Enigmat e mjekėve tė Enverit, Isuf Kalo letėr Fejzi Hoxhės
» Vendosur: 30/03/2009 - 10:27
Isuf Kalo
Ishte njė kohė, kur njerėzit emocionoheshin nga letrat e shkruara. Megjithėse i kam tani mbi tavolinė njė tufė prej 40 letrash tė komunikimit mes nesh, kuptoj se jashtė formatit tė tyre kanė mbetur shumė tė pathėna. Prandaj sėrish mė lindi dėshira tė shkruaj njė letėr pėr ju, profesor Fejzi Hoxha, nė ditėn e 100-vjetorit tė lindjes suaj. Njė letėr qė ti ketė brenda saj, edhe tė shkuarėn, tė sotmen, edhe tė ardhmen. Ashtu si i ka hije respektit mes njerėzve, kolegėve dhe mes mėsuesit e nxėnėsit. Sepse pėr respektin, mirėnjohjen shkruhet me sinqeritet e vėrtetėsi pas vdekjes. Mund tė isha nė sallėn ku u mblodhėn, e celebruan nė kėtė jubileun tuaj tė papėrsėritshėm. Mund tė isha nė podium duke ju thurur ditirambe. Pėr fat tė keq ai u ndėrtua i ngushtė pa lėnė vend pėr kėto qė do them unė. Sidoqoftė, duartrokitjet e mia i bashkova pėrzemėrsisht me ato tė gjithė tė tjerėve pėr meritat e kontributet e pakontestueshme tuajat, si njė nga themeluesit e shėndetėsisė tonė, themelues i mjekėsisė interne, iniciator mbėshtetės i specialiteteve tė saj, pionier i diabetologjisė e endokrinologjisė shqiptare, njė nga pedagogėt e parė tė Fakultetit tė Mjekėsisė. Anėtar i Akademisė sonė tė Shkencave qė nė themelim. Deputet nė 7 legjislatura. I dekoruar me shumė tituj, urdhra e medalje merite, deri Hero i Punės.
Kompleksi i njė gjoja harrese
Desha tė bisedoj me ju ato qė nuk u thanė aty, ndonėse kanė tė bėjnė me njė detyrė specifike dhe njė periudhė tė gjatė tė veprimtarisė suaj profesionale. Ato bėnė sikur i harruan. E lanė kėtė hapėsirė tė veprimtarisė suaj si zgavėr bosh, si njė dhomė muzeu me dyer e grila tė mbyllura e ndaluar pėr publikun. Jo ēuditėrisht ashtu e patėt lėnė edhe ju vetė: Tė mjegullt, thuajse pa e pėrmendur nė autobiografi. Them jo ēuditėrisht, sepse nė vitet para vdekjes suaj ndryshimi i madh kish ndodhur. Dhe njerėzit nxitonin tė korrigjonin dhe tė rishkruanin biografitė. Fjala ėshtė pėr atė detyrė mjekėsore tė posaēme suplementare qė kryet me korrektėsi e ndershmėri profesionale pėr dekada me radhė: mjekimin e pacientit qė quhej Enver Hoxha. Zyrtarisht ajo quhej top sekrete. Realisht ishte e njohur nga tė gjithė kolegėt. Ishte detyra mė e vėshtirė qė mund tė kryente ato kohė njė mjek dhe njė burrė. Sepse ishte mė e lehta pėr tju zhburrėruar. Ajo kėrkonte atė qė ėshtė e pamundur nė mjekėsi: pagabueshmėrinė. Ndėrkohė qė as ajo nuk ju mbronte nga dyshimet edhe fajėsimi imagjinar. U bėtė eksepsionalisht i besuari i personit, qė thuhet se nuk besoi asnjė nga shokėt e tij. Ndofta sepse jua lexoi mirėsinė. Dhe frikėn. Ju thoshit se ai tė donte meqė i duheshe. Kurse ai qe i sigurt se ju do ta donit sepse ashtu duhej. Ndryshe nuk bėje dot. Dhe u shihja frymėprerė kur komunikonit mes jush: ai luan i sėmurė, por i sigurt, i fuqishėm. Ju dhelpėr e vjetėr hetuese e kujdesshme nė kulm: nė ēdo fjalė, nė ēdo hap. Si dy pokeristė tė regjur qė ia lexonit letrat e fshehura tjetrit me intuitė pa i parė! Por ndodhnin jo rrallė momente acarimi. Atėherė juve ju dridhej zėri dhe tė nesėrmen ju shpėrthente ekzema e lupusit mbi kokė. Kurse mua mė dridheshin duart O zot.! E mbani mend sa shumė?. Pėr fat e arritėt tė pamundurėn. Ndjehem i privilegjuar profesionalisht qė u ndodha krahė jush (dhe me disa kolegė tė tjerė) nė kėtė eksperiencė mjekėsore unike. Ajo detyrė quhej e lakmuar nga shumė prej atyre qė ishin nė auditor. Por u bė mė pas (sikur tė mos kishte qenė detyrė e dhėnė nga shteti!!!) e mallkuar, e pavlefshme pėr tu pėrmendur nė CV. Si nė atė tuajėn dhe timen. Dhe tė atyre qė ishin me ne. Gjurmėt e asaj valleje u pėrpoqėt ti fshihnit (pėrfshi dhe miqėsinė me mua!) fill pasi regjimi i tij u shemb dhe para se tė vdisnit vetė?
Le tė hapen dyert
Detyra e posaēme ishte nė ngjyrė gri. Gri ishte edhe qielli ditėn e varrimit tuaj. Kompleksi i njė ndrojtje e mėrie tė pashpallur, bėri qė pėrcjellja jote nė udhėtimin e fundit tė ishte jo si e njė personalit tė shquar publik, por e heshtur pa bujė pa shkėlqim. Kurse sot qielli ėshtė blu. Nuk flitet pėr ikje. Pėrkundrazi pėr rikthimin. Pėr rigjetjen tuaj. Prandaj them se ėshtė dita tė hapen dyert e dhomės sė kyēur. Dhomės sė ndaluar. Tė hyjė dritė nė tė. Aty do gjenden paragjykimet, zilitė e keqinterpretimet pėr ju. Si dhe shpėrblimet, favoret, motivet pėr titujt, nderimet, medalja e heroit, lavdet e merituara e ato tė fryra, udhėtimet e takimet jashtė shtetit. Tė gjitha vėrtetėsisht mė tė shumta nga tė ish-profesorėve tė tjerė kolegė tuaj. Do gjejnė edhe frikėn qė ju ndoqi pas gjithė jetėn. Dyzimet, dyshimet, ankthet, zhgėnjimet dhe tragjedinė e humbjes sė djalit tė madh, qė e pėrjetuat sikur e shkaktuat vetė prej qėndrimit larg familjes, nė punė. Do tė gjejnė intrigat e shpifjet pėr ata qė i donit dhe nuk i donit. Pėr tė cilat ju detyruan ta ulnit veshin, deri tek niveli i tė ulėtėve!! Eh profesori im.! Papa Vojtżla pati thėnė: Ndodh qė edhe njerėzit e mirė e vrasin shpirtin e tyre. Sigurisht qė mund tjua vrasin edhe tė tjerėt. Sidomos nėse ia lė atė naivisht nė dorė ndonjė askujti qė nuk i dhimbsesh tė tė shpėrdorojė e pėrfitojė. Oskar Uajldi e pati pikasur naivitetin qė sjellė moshimi: Adultėt dyshojnė nė ēdo gjė, tė moshuarit besojnė ēdo gjė, thoshte ai.
Pse i bėjmė ato
qė bėjmė?
Kėtė pyetje hamletiane, jo pėr ekzistencėn, por pėr veprimet tona Michael Frayn e pat vėnė nė qendėr tė dramės sė tij Copenhagen. Cila ėshtė enigma e fajėsisė pasive, tė paparamenduar qė i frenon ose pėrkundrazi i shtyn intelektualėt pėr ato qė bėjnė ose nuk bėjnė?, pyet ai. Cila qe shtysa qė turbulloi keqas fundjetėn tuaj profesori im? Lodhja e dobėsimi fizik? Trishtimi nga margjinalizimi pas ndryshimeve tė mėdha? Humbja e beftė e honoreve dhe veprimtarisė sociale? Cilėt nga kėta? Atėherė vallė ndodhi dhe vendimi juaj dėshpėrues i vet-tkurrjes brenda folesė biologjike familjare, vetė-shndėrrimit nga person publik nė individ privat? Nga profesor e veprimtar i mirėnjohur, nė vetėm prind! Ndofta atėherė nėn cytje e presion do tė keni keqparagjykuar e flakur nxitimthi miqėsinė si ajo e jona. Ashtu siē tregon Shekspiri pėr njė personazh tė tij: E shpuan, e ndezėn, e munduan deri sa e humbi fare !. Pse i bėjmė ato qė bėjmė? Si ta shpjegoj paradoksin e miqėsisė suaj aq tė ngushtė, tė njė akademiku si ju, me njė oficer-kryerojėn e pacientit? Dhe veturėn dhuratė prej tij pėr ju, bashkė me shofer personal (Uaa!). Mė pas, zhgėnjimi juaj: ai qenkėsh informator!!. Madje ju krijoi nė familje njė dramė - plagė tė pa mbyllur ende deri sot. Ēfarė tju them? Ca tė thėna ėshtė vonė tė rithuhen profesor. E vėrteta ėshtė qė honoret dhe favoret nuk ishin tė nivelit, qė mund tjua mbushnin boshllėqet e varfėrisė relative tė kohės, as qė ju plotėsonin obligimet apo presionet qė pėrjetonit si prind. Fati juaj nuk ishte si ai i kolegėve tė sėrės suaj gjetkė. Dhe truri e dinjiteti i intelektualėve bliheshin atėherė fare lirė. A thua nuk e shihnit kameleonin dinak tė mercenarizmit qė ju joshte e ju ngjitej nga pas me insistim? A ja arriti dot? Besoj se ju mbetėt ne destinin tuaj: punėshumti, meritmadh i njė vendi tė varfėr.
Kur gėnjenim vetveten
Eh! profesori im. Nuk ėshtė ēudi nė atė dhomė tė gjejnė edhe gėnjeshtra tė sė tjerėve pėr ju dhe tuajat pėr vete dhe tė tjerėt. Ishte kohė e agjitpropit e vetėmburrjes, e vlerėsimit tė njerėzve me opinione me mė the e tė thashė. Hileja nuk quhej vlerė, por fshehurazi praktikohej gjerėsisht si art dhe mėnyrė mbijetese. Njė nga gėnjeshtrat tuaja tė bardha tė lexueshme e zbavitėse pėr mua ishte aktrimi juaj me dhimbjen bllokuese tė pa pritur tė mesit. Kjo ndodhte sa herė ju duhej tė evitonit prezencėn aty: ku e kur pritej furtunė pakėnaqėsie nga PACIENTI. Por gėnjeshtra ju e dini i kish rrėnjėt thellė nė vetė sistemin. Oruelli nga jashtė dhe Haveli nga brenda tij e kanė pėrshkruar Jetėn nė gėnjeshtėr, adiksionin e njerėzve me tė dhe kulturėn e manipulimit tė sė vėrtetės. Ajo kulturė nuk la pa prekur edhe tempullin e kėsaj tė fundit, shkencėn e cila prodhoi jo pak tė vėrteta, tė pavėrteta e bashkė me to edhe tipin e ri tė shkencėtarit konformist. Besnik ithtar, apo konformist jo konformist qė gėnjenin vetė gėnjeshtrėn me ose pa tester partie, me ose pa vepra origjinale tė mirėfillta shkencore, ata shėrbyen si varak i kurorės glorifikuese tė tij. Modeli shkencor i sistemit u huazua nga ai ish-sovjetik qė kish si hero Akademikun Lisenko, arritjet e mrekullueshme shkencore tė sė cilit qenė trumbetuar nė gjithė botėn. Por kur koniunkturat politike ndryshuan, vepra shkencore e Lisenkos rezultoi e manipuluar e falsifikuar. Ndėrkohė Lisenkoizmi kishte lėshuar metastaza nė gjithė ish-kampin socialist. A pati dhe sa pati edhe tek shkenca jonė mjekėsore profesor? Mos e dhėntė zoti qė tė kemi ende sot gjurmė tė saj!! Sepse gėnjeshtra nė shkencė ėshtė si virusi nė kompjuter. E bėn tė papėrdorshme gjithēka brenda tij. Jo kot akademiku ynė i sapo zgjedhur Prof. Besim Elezi, u kujtoi kolegėve se Gėnjeshtra mė e rėndė ėshtė kur gėnjejmė vetveten.
Njė oaz i papritur
Por le tė harrojmė njė ēast tė hidhurat pėr diēka tė gėzueshme profesor. Ėshtė fjala pėr njė mrekulli qė pėrbėn pėr mua kujtimin mė tė shtrenjtė nga ju. Mrekullia filloi kur barrierat e moshės, brezave, meritave e hierarkisė pa u ndjerė u shuan mes nesh dhe i lanė vend njė humori jashtėzakonisht tė bukur, dashamirės, pikant. Madje edhe tė zi. Me tema tė tilla makabėr si gjoja pėrjetimi gazmor nga njėri prej nesh i vdekjes sė tjetrit. Atė e gjallėroi i pari me efekte spektakolare nė treshe Prof. Ylli Popa; atė kohė nė njė ekip me ne. Ēuditėrisht nė tė pėrfshihej ndonjėherė dhe pacienti. Protagonisti mė i ngacmuar ishit ju. Por ju vet nuk mbeteshit pas. Nė letrat qė kam pėrpara, rilexova disa batuta humori pėr mua, tė cilat mė bėnė pėrsėri tė qesh me lot. Mundėsisht sill ca reagjentė pėr analizėn e HLA mė shkruaje nė njėrėn prej tyre, teksa unė ndodhesha disa ditė jashtė shtetit. I duheshin djalit tėnd (mjek laborant) Duhet pėr tė identifikuar individualitetin edhe etninė e njerėzve sqaronit. Pastaj vazhdonit: Po ty nuk do ta bėjmė analizėn, se mos na dalėsh arixhi... Ētė ishte kjo? Nga buroi ai humor? Pėrse i dhamė aq shumė vend vdekjes? Ndoshta qe njė oaz i domosdoshėm relaksi, qė e krijuam spontanisht nė atmosferėn e ngarkuar plot tension?! Ju falėnderoj profesori im pėr to. Ato ēaste ishin privilegj dhe kėnaqėsi e papėrsėritshme. Tė paharruara pėr mua..
Ėshtė lehtė tė shkruash receta. Vėshtirė ėshtė tė njohėsh njerėzit
Brenda asaj dhome tė pahapur ėshtė njė pjesė sinjifikative e asaj qė ju realisht pėrfaqėsonit profesori im. I jashtėzakonshėm nė diagnozėn e saktė tė sėmundjeve. Jo domosdoshmėrisht i tillė, nė atė qė Kafka u paralajmėron nė librin Country Doctor: njohjen e kuptimin e njerėzve. Ēka nuk ėshtė vėrtet e lehtė. Madje, as pėr ata tė njė gjaku e me gene tė ngjashme me ju. Them tė ngjashme sepse edhe genet sado zilare, inatēore dhe tė pistonuara tė jenė, e kanė tė pamundur tė pėrsėrisin njė Fejzi tjetėr, apo dhe afėrsisht si ju!!.
Pikėrisht kėtė mė keni qortuar edhe mua pėrzemėrsisht si ati tė birit nė njė letėr tė gjatė: Shiko se po ta hedhin. Ti nuk i njeh njerėzit. Vonė kuptova me habi, se ndonėse besoja se dija gjithēka pėr ju nuk e paskėsha pikasur daltonizmin tuaj psikologjik. Syzat me tė cilat shihje njerėzit, madje edhe miqtė qenkėshin vetėm bardhė e zi.
Pushtet pa pushtet
Nuk ėshtė surprizė, qė nė atė dhomė tė mbyllur nuk do gjendet asnjė shenjė posti nė shtet, asnjė shkresė-vendim i firmosur nga ju.. E megjithatė ishit kryemjeku i kohės, kryeprofesori, kryezoti i atėhershėm i mjekėsisė tonė. Dominonit me atė qė quhet fuqia e tė papushtetshmėve me pushtetin influencial.. Hapeshin magjishėm dyert dhe determinonit fate me njė fjalėn tuaj. Ishte koha e informalitetit verbal qė funksiononte edhe me njė fjalė, njė telefon ose me njė pusullė. Ju e pėrdornit atė pozitivisht. Me zemėrbardhėsi. Njė nga kėto raste fatlume pėr mua ishte edhe specializimi im nė diabetologji. Por pse ta fshehim? Forca juaj nuk qe vetėm tek autoriteti profesional. Pas jush ishte edhe hija, aureola e tij profesori im. Si edhe e nomenklaturės mė tė lartė tė bllokut, sepse kryekonsulenti mjekėsor nė rast sėmundje tė tyre ishit domosdoshmėrish ju. Pushteti influencial ishte pushtet paralel i padukshėm si njė polit- byro hije, i ushtruar nga intelektualė, figura tė pėrzgjedhura nga vetė pushteti nė fushat e shkencės, kulturės e artit. Mjaft prej tyre bėheshin deputetė. Ju ishit gjithmonė nė Top listė. Kishit mbiemėr tė njėjtė me Enver Hoxhėn. Vendlindje tė njėjtė. Moshė tė njėjtė. Shkollė tė njėjtė, gjuhė tė huaj tė njėjtė dhe njohje tė hershme. Ndėrsa miqėsinė e afėrt shumė mė tė vonshme. Gjithēka nisi atė ditė tė vitit 1948, kur ju diagnostikuat me njė analizė tė thjeshtė urine sėmundjen e diabetit tek ai. Deri atėherė ju ishit tė ndryshėm nė fat dhe nė drejtimet nė jetė. Juaji ishte veē tė ndihmonit njerėzit nga vuajtjet e sėmundjet. Tė shpėtoje, zgjasje jetė njerėzore. Dhe prandaj pse jo dhe tė tij? Diabeti u bė ura lidhėse mes jush. U bė fati juaj i paracaktuar. Mė pas edhe imi. Pra, them mos kini frikė ta hapni atė dhomė tė kyēur profesori im. Frika nuk e ndryshon fatin e njerėzve. Ajo veē mund ti zhveshi nga dinjiteti pėr ta pėrballuar atė. Ju nuk jeni i vetėm. Me ju nė masėn qė caktoi koha jam edhe unė. Janė dekada tė jetės tonė profesionale me pėrkushtim, ndershmėri, pa asnjė paragjykim. Eshtė edhe njė pjesė e mjekėsisė sonė tė asaj kohe. Me arritjet, dhimbjet, ėndrrat, limitet dhe hapėsirat e paradiktuara tė saj.
Sfida e rikthimit
Rikthimi juaj sot ndryshon nė ēdo gjė nga ikja. Sepse emrit juaj do bėjė lidhjen e tė shkuarės sė diabetologjisė sonė me tė tashmen dhe tė ardhmen. Ai do vendoset nė basoreliev, nė ballin e kėtij specialiteti qė ju e themeluat dhe e patėt pėr zemėr. Ėshtė mė e larta dekoratė, pasuordi yt i hyrjes nė tė tashmen. Me diēka tė ngjashme, gazmore tė tillė, pata iluzionin se do tė gėzoja kur nė vitin 1991, Federata Botėrore Diabetit e pranoi diabetologjinė tonė, qė ndėrkohė e drejtoja unė (atė qė e patėt themeluar ju) anėtare tė saj. Po atė vit ajo na dha ēmim tė parė tė performancės sė lartė me gjithė varfėrinė. Ndėrkaq edhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė do tė zgjidhte fatmirėsisht mua (nxėnėsin tuaj) tė ēoja zėrin edhe modelin e diabetologjisė sonė nė krye tė njė programi tė madh Evropian nė 52 vende tė saj. Mezi prisja qė kur tė kthehesha tju tregoja, tė ndaja me ju lumturinė. Por... Sidoqoftė mirėserdhe tani. Por jo si pjesė e tė sotmes, as tė ardhmes. Sepse nuk kuptohesh dot nė to. Mjekėsia intuitive me shqisat e vėzhgimit, dėgjimit, nuhatjes e shijimit ku ju shkėlqenit; nuk praktikohet mė. Teknologjinė e re tė digjitalizuar imazherike dhe endoskopike, mjekėsinė invazive; ju nuk keni si ta njihni. Po transplantin renal, qė sapo u krye tek ne para dy ditėsh e imagjinoni dot? Edhe vendimmarrjet klinike nuk bėhen me unė them .Unė ėshtė bėrė Ne. Eposi i mjekėsisė ikonistike, i heronjve eksepsional, kokave tė mėdha, e mjekrave tė thinjura ėshtė zėvendėsuar me Evidence Bassed Medicinė, i mjekėsisė rigorozisht tė matur, i asaj faktike dhe nė ekip.
Njė urė e re me
dru tė vjetėr
Por ju jeni i mirėseardhur dhe i vlefshėm. Nuk ka gjė nėse nuk do tju kuptojė njeri. Nest ce pas? Nest ce pas? (Apo jo?) siē e pėrsėrisnit kot si zakon pas ēdo 2-3 fjalėve nė frėngjisht. Studentėt dhe mjekėt e rinj do tju pėrgjigjen nė anglisht: Comme on!. Anglishten ju nuk e dini. Mos u nervozoni. Pavarėsisht nga librat e studimet tuaja tė hershme, ata mund tė mos ju njohin. Por ndofta do tė bėhen kurjozė pėr ju e do klikojnė nė internet nė Google emrin Fejzi Hoxha. Mund qė tju rezultojė...bosh! Do kėrkojnė indeksin H tė impaktit, me tė cilin rivalizojnė sot shkencėtaret e botės mes tyre. Mund tė mos gjejnė asgjė tuajėn as aty. Mos u mėrzisni. E tashmja nuk ėshtė bėrė pėr ju, as nga ju profesori im. Por ju do qėndroni si urė lidhėse e saj me tė shkuarėn e mjekėsisė sonė. Si njė relikt e arritjeve, pėrpjekjeve dhe gjithēka kishim atėherė mė tė mirė. Dhe e disa vlerave tė vyera qė janė rralluar sot, si pėrkushtimi, humanizmi, sakrifikimi dhe ndershmėrinė nė profesion, tė cilat karakterizonin brezin tuaj. Por mė parė ka Hygoi diēka pėr tė thėnė: Dekorojeni. Dhe pushkatojeni!
Tingėllon rrėqethėse. Por mos u shqetėsoni profesori im. Viktor Hygoi e ka pėr principet e drejtėsisė, e cila siē duhet tė njohė e tė shpėrblejė meritat, duhet pa hezitim tė ndėshkojė edhe tė keqen, kur ajo ėshtė e pleksur me to. Pėr ju nuk bėhet fjalė pėr pushkatim. Ju po dekoroheni. Por pastaj do duhet tė ndaheni. Do mbajmė nga ju vetėm pjesėn e ndritur si person publik, si e mirė, apo vlerė kombėtare, e cila u takon tė gjithėve. Sa ju vetė personalisht aq dhe bashkėpunėtorėve tuaj. Edhe vendit. Kurse pjesėn private, familjare, biologjike jo. Ajo u takon atyre. Arsyeja ėshtė se vetėm pjesa publike juaja mund tė konservohet afatgjatė. Sado tė famshėm e tė shquar tė jenė personat publikė, pjesėn mishtore, gjakore, biologjike e kanė tė krimbshme nga koha Ajo ndodh tė vijė erė, madje qė kur ata janė ende gjallė. Kurse ju na duheni si Faraon, si endokrinologu ynė simbol, profesor. Jo cikėrrimollog, mllefollog e sajesollog. Faraonėt janė ruajtur deri sot falė heqjes pas vdekjes tė sė pėrbrendshmeve tė tyre. Pra, e gėzofshi ditėlindjen dhe rilindjen, profesori im, i gjithė mjekėsisė sonė, i Shqipėrisė!
Me shumė mall.
panorama
Krijoni Kontakt