Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Wink

    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Ohh spo di me shkru si Brari (Penicillini juaj ) un .. kshtu kur te vjen ai ju tregon "Pse nuk arriti me fut Shqiperin ne Nato prej 92-es" ..

    Pse ti nuk je i ditur, pse pret perforcime.
    Pa ta mbajti debato vete, po ca do debatosh, se ti sjell ketu me fakte dhe me njerez te vertet, jo me thashetheme, sic i prezantoni juve.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Po ti sa dole prej komunismit.. si prite ty direkt me te fut ne Nato/EU ? .. e per punet e Kosoves spo me intereson edhe aq shum , se aty ka njerz te shitun e jo shqiptar , kurse i vetmi Shqiptar per ne ka qen Ibrahim Rugova .. dhe tani Sali Berisha !!!
    Nuk e di se si mund ti besh bashke keto dy figura. I pari ishte komplet kunder dhunes dhe konflikteve ndersa i dyti ka 20 vjet qe vetem konflikt prodhon ne politike.
    Nga ana tjeter te vjen keq me pas nje degjon vleresime nga nje kosovar per personin kur e gjithe bota bente embargo, furnizonte autoblindat serbe me nafte... Kete ai e ka pranuar me gojen e tij...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up





    URIME SHQIPERIA, URIME TE GJITHE SHQIPTAREVE



    U lutemi mos e politizoni kete video, kjo nuk eshte arritja as e te majtes as e te djathtes, por e gjithe popullit tone, qe ben te pamunduren.

    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Po ti sa dole prej komunismit.. si prite ty direkt me te fut ne Nato/EU ? .. e per punet e Kosoves spo me intereson edhe aq shum , se aty ka njerz te shitun e jo shqiptar , kurse i vetmi Shqiptar per ne ka qen Ibrahim Rugova .. dhe tani Sali Berisha !!!
    Ju lutem hapini rrugen Brari Jr-it. Mire ai qe e ka nga mosha, po ti nga e ke mo cun, apo ke lind me ca derrasa mangut?!

    URIME SHQIPERISE!

  5. #25
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    urra me ne fund u anetaresuam ne NATO.

    tani do kemi benevrek te reja per ushtaret. Me ne fund do heqim dor nga perdorimi i shapkave per rreshtore ushtarake dhe do perdorim kepuce.

    fitore djema ja arritem kesaj dite.

    do rriten rrogat me 1 mij lek te reja minus 10% taks e shesht minus 2 % kontribut per ish ushtaraket e liruar minus 5 % solidariteti per viktimat e qeverise.

    hec aty ja arritem kesaj dite

    rrofsh moj qeveri qe na e solle kete te mire!!!!!!!!!!!
    vari leshte

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ëndrra historike, Shqipëria anëtare e NATO-s
    Shqipëria e Kroacia - zyrtarisht në NATO. Në orën 9.48 të mëngjesit të ditës së mërkurë, Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtaret e reja të organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.
    Ëndrra historike, Shqipëria anëtare e NATO-s

    Tiranë, Uashington - Shqipëria dhe Kroacia u bënë të mërkurën vendi i 27-të dhe i 28-të të aleancës së NATO-s. Dokumentet përfundimtare të anëtarësimit u dorëzuan paradite në Departamentin e Shtetit nga ambasadorët e të dy vendeve në Uashington. Dy vendet do të marrin pjesë për herë të parë si anëtare në takimin e nivelit të lartë me rastin e 60 vjetorit të aleancës. Me ceremoninë e sotme në Departamentin e Shtetit merr fund një proces që për Shqipërinë filloi në vitin 1992 kur ajo aplikoi për anëtarësim. Ambasadori i Shqipërisë Aleksandër Sallabanda dhe ambasadorja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic i dorëzuan instrumentet e anëtarësimit Nënsekretarit amerikan të Shtetit Xhejms Stainberg duke plotësuar kështu procesin e anëtarësimit. Zoti Stainberg i përshëndeti të dyja vendet për këtë arritje. “Ky është një moment i rëndësishëm, sepse shënon vlerësimin e arritjeve të mëdha, jo vetëm për qeveritë e Kroacisë dhe Shqipërisë, por popujt e këtyre dy vendeve dhe vendosmërinë për të bërë punën e duhur për anëtarësim”, tha Stainberg.

    “Sot, në orën 18:00, dokumentet e Shqipërisë dhe dokumentet e Kroacisë për anëtarësim në NATO u dorëzuan në Departamentin e Shtetit, dhe në këtë mënyrë vendi ynë bëhet përfundimisht është vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në këtë ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, jam këtu për të shprehur mirënjohjen time më të thellë, të qeverisë dhe të mbarë shqiptarëve, ndaj të gjitha vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit lider të kësaj Aleance, për besimin më të madh që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre, për besimin që dëshmuan ndaj tyre dhe vendit të tyre, besim ky që ishte përcaktues për finalizimin me sukses të këtij procesi. Unë, gjithashtu, gjej rastin të përshëndes dhe të shpreh mirënjohje të thellë ndaj të gjitha vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe vendeve anëtare, të Bashkimit Evropian, të cilat i dhanë Shqipërisë, e cila vetëm 15 vite më parë ishte një nga 3-4 vendet më të varfra të planetit, ndihmën dhe mbështetjen më të madhe e më të gjithanshme, ndihmë dhe mbështetje që u shndërruan në faktor kryesor të ndryshimeve të mëdha që pësoi ky vend dhe që bënë të mundur, që ai të përzgjidhet dhe të pranohet për vend anëtar të NATO-s. Një mirënjohje e veçantë në këtë proces i përket ish Presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhorxh W. Bush, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit Obama dhe administratës së tij, pa mbështetjen e të cilëve ky proces do të ishte i pamundur. Unë dua të garantoj mbarë qytetarët shqiptar, dua të garantoj të gjitha vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe ekipin e tij, se Shqipëria në këtë moment, më të rëndësishmin në historinë e saj pas shpalljes së pavarësisë, e merr gjithashtu dhe si momentin e përgjegjësive më të mëdha për të konsoliduar në këtë vend vlerat e lirisë që vendet anëtare të Aleancës ndajnë”, thotë kryeministri Berisha në deklaratën e tij për shtyp. "Anëtarësimi në NATO është një hap pozitiv që do ta ndihmojë Shqipërinë t'i afrohet më me shpejtësi Bashkimit Evropian", tha ministri shqiptar i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dhe ne krye te kesaj pune me e fut shqiperine ne nAto ishte Berisha o Llap qe ju enveristet e kini luftue me te gjitha kalibret e armeve tuaja.. si kallashi shpifja caushizmi qosizmi arapo-jaho-izmi etjetj..
    jazek ju kofte..

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dhe ne krye te kesaj pune me e fut shqiperine ne nAto ishte Berisha o Llap qe ju enveristet e kini luftue me te gjitha kalibret e armeve tuaja.. si kallashi shpifja caushizmi qosizmi arapo-jaho-izmi etjetj..
    jazek ju kofte..
    Po qka ja kah flet bre burr
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    rrofte OTAV! O brar, thuji ramizit te marre flamurin kombetar me vete, se mos ngre ate te partise (ben vaki ngaterrohet nga ngjyra) lol
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    llap ..po m'doket se paske fillu me korespondenc.. fakulltetin e aktrimit..
    ki me u ba nji aktor i mire per kosova filmin..
    lol..

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  3. Shuflai kroati qe vdiq për Shqiperine
    Nga Kallmeti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 17:01
  4. Të zbulosh Shqipërinë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 16:36
  5. Per Shqiperine
    Nga onchesmos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2002, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •