Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Firefoxi i ri vjen vetëm në muajin qershor




    Edhe pse versioni i radhës së shfletuesit më të popullarizuar alternativ ka qenë i përcaktuar të paraqitet gjatë pjesës së parë të vitit 2009, nga tabori i Mozillas raportojnë se Firefox 3.5 do të vonohet paksa.

    Integrimi i mundësive të shumta dhe testimet shtesë janë shkaqet kryesore të vonimit të versionit të ri Firefox 3.5. Mesi i vitit është kohë më reale për paraqitjen e tij.

    Javën e kaluar Mozilla ka ofruar Firefox 3.1 beta 3, mirëpo siç deklaron Chris Blizzard nga shërbimi i taborit të Mozillas, ky version është larg nga ai përfundimtar.

    Edhe pse versioni i ardhshëm i Firefoxit në formë logjike do të duhej të barte shenjën 3.1, në Mozilla kanë vendosur që shifra 3.5 do të theksojë më konkretisht të gjitha shtojcat dhe risitë me të cilat do të vjen versioni i radhës i shfletuesit.

    Sipas paralajmërimeve të Mozillas, Firefox 3.5 do të sjellë përmirësime të rëndësishme gjatë ekzekutimit të JavaScript-it dhe mundësive multimediale të shfletuesit pa pasur nevojë të instalohen shtojcat e “palëve të treta”, si Adobe apo Macromedia.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    Version përfundimtar beta sapo është hedhur në qarkullim. Lidhjet për të shkarkuar përkthimin në Shqip janë si vijon:

    Për Windows: http://releases.mozilla.org/pub/mozi....5b4/win32/sq/
    Për Mac: http://releases.mozilla.org/pub/mozi.../3.5b4/mac/sq/
    Për Linux: http://releases.mozilla.org/pub/mozi...linux-i686/sq/

    Zëvendësimi i sq me en-US te fundi i këtyre lidhjeve do t'ju japë shkarkimin në Anglisht.

    Bëhet fjalë për një version provë, i cili përfshin mjaft veçori të reja, si dhe përmirësime në punim, në përputhshmëri web dhe shpejtësi. Këshillohet të lexoni shënimet e versionit dhe ato rreth problemesh të njohura, përpara se ta instaloni këtë beta.

    Qëllimi i hedhjes në qarkullim është provimi i funksioneve bazë të sjellë nga mjaft veçori të reja dhe i ndryshimeve në platformë të planifikuara për Firefox 3.5-n. Mes atyre për të cilat kemi nevojë për përshtypjet tuaja përmendim:

    Përmirësim i mjeteve për controll mbi të dhënat vetjake, përfshi Mënyrën E Shfletimit Vetjak.
    Punim dhe qëndrueshmëri më e mirë me mekanizmin e ri JavaScript, TraceMonkey.
    Aftësia për të furnizuar Shfletim të Ndjeshëm ndaj Vendit, duke përdorur standardet web për gjeolokalizim.
    Mbulim për JSON origjinal.
    Përmirësime në mekanizmin e vizatimi Gecko,përfshi përtypje spekulative për vizatim më të shpejtë të lëndës.
    Mbulim për teknologji të reja web, të tilla si: elemente HTML5 video dhe audio, gërma të shkarkueshme dhe të tjera veti të reja CSS, përzgjedhësa kërkese JavaScript, depozitim HTML5 offline të dhënash për zbatimet, dhe shndërrime SVG.

    Programuesat web mund të gjejnë më tepër informacione në këtë faqe:

    http://developer.mozilla.org/en/Fire...for_developers
    Ndryshuar për herë të fundit nga BB_ose_bb : 29-04-2009 më 04:10 Arsyeja: përmirësim

  3. #3
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Ka nxjere ndonje gje te vecante te vetes kete radhe mozilla apo prap ka kopjuar IE edhe Safari si perhere?

    Per sa kohe Microsoft e mban IE8 ne gjendjen e tanishme e nuk e dhjet me ndonje patch a service pack firefoxit skam per tja pare syte

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #4
    A përton të sjellësh ca shembuj, me datat përkatëse, për pohimin "asgjësues" që Mozilla ka kopjuar përherë IE-në dhe Safarin?

  5. #5
    Si ndihmë të vockël, ju lutem përdorni këtë faqe për shkarkime:

    https://www.mozilla.com/en-US/firefox/all-beta.html

    Kështu mund të numërohen shkarkimet, e kjo ndihmon për të studiuar gjendjen.

  6. #6
    cocobagscom397
    i/e ftuar

    Question Replica Prada Handbags

    Replica Prada Handbags At Saks - Shop Spring 2009 Latest Collections!Up to 70% Off Retail. Free Gift.Clearance SALE & Special Promotion!Shop the Spring Collections for Prada Handbags at cocobags.com.

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Informacionet e fundit rrethe Browser-eve
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 27-12-2009, 09:43
  3. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  4. TEC i Vlorës fillon punën në muajin qershor
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:36
  5. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •