Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 78
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    E c'beri Kulufi apo Kullufi . U get c'a po them. Lol
    per nji" l" qe ti i heq,

    per 9 muj,

    bohet nji qun i huj

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    wow nuk isha adoleshente atehere por shume nga kto gjera i mbaj mend dhe pse isha shume e vogel!!!

    Ajo e cumcakizit nje here eshte nam fare! Na kishte derguar daja nga amerika cumcakize dhe e coja ne gote me uji ne dark qe ta haja diten tejter. Mami me bertiste lol
    kur me shikonte ndo nje shoqe qe haja cumcakiz me kerkonte ti jepja cik (nga goja!!!!) lool

    dhe xixellonjat sa here vinim ne shqipri rrinim me gjitonet jasht naten per ti kapur.

    loznim hapa dollapa naten me gjith lagjen ne fier dhe na dukej adventur e madhe qe rrinim jasht pas ores 9-10 e nates (sidomos per mua qe isha 5 dhe vllai ishte 9). Mamat rrinin llafoseshin te shkallet duke pasur dhe mendjen nga ne

    buka me vaj&krip ose vaj&sheqer sa mire qe shijonte!!!! loznim ne lagje zbathur me buken ne dore dhe u jepnim te gjithve qe kerkonin

    Sado qe jetova pak vite atje, kam me shume memorje nga shqipria nga ca mendoja!!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    dea,

    perktheji njicik kto lojrat e tua, ...lol

    ca krahine luheshin?
    Ne fakt cakcuke luhej me shume nga femrat lol.
    E mo ka qene nje si cope druri me nje gozhde ngulur ne te me maje te mrehte lol. E quanim cakcuke.
    Dhe hooooooopa perpjete cakcukja dhe ngulej ne toke. E ngulje me levizje te ndryshme te dores. Duhej ta ngulje vertikal lol, se ndryshe hehee, ngelje. Donte zotesi dhe ajo pune. Mua si gjithmone s'me ka munguar zotesia. E tmerrshme kam qene per lojera.
    Feelings change - memories don't.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    e paske pas llafin per loje me pinca mi dea
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    ps. veze te fresketa te rrahura me sheqer hante njeri apo vetem gjyshja ime ishte weird qe na i jepte?????? tani qe e mendoj eshte grossss lol

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    e paske pas llafin per loje me pinca mi dea
    Cakcuke tingellon me bukur.
    Feelings change - memories don't.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Cakcuke tingellon me bukur.
    po eshe me sexy.////

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #58
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Kete ma cuan ne facebook, po e share ketu me ju. Jam e sigurte qe te gjithe kush i perket ketij brezi i perjetoi pak a shume te gjitha c'a jane shkruar ketu.


    Nostalgji Adoleshence-Brezi 1975-1985




    1) Ka pas qen njoni qe shiste akullore dhe gerthiste: Akullore me kajmak krem e cokollat, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.Dhe kur ta blejshin akulloren (kuptohet per raste festash) ja futshe vrapit per n’shpi qe ta shijoje avash avash.



    2) Shkojshe me ble buk ne perfundoje m’shpi me gjys buke se fillote lagjja: na tja fus nji cap.

    3) Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra.

    4)Mu kujtu nje e forte me Hilalet. Ne qofte se keni kalu andej nga banka, atje ku ka stacionin autobuzi qe vjen nga kombinati per ne kinostudio, dhe keni degjuar nje cerr te vogel te bertasi “HIIIIIILAL! 100 lek copa! HIIIIIILAL! 100 lek copa” ai isha une. Perdite e perdite pas shkolle t’u bertit HIIIILA 100 lek copa. Kur nje dite, ne klase, sa mbaroi ora e trete e mesimit, para fillimit te pushimit te gjate, ndjeva nje clirim qe e ndjeja gjithmone ne kete ore, nje nga ato clirimet qe jane aq te kendshme sa qe shoqerohen me ndonje pordhe. Vetem se ne vend te pordhes, me shpetoi goja dhe bertita HIIIIILAL 100 lek copa! Nejse mo, pata aq turp edhe aq frike se do ma ngjitshin emrin Hilali ne klase pas asaj, po bereqarvers, po t’ma vinin mua emrin Hilal, Xonit duhet t’ia vejshim Banana, Mandit Faraluledielli, ndersa Eltonit Paqeta Cumcakiza. Fukarallek hesapi, solidarizim.

    5) Ke “It’s my life” e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh “Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it’s my life”

    6) Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz.

    7)Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen…shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj …po e para fare ama!!…andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese me e tregu me krenari…

    8) Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin? Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti “Cfare keni ngrene per mengjes?” dhe njeri qe u pergjigj: “Mish, mėsuese.” Gjithė klasa e qeshi tė shkretin… Kurse atė qė tha “bukė me ēaj” s’e pėrfilli njeri.

    9) Ju kujtohen akulloret “EVGA”? Ah, ato frigoriferėt e bukur. “O ma, ēfarė ka aty te ai frigoriferi?” (A thua se s’e dinim.) “Mish tė ngrirė, tė keqen mami. Hajde, ikim.”

    10) Xixellonjat. Sa bridhja per t’i kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin.

    11) Ne jemi brezi i fundit qė kemi bėrė dituri makinash dhe qė kemi pasė fatin tė dėgjojmė shprehjen “a t’ta saldoj zysha ‘i katėr?”

    12) Po aranxhata vapik? Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur, e shkulshim me dhom cepin e qeses dhe e thithnim si biberon…Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte “sezonit” ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte “Cer vapiku mre, tani s’eshte me per vapik, eshte per vape-hajde”. Une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje….une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte…ah, ta kisha bere me uje me mire dreqin.

    13) Po leng trendafili keni pire ju? Bohesh me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. -Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, s’ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po.rdhe…-ku ma gje tė vijnė erė pordhė por s’vijnė erė hiē

    14) hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqerr e mblidheshin kalamanjte e lagjes “me jep nje kac”, te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer
    Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat.

    15)Ej, po pesmetditshin e pushimit nė plazh nė ato kabinat njė dhomė e njė aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe tė shplamen me ujė shishesh? Dhe tė lymen me domate e me kos?

    16) Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer. I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.

    17) Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin “me te medhenjte” topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente! Po pra, e pelqente… Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?-O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre ... Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort

    18) Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash. Apo nuk e keni lujt?

    19) Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht…“jam ari gjuetari, ari peshkatari Do ha mushtin e do pi mishin” ...Ditelindja e Pinokut...

    20) Kush s’i ka perdor nanjehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren…Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane hajshim….

    21) ku i lanim kėmbėt e? me zorrė, nė haletė allaturka, ku tjetėr?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianė qė vlonin nė atė kohė?—Si kemi qen t’gjith isoj…edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken…dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat…

    22) Po po, hec e t’u thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit….koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.

    23) Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m’i kishit zhul deri ne rreze?
    I mbani mend si na therrisnin: -Blendi! Hajde brenda.
    -Po edhe pak o ba…
    -Hajt se filloi fimi me herkulin…
    -Yyyyy filloi fimi…dhe u shperndashim te gjithe..

    24) Ne ishim te paret qe pame “Hirushen” dhe “Borebardhen” ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu….turqisht. “O Ēiēķ, o pasha”.

    25) Po kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene t’arrite qumshti deri ke brryli? Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin m’ven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, qe gerthiste sa ja kishte ne koke: akuuullloooorreeeeeeeeeeeeeeee; se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, na pikojshin qamet...


    26) raqi, raqi - kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash, shkopa xinkthi…topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat…me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim……ato therrisnin me te madhe…i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen “Turbo”-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca,

    27) Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).

    28) Na thotė “zhulc” po ne jemi krenarė se jemi brezi i parė qė filloi tė lahej edhe tė mėrkurėn, megjithėse na bėrtisnin tė mos e zbraznim depozitėn e ujit.
    …respekte, per brezat poshte viteve ‘80…..

    29) Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet.

    30) Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja qė thoshte “Jetė makabre, pa pikė intimiteti!” dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as ēfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine…

    30) Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…Eli Fara te ai konkursi me kenge popullore kendonte “25 gershetat” dhe fitoi nje manjetofon “Sherebel”.

    31) Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
    Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
    Brezi qe e ka pare Rambo’n dhe Terminatorin turqisht.
    Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
    Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke “HILAL”.

    32) Sallami tophat (mami sallami)

    33)Asaj kenges "dancing with an angel” njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte ‘genci me valixhe’

    34) Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace):
    Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen “Ooo Xhimi Xhimi” nga Madona HAHAHAH

    35) Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?

    36)E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami: mos dil ha i her buken n’shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?

    37) Jeta rreth nesh, Trupi e Shendeti

    38) Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi “moderrn”, e masanej nje hap prape ke kanocja kur s’ka uje.

    39) “Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?” “Ne ferra usta! Usta u bene gati?!” (Arushi qe kerkonte babane)

    40) Po celsi m’qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria? Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe zevendesu ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit. S’e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c’duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.

    41) Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s’ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic. Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.
    Un Te Dija 20 Vjece Ty Mi
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga FierAkja143 Lexo Postimin
    ps. veze te fresketa te rrahura me sheqer hante njeri apo vetem gjyshja ime ishte weird qe na i jepte?????? tani qe e mendoj eshte grossss lol
    Kam ngrene une. Me pelqente. Ndonjehere kur me vete mendja e bej dhe tani.
    Feelings change - memories don't.

  10. #60
    Citim Postuar mė parė nga FierAkja143 Lexo Postimin
    ps. veze te fresketa te rrahura me sheqer hante njeri apo vetem gjyshja ime ishte weird qe na i jepte?????? tani qe e mendoj eshte grossss lol
    Hahahahhaha c'na kujtove keto
    Kur isha e vogel dhe shkoja ndonjehere ne fshat, ngrihesha ne mengjes, shkoja te koteci i pulave qe te merrja veze te fresketa, dhe gjyshja e rrihte vezen derisa kur e kthente pjaten me koke poshte dhe veza nuk binte.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filmat e Kinostudjos - Nostalgji
    Nga rezi_Mynihut nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 19-11-2024, 13:08
  2. Ndihmoni njėri tjetrin
    Nga hiedi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 513
    Postimi i Fundit: 23-06-2019, 15:48
  3. Nostalgji
    Nga Darius nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 14:43
  4. Nostalgji
    Nga Leila nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-08-2006, 12:11
  5. Nostalgji !!!!!!!!!!!!!!
    Nga denku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-03-2003, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •