Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 147
  1. #61
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Meqe nuk e dika mire njeri kete kutpimin e emrit "LAIK" po u a sjellim ketu qe te shpjegohet me mire.

    LAIK= Që nuk është fetar e kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare; që nuk merret me fenë; që nuk i përket fesë dhe klerit; kund. fetar. Njeri laik. Shkollë laike.
    Letërsi laike. Me prirje laike.
    hahahahaha flm qe e solle, po ti ja nxorre kuptimin perkufizimit te fjales LAIK?

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    hahahahaha flm qe e solle, po ti ja nxorre kuptimin perkufizimit te fjales LAIK?
    A thashe qe ja nxorra une, ti lexon mire, apo e lexon me ate pa xham!

    Te lutem mos zi vendin e websitit me te tilla postime..
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #63
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    hahahahaha flm qe e solle, po ti ja nxorre kuptimin perkufizimit te fjales LAIK?
    shpjegimi eshte vetem per jokatunaret

  4. #64
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    O kungull i papjekur dhe i paditur!!

    SE PARI KUSHTETUTA NUK ESHTE E QENERVE SI E KE PERCAKTUAR TI, POR E TE GJITH SHQIPTAREVE TE CILET BENE REFERENDUMIN PARA 10 VJETESH DHE E PRANUAN UNANIMISHT DHE TOTALISHT!! PRANDAJ BEJ KUJDES ME FJALET!!

    SE DYTI NUK PO DISKUTOHET PER VAJZAT QE SHKOJNE ME BARK JASHTE POR ATO QE MBAJNE CARCAF ARAB NE KOK.
    E SA PER ATO QE VENE ME BARK JASHTE MENDOJ NE TE NJEJTEN MENYRE SI ATO QE MBAJNE CARCAFIN!
    DUHET TE APLIKOHET ME RREGULLORE DETYRIMI I PERDORIMIT TE UNIFORMES SHKOLLORE DHE PROBLEMI MERR FUND!!


    Laiciteti i shtetit shqiptar dhe i kushtetutes se tij nuk eshte relativ ne baze te deshires se gjithkujt por eshte ABSOLUT dhe duke qene i tille çdokush eshte i detyruar ta respektoje pik per pike!!

    Se pari Kushtetuta e Republikes se Shqiperise garanton te drejtat dhe lirite themelore te qytetareve dhe ndarjen e fese nga shteti, se dyti garanton Konventen Europiane e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut dhe se treti, Ligji i Arsimit garanton Laicitetin (sekularizmin) e ketij arsimi.
    Pra ka nje vije ndarese mes lirive themelore te individit te garantuara nga Kushtetuta dhe sekularizmit laik te shprehur ne Ligjin e Arsimit.!


    Per ata qe bejne propagande fetare dhe duan te na nxjerrin dhe kushtetuten shqiptare me fryme dhe orientim fetar Neni 10 i Kushtetutes thot:

    1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
    (PRA SHTETI SHQIPTAR ESHTE LAIK)
    2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
    (PRA NE JETEN PUBLIKE TI MUND TE BESH CFARE TE DUASH POR JO NE INSTITUCIONET E SHTETIT LAIK)
    3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
    4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.
    5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.
    6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë.Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve,rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cënohen interesat e të tretëve.
    ( PRA MUNDESISHT MOS CENONI INTERESAT E TE TRETEVE SE PO E SHPERDORONI JASHTE MASE TOLERANCEN DHE DURIMIN E KETYRE TE TRETEVE)

    O egzemplar qe ne nje vryme i bije fyellit, ti nuk bere tjeter vecse perfocove ate qe une thashe, e kame perseritur nja tre here, por e perseris dhe nje here, dhe kjo qe theme un qenka ashtu dhe si e thote kashtatataj. jonenqfs vajza do te kerkonte ore fetare Islame ne shkolle, ateher kjo bije ne kundershtim me kashtatatan e shqajpajrajs, dhe refuzimi do te ishte i drejt, sepse nuk i perkasin te gjithe studentat besimit Islam. POR KJO ESHTE VETEM VESHJE QE NUK PENGON NJERI
    Dhe boll me te sjell kashtatatajne ne forume Nuk po e mohon njeri qe ne jemi shtajt laik
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 01-04-2009 më 22:10

  5. #65
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    Kjo interviste deshmon se ose gazetarja e cila komenton paska fituar diplomen e saj ne llotari, ose ata te cilet kan shfaq kete interviste duan ne menyre sugestive te risin islamofobine e popullates!
    Mund te jete edhe perzierje e te dyjave por rrezulltati eshte mese qesharak!
    Si ka mundesi te beje nje intelektuale gabime te tilla te pafalshme dhe te thote se vajza ka qene me fytyre te mbuluar, te permende ferexhene nderkohe mes ferexhese dhe shamise ka dallim dhe vajza ne interviste eshte me fytyre te zbuluar?!

    Po ta kishte ajo ferexhene as ne interviste nuk do te ja shihnim fytyren!

    Pervec asaj, shihet sa e kan manipuluar gazetaret Floriden gjate intervistes, ia kan dhene Kur'anin aty para per shfletim, se kinse prezantojne nje besimtare dhe ai eshte i vetmi liber i cili i takon asaj si besimtare per mesime dhe shfletime! A nuk kishin mundesi ta prezantojne njejte siq jane bashkmoshataret e saj?! Fundja ajo eshte nje adoleshente 17 vjecare e cila merret edhe me aktivitete tjera tipike per ate moshe e te cilet nuk bien ne kundershtim me besimin e saj. Gazetaret e mirefillte do ta benin nje prezantim me dinjitoz qe njerzit ta gjykojne vajzen per nga vlerat e saja te mbrendshme, te shohin se edhe ajo eshte njejte nje adoleshente si gjith tjeret dhe dallohet vetem per nga besimi qe ka zgjedh dhe veshjen qe ka vesh. Kinse veshja saj eshte rezulltati i indoktrinimit dhe jo vullneti i lire i saj.

    Dhe kulmi eshte ne fund ne 1:39 te intervistes se Florida "mbronka fene me fanatizem dhe do ta paguaje me kosto te larte", budallalliqe te tilla une vetem ne shtypin shqiptar shoh te cilet ne menyre sugestive ua risin fobite njerezve ndaj grupeve te caktuara per qellime shume te ulta.

    Ju befte mire gjella e mediave shqiptare e cila synon ritjen e paragjykimeve dhe jep nje kontribut shume te bukur per sa i perket "Tolerances Fetare" !

    Ministria e Arsimit dhe Drejtorite e shkollave duhet te shqetesohen sa i perket mungeses se infrastruktures se shkollave, kriminalitetit ne shkollat shqiptare, droges, korupcionit, prostitucionit ku edhe ne rrjet shperndahen videot e adoleshenteve!

    Ne perendim rrespektohen lirite fetare edhe ne shkollat publike, muslimanet shkojne me shamia, sikh me turbana etj. Institucionet jane laike, por njerzit nuk mund ti detyroni te behen 'laik'.

    Nese rastet e tilla behen publike ne shtypin perendimor do te behemi gazi i botes!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dritë : 02-04-2009 më 09:42

  6. #66
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Sa mire te perzinte mesuesja nga shkolla ne kohen e para "demokracise" nese nuk kishe perparse te zeze edhe mos kishe shamine e pionerit ne qafe ose po mos kishe shami hundesh me vete sepse ashtu ishte regulli ne kohe. Tani eshte e njejta gje e mori e percolli ne shpi se nuk I pershtatej regulit. Tani e gjitha veret nga si ne interpretojme fjalen "Laik". Nese e marim ne baze te asaj qe ka parashtruar I nderuar Al-century bin avdall qe ajo nuk ka kerkuar mesim islami ne shkolle ajo bie poshte sepse nxenesi nuk ka te drejte te kerkoje lende mesimore eshte nje institucjon I tere qe meret me kete pune. Nese thoni qe laiciteti seshte regull per veshjen sic thone al-vista bin idjoti atehere kjo shkolle ka nje regullore te brendshme ku nese eshte e njejte me ate te shkolles ku kam vajtur une I bie qe te kete veshjen e theksuar se si duhet. Po mire kjo bukuroshja kshu si pa pritur ju kujtua te vishet me shami edhe ja dha bam. Si kishte bere ditet e tjera. Te isha une do kisha kerkuar nje investigim ligjor ne lidhje me kete te gjija nga kush ka mare lek kjo goca ose familja. Per mendimin tim nese ajo pretendon te leje shkollimin per fene atehere ajo ska lidhje me shkollen se nuk ploteson kushtet e shkollimit ne lidhje me IQ. Eshte bere terkuze fene zbatoheni adhuroheni beni ca te doni po mos pretendoni te nderhyni ne shtet e ne popullate. Ju kam thene ju arabo evgjitve te kosoves e maqedonise mos fusni hundet ne tema shqiptare.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #67
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Keq me vjen,por shkollat jane laike. Arsimi i mesem nuk eshte as i detyruar. Une di qe ka shkolla fetare. Mund te transferohet te ndonjera nga ato nese e ka kaq perzemer besimin e saj.
    Jam shume dakort me Dean.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #68
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Meqe nuk e dika mire njeri kete kutpimin e emrit "LAIK" po u a sjellim ketu qe te shpjegohet me mire.

    LAIK= Që nuk është fetar e kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare; që nuk merret me fenë; që nuk i përket fesë dhe klerit; kund. fetar. Njeri laik. Shkollë laike.
    Letërsi laike. Me prirje laike.
    Uhu sa kem qeshur, vetem klerit dhe kishtarit iu referoka "Laicizmi" eee
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #69
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Dritë Lexo Postimin
    Kjo interviste deshmon se ose gazetarja e cila komenton paska fituar diplomen e saj ne llotari, ose ata te cilet kan shfaq kete interviste duan ne menyre sugestive te risin islamofobine e popullates!
    Mund te jete edhe perzierje e te dyjave por rrezulltati eshte mese qesharak!
    Si ka mundesi te beje nje intelektuale gabime te tilla te pafalshme dhe te thote se vajza ka qene me fytyre te mbuluar, te permende ferexhene nderkohe mes ferexhese dhe shamise ka dallim dhe vajza ne interviste eshte me fytyre te zbuluar?!

    Po ta kishte ajo ferexhene as ne interviste nuk do te ja shihnim fytyren!
    Faktin qe gazetarja flet per ferexhen, mirepo mendon nje veshje tjeter, e cila nuk eshte ferexhe, personalisht e kuptoj fare mire. Arsyet: Gazetarja nuk ka shkollim mbi veshjen religjioze dhe emertimin e tyre, sidomos jo te asaj veshjeje, te cilen per zakonisht e gjen ne Azi. Me rendesi eshte qe gazetarja ka treguar videon, ku mund te shoh cdo shikues se per cfare mbuloje konret behet fjale. Sikur te kishte gazetarja per qellim te keqinformonte eknas ne menyre qe te perhape bindjen islamofobe, ajo do kishte mundur te bente thjesht nje reportazh, ne te cilin vajza ne fjale nuk shihet fare, ne menyre qe shikuesi atehere do kishte qene me i "mashtrueshem" nga terminologjite e gazetares.

    Nese ky "gabim" i gazetares per ty eshte "deshmi per ate qe gazetarja ka fituar diplomen ne lotari", ti je saktesisht ti ai person, i cili perdore terminoligji, kuptimin e te cilave nuk e njeh fare dhe si e tille je ajo, te cilen e godet kritika jote ndaj gazetares.

    Pervec asaj, shihet sa e kan manipuluar gazetaret Floriden gjate intervistes, ia kan dhene Kur'anin aty para per shfletim, se kinse prezantojne nje besimtare dhe ai eshte i vetmi liber i cili i takon asaj si besimtare per mesime dhe shfletime!
    "Ia kane dhene"? Atehere une te them ty "te kane dhene arabet leke per te mbrojtur ketu vajza shqiptare qe vishen si arabe". Kur te ma deshosh saktesine e pohimit tend, ta deshoj une timin. Nuk e kuptova reportazhin ne ate drejtim, qe kinse vajza lexon vetem Kuranin. Vajza thone qarte ne video se ajo ka deshire te shkoj ne shkolle. Kjo te jep te nenkuptosh se vajza i do edhe librat tjera. Kete fjali te vajzes do e kishte lene jasht reportazhit gazetarja, sikur ajo te kishte patur pretendimet, te cilat mundohesh t'ia mveshesh.

    Gazetaret e mirefillte do ta benin nje prezantim me dinjitoz qe njerzit ta gjykojne vajzen per nga vlerat e saja te mbrendshme, te shohin se edhe ajo eshte njejte nje adoleshente si gjith tjeret dhe dallohet vetem per nga besimi qe ka zgjedh dhe veshjen qe ka vesh. Kinse veshja saj eshte rezulltati i indoktrinimit dhe jo vullneti i lire i saj.
    Cfare do te mund te bente gazetarja, qe te arrihej dinjitoziteti, mirepo pa u shtremberuar faktet?

    Dhe kulmi eshte ne fund ne 1:39 te intervistes se Florida "mbronka fene me fanatizem dhe do ta paguaje me kosto te larte", budallalliqe te tilla une vetem ne shtypin shqiptar shoh te cilet ne menyre sugestive ua risin fobite njerezve ndaj grupeve te caktuara per qellime shume te ulta.
    I ketij vleresimi nuk eshte vetem gazetarja, por jam dhe une. Arsyeja: Ka miliona gra shqiptare muslimane, te cilat nuk vejne keso gjerash mbi koke si kjo vajza ketu. Nese kjo vajza nuk eshte fanatike ne besimin e saj, atehere si te pershkruhet ndryshe fakti qe kjo vajze - perkunder te faktit qe 99,9% te grave muslimane shqiptare nuk mbajne mbuloje si simbol religjioz - mban mbulojen? Perdorimi i termit fanatizem ne kete rast eshte absolut i kuptueshem.

    Ministria e Arsimit dhe Drejtorite e shkollave duhet te shqetesohen sa i perket mungeses se infrastruktures se shkollave, kriminalitetit ne shkollat shqiptare, droges, korupcionit, prostitucionit ku edhe ne rrjet shperndahen videot e adoleshenteve!
    Problemet e cekura nga ti nuk paraqesin arsye per te hequr dore nga vlera kushtetutore si laicizmi.

    Ne perendim rrespektohen lirite fetare edhe ne shkollat publike, muslimanet shkojne me shamia, sikh me turbana etj. Institucionet jane laike, por njerzit nuk mund ti detyroni te behen 'laik'.
    Respektohen sepse Islami nuk ka rrenje ne Perendim dhe per shkak se njerezit nuk rriten ne djep me Kuran te koka. Ne Perendim ka "filtera" tjere kunder indoktrinimit religjioz. Nuk eshte Shqiperia per te u krahasuar me Perendimin ketu. Shiko p.sh. Turqine. Edhe Turqia ndalon qe 8 dekada shamite neper shkolla. Perse e ben kete? Laicizmi ne Shqiperi eshte i qellueshem.

    Nese rastet e tilla behen publike ne shtypin perendimor do te behemi gazi i botes!
    Kush: Vajza, apo gazetarja?

  10. #70
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Sa mire te perzinte mesuesja nga shkolla ne kohen e para "demokracise" nese nuk kishe perparse te zeze edhe mos kishe shamine e pionerit ne qafe ose po mos kishe shami hundesh me vete sepse ashtu ishte regulli ne kohe. Tani eshte e njejta gje e mori e percolli ne shpi se nuk I pershtatej regulit. Tani e gjitha veret nga si ne interpretojme fjalen "Laik". Nese e marim ne baze te asaj qe ka parashtruar I nderuar Al-century bin avdall qe ajo nuk ka kerkuar mesim islami ne shkolle ajo bie poshte sepse nxenesi nuk ka te drejte te kerkoje lende mesimore eshte nje institucjon I tere qe meret me kete pune. Nese thoni qe laiciteti seshte regull per veshjen sic thone al-vista bin idjoti atehere kjo shkolle ka nje regullore te brendshme ku nese eshte e njejte me ate te shkolles ku kam vajtur une I bie qe te kete veshjen e theksuar se si duhet. Po mire kjo bukuroshja kshu si pa pritur ju kujtua te vishet me shami edhe ja dha bam. Si kishte bere ditet e tjera. Te isha une do kisha kerkuar nje investigim ligjor ne lidhje me kete te gjija nga kush ka mare lek kjo goca ose familja. Per mendimin tim nese ajo pretendon te leje shkollimin per fene atehere ajo ska lidhje me shkollen se nuk ploteson kushtet e shkollimit ne lidhje me IQ. Eshte bere terkuze fene zbatoheni adhuroheni beni ca te doni po mos pretendoni te nderhyni ne shtet e ne popullate. Ju kam thene ju arabo evgjitve te kosoves e maqedonise mos fusni hundet ne tema shqiptare.

    Ardi
    Sikur te kishin shkruar dy persona kete postim. Ato ne te zeza jane shume te arsyeshme. Por ate fjaline ne te kuqe, pasi qe ndodhemi tek nje teme, e cila tregon nje video mbi nje ngjarje ne lidhje me fanatizem islam ne Shqiperi, jo ne Kosove apo Maqedoni, kete as nje oran utan nuk do kishte mundur ta shkruaj. Mirruni me arabo-jevgjit e juaj.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 02-04-2009 më 12:06

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  2. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Dashuria dhe Martesa
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 15:12
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •