Gjoni 5:18 - Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke
e barazuar veten me Perëndinë.
Gjoni 5:15-27
Kur pushtetarët hebrenj dëgjuan Jezusin ta quante Perëndinë "Ati im", menjëherë e kuptuan që Jezusi po e quante Veten Hyjnor në kuptimin më të lartë të mundshëm të fjalës. Kjo deklaratë ose ishte blasfemi që duhej ndëshkuar me vdekje, ose Jezusi ishte vërtetë Ai që po deklaronte të ishte.
Jezusi [duke folur për marrëdhënien e Tij me Atin] nuk e përdori kurrë termin shumës, Ati "ynë", kur u fliste dishepujve. Në fakt, Ai gjithmonë foli në njëjës, Ati "im". Marrëdhënia e Tij me Atin ishte unike dhe e përjetshme, kurse marrëdhënia e dishepujve me Atin ishte dhuratë, për shkak të hirit dhe rilindjes.
Ne duhet ta peshojmë me kujdes konceptin se kush është Zoti ynë. Ai tha "unë jam nga atje lart" (Gjoni 8:23); "Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam" (Gjoni 8:58); "Unë dhe Ati jemi një" (Gjoni 10:30); "Kush më ka parë mua, ka parë Atin" (Gjoni 14:9); "unë nuk jam nga bota" (Gjoni 17:16). Ai gjithashtu deklaroi para-ekzistencën e Tij që nga përjetësia dhe që Ai kishte të njëjtën lavdi me Atin ( Gjoni 6:62
Ç`do të ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë?
Gjoni 17:5
Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota ).
Ne nuk mund ta nderojmë Jezusin me një nderim normal, por duhet ta nderojmë Atë "po ashtu" (në të njëjtën mënyrë) siç nderojmë Atin. Kjo e ndan Krishtërimin nga fetë e botës. Shumë fe e nderojnë Jezusin si njeri të madh (për shembull: Islami, Kisha e Unifikuar, Dëshmitarët e Jehovait, etj), por e kundërshtojnë faktin që Jezusi është i barabartë me Perëndinë e Plotfuqishëm (1 Gjonit 2:23 Kushdo që mohon Birin, s`ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.) Emrat dhe titujt që i janë dhënë Jezusit në ungjillin e Gjonit, e prezantojnë Jezusin qartësisht që është i barabartë me Perëndinë. Ai është gjithçka që ti ke nevojë që Ai të jetë.
Permbledhja e vargjeve
Gjoni 5:15-27
15 Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.
16 Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.
17 Por Jezusi u përgjigj atyre: ``Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj``.
18 Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e
barazuar veten me Perëndinë.
19 Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se
bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.
20 Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t`i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.
21 Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.
22 Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,
23 që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.
24 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por
ka kaluar nga vdekja në jetë.
25 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë
dëgjuar do të jetojnë.
26 Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;
27 dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.
Gjoni 8:23
Dhe ai u tha atyre: ``Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.
Gjoni 8:58
Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam``.
Gjoni 10:30
Unë dhe Ati jemi një.
Gjoni 14:9
Jezusi i tha: ``Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?".
Gjoni 17:16
Ata nuk janë nga bota, sikurse unë nuk jam nga bota.
Gjoni 6:62
Ç`do të ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë?
Gjoni 17:5
Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.
1 Gjonit 2:23
Kushdo që mohon Birin, s`ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.
Krijoni Kontakt