A proposito di.................
marre nga gazeta shqiptare
TIRANE
Pėr nga mėnyra e ekzekutimit, nga detajet e gjetura dhe informacioni i grumbulluar, njė gjė ėshtė e sigurt: Salih Tivari, sekretari i pėrgjithshėm i Komunitetit Mysliman, ėshtė vrarė nga "bashkėfetarėt", nga myslimanėt.
Dhe elementi tjetėr, mė i sigurt se i pari, ėshtė qė vrasja ėshtė bėrė e studiuar mirė. Madje policia nuk ka mundur tė zbardhė dot asgjė mė shumė se sa panorama qė ka gjetur pak minuta pas vrasjes. Megjithatė, duke iu referuar burimeve shumė tė rezervuara nga Komuniteti Mysliman dhe nga policia e kryeqytetit, janė "kristalizuar" dy nga motivet mė tė mundshme tė ekzekutimit tė 58-vjeēarit. E mė e mundshmja, pėr tė cilėn ka mė shumė argumenta (jo prova) tė ēon nė vrasje nga krahu ekstremist i fesė myslimane.
Ekstremistėt
Nga tė afėrm, miq dhe bashkėpunėtorė tė Salih Tivarit mėsohet se ai pėrfaqėsonte rrymėn liberale tė myslimanėve nė Shqipėri. Madje mendimet e tij, tė bėra publike herė pas here, kanė shkuar deri tek bėrja e reformave, sidomos nė aplikimin e riteve tė kėsaj feje. Me njė sens tė hollė logjike, nisur nga "shtrėnjtėsia" e kohės dhe intensiteti i jetės, Tivari ėshtė shprehur kundėr detyrimit qė njė praktikant i fesė tė shkonte pesė herė nė ditė nė xhami. "Njerėzit kanė punė, jeta tashmė ėshtė me intensitet, dhe kjo normė detyruese e pakėson numrin e myslimanėve qė, megjithėse besojnė nė kėtė fe, nuk mund tė pėrkushtohen". Nė vazhdim tė iniciativave reformuese, Tivari kėrkonte edhe reduktimin e disa prej riteve nė ceremonitė mortore, qė kishin mbetur pas kohe. Nga burime shumė tė sigurta mėsohet se Tivari pėr kėto probleme pak ditė mė parė kishte kėrkuar takim me njė deputet tė Kuvendit. Pikėrisht kėto mendime kanė katalizuar pakėnaqėsitė nė pjesėn konservatore tė myslimanizmit nė Shqipėri, vijė qė pėrfaqėsohet nga besimtarėt e rinj nė moshė, por tė arsimuar nė vendet arabe. Kjo rrymė nė selinė qendrore tė Komunitetit thuhet se drejtohet nga nėnkryetari i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi, me tė cilin Tivari ėshtė grindur ashpėr kohėt e fundit. Salih Tivari ka dėnuar edhe sulmet terroriste tė grupit "Al Kaeda", njė faktor tjetėr katalizues. Ai ka mbėshtetur edhe ekstradimin e ekstremistėve islamikė nė vitin 1998 nga Shqipėria. Nė kėtė motiv shtohet edhe argumenti i pakėnaqėsisė sė konservatorėve lidhur me qėndrimin e tij ndaj pronave tė Komunitetit Mysliman. Salih Tivari, me profesion, ishte jurist dhe nė dhjetė vitet e fundit ai e ka pėrfaqėsuar shumė herė Komunitetin nė marrjen e pronave. Njėri prej tė rinjve besimtarė qė qėndronin para portės sė selisė, u shpreh mjaft i pakėnaqur nga qėndrimi i Tivarit: "Nuk ka bėrė asgjė pėr tė marrė pronat e Komunitetit", tha djaloshi me njė inat tė brendshėm.
Off springs......................
Krijoni Kontakt