Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Derisa ky lajm te behet i ditur nga lajmet kryesore, ashtu sic u be per Universitetin e Vlores "Ismail Qemali", nuk jane gje tjeter vecese gjepura.


    Si ka mundesi dalin keto lajme keshtu pa i pare asnje lloj tjeter gazete, apo lajmi televiziv?

    Po edhe mundet, se kur u vjen disave veza tek bitha, fillojne e nxjerrin ndonje nofull, se helbete duhet qe te beje pak trazira. Tani kur eshte koha e paisjeve te kartave, apo te votimeve, si psh ndarja dhe racizmi rajonal, i cili mesa veshtroj nuk ka munguar por eshte shtuar, prej atyre qe u leverdis.

    Pse pikerisht kane vene dy shkrimtaret qe jane toske, qe po bejne kete padrejtesi kunder dy shkrimtareve te medhenj geg?

    A mund te perdorni llogjiken tuaj!

    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga Aedson Lexo Postimin
    Ky zoteria te kete miresine te shkruaje shqip nje here, pastaj le te paraqese argumentat e vet. Me sa di une deri me sot ka vetem nje gjuhe zyrtare, te ciles jemi te detyruar te gjithe t'ia zbatojme rregullat. Kur te miratohet edhe gegerishtja e shkruar si gjuhe zyrtare, atehere le te shkruajme te gjithe gegerisht po te duam.
    Pyetje: mbi ē'baze e ka hartuar kete ortografi zoteria, e ka pare gjekundi apo e ka shpikur e me pas e ka miratuar vete?

    Zoteria ka shkruar shqip pasi Gegnishtja eshte shqip (dhe nuk eshte arabisht), ashtu siē shte shqip edhe Toskerishtja!!

    Ashtu siē te ka keshilluar dikush tjeter ne komentet e tij, nese do vertet te njohesh gjuhen shqipe ashtu siē duhet dhe ne menyre te plote, nuk duhet thjesht te njohesh formen standarte te krijuar ne shekullin e 20, por edhe 2 dialektet baze te gjuhes shqipe: Tosk dhe Gege!!
    Pasi jane dialektet me te rendesishmet sesa gjuha standarte!!

    Ps: edhe une nga jugu jam por gegnishten e kam mesuar pasi Dija eshte pushtet, ndersa injoranca vret!!

  3. #13
    Audaces Fortuna Iuvat
    Anėtarėsuar
    07-02-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    90
    Citim Postuar mė parė nga bnik Lexo Postimin
    Zoteria ka shkruar shqip pasi Gegnishtja eshte shqip (dhe nuk eshte arabisht), ashtu siē shte shqip edhe Toskerishtja!!

    Ashtu siē te ka keshilluar dikush tjeter ne komentet e tij, nese do vertet te njohesh gjuhen shqipe ashtu siē duhet dhe ne menyre te plote, nuk duhet thjesht te njohesh formen standarte te krijuar ne shekullin e 20, por edhe 2 dialektet baze te gjuhes shqipe: Tosk dhe Gege!!
    Pasi jane dialektet me te rendesishmet sesa gjuha standarte!!

    Ps: edhe une nga jugu jam por gegnishten e kam mesuar pasi Dija eshte pushtet, ndersa injoranca vret!!
    Kurse une jam nga Shqiperia e mesme dhe FLAS gegerisht. Sigurisht qe keshtu do te flas deri sa te jem gjalle, sepse eshte gjuha me te cilen jam rritur dhe e keshtu e shpreh veten mire.
    Them qe kam nje fare njohurie per dialektet e shqipes, perderisa flas gegerisht dhe shkruaj shqipen standarde. Por, ka nje dallim te madh ndermjet gjuhes se FOLUR dhe gjuhes se SHKRUAR. Ilariteti ne komente eshte i tepert, sepse me sa di une deri me sot ka vetem nje standard te shqipes se shkruar, dhe ky eshte i patjetersueshem per sa kohe nuk eshte miratuar nje standard i dyte. Shikoni pak filmat e perkthyer ne televizionet kosovare: e perdorin shqipen standarde me mire se ne, pavaresisht se gjuhen e folur e kane shume larg saj.
    E lexoj me shume veshtiresi dhe shume ngadale shqipen e shkruar ne dialekt, sepse nuk eshte shqipja qe jam mesuar te lexoj. Ndersa zoteria qe kam cituar me lart NUK KA SHKRUAR SHQIP, per faktin e thjeshte qe ka shkelur rregullat gramatikore te shqipes dhe ka futur fonema qe nuk ekzistojne ne shqipen e shkruar.
    E fundit, nuk besoj se dialektet jane me te rendesishme se gjuha standarde, pasi ata qe shkruajne ne dialekt (perfshire edhe dialektin tosk, te kuptohemi), thjesht nuk e dine as gjuhen standarde dhe as dialektet e tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Aedson : 31-03-2009 mė 15:13 Arsyeja: Ortografi
    Forgive Your Enemies, but Never Forget Their Names
    JFK

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga Aedson Lexo Postimin
    Kurse une jam nga Shqiperia e mesme dhe FLAS gegerisht. Sigurisht qe keshtu do te flas deri sa te jem gjalle, sepse eshte gjuha me te cilen jam rritur dhe e keshtu e shpreh veten mire.
    Them qe kam nje fare njohurie per dialektet e shqipes, perderisa flas gegerisht dhe shkruaj shqipen standarde.
    Por, ka nje dallim te madh ndermjet gjuhes se FOLUR dhe gjuhes se SHKRUAR.
    Ilariteti ne komente eshte i tepert, sepse me sa di une deri me sot ka vetem nje standard te shqipes se shkruar, dhe ky eshte i patjetersueshem per sa kohe nuk eshte miratuar nje standard i dyte. Shikoni pak filmat e perkthyer ne televizionet kosovare: e perdorin shqipen standarde me mire se ne, pavaresisht se gjuhen e folur e kane shume larg saj.
    E lexoj me shume veshtiresi dhe shume ngadale shqipen e shkruar ne dialekt, sepse nuk eshte shqipja qe jam mesuar te lexoj. Ndersa zoteria qe kam cituar me lart NUK KA SHKRUAR SHQIP, per faktin e thjeshte qe ka shkelur rregullat gramatikore te shqipes dhe ka futur fonema qe nuk ekzistojne ne shqipen e shkruar.
    E fundit, nuk besoj se dialektet jane me te rendesishme se gjuha standarde, pasi ata qe shkruajne ne dialekt (perfshire edhe dialektin tosk, te kuptohemi), thjesht nuk e dine as gjuhen standarde dhe as dialektet e tjera.

    1) Nuk dua te perqendrohem ne eksperiencat e tua personale ose ne opinonet e tua te cekta ne lidhje me rendesine e dialekteve shqiptare, edhe spese eshte qesharake te marresh ne konsiderate opinionin e nje njeriu si ti, qe perdor fjale jo shqiptare gjate kumteses absurde qe ke bere!
    Shembull: fjala Ilariteti nuk eshte shqip dhe nuk gjendet as ne gjuhen e folme as ne ate te shruar dhe as ne dialektet shqiptare!!


    2) Gjuha standarte ka vetem nje funksion ate te te qenit STANDARTE, pra per ti dhene mundesi ēdo shqiptari te ēdo krahine te kuptohet me bashkefolsin dhe bashkeqytetarin e tij te krahines dhe dialektit tjeter!!

    3) Ata qe njohin dialektet dhe dine ti shkruajne si rasti i zotit Nik Leshai, jane njohesit me te mire te gjuhes shqipe ne te gjitha kuptimet dhe drejtimet!! Edhe sepse zoti Nik Leshai eshte gazetar dhe nuk eshte njeri dru me pre!!


    Ndersa zoteria qe kam cituar me lart NUK KA SHKRUAR SHQIP, per faktin e thjeshte qe ka shkelur rregullat gramatikore te shqipes dhe ka futur fonema qe nuk ekzistojne ne shqipen e shkruar
    4) Cilat na qenkan keto shkelje te rregullave gramatikore te shqipes standarte (te bastardizuar qe ka humbur vleren dhe pasurine e saj), dhe cilat qenkan keto fonema qe nuk egzistojne ne shqipen e shkruar??
    A mos duhet te kujtoj zoteri se librat me te vjeter te shqipes jane shkruar ne gjuhen gege dhe jo ne ate standarte??


  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk e di sa i vertete eshte lajmi por nuk shoh ndonje problem me te edhe sikur te jete i vertete. Problemi me programin arsimor ne Shqiperi nuk eshte se "nuk studiohen klasiket e hershem te letersise shqipe", problemi eshte se keta studiohen me shume se sa duhet. Nuk e di si eshte bere tani, por ne kohen qe une kam shkruar ne shkolle lenda "gjuhe-letersi" fillonte ne klasen e pare e mbaronte ne klasen e 12-te. Po ta krahasosh me kurrikulumin arsimor ne vende te tjera, gjuhe-letersia nuk jepet per 12 vjet rrjesht.

    Jam dakord qe Fishta e De Rada e gjithe rilindja duhen studiuar ne ciklin 9 vjecar, por jo ne shkolle te mesme. Shkollat e mesme duhet ti largohen romanticizmit dhe duhet te fillojne te hedhin bazat e te menduarit kritik: ushtrimi i artikulimit te mendimeve nepermjet esseve. Praktike qe e gjejme edhe ne Perendim, fillon ne shkollen e mesme dhe mbaron ne kolegj e universitet.

    Me pak fjale, ne kurrikulimin shqiptar te mesimdhenies ne shkollat e mesme, theksi duhet te vihet me shume ne lendet shkencore (matematike + fizike + kimi + biologji) se sa mbi letersine. Dhe kur flasim per "letersine shqiptare", theksi nuk duhet te vihet tek "autoret shqiptare", por se sa mire dine te artikulojne mendimin e tyre kritik nxenesit shqiptare neper esse. Dhe mundesisht te hiqet dore nga praktika romantike e "hartimeve" qe per mendimin tim eshte nje humbje kohe.

    Albo

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Nuk do te kete qetesi dhe rehati deri sa te mos ta njohim me rrenje veteveten tone dhe deri sa mos t'i njohim me rrenje vlerat tona te mirefillta.
    Kush punon ne arsimin fillor ne kosove e di fare mire se puna cdo vjet e siper behet lemsh qe askush nuk mund t'ia gjeje fillin. Ka paqartesi ne plane, programe, tekste, doracake etj sa qe mesimdhenesit nuk din se nga t'ia mbajne. Saktesisht nuk dihet as kur filon, as kur mbaron viti shkollor. Infrastruktura ligjore eshte e varfer dhe nderrron sipas arsyerave te qeveritareve qe aspak nuk shkojne ne perparimin e cilesise se mesimit. Para mese 10 e me shume viteve tekstet shkollore nga gjuha dhe letersia shqipe ne kosove ne shk. fillore kane qene shume me te mira, me cilesore, me te kapshme per nxenesin, pa gabime etj. se sa qe jane sot. Sot ato jane per faqe te zeze. Libri per shkolla fillore eshte bere komercionalizem. Firmat private botuese secila lufton me tjerat per te nxjerr perfitime dhe profite sa me te medha. Teksti i leximit nga te njejtit autor p.sh. ne nje rast nje mesim e ka me faqe x, mesimin e njejte te nje liber me botim tjeter me faqe 2x, te botimi i trete nuk eshte fare . Ndodh edhe ajo qe te i njejti botim ne nje ekxemplar mos te jete fare i njejti mesim. Pastaj ka edhe plot gabime si gramatikore, ashtu edhe mungesa te rreshtave dhe te fjaleve. Titujt jane te radhitur ne te njejten faqe si eshte me se prapti. Ndodh qe ne nje faqe te gjenden tre tituj mesimi gje qe per nxenesin shkakton habi dhe konfuzitet. Nuk dallphet qarte se per cilim mesim flitete aty.Krejt kjo me ben te mendoj ate rremujon tone kosovare se si vrapojne njerezit vetem per interesat e tyre pa pasur asnje kontrollim nga ndonje organ qeveritar. Mos ta zgjas: dikush duhet patjeter t'i kontrolloje tekstet shkollore dhe tu jape leje per perdorim. Fenomeni tjeter negativ eshte se neper shkolla perdite vije njerez per te bere tregti me libra dhe fletushka. Hyjne apo nuk hyjne ne zyre te drejtorit pastaj klase me klase duke reklamuar dhe shperndare librat. shkurt: shkollat jane shendrruar ne piketakimi tregu me oferten dhe kerkesen. Vlerat e blera= zero. Demi=femijet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga neptun : 09-04-2009 mė 06:54

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  3. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  4. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •