Ky eshte edhe problemi dhe arroganca qe perdorni ju islamet. E them te verteten se kjo është gjëja se mësë shumti i ulë të gjithë muslimanet. Mendoj se i ulë ne aspektin e korrektesisë dhe sinqeritetit, pra nuk e kam fjalen per diçka tjeter.
Si ka mundesi se ju citoni nga Bibla dhe Biblen nuk e besoni?! Ju Biblen e perdorni per shpifje dhe intriga. Ty te flasin vetem disa rreshta te Bibles aty ku te konvenon per kundershtim të besimit e të krishterëve. Kjo është e çuditshme! Psh; unë si besimtarë i krishter nuk e marr asnjë rresht nga Kurani per te kundershtuar apo miratuar. Nuk e besoj dhe nuk kam qka te mirrna me të. Ndersa ju shkurtoni rreshtat e Bibles dhe merrni vetem një pjesë të rreshtit si "argument" kundershtimi i besimit te krishterë! Kjo është arrogancë dhe asgjë tjeter.
Psh; ti citon kapitullin 17 te Ungjillit sipas Gjonit, por qka bënë? E gjymton atë dhe e poston te gjymtuar, e kjo nuk është në rregull. Kjo i bie sikurse unë tash te marr ndoni rreshte nga ajetet kuranore dhe ta shkurtoj - pa lejuar te citohet deri ne fund ai ajet dhe ta postoj ty kinse si argument ite kuptuarit tëndë fallc. Nuk është e drejtë kjo dhe nuk është e sinçert, është dinakri. Tani dinakria duhet ditur se nga kush vjen! Nga Zoti JO, e nga kush?........
Ty te flet shumëher Bibla, e bile ne kete rast Ungjilli sipas Gjonit, por athua të flet ty rreshti i parë i kapitullit të parë të Ungjillit apo nuk te konvenon sepse hedhë posht krejt ato qe ti i beson. Nëse të flet ty Ungjilli i Gjonit kapitulli i 17-të, pse nuk te flet deri ne fund te rreshtave qe ti i shemtove!
Vertetë ashtu shkruhet siq edhe keni cituar: "Gjoni 17-3 Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar" por ai rresht vazhdon edhe me këtë: E tani, o Atë, më lavdëro para teje me atë lavdi që e kisha te ti para se të fillonte të ishte bota.
Tani unë shtroj pytjen ty: qka te thotë ty ky rresht i Jezusit kur thotë: "E tani, o Atë, më lavdëro para teje me atë lavdi që e kisha te ti para se të fillonte të ishte bota".
DMTH sipas rreshtit qe ty nuk te pelqen; Jezusi ishte para se të fillonte te ishte bota! E kesajë buja i thojnë amshim-perjetësi-i pa fillim as mbarim. Kush është i amshur perpos Hyjit? Askush tjeter pos Jezusit Zot dhe Njeri. Hyji i Vertetë nga Hyji i Vertetë, i lindur e jo i krijuar, - i njëjtë me ATIN....
Lavdi Zotit në lartesi qiellore dhe paqe mbi njerezit qe i ka per zemer
Krijoni Kontakt