Vazhdon Sorollatja...
g55
----------
Tė premten pritet tė miratohet plani i hetimit nė komisionin hetimor "Rama"
Olldashi:Komisioni has tė njejtat probleme, bllokimin e dhenies sė dokumentave
"Ne Bashkine e Tiranes vazhdojmė tė marrim tė njejten pergjigje negative, qė nė fund te fundit ėshtė nje pergjigje ndaj ligjit. Pergjigje abuzive pėr shkeljet ndaj legjislacionit shqiptarė, qė nuk mund te konsiderohet asgje tjeter veēse nje perpjekje per te fshehur dokumentimin e provave dosjet e te cilave ne kemi kerkuar tė shqyrtojmė. Kemi konstatuar shkelje masive dhe te paimagjinueshme ne dokumentacionin e bashkise gjera qė ne fund te fundit, do ti bejme publike para kuvendit dhe opinionit shqiptare ne kohen e duhur ne kohen qė pėrcakton ligji pėr kete ēėshtje"
Kryetari i komisionit hetimor parlamentarė pėr kryetarin e Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrinė e Kulturės z.Sokol Olldashi ėshtė shprehur, se ende nuk ka nė dorė dokumentacionin zyrtar, qė Bashkia e Tiranės duhet t'ia paraqesė sipas legjislacionit pėrkatės. Anėtarėt socialistė nė kėtė komision shprehen se, dje ka filluar shfletimi normal i dosjeve, por nuk janė tė kėtij mendimi anėtaret e opozitės, tė cilėt theksojne se deklarata tė tillė tė bėra nga ana e socialisteve janė tė pa vėrteta. Sekretari socialist Agasi, ėshtė shprehur se ka filluar venia ne dispozicion tė komisionereve tė te gjitha dosjeve te kerkuara.
Por kryetari i komisionit z.Olldashi, nuk e ka pranuar nje deklaratė tė tillė duke u shprehur se situata vazhdon tė mbetet e bllokuar. Ai thekson se komisioni vazhdon tė hasė tė njejtat probleme qė ka hasur gjate gjithe ketij muaji te ekzistences se tij veēanerisht ne Bashkin e Tiranės ku rezistenca per te bllokuar dhenien e dokumentacionit, vazhdon nė mėnyre permanente qė nga fillimi i komisionit pra ne Bashkine e Tiranes vazhdojmė tė marrim tė njejten pergjigje negative, qė nė fund te fundit ėshtė nje pergjigje ndaj ligjit. Pergjigje abuzive pėr shkeljet ndaj legjislacionit shqiptarė, qė nuk mund te konsiderohet asgje tjeter veēse nje perpjekje per te fshehur dokumentimin e provave dosjet e te cilave ne kemi kerkuar tė shqyrtojmė. Kemi konstatuar shkelje masive dhe te paimagjinueshme ne dokumentacionin e bashkise gjera qė ne fund te fundit, do ti bejme publike para kuvendit dhe opinionit shqiptare ne kohen e duhur ne kohen qė pėrcakton ligji pėr kete ēėshtje. Ndėrsa sekretari socialist Agasi, shprehet se komisioneret socialisėt nuk kane hetuar pėr asnje moment abuzimet e Bashkisė sė Tiranės gjatė viteve qė kryetar aktual i bashkisė Edi Rama po drejton kėtė institucion apo ka drejtuar Ministrinė e Kulturės, hetimet e palės socialiste janė pėrqendruar nė vitet 1992-2000 vite kur Bashkia e Tiranės ėshte drejtuar nga opozita aktuale. Por e vetmja deklarėte e anetareve te komisionit hetimor "Rama", qė mund te merret si e pėrbashkėt mbetet optimizmi i te dyve, se te premten qė vjen ėshtė gati tė miratohet plani i hetimit. Olldashi ėshtė shprehur se ėshtė fiksuar nė kalendarin e punimeve te komisionit se plani do tė miratohet diten e premte, tė kesaj jave dhe pas kesaj dite do te vazhdojne hetimet qė shpresoj tė mos hasin problemet qė kane hasur deri me tani, ku me pas kalohet direkt ne hetim, qė do tė thotė, do te thirren deshmitarė do te kete vendime te ndermjeteshme, drejtues te institucioneve etj.
e.gj
------------
GSH
--------
Olldashi: Xhafaj s'vjen tė firmosė. Mė mirė ta zėvendėsojė Ulqini. Agasi: Ti s'punon
"Rama" komision qesharak
Deputetėt zihen pėr firmat e shkresave
-------------------------------------------------
e.m
TIRANE
Ē'mė duhet mua se ėshtė nė Pogradec, thirreni tė vijė tė firmosė". Kėshtu i bėrtiste dje nė telefon Sokol Olldashi nėnkryetarit tė komisionit hetimor parlamentar, Bardhyl Agasi. Shqetėsimi i deputetit demokrat ishte se sekretari i komisionit, Fatmir Xhafaj, nuk po firmoste kėrkesat drejtuar Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Kulturės pėr marrjen e dokumentacionit. Sipas ligjit, ēdo dokument i komisionit hetimor duhet tė mbajė firmėn e kryetarit dhe tė sekretarit tė komisionit. "Keni tre ditė qė nxirrni lloj-lloj arsyesh. Pse nuk vutė sekretar Musa Ulqinin, ju kėshtu po bllokoni punėn", vazhdoi Olldashi. Kryetari i komisionit hetimor akuzoi sėrish socialistėt se nuk janė tė interesuar pėr hetimin e pėrdorimit tė fondeve publike nė Bashkinė e Tiranės dhe Ministrinė e Kulturės. Olldashi thirri njė mbledhje urgjente duke i njoftuar komisionerėt me telefon, por pėrfaqėsuesit socialistė e refuzuan atė me argumentin se e kanė tė pamundur tė mblidhen brenda njė kohe tė shkurtėr.
Dosjet
"Kthim nė identitet", "Koncerti i Pezės", "Kėmbana e Paqes" dhe "Shėn Valentini 2000" janė vetėm disa nga ēėshtjet mbi tė cilat anėtarėt e komisionit sapo kanė filluar punėn e tyre.
Komisionerėt e opo-zitės kanė kėrkuar edhe dosje tė tjera mbi tė cilat do tė hetojnė, siē janė kontratat e qirasė dhe emfiteozės, kontabiliteti pėr tė ardhurat e Ministrisė sė Kulturės nė periudhėn 1998-2000 dhe dosja e marrėdhėnieve me ALBA TV. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit socialistė tė komisionit ishin dje nė Bashkinė e Tiranės ku morėn njė sėrė dosjesh tė tjera qė do tė shqyrtohen ditėt e ardhshme.
Shkarkimi
Sokol Olldashi shprehu dje keqardhjen pėr shkarkimin e drejtoreshės sė arkivit nė Ministrinė e Kulturės, qė sipas tij, vetėm bėri detyrėn kur pajisi komisionin me dosjet e kėrkuara. Njė nga punonjėset mė tė vjetra tė Ministrisė sė Kulturės, Katjusha Gani u shkarkua dy ditė mė parė nga ministrja Dade me argumentin "shpėrdorim detyre", pasi i dha komisionit hetimor njė pjesė tė dosjeve qė gjendeshin nė arkivin e kėtij dikasteri.
---------
Deputeti i PD akuzon socialistėt
Olldashi: Socialistėt po na bllokojnė punėn nė komision
----------------------------------------------------------
Kryetari i komisionit hetimor, Sokol Olldashi pėrsėriti dje akuzat se socialistėt po pėrpiqen tė bllokojnė me mėnyra tė ndryshme punėn e kėtij komisioni. Sipas tij, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Rama, ministrja e Kulturės, Dade dhe komisionerėt e PS-sė po bėjnė tė pamundurėn pėr tė mos zbardhur tė vėrtetėn dhe pėr tė ndaluar opozitėn tė shqyrtojė dokumentacionin qė ajo kėrkon nga kėto institucione. "Socialistėt po vazhdojnė me argumente tė ndryshme tė bllokojnė punėn e deputetėve, por ne jemi tė vendosur tė vazhdojmė", deklaroi Olldashi. Ai shtoi se brenda kėsaj jave, komisioni do tė miratojė planin e hetimit.
-----------
shekulli
---------
Vijojnė akuzat pėr bllokim dhe spekulime. Olldashi: PS po bllokon procesin. Agasi: Dosjet janė tė hapura
Komisioni Rama, asgjė e re nga fronti i hetimeve
TIRANE- Vazhdojnė replikat e kundėreplikat pėr bllokim dhe spekulim nga ana e anėtarėve tė komisionit hetimor parlamentar pėr pėrdorimin e fondeve nga Bashkia e Tiranės dhe Ministria e Kulturės. Anėtarėt e komisionit hetimor akuzojnė njėri -tjetrin pėr bllokim tė punės sė komisionit pa konkluduar asnjė rezultat tė hetimit tė deritanishėm. Kryetari i komisionit hetimor Sokol Olldashi deklaroi dje pėr Shekullin se maxhoranca po bllokon hetimet pėr tė mbuluar shpėrdorimet e mėdha qė janė bėrė nga ana e tyre. Tė gjitha ato qė po ndodhin nė institucionet shqiptare, mėnyra se si po veprojnė titullarėt e tyre, bllokimi nga Bashkia e Tiranės pėr vėnien nė dispozicion tė dosjeve, si dhe ndėshkimet administrative qė po pėrdor Arta Dade ndaj punonjėsve tė Arkivit tė Ministrisė sė Kuturės dhe mbi tė gjitha, deklarimet e pėrfaqėsuesve tė PS-sė nė komision nuk bėjnė gjė tjetėr veēse vėrtetojnė akuzėn tonė se kemi tė bėjmė me njė veprim tė sinkronizuar tė tė gjitha strukturave tė maxhorancės dhe tė administratės shtetėrore pėr tė bllokuar procesin e hetimit dhe nxjerrjen nė pah tė shpėrdorimeve monstruoze qė janė bėrė me paratė e qytetarėve tė kėtij vendi, -tha Olldashi. Ndėrsa nėnkryetari Bardhyl Agasi deklaroi dje pėr Shekullin se ky qėndrim i kryetarit tė komisionit ėshtė vetėm zhurmė qė ata bėjnė pėr sa kohė qė demokratėt nuk kanė arritur asgjė nė atė qė ata pretendonin. Agasi shtoi se, puna e komisionit hetimor po vazhdon dhe se demokratėt nuk po marrin pjesė nė shqyrtimin e dosjeve tė sėrvirura nga Bashkia e Tiranės. Ata kanė pretenduar sikur Bashkia e Tiranės ka qenė e mbyllur. Nė fakt nė mbledhjen e sotme kanė qenė tė pranishėm tė gjithė ekspertėt e PS-sė ndėrsa nga PD ishte anėtari Ilir Bano dhe nuk kishte asnjė ekspert tė selisė blu. Nė kėtė mbledhje, punonjės tė bashkisė kishin hapur tė gjitha dosjet. Nuk mund ta quaj bllokim tė punės siē pretendon Olldashi, -tha dje Agasi. Ndėrkohė kryetari i komisionit hetimor Olldashi u shpreh dje se ai ėshtė penguar nga sekretari i komisionit Fatmir Xhafa pėr tė firmosur kėrkesėn pėr vėnien nė dispozicion tė dosjeve tė tjera nga Bashkia e Tiranės. Ndėrsa nėnkryetari i komisionit, Bardhyl Agasi u shpreh se sekretari Xhafaj dje ka qenė nė Pogradec nė zonėn e tij elektorale dhe ka qenė e pamundur qė ai tė firmoste kėrkesėn e Olldashit.Sekretari nuk mund tė qėndrojė nėn hijen e kryetarit sa herė qė ky i fundit dėshiron ndonjė firmė pėr tė marrė ndonjė dosje nė interesin e tij, -tha Agasi.
Nevila Pėrndoj
----------------
--------------------------------------------------
Dy fjale..
Te shohim ne votime ..ne se kjo sorrollatja pa fund dhe pengesat flagrante qe Edush Enveri ja ben Ligjit dhe perfaqsuesve te opozites per transparencen e allishverisheve te Bashkise..do ja shtoj ose paksoj Edushit votat e Tiranes ose jo..
Ka mundesi tja shtoje...sepse llumi qe eshte me shumice ne Tirane keshtu i do zyrtaret..sa me poshter..aq me shume i duan..
....
Krijoni Kontakt