Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 83
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    Se pari dua te sqaroj per ndonje qe mund te kete keqkuptime se une nuk jam aspak PD-ist, madje me vjen per te vjelle vetem nga ideja e te mbeshteturit nje parti qe nxjerr Fahri Balliun kandidat per deputet. Gjithashtu nuk preferoj as ndonje parti tjeter, as Rimekembjen Kombetare te Baletes.

    Po kaloj te pergjigja e Klodit.

    Por gjithsesi, edhe pse i vetedijshem per kete mundesi, une serish mendoj se ne Zef Brozin, ndoshta mund te gjesh nota edhe arsye politike (fushate ku nder Berishes ps), por kurrsesi nota anti-islamike (ne kuptimin e paster fetar te kesaj fjale, e jo te Islamit te lidhur me terrorizmin)
    Mire po me thuaj ēfare te kuptoj une nga fjalet kunder atyre vajzave qe mbulohen? Mbulesa per femren eshte nje detyrim fetar ne Islam ashtu siē mund te jete vajtja ne meshe per te krishtret. Askush nuk ka te drejte te shprehet kunder zbatimit te normave fetare nga persona te ēdo lloj feje dhe aq me teper te kerkoje parandalimin e kesaj ne menyra direkte apo indirekte duke zbatuar politika te caktuara siē propozonte Pirro Misha ne artikullin e nje dite me pas te Shekulli. Kjo s'eshte gje tjeter veēse sulm i hapur ndaj Islamit. Armiqesia ndaj fese Islame ne artikullin e Brozit duket edhe ne qendrimin qe ka mbajtur kunder aderimit te Shqiperise ne KI. Jo se e ka kundershtuar. Por sepse megjithese thote se ky aderim ishte antikushtetues, gje per te cilen mund te kete te drejte, nuk i jep nje shpjegim heshtjes se tij pese vjeēare per sa kohe ishte ne pushtet PD-ja. Atehere halli i Brozit duket qarte qe nuk eshte shkelja e kushtetutes pasi me kete gjendje ai u pajtua, pra tabela e tij eshte Islami.

    A duhej futur Shqiperia ne KI dh a duhet te vazhdoje te jete anetare? Kete ēeshtje mund ta shohim nga kater pikepamje.

    1-) Po ta shohim ēeshtjen nga prizmi i perqindjes se popullsise muslimane ne Shqiperi eshte e vertete qe ne kohen kur u be ky aderim nuk mund te thuhej se shqiptaret ishin te vetedijshem per perkatesine e tyre fetare. Pra nga ky kendveshtrim anetresimi i Shqiperise ne KI ne ate kohe ka qene i pabaze. Por nuk mund te thuhet e njejta gje edhe sot. Nese perqindja e popullsise muslimane me 50% ose me e larte eshte nje element i mjaftueshem per te ligjeruar anetaresimin ne KI, atehere Shqiperia sot e ploteson kete kusht. Pra nga ky kendveshtrim anetaresia ne KI eshte e drejte.

    2-) Per nga menyra e anetaresimit ne KI. Nese ka pretendime se menyra se si u realizua ky anetaresim eshte ne kundershtim me kushtetuten atehere te kryhet nje proēes gjyqesor ne Gjykaten Kushtetuse i cili te vendose per kete. Nese vendimi del qe nuk ka shkelje te kushtetutes atehere edhe ky opsion bie. Por nese kontatohet shkelje atehere ne baze te vendimit gjyqesor anetaresimi i atehershem merret mbrapsht dhe ne parlament diskutohet rianetaresimi ne baze te kushtetutes.

    3-) Per nga pasojat qe i solli Shqiperise ky anetaresim. Edhe kjo eshte nje ēeshtje qe duhet te diskutohet ne parlament. Por nese nje pasoje negative eshte dyndja e terroristeve, kjo nuk eshte diēka qe mund te parandalohet me daljen nga KI pasi dalja nga KI nuk perben ndonje pengese te madhe per terroristet. Nga ana tjeter edhe duke qene ne KI mund te merren masa parandaluese per ardhjen dhe veprimtarine e personave te jashteligjshem, keshtuqe mendoj une pengimi i terroristeve nuk eshte aspak i kushtezuar me te qenit anetar ne KI apo jo. Ndersa pers au perket aspekteve te tjera se a kemi pasur perfitime apo deme ekonomike ose te ndonje natyre tjeter nga KI ne kete pike une s'di te them gje. Kjo u perket kompetenteve. Zefi mendon se me daljen nga KI do te demtohet feja Islame ne Shqiperi (qe mendoj se ky eshte halli i tij) ketu gabohet rende. Ne Shqiperi pothuajse nuk ka me arabe qe merren me propagande fetare. Tashme eshte krijuar nje gjenerate te rinjsh muslimane shqiptare qe e njohin shume mire Islamin dhe ne saje te tyre sa vjen e shtohet numri i atyre qe praktikojne Islamin. Pra Zefi eshte kujtuar disi vone per kete pune

    4-) Per nga pikepamja e laicitetit te Shqiperise. Ashtu si per menyren e anetaresimit ashtu edhe per kete pike te jepet nje vendim nga Gjykata Kushtetuese. Por nese nga njera ane anetaresimi ne KI shpallet ne kundershtim me laicitetin dhe nga ana tjeter behet anetaresim ne ndonje organizate te ngjashme fatere te nje feje tjeter me justifikimin e imazhit tone ne bote kjo do te ishte e padrejte. Gjithsesi nese ēeshtja te cilen e permenda ne shkrimin e meparshem eshte pune perfaqesimi me ambasade, kjo kuptohet eshte e natyrshme dhe s'futet ne kete kategori.

    Persa i perket pranise se elementeve terroriste nen petkun e organizatave humanitare ose shoqerive te biznesit, ok le ta hapan hetime ndaj tyre dhe nese dalin fajtore te merren masat e duhura ndaj tyre ne baze te ligjit. Por ama e njejta gje te behet edhe me misionaret e deshmitareve te Jehovait e te sekteve te tjera qe vijne nga jashte vendit. Jo pak dyshime ka dhe ndaj tyre si agjente e spiune te vendeve nga vijne. Ne nje vend Brozi thote qe keshtu e keshtu me tha nje miku im. Tani nese ēdo fjale kafeneje (qe Brozi i jep vend ne nje analize dhe hiqet pastaj edhe si intelektual) perben nje shkak te mjaftueshem per te filluar nje fushate hetimesh per nje kategori te caktuar njerezish, fjale te tilla qarkullojne plot edhe per kategori te tjera. Nese behet diēka te behet me drejtesi apo jo?

    Shendet e te mira.
    What is it that we're waiting for?
    Looking forward to, preparing for?
    Life kicks us in the teeth
    Yet something makes us crawl back for more

    Blood and tears upon the altars of our lives we shed
    Blood and tears until the sweet release we share in death
    Hours like days, weeks feel like years
    Decades of Tears
    Yet somehow everything seems so worthwhile
    For a moment

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    ky debat po behet shume interesant dhe shume i kendshem.
    me respekt per te gjithe pjesemarrsit ,per kulturen e tyre

    Klod , edhe njehere tjeter,po me kenaq me forcen e argumentimit.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,073
    Postimet nė Bllog
    22
    Atehere Klodi, nese ndjekim te njejten logjike qe ti ndjek, anetaresimi i Shqiperise ne BE eshte po aq i rrezikshem sa edhe ai ne KI, pavaresish se njera eshte institucion dhe tjetra eshte organizate. Ti qe je shqiptar i besimit orthodoks ndihesh keq kur Shqiperia anetaresohet ne OKI, dhe ashtu si ty, edhe besimtaret e besimit myslyman duhet te ndihen keq dhe te mos pranojne anetaresimin ne BE. Ne BE marrin pjese vetem vendet e KRISHTERA !!! Ku dolem ne kete mes?! Asgjekundi.

    Duhet te kuptoni, qe nje shtet laik nuk do tia dije nese donatoret dhe investitoret jane te krishtere, muslymane, ateiste apo budiste. Politika e jashtme e nje vendi ngrihet mbi SIGURINE + INTERESAT EKONOMIKE. Eshte shume e qarte per mua qe arsyeja perse Shqiperia mori pjese ne OKI, arsyeja perse Shqiperia kerkon me ngulm anetaresimin ne BE, eshte pikerish interesi ekonomik; kredi, grante, investime. Arsyeja perse Shqiperia kerkon anetaresim ne NATO eshte ana tjeter e medaljes, siguria kombetare. Nuk mund ta vesh ne medyshje kete veprim, ne planin e politikes se jashtme shqiptare.

    Ceshtja eshte e diskutueshme kur vjen fjala tek syri qe e sheh Perendimi kete veprim te Shqiperise. Une ende nuk kam lexuar ndonje deklarate te ndonje qeverive perendimore te denoncojne aktin e shtetit shqiptar. Kete e justifikon edhe fakti qe Shqiperia vazhdon te jete pjesmarrese ne OKI. Nese Perendimoret do te na kishin "shkulur veshin", Shqiperia do te ish larguar nje ore e me pare nga konferenca islamike.

    Pra, ne planin e politikes se jashtme, vendimi eshte mese i drejte. Shqiperia nuk humbet asgje prej pjesmarrjes, vetem fiton prej saj. Ne planin e maredhenieve nderkombetare me te medhenjte, perseri pjesmarrja ne OKI e Shqiperise, nuk ka shkaktuar irritim. Vete te medhenjte "i mbledh tavolina" me arabet pasi ata arabe prodhojne 60% te prodhimit vjetor te naftes dhe gazit natyror ne bote.

    Atehere perse ne jemi duke diskutuar tani ne forum?

    Ne jemi duke diskutuar kete ceshtje, pasi ne Shqiperi ka njerez histerike kur vjen fjala tek feja. Te tille njerez, fene e besimin e shohin si mjet e si arme dhe u mungon plotesisht toleranca fetare. Koha qe po jetojme eshte nje shans i madh per keta njerez qe ti fryjne percarjes kombetare duke alienizuar komunitetet fetare ne Shqiperi. Zef Brozi me lart shkruan kunder perceve dhe mjekrave, nese do te dali nje Abdyl e nje Qamil qe do te shaje mjekren e Janullatosit apo roben e prifterinjve katolike.

    Nese kujtoni se varferia, papunesia dhe mungesa e stabilitetit politik jane plage te medha per Shqiperine, percarja fetare eshte goditje vdekjeprurese per vete identitetin e shqiptareve. Shqiperia do te kete maredhenie me Vatikanin, Konferencen Islamike, Patriarkanen e Stambollit, pasi ne Shqiperia ka komuntete fetare katolike, myslymane dhe orthodokse.

    Shteti pjesemarrjen ne keto institucione fetare nuk e shikon si nje drejtim politik per vendin, por si nje respektim te cdo komuniteti fetar shqiptar. Mos u mundoni qe paragjykimet tuaja personale, tia vishni politikes dhe politikave te shtetit shqiptar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    gjithashtu duhet ndare Zef Brozi dhe arsyet qe e shtyjne ate nga ceshtjet qe ai ngre.E rendesishme eshte nese ato ceshtje qendrojne apo jo, pavaresishte se kush i ngre.

    ne fakt ka nje pyetje : pse nuk denoncohet pjesemarrja e Shqiperise ne OKI nga qeveria e sotme,nga parlamenti ?...
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  5. #55
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Tungj!

    Sot kam hap komputerin pas dy ditesh mosaktivizimi dhe vura re nje lloj terheqjeje nga kjo teme.Me vjen mire qe shkruesit e kesaj teme nuk merren me me faktin kush e ka shkruar, por me ate cka duhet trajtuar ne ate shkrim. Por perseri, megjithse ketu ata qe kane shkruar e kane shtjelluar bukur mendimin e tyre saqe te bejne per vete, prap kam disa rezerva karshi tyre.Them se do ishte me mire qe ne vazhdim te atyre gjerave qe u diskutuan me larte te nxjerrim dicka nga ky diskutim dhe te kalojme me tej akoma. Le te mendojme se cfar mund te bejme tani,pasi ate qe ka ndodh se ndryshojme dot me. Dihet se tani po zhvillohet nje lufte mes Amerikes (bashke me te edhe nje pjese e Evropes) dhe islamit ekstremist.
    Lind pyetja: Cfar mund te fitojme ne ne kete mes?
    Une mendoj se kjo eshte pyetja qe duhet bere nga shqiptaret me influence brenda dhe jashte vendit (te cilet duan te bejne dicka per token meme).Pra a mund te kemi ndonje avantazh ne nga kjo situate e krijuar, pjese e se ciles jemi dhe ne (dashur padashur)?
    Pergjigjja qe do ti jepja une kesaj pyetjeje do te qe PO. Pse?
    Ne bejme pjese ne nje konference pjestaret e te ciles jane musliman dhe shtetasit e disa shteteve si dhe vete ndonje shtet i kane shpalle lufte „perandorise se botes “ Amerikane. Nga ana tjeter mardheniet Shqiperi Amerike jane shume te mira. Duke shfrytezuar keto dy situata ne shume mire mund ti ndihmojme te dyja keto grupime Ne duhet te jemi lidhesit e tyre.Ne duhet tu tregojme muslimaneve se si mund te jetosh si musliman i evoluar dhe ne te njejten te behemi zeri i perendimoreve per ketp vende.
    Pra si perfundim une themj, se duke dhene mendime per perfitimet qe mund te kemi nga ky antaresim do te jemi me frytdhenes per NENEN SHQIPERI.

    Geni !
    PAUCA SED MATURA

  6. #56
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe nje here. Vertetesia e shkrimit nuk matet thjesht me maturine morale apo ideore te vete shkruesit. Ajo qe po gabohet ne te gjithe keto pergjigje, per mendimin tim, eshte se ne menyra te perseritura nuk jepen pergjigje e as analizohen pikat qe ngre Zef Brozi, por kundershtohet duke u perpjekur qe te nxirret ai si njeri pavlera.

    Per pavlefshmerine e Brozit une kam disa verejtje:

    Ne kete forum eshte shprehur kush e di sa here ankesa se ne Shqiperi vritet deputeti si qen rrugash, se nuk respektohen figurat intime te vete personalitetit te shtetit.

    Shume bukur,

    - z.Zef Brozi i takon vete kesaj kategorie njerezish (mire a keq.., mua nuk ma ha mendja se ka ndonje ketu qe mund ta gjykoje ate personalisht).

    - Per me teper, Zef Brozi ka qene edhe kryetari i gjykates se kasacionit, i vene nga PD - ja

    Keshtu qe ofendimet e sotme te PD -se kunder personit te tij, sidomos ao te tipit sic i solli Brari te katunareve te Malsise se madhe (qe pas dyndjes ne Shkoder vetequhen qytetare), jane tregues i vete nivelit te figurave te PD -se edhe personave qe dikur i lavderuan e sot cfare nuk thojne per to (edhe grate s'ua lene rehat).

    Kjo eshte vrasja e vetete qe u behet figurave edhe personaliteteve ne Shqiperi, prej ku burojne te gjitha ekstremet e tjera


    ***************

    Zef Brozi, vertet qe mund te kete edhe ka motive poltike, ne shkrimin e tij, por kjo gje nuk ia ul vleren fakteve te sjella prej tij, por qe nuk jane te tijat.


    Northbard!

    Une tem se serish duhesh te kuptosh, nqs je nga Shqiperia, realitetin e menyres se te folurit edhe te te shprehurit te njerezve.

    Ne Shqiperi nuk do te ngurrosh te gjeshe nga vete muslimanet qe do te shprehen kundra perceve.

    Mospelqimi i perceve edhe te parit e saj si shenje prapambetjeje ka ekzsituar se hershmi midis gjithe shqiptareve (te Shqiperise), muslimane e jo muslimane.
    Arsyet se perse jane te shumta, si shoqerore (kryesisht), sidomos me ndikimin e idve te humanizmit edhe te iluminizmit europian mbi te drejtat e njeriut, qendersine e individit ne shoqeri, lirine e te shprehurit, bukuria e kesaj jete etj, qe u perforcuan ne zonat e Ballkanit sidomos me idete revolucionare te frymezuara prej ato te Frances qe do sillnin lirine prej Roberise turke. Madje vete turqit, sic edhe ti vete e di, u ndikuan nga keto ide, prej ku kemi edhe Turqit e rinj edhe reformat e Ata Turkut.

    Ne Shqiperi, koha per ide te tilla reformuese (ose rebeluese per muslimanet strikte) erdhi fillimisht me Zogun, i cili nuk mundi per arsye kohe ndoshta qe ta plotesonte nje fushate "Ata Turk" ne realitetin shqiptar, por e cila fushate u be me pasoja crrenjosese prej ateizmit komunist, i cili ndryshoi shume situata ne Shqiperi.

    [b]Ne kete aspekt e shoh une anti-islamitetin e Brozit ne aspektin "kundra" perceve. Ai, ndoshta duke mos e kuptuar mire fetarisht domethenien muslimane, e perflet ate po ashtu sikur e ka degjuar te perflitet edhe prej vete muslimaneve.

    Tjeter Northbard,

    perpjekja jote per te kapur gabimet e Brozit, e per tia kundervene mesazheve te temes, mua nuk me duket e drejte, edhe eshte ne vijim te vete perpjekjeve te PD - istave te forumit per te mbrojtur jo Shqiperine, por Sali Berishen, duke mosanalizuar faktet, por Zef Brozin.

    Gabimet politike te Brozit nuk ia ulin vleren fakteve, edhe nuk kane te bejne me to.

    pikat e tua.....

    1) Northbard, ti vete bie dakort se per kushtet e Shqiperise se pas 90 - tes ishte e pabaze pjesemarrja ne Konferencen e vendeve Islamike......

    ......ajo ku une mendoj se ti gabon, eshte se ti mendon se kjo pjesemarrje justifikohet me Shqiperine sot.

    Se pari, ajo qe i duhet artikullit eshte:



    Nqs ishte gabim ne ate kohe, perse e beri Sala atehere antaresimin? . Cfare e shtyu Salen ne kete antaresim te fsheht?

    Pse nuk ia parashtroi Partise se vet per diskutim e me pas te vendosej pjesemarrja ne KI?

    Ae kuptoni ju se pikerisht ketu eshte edhe nje nga pikat kryesore te diskutimit. Perse edhe c'e shtyu Salen qe te vendose vete, pa kaluar ne procedurat e kerkuara ne kete antaresim?

    Persa i perket justifikimit me Shqiperine sot (qe eshte edhe jashte teme), une serish do thoja, se perse na qenka e justifikueshme sot antaresimi ne Konferencen e vendeve islamike?. Antaresimi ne te nk varet thjesht nga perqindja fetare, por nga shume kushte e procedura qe duhen parashtruar se gjeri ne popull, para se te merret vendim.

    pikat e tua te kalimit te ceshtjes ne gjykate, natyrisht nuk kemi se si ti diskutojme ne forum!

    *********************************

    Albo!

    Logjika qe une kam ndjekur ne Shkrimet e mia eshte se:

    Shqiperia nuk eshte nje vend islamik, as nga prejardhja e as nga notat kulturore e te identitetit te vet.

    Pjesemarrja ne Konferenecen e vendve islamike, te ben ty detyrimisht edhe de jure nje vend te tille, ne nje kohe kur nuk je.

    Vetevendimi, pa u diskutuar me pare ne Parti e qeveri (ndoshta edhe popull) tregon per nje rrezik, qe neser, po ky president, me po te njeten papergjeshmeri, merr nje hap edhe me te thelle.

    Shenjat se do vepronte po keshtu u dhane qe me Kushtetuten e 94.

    Vatikani eshte shtet, BE eshte nje lloj federate shtetesh, edhe nuk te shpall ty as detyron identitet tjeter fetar e kulturor, apo edhe gjuhesor. Dmth antaresimi ne BE, ve ne jete ate per te cilen ke vuajtur deri me tash.....mos mundesia per tu therritur Europian (Kontinenti nga i cili vjen, apo jo?)


    Albo i nderuar, je shume gabim kur i kundrapozicionon muslimanet me jo muslimanet ne ceshtjen e antaresimit ne KI, pasi nqs e di mire ceshtjen, kane qene me teper muslimane (qofte edhe me emer thjesht) qe e kane kundershtuar ate hap te njeanshem.

    Keshtu qe ceshtja, i nderuar, nuk eshte se jane jo muslimanet qe nuk duan, ndersa muslimanet qe duan.

    Pika tjeter e ceshtjes, eshte se shteti shqiptar, duke qene laik, nuk mund ta shpalle kete shtet (per te cilin ne votojme) si shtet musliman, apo cfare do qofte..........kujto: Konferenca e vendeve islamike.

    ne BE, mesa di une, jane te ftuar edhe turqit, keshtu qe shihe edhe nje here piken ku thua se jane vetem te krishtere..

    BE eshte organizim federativ, politik ekonomik ndershteteror.

    Nj eshtet laik duhet tia dije nese me ane te nje veprimtarie i jep emertim shtetit laik qe kerkon te perfaqesoje.

    **********************

    Edhe nje here, fuqite e medha nuk ma ha mendja se i kushtojne ndonje vemendje hapave te politikes shqiptare, pasi ato nuk kane peshe ne ndikimin e jetes se tyre politike. Per me teper, per Shqiperine, ekzistojne shume padituri banale, perfshi ketu edhe politikane te degjuar. Jane vetem ekspertet ata qe e dine ceshtjen.

    Shih tashti, se perse permendet emri Shqiperi ne cdo koment mbi terrorin?

    Se u prek interesi!

    Pra ne planin e politikes se jashteme, vendimi nuk ishte fare i drejte, sepse eshte vete shteti shqiptar qe e ben de jure aderimin e identitetit edhe interesave te veta kulturore etj....., duke dale jashte cdo realiteti ne Shqiperi.

    Pse jemi ne duke e diskutuar kete ceshtje ne forum?

    Rasti i 98 - tes Albo! Nuk ke qene ne Shqiperi?

    Prej dy personave te kapur, iu vu bomba ambasadave amerikane ne Tanzani e Kenia. Te nersermen, deklaraten se u be per shkak te kapjes se dy veteve te strehuar ne Elbasan, e ben vete terroristat. Ky fakt u perdor shume per implikimin e luftes se sapofilluar ne Decan.

    Kush ishin keta dy terroriste? A kishin nenshtetesi shqiptare? Cfare aktiviteti kishin kryer gjate kohes (me vite) te qendrimit te tyre ne Shqiperi? Me cilet shqiptare ishin me teper lidhje?

    Po terroristet qe vrasin nipin e Vesillaq Vangjelit, kush ishin? Ambasada franceze i refuzoi si nenshtetas te vete! Perse kryen vrasje ne mes te Tiranes (ne banese)?

    Perse xhanem nuk diskutohet shume mbi keta persona, por ngjarjet nxirren sa me shpejt e mundur ne harrese?

    Kush ishte ai arab qe botoi parathenien e Kuranit, edhe cfare donte te thosh me ate?

    Gazidede, kryetar i SHIK - ut te Sali Berishes, kush eshte, ku ka ikur edhe perse?

    I pergjigjesh dot ti?

    ia kalofshi mire!

    Ja Albo, keto jane vetem pak, shume pak, nga arsyet e verteta te ati shkrimi..........

  7. #57
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Bravo Klodi, goxha diskutim.

    Vetem nje gje, nuk e di nese do dali ndonjeri ketu ti pergjgigjet pyetjeve te tua, duke pasur parasysh se sic e thate edhe me larte, albi, brari etj nuk koncentrohen ne thelbin e ceshtjes po ne sforco per te mbrojtur me cdo kusht zt Berisha, dhe si gjithmone do degradojne ne militantizem vulgar.

    Dhe dicka tjeter,

    qoute.
    'Albo i nderuar, je shume gabim kur i kundrapozicionon muslimanet me jo muslimanet ne ceshtjen e antaresimit ne KI, pasi nqs e di mire ceshtjen, kane qene me teper muslimane (qofte edhe me emer thjesht) qe e kane kundershtuar ate hap te njeanshem. '

    Persa shtoni ketu mendoj se ekziston nje frike subcoshiente ne mendjet e myslimaneve shqiptare (kripto dhe prej verteti), ajo e humbjes perfundimtare te identitetit evropian- mysliman dhe rreshkitja ne erresiren e myslimanit te tipit shia apo suni qe mund te vinte nga lidhja e vendit tone me konferencen islamike.

    Ndoshta ketu buron dhe mosbesimi apo paniku kur shikonin ato vajzat e reja dhe te mbuluara me perce nga koka te kemba.

    Cfare do vinte tjeter, bomba te ambasad amerikane( mos harroni se sot e kesaj dite bomba te VEFA nuk eshte zbuluar se pse ndodhi), ne kisha, ekstremizimi i popullates dhe endrra e vjeter e grekeve dhe serbeve ne shqiperi, vlla vrasje me motive fetare.

    Prandaj dhe e kame theksuar me perpara se loja me konferencen islamike ishte nje loje shume e rrezikshme, me pasoja te pa imagjinueshme per ne si komb evropian (sikur te mos kishte bere vaki 97 dhe me vone, 11 shtatori e te vashdonim te kishim per kryetar shiku nje person si Gazidedja).

    Pse duhet qe shteti jone qe eshte garanti i kushtetutes dhe guardiani i ligjit te beje anetaresime ne konferenca me baze fetare, duke humbur biasin ne drejtim te tre feve qe kane shqiptaret!?

    Pse te mos ja leme perfaqsive fetare ti vetrregullojne se me ke duan te lidhen apo jo dhe shteti te kontrolloje ne menyre qe ligjet dhe kushtetuta jane respektuar mbi gjithshka!?

    Me politika diletante apo te tipit 'hajt te hame sot se ..........neser' qe burojne nga injoranca dhe megallomania apo naiviteti i Sales apo dhe ndonje tjeti kemi per te qene gjithmone te djegur, per sa kohe nuk i themi stop.

    Prandaj, duke e mbyllur ket ese do desha te thosha se une besoj se ceshtja e referendumit rreth konferences islamike nuk eshte mbyllur akoma dhe asthu sic thote populli me mire vone se kurre.

    Pershendetje

    SN
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sn0m : 14-01-2003 mė 19:43

  8. #58
    Klod, nga te gjitha shkrimet perseri vazhdon te perseritesh te njejtat gjera dhe nuk po thua asgje.

    Si gjithmone do ti bini trumpetave anti Berishe apo Anti PD, per cdo gje qe ka ndodhur e do te ndodhe.

    Dhe kur te tjeret por ju thojne fakte reale, ti perseri vazhdon me teorite e tua dhe duke quajtur te tjeret jo pd-ista, jo berishianet e forumit etj etj.


    O Zoteri, Shqiperia dhe sot e kesaj dite eshte anetare e KI. Merru me kete fakt po ke qejf e nuk te pelqen, dhe jo me ate pse e anetaresoi Berisha apo pse nuk i kerkoi leje partise se tij.


    Berisha ne ate kohe nuk ka qene kryetar partie, por Shteti dhe nuk ka patur pune me partine e tij dhe nuk ka pas shkelur asnje lloj ligji. A kupton, ASNJE LIGJ te shkruar te Zeze mbi te Bardhe. Po deshe besoje, po deshe jo,

    Here tjeter i diskutojme hollesite e ketyre puneve dhe te zotit Brozi & compani.

    Gazidede ndodhet ne SHBA ku ka marre azil politik.

  9. #59
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O Redi, po me kryesi ne shtet e mbron normalitetin e vetevendosjes se Sali Berishes, per ta perfshire vendin ne Konferenca te tilla?

    Po mire, shtetit, dmth aparatit shteteror qe ky kryesonte, nuk i kerkonte dot mendim ai? Perse vendos vetem? Apo tha me vete se Zogu (te birin e te cilit presidenti nuk e le ta shkele token shqiptare) nuk ishte burr me i zgjuar qe u be monark!

    Po si ore, ju nuk i pergjigjeni veprimeve te vete partive qe ju doni te perfaqesoni, e perse u dashka te analizoj te sotmen?

    Faktet, natyrisht Redi qe jane ato qe jane, edhe keshtu nuk ka se si te shtohen!!! Nuk e kuptoj verejtjen tende, apo shqetesimin. Cfare do ti te hapen dosjet shteterore ne forum?

    Problemi eshte se kur nje figure shteterore e fut vendin e tij neper kanale interesash edhe "investimesh", duhet edhe kohe per ti lene ato.......

    Mos eshte tabu te flasesh kundra Sali Berishes?

    Flm, pergjigje e madhe ishte ajo e Gazidedes!

    meqe e dike, beji te fala....

    Dmth kesaj i bie Berisha=Shqiperine=Perfitimin

    o Red, po ti qe je, po ti largohesh neser Sales, do te dalesh njeriu me i poshter, e kupton rregullin apo jo?

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,073
    Postimet nė Bllog
    22
    Klodi, OKI nuk eshte as institucion, as "federate" por nje organizate qe ka per qellim mbrojtjen e te drejtave dhe mireqenies se gjithe besimtareve muslymane ne bote. Po ta kishe kete gje te qarte ti ne koke, nuk do te vazhdoje me tej me justifikimin e "anti-islamizmit". Shqiperia mori pjese ne kete konference pasi ka nje shumice besimtaresh muslymane, ashtu sic krijuam maredhenie te ngushta edhe me Vatikanin e me rradhe. Preferencat e tua fetare erresojne gjykimin tuaj.

    Shqiperia nuk eshte shtet islamik, por eshte ne te njejten kohe shteti i vetem ne Europe qe ka nje shumice besimtaresh muslymane krahasuar me besimet e tjera. Mos e dridh muhabetin sic ben Brozi ne shkrimin e tij pasi ky eshte fakt. Te pelqen nuk te pelqen, ne Shqiperi ka me shume besimtare muslymane se sa te krishtere. Mesoje nga une kete qe jam i krishtere dhe vete.
    Persa i perket "ndikimit kulturor" te OKI dhe BE-se, ti serrisht nuk e ke fort te qarte se cfare perfaqeson BE dhe cili eshte synimi i saj. Shqiperia do te ndryshoje krejtesisht ne aspektin kulturor/shoqeror nga anetaresimi ne BE dhe procesi ka nisur qe ne 1990. Ky ndryshim nuk do te krahasohet dot as me anetaresimin ne 100 organizata si OKI ku pjesemarresit e saj mblidhen e pijne nje kafe alla-turka njehere ne vit. OKI nuk ve as kushte, nuk ka as kontrata me qeverine shqiptare, vetem vendet pjesmarrese ne te ndihmojne Shqiperine ne projekte nga me te ndryshmet duke i finacuar ato. Meqe je nga Tirana, nuk eshte nevoja te te ze ne goje pallatatet dhe bizneset qe kane ngritur arabet dhe kane qene nder te paret qe e kane bere kete.

    Po te korrigjoj edhe ne disa vende:

    1. Brozi nuk u zgjodh nga PD por nga Berisha si kryetar kasacioni !

    2. Sa per pyetjet Kush dhe pse? ato pyetje mund tia drejtosh drejtesise shqiptare. Nuk mund tu vesh damken 1 miljard arabeve/muslymaneve ne bote vetem se ka 1000 terroriste.

    3. Edhe ne Amerike ka njerez me fytyre te mbuluar dhe me mjeker, apo me roben karakteristike muslymane. Nuk di qe gazetat apo "intelektualet me master degree" te jene shqetesuar per nje gje te tille. Perkundrazi, shteti mbron te drejten e njerezve qe te besojne ne ate Zot dhe ate fe qe duan.

    Kur njerezit nuk kane argumente bindese, hidhen tek "argumenti i rruges" dhe "kafenese" qe e ka emrin thashethem. Per thashetheme poshte e lart, zorr se na e kalon njeri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. A duhet tė dalė Shqipėria nga Konferenca Islamike?
    Nga Fenomeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 14:04
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •