Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Qytetet Shqiptare Te Ngritura Me Urdher Dhe Agonia E Tyre

    Mbas viteve 50-te, ne Shqiperi, me dekrete te Kuvendit Popullor te asaj kohe, u ngriten mjafte qytete te reja si: Cerriku, Maliqi, Rubiku, Patosi, Gramshi, Rresheni, Balleshi, Perrenjasi etj. etj.
    Ē'behet sot ne keto "qytete"? Pse jeta sot, terhiqet zvarre, ne nje agoni kaq te frikshme? Dhe, si po tallet dhe po i shfrytezon politika, edhe sot e kesaj dite per qellimet e veta?
    Pyetje pafund e nga me te ndryshmet, mund te behen per keto gazerma urbane, ku vegjeton mbijetesa dhe hedh valle dallaverja dhe paligjshmeria.
    Them keshtu sepse nivelet me te ulta jane vendimmarres, jane drejtues e na udheheqin, jane eksperte koketreshe... me nje fjale, mjerane te ketille kane ne duart e tyre fatin e mijera njerezve.
    Disa prej nesh, edhe pse ka kohe qe na therret e na fton Metropoli, apo lehtas mund te integrohemi edhe ne Evrope, po shperdorojme jeten tone me kot, teksa rropatemi t'u japim shprese enderrave te fikura te bashkevendaseve tane.
    Pse? Pyes dhe vetepergjigjem: Kemi besuar deri tani, tek resurset njerezore e natyrore, tek perpjekjet tona dhe, tek politika qe tashme e tregoi veten lakuriq, brenda pisllekut te saj.
    Shkurt, keto qytete u ngriten me urdher, me dekret siē e thashe me larte, pa aftesine e tyre qytetformuese: zejtari, tregeti, apo nevoja te tjera, qe lidhen me levizjet, shkembimin e mallrave, te kulturave, ideve etj. Dhe, qellimi per te cilin u ngriten, se bashku me djallezine dhe dallaveren e sistemit, i mbajten e i zhvilluan me sforco, propagande dhe per te treguar epersine e sistemit...
    Me dramatike eshte jeta sot ne keto anė, qe ne akoma na palqen ti quajme qytete. Jetojme ne kohe krejt te ndryshme dhe me po ate mentalitet. Asnje, nuk e vret mendjen, se ne te tilla kohe, duhen veprime e praktika te reja. Dhe... paturpesisht, kemi mbetur kafeneve te tymosura e rreth llumit te kafese. Sheshim, hedhim e presim llafe e thashetheme. Behemi te gjalle, per ca dite ne keto kohėt e fushatave te "korrjeve te votave", kenaqemi me hahengjet e tyre dhe buzeqeshjet e bonaēove politikane. Ata te medhenjte e Tiranes, vijne dhe nuk di seē kerkojne, teksa ne perpiqemi te fleme me syte tane, ne gojen e tyre. Te fortet dhe te liqte e ketyre aneve, u shkojne nga pas. Me pas prej tyre, merret pushteti si deri mė tani dhe, njerezia vazhdon te vuaj nen ēizmen e veshur prej sojit te tyre.
    Dramė qesharake dhe e dhimbshme njeherazi!
    JA SI E PERSHKRUAJ UNE, NJE DITE KETU NE GRAMSHIN TIM:
    ... Dita me kohėn mister … qė pazbardhur ende mirė, fillon e tretet nė llumin e kafesė tė shoqėruar me katėr-pesė cigare rradhazi. Mė interesantja ėshtė, qė ēdonjėri nga ne, qė e fillon dhe e mbyll ditėn me llafe e kafe na del mė babaxhani. Ndėrsa tė tjerėt, pse jo edhe tė padėshiruar nė gojėn e tė gjithėve, pėr tė gjithė e nga tė gjithė. Tė papunė, njerėzia vėrdalloset rrugėve dhe kjo tashmė ėshtė bėrė normė e ritual, pėr mė tė shumėtit ! Qė nė mėngjes, konsumohen orėt e para tė ditės … !? Pastaj ndėrpritet njė pjesė kohe aty nga mesdita, pėr tė rinisur sėrish aty buzė mbrėmjeje. Thua se jemi ne … milionerėt, mė tė pasurit e mė tė menēurit e botės dhe paskemi ardhur pėr pushime kėtu, nė qytetin e ēudirave. Ky ritual vazhdon … ?!
    Pėrpiqemi tė dalim e tė shfaqemi tė gjithė, tė vetėnumėrohemi tė gjithė dhe tė na bihen nė sy tė ardhurit rishtas … !?
    Ata qė mbahen rėndė apo qė dėshirojnė tė bėhen diēka, hapen … e shfaqen grupe-grupe nė sheshin e qytetit. Flasin, shajnė e bėrtasin, grinden e mė pas pėrfundojnė rreth gotės sė rakisė nė lokalet pranė, ku fillon politika e kurdisen kulisat pėr tė nesėrmen.
    PRA, SHQIPERIA NUK ESHTE VETEM TIRANA!
    ESHTE DHE NJE SHQIPERI TJETER, QE VEGJETON E VUAN! .

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Astrit te pergezoj per temen e ke then qarte dhe bukur, problemin e madh qe egziston ne kete pejs ( te harruar) nga te gjitha partit politike qe na kan qeverisur deri me sot, asgje nuk eshte ber kaq vjet, pervec se mund te krenohemi qe me krat tona ne mergim, kemi rregulluar dicka ne kete qyteze te vogel ( por me njerez te medhenj e zemer bardh),duhet bere dicka qe njerzit qe jan ne qeveri ti kthejn syt dhe nga ky vend i me pejsazhe te mrekullueshme, i cili pa frik mund te kthehet ne nje pontecial te forte turistik,(nese do behen ato idrocentralet qe kan then per kaskaden e devollit).Dhe ne si GRMASHIOTE e kemi per detyre te ngrejm zerin lart, dhe ti paraqesim keto probleme ne forume e media te ndrysheme per te zgjuar sadopak vemendjen e qeveritareve (BUDALLENJ ) Te cileve pervec tiranes (gropa e zez e korrupsionit gjigandesk) nuk ju intereson gje tjeter.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po shikoja dje nje emision interesant..

    ne Namibi.. njerez te mencur.. kishin gjetur nje menyre per prosperitet e zhvillim..
    tokat ranishte te shkretetires.. qe dielli pervelues i percellon ne shekuj.. po i bejne oaze prodhuese..
    per cfare..

    mijra hektare me kaktuse.. po kultivohen e po eksportohen ne mbare boten..

    ky lloj kaktusi paska nje veti..po ta hash.. te heq urine..
    kte veti te ketij kaktusi e njihkan prej shekujsh banoret vendas..
    dhe sot te mencurit kan gjetur treg..
    mjekesia boterore e sheh kte kaktus si nje medikament origjinal me vlera per te dhjamosurit..
    pra nje i dhjamosur pertyp pak nga ky kaktusi e "harron" te haje.. e kjo sjell dobesimin natyral pa ndonje sakrific te pa perballushme..
    dhe pikerisht kjo ka bere qe te biznesi me kte kaktus te lulezoje e qindra e mijra fshatare namibian i kan hyre kesaj pune..dhe po ja shohin hajrin.. sepse industria farmaceutike e institutet e bukuri anti dhjamosjes kan uri per kte bime shkretetire..

    Po prenjasi Gramshi cerriku etj.. ne kushte shum me te favorshme se shkretinat e namibise.. a nuk mund te dalin nga kolapsi..

    pse bejme votime sot..

    qe ne vend te dembelit te pa aftit injorantit e kry derrit hysen.. qe nuku zgidh asnje hall per banoret vendas.. le te zgedhim petritin..djal azgan qe i pjell mendja e di te nuhase se per cfar qyteza e tyre me natyren e resurset e saja mund te jete interesante per biznesin..

    desha te them o Kostur e.. te mos presin nga lart keto qytete..
    te levrijne e zhbirilojne..

    megjithse jam dakort me shqetsimin tuaj aty lart..

    por demokracia hap qindra udhe..
    le ti gjejme..




    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 30-03-2009 mė 15:13

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    po shikoja dje nje emision interesant..

    .

    megjithse jam dakort me shqetsimin tuaj aty lart..

    por demokracia hap qindra udhe..
    le ti gjejme..




    ..
    Ky eshte problemi me i madh ne gramsh udha( rruga) njerzit qarkullojn me shume veshtiresi ne kete rreth, asnje kilometer asfalt nuk eshte hedhur per rruget kryesore qe lidhin, gramshin me komunat perreth tij, nese do kishte ndodhur kjo gje( nese rruget do ishin shtruar)mund te them pa frike se banoret puntor te medhenj, te kesaj zone do te ishin nga me te dalluarit, ne te gjith vendin, ashtu sikurse jan ne nje fare menyre,(pavaresisht se jetojn pa rruge e pa drita).

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    desha te them o Kostur e.. te mos presin nga lart keto qytete..
    te levrijne e zhbirilojne..

    megjithse jam dakort me shqetsimin tuaj aty lart..

    por demokracia hap qindra udhe..
    le ti gjejme..
    Mire e ke mer Brari, duhet edhe kjo. Por pasi te jete shfrytezuar ai fondi i akorduar bashkise nga qeveria per zhvillimin publik, e pasi te jene implementuar programet perkatese. Per sa kohe ky fond gllaberohet nga krybashkiaku me kliken, mos prit nga qytetaret.

    Keto qytete jane edhe qytete qe vuajne nga papunesia. Pa me thuaj me Brar si do hapen vende pune? Po keta presin nga lart, por luten mos mbyllen edhe ato qe kane.

    Biznesi vendas eshte tjeter element i rendesishem dhe potencial zhvillimi. Po nqs nuk mbeshtetet nga larte, si do ta bejne ata poshte mer?Me ca te levrijne e zhbirojne? Me leket e tyre? Po tenderin si do ta fitojne? A nuk hyn miku edhe partia aty? Se ketu nuk behet fjale per te rregullar 5m² gardh para shtepise.

    Ndaj braro, eshte detyre e pushteti vendor dhe qeverise te merret me keto probleme. Qytetarit i qaj hallin, se me ato fytyra te konsumura politike, genjeshtra e premtime ka per te marre, e do ia shohe surratin deputetit vec nje here ne 4 vjet.

    Je popull ti Braro apo flet nga tribuna ?
    Elegance is an attitude.

  6. #6
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    I nderuar z. SULIOTI & anxhelina02 !

    Ju falenderoj, per mbeshtetjen. Kjo eshte nje mbeshtetje per njerezit, qe Tirana i quan provinciale, medemek si katunare. Gjithashtu, opinionet tuaja dhe mundesisht gjithe shqiptaret le te debatojne, formojne dhe maturojne mentalitetin e kohes. Ne keto kohe, nuk ka rendesi nga je, por pyetja duhet bere, CILI JE? Ju jeni njerez te munduar dhe qe beni nje jete me dinjitet, nje jete me pune te ndershme. Kjo eshte e rendesishme ne analiza, ne gjykime, ne vendimmarrje apo drejtim, qofsh ne funksion publik, po ashtu edhe privat.
    Kjo eshte e rendesishme! 18-vjet qene te bollshem, per ta treguar veten ēdokush. Kush eshte njeri dhe kush kafsh? Kush mashtrues ( realisht na u bene si shume) dhe kush fisnik dhe korrekt?
    Sa per shembullin e Brarit me kaktuset, qe pritet te rrisin ekonomine e "x" vendi, nuk ēuditem dhe e di shume mire sepse kam gati 20 vjet, qe eksperimentoj per t'u hapur pune te tjereve, jo vetes. Sepse personalisht dhe familjarisht i kam ne rregull punet. I di shume mire edhe pengesat, edhe burimin nga dalin. Dhe, perse politika te tilla antipopullore dhe antikombetare? Si e shiten putanat e politikes kete vend? etj. etj.
    Primare eshte qe ēdo komunitet, duhet te kete autonomi reale, administrim konkret dhe korrekt, siē bejme per familjen tone. Po a ka njerez te tille do thoni? Sa te duash, dhe po s'pati i ben ligji! Pra, ligji dhe zbatimi i tij, eshte kryefjala.
    Ne te komuniteteve te vogla, te qyteteve si Gramshi, qe na sajoi politika, duhet t'i therrasim mendjes dhe te vendosim vete per fatin tone. A e dini si jane katandisur, drejtuesit ne keto vende e me keq akoma tutje ne komuna. Servile te atyre me larte, sa per te marre ndonje cope kocke. Dhe me keto kocka te mbledhura per kater vjet, manipulojne zgjedhjet e ardhshme, krijojne pushtetin e familjes se tyre dhe te tjeret mbeten si jetime. Deri kur do te presim? Apo, kur te na shkruhet epitafi mbi pllaken e mermerit...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Eshte vertet shqetesuese situata ne te cilen gjenden keto qytete provinciale. Pa te ardhme, pa asnje lloj investimi ekonomik, mos flasim per zhvillimin kulturor te ketyre qyteteve apo argetimin e ketyre banoreve: ku e vetmja kenaqesi eshte pirja e nje kafeje me ore te gjata ne nje lokal. Nje jete monotone dhe shume depresive.
    Qeveria nuk e ve shume ujin ne zjarr per keta banore. Vetem kur vjen koha e votimeve kujtohen qe keta njerez ekzistojne. Ata jane thjesht vota e asgje me shume per qeveritaret tane.
    Qeverite vejne e vijne dhe asgje nuk ndryshon. Dhe ata qe bejne dy pare ne emigracion nuk e derdhin lekun aty, por zhvendosen ne qytetet kryesore te Shqiperise.
    E shikoj me shume pesimizem te ardhmen e ketyre qyteteve, fatkeqesisht.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Eshte vertet shqetesuese situata ne te cilen gjenden keto qytete provinciale. Pa te ardhme, pa asnje lloj investimi ekonomik, mos flasim per zhvillimin kulturor te ketyre qyteteve apo argetimin e ketyre banoreve: ku e vetmja kenaqesi eshte pirja e nje kafeje me ore te gjata ne nje lokal. Nje jete monotone dhe shume depresive.
    Qeveria nuk e ve shume ujin ne zjarr per keta banore. Vetem kur vjen koha e votimeve kujtohen qe keta njerez ekzistojne. Ata jane thjesht vota e asgje me shume per qeveritaret tane.
    Qeverite vejne e vijne dhe asgje nuk ndryshon. Dhe ata qe bejne dy pare ne emigracion nuk e derdhin lekun aty, por zhvendosen ne qytetet kryesore te Shqiperise.
    E shikoj me shume pesimizem te ardhmen e ketyre qyteteve, fatkeqesisht.

    Dea o7, me vjen mire qe ju e njihni fare mire jeten fatkeqe dhe katandisjen deri ne zbrazeti shpirterore. Duke lexuar citimin tend, po bej te ditur nje fakt tjeter trondites, lidhur me arsimimin dhe kulturen: Mesuesit, me rezultate me te mira, gjate shkolles, apo punes jane degedisur ne maja malesh dhe ne qytet brenda, mediokrit kameleone, qe marrin ngjyren e pushtetit ne ardhje.
    Dhe, ti qe ngre zerin me kurajo, dallohesh si i ndryshem, qe nuk ngjan me sojin e makuterise dhe e vuan dyfish dramen. Jane mijra njerez jo pak, te braktisur, nervaprishur e te shushatur, qe edhe ata mund te flasin, por fjala ne buzet e te varferit, jo vetem nuk degjohet, por perēmohet dhe shihet me neveri.
    Pershendetje dhe qofsh mire Dea 07!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Dea o7, me vjen mire qe ju e njihni fare mire jeten fatkeqe dhe katandisjen deri ne zbrazeti shpirterore. Duke lexuar citimin tend, po bej te ditur nje fakt tjeter trondites, lidhur me arsimimin dhe kulturen: Mesuesit, me rezultate me te mira, gjate shkolles, apo punes jane degedisur ne maja malesh dhe ne qytet brenda, mediokrit kameleone, qe marrin ngjyren e pushtetit ne ardhje.
    Dhe, ti qe ngre zerin me kurajo, dallohesh si i ndryshem, qe nuk ngjan me sojin e makuterise dhe e vuan dyfish dramen. Jane mijra njerez jo pak, te braktisur, nervaprishur e te shushatur, qe edhe ata mund te flasin, por fjala ne buzet e te varferit, jo vetem nuk degjohet, por perēmohet dhe shihet me neveri.
    Pershendetje dhe qofsh mire Dea 07!
    Bashkimi ben forcen, njerzit ne gramsh jan tradicionalisht te urte, jo se i mungon trimeria, por se brenda shpiritit te tyre ka shum dashuri dhe seder njerzore, por ka ikur koha qe respektoheshin keto gjera, sote duhet te protestosh te ngresh zerin te besh te kunderten e urtesis,(ne kuptimin te ngresh zerin te demostrosh ne menyre qe te degjohet zeri)se ndryshe nuk ke bere asgje,te ne njerzit flejn me problemin dhe nuk e cojn zerin per te gjetur nje zgjidhje, dhe e gjith kjo ndodh se ne nje qyteze te vogel si gramshi,te gjith njihen me njeri tjetrin, dhe asnjeri nuk e merr mundimin te bej dicka, te denoncoj , te demostroj, te coj zerin ,sepse nga do qe te kthej koken per te gjetur nje pune te piste, brenda do jete nje mik, nje fare e fis , nje fqinj, dhe keshtu cdo gje kalon ne heshtje,po deri ku keshtu deri ku, a do duhet qe njerzit qe e mbyllin njerin sy , te ngrihen kundra ketyre qe bejn pislliqe? Them se po, nuk mund te vazhdohet ne kete menyre, se nese vazhdohet keshtu, fajtoret do te mbetemi vete ne, sepse nuk patam apo nuk morem guximin te denojm, korrupsionin,vjedhjen, servilizmin, etj etj.Pra qe te zgjidhen disa gjera duhet te bejm dhe ne pjesen qe na takon, ti denoncojm fajtoret e korrupsionit,dhe te therrasim njezeri te gjith te bashkuar per drejtesi,e respekt,qeverive te ndryshme kushdo qofshin ato.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    . Duke lexuar citimin tend, po bej te ditur nje fakt tjeter trondites, lidhur me arsimimin dhe kulturen: Mesuesit, me rezultate me te mira, gjate shkolles, apo punes jane degedisur ne maja malesh dhe ne qytet brenda, mediokrit kameleone, qe marrin ngjyren e pushtetit ne ardhje.
    !
    Problemi i arsimimit mendoj se eshte kudo, jo vetem ne qytetet e vogla. Vetem miku dhe paraja siguron nje vend pune ne qytet, te tjeret fshatrave. Njoh njerin qe pagoi 1 milion leke vetem qe nusja e tij te fillonte pune brenda ne qytet, qe ne fakt nuk i takonte sepse ishte viti i pare per te si mesuese. Si ky ka shume e shume raste te tjera raste. Mos flasim pastaj vleresimet ne baze partiake. Nga keto korrupsione digjet njeriu i afte. Kjo eshte nje nga arsyet qe dhe intelektualet po largohen nga Shqiperia. Nuk te lene '' ujqerit '' te hash. Lufte per mbijetese.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •