PRISHTINË, 31 Mars 2009(VushtrriaPRESS)-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekoruar Indrit Carën me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”. Presidenti Sejdiu e dekoroi me këtë medalje Indrit (Lulëzim) Carën, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Indrit Cara, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, kishte lënë Londrën, ku jetonte dhe iu kishte bashkuar luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë. Medalja “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri dhe që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Burimi:www.vushtrriapress.shqipo.com
Krijoni Kontakt