Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205

    Dy rrugët e jetës

    Në këtë botë njeriu e ka mundësinë të zgjedh dy rrugë: atë që të çon drejt errësirës apo atë që të nxjerr nga errësira në dritë siç thuhet edhe në Kur’an:

    2:257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

    Shumë njerëz e zgjedhin rrugën e parë, pra atë që të çon në humbje, shkatërrim dhe humnerë duke mos qenë të vetëdijshëm fare për këtë.
    Këtë e bëjnë më së shumti njerëzit që kanë një status të mirë financiar dhe kjo fillon zakonisht nga mosha e re, sepse në atë moshë njeriun e ndien veten të fortë dhe të pavarur.
    Në Kur’an thuhet për njeriun:

    96:6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
    96:7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.

    Njeriu që ndjek rrugën e errësirës shpenzon shumë kohë, para, dhe energji duke i kënaqur epshet e veta, dhe shumë vonë e kupton se ka qenë në rrugë të gabuar.
    Gjatë këtij udhëtimi shpesh bie në situata ku rrezikon jetën, ofendohet, përqeshet, etj. por kjo nuk ndikon shumë tek ai dhe nuk mendon për këtë gjë dhe vazhdon të ecë në atë rrugë.
    P.sh. një i ri shkon me shokë në një lokal nate ku konsumohet alkoholi, duhani, etj. dhe ku dëgjohet muzika me zë të lartë me qëllim që të argëtohet, por ndodh shpesh që të bëhet ndonjë përleshje në atë lokal, ku ai edhe lëndohet apo përfundon në burg edhe pse i pafajshëm.
    Gjithashtu kjo rrugë ta zbras deri në fund kuletën dhe njeriu këtë e kupton vetëm pasi ta humbë atë status financiar që e kishte dhe shpesh habitet apo dëshpërohet, kur e kupton që shokët e tij që i thonin se e donin aq shumë e kanë braktisur, dhe shoqet që i ka pasur nuk shfaqin të njëjtin interes më, dhe nuk e respektojnë siç bënin dikur.
    Për këta njerëz hipokritë Kur’ani thotë:

    59:16. Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"

    Kurse njeriu që është i udhëzuar nga Zoti dhe ndjek rrugën e dritës bën një jetë shumë më të lumtur se ai i pari, i lartëpërmendur.
    Ai zgjohet që në mëngjes, e pastron trupin dhe shpirtin e tij, i lutet Zotit për të mira, takohet me miqtë e tij të sinqertë dhe çdo hap që e bën është në mbrojtje të Zotit.
    Shokët e tij janë njerëz të devotshëm, të cilët edhe kur e thërrasin në ndeja nuk kërkojnë nga ai shërbim apo përfitim financiar, por miqësi dhe dashuri vëllazërore pa interes.
    Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:

    9:71. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.

    Ai e kalon ditën e tij në adhurim dhe është larg punëve të këqia.
    Fytyra e tij shkëlqen nga nuri, i vjen aromë e mirë nga parfumi që ka hedhur, rrobat i ka të pastëra e poashtu edhe trupin dhe njerëzit që e takojnë gjatë rrugës e nderojnë dhe e përshëndesin me përshëndetjen më të mirë në këtë botë: “Paqja qoftë me ty!”
    Pasiqë ky njeri ka fituar dashurinë e Allahut xh.sh. normal që edhe njerëzit e dojnë atë.

    Pra, njeriu ka mundësi të zgjedh njërën nga këto rrugë, por nëse e zgjedh rrugën e errësirës ai do të shkojë në humbje dhe në mashtrim siç thuhet në Kur’an:

    4:120. Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.

    Kurse nëse e zgjedh rrugën e dritës do ta fitojë shpërblimin e Zotit siç thuhet në Kur’an:

    4:122. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu?

    Këto janë vetëm disa fakte që i kam nxjerrë nga jeta dhe nga përvoja personale, e ti vëlla zgjidh cilën rrugë të duash!

    Përgatiti: Sefedin Muçaj, Prizren, Kosovë.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Selam vellezer.

    Desha ta di si ju duk kjo teme!
    Ju pelqeu apo jo?
    Pajtoheni apo nuk pajtoheni?
    Sepse e shoh qe vetem e keni lexuar dhe nuk keni dhene pergjigje.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Skifter, problemi eshte se keta arabet e lartepermendur nuk e lexojne dhe nuk e zbatojne Kur'anin plotesisht.
    Ja se cka shkruan ne Kur'an per dhunen:

    2:256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.

    Por, keta njerez jane injorante dhe te devijuar!
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205

    Dallimi mes ketyre dy rrugeve

    Shikoni dallimin ne mes te nje Satanisti dhe nje Muslimani!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sefedini_PZ : 29-03-2009 më 05:31
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Shiko ti gurstralli une kam njohuri per fene e krishtere dhe per shume sekte tjera sepse kam lexuar shume per keto gjera, dhe mos debato kurre me nje njeri nese nuk e njeh mire, dhe mos mendo se Muslimanet jane njerez injorante e te pa-arsimuar.
    Pastaj, ti a je i verber apo nuk po sheh qe kjo vajze e ben me dore simbolin e Satanistave?!
    Islami respektivisht Muhammedi a.s. ka zbuluar menyren me te mire se si njeriu te gjeje kenaqesine shpirterore, te bej nje jete pa stres dhe te lumtur.
    Kurse zbulimet qe i kane bere vendet perendimore te krishtere po ju kthehen si bumerang e me shume po e shkaterrojne shoqerine sesa qe po e ndertojne.
    Ne, Muslimanet kur perballemi me ndonje fatkeqesi ne jete, pajtohemi me ate qe ka ndodhur si caktim i Zotit dhe me durim e falje e tejkalojme ate situate, kurse "te tjeret" i kap stresi e paniku e bejne edhe vetevrasje!
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Postime
    285
    Citim Postuar më parë nga Sefedini_PZ Lexo Postimin
    Shiko ti gurstralli une kam njohuri per fene e krishtere dhe per shume sekte tjera sepse kam lexuar shume per keto gjera, dhe mos debato kurre me nje njeri nese nuk e njeh mire, dhe mos mendo se Muslimanet jane njerez injorante e te pa-arsimuar.
    Pastaj, ti a je i verber apo nuk po sheh qe kjo vajze e ben me dore simbolin e Satanistave?!
    Islami respektivisht Muhammedi a.s. ka zbuluar menyren me te mire se si njeriu te gjeje kenaqesine shpirterore, te bej nje jete pa stres dhe te lumtur.
    Kurse zbulimet qe i kane bere vendet perendimore te krishtere po ju kthehen si bumerang e me shume po e shkaterrojne shoqerine sesa qe po e ndertojne.
    Ne, Muslimanet kur perballemi me ndonje fatkeqesi ne jete, pajtohemi me ate qe ka ndodhur si caktim i Zotit dhe me durim e falje e tejkalojme ate situate, kurse "te tjeret" i kap stresi e paniku e bejne edhe vetevrasje!
    mendimi juaj nuk mund te qendroj aspak, sepse.
    Nese nje njeri bene me dore cfaredo shenjash, ai nuk do me thene se eshte djalle, ta kesh te qarte!
    A mundesh ti me pranu se disa juve muslimaneve ju marrin si satanista, njejte si ju i gjykoni te tjeret!
    Ketu e keni gabim, sepse fene dhe besimin e nje njeriu, njeriu tjeter nuk mund te e dij, mund ta dij vetem Zoti!
    Nese ke lexu nga krishterimi kete e thote, njejte edhe disa fe tjera, besoj se edhe ju duhet te pajtoheni p[er kete!
    Sa I perket asaj se ke lexu mjafte kjo nuk mund te qendroj aspak, sepse sa me shume te lexosh do e kuptosh se aq me pak dine ne krahasim me gjithesine e diturise.
    Sa mendon se dikush bene vetevrasje, une po te them deri me tani as edhe nje prift apo moter nderi nuk ka be vetevrasje!
    Mbaje mend mire, kurse sa e sa mijra hoxhallare bejne vetevrasje ne emer te allahut, apo te kuranit, apo te nje prijsi te vete shpirterore ti fare nuk mund ta kesh iden!
    Ketu ti nuk je duke arrit apo je verbu nuk done me kuptu!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    O ti jaran une kete foto e kam gjet ne internet duke e kerkuar ne Google (Images) e kam shkruajtur satanist dhe me ka dal kjo foto.
    Pra, nuk e deklaroj une se kjo vajza eshte sataniste por dikush tjeter, nese nuk me beson kerkoje edhe ti dhe do ta gjesh.
    Dhe une nuk them qe prifterinjte apo motrat e nderit po bejne vetevrasje por njerezit e thjeshte.
    Kurse ne Muslimanet e kemi rreptesisht te ndaluar te bejme vetevrasje respektivisht t'ia marrim shpirtin vehtes sepse kjo ceshtje i takon vetem Allahut xh.sh.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  8. #8
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    ka dhe myslim qe bejn gjera te cuditshme .............
    if love is the answer, could you rephrase the question?

Tema të Ngjashme

  1. Prof Dr. Sali Berisha
    Nga white-knight në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 14-12-2014, 17:26
  2. Kryqi... Perëndi Folëm...
    Nga ABIGAIL në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 17-08-2014, 09:29
  3. Rrugët që Vrasin
    Nga Nice_Boy në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 15:24
  4. Kryeqyteti, Tirana në kaos me trafikun rrugor
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-12-2006, 11:20
  5. Jemi të parët në Europë, nga numri i aksidenteve…
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •