
Postuar mė parė nga
arbereshi_niko
Ka raste qe forca shprehese e nje fjale o nje fjalie, nuk mund te zevendesohet nga nje fjale tjeter qofte edhe nje sinonim i po asaj fjale...
Kjo gje vihet re sidomos ne te folur me drejtim krahinor ( jo dialekt te mirefillte ), pra do te mjaftonte nje akcent o theks ne te shqiperuar te fjales, ku po ajo fjale te behej e pazevendesueshme ose te humbiste rendesi, vetem pse ka mbeshtetjen e nje theksi ose fjale te perdorur ne dialekt...
Pasurimi i te folurit standard, i takon si detyre atyre qe jane kompetente per temen, por qe duhej zbatuar nje drejtesi me e gjere se sa ne kohen e draper-ēekanit, pra me 1972, vit qe shenoi shume ndryshime ne jeten shoqerore shqiptare ( elektrifikimi, instruksioni, por edhe eleminimi fizik i nje pjese te mire te inteligences vendase, ku shpejt u ndeshkua pa te drejte dhe pa gjyq nje nga perfaqesite dialektare te vendit, ajo gege, e pasur mjaft aq sa edhe ajo toske... Dashur pa dashur, ndryshimet ndodhin, jo vetem me vendosje pleniumesh por me gusto kohore qe ndryshe njihet me emertimin "moda", keshtu duke u perqafuar nga masat vihet ne vigore dhe pa u shkrojtur, gezon dinjitet dhe behet "rregull", por gjithnje ndryshon me kohen.
Por qe jo ēdo ndryshim qe pesoi Shqiperia dhe shqiptaret nga viti 72' e me vone, ishte i mire, ku si rrezultat edhe te mos rishikohen rregullat qe pasqyrojne pasurine e te folurit. Posi u rishikuan tera pikat qe kane te bejne me jeten e perditeshme ( ligjet, pasurite, lirite e ndryshme, etj, ) po keshtu duhet te rishikohen edhe rregullorja e gjuhes standarte, pasi kush e ngre kete ēeshtje nuk e ngre as per "hakmarrje" dhe as per te "zmontuar" nje gjuhe standarte qe sot eshte baza e te folurit ne shqip, por thjesht flitet per nje pasurim, MIRE SE TE VIJE!
Krijoni Kontakt