Kete ma cuan ne facebook, po e share ketu me ju. Jam e sigurte qe te gjithe kush i perket ketij brezi i perjetoi pak a shume te gjitha c'a jane shkruar ketu.
Nostalgji Adoleshence-Brezi 1975-1985
Ka pas qen njoni qe shiste akullore dhe gerthiste: Akullore me kajmak krem e cokollat, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.Dhe kur ta blejshin akulloren (kuptohet per raste festash) ja futshe vrapit per nshpi qe ta shijoje avash avash.
Shkojshe me ble buk ne perfundoje mshpi me gjys buke se fillote lagjja: na tja fus nji cap.
Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra.
Ke Its my life e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, its my life
Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz.
Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen
shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj

po e para fare ama!!
andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese me e tregu me krenari
Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin? Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti Cfare keni ngrene per mengjes? dhe njeri qe u pergjigj: Mish, mėsuese. Gjithė klasa e qeshi tė shkretin
Kurse atė qė tha bukė me ēaj se pėrfilli njeri.
Ju kujtohen akulloret EVGA? Ah, ato frigoriferėt e bukur. O ma, ēfarė ka aty te ai frigoriferi? (A thua se se dinim.) Mish tė ngrirė, tė keqen mami. Hajde, ikim.
Xixellonjat. Sa bridhja per ti kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin.
Ne jemi brezi i fundit qė kemi bėrė dituri makinash dhe qė kemi pasė fatin tė dėgjojmė shprehjen a tta saldoj zysha i katėr?
Po aranxhata vapik? Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur, e shkulshim me dhom cepin e qeses dhe e thithnim si biberon
Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte sezonit ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte Cer vapiku mre, tani seshte me per vapik, eshte per vape-hajde. Une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje
.une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte
ah, ta kisha bere me uje me mire dreqin.
Po leng trendafili keni pire ju? Bohesh me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. -Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, ska shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po.rdhe
-ku ma gje tė vijnė erė pordhė por svijnė erė hiē
hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqerr e mblidheshin kalamanjte e lagjes me jep nje kac, te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer
Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat.
Ej, po pesmetditshin e pushimit nė plazh nė ato kabinat njė dhomė e njė aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe tė shplamen me ujė shishesh? Dhe tė lymen me domate e me kos?
Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer. I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.
Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin me te medhenjte topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente! Po pra, e pelqente
Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?-O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre ... Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort
Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash. Apo nuk e keni lujt?
Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht
jam ari gjuetari, ari peshkatari Do ha mushtin e do pi mishin ...Ditelindja e Pinokut...
Kush si ka perdor nanjehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren
Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane hajshim
.
ku i lanim kėmbėt e? me zorrė, nė haletė allaturka, ku tjetėr?
po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianė qė vlonin nė atė kohė?Si kemi qen tgjith isoj
edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken
dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat
Po po, hec e tu thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit
.koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.
Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe mi kishit zhul deri ne rreze?
I mbani mend si na therrisnin: -Blendi! Hajde brenda.
-Po edhe pak o ba
-Hajt se filloi fimi me herkulin
-Yyyyy filloi fimi
dhe u shperndashim te gjithe..
Ne ishim te paret qe pame Hirushen dhe Borebardhen ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu
.turqisht. O Ēiēķ, o pasha.
Po kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene tarrite qumshti deri ke brryli? Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin mven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, qe gerthiste sa ja kishte ne koke: akuuullloooorreeeeeeeeeeeeeeee; se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, na pikojshin qamet...
raqi, raqi - kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash, shkopa xinkthi
topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat
me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim
ato therrisnin me te madhe
i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen Turbo-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca,
Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).
Na thotė zhulc po ne jemi krenarė se jemi brezi i parė qė filloi tė lahej edhe tė mėrkurėn, megjithėse na bėrtisnin tė mos e zbraznim depozitėn e ujit.
respekte, per brezat poshte viteve 80
..
Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja qė thoshte Jetė makabre, pa pikė intimiteti! dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as ēfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine
Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune
Eli Fara te ai konkursi me kenge popullore kendonte 25 gershetat dhe fitoi nje manjetofon Sherebel.
Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
Brezi qe e ka pare Rambon dhe Terminatorin turqisht.
Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke HILAL.
Sallami tophat (mami sallami)
Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace):
Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen Ooo Xhimi Xhimi nga Madona HAHAHAH
Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?
E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami: mos dil ha i her buken nshpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?
Jeta rreth nesh, Trupi e Shendeti
Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi moderrn, e masanej nje hap prape ke kanocja kur ska uje.
Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar? Ne ferra usta! Usta u bene gati?! (Arushi qe kerkonte babane)
Po celsi mqafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria? Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe zevendesu ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit. Se kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se cduhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.
Krijoni Kontakt