Ishte njė muaj pas diplomimit kur mė nė fund vendi i lindjes mė thėrriste pėrsėri, aty ku krahėt e fuqishėm tė dashurisė mė shtrėngonin fortė deri nė mbytje. Plotė pesė vite studimi e shoqėrishė temporale do bėheshin thėrrmijė pėrpara mendimit tė vendlindjes, aty ku gjeneratat ndoqėn rrugėn natyrale qė shpiente tek mua. Njė festė e vogėl mbushur me bujari shqiptare mė priste para se tė ē’plodhesha…

Aty mes ahengut, urimeve dhe lėvdatave diēka mė shtyente tė largohem diku nė qetėsi. Qilari nga ana e mbrapme e shtėpisė ishte njė rast i mirė. Nuk e mendova gjatė dhe u fsheva aty, mbase pėr tė gjetur pak ē’lodhje por mbase edhe pėr tė gėrmuar njė tufė kujtimesh. Aroma e lagėshtirės nuk mundej tė thyente kujtimet qė kėto orienti mbanin. Faktikisht kujtimet nuk vdesin kurrė, ato vazhdojnė edhe pas vdekjes tonė fizike, herė nė karakteristikat e fėmijėve tanė, herė tek emrat qė kemi gdhendur mbi njė pemė e herė tek plumbi qė copėton zemrėn pa pėsuar vet asgjė. Akoma edhe kur ne flejmė personazhet e kujtesės shfaqen nė ėndrrat tona ashtu duke i dhėnė njė zhvillim tė ri universit tė kujtesave. Nė atė univers kujtesash bėnte pjesė dhe ajo vazoja e kyēur nė njė sirtar prej xhami aty nė qoshen e qilarit.

Diēka rrėnqethėse ndjeva sapo konceptova praninė e asaj vazoje tė mistershme pikėrisht aty. Gjunjėt vendosa mbi dysheme dhe me mėngėn e trikos mblodha ēdo grimcė pluhuri prej xhamit pėr ta parė atė vazo sa mė qartė. Sipėrfaqja e lėmuar ngjyrė qumėshti mbulonte baltėn, e pjekur mirė diku atje nė Lindje... ku artizanati ėshtė kuptimi i tė jetuarit. Nė qendėr tė vazos trepėllėmbėshe pikturat e dy tė rinjėve rrethoheshin nga zambakėt e Edenit. Koka e asaj arnonte drejt mjekrės sė atij sikur donte tė mbėshtetej nė gjoksin e tė riut. Mbase pėr mungesė hapėsire piktori i merituar nuk kishte shfaqur gjithė skenėn e pėrqafimit. Ku i dihet, mbase ishte marifet qė tė mos dallohej se piktura ngrihej mbi njė fotografi.

Zambakėt e kaltėr ishin vendosur nė sfond lirshėm pa degėzime, kthjellėsia e tyre koinēidonte me sytė e vajzės. Me petalet e hapura sikur kėrkonin tė shpėrthenin nga dėshira e lirisė. Dhe ja aty mė tutje ai djal i imėt, me ato vetullat e holla mbi shikimin e mprehtė, ecte rrugėve tė Vlorės atė Pranverė lirie.

***

Ishte Pranvera e 1945-ės, Pranvera e parė e lirisė. Hysniu ecte i rrėmbyer rrugėve sė Ēoles me njė hap herė entuziast e herė tė pezmatuar, tamam siē ishte edhe vetė ajo lloj lirie... qė njė popull e fiton pa ditur se ē’do bėj me tė. Por jo, nuk e kishte fajin liria, as bėmat e Hysniut nė ato kohė heroike. Ecjen e tij e mundonte ai takimi me atė vajzėn.

“Kėto vajzat e sotme ta kėpusin shpirtin, tani na mėsuan edhe modėn italiane dhe na i kanė nxjerrur pulpat jashtė... ē’pulpa tė mrekullueshme o Zot” mendonte, sikur tė ishte hera e parė qė vajzat tė turbullonin mendjen e njė djali. Mbase ishte hera e parė qė vajzat zbulonin pulpat nė qytetin e Vlorės por sigurisht qė shumė mendje burrash turbullonin edhe atėhere kur dilnin tė mbuluara kokė e kėmbė. Ishin pikėrisht kėto kombinime, turbullimi i njė burri nga vėshtrimi i njė vajze apo rrėnqethja e njė vajze nga fjala e njė burri qė bėnin detyrėn e natyrės ketu e mijėra vjet deri nė atė ditė kur Adami u njoh me Evėn nė atė kopshtin e mrekullueshėm tė Edenit. Dhe jam i sigurtė se pa Evėn ai kopsht do tė ishte skėterrė pėr Adamin.

Por kėto vajzat e lirisė kishin diēka mė tepėr, kėto kishin vetbesimin e shtuar nė njė kohė kur maskilizmi nxorri flucka atomike gjaku dhe kur gruaja u thirr tė marr mbi supe rolin qė kaq kohė i ishte mohuar. Pikėrisht ky takim me kėtė vajzėn e lirė trembte Hysniun, se me tė vėrtet ai mund tė ishte bashkėluftėtar me vėllain e saj por nė kėtė kohė lirie edhe ajo duhet tė jepte njė aprovim. Ashtu i tmerruar nga ky takim gjigand zemrash filloi tė shikonte pėrreth pėr tė hequr vėmendjen. Fundja si do mundej dikush tė mendohej vetėm pėr dashurinė kur pėr brijė ti njė botė e re luftonte pėr tė zėvendėsuar njė botė tė rrėnuar nga vjetėrsia e saj e hershme. Dhe luftra tė tilla mbase duan mė shumė pėrkushtim se sa njė dashuri, jo sepse dashuria ka mė pak vlerė por sepse dashuria ėshtė natyrale dhe e thjeshtė kurse pėr kėtė zėvendėsim botėrash kerkohet njė emancipim i gjėrė njerėzor, mbase edhe njė betejė vendimtare.

Ishin ato djersė burrash atė Pranverė lirie qė ta mbushnin zemrėn me gėzim. Materiale dhe vullnetarė me nga njė vegėl nė dorė shfaqeshin ēdo ditė nė kėtė qytet. Shikimi i tyre i vrarė ishte domethėnės. Aq i vrarė e i ashpėr ishte ai shikim sa edhe buzėqeshja e lirisė nuk mundej ta fshinte. Ky popull nuk donte kompromise por kėrkonte ndryshimin me ēdo kusht. Mbas kaq vjetėsh marrėzirash nė kėtė qytet trazirash kėta burra tė trondisnin me mundimin e tyre pėr ndėrtimin e njė botė tė re e tė lirė. Po ashtu si ai plaku, qė po nė atė qytet ngriti flamurin me ngjyrat e dashurisė dhe tė vdekjes qė kaq shumė do i shkonin ēdo lloj populli nė ēdo cep tė kėsaj toke.

Pėr brijė kėtyre ngjarjeve rruga e Hysniut vazhdonte drejtimin natyral, qė ēon tek pėrplasja gjigande e zemrės sė mashkullit me atė tė gruas. Megjithėse i habitur nga punėt dhe fletushkat e vulosura me drapėr-ēekanin qė e rrethonin, ai nuk rreshti. As qė mendonte nė ato ēaste se si do mundej tė jepte njė dorė ndihmė. “Burri pa gruan nuk ėshtė burrė, pra mjaft mė me kėto ndrydhjet.... ti po shkon atje qė t’i’a shkoqitėsh muhabetet, sot ėshtė dita e duhur.... vajte 22 vjeē shumė prite” i’a pėrsėriti edhe njė herė vetes dhe disi mė i vendosur e shpejtoi hapin.

Mė nė fund arriti tek qoshja e takimit, numėroi “njė, dy, tre...” dhe drejtoi sytė nga ana tjetėr e trotuarit qė tė shikonte pėr vajzėn. “E marrtė dreqi” pėrcolli nėpėr dhėmbė kur shikoi karrocėn me mushkėt pėrpara. Mėnjanoi qafėn djathtas pėr tė pasur njė shikim mė tė kthjellėt por e kotė, dhitė ishin vendosur nga mbrapa dhe pas karrocės vinin disa punėtorė tė armatosur me vegla, dėrrasa, hekurishte dhe ēdo gjė tjetėr qė mund tė nevrikoste njė djalosh me kėtė shikim tė orvatur.

Vuri gjoksin pėrpara, me njė guxim si ai qė merte nė kohėn e betejave, dhe vendosi tė ēante turmėn pėr tė dalur nė anėn tjetėr tė rrugės. Diku aty mes punėtorėve, veglave, kafshėve dhe pluhurave diēka filloi tė kapi shikimi i tij kėmbėngulės. Fillimisht njė shami kafe mbi flokun e drejtė, pastaj njė hundėz e vogėl saqė mezi dallohej. Pastaj vegla punėtorėsh dhe mė tej buzėt e fryra si ajo gonxhja disa ēaste pėrpara shpėrthimit tė saj nė lule. Hysniu i pushtuar nga kureshtja papritmas u gjend nė rolin e koleksionistit i cili mbledh me kujdes e pasion ēdo copė tė zbulimit tė tij.

Ata sytė e vajzės ishin pa dyshim triumfi i zbulimit. Ngjyrėn e tyre Hysniu nuk do mundej ta specifikonte kurrė, pėr shkak tė diskromatopsisė sė tij. Ai shikim dhe ata sy nuk mund tė pėrcaktoheshin nga njė emėrtim i thjeshtė ngjyrash. Aty fshiheshin Parajsa, Xheneti dhe Nirvana bashkė. Aty fshihej dhembshuria qė tė ngjall njeriu, kėnaqėsia qė tė ngjall fėmija, revoltimi qė tė shkakton jeta dhe epshi qė tė nxit vajza... aty fshihej njė grua.

“Mė nė fund sose” murmuriti Gjika dhe i hodhi njė pėrqafim tė ngrohtė bashkėluftėtari duke goditur pėrkėdhelazi shpatullat e Hysniut. “Eh po ja...” vazhdoi Hysniu diskutimin e shkurtėr me mikun e vjetėr duke mos e kthyer aspak shikimin nga vajza qė ishte bėrė shkaku i kėtij takimi. Ishte njė zakon shqiptar qė burrat mos shikonin nga gratė gjatė bashkėbisedimit. Nderi i detyronte burrat nė kėtė gjest, por kishte edhe raste qė hezitonin tė shikonin femrat nga njė ndjenjė e ēuditēme qė i ngjante frikės. Kėshtu mund tė shpjegohen edhe fjalėt e matura mirė apo tė qendisura bukur qė burrat shumė herė zgjedhin nė parninė e femrave pavarsisht se nuk e ēojnė shikimin drejt tyre.

Faktikisht, ky lloj takimi nuk i pėrputhej kodit tė nderit tė deriatėhershėm ku zakoni kėrkonte djaloshin tė vizitojė shtėpinė e vajzės me njerėzit e tij mė tė afėrm pėr tė provuar kafenė e mikpritėsve qė zakonisht pėrgatitej dhe shėrbehej nga vetė vajza e cila kishte radhėn pėr t’u martuar. Gjika dhe motra e tij e kishin humbur shtėpinė nėn flakėt e Italianėve kurse Hysniu jetim ende nuk e dinte se si kishte vajtur fati i dy motrave dhe vėllait tė tij qė i kishte lėnė fare tė vegjėl nė Pezė kur ai vendosi t’i bashkohet forcave partizane. Ajo luftė, me veprat dhe rezultatet e saj, do e ndryshonte jetėn dhe psikologjinė e njerėzve pėr gjithmonė, jo vetėm nė Shqipėri por mbi gjithė planetin.

“Kjo ėshtė motra ime qė tė pata folur” do thoshte Gjika “e quajnė Polena” vazhdoi ai pasi kishte marrė mbi supe peshėn e prezantimit. “Po, sigurisht... e njojta me tė parėn” i’a ktheu Hysniu dhe tentoi pa sukses tė kafshojė gjuhėn e vet nga frika se me fjalėt e tij diēka kishte prishur. “Gėzohem” u pėrgjigj Polena dhe uli kokėn poshtė sėrisht. Shikimi i saj i shtangur e i turpshėm mbulonte mendjen e saj lozonjare ku mendimet rrjeshtoheshin e ndroheshin radhazi ashtu si trafiku i makinave nė qytetet amerikane. Faktikisht ajo veē tė tjerash po pyeste veten nėse ky Hysniu me kėtė ballin dhe hundėn e ēuditēme pėrbėnte burrin ideal tė ėndrrave tė saj tė gjata. Pas njė shikimi tė dytė vjedhacak morri njė vetkomandė qė tė seriozohet dhe tė shikojė realitetin, pėr tė nuk kishte mė shpresė tjetėr. Aq mė tepėr tani qė apo i afrohej moshės njėzetė e tre vjeēare.

Hysniu nga ana tjetėr mundohej te gjejė lidhje midis Polenės dhe Helenės sė Trojės.... “ē’koinēidencė” mendoi “Polena, tamam si Helena”. Pastaj abstraksioni i tij arriti deri sa tė hedhė poshtė Helenėn pėrpara Polenės. “Jo” do tė vazhdonte ai, “nuk ka nxjerrur ndonjėherė Greqia njė vajzė kaq bukuroshe e bardhoshe sa Polena”. Me njė sens realiteti filloi tė korrigjojė pikėpamjen e tij rreth Polenės, “dhe unė kisha frikė se do mė hante kjo vajza e lirisė... mbase liria po mbulon gjithė Europėn e Vlorėn” mendoi “por nuk e paska prekur ende kėtė vajzėn himariote”. I zhytur nė kėto mendime ndjeu njė si keqardhje duke parė atė bukuri tė radhė femėrore tė mbuluar kokė e kėmbė me ngjyra tė errėta. “Jo, nuk ėshtė e mundur” burburonte ai “do i blej njė fustan tė bukur me lule e pak tantellė dhe njė palė ēorape tė bardha, qė tė ndriēoj si Hėna”. Sigurisht qė as kaloi nė trurin e tij mendimi qė Polena t’i ngjante disa vlonjateve tė asaj kohe qė kishin filluar tė nxirrnin pulpat jashtė. Ai donte tė mirėn e Polenės, donte t’a ē’lironte dhe t’a moderonte atė, por kjo zemėrgjerėsi e tij dhe ky lloj lėshimi ngjante me njė moderim fshataresk.

Aty ku mendimet e dy tė rinjėve ndroheshin si njė trafik makinash, Gjika vendosi t’i lėj pak ēaste vetėm me pretekstin se po shkonte tė takojė njė shok. “Po shkoj pak tek Koēoja se banon kėtu pėrballė” pėshpėriti ai duke goditur njėkohesisht shpatullat e dy tė rinjėve me njė ledhatim sikur donte t’iu jepte kurajo dhe zemėr. Hysniu, pėrtypi kafen me rrėmbim duke marrė guximin pėr tė thėnė fjalėt magjike. “Tė ka thėnė Gjika si janė punėt, t’a ka rrėfyer dėshirėn time” do shprehej ai dhe mė tej u vu nė pritjen e pėrgjigjes magjike. “Po” i’a ktheu Polena e skuqur nga turpi dhe vėshtirėsia pėr t’u shprehur. “Edhe...” do pyeste Hysniu me njė zė tė pezmatuar. “Besoj se nuk ėshtė mendim i keq” ishte pėrgjigja magjike e Polenės.

Gėzimi i Hysniut tashmė nuk fshihej mė, ai nga njė kėmbėzvarritur i mėngjesit ishte kthyer nė triumfuesin e mbasdites. Ai ndjehej si princ tashmė, i gasthėm pėr beteja dhe aleanca tė reja. Faktikisht kishte filluar njė luftė brenda tij, ajo midis njeriut tradiconal e modest dhe ajo midis tė riut tė revoltuar dhe emocionuar qė kėrkonte me ēdo kusht tė gjente njė mėnyrė se si t’i afrohej kėsaj vajzės sė ndrojtur. Dhe nuk kishte rėndėsi pėr tė qė vajza ishte e ndrojtur, ai donte t’i afrohej asaj sa mė afėr sikur ta njinte prej vitesh... ai mbase do donte edhe ta puthte njėēik atė, mbase edhe ta ledhatonte.... ndjenjat e tij ishin tė paqarta.

Ishte kjo njė dashuri e shikimit tė parė pėr kėtė vajzė tė mrekullueshme me tė cilėn Hysniu besonte se ndante tė njėjtat ndjenja nė ato ēaste... biles mendja e tij shkonte aq larg saqė ishte i sigurtė se Polenėn vetėm turpi dhe morali e ndalonin qė tė mos i hidhej Hysniut nė qafė. Pavarsisht se pėrgjigja e Polenės jo qė nuk ishte magjike por ishte njė rezultat i ngjashėm me ato produktet e metalurgjikut, qė do ndėrtohej disa vite mė vonė. Fillimisht nxirrej si mineral nė Krastė, pastaj u ngarkonte nė kamiona pėr tė vajtur nė Elbasan, pastaj u sitonte mirė pėr tu pastruar nga balta dhe dherat, pastaj u hidhte nė kalda pėr t’u ndarė metalet midis tyre, mė tutje dilte njė material i cili mė vonė digjej e saldohej sėrisht sipas porosisė dhe nė fund eksportohej jashtė Shqipėrisė me tjetėr emėrtim dhe markė.

Hysniu kishte tė drejtė kur mendoi se “liria nuk kishte prekur ende kėtė vajzėn himariote”, por ai nuk kishte tė drejtė kur mendoi se vlonjatet e tjera qė kishin nxjerrur pulpat jashtė ishin tė lira. Pikėrisht kjo mungesė lirie shtynte vajzat e asaj kohe tė jepnin kėsisoj “pėrgjigjesh magjike” me kėtė nivel shpejtėsie. Dhe nuk dukej kjo mungesė e lirisė tek konfrontimi i pėrgjigjes sė Polenės me shijet e saj rreth ballit dhe hundės sė Hysniut, se fundja fundit nuk do i merrte mė shumė se njė javė qė ta shikonte me tjetėr sy pamjen e Hysniut... ai ball do tė tregonte ēiltėrsi kurse ajo hundė do tregonte xhentilesė dhe personalitet... po fundja ē’rėndėsi do kishte balli edhe hunda e Hysniut pėrpara shikimit tė tij pushtues kundrejt Polenės.

Jo, nuk gjendej aty burgosja e njė gruaje. Faktikisht nuk mund ta quash burgosje kėtė natyrėn femėrore.... ėshtė diēka tjetėr, ėshtė njė ndjenjė e fortė pėr tė dashuruar akoma edhe kur dashuria dhemb, ėshtė njė ndjenjė pėr t’u bėrė nėnė edhe kur ke tre fėmijė por do edhe njė akoma, ėshtė njė ndjenjė pėr t’u bėrė grua edhe kur kjo kėrkon durim a pse jo edhe nga njė shuplakė fytyrės, ėshtė njė moral pėr tė qėnė nusja e vjerės, ėshtė njė detyrim pėr tė qėnė motra e vėllait... ėshtė njė universitet pa diplomė, ėshtė njė karrierė pa krye.... dhe nė fund.... ēfarė fiton nė fund?

***

Tė nesėrmen u shtruam tė hajmė drekėn. Njė drekė e majme qė asnjė lidhje nuk kishte me ushqimin tim nė Itali, dukej sikur gjithė ato vite eksperience tė nėnės nė kuzhinė ishin derdhur pikėrisht mbi atė tryezė. Ē’ėshtė e vėrteta u ndjeva disi i pavolitshėm me mendimin se duhet tė rrufisja gjithė ato pjata. Mbase nuk kisha dėshirė pėr asgjė nė ato momente, ishte njė brengė brenda meje. Njė mister i pazgjidhur qė rrethonte atė vazon vegimtare po mė shqetėsonte.

Si ėshtė e mundur, njėzet dhe tre vjet, njė jetė e plotė... i lindur dhe i rritur nė kėtė shtėpi dhe nuk e di ē’pėrmban ajo vazo... as nuk e mbaj mend nėse unė e gjeta vazon nė kėtė shtėpi apo vazoja erdhi pas lindjes time.... dhe pse duhet kjo vazo gjithmonė tė jetė e mbyllur mirė nė atė dollap dhe atė qoshe tė fshehur tė qilarit. E pata pyetur mamin para se tė iki nė Itali dhe mė tha “kur tė kthehesh do tė them”, e kisha pyetur edhe para se tė shkoj nė gjimnaz dhe mė kishte thėnė se do ma tregonte kur tė mbaroj gjimnazi... e kisha pyetur edhe nė klasėn e shtatė dhe mu pėrgjigj se isha ende i vogėl, njė herė biles u mundova tė vjedh nga gardėroba e saj ēelsin e atij dollapi dhe mė zuri brenda momentit dhe nervat e saj mezi fshiheshin. Jo s’ėshtė e mundur... gjithė kjo betejė pėr njė vazo, duhet ta zgjidhja kėtė mister se ndryshe do mė mbysnin vegimet e ėndrrat qė pak ndryshim kanė nga fiksimet.

“Tė lumshin duart, na kėnaqe pėr Zotin” provova njė herė lajkat, qė me tė vėrtet i meritonin duart e asaj gruaje aq tė lidhur me gatimin. “Uh ē’ėshtė kjo modesti... sat’ėme po i flet” ma ktheu me njė buzėqeshje e shikim tė thjeshtė qė brenda fshinte njė zemėr sa njė mal, mbase edhe mė tė madhe. “I’a bleva mendjen”, mendova nė atė ēast dhe u hodha direkt e nė sulm... “Po atė qilarin kur do e pastrojmė ?” ishte pyetja ime. “Po prit more derėbardh se sa proftase, shplodhu njė herė” mu pėrgjigj prerazi. Po unė nuk mund ta lija muhabetin pėr gjysėm, nuk duroja mė vegullitė dhe misteret e vazos... ky muhabet duhej tė zgjidhej njė herė e mirė. “Jo pėr gjė” i thash “por ai dollapi kishte zėnė pluhur dhe ėshtė vjetėrsuar aq shumė dhe nuk e di pse e mbajmė akoma.... edhe atė vazon brenda pse nuk e vendosim diku kėtu nė dhomėn e pritjes, nė ēdo shtėpi antikat i vėjnė nė dhomėn e pritjes... nuk i fshehin nėpėr qilarė”.

Mė hodhi njė shikim tė veēantė e keqardhės sikur tė mendonte “ē’tė duhet more i shkret me atė vazon” dhe unė pikėrisht ngase e kuptova pėrmbajtjen e atij shikimi nuk ndalova dhe si manjaku qė kėrkon tė dij se ku ndodhet droga e tij ngrita zėrin “tė lutem, mė thuaj mė ne fund ēfarė ka ajo vazo, dua ta di ēfarė fshihet aty brenda, jam edhe unė banor i kėsaj shtėpie, anėtar i kėsaj familje... a mė kupton dot, kam nevojė tė mėsoj se ē’fshihet aty”. “Mjaft” mė tha me njė ton kėmbėngulės, “mjaft mė, egzistojnė gjėra qė ty s’kanė ē’tė duhen”. “Jo, nėnė nuk ėshtė astu... unė jam rritur tashmė dhe duhet tė di se ē’mė rrethon.... jam bėrė burrė dhe sa herė shikoj vazon mė zėn rrėnqethja, njė frikė e mistershme pėrshkon trupin tim... sikur tė mos jem unė, sikur tė jet dikush tjetėr, sikur tė jet njė fėmi i vogėl qė pėrrallat me shtrigėn e kanė matufepsur... kam nevojė ta di se ē’fshihet aty, a e kupton?”. “Aty fshihet vdekja” bėrtiti ajo dhe hodhi pėr tokė mbulesėn e tavolinės, “treten gjyshėrit e tu aty” vazhdoi dhe e zunė tė qarat.Sytė me lotė mu mbushėn edhe mua pa kuptuar saktėkisht se ē’kishte ndodhur. Sa herė bėhet fjalė pėr vdekjen ndrydhet zemra e njeriut, akoma edhe burri mė i fortė kthehet nė foshnjen e trembur kur dėgjon pėr vdekjen aq mė tepėr pėr njė vdekje brenda shtėpisė sė tij, njė vdekje qė fshihet nė qilarin e tij nė njė vazo vegulluese.

Megjithatė bėra ē’ishte e mundur qė ta qetėsoj. U ula pėr tokė, e pėrqafova pėr pak dhe pastaj i’a kapa gjunjėt si pėr t’i dhėnė kurajo... “Ne nuk kishim lekė atėhere i kishim humbur tė gjitha tek piramidat” filloi ajo tė tregonte me njė zė po sa tė ngjirur ashtu edhe tė dridhur “as tokė nuk kishim qė tė preheshin prindėrit e mi, ti ishe nė klasė tė pestė atėhere dhe nuk ishe nė shtėpi dhe erdhėn ata harbutėt e komunales me njė djal tė ri nga bashkia dhe na thanė hajdeni merrni ata pleqt se ne nuk kemi mė vend pėr tė varrosur tė rinjtė... ēfarė pleqsh i thash se nuk e kuptova ku e kishin fjalėn.... ata pleqt tek varrezat Sharrės, ka dalė lajmėrimi tek TVSH-ėja kėtu e shumė javė, duhet tė paraqiteshit nė zyrat komunale... gjejuni njė vend sa mė shpejt tė mundeni se varrezat janė mbushur plotė dhe kėrkojmė vende tė reja, ligji bashkiak numėr KL dyqind e njėzet e shtatė na autorizon qė tė ē’varrosim tė gjithė ata qė janė varrosur nė njė periudhė kohore prej dhjetė ose mė shumė vjetėsh, varimi i tyre bėhet ēėshtje familjare ose pėrndryshe do digjen eshtrat e tyre me urdhėr bashikak”. I’a fshiva lotėt dhe e pėrqafova pėr t’i ndaluar ethet.... “ju jeni ēmendur” vazhdonte rrėfimin “njeriu njė herė varroset.... dhe ai shkurtabiqi mė bėrtiti, moj shoqe po vriten tė rinjtė ēdo ditė nuk kemi vend pėr babagjyshėt e kalbur, hajde merri vet mos tė t’i hedhim nė Erzen... aty u acarova aq shumė e nuk durova mė, kėta qelbėsirat e partive edhe me vdekjen e popullit tallen nuk lash fjalė pa i’u thėnė.... ju e vratė popullin ju qelbėsirat e kalbura me dhembėt e gjakosura pėr pushtet, ju po hiqni pleqt nga varret, ju po vrisni rininė, dhe ata qė i latė tė gjallė i syrgjinosėt aq larg... i’a u pretė dashuritė nė mes ju vampirat e ndyrė... politika juaj e ndyrė na i ka kthyer sheshet e Kombinatit nė pėrkujtimore... aty ku dje loznin fėmijėt sot i prihet lapidari i bukur nga shoqėria... ikni mu zhdukni qelbėsira”.

U indinjova aq shumė nga rrėfimi i mamas time sa qė nė ato momente mendoja edhe unė pėr kėta qelbėsira qė qelbėsinė e tyre e fusnin gjithandej. Kalbėsia e tyre duket nė fjalimet e tyre dhe shtrihet mbi ēdo institucion shtetėror, mbulon radiot e televizionet, shtrihet nė biznes apo mafie, shtrihet nė muzikė, art edhe sport, infekton ēdo aspekt tė jetės dhe krijon krimba tė vegjėl qė ēajnė ēdo organ tė trupit duke e kalbur, tamam siē kishte kalbur varri ata tė dy pleqtė.

Por mami im mė nė fund kishte gjetur mundėsinė qė tė shfryhej diku dhe tė nxirrte dhimbjen e gjithė kėtyre viteve dhe askush nuk e ndalonte mė tregimin e saj. “Por ata ndyrėsira qė me sistemin e tyre mė kollaj shkatėrronin se sa ndėrtonin nuk ma bėnė tė gjatė, brenda javės mė erdhi njė idiot dhe me arrogancėn mė tė madhe me tha, hė moj ti, ty do tė pres unė dhe mė la nė dorė kutinė me hirin e dy prindėrve tė mi... unė e pash atė kuti tė zezė e tė ndryshkur dhe e kuptova se diēka e keqe ishte brenda... truri im u stakua pėr njė ēast, njė hije e zezė ma mbuloi shikimin e dritėn, o Zot i madh mendova, ē’bėra, i lash kėtyre ndyrėsirave tė pabesė e pashpirt tė djegin eshtrat e prindėrve tė mi...o Zot mė fal, mė fal o Zot qė u bėra bashkėpunėtore e tyre, u ndjeva me tė vėrtet fajtore se dikur edhe unė e lash babin tim vetėm... mbase do duhej tė kėmbėngulja qė ta prekja pak botėn e tij dhe kur ai qeshte hipokrizisht e mė thoshte shko se ke foshnjen pėr tė parė unė duhet tė kėmbėngulja, tė rija aty e mos tė lėvizja kėmbė, vdekja e mamasė e kishte vrarė nė shpirt dhe e vrau edhe fizikisht”.

“Si ishte puna” e pyeta unė pasi mu rit kureshtja dhe kuptova se ai ēifti qė rrethohej nga zambakėt tek vazoja ishin dy gjyshėrit e mi, Hysniu dhe Polena. “Po ja ai vdiste pėr mamanė, akoma edhe nė atė moshė tė kaluarė ai e shikonte atė sikur tė ishte njė vajzė e re qė me pasion e gjimonte nga mbrapa, i rinte aty ditėt e fundit tė jetės dhe nuk qante si ne kalamajtė, jo nuk qante fare, i fliste asaj sikur nuk kishte ndodhur gjė, sikur nuk ishin nė spitalin ushtarak por sikur ishin ulur aty tek kopshti i tyre i vogėl tek rruga Petraq Leka... po Lena, patjetėr Lena, sigurisht Lena... pėrgjigjej nė ēdo kėrkesė tė saj, e ushqente dhe i’a mbėshteste kokėn mbi krahėt e vet me kujdesin mė tė madh sikur po mbante njė zog tė vogėl dhe jo atė grua qė dikur nga nervat e tij e shtrėngonte prej krahu me forcė... por edhe nėna nė ato ēaste tė vėshtira e kuptoi se sa shume ai e kishte dashur njė jetė, se si njė jetė ai e kishte parė si vogėlushen e vet dhe pėr tė gjitha kėto ajo nėnė me atė shpirt sa njė mal i’a falte Hysniut tė vet ēdo mėkat”. Me kėto fjalė tė nxjerrura nga goja e mamit mu mbushėn sytė me lotė pėrsėri, nuk mė trembte mė hiri i vazos nė atė cep tė qilarit, as qė e kisha mendjen aty, unė doja tė dėgjoj mė tepėr pėr gjyshėrit e mi.

“Dhe kur mamaja vdiq, i krehur dhe i rruajtur nėn kostumin e zi dukej si njė ėngjėll vdekjeje, nė atė takim tė fundit me Lenėn e tij tė dashur fshehu ēdo njollė pikėllimi dhe ēdo pikė ankthi, fytyra e tij dukej aq e bukur dhe e hijshme... sikur po shkonte nė martesė dhe burrėria e tij e radhė tregonte njė seriozitet, ky ishte takimi i tyre i fundit dhe ai ruajti seriozitetin mė tė madh, sigurisht qė bėri ē’ishte e mundur t’i japi mamasė kurajo nė udhėtimin e saj tė gjatė, por kur balta mbuloi trupin e saj dhe u sigurua qė Lena e tij nuk e shifte mė atėhere ai shpėrtheu nė lotė e tė qara sikur nuk ishte ai burrė qė kaq bukur e luajti rolin e tij deri nė fund, ai ish-kolonel u kthye tashmė nė njė foshnjė qė e ndan nga gjėja qė do mė shumė, u mbyll qysh atėhere tek banesa e tij tek Petraq Leka dhe mė kush nuk mėsoi gjė pėr tė, kalamajtė e lagjes e shikonin nganjėherė kur dilte pėr tė mbledhur ndonjė domate tek baēja e tij dhe thėrrisnin doli gogoli, por ai nuk dėgjonte thirrjet e tyre ai dėgjonte telefonin, e hapte dhe i thonin zoti Hysni, Polena ėshtė shumė mirė nesėr do dali nga spitali, mezi priste kur shkoja unė dhe mė thoshte do dali vogėlushja ime nga spitali, ai pothuajse e kishte harruar se ajo grua ishte pesėdhjet e nėntė vjeēe kur vdiq dhe ishte njė vit mė e madhe se ai, pastaj i thoja baba vajta i ēova disa trėndafilė tė bardhė tek varri dhe ai mė thonte bravo tė keqen babi duke mohuar brenda momentit atė lajm tė mirė qė sapo kishte dėgjuar nė telefon, atė lajm e dėgjonte ēdo ditė dhe bėhej gati duke zgjedhur kostumin e tij mė tė mirė qė tė dali tė presi mamin ashtu si atėhere kur e priti nė Vlorė, por nė tė vėrtet asnjėherė nuk doli mė nga ajo banesa e tij tek Petraq Leka pėrveēse atėhere kur i ra paraliza e parė, pastaj i ra njė paralizė tjetėr, pastaj i’u shpif kanceri nė mushkri dhe ēfarė mbeti nga ata tė dy prindėr, ēfarė mbeti nga ajo bukuri e radhė e mamasė time.... ja, ajo vazoja qė i’a u bėri dhuratė dajė Gjika kur u martuan dhe ai hiri qė shtova unė mė vonė, ēdo gjė u bė hi o biri im”.

***

Polena kishte mbėshtetur kokėn mbi kraharorin e Hysniut, qetėsinė e kėsaj nate tė kėndshme nuk mundej ta prishte askush. Hysniu thithte cigaren, me dorėn e tij pėrshkonte flokėt dhe shpatullat e Polenės dhe sa herė mbaronte thithjen apo fryrjen e tymit gjente ndonjė shprehje tė bukur pėr t’ia dhuruar nuses sė tij tė re, dhe kur i mbaronin shprehjet e bombardonte me puthje, dhe kur mbaronin puthjet e pėrqafonte fortė.

“Ē’natė e bukur, sa mirė do ishte tė mos mbaronte kurrė” pėshpėriti Hysniu me njė zė tė avashtė sikur nuk donte tė prishte atė qetėsi tė mrekullueshme vere. “Po, vėrtet” i’a ktheu Polena e mbushur me lumturi dhe shumė nostalgji dhe emocione. Ky muaj mjalti kishte qėnė kampion nė shfaqjen e ndjenjave, Polena ndjehej shumė e lumtur dhe e dashuruar me burrin e ėndrrave qė mė nė fund ajo e kishte gjetur .... “ah, sikur tė ishte edhe babai im kėtu, tė mė shifte qė u bėra edhe unė nuse, tė mė shoqėronte tek burri im dhe tė na jepte kėshilla prej babai dhe tė na uronte fatmbarėsi” mendonte Polena dhe pika loti ranė nga sytė e saj kur kujtonte tė gjorin baba. “Pse tė ikin njerėzit qė duam, pse tė mos i shikojmė ēdo ditė, pse tė vdesin?” do pyeste Polena Hysniun nėn tysninė e atyre ēasteve nostalgjike. Burri i saj u befasua nga ajo pyetje pak e pavend pėr momentin. Edhe ai jetim ishte por preferonte tė mos mendonte gjatė pėr tė tilla diskutime, u prek pak me melankolinė e Polenės por u mundua tė mos i’a shtoj shqetėsimin. “Dashuria jonė nuk do vdesi kurrė”, u pėrgjigj ai. Polena pas njė psherrėtime tė ēastit i’a ktheu “mos ji naiv ēdo gjė ka fund, njė ditė vjen fundi pėr tė gjithė edhe tė gjitha... tė them tė drejtėn kam kureshtje ta shikoj fundin me sy dhe ta pyes hė ēfarė do, eja mere” Hysniu qeshi pak nga kjo mufka e nuses sė tij dhe i tha “afroje pak veshin se mos na dėgjojnė fantazmat”, Polena nuk duroi dhe filloi edhe ajo sė qeshuri... “hė afrohu mos kij frikė” vazhdoi Hysniu, Polena i hodhi njė shikim tė ėmbėl dhe afroi veshin ngadalė pėr tė dėgjuar se ē’do i thoshte burri i saj i dashur dhe ai nuk e zgjati shumė kishte gati njė orė qė donte t’i thonte ato fjalė dhe mė nė fund erdhi momenti “dėgjo shpirt” i thoshte “hajde tė shkojmė tek dhoma lartė dhe tė shijojmė njė natė pa fund”.



nga Kryeplaku