė italiane. Shifrat e drogės sė bllokuar nė Itali, pasi malli ka kaluar nga Porti i Durrėsit, janė mjaft tė konsiderueshme, asht siē ėshtė i konsiderueshėm edhe numri i personave tė arrestuar nė vendin fqinj. Ndėrsa policia shqiptare godet nė Fier, Vlorė, Gjirokastėr, Shkodėr e Tiranė, pėr Durrėsin duket se mendon seriozisht Italia
Skeda
Operacione tė organizuara kundėr trafikantėve 15
Grupe kriminale tė goditura, 44
Heroinė e sekuestruar 71.7 kg
Marijuhanė e sekuestruar 13.717 kg
Presa tė sekuestruara 15
Rrėnjė canabis tė asgjesuara 155.678
Vlera e heroinės sė sekuestruar 5.5 milionė dollarė
Vlera e marijuhanės sė sekuestruar 2.1 milionė dollarė
Nė Fier
Grupe tė goditur 4
Persona tė arrestuar 6
Heroinė e sekuestruar 3.5 kg
Marijuhanė e sekuestruar 1606 kg
Nė Vlorė
Grupe tė goditur 3
Persona tė arrestuar 11
Marijuhanė e sekuestruar 638 kg
Laboratorė tė sekuestruar 2
Nė Gjirokastėr
Grupe tė goditur 4
Persona tė arrestuar 8
Heroinė e sekuestruar 5.6 kg
Marjuhanė e sekuestruar 1200 kg
Nė Shkodėr
Grupe tė goditur 2
Autorė tė arrestuar 4
Marijuhanė tė sekuestruar 2260 kg
Nė Tiranė
Grupe tė goditur 5
Autorė tė arrestuar 13
Heroinė e sekuestruar 4.7 kg
Nė bashkėpunim me partnerė ndėrkombėtarė
Operacione tė kryera 13
Pjestarė tė grupeve ndėrkombėtare tė arrestuar 36
Policė dhe doganierė tė arrestuar nw, Gjirokastėr, Korēė e Lezhė
Antitrafiku i klandestinėve dhe makinave, mė i suksesėshmi
Sipas raportit vjetor tė Ministrisė sė Rendit Publik, nė fushėn e trafiqeve tė qėnieve njerėzore dhe tė makinave tė vjedhura janė evidentuar 462 vepra penale, me 718 autorė. Nga kėta tė fundit rezultojnė tė ndaluar apo tė arrestuar, 452 persona.
Skeda
Raste pėr trafik qėniesh njerėzore, 160
Raste pėr trafik prostitucioni,196
Shpėtuar nga trafikimi, 174 femra
Shpėtuar nga trafikimi, 20 tė mitura
Raste trafik fėmijėsh,14
Raste trafik armėsh,18
Raste trafik makinash tė vjedhura,71
Raste trafik veprash arti,3
Antikrimi ekonomiko-financiar, bllokohen mallra me vlerė 4.3 miliardė lekė
Nė raportin vjetor tė Ministrisė sė Rendit Publik thuhet se nė shkallė vendi janė evidentuar 641 vepra penale. Zbulueshmėria e tyre kap njė shifėr prej 99 pėrqind. Krahasuar me njė vit mė parė, ky lloj krimi ka njė rritje me 271 raste mė shumė. Edhe pėr kėtė nivel rritje, raporti sqaron se kjo ėshtė pasojė e intesifikimit tė luftės kundėr kontrabandės dhe veprimeve korruptive nga radhėt e administratės publike. Bėhet e ditur se, mallrat e bllokuara nė total pėr kėto lloj krimesh kapin njė vlerė tė pėrgjithėshme prej 435.892.000 lekė
Krijoni Kontakt