Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 83
  1. #21
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ah, moj Shqipni e Mjera Shqipni...!

    Nje "perfitim tjeter i madh" pas futjes ne Konferencen Islamike ishte qe disa vajza shqiptare, madje edhe ato 13-18 vjecare pranuan te vene percen pothuajse si ne Afganistan dhe ashtu dilnin edhe rrugeve te Tiranes se civilizuar. Dhe per kete thuhej se "investitoret dhe bamiresit islamike" i paguanin me nje shume te hollash cdo muaj. Mbase duket e pabesueshme, por kjo eshte e vertete. Turp i madh! Shqiperia po kthehej para kohes se ish mbretit Zog. Shqiperia po huazonte pamjen e nje vendi te larget islamik, ajo nuk ishte me vetvetja! Dhe Perendimi, edhe pa e artikuluar publikisht, pyeste veten: Ku po shkon keshtu Shqiperi?

    Ne vitet 1992-1997 vetem Presidenti, Kryetari i SHIK-ut dhe i Shoqates se Intelektualeve Islamike te Tiranes, Bashkim Gazidede (Ne vitin 1997 ai do te arratisej dhe do te shkonte tek miqte e tij ne nje vend islamik, te cileve u sherbeu me perkushtim duke abuzuar detyren e tij ne dem te Shqiperise), Kryeministri Meksi dhe Ministri i Rendit Musaraj e ndonje tjeter duhet ta kene ditur se shume prej atyre "miqve" te larget mund te ishin pjese e rrjeteve terroriste islamike. Atyre u jane dhene edhe informacione nga sherbimet sekrete perendimore qe survejonin terroristet islamike ne Shqiperi. E megjithate keta pushtetare u lane fushe te lire veprimi ketyre terroristeve, madje edhe mund t'u kene plotesuar kerkesat qe ata kishin. Une dua te besoj se nje gje e tille nuk eshte bere qe te bashkepunohej me terroristet, por cilatdo qofshin motivet, ato jane antishqiptare dhe te pandershme. As terrorizmi, as mbeshtetja e tyre nuk mund te perligjen. Per me teper veprime te tilla te qeverisjes shqiptare ishin haptazi antishqiptare, i jepnin nje ndihme te madhe regjimit te Miloshevicit.
    Zef , ti ishe kryetari gjykates larte ne Kohen e Saliut.

    E ti Zef a ke sqaruar popullin pse ike?

    Nuk ike si kundershtar i fondamentalizmit islamik...bile kurre nuk tu degjua zeri si anti fondamentalist sa ishe ne kolltuqet e buta ku te vuri Saliu.
    Ti u hoqe nga Funksionet si HAJDUT o ZEF BROZI.

    Ti hengre rryshfete nga bandat e Droges.

    Asnji lufte nuk bere o Zef Brozi ndaj prostitucionit, Droges, Korrupsionit etj.
    Ti u demaskove si legen qe me rrushfete nxorre nga burgu nji kapobande te trafikut te Droges me Greqine.

    Zef Brozi ti u demaskove si agjent i Asfalise.

    Zef Brozi, bej qejf ne krye te asaj Shoqates ne Amerike se ne Tirane te ka dale Boja si i Pa-Burre e i pa-bese.


    Sa per terrorizem Islamik...Amerika ..qeveria amerikane pra..le te sqaroje popullin e saje..pse e pergatiti si pilot ne shkollat amerikane autorin e 11 shtatorit ..Moohamad ATTA-n.


    Sa per investitoret Arabe..ata o ZEF jane bith e breke me Partine Socialiste dhe ne bankat e tyre ne Tirane punojne Shoket e Tu Zef Brozi.

    Kjo tematike per mua perben ndoshta njeren prej temave me te spikatura qe kam lexuar deri tani ne forum. Ato qe une doja te shprehja jane shrehur fare mire ne Citatet e mesiperme dhe ne vargjet : Ah moj Shqipni e mjera Shqipni...

    Ah, dhe dicka te fundit Albo, meqe e lexova dhe shkrimin tend, jam pak a shume dakort dhe me ty, por dua te te terheq vemendjen vetem ne nje pike. Po citoj ato qe ke shkruajtur ne nje pike:
    Konferenca Islamike nuk eshte ngritur me qellime politike dhe as mbi qellime fetare te avancimit te fese islame, eshte ngritur per te mbrojtur te drejtat e myslymaneve kudo ne bote dhe per ti ndihmuar ata ekonomikisht...
    Meqenese une pikerisht studioj per Middle East (International Relations) rastis qe te jem marre gjeresisht ne mesimet e mia dhe me Konferencen Islamike dhe dua te te them dicka:
    Ne Karten e Krijimit te saj qellimi eshte mbi te gjitha politik, ekonomik dhe pas saj vjen dhe qellimi Fetar. Ne te s'pranohen (ne baze te artikullit 3 ) vende qe s'jane myslimane, qe s'jane Arabe dhe qe s'kane fene zyrtare myslimane. Prandaj une dyshoj qe duhet te kete patur dicka me tutje se sa mbrojtja dhe zhvillimi i te drejtave te myslimaneve. Kjo perforcohet dhe nga fakti qe shume prej qeverive te vendeve myslimane ne ate kohe (Arabia Saudite, Irani, Iraku, Libani, etj) ndihmonin fondamentalistet islamike me baze materiale dhe strehime per stervitje, dhe egzistonte vertet nje plan per myslimanizimin e Ballkanit duke perfituar nga situata kaotike e ketyre vendeve mbasi mbaroi Lufta e Ftohte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 10-01-2003 mė 09:55
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #22
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Jo ore Enro, do e kesh gabim ti se s'ka mundesi.
    Amon pash zotin doli dhe Konferenca Islamike organizate nga ato qe funksionojne kot.
    Sala nuk kishte pse te shkelte kushtetutetn.
    Mos u merrni me Brozi. Ai ka gjynofet e veta dhe ndoshta nje dite do te paguaje per to.
    Saliu nga ana tjeter nuk ka asnje justifikim, pasi ma merr mendja se eshte betuar se do ta mbroje Kushtetuten e RSH me cdo kusht etj, e si burre bese nga Veriu qe eshte duhet ta kishte majt perndryshe c'ndodh me burrat qe dalin bese ne Veri?
    Albo mos e mbro kot.
    Un me nje gje habitem, se e kam vene re disa here dhe tek Albo dhe tek Brari.
    Juve nuk e rruani shume per ligjin, gjithmone mundoheni te vendosni disa morale mbi ligjin, po ama rend e qetesi doni, po pa ligj, ligji eshte gjithmone dytesor ne botekuptimin tuaj.
    Duke filluar qe nga Bathoret, kullat Hawaai, ky incident me Salen etj.
    Si mendoni se ju se do vije qetesia e begatia ne Shqiperi kur shkelen ligjet me te dyja kembet, dhe jemi po vete ne Shqiptaret qe i justifikojme keto shkelje?

  3. #23
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Anetaresimi ne organizaten ne fjale nuk eshte gogol megjithese sot nqs ju do votonit pro apo kundra hyrjes ne te te gjithe do votonit kundra sepse fitimet qe patem nga ajo ne krahasim me demet ishin mikroskopike .
    Gogol eshte fakti qe 92-97 Shqiperia u be han me dy porta per keta "investitoret " me origjine arabe , ata hynin e dilnin sipas qejfit , dhe me skandalozja shume prej tyre Sala ju dha dhe nenshtetesi SHqiptare . Kjo nuk falet 2 prej tre te arrestuarve , te denuar me vdekje ne mungese ne Egjipt kishin nenshtetesi Shqiptare. Ajo qe rendon akoma me shume eshte se CIA e kishte sinjalizuar SHIKUN dhe qeverine disa here per keto probleme por ne nuk mund te bashkpunonim me imperialistet Amerikane . Jam i sigurte qe te gjithe keni qen krenare kur keni lexuar dikur para tre vjetesh ne gazetat lokale ku jetoni se keta Egjiptjanet e ekzekutuar kishin nenshtetesi Shqiptare . E perseris nenshtetesia jepet me firme te PRESIDENTIT dhe jo te Zefit te Brocajve . POju kopjoj me poshte nje pjese te vogel te intervistes te ish ambasadorit Amerikan ne Shqiperi .

    The U.S. ambassador to Albania, Joseph Limprecht, told reporters in Tirana (Sept. 21) that in the mid-1990s some terrorists found shelter in Albania because of links they had with the Albanian government at the time or due to inadequate controls by state police structures.

    Limprecht says that, at the time, Washington was concerned that some of these people had been granted Albanian citizenship. The ambassador says that, while it is not U.S. policy to comment on intelligence operations, he can say now that no terrorist cells or individuals have been identified or located in Albania.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Enri je i keqinformuar per subjektin ne fjale. Iraku, Irani nuk jane shtete islamike, jane republika laike qe ne popullaten e vet kane dallime jo thjeshte etnike, por edhe fetare (kujto ndarjet brenda Islamit). Pa harruar as Turqine qe ka ndermarre hapa te theksuara per te ndare shtetin nga feja.

    Gjithashtu ki parasysh qe Konferenca Islamike nuk eshte INSTITUCION por ORGANIZATE. Ne te nuk mund te "anetaresohesh" por mund te "marresh pjese". NATO, BE jane institucione, KI dhe OKB jane organizata.

    Ekuivalentja e Konfererences Islamike ne Perendim eshte G8, Grupi i 7 vendeve me te industrializuara ne bote + Rusine. Kur keta mblidhen nuk diskutojne nese duhet te bejne lufte ne Irak apo jo, por thjeshte ndajne detyrimet financiare te luftes, ose firmosin planet ekonomike per rindertimin e Kosoves, Afganistanit etj.

    Politika eshte loje qe luhet brenda institucioneve kurse organizatat brohorasin ose ulerasin per lojtaret brenda institucioneve. Interesat ekonomike jane arsyeja kryesore qe cdo vend merr pjese ne kete konference, kjo eshte edhe arsyeja per Shqiperia merr pjese ne te.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    O albo,paske kembyer ide more djale.
    Sa per kuriozitet Irani quhet: Republika Islamike e Iranit dhe si ligj te saj ka ate themeltar te kuranit.

    Sa per dijeni te gjitha organizatat qe kane ndonje emrim islamik nuk kane kurre ndonje deshire te paster per ndihme ndaj te varferve por gjithmone kane qellime te dyta mjaft te mbrashta.
    Ata gjithmone duan te blejne "shpirtin" e njerzve,ata duan te islamizojne njerez sa me shume qe te jete e mundur.
    Kjo duket qe nga njeriu me i thjeshte islamik e deri nga me te pasurit.

    Al Sajedi edhe kontratat e shitjeve te apartamenteve i fillon me:
    sipas te meshirueshmit dhe te...........etj,etj.

    Cilat elemente te ekonomise se tregut te nxeme ne prej tyre?

    Nga kjo rrace ne do te kemi vetem rrenim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trinity : 10-01-2003 mė 17:16

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Irani nuk eshte popull arab. Irani nuk ka sistem diktatorial por eshte mbase shoqeria e vetme islamike ne bote qe ka aplikuar me sukses nje forme te afert ne qeverisje me ate demokratike. Irani nuk i perket as besimit karakteristik Islam pasi popullsia e saj eshte Shia dhe jo Suni. Irani eshte edhe shteti qe i ka krijuar jo pak probleme "vendit te shenjte Islamik", Arabise Saudite. Vete emri "Republike" eshte kunder mesimeve te Islamit. Selia e Shenjte Islamike ne Arabine Saudite eshte monarki absolute, forma e vetme qe predikon Allahu ne Kuran.

    Ne si shqiptare nuk mbajme maredhenie me boten arabe per surratin e tyre te bukur, por per $$$ qe ketyre vendeve nuk u mungojne. Politika e jashtme e nje shteti, interesat e tyre kombetare, ne themel kane SIGURINE + INTERESIN EKONOMIK. Arabet nuk cenojne sigurine e Shqiperise dhe na kane ndihmuar me ndihma dhe investime ekonomike. Nuk eshte keq te hash me te dyja duart.

    Mos u nisni gjithmone nga steriotipet dhe preferencat personale fetare, pasi ktheheni si padashur ne njerez ksenofobe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Bravo i qefte Sales atehere, qe e hodhi menjane ate pengese (kushtetuten) dhe shkoi e firmosi e na antaresoi megjithese nuk ishte kompetence ligjore e tija.

  8. #28
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    Kush e pohoi se Irani eshte komb arab??
    Ai perkundrazi eshte nje komb mjaft i madh dhe rrjedh prej persianeve te lashte qe i kane dhe fort mesime botes.Edhe gjenetika europiane nuk eshte krejt e huaj prej asaj iraniane.

    Por sa keq qe kohe me pare atij i hyri islami si thika ne gjalpe dhe e perdhosi krejt civilizimin qe kishte.Eshte e habitshme qe nje kulture e konsoliduar si ajo persiane u asgjesua aq shpejt.Nejse,probleme per te tjeret dhe jo per ne.

    Ti mbeshtet se nuk eshte per fytyrat e tyra jo aq te bukura por per €$€$ qe ata mund te na japin.Teorikisht mua ajo tip "ndihme" nuk me ngazellen fare. Edhe po te sforcohem fort per te qene pragmatik nuk arrij te shoh ndonje permiresim te nivelit te jetes si resultat i asaj ndihme qe na paskerka ardhur gjate ketyre 10 vjeteve.

    Sa per qeverine e arabise saudite eshte e kompozuar nga nje turme te korruptuarish,te pervertuarish,pertacesh dhe gjakpiresish.

    Vetem kur shkojne per pushime ne Costa del Sol ne andaluzi te spanjes ku kane blere nje cope te mire terreni shpenzojne 3 miljard $ ne vit.
    Kujton ti se u mungon dielli ne shkretetiren arabike? Jo. Ata duan te tregojne se ky vend me pushtim apo me blerje eshte i yni.Kujto sundimin arab.

    Ne fund te fundit ne kete rruzull tokesor ne duhet te jetojme te gjithe por duhet te kemi kujdes se kujt ti shtrengojme doren.

  9. #29
    A ka shkelur Sali Berisha Kushtetuten kur futi Shqiperine ne Konfeferencen Islamike?

    Per momentin po i pergjigjem kesaj pyetje per arsye kohe. Te tjerave me vone.


    Shqiperia u fut ne Konferencen Islamike si veshguese ne mos gaboj, perpara se Sali Berisha te merrte pushtetin.

    Me vone, edhe pse u anetaresua me te drejta te Plota ne ate konference, perseri ka qene nje opcion i hapur ku shteti shqiptar nuk angazhohej me ceshtjet dhe problemet fetare te Konferences (nuk me kujtohet me saktesi ky opcion)


    Ne ate kohe une nuk e di qe te kete patur ndonje ligj qe ta ndalonte nje veprim te tille, aq me teper nuk kishim Kushtetute, por vetem disa dispozita kushtetuese qe sherbyen provizorisht derisa vendi yne te paisej nje te tille.

    Dhe ne ato dispozita kushtetuese nuk flitej fare pe ceshtje te tilla.


    Tani ne vitin 2003, Shqiperia ka mbi 4 vjet qe e ka nje Kushtetute dhe perseri merr pjese si anetare me te drejta te plota e Konferences Islamike.


    Postuar mė parė nga Ushtari i mire
    Bravo i qefte Sales atehere, qe e hodhi menjane ate pengese (kushtetuten) dhe shkoi e firmosi e na antaresoi megjithese nuk ishte kompetence ligjore e tija.

    Ushtar i mire, per cfare Kushtetute e ke fjalen?

  10. #30
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Nje argument pse shteti shqiptar nuk duhej dhe nuk duhet te beje pjese ne Konferencen Islamike eshte vete Kushtetuta e Shqiperise, ku thuhet se shteti eshte i ndare nga feja. Pra eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare. Pra ish Presidenti shqiptar dhunoi haptazi ligjet kushtetuese qe Parlamenti dhe vete Ai miratuan pas fitores se PD ne Mars te 1992.


    Redi, kushtetuta (ne mos gaboj) e 76 ishte ende ne fuqi, ndersa po hartohej projetkushtetuta dhe dispozitat qe ti permende, pra ishte ende shtet laik, pasi ai nen nuk ishte abroguar.

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. A duhet tė dalė Shqipėria nga Konferenca Islamike?
    Nga Fenomeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 14:04
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •