Në një studim të prezantuar vlerësohet se kursimet e diasporës kosovare për vitin 2008, sillen mbi 2.3 miliardë euro, kurse dërgesat e tyre janë rreth 470 milionë euro, shuma këto që konsiderohen si mundësi potenciale për investime.
Hulumtimi është pjesë e projektit “Devinpro” nga “Nexus” dhe Qendra për studime ekonomike e sociale e Tiranës, ndërsa studimi bazohet në rreth 715 anketa me emigrantë dhe 800 anketa me familjet e emigrantëve nga Gjermania, Zvicra, Austria, Anglia, Italia dhe SHBA.
Po ashtu, referuar studimit vërehet se 50.5% e emigrantëve dëshirojnë të kthehen në Kosovë, pas një afati kohor dhe pjesa më e madhe e tyre dëshirojnë të investojnë në ekonominë kosovare, kryesisht në prodhimtari, në bujqësi, në ndërtime dhe shërbime etj. /telegrafi/
Jopo s'ka pare Kosova, posi jo.
Krijoni Kontakt