Close

Rezultati i Sondazhit: Gjuha shqipe standarte a ka nevoje per shtesa?

Votues
35. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    26 74.29%
  • Jo

    4 11.43%
  • S'ka nevoje

    5 14.29%
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 94
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2004
    Postime
    125
    Citim Postuar mė parė nga neptun Lexo Postimin
    Kam pasur parasysh se po qe se duhet krijohet ndonjė fjalė e re shqipe, ateherė ne radhe tė pare tė provohet nga brumi jonė, nga thesari jonė i popullit, pra te krijohet nga vetė gjuha shqipe. Po qe se kjo gjė nuk ėshtė e mundur, atėherė tė kalohet edhe nga brumi i huaj, nga gjuhet tjera. E di mirėfilli se ėshtė e pamundur qė secila fjalė tė nxirret nga gjuha jonė e sidomos fjalet e ndryshme te shkences dhe te teknikės, prandaj sigurisht se askush nuk ka kunder qe tė futen ne thesarin tonė edhe keto fjalė, ashtu si janė futur plot tė tjera. Por, sipas mendimit tim, nuk ėshtė e arsyeshme tė futen fjale tė huaja kur ne i kemi ne vend tė tyret tonat origjinale. Kjo e varferon gjuhen tonė. Pėr kėtė, fjalen pėrfundimtare e kanė specialistet e gjuhes sonė, anėtarė akademie arti, shkence dhe kulture ne shqipėri, kosovė. maqedoni dhe vendet tjera. Kėta i japin argumentet e tyre shkencore dhe mund tė marrin vendime tė shendosha pėr tė ardhmen e gjuhes sonė.

    Nuk po te kuptoj mire se cfare do te thuash me keto lloj postimesh!!
    D.M.th sipas teje "neptun" ne ketu ne forum nuk duhet te diskutojme fare ,por t'ja leme ne dore specialisteve te gjuhes,,,,!!!???
    Po edhe ti mos shkruaj fare atehere lerja ne dore specialisteve HA HA
    Pak me elokuent te lutem

    Te dashur forumiste jepni mendimin tuaj mbi temen qe kam ngritur une e mos e lini cdo gje ne doren e specialisteve sipas "neptun"

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Citim Postuar mė parė nga brezi97 Lexo Postimin
    [/B]

    Ne mund t'i japim mendimet tona, sugjerimet, propozimet etj. por sa ato i pranon shoqeria asht tjeter pune. Brez, qėshtja e gjuhes eshte mjaft delikate. Nuk eshte ajo se dikush diēka mendon dhe menjehere te futet ne thesarin e gjuhes. Disa fjale i qendrojne kohes e disa te tjera jo. unė vetem nje shembull te thjeshte po ta perkujtoj: Migjeni dritares i ka thene "dritore", pra me o e jo me a. Si dihet, kjo forme e tij ka rene poshte, sepse "nuk e ha pazari" sot.
    Kur them "specialistet" fjalen e kam per ata qe me e vėrtete marrin vesh ne gjuhe. Sot, po jo vetem sot, del dikush ne shtyp dhe propozon dicka qe eshte fare krejt kunder rregullave te drejtshkrimit dhe behet objekt jo vetem i diskutimit, por edhe objekt perēares. Bie fjala te ne ne kosovė kaherė ėshtė diskutuar se emrat e perveēem te njerezve te gjinisė femerore tė tipit zana, jeta, bardha, mira, elena, zamira etj, tė shkruhen me ė si zanė, jetė, bardhė, mirė, elenė, zamirė, gje qė sipas mendimit tim ka qene propozim shume i gabuar. Pra ata tė shqiperise e kane tradicionale me a: Zana Krasniqi e jo Zanė Krasniqi. Tipi i pare i emrave shkon sigurisht me emrat e gjuheve romane qe nuk jane me ė, prandaj edhe emrat tonė tė shkojnė ashtu. Pra gjithkund ka pėrjashtime, dhe ato pėrjashtime tė vlejnė edhe pėr ne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga neptun : 04-04-2009 mė 09:27

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2004
    Postime
    125
    "Neptun" ke dale pak nga Tema ,po nejse.

    Kete punen per fundesat e emrave te pervecem nuk e ke gabim ,po sikur nuk i pershtatet temes qe une kam ngritur ,e cila eshte pak me e thelle.

    Tema ime ka te beje me mbajtjen gjalle te standartizimit te gjuhes sone te cmuar - si edhe me futjen e elementeve te rinj te cilet do te lehtesonin sadopak leksikun dhe sendertezimin e disa formave gramatikore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brezi97 : 06-04-2009 mė 16:28

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Jo, une aty vetem desha te marr ndonje shembull, jo per diskutim. Nese ke menduar per morfemat e reja (per ndryshim nga te sotit), atehere ne rregull eshte. Sic dihet shume fjale te reja jane formuar nga keto morfema: parashtesa, prapashtesa, bashkim fjalesh, fjale te perngjitura etj. Shqipja jone i ka te gjitha mundesite per zhvillimin sa me te mire dhe ecjen perpara.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    asht nji gjuh e vendosme me dhunė, ajo e 1972

  6. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Po besoj! Pasurimi eshte element i natyrshem e gjuhes, pa ndryshuar bazamentin e percaktuar me 1972-shin. Nuk kam lidhje me linguistiken, por ketu lind nje problem, mbase.
    C`forme do te kene keto elemente pasurimi? Baza e gjuhes sone eshte toskerishtja. Nuk mund te behet pasurimi i saj me elementin gege mendoj, perndryshe do te krijohej nje hibridizim i shemtuar.
    P.Sh. Kush e ka futur shprehjen qe degjohet shpesh ne media sot: me heret- fjale tipike gege bile e Kosoves.
    kur fjala eshte e percaktuar: me pare.
    Sot fjala me pare nuk po perdoret me.
    Ky rast nuk perben pasurim por zevendesim qellimkeq dhe ne kundershtim me rregullat e vendosura me 1972-shin.
    Prandaj kam dyshim. Me "pasurimin" do te spekullohet shume (si me siper) dhe ne vend qe gjuha te pasurohet do te hibridizohet.

    Ne kete kuptim mendoj me mire te mos behet asnje ndryshim

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2004
    Postime
    125
    Ne fillim thua “po besoj” dhe pastaj menjehere e con punen tek gegerishtja !

    Pastaj thua qe zvendesimi i “me pare” me “me heret” qenka qellimkeq(po c’jane keto qellime te keqija more “Ilia Spiro” ! Te dyja fjalet e me siperme mua me tingellojne shume shqip! Une nuk e kam fjalen per nderthurrje te terthorte te gegerishtes me toskerishten ,por per prurjet e reja ne gjuhen shqipe qofshin keto gegerisht apo toskerisht s’ka rendesi ; e kam fjalen per sendertimin e disa formave gramatikore te gjuhes tone; e kam fjalen per thjeshtezimin e disa pjeseve sintaksore me zevendesime me te perpiketa.

    E shoh qe me shume te pengoka fonetika e te folurit . Hibridizimi qe permend pothuajse ka ndodhur ne te foluren e nje pjese te mire te popullates . Ne Tirane cfare nuk degjon!
    Kemi te ardhur nga Veriu e Jugu qe mundohen te paraqiten sa me zyrtarisht ne te folur e pastaj ia meshojne gegerishtes te perziere me standarte, ose nen-dialekte toskerishteje te perziere me standarten , gje qe e zbatojne edhe ne te shkruar ne disa raste ,psh: te tipit {Kena ardhe per te gjete nje dokument –Kemi ardhur per te gjetur nje dokument ; ose E morrem letrene e juaj pardije- E morem letren tuaj pardje }

    E persa i perket fjaleve te huaja ato jane me shumice qe kane hyre forcerisht ne gjuhen tone nga nje pjese e caktuar e shoqerise. Aktualisht nuk na pengojne “me heret” dhe “me pare”, por fjale tipike te huaja qe ne kemi zevendesim total per to si psh: OK, Ciao,Ops,Ups,implementim,benkrapt, etj etj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brezi97 : 07-04-2009 mė 18:11

  8. #18
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga brezi97 Lexo Postimin

    E persa i perket fjaleve te huaja ato jane me shumice qe kane hyre forcerisht ne gjuhen tone nga nje pjese e caktuar e shoqerise. Aktualisht nuk na pengojne “me heret” dhe “me pare”, por fjale tipike te huaja qe ne kemi zevendesim total per to si psh: OK, Ciao,Ops,Ups,implementim,benkrapt, etj etj
    Tani ti je kunder huazimeve apo per shtesa ne standartn e sotem.Shtesa mund te jene edhe fjale qe gjenden ne leksikun geg, por edhe fjale te reja te shqipes.Gjithashtu shtesa mund te quhen edhe fjale te huaja qe hyjne ne gjuhe bashk me nocionin.Po ashtu shtesa mund te jene edhe fjale te huaj te perdorura pa kriter(kur i kemi gjegjesat e tyre ne shqip).Fillimisht ndaje mendjen per cilat shtesa e ke fjalen.Nese e ke fjalen per fjalet e huaja qe perdoren pa kriter,une mendoj se duhet ushtruar nje presion i madh mbi gazetat dhe televizionet qe te detyrohen te perdorin vetem fjale shqip ne shkrimin dhe percjelljen e lajmeve.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #19
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga brezi97 Lexo Postimin
    Ne fillim thua “po besoj” dhe pastaj menjehere e con punen tek gegerishtja !

    Pastaj thua qe zvendesimi i “me pare” me “me heret” qenka qellimkeq(po c’jane keto qellime te keqija more “Ilia Spiro” ! Te dyja fjalet e me siperme mua me tingellojne shume shqip! Une nuk e kam fjalen per nderthurrje te terthorte te gegerishtes me toskerishten ,por per prurjet e reja ne gjuhen shqipe qofshin keto gegerisht apo toskerisht s’ka rendesi ; e kam fjalen per sendertimin e disa formave gramatikore te gjuhes tone; e kam fjalen per thjeshtezimin e disa pjeseve sintaksore me zevendesime me te perpiketa.

    E shoh qe me shume te pengoka fonetika e te folurit . Hibridizimi qe permend pothuajse ka ndodhur ne te foluren e nje pjese te mire te popullates . Ne Tirane cfare nuk degjon!
    Kemi te ardhur nga Veriu e Jugu qe mundohen te paraqiten sa me zyrtarisht ne te folur e pastaj ia meshojne gegerishtes te perziere me standarte, ose nen-dialekte toskerishteje te perziere me standarten , gje qe e zbatojne edhe ne te shkruar ne disa raste ,psh: te tipit {Kena ardhe per te gjete nje dokument –Kemi ardhur per te gjetur nje dokument ; ose E morrem letrene e juaj pardije- E morem letren tuaj pardje }

    E persa i perket fjaleve te huaja ato jane me shumice qe kane hyre forcerisht ne gjuhen tone nga nje pjese e caktuar e shoqerise. Aktualisht nuk na pengojne “me heret” dhe “me pare”, por fjale tipike te huaja qe ne kemi zevendesim total per to si psh: OK, Ciao,Ops,Ups,implementim,benkrapt, etj etj
    Kur flas per hibridizim e kam fjalen per gjuhen zyrtare jo per menyren dialektore te te folurit. Ekziston rrezik nga nje "pasurim" i pastudjuar qe mund t`i behet shqipes. p.sh. Ani, more djale, po kur to na vic kendejza ka nahija jone ?(qesharake apo jo).
    Se pari pasurimi duhet bere mbi bazen e toskerishtes (mbi te cilen bazohet shqipja zyrtare).

    Pra shprehja me heret nuk besoj se i takon shqipes zyrtare, por me sa di perdoret ne Kosove. Shprehja zyrtare eshte me pare (me falni per 2 pikat)

    Per shprehje e huaja jam plotesisht dakort, kur fjale zbatim zevendesohet me implementim, shprehja luaj ne theater zevendesohet me aktroj???,

    Edhe vete shqipja zyrtare ka huazime p sh fjale bashkekohore eshte marre nga italishtja contemporaneo dhe eshte perkthyer, kur mund te vihej qarte e, i, kohes

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Citim Postuar mė parė nga antikonformisti Lexo Postimin
    asht nji gjuh e vendosme me dhunė, ajo e 1972
    Asgje nuk ka te keqe.Fjalen "dhune" une ketu po e kuptoj si ligj, si rregull. Prej ligjeve dhe rregullave nuk mund te kemi te keqija ne qofte se ato i kemi miratuar me nje kriter shkencor. Edhe alfabeti i gj. shqipe i 1908 ne manastir mund te quhet ne nje fare menyre alfabet i dhunes pasi qe i ka perjashtuar shume alfabete te tjera qe vete gj. shqipe i perdorte deri ne ate kohe.
    Sigurisht se edhe standarti i vitit 1972 ka qene i dhunshem per ata njerez qe kane prituar te mendojne ndryshe nga tradicionalja. I dhunshem edhe per tosket, edhe per geget. Aty u bashkuan fjalet e te dy dialekteve dhe u krijua standarti i sotem. Kjo nuk eshte as merite e toskeve, as deshtim i gegeve per kete standart. Edhe pse shkrimet me te para te shqipes deri tash jane te njohura ne dialektin gege, kjo nuk do to thoshte se nga ky dialekt mund te fillonte baza e nje gjuhe te vertete standarte. E dime fare mire se pas ketyre shkrimeve te para gege, gjuha me shume u buzeqeshi toskeve te cilet me Veqilharxhin, Vreton, Dinene,Koto hoxhin, disa bejtexhinj te tjere e me vone me naimin bene qe toskerishtja te pasurohet dhe te arrije nje nivel qe per ate kohe sipas mendimit tim edhe mund te quhej standarte. Naim Frasheri pati nje ndikim shume te madh ne pasurimin e gjuhes shqipe duke e perdorur ate me shume pasterti.
    Sot duhet te pajtohemi me kete fakt, nuk mendoj se duhet bere ndonje ndryshim radikal, se secili mund te flase ne dialektin e vet-por me mire asht ne ate standart....por patjeter secili institucion shteteror ne kosove shqiperi dhe maqedoni e ne vende tjera duhet t'i nenshtrohet ketij standarti, ta zhvilloje ate dhe ta perparoje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga neptun : 08-04-2009 mė 08:07

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Studiues tė gjuhės shqipe
    Nga Eni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-01-2018, 10:23
  2. Kongresi I Manastirit
    Nga gerrard73 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 13:58
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •