Close
Faqja 43 prej 43 FillimFillim ... 33414243
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 427 prej 427
  1. #421
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vazhdon Sorollatja...

    g55

    ----------

    Tė premten pritet tė miratohet plani i hetimit nė komisionin hetimor "Rama"

    Olldashi:Komisioni has tė njejtat probleme, bllokimin e dhenies sė dokumentave

    "Ne Bashkine e Tiranes vazhdojmė tė marrim tė njejten pergjigje negative, qė nė fund te fundit ėshtė nje pergjigje ndaj ligjit. Pergjigje abuzive pėr shkeljet ndaj legjislacionit shqiptarė, qė nuk mund te konsiderohet asgje tjeter veēse nje perpjekje per te fshehur dokumentimin e provave dosjet e te cilave ne kemi kerkuar tė shqyrtojmė. Kemi konstatuar shkelje masive dhe te paimagjinueshme ne dokumentacionin e bashkise gjera qė ne fund te fundit, do ti bejme publike para kuvendit dhe opinionit shqiptare ne kohen e duhur ne kohen qė pėrcakton ligji pėr kete ēėshtje"

    Kryetari i komisionit hetimor parlamentarė pėr kryetarin e Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrinė e Kulturės z.Sokol Olldashi ėshtė shprehur, se ende nuk ka nė dorė dokumentacionin zyrtar, qė Bashkia e Tiranės duhet t'ia paraqesė sipas legjislacionit pėrkatės. Anėtarėt socialistė nė kėtė komision shprehen se, dje ka filluar shfletimi normal i dosjeve, por nuk janė tė kėtij mendimi anėtaret e opozitės, tė cilėt theksojne se deklarata tė tillė tė bėra nga ana e socialisteve janė tė pa vėrteta. Sekretari socialist Agasi, ėshtė shprehur se ka filluar venia ne dispozicion tė komisionereve tė te gjitha dosjeve te kerkuara.

    Por kryetari i komisionit z.Olldashi, nuk e ka pranuar nje deklaratė tė tillė duke u shprehur se situata vazhdon tė mbetet e bllokuar. Ai thekson se komisioni vazhdon tė hasė tė njejtat probleme qė ka hasur gjate gjithe ketij muaji te ekzistences se tij veēanerisht ne Bashkin e Tiranės ku rezistenca per te bllokuar dhenien e dokumentacionit, vazhdon nė mėnyre permanente qė nga fillimi i komisionit pra ne Bashkine e Tiranes vazhdojmė tė marrim tė njejten pergjigje negative, qė nė fund te fundit ėshtė nje pergjigje ndaj ligjit. Pergjigje abuzive pėr shkeljet ndaj legjislacionit shqiptarė, qė nuk mund te konsiderohet asgje tjeter veēse nje perpjekje per te fshehur dokumentimin e provave dosjet e te cilave ne kemi kerkuar tė shqyrtojmė. Kemi konstatuar shkelje masive dhe te paimagjinueshme ne dokumentacionin e bashkise gjera qė ne fund te fundit, do ti bejme publike para kuvendit dhe opinionit shqiptare ne kohen e duhur ne kohen qė pėrcakton ligji pėr kete ēėshtje. Ndėrsa sekretari socialist Agasi, shprehet se komisioneret socialisėt nuk kane hetuar pėr asnje moment abuzimet e Bashkisė sė Tiranės gjatė viteve qė kryetar aktual i bashkisė Edi Rama po drejton kėtė institucion apo ka drejtuar Ministrinė e Kulturės, hetimet e palės socialiste janė pėrqendruar nė vitet 1992-2000 vite kur Bashkia e Tiranės ėshte drejtuar nga opozita aktuale. Por e vetmja deklarėte e anetareve te komisionit hetimor "Rama", qė mund te merret si e pėrbashkėt mbetet optimizmi i te dyve, se te premten qė vjen ėshtė gati tė miratohet plani i hetimit. Olldashi ėshtė shprehur se ėshtė fiksuar nė kalendarin e punimeve te komisionit se plani do tė miratohet diten e premte, tė kesaj jave dhe pas kesaj dite do te vazhdojne hetimet qė shpresoj tė mos hasin problemet qė kane hasur deri me tani, ku me pas kalohet direkt ne hetim, qė do tė thotė, do te thirren deshmitarė do te kete vendime te ndermjeteshme, drejtues te institucioneve etj.

    e.gj
    ------------

    GSH
    --------

    Olldashi: Xhafaj s'vjen tė firmosė. Mė mirė ta zėvendėsojė Ulqini. Agasi: Ti s'punon

    "Rama" komision qesharak
    Deputetėt zihen pėr firmat e shkresave


    -------------------------------------------------

    e.m

    TIRANE

    Ē'mė duhet mua se ėshtė nė Pogradec, thirreni tė vijė tė firmosė". Kėshtu i bėrtiste dje nė telefon Sokol Olldashi nėnkryetarit tė komisionit hetimor parlamentar, Bardhyl Agasi. Shqetėsimi i deputetit demokrat ishte se sekretari i komisionit, Fatmir Xhafaj, nuk po firmoste kėrkesat drejtuar Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Kulturės pėr marrjen e dokumentacionit. Sipas ligjit, ēdo dokument i komisionit hetimor duhet tė mbajė firmėn e kryetarit dhe tė sekretarit tė komisionit. "Keni tre ditė qė nxirrni lloj-lloj arsyesh. Pse nuk vutė sekretar Musa Ulqinin, ju kėshtu po bllokoni punėn", vazhdoi Olldashi. Kryetari i komisionit hetimor akuzoi sėrish socialistėt se nuk janė tė interesuar pėr hetimin e pėrdorimit tė fondeve publike nė Bashkinė e Tiranės dhe Ministrinė e Kulturės. Olldashi thirri njė mbledhje urgjente duke i njoftuar komisionerėt me telefon, por pėrfaqėsuesit socialistė e refuzuan atė me argumentin se e kanė tė pamundur tė mblidhen brenda njė kohe tė shkurtėr.

    Dosjet
    "Kthim nė identitet", "Koncerti i Pezės", "Kėmbana e Paqes" dhe "Shėn Valentini 2000" janė vetėm disa nga ēėshtjet mbi tė cilat anėtarėt e komisionit sapo kanė filluar punėn e tyre.
    Komisionerėt e opo-zitės kanė kėrkuar edhe dosje tė tjera mbi tė cilat do tė hetojnė, siē janė kontratat e qirasė dhe emfiteozės, kontabiliteti pėr tė ardhurat e Ministrisė sė Kulturės nė periudhėn 1998-2000 dhe dosja e marrėdhėnieve me ALBA TV. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit socialistė tė komisionit ishin dje nė Bashkinė e Tiranės ku morėn njė sėrė dosjesh tė tjera qė do tė shqyrtohen ditėt e ardhshme.

    Shkarkimi
    Sokol Olldashi shprehu dje keqardhjen pėr shkarkimin e drejtoreshės sė arkivit nė Ministrinė e Kulturės, qė sipas tij, vetėm bėri detyrėn kur pajisi komisionin me dosjet e kėrkuara. Njė nga punonjėset mė tė vjetra tė Ministrisė sė Kulturės, Katjusha Gani u shkarkua dy ditė mė parė nga ministrja Dade me argumentin "shpėrdorim detyre", pasi i dha komisionit hetimor njė pjesė tė dosjeve qė gjendeshin nė arkivin e kėtij dikasteri.

    ---------
    Deputeti i PD akuzon socialistėt

    Olldashi: Socialistėt po na bllokojnė punėn nė komision


    ----------------------------------------------------------



    Kryetari i komisionit hetimor, Sokol Olldashi pėrsėriti dje akuzat se socialistėt po pėrpiqen tė bllokojnė me mėnyra tė ndryshme punėn e kėtij komisioni. Sipas tij, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Rama, ministrja e Kulturės, Dade dhe komisionerėt e PS-sė po bėjnė tė pamundurėn pėr tė mos zbardhur tė vėrtetėn dhe pėr tė ndaluar opozitėn tė shqyrtojė dokumentacionin qė ajo kėrkon nga kėto institucione. "Socialistėt po vazhdojnė me argumente tė ndryshme tė bllokojnė punėn e deputetėve, por ne jemi tė vendosur tė vazhdojmė", deklaroi Olldashi. Ai shtoi se brenda kėsaj jave, komisioni do tė miratojė planin e hetimit.

    -----------

    shekulli
    ---------
    Vijojnė akuzat pėr bllokim dhe spekulime. Olldashi: PS po bllokon procesin. Agasi: Dosjet janė tė hapura
    Komisioni “Rama”, asgjė e re nga fronti i hetimeve

    TIRANE- Vazhdojnė replikat e kundėreplikat pėr bllokim dhe spekulim nga ana e anėtarėve tė komisionit hetimor parlamentar pėr pėrdorimin e fondeve nga Bashkia e Tiranės dhe Ministria e Kulturės. Anėtarėt e komisionit hetimor akuzojnė njėri -tjetrin pėr bllokim tė punės sė komisionit pa konkluduar asnjė rezultat tė hetimit tė deritanishėm. Kryetari i komisionit hetimor Sokol Olldashi deklaroi dje pėr “Shekullin” se maxhoranca po bllokon hetimet pėr tė mbuluar shpėrdorimet e mėdha qė janė bėrė nga ana e tyre. “Tė gjitha ato qė po ndodhin nė institucionet shqiptare, mėnyra se si po veprojnė titullarėt e tyre, bllokimi nga Bashkia e Tiranės pėr vėnien nė dispozicion tė dosjeve, si dhe ndėshkimet administrative qė po pėrdor Arta Dade ndaj punonjėsve tė Arkivit tė Ministrisė sė Kuturės dhe mbi tė gjitha, deklarimet e pėrfaqėsuesve tė PS-sė nė komision nuk bėjnė gjė tjetėr veēse vėrtetojnė akuzėn tonė se kemi tė bėjmė me njė veprim tė sinkronizuar tė tė gjitha strukturave tė maxhorancės dhe tė administratės shtetėrore pėr tė bllokuar procesin e hetimit dhe nxjerrjen nė pah tė shpėrdorimeve monstruoze qė janė bėrė me paratė e qytetarėve tė kėtij vendi”, -tha Olldashi. Ndėrsa nėnkryetari Bardhyl Agasi deklaroi dje pėr “Shekullin” se ky qėndrim i kryetarit tė komisionit ėshtė vetėm zhurmė qė ata bėjnė pėr sa kohė qė demokratėt nuk kanė arritur asgjė nė atė qė ata pretendonin. Agasi shtoi se, puna e komisionit hetimor po vazhdon dhe se demokratėt nuk po marrin pjesė nė shqyrtimin e dosjeve tė sėrvirura nga Bashkia e Tiranės. “Ata kanė pretenduar sikur Bashkia e Tiranės ka qenė e mbyllur. Nė fakt nė mbledhjen e sotme kanė qenė tė pranishėm tė gjithė ekspertėt e PS-sė ndėrsa nga PD ishte anėtari Ilir Bano dhe nuk kishte asnjė ekspert tė selisė blu. Nė kėtė mbledhje, punonjės tė bashkisė kishin hapur tė gjitha dosjet. “Nuk mund ta quaj bllokim tė punės siē pretendon Olldashi”, -tha dje Agasi. Ndėrkohė kryetari i komisionit hetimor Olldashi u shpreh dje se ai ėshtė penguar nga sekretari i komisionit Fatmir Xhafa pėr tė firmosur kėrkesėn pėr vėnien nė dispozicion tė dosjeve tė tjera nga Bashkia e Tiranės. Ndėrsa nėnkryetari i komisionit, Bardhyl Agasi u shpreh se sekretari Xhafaj dje ka qenė nė Pogradec nė zonėn e tij elektorale dhe ka qenė e pamundur qė ai tė firmoste kėrkesėn e Olldashit.“Sekretari nuk mund tė qėndrojė nėn hijen e kryetarit sa herė qė ky i fundit dėshiron ndonjė firmė pėr tė marrė ndonjė dosje nė interesin e tij”, -tha Agasi.


    Nevila Pėrndoj


    ----------------

    --------------------------------------------------


    Dy fjale..

    Te shohim ne votime ..ne se kjo sorrollatja pa fund dhe pengesat flagrante qe Edush Enveri ja ben Ligjit dhe perfaqsuesve te opozites per transparencen e allishverisheve te Bashkise..do ja shtoj ose paksoj Edushit votat e Tiranes ose jo..

    Ka mundesi tja shtoje...sepse llumi qe eshte me shumice ne Tirane keshtu i do zyrtaret..sa me poshter..aq me shume i duan..





    ....

  2. #422
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    g55



    Dhori Kule: Mafia e Bashkise po vjedh Fakultetin e Ekonomise

    Viti shkollor nė vazhdim ėshtė i pesėdhjeti pėr Fakultetin e Ekonomisė tė UT-sė. Puna me pėrkushtim e brezave tė stafeve pedagogjike, sė bashku me studentėt qė kanė ndjekur dhe ndjekin studimet nė kėto 50 vjet, ka pėrgatitur specialistė tė aftė pėr tė menaxhuar aktivitetet ekonomike tė vendit, por edhe aktivitete tė tjera tė rėndėsishme tė jetės social-politike.

    Me plane dhe programe mėsimore si tė homologėve perėndimorė, me angazhimin pėr tė plotėsuar detyrimet qė burojnė nga deklarata e Bolonjės, me pėrgjegjėsinė ndaj shoqėrisė shqiptare pėr tė mbajtur nivele tė larta pranimesh tė brezit qė pėrfundojnė nė shkollėn e mesme, me staf pedagogjiko-shkencor tė kualifikuar dhe tė aftė pėr tė pėrgatitur specialistė tė standardeve qė kėrkon koha; Fakulteti i Ekonomisė sė UT-sė ka arritur njė stad pjekurie dhe cilėsie qė i pėrgjigjet obligimit ligjor dhe moral qė ka ndaj shoqėrisė dhe bėhen pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar nė vazhdimėsi punėn e vet.

    Nė fillim tė dhjetorit tė vitit tė kaluar pėrfunduan zgjedhjet nė tė gjitha nivelet nė Fakultetin e Ekonomisė, ku pas njė procesi qė pasqyroi kulturė dhe pėrgjegjėsi, u zgjodhėn organet kolegjiale drejtuese dhe autoritetet drejtuese te fakultetit. Nė drejtimin e 5 departamenteve u zgjodhėn profesorėt B.Ruseti, B.Ēeku, L.Zaho, Sh.Llaci dhe S.Hadėri dhe si dekan u zgjodh prof.Dh.Kule.

    Nė buxhetin e vitit 2003 qė u miratua nga parlamenti, arsimi u konsiderua ndėr fushat prioritare tė programit tė qeverisė, por jam i detyruar t'ju informoj, se pėr fakultetin tonė viti i ri kalendarik filloi me dy goditje tė rėnda, qė e vėnė nė pikėpyetje kėtė prioritet.

    Sė pari, ne datėn 3 janar 2003, nė mėnyrė mafioze njė kompani me emrin "EMI" - shpk" risulmon pėr tė pushtuar territorin e fakultetit tonė. Disponojmė gjithė dokumentacionin e nevojshėm qė provon faktin qė ky territor ėshtė pronė e jona dhe ligji e detyron shtetin tė sigurojė paprekshmėrinė e tij, pėrballė mafias qė guxon tė cėnojė edhe ato qė janė tė pacėnueshme nė ēdo vend tė botės sė qytetėruar. Sado i korruptuar tė jetė njė sistem drejtėsie, nuk do tė guxonte tė lejonte forca tė errėsirės tė godasin arsimin.

    Dua tė falėnderoj me kėtė rast, Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė Ndėrtimore, z.Mark Nikolli pėr mbėshtetjen qė na ka dhėnė nė frenimin e synimit tė kėsaj tė ashtuquajture kompanie biznesi, dhe kėrkojmė prej tij vazhdimin e aksionit fisnik qė ka ndėrmarrė pėr ēlirimin e territoreve tė pushtuara tė fakulteteve tona.

    Ju bėj thirrje mbėshtetėsve tė hapur dhe tė fshehtė tė kėsaj kompanie, tė heqin dorė nga metodat mafioze pėr tė goditur arsimin e lartė shqiptar, si dhe medias, pėr tė bėrė publike se ē'pėrfaqėson kjo kompani dhe cilėt janė mbėshtetėsit e saj.

    Sė dyti, padrejtėsisht dhe nė mėnyrė tė paligjshme na janė sekuestruar nga ministri i Financave z.K.Islami, tė ardhurat dytėsore qė siguruam si fakultet. Siē ėshtė nė dijeni opinioni publik, Fakulteti i Ekonomisė dyfishoi pranimet e studentėve pėr kėtė vit shkollor, pa marrė asnjė financim shtesė nga buxheti dhe pa asnjė shtesė nė organikėn e stafit pedagogjik. Por nė korrespondencėn zyrtare u kėrkua qė tė ardhurat qė krijohen nga tarifat e shkollimit, nė pėrputhje edhe me legjislacionin nė fuqi, tė pėrdoreshin pėr sigurimin e bazės materiale tė domosdoshme pėr zhvillimin e mėsimit, dhe njė pjesė pėr tė paguar stafin pedagogjik pėr punėn e sforcuar qė pėrballon. Vetėm fakultetit tonė i janė sekuestruar padrejtėsisht pėr vitin 2002, rreth 8 milionė lekė (tė reja) gjė qė vė nė pikėpyetje sigurimin e realizimit tė njė procesi normal pune.

    Nė kėto kushte, jemi tė detyruar t'i drejtohemi sistemit tė drejtėsisė pėr tė kėrkuar nga z.Islami tė na kthejė fondet tona, ose do tė ndodhemi pėrballė situatės qė tė largohen nga shkolla 500 studentė-shtesė qė kemi marrė vitin e parė.

    Duke siguruar pėr gadishmėrinė e stafit pedagogjik pėr tė punuar me pėrkushtim e korrektesė, kėrkojmė nga institucionet pėrkatėse tė shtetit shqiptar, tė mos na pengojnė nė realizimin e detyrave qė kemi ndaj shoqėrisė.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    hej
    une jam nje drenicak qe me aq sa kam mujt ti percjell ngjarjet ne shqiperi sidomos prej kallash revulucionit ose revulucionit te vonuar(te qosjes )kam konstatuar dhe jam shume i bindur se e ter struktura udheqse e shqiperis eshte e betuar qe shqiperin ta shtrij per toke aq sa kan mundesi,dhe per fat te keq ket ja kan arritur me sukses duke u bazuar ne te dhenat e miqve tan nderkombetar.Le te dali nje e te me thote se nanoja eshte shqipetar se nuk eshte hajdut,se nuk eshte i inplikuar ne drog,qe nuk eshte ideator i gjitha te keqijave qe po i vuan sot shqiperia.E qfar te thuhet per klyshet e tij, ne shqiptaret e kosoves e dim fort mir kush jan ata djaj qe per hesape te armikut shqiperin e kan pruar ne nje pozit qfar eshte avganistani sot.Ata qe mbrojn ket struktur te ndyer nuk ja don te miren vendit apo ndoshta ju mungon edhe njohuria politike ose edhe me e keqja lepijne ne pijatat e ketyre mistrecave.Sa per sali Berishen une mendoj se edhe ky ka pas gabime qe ndoshta edhe nuk i falen sepse ua dha pushtetin ketyre me sinqeritetin qe kishte ,per mendimin im eshte dashte qe ne as nje menyr te mos ua dorzoj qeverisjen e vendit nanos & kompany,kam dron se keta me kallash e kan marr pushtetin e me kallash duhet shporrur jo prej pushtetit por prej shqiperie e besoj se serbia apo greqia do tu afronte azil ketyre ndytesirave.

  4. #424
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Zbulohet skandali Rama - "2K"


    Si janė skualifikuar nga gara pėr fitimin e tenderave shumė kompani, dhe si janė shpallur fituese kompani tė tjera pa plotėsuar kriteret. Nė raportin e KLSH-sė pėrsa i takon kontrollit mbi tenderat kontestohen tenderat e fituara nga 2K nė rrugėt "Myslym Keta" faza e parė dhe e dytė, si dhe rruga "5 Maj"

    Raporti shprehet se nė shumė tendera janė shtuar pika qė duhet tė plotėsojnė firmat, pika tė cilat nuk parashikohen nė ligj, duke bėrė qė nė tenderat e organizuar tė ulet konkurenca

    Raporti i Kontrollit tė lartė tė Shtetit, i hartuar pas kontrollit tė ushtruar nė Bashkinė e Tiranės, nė kapitullin mbi prokurimet publike, rezulton qė nė mbi 90 pėrqind tė tenderave tė kontrolluar ekzistojnė parregullsi dhe pasaktėsi. Sipas raportit parregullsitė me tenderat fillojnė qė nga shtrimi i rrugėve, apo ndėrtimi dhe mobilimi i shtesės nė godinėn e Bashkisė dhe deri nė tenderat e zhvilluar pėrsa i takon kancelarive. Raporti i KLSH-sė pėrfshin nė kontrollin e tij pjesėn mė tė madhe tė tenderave tė organizuar nga Bashkia e Tiranės, ndėrsa kritika bazė pėr tė gjitha tenderat mbetet mungesa e preventivave, mungesa e njė plani pune, si dhe mosllogaritja e volumit tė punės, qė nxjerr tė pavlefshme edhe llogaritjen e vlerės sė fondit limit pėr njė tender tė caktuar. Sipas burimeve nga KLSH-sė gjatė vitit 2002, Bashkia e Tiranės ka organizuar mbi 30 tendera, njė pjesė e tė cilave pėrfshihet edhe nė raportin e hartuar nga institucioni qė drejtohet nga Kėrēuku. Raporti hedh dritė mbi mėnyrėn sesi janė pėrcaktuar firmat fituese tė tenderave, pėrsa i takon shtrimit tė rrugėve apo rikonstruksionin e tyre, nė njė kohė qė tė shpallurit si fitues nuk plotėsonin kriteret ligjore. Sipas raportit nė tendera janė shtuar pika, tė cilat nė bazė tė ligjit nuk ekzistojnė, duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė uljen e konkurencės. Raporti shprehet se tenderat e zhvilluar nga Bashkia e Tiranės gjatė vitit 2002 kanė parregullsi, jo vetėm nė momentin e organizimit dhe shpalljes sė fituesit, por edhe pėrsa i takon respektimit tė kontratės mes institucionit tė Bashkisė dhe firmės, si dhe pėrsa i takon kontrollit tė punimeve. Vėrejtjet e pėrsėritura pėr ēdo tender tė organizuar nga Edi Rama pėr shtrimin apo rikonstruksionin e rrugėve janė mungesa e tabelave tė volumeve nė prerjet e profileve tėrthore, nuk janė parashikuar muret mbajtės dhe pritės, nuk janė parashikuar punimet pėr kanalizimet, si dhe pėr rrjetet e ujėsjellėsit. Pėrcaktimi i firmave fituese pa plotėsuar kushtet apo kriteret hedh dritė mbi favorizimet qė janė bėrė nga institucioni i Bashkisė ndaj kėtyre firmave, njėra prej tė cilave mbetet 2K. Raporti shprehet se nė shumė tendera janė shtuar pika qė duhet tė plotėsojnė firmat, pika tė cilat nuk parashikohen nė ligj, duke bėrė qė nė tenderat e organizuar tė ulet konkurenca. "Nė pikėn 10 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė "Shoqėria duhet tė ketė kryer punime tė njėjta ndėrtimi, rikonstruksione rrugėsh nė qytet tė kategorisė sė parė". Nė pikėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė volumet e pėrgjithshme tė punimeve tė ndėrtimit tė shoqėrisė nė secilin nga tre vitet e fundit (1999, 2000 dhe 2001) tė pasqyruara nė bilance duhet tė jetė minimumi 300 000 000 lekė. Nė rastin e partneritetit tė shoqėrive raporti i volumeve vjetore tė bilanceve duhet tė jetė sipas partneritetit tė lidhur. Vendosja e kėtyre kėrkesave bie nė kundėrshtim me nenin 1, tė Ligjit nr. 7971, datė 26.07.1995, "Pėr prokurimin publik dhe ka sjellė uljen e konkurencės pasi nga 13 tė interesuar pėr tė blerė dokumenta tenderi, nė tender janė paraqitur 5 prej tyre", thuhet nė raportin e KLSH-sė.

    2K fituese pa kritere nė tendera

    Duke iu referuar raportit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit nė tenderin e zhvilluar me objekt Rehabilitimi i rrugės Myslym Keta- faza e parė fondi limit i pėrcaktuar nga Bashkia kap vlerėn e rreth 71 milion lekėve, ndėrsa fitues ėshtė shpallur kompania "2K + sh.a Asfaltim Rruga Vlorė. Nė raportin e KLSH-sė thuhet se parregullsitė fillojnė qė nė hartimin e dokumentave tė tenderit. Sipas raportit tė KLSH-sė oferta e shoqerise se perkoheshme "2K + sh.a Asfaltim Rruga Vlorė e cila ka fituar me vlerė 65 990 121 lekė", nuk plotėson kushtet. "Ofertuesi 2K pėr tė tre vitet e fundit nuk e ka tė ndarė nė bilanc volumet e punimeve tė ndėrtimit, nė kundėrshtim me kėrkesėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim", theksohet nė raportin e KLSH-sė. Sipas raportit sigurimi i kontratės nga ana e firmės fituese ėshtė bėrė tek shoqėria e sigurimeve Sigal mė datė 30.05.2002 me afat vlefshmėri deri mė datė 30.10.2002. "Ky sigurim bie nė kundėrshtim me Ligjin nr. 7971, datė 26.07.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8767, datė 05.04.2001, VKM nr. 335, datė 23.06.2000 Per rregullat e prokurimit publik, pika 6 e tij, si dhe vetė dokumentat e tenderit tė miratuara nga enti prokurues "Te dhėnat e ofertes , "Formulari i sigurimit tė kontrates- Garanci bankare", thuhet nė raport. Sipas raportit nė tenderin e zhvilluar me objekt "Rehabilitimin e rrugės , kanalizimeve dhe ujesjellesit nė rrugen 5 Maji, fitues ėshtė shpallur kompania 2K sh.p.k. Fondi limit i pėrcaktuar pėr kėtė tender me urdhėr prokurimi 382, datė 25 tetor 2002 ka qenė rreth 80 milion lekė. "Nga kontrolli i ofertave tė tyre rezultoi se ofertuesi 2K, i cili ėshtė shpallur fitues me vlerėn mė tė ulėt 75 282 228 lekė dhe qė ka nė objektin e veprimtarisė "studim, projektim, ndėrtime publike e private tė llojeve tė ndryshme dhe nė bilancet e tre viteve 1999, 2000, 2001, nuk plotėson pikėn 12 tė kėrkesave pėr kualifikim pasi nuk e ka tė ndarė vlerėn e volumit tė pėrgjithshėm tė shėrbimeve tė ndėrtimit", theksohet nė raportin e KLSH-sė. Sipas raportit edhe nė kėtė tender kontrata me ofertuesin fitues 2K, nr 7519 datė 16.02.2002 ėshte siguruar tek shoqėria e sigurimeve Sigal, nė kundėrshtim me Ligjin nr. 7971, datė 26.07.1995, ndryshuar me Ligjin nr. 8767, date 05.04.2001, VKM nr. 335, date 23.06.2000. Pėr rregullat e prokurimit publik, pika 6 e tij, si dhe me vetė dokumentat e tenderit tė miratuara nga enti prokurues Tė dhėnat e ofertės, Formulari i sigurimit tė kontratės- Garanci bankare", thuhet nė raportin e KLSH-sė . Sipas tij parregullsi vėrehen edhe nė dosjet e zbatimit, nė tė cilat mungojnė firmat e projektuesve. "Nė dosje mungon plani i organizimit tė punimeve, nė kundėrshtim me Udhėzimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 3 date 15.02.2001, kapitulli I, pika 4/d", thuhet nė raport. Duke iu referuar raportit tė KLSH-sė edhe nė tenderin "Rikonstruksioni i rrugės Myslym Keta, faza e dytė, fitues ėshtė shpallur kompania 2k. Fondi limit i pėrcaktuar pėr kėtė tender ėshtė rreth 75 milion lekė. Raporti thekson se nga kontrolli i dokumentave tė tenderit rezulton se projekti ėshtė i pafirmosur nga titullari i entit prokurues dhe pa vulėn e komisionit. "Volumet e vendosura nė kėtė preventiv, jo vetėm qė janė tė pasakta, por ėshtė e pamundur pėr t’u llogaritur, nė kundėrshtim me nenin 5 dhe 9/a,b,c tė Ligjit nr. 8402, datė 10.09.1998 dhe UKM nr. 3 datė 15.02.2001, pika 4/b/c", thuhet nė raport. "Ofertuesi "2K, i cili nė objektin e tij ka ndėrtim, studim projektim, ndėrtime publike e private tė llojeve tė ndryshme, pėr tė tre vitet e fundit e ka tė pandarė vlerėn e shėrbimit tė ndėrtimit. Nė pikėn 9 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė shoqėria duhet tė ketė kategorinė 2/a/c/f. Nga kontrolli rezultoi se kjo shoqėri nuk ka kategorine 2/f", shprehet raporti.

    Parregullsitė e tenderave tė Ramės sipas raportit tė KLSH

    a- Mungojne tabelat e volumeve nė prerjet e profileve tėrthore.

    b- Nė projekt nuk janė parashikuar muret mbajtės dhe pritės.

    c- Nė projekt nuk janė parashikuar punimet pėr ujėsjellėsin.

    d- Nuk janė parashikuar punimet pėr kanalizimet.

    e- Nuk janė parashikuar punimet pėr rrjetin elektrik.



    Si skualifikoheshin firmat nga konkurimi

    Nė pikėn 10 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė "Shoqėria duhet tė ketė kryer punime tė njėjta ndėrtimi, Rikonstruksione rrugėsh nė qytet tė kategorisė sė parė". Nė pikėn 11 tė kėrkesave pėr kualifikim kėrkohet qė volumet e pėrgjithshme tė punimeve tė ndėrtimit tė shoqėrisė nė secilin nga tre vitet e fundit (1999, 2000 dhe 2001) tė pasqyruara nė bilance duhet tė jetė minimumi 300 000 000 lekė. Nė rastin e partneritetit tė shoqėrive raporti i volumeve vjetore tė bilanceve duhet tė jetė sipas partneritetit tė lidhur. Vendosja e kėtyre kėrkesave bie nė kundėrshtim me nenin 1 , tė Ligjit nr. 7971, datė 26.07.1995, "Pėr prokurimin publik dhe ka sjellė uljen e konkurencės pasi nga 13 tė interesuar pėr tė blerė dokumenta tenderi nė tender janė paraqitur 5 prej tyre.




    Gazeta TemA

  5. #425
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Perveē ke titulli, emri Rames s'permendet me asnje vend ne kete raport te famshem. Aty permendet kudo veēse epiteti "bashkia e tiranes" pra me duket s'eshte njesoj, apo jo.
    Pastaj ne prisnim Ramen ta kapin me pras ne dore, duke vjedh ose te ket vjedh. Pra dum FAJE dhe jo GABIME tenderash. Pse si kerkon ti, me ēfare ti eleminoje firmat e panumurta kandidate Rama, me thiken e bukes, tu u heq skalpet. Pastaj s'kuptoj ku eshte korrupsioni ketu, duke ngrit artificialisht kerkesat per pranim. Perkundrazi mu me duket qe veē te fuqishmit ne keto kondicione kane shanse me fitu. Ne ket mes ka fitim qyteti, pasi punet kryhen shpjejt me kualitet e standart.

    S'besoj te jete perfundimtar ky raport, apo jo, kerkimet vazhdojne besoj, apo kjo qe ēudia Rama.

  6. #426
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Ca korrupsioni mor jau po rama eshte lloji i shqiptarit te ri qe punon, ben dicka dhe seshte bashibozuk si sala me kompani. Une e dija qe ky muhabet kshu do perfundonte se qe kur filloi ai malukat te pelliste per korrupsionin e edi rames si gru e keqe, duke qene se edi rama eshte i vetmi qe ka bere dicka ne tirane, duke demaskuar dhe bashibozukun si institut qe ekziston si model i nenpunesit shqipetar.
    Sala nga njera ane e ka kap keq xhelozia, nga ana tjeter nuk duron dot ta ofendoj njeri si dr rrumpalla se anej nga vjen ai kur te ofendojne do pergjigjesh me kanun, plus dhe si 'largpamese sypatrembur qe eshte' mendon se duke bla bla bla njeriun me te suksesshem qe kane pedorur deri tani socialistet dinak dhe hileqar me tosin ne krye, do arrije te fitoj bashkine e tiranes dhe pasaj ate qe enderron cdo nate, te bajraktaroj edhe njehere logun e burrave nga pallati brigadave. Ky megaloman, obsesivo-kompulsiv i pandreqshem nuk ben gje tjeter vecse na kujton ne( elektoratit) se sa i rrezikshem eshte dhe se duhet ti qendrojme larg.
    OK ky eshte mendimi im.
    Me respekt sn0mi

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TEMA shkruan:

    Fatmir Xhafa, Edi Rama dhe Koēo Kokėdhima konsultojnė dosjet e Komisionit

    Xhafa shet dosjet e Komisionit tek Kokėdhima

    Mbeten shumė tė rezervuara informacionet pėr takimin e djeshėm mes deputetit dhe sekretarit socialist tė komisionit hetimor parlamentar anti-Rama, Fatmir Xhafa dhe kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės Edi Rama. Takimi ėshtė zhvilluar nė pjesėn e ish-vilės sė diktatorit Hoxha, njė pjesė e sė cilės ėshtė kthyer nė «Kafe Klasik». Rama e Xhafa janė parė sė bashku rreth orės 13:00 dhe bashkė me ta ka qenė edhe presidenti i shoqėrisė «2K Group», Koēo Kokėdhima. Nė tavolinėn e tyre, pėrveē pijeve janė parė shkresa tė nxjerra nga ēanta e sekretarit socialist tė komisionit hetimor anti-Rama, Xhafa, i cili diskutonte me lėvizje tė vrullshme tė duarve duke sqaruar bashkėbiseduesit. Nga ato qė mund tė kishin dėgjuar njerėzit e tavolinave pėrreth, por edhe persona tė tjerė qė u duhej tė shėrbenin aty, fjala ka qenė pėr pengimin e hetimit tė mėtejshėm tė komisionit parlamentar nė drejtim tė shkeljeve dhe abuzimeve tė mėdha tė bėra me fondet publike nga kryetari aktual i Bashkisė Edi Rama. Xhafa u ka paraqitur dy tė interesuarve dokumentat qė janė gjetur deri tani pėr tenderat e Kokdhimės nė Komision. Gjatė bisedės janė para skena nervoze tė Ramės dhe pėrpjkje pėr ta qetėsuar nga Fatmir Xhafa.


    ------------------

    Rames i doli boja fare.
    PS e kti Mir Xhafes i lepin bethen Koco Piramides.
    Edi ka fillu me bo tifo Apollonise Fierit qe eshte prone e Koko Kokodhimes.
    Skane turp.


    E mer Sal si ja prish gjumin fuksave ti.
    As ne Londer nuk jan te qete bijt e fuksave te lagjes.

    ...

Faqja 43 prej 43 FillimFillim ... 33414243

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •