Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 83
  1. #21
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ah, moj Shqipni e Mjera Shqipni...!

    Nje "perfitim tjeter i madh" pas futjes ne Konferencen Islamike ishte qe disa vajza shqiptare, madje edhe ato 13-18 vjecare pranuan te vene percen pothuajse si ne Afganistan dhe ashtu dilnin edhe rrugeve te Tiranes se civilizuar. Dhe per kete thuhej se "investitoret dhe bamiresit islamike" i paguanin me nje shume te hollash cdo muaj. Mbase duket e pabesueshme, por kjo eshte e vertete. Turp i madh! Shqiperia po kthehej para kohes se ish mbretit Zog. Shqiperia po huazonte pamjen e nje vendi te larget islamik, ajo nuk ishte me vetvetja! Dhe Perendimi, edhe pa e artikuluar publikisht, pyeste veten: Ku po shkon keshtu Shqiperi?

    Ne vitet 1992-1997 vetem Presidenti, Kryetari i SHIK-ut dhe i Shoqates se Intelektualeve Islamike te Tiranes, Bashkim Gazidede (Ne vitin 1997 ai do te arratisej dhe do te shkonte tek miqte e tij ne nje vend islamik, te cileve u sherbeu me perkushtim duke abuzuar detyren e tij ne dem te Shqiperise), Kryeministri Meksi dhe Ministri i Rendit Musaraj e ndonje tjeter duhet ta kene ditur se shume prej atyre "miqve" te larget mund te ishin pjese e rrjeteve terroriste islamike. Atyre u jane dhene edhe informacione nga sherbimet sekrete perendimore qe survejonin terroristet islamike ne Shqiperi. E megjithate keta pushtetare u lane fushe te lire veprimi ketyre terroristeve, madje edhe mund t'u kene plotesuar kerkesat qe ata kishin. Une dua te besoj se nje gje e tille nuk eshte bere qe te bashkepunohej me terroristet, por cilatdo qofshin motivet, ato jane antishqiptare dhe te pandershme. As terrorizmi, as mbeshtetja e tyre nuk mund te perligjen. Per me teper veprime te tilla te qeverisjes shqiptare ishin haptazi antishqiptare, i jepnin nje ndihme te madhe regjimit te Miloshevicit.
    Zef , ti ishe kryetari gjykates larte ne Kohen e Saliut.

    E ti Zef a ke sqaruar popullin pse ike?

    Nuk ike si kundershtar i fondamentalizmit islamik...bile kurre nuk tu degjua zeri si anti fondamentalist sa ishe ne kolltuqet e buta ku te vuri Saliu.
    Ti u hoqe nga Funksionet si HAJDUT o ZEF BROZI.

    Ti hengre rryshfete nga bandat e Droges.

    Asnji lufte nuk bere o Zef Brozi ndaj prostitucionit, Droges, Korrupsionit etj.
    Ti u demaskove si legen qe me rrushfete nxorre nga burgu nji kapobande te trafikut te Droges me Greqine.

    Zef Brozi ti u demaskove si agjent i Asfalise.

    Zef Brozi, bej qejf ne krye te asaj Shoqates ne Amerike se ne Tirane te ka dale Boja si i Pa-Burre e i pa-bese.


    Sa per terrorizem Islamik...Amerika ..qeveria amerikane pra..le te sqaroje popullin e saje..pse e pergatiti si pilot ne shkollat amerikane autorin e 11 shtatorit ..Moohamad ATTA-n.


    Sa per investitoret Arabe..ata o ZEF jane bith e breke me Partine Socialiste dhe ne bankat e tyre ne Tirane punojne Shoket e Tu Zef Brozi.

    Kjo tematike per mua perben ndoshta njeren prej temave me te spikatura qe kam lexuar deri tani ne forum. Ato qe une doja te shprehja jane shrehur fare mire ne Citatet e mesiperme dhe ne vargjet : Ah moj Shqipni e mjera Shqipni...

    Ah, dhe dicka te fundit Albo, meqe e lexova dhe shkrimin tend, jam pak a shume dakort dhe me ty, por dua te te terheq vemendjen vetem ne nje pike. Po citoj ato qe ke shkruajtur ne nje pike:
    Konferenca Islamike nuk eshte ngritur me qellime politike dhe as mbi qellime fetare te avancimit te fese islame, eshte ngritur per te mbrojtur te drejtat e myslymaneve kudo ne bote dhe per ti ndihmuar ata ekonomikisht...
    Meqenese une pikerisht studioj per Middle East (International Relations) rastis qe te jem marre gjeresisht ne mesimet e mia dhe me Konferencen Islamike dhe dua te te them dicka:
    Ne Karten e Krijimit te saj qellimi eshte mbi te gjitha politik, ekonomik dhe pas saj vjen dhe qellimi Fetar. Ne te s'pranohen (ne baze te artikullit 3 ) vende qe s'jane myslimane, qe s'jane Arabe dhe qe s'kane fene zyrtare myslimane. Prandaj une dyshoj qe duhet te kete patur dicka me tutje se sa mbrojtja dhe zhvillimi i te drejtave te myslimaneve. Kjo perforcohet dhe nga fakti qe shume prej qeverive te vendeve myslimane ne ate kohe (Arabia Saudite, Irani, Iraku, Libani, etj) ndihmonin fondamentalistet islamike me baze materiale dhe strehime per stervitje, dhe egzistonte vertet nje plan per myslimanizimin e Ballkanit duke perfituar nga situata kaotike e ketyre vendeve mbasi mbaroi Lufta e Ftohte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 10-01-2003 mė 09:55
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #22
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Jo ore Enro, do e kesh gabim ti se s'ka mundesi.
    Amon pash zotin doli dhe Konferenca Islamike organizate nga ato qe funksionojne kot.
    Sala nuk kishte pse te shkelte kushtetutetn.
    Mos u merrni me Brozi. Ai ka gjynofet e veta dhe ndoshta nje dite do te paguaje per to.
    Saliu nga ana tjeter nuk ka asnje justifikim, pasi ma merr mendja se eshte betuar se do ta mbroje Kushtetuten e RSH me cdo kusht etj, e si burre bese nga Veriu qe eshte duhet ta kishte majt perndryshe c'ndodh me burrat qe dalin bese ne Veri?
    Albo mos e mbro kot.
    Un me nje gje habitem, se e kam vene re disa here dhe tek Albo dhe tek Brari.
    Juve nuk e rruani shume per ligjin, gjithmone mundoheni te vendosni disa morale mbi ligjin, po ama rend e qetesi doni, po pa ligj, ligji eshte gjithmone dytesor ne botekuptimin tuaj.
    Duke filluar qe nga Bathoret, kullat Hawaai, ky incident me Salen etj.
    Si mendoni se ju se do vije qetesia e begatia ne Shqiperi kur shkelen ligjet me te dyja kembet, dhe jemi po vete ne Shqiptaret qe i justifikojme keto shkelje?

  3. #23
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Anetaresimi ne organizaten ne fjale nuk eshte gogol megjithese sot nqs ju do votonit pro apo kundra hyrjes ne te te gjithe do votonit kundra sepse fitimet qe patem nga ajo ne krahasim me demet ishin mikroskopike .
    Gogol eshte fakti qe 92-97 Shqiperia u be han me dy porta per keta "investitoret " me origjine arabe , ata hynin e dilnin sipas qejfit , dhe me skandalozja shume prej tyre Sala ju dha dhe nenshtetesi SHqiptare . Kjo nuk falet 2 prej tre te arrestuarve , te denuar me vdekje ne mungese ne Egjipt kishin nenshtetesi Shqiptare. Ajo qe rendon akoma me shume eshte se CIA e kishte sinjalizuar SHIKUN dhe qeverine disa here per keto probleme por ne nuk mund te bashkpunonim me imperialistet Amerikane . Jam i sigurte qe te gjithe keni qen krenare kur keni lexuar dikur para tre vjetesh ne gazetat lokale ku jetoni se keta Egjiptjanet e ekzekutuar kishin nenshtetesi Shqiptare . E perseris nenshtetesia jepet me firme te PRESIDENTIT dhe jo te Zefit te Brocajve . POju kopjoj me poshte nje pjese te vogel te intervistes te ish ambasadorit Amerikan ne Shqiperi .

    The U.S. ambassador to Albania, Joseph Limprecht, told reporters in Tirana (Sept. 21) that in the mid-1990s some terrorists found shelter in Albania because of links they had with the Albanian government at the time or due to inadequate controls by state police structures.

    Limprecht says that, at the time, Washington was concerned that some of these people had been granted Albanian citizenship. The ambassador says that, while it is not U.S. policy to comment on intelligence operations, he can say now that no terrorist cells or individuals have been identified or located in Albania.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet nė Bllog
    18
    Enri je i keqinformuar per subjektin ne fjale. Iraku, Irani nuk jane shtete islamike, jane republika laike qe ne popullaten e vet kane dallime jo thjeshte etnike, por edhe fetare (kujto ndarjet brenda Islamit). Pa harruar as Turqine qe ka ndermarre hapa te theksuara per te ndare shtetin nga feja.

    Gjithashtu ki parasysh qe Konferenca Islamike nuk eshte INSTITUCION por ORGANIZATE. Ne te nuk mund te "anetaresohesh" por mund te "marresh pjese". NATO, BE jane institucione, KI dhe OKB jane organizata.

    Ekuivalentja e Konfererences Islamike ne Perendim eshte G8, Grupi i 7 vendeve me te industrializuara ne bote + Rusine. Kur keta mblidhen nuk diskutojne nese duhet te bejne lufte ne Irak apo jo, por thjeshte ndajne detyrimet financiare te luftes, ose firmosin planet ekonomike per rindertimin e Kosoves, Afganistanit etj.

    Politika eshte loje qe luhet brenda institucioneve kurse organizatat brohorasin ose ulerasin per lojtaret brenda institucioneve. Interesat ekonomike jane arsyeja kryesore qe cdo vend merr pjese ne kete konference, kjo eshte edhe arsyeja per Shqiperia merr pjese ne te.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    O albo,paske kembyer ide more djale.
    Sa per kuriozitet Irani quhet: Republika Islamike e Iranit dhe si ligj te saj ka ate themeltar te kuranit.

    Sa per dijeni te gjitha organizatat qe kane ndonje emrim islamik nuk kane kurre ndonje deshire te paster per ndihme ndaj te varferve por gjithmone kane qellime te dyta mjaft te mbrashta.
    Ata gjithmone duan te blejne "shpirtin" e njerzve,ata duan te islamizojne njerez sa me shume qe te jete e mundur.
    Kjo duket qe nga njeriu me i thjeshte islamik e deri nga me te pasurit.

    Al Sajedi edhe kontratat e shitjeve te apartamenteve i fillon me:
    sipas te meshirueshmit dhe te...........etj,etj.

    Cilat elemente te ekonomise se tregut te nxeme ne prej tyre?

    Nga kjo rrace ne do te kemi vetem rrenim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trinity : 10-01-2003 mė 17:16

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet nė Bllog
    18
    Irani nuk eshte popull arab. Irani nuk ka sistem diktatorial por eshte mbase shoqeria e vetme islamike ne bote qe ka aplikuar me sukses nje forme te afert ne qeverisje me ate demokratike. Irani nuk i perket as besimit karakteristik Islam pasi popullsia e saj eshte Shia dhe jo Suni. Irani eshte edhe shteti qe i ka krijuar jo pak probleme "vendit te shenjte Islamik", Arabise Saudite. Vete emri "Republike" eshte kunder mesimeve te Islamit. Selia e Shenjte Islamike ne Arabine Saudite eshte monarki absolute, forma e vetme qe predikon Allahu ne Kuran.

    Ne si shqiptare nuk mbajme maredhenie me boten arabe per surratin e tyre te bukur, por per $$$ qe ketyre vendeve nuk u mungojne. Politika e jashtme e nje shteti, interesat e tyre kombetare, ne themel kane SIGURINE + INTERESIN EKONOMIK. Arabet nuk cenojne sigurine e Shqiperise dhe na kane ndihmuar me ndihma dhe investime ekonomike. Nuk eshte keq te hash me te dyja duart.

    Mos u nisni gjithmone nga steriotipet dhe preferencat personale fetare, pasi ktheheni si padashur ne njerez ksenofobe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Bravo i qefte Sales atehere, qe e hodhi menjane ate pengese (kushtetuten) dhe shkoi e firmosi e na antaresoi megjithese nuk ishte kompetence ligjore e tija.

  8. #28
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    Kush e pohoi se Irani eshte komb arab??
    Ai perkundrazi eshte nje komb mjaft i madh dhe rrjedh prej persianeve te lashte qe i kane dhe fort mesime botes.Edhe gjenetika europiane nuk eshte krejt e huaj prej asaj iraniane.

    Por sa keq qe kohe me pare atij i hyri islami si thika ne gjalpe dhe e perdhosi krejt civilizimin qe kishte.Eshte e habitshme qe nje kulture e konsoliduar si ajo persiane u asgjesua aq shpejt.Nejse,probleme per te tjeret dhe jo per ne.

    Ti mbeshtet se nuk eshte per fytyrat e tyra jo aq te bukura por per €$€$ qe ata mund te na japin.Teorikisht mua ajo tip "ndihme" nuk me ngazellen fare. Edhe po te sforcohem fort per te qene pragmatik nuk arrij te shoh ndonje permiresim te nivelit te jetes si resultat i asaj ndihme qe na paskerka ardhur gjate ketyre 10 vjeteve.

    Sa per qeverine e arabise saudite eshte e kompozuar nga nje turme te korruptuarish,te pervertuarish,pertacesh dhe gjakpiresish.

    Vetem kur shkojne per pushime ne Costa del Sol ne andaluzi te spanjes ku kane blere nje cope te mire terreni shpenzojne 3 miljard $ ne vit.
    Kujton ti se u mungon dielli ne shkretetiren arabike? Jo. Ata duan te tregojne se ky vend me pushtim apo me blerje eshte i yni.Kujto sundimin arab.

    Ne fund te fundit ne kete rruzull tokesor ne duhet te jetojme te gjithe por duhet te kemi kujdes se kujt ti shtrengojme doren.

  9. #29
    A ka shkelur Sali Berisha Kushtetuten kur futi Shqiperine ne Konfeferencen Islamike?

    Per momentin po i pergjigjem kesaj pyetje per arsye kohe. Te tjerave me vone.


    Shqiperia u fut ne Konferencen Islamike si veshguese ne mos gaboj, perpara se Sali Berisha te merrte pushtetin.

    Me vone, edhe pse u anetaresua me te drejta te Plota ne ate konference, perseri ka qene nje opcion i hapur ku shteti shqiptar nuk angazhohej me ceshtjet dhe problemet fetare te Konferences (nuk me kujtohet me saktesi ky opcion)


    Ne ate kohe une nuk e di qe te kete patur ndonje ligj qe ta ndalonte nje veprim te tille, aq me teper nuk kishim Kushtetute, por vetem disa dispozita kushtetuese qe sherbyen provizorisht derisa vendi yne te paisej nje te tille.

    Dhe ne ato dispozita kushtetuese nuk flitej fare pe ceshtje te tilla.


    Tani ne vitin 2003, Shqiperia ka mbi 4 vjet qe e ka nje Kushtetute dhe perseri merr pjese si anetare me te drejta te plota e Konferences Islamike.


    Postuar mė parė nga Ushtari i mire
    Bravo i qefte Sales atehere, qe e hodhi menjane ate pengese (kushtetuten) dhe shkoi e firmosi e na antaresoi megjithese nuk ishte kompetence ligjore e tija.

    Ushtar i mire, per cfare Kushtetute e ke fjalen?

  10. #30
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Nje argument pse shteti shqiptar nuk duhej dhe nuk duhet te beje pjese ne Konferencen Islamike eshte vete Kushtetuta e Shqiperise, ku thuhet se shteti eshte i ndare nga feja. Pra eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare. Pra ish Presidenti shqiptar dhunoi haptazi ligjet kushtetuese qe Parlamenti dhe vete Ai miratuan pas fitores se PD ne Mars te 1992.


    Redi, kushtetuta (ne mos gaboj) e 76 ishte ende ne fuqi, ndersa po hartohej projetkushtetuta dhe dispozitat qe ti permende, pra ishte ende shtet laik, pasi ai nen nuk ishte abroguar.

  11. #31
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga trinity

    Sa per qeverine e arabise saudite eshte e kompozuar nga nje turme te korruptuarish,te pervertuarish,pertacesh dhe gjakpiresish.

    Pershkrim i perpikte i nje monarkie!

  12. #32
    Postuar mė parė nga Ushtari i mire
    Nje argument pse shteti shqiptar nuk duhej dhe nuk duhet te beje pjese ne Konferencen Islamike eshte vete Kushtetuta e Shqiperise, ku thuhet se shteti eshte i ndare nga feja. Pra eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare. Pra ish Presidenti shqiptar dhunoi haptazi ligjet kushtetuese qe Parlamenti dhe vete Ai miratuan pas fitores se PD ne Mars te 1992.


    Redi, kushtetuta (ne mos gaboj) e 76 ishte ende ne fuqi, ndersa po hartohej projetkushtetuta dhe dispozitat qe ti permende, pra ishte ende shtet laik, pasi ai nen nuk ishte abroguar.

    Ushtar i mire

    1-Shteti eshte i ndare nga feja edhe tani ne vitin 2003 dhe perseri Shqiperia merr pjese ne Konferencen Islamike

    2-Fakti qe Shteti eshte i ndare nga feja, nuk dmth aspak qe Shqiperia te mos aderoje ne Konferencen Islamike. Dhe Turqia, Egjipti, etj etj etj jane shtete laike dhe jane anetare te Konferences Islamike.

    3-Berisha dhe shteti shqiptar nuk kane dhunuar asnje te drejte Kushteteuse, pasi dispozitat kushteteuese ne ate kohe nuk shpreheshin per kete ceshtje, por qe shteti shqiptar eshte Laik dhe po ashtu eshte dhe sot e kesaj dite, kur shteti shqiptar ka nje Kushtetute te mirefillte qe prej 4 vitesh, Shqiperia akoma eshte anetare e konferences islamike dhe Ambasadoret tane ne vendet arabe marrin pjese rregullisht ne mbledhet dhe samitet e kesaj Konference.

    4-Gabohesh. Kushtetuta e 1976-es u shfuqizua de jure perpara se Sali Berisha te marre pushtetin, ne mos gaboj ne kohen e qeverise Carcani apo te Nano1 kur Ramiz Alia ishte akoma president.

    Kushtetuta e 1976, nuk e shpallte Shqiperine si shtet Laik, por Ateist dhe me lejimin e Besimit Fetar, hapjen e institucioneve fetare dhe objekteve te kultit ne vitin 1991, ajo Kushtetute u shfuqizua dhe de facto

  13. #33
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk e kuptoj se perse rrihet kaq shume ne nje pike qe nuk eshte qendra e artikullit te Zef Brozit.

    Ajo qe shqeteson ne artikull nuk eshte thjesht pjesemarrja ne Konferencen Islamike, por [u]akuzat qe po i behen Shqiperise, perfshi ketu citimiet e Zefit:
    Keshtu ne 18 Dhjetor 2001 ne fjalen e tij ne Senatin Amerikan para Komitetit per Terrorizmin, Nendrejtori i Divizionit te F.B.I per Terrorizmin, J.T. Caruso, duke rapostuar per Al-Qaeda-n Nderkombetare, e rendit Shqiperine ne listen e vendeve ku veprojne organizata terroriste qe lidhen me Al-Qaedan

    Ne kete aspekt, edhe nen kete akuze shihet edhe diskutimi mbi anetaresimin ne Konferencen Islamike. Tashti, nqs eshte e vertete ekzistenca e ketyre grupeve terroriste, atehere do jene edhe rruget nepermejt te cilave ato e kane bere te mundur stacionizimin e tyre ne Shqiperi, edhe hapi i pare zyrtar i njohur eshte ky anetarsim, qe sipas Zefit ka shkelur qartazi jo vetem Kushtetuten, por ka shkelur edhe procedurat per anetarsemin ne kete Konference, te cilat jane bere te menjehershme, befasishme, per te mos lene rruge kundershtimeve ne maxhorance.

    Zefi, per mendimin tim, permend shume bukur se statistika 70% e popullsise muslimane ne Shqiperi duhet pare mire, ne baze te ndryshimeve kulturore edhe familjare te periudhes se midishme qe prej kohes se Zogut

    Dhenia e nenshtetesive personave qe kerkohen per terrorizem

    Gazidede me veprimtarine e tij, si edhe arratisjen.

    Objektet e dyshimta edhe misterioze, si ajo qe permend Zefi, ne rrugen per ne Vore, qe edhe une e kam ditur, edhe qe eshte me te vertete e tille.

    Me kujtohet fare mire, ne kohen kur une isha ne Fakultet, vitet e para te pushtetit demokrat, nje shok i imi i kursit, nje bektashian, me erdh e me thote se Kryegjyshata e ka kundershtuar nje plan bashkepunimi me Sunit per nje lloj islamizimi zyrtar te vendit.....per me teper....

    eshte detyre e tjeter kujt ta hetoje ceshtjen!

  14. #34
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Duke qene se pretendojme se jemi nje shtet -LAIK-,jam kundra marrjes pjese ne organizata me baze fetare si (O.I).
    Kjo organizate, po mos te qe me baze fetare,ne te do te mirrte pjese dhe Italia katolike...etj.
    Njekohesisht, jam dhe kundra krijimit te partive me baze fetare sic eshte (Demo-Kristjanet e N Lesit).
    Por cfare nuk ndodhe ne Shqiperi(!?)Konkretisht jane lejuar qe te dyja!?Cfare duhet bere?Nuk e di!!
    Por di nje gje; qe ne s'duhet te bejme gabime te tjera.S'duhet ti meshojme forte zerit dhe me arrogance, por te largohemi me qetesi dhe pjekuri pa lenduar te tjeret.
    Mendoje se ceshtja eshte politike dhe zgjidhjen duhet ta marri politike.
    Po s'ke se c'fare t'i beshe, disa ngaterrojne moralin me politiken!Keshtu qe s'marrin vesh nga te dyja.
    Sa per te tjerat jam dakort me Albon se (mjeti justifikon qellimin)duke e bashkangjitur me ate te Riedit (Ligji ben rendin).

    Disa tek ne, bejne moral kur duhet politike,ose bejne politike kur duhet morral.A marrin vesh nga te dyja .....JO....JO.

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet nė Bllog
    18
    Ushtari i Mire, kushtetuta ndan shtetin shqiptar nga institucionet fetare qe veprojne ne Shqiperi, dhe jo nga bota perreth. Sipas llogjikes tende, cdo vizite e presidenteve shqiptare ne Vatikan (qe eshte shtet jo organizate) duhet te shikohet si tradheti kombetare?

    Mos u mundoni te justifikoni histerine personale karshi qyteterimit islam (qe as une personalisht nuk e preferoj) me gjoja shkelje kushtetutash dhe ngritje terrorizmi.

    Vetem kur shkojne per pushime ne Costa del Sol ne andaluzi te spanjes ku kane blere nje cope te mire terreni shpenzojne 3 miljard $ ne vit.
    Aq leke sa ata harxhojne ne vit per pushime, i duhen Shqiperise per te kapur standartet europiane, i bie pak a shume $1000 per koke per ata njerez qe kane ngelur ne Shqiperi.

    Amerikanet kane 30 vjet qe u puthin ****** arabeve, pa zene ne goje vendet europiane. Ata duhen te bejne tregti e te flene ne nje krevat me arabet, kurse ne shqiptaret nuk duhet te ulemi me arabet as ne nje tavoline 1 here ne vit ?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #36
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Hah, Servantesi e shkroi "Don Kishotin" per Ne.

  17. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk po merret vesh ketu...

    A po shfryhet kunder "civilizimit" islam, apo po mbrohet amatorisht Partia.

    Zef Brozi, mos ti pelqeje kujt te doje, ka qene deputet edhe kryetar gjykate, ne mos gaboj. Me nivelin e pergjigjeve tuaja, ju jo vetem anashkaloni problemin e madh qe ai ngre, por ju guxoni (duke mos qene as ne moshe, e as askushi) qe ta sfidoni krejt papjekurisht.

    1) Ku jane te mirat $$$$$ e kesaj konference? Pas kaq vitesh cfare po shohin shqiptaret, ritje niveli?

    2) Ndihmat ne te holla, te marra nga Organizata nderkombetare kane shkuar nuk i dihet se ku!

    3) Cfare eshte rezultati i anetarsimit ne kete organizate te vendeve Islamike, ne mos te pranuarit de jure si vend Islamik?! A jemi ne vend islamik? Kush e vendos qe jemi? Sheti laik? Presidenti qe sapo vijoi nje rregjim ateist, ku ai ishte vete pjesemarres? Cila statistike moderne na e tregon? A jane pyetur muslimanet (ne popull) nese duan apo jo (po ashtu edhe shtetasit shqiptare)?

    4) Ku ta di une se neser po me kete menyre te vepruari, presidenti nuk ndermerr edhe nje hap me te thelle se i pari? Kush do ta ndaloje, nqs ai paska te drejte te vendose vetem, se cfare eshte e mire e vendit te tij?

    *******

    Per me teper, mos dilni nga tema, Zef Brozi......(pas kaq kohesh heshtjeje...te pakuptimte) del si i pari zyrtar qe shprehet per kete problem, qe Shqiperia kishte vite qe po paralajmerohej edhe madje po u diktoheshin SHIK-ut Berishiano-Gazidede, se edhe ku i kishin personat e strehuar (si rasti i Elbasanit ne 97, per arrestimin e te cileve u vu edhe bomba ne ambasadat amerikane ne Afrike).

    Antaresimi ne Konferencen Islamike ishte vetem hapi logjik per te fashuar me bamiresi-llek ekzistencen e personave qe vete Brozi i permend, edhe per ta bere zyrtare qendrimin e tyre ne vend. Per me teper, ai ishte edhe hapi i pare qe ne nje te ardhme te afert, sipas planit te bere nga terroristet gjithnje, Shqiperia ishte pothuajse de jure shtet islamik, pse jo ne nje te ardhme republike e tille (me dashje ose jo).

    Referimet e zyrtareve amerikane per vendet ne lidhje me al-qaedan po genjejne?

    Gazidede - a nuk e drejtoi ky person SHIK-un ne ato vite? Kush eshte, ku, edhe pse ka ikur? Cili ishte qellimi i fushatave te tij te caktuara para ikjes?

    A jane stervitur ne Shqiperi terorista? C'lidhje te kete rrjeti europian i al qaedas me tregetite e shume njohura te kalimit te droges ne Shqiperi? Te kete mbetur Shqiperia e shqyer e shkeputur nga rrjeti i tregetise al qaeda?!

    Cila ishte ajo dore e "FUQISHME" arabi, qe arriti deri atje sa te botoje ne parathenie te Kuranit edhe planin e endrres terroriste te SHTETIT ISLAMIK BALLKANIK me Trekendeshin Bosnje-Kosove-Shqiperi, parathenie qe u hoq nga vete shqiptaret muslimane, por pas botimit edhe shperndaries se Kuranit?

    Keto pra jane temat, te dashur PD ista...

    ********************

    Po te doni mendimin tim (ta dini se....), antaresimi qe ju po ia vishni Ramizit ne Konferencen islamike, edhe kjo e ka goditjen shume larg....

    Ramiz Tano Karidi eshte me te vertete nje nga politikanet me te zgjuar te dekadave te fundit, edhe vetem ai do te mund ta nxirrte me se miri Shqiperine post-komuniste nga bataku i ri, por loja ishte hedhur ndryshe, zarat nuk ia dhana atij ate mundesi......,

    midis te tjerash, me futjen ne Konferencen Islamike, qe kishte filluar me Ramizin si vend vezhgues, mos doni te thoni ju se Sala [/u]ishte vazhduesi edhe plotesuesi i Kushteve te vena nga Ramizi, diten qe morri pushtetin pre tij?[/u]

    Ate qe Sala nuk kuptoi dot (ndoshta) eshte se ai nuk ishte i Shpetimtari i shume pritur per Atdheun, por vecse nje i destinuar te luaje te marrin ne politike, gje qe e ngren me lart opoziten e tij socialiste.....
    ....Roli i Benjaminit per poltiken shqiptare i eshte caktuar prej kohesh Nanos.........per shume arsye....


    Se cilat kane qene arsyet qe dinastine Hoxha kishte disa vite qe e kish hedhe veshtrmin nga lindja e mesme, kete serish, "shpresojme" qe koha te mos e lere enigme...., per te mire te Shqiperise Europiane!

  18. #38
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Antishqiptarizėm me nota jurisprudence
    Nga Nevrus Nazarko*

    Ideja dhe dėshira pėr kėtė shkrim mė lindi pasi lexova artikullin “Drama qė i shkaktoi Berisha Shqipėrisė”
    me autor z. Zef Brozi, tek e pėrditshmja “Koha Jonė” e datės 08.01.2003. Mund edhe ta kisha kaluar nė heshtje pa replikuar me autorin sikur sė pari, tė mos mė kishte bėrė pėrshtypje inkoherenca e patolerueshme, pėr njė jurist, e artikullit tė mėsipėrm dhe sė dyti, pėrsėritja e sė njėjtės temė nga zoti Brozi me tė njėjtat deduksione false nė media dhe ambiente tė ndryshme.
    Pikėsėpari do tė mundohem tė shpjegoj idenė time nė lidhje me inkoherencėn e artikullit tė mėsipėrm. Lexuesi qė ka pasur rastin ta lexojė ėshtė tėrhequr paksa nga titulli bombastik dhe e ka lexuar me kureshtje nė pritje tė gjetjes sė “fakteve broziste” pėr “dramėn ?!!” qė Berisha i paska shkaktuar Shqipėrisė!? Pėr ēudinė time si lexues, mbasi mbarova artikullin, jo vetėm qė nuk gjeta diēka inkriminuese pėr S. Berishėn, por pėrkundrazi, m’u krijua pėrshtypja se Shqipėria, tė vetmen gjė qė paska bėrė drejt kėto dymbėdhjetė vite ishte kėrkesa drejtuar Ramiz Alisė pėr pluralizėm nė vitin 1990 “pluralizėm” “zgjedhje tė lira” “lidhje me Amerikėn” etj, edhe kėto falė pjesėmarrėsve si z. Brozi se pėrndryshe shoku Ramiz edhe mund tė mos kishte “pranuar” dhe Zot na ruaj se pa lejen e tij edhe demokracia mund tė kishte dėshtuar.
    Z. Brozi e fillon artikullin (lexo aktakuzėn) me sqarimin se “ Thelbi i kėtij artikulli ka tė bėjė me pėrgjigjen rreth dy pyetjeve: 1) A ka pasur dhe a ka aktivitet tė organizatave terroriste nė Shqipėri? 2) A ka ndonjė lidhje mes futjes sė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike dhe fondamentalizmit islamik nė Shqipėri?” Pasi rreket tė sjellė citime nga tė pėrditshme tė ndryshme amerikane dhe disa autorė tė pas 11 Shtatorit, pyetjet e mėsipėrme nuk marrin asnjė pėrgjigje nga autori i artikullit. Jo vetėm kaq, por artikulli del fare nga ideja qendrore pėr t’u hallakatur nė “self serving” (servirje pėr qėllime personale) argumente qė ndoshta i shėrbejnė autorit tė nxjerrė inate tė vjetra personale.
    Tė proklamosh qė nė Shqipėri ka aktivitet tė organizatave terroriste ėshtė njė akuzė e rėndė qė i bėhet kombit tonė dhe me ramifikacione qė nuk i shėrbejnė as Shqipėrisė dhe as shqiptarėve kudo qė janė. Pas 11 Shtatorit ėshtė shumė e lehtė t’i veshėsh petkun e aktivitetit terrorist ēdo dyshimi qė mund tė tė krijohet pėr njė person apo organizate tė caktuar. Tė gjithė jemi mė sensitivė ndaj gjėrave qė na rrethojnė dhe ndonjėherė tė japim edhe konkluzione tė nxituara.
    Fakti ėshtė qė vetė analistėt amerikanė tė shtypit apo mediave tė tjera kanė rėnė pre e paragjykimeve tė tilla tė pabazuara, sidomos pas 11 Shtatorit. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė qė aktivitet tė organizatave terroriste pati nė Gjermani, nė Angli nė SHBA ku dhe akti i pashembullt terrorist ndodhi, po ashtu edhe nė vende tė tjera kristiane dhe islamike, por askush nuk i akuzoi qeveritė e kėtyre vendeve se kanė ndihmuar dhe lehtėsuar aktivitetin klandestin, pėrkundrazi populli dhe qeveritė po bėjnė gjithēka tė marrin masa qė horrori i 11 shtatorit tė mos pėrsėritet mė.
    Nė tė njėjtėn kohė z. Brozi nė artikullin e tij citon disa artikuj tė gazetave amerikane ku bėhet e ditur se pas 1992 edhe nė Shqipėri pati njė “zgjerim” tė organizatave islamike! Absurditet qė nuk ngrihet as nė nivelin e logjikės elementare, le mė tė njė deduksioni logjik arritur nga pėrsiatje tė tė pėrditshmeve tė kėtushme. Megjithėse kam ikur nga Shqipėria kohė para zotit Brozi (dhe jo me pasaportė diplomatike, por mes plumbave) mund t’i kisha kursyer shumė kohė nga leximi i panevojshėm pėr tė arritur nė konkluzionin e mėsipėrm.
    Zoti Brozi! Nė Shqipėri para vitit 1991 tė vetmit tė huaj ishin disa ambasadorė tė Fidel Kastros apo tė mostrave tė atij lloji, kėshtu qė me demokracinė filloi edhe lėvizja e lirė e njerėzve edhe tek ne, e bashkė me kėtė lėvizje mund tė futeshin disa kokrra tė padėshiruara por qė konsolidimi i shtetit do paralizonte ndonjė qėllim tė prapė qė ata mund tė kishin. Po ashtu, edhe argumenti qė sillet se pėrse qeveria “Meksi” hoqi vizat pėr disa vende islamike ėshtė sa qesharak, aq edhe dashakeq. Dihet qė Shqipėria ka qenė dhe ėshtė e gatshme tė lehtėsojė vizat me tė gjitha vendet e botės dhe faktikisht kushdo qė do tė vijė nė Shqipėri vjen pa shumė andralla dhe pengesa siē ju sillen shqiptarėve. Por arsyeja mė thotė qė disa marrėveshje nė kėto fusha janė bilaterale, qė do tė thotė se nuk mund tė heqėsh vizat me njė shtet pa pėlqimin dypalėsh. Pėr shembull, pse grekėt vijnė pa viza nė Shqipėri dhe shqiptarėt duan viza pėr nė Greqi? Edhe njėherė, tė mundohesh tė vendosėsh lupėn zmadhuese nė atė vendim tė qeverisė “Meksi”, do tė thotė se predispozicioni i autorit ėshtė tė denigrojė gjithēka qė ka tė bėjė me vendet islamike dhe pėrpjekjet e qeverive tė kohėve tė ndryshme ( pas 1992) pėr progres dhe integrim shoqėror.
    Le tė shpjegohem, nuk kam ndonjė preferencė tė veēantė se duhet tė jetė apo nuk duhet tė jetė Shqipėria nė Konferencėn e mėsipėrme, ashtu siē nuk kam ndonjė kundėrshtim qė tė kemi njė ambasador civil nė Vatikan, apo njė kryepeshkop grek nė Tiranė. Megjithatė, duke pėrdorur dijet qė kam marrė nė perėndim dhe duke punuar nė administratėn lokale amerikane, mendoj qė ėshtė pozitive qė Shqipėria tė jetė sa mė aktive nė parametrat ndėrkombėtarė. Jam i bindur qė edhe Shqipėria, duke qenė pjesėmarrėse e Konferencės Islamike, sa herė qė do t’i jepet mundėsia, do tė bėjė sadopak nė sjelljen e frymės perėndimore tek anėtaret e tjera dhe kjo nga ana e saj do tė japė frytet e duhura nė mbėshtetje tė politikės afatgjatė amerikane nė rajon. Pse tė mos e shohim Shqipėrinė si njė mesenxhere tė progresit nė kėtė Konferencė Islamike?
    Kėshtu qė nė vend tė konkluzioneve tė mėsipėrme z. Brozi si Doktor nė Jurisprudencė duhej tė kishte dhėnė dhe tė japė kontributin e tij ne integrimin e shtetit tonė me standardet perėndimore tė tė drejtave tė njeriut, ku parimi bazė ėshtė qė tė lejosh tė drejtėn e njerėzve pėr lėvizje tė lirė dhe tė ndėshkosh ata qė mundohen tė penetrojnė pėr rrėmujė. Meqė ra fjala, le tė na shpjegojė autori i shkrimit tė mėsipėrm, se si u trajtua ēėshtja e katėr shtetasve grekė, nė kohėn qė nė mos gaboj, autori ka qenė kryetar i Gjykatės sė Kasacionit. Edhe sot e kėsaj dite, nė Shqipėri dhe nė diasporė vazhdon debati se si kapėrcyen shtetasit nėpėr dosjeret e drejtėsisė shqiptare dhe ēfarė implikacione pati kjo nė politikėn shqiptare.
    Pyetja del se pse z. Brozi del kaq ashpėr dhe pa doreza nė vitin 2002-2003 dhe konkretisht pas 11 Shtatorit? A nuk ishte z. Brozi, qė ishte nė poste tė larta drejtuese edhe pas futjes sė Shqipėrisė nė tė ashtuquajturėn Konferencė Islamike? Pse nuk veproi Z. Brozi si ish -Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė z. Namik Dokle, vitin e kaluar kur dha dorėheqjen nga posti pėr mosmarrėveshje qė lindėn nė strukturat e larta tė PS-sė dhe publikisht i demaskoi ato si anėtar i thjeshtė?
    Eshtė shumė e thjeshtė ta kritikosh qeverinė dhe politikanėt shqiptarė nga pozitat tona, nga larg, por ėshtė shumė e vėshtirė qė tė kesh kurajon dhe guximin qė ta bėsh atė kur je nė mes tė asaj vorbulle. Shumė intelektualė tė mirėfilltė kanė qėndruar larg politikės nė Shqipėri, ca prej paaftėsisė (sė admirueshme) pėr t’u korruptuar, ca edhe prej mendimit se kontributi i tyre pėr kombin shqiptar do tė komentohet me objeksione dashakeqe qė herė vishen me petkun fetar e herė me petkun “patriotik” a “perėndimor”. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė qė mjaft nga politikanėt shqiptarė tė tė dyja anėve tė spektrit politik, disa se janė progresistė dhe disa sepse janė pragmatistė, e kanė mbėshtetur frymėn perėndimore qysh nė fillim dhe tani pas tragjedisė sė papėrshkrueshme tė 11 Shtatorit tė vitit 2001. Nė shumė ngjarje apo takime me miq tė mi amerikanė ndihem krenar qė vendi im ėshtė rreshtuar aktivisht nė luftėn frontale kundėr terrorizmit dhe pjellave tė tij. Do ta mbaj kokėn lart, sepse e di qė populli ynė si nė Shqipėri edhe nė diasporė, e ka treguar me shekuj se dėshiron progresin dhe standardet perėndimore (pa llogaritur vitet e diktaturės), dhe kėtė nuk do tė ma ndryshojnė artikujt e kujtdo qė shtrembėron realitetin me artikuj gazete apo dalje nė televizion.
    Duke pėrfunduar, artikulli i mėsipėrm mė tepėr tė kujton humorin e: “Doni mė pėr Belulin” se sa njė analizė koherente dhe logjike tė debatit mbi pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike.
    P.S.
    Jam dakord me thirrjen qė z. Brozi i bėn kolosit Ismail Kadare, por uroj qė ky i fundit (nuk pretendoj t’i jap mend gjeniut) nė qoftė se do ta marrė atė hap, tė ruhet nga politikanėt dordolecė, nga servilėt korruptivė dhe nga tė paaftėt me tituj shkencorė.

    *Income Tax Director/Hamtramck/ Michigan/USA
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  19. #39
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Cfare niveli pergjigjeje!!!!!!!!!!!!

    Une po shpresoja te shihja nje te kundert te asaj qe Nevruzi ia vesh Brozit: "Doni me per Belulin", edhe mendova se do shoh ndonje pergjiogje konkrete per ato qe Brozi, jo profesionalisht, sipas Nevruzit, thote:

    1) Menyra e antresimit ne I.C..perse u be e shkeputur nga pjesemarrja ne vendim edhe te bashkepartikave?

    Nevruzi s'pergjigjet asgjekundi!

    2) Pjesmarrja ne I.C

    Ajo qe Nuzi thote eshte se Brozi ne kete pike po ngre lart kontributin e tij ne ardhjen e demokracise, por nuk i pergjigjet seriozisht ceshtjes se perse duhet te merrnim ne (aq shpejt, pas kthimit te sistemit komunist) ne I.C?

    Arsye eshtte ajo qe thote Nuzi, se ai nuk sheh ndonje gje kundra personalisht?

    3)[u]Pyetja shqetesuese e Brozit eshte Terrorizmi edhe jo thjesht pjesemarrja ne nje organizate islamike

    a) Mos ishte valle pas 11 Shattorit, urdheri urgjent i FBI per kapien e terroristave ne Elbasan, per te cilat SHIK-u kishte vite qe po heshtete?!

    b) Para 11 Shtatorit ishte nenshtetesia shqiptare e dhene terroristave te kapur?

    c) Aktiviteti financiar i I.C me bankat e tyre te erreta, kane qene nje nga pikat me tabu te mundesise per hetim nga pala shqiptare.

    d) Ndertimet e tyre misterioze, te paqellimta, aktivitetet ne to, te pakontrolluara....

    Nevruzi se prek fare ceshtjen ne fjale, por vetem sulmon Brozin!

    Artikulli i Nevruzit eshte jashte temes
    ne kete forum, pasi nuk po flitet per Brozin por per Artikullin e Brozit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 12-01-2003 mė 12:33

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moderator !


    Une e hapa kete teme jo per Terrorizmin e as konferencen e Islamit.
    Kjo teme u hap nga une per te analizuar Renegatin, hipokritin dhe spiunin Zef Brozi.
    Pse ?

    Sepse pikerisht kto dite ne KoHA JONE ka nji fushate kunder Berishes ku jane aktivizuar Agolli, Tozaj etj dhe nga njihere dhe Goshi.
    Pikerisht kto dite me telekomande u aktivizua dhe Zefi.
    Natyrisht Nikolla Lesi eshte njeri teper i fuqishem ne Shqiperi dhe ate askush nuk e tund.
    Pikerisht frika se mos Berisha mbledh stanin e djathte e tremb Nikollen sepse Vetem ne se vjen ne Pushtet nji PD e Forte dhe e paster merr fund dhe perandoria e Nikoll Lesit.
    Pse ?
    Sepse do hapen qitapet e 97-tes dhe KOHA JONE me militantet e saje shikon aty fundin e Parajses se tyre.

    Periudha 1997-2002 do mbahet mend ne Historine shqiptare si periudha me e lavdishme e Socializmit.
    Kjo periudhe eshte Koha kur cdo Socialist Rrufjan u be Milioner.
    Nikolla eshte bet miliarder dhe mbeshtetsit e tije jan klasa Kapitaliste milionere duke filluar nga Mafia e ndertimit e deri tek dhendrri i Agollit qe vodhi 1 milion dollare tek Pasaportat.

    Zefi thirret nga Nikolla qe te jape kontributin e tije ne fushaten anti-Berishe.

    Shperblimi mund te jete emerimi i Zefit ne ndonji Post te larte me ndermjetesine e Nikolles ashtu sikurse Ai ndihmoj Zefin tjeter, Bushatin, duke e bere Ambasador ne Vatikan.
    Rogneri, hoteli ku rri Nikolla me Boset e Mafies eshte ne fakt sot Zyra e Kuadrit ku vendosen Vipat ne Poste te ndryshme.

    Pra i dashur Moderator une nuk e dua kte titull TEME..me terrorizem Islamik.
    Ne Shqiperi NUK KA TERRORIZEM ISLAMIK.

    NE SHQIPERI dhe KOSOVE ka terrorizem STALINIST.

    Bomba ke Vefa, Vrasja e Kaloshit, Azemit, Ahmet Krasniqit e deri tek Tahiri eshte terrorizem Klysho-Stalinist.

    Ne se ka terrorizem te jashtem ai eshte rasti i Repartit ushtarak te Peshkepise prane Kufirit GREK ku u masakruan ushtaret tane.

    Ne ate ngjarje te rende Sali Berisha qante dhe qeshnin stalinisto-klysho-enveristet.

    Ne rebelizmin e 97-tes agjentet greke si Albert Shyti e Zan Caushi etj etj se bashku me Partine socialiste dhe veglat e saje(mes cileve ben pjese dhe Brozi, Cupi, Lesi e comp) bene terrorizem ne Vlore e Sarande.

    Ky eshte terrorizem.

    Tre vajza me ferexhe jane tre vajza.

    Tre militante te tipit..psh ..Neritani-Kurt Kola e Frroku..perbejne nji Kupole krimi.

    Terrorizmi Islamik ne Shqiperi eshte Shpifje e Fatos Klosit, Mejdanit, Nanos, Dokles e Kico Blushit me shoke..

    Terrorizmi i 11 Shtatorit eshte veper e bandave Bin-Ladeniste qe kishin te gjitha komoditetet per te kryer Krime te llahtarshme fale Lehtesise qe kishin Terroristet islamike ne GJERMANI, ANGLI dhe ne vete AMERIKEN.

    Lojrat Klosiste-Lesiste-Socialiste me Islamizem nuk i ha kush.


    -----------



    Ja c'thote ne nji faqe interneti nji djal mbasi ka lexuar shkrimin e gjate te KLOSIT..me fal BROZIT.

    -------PAL SHKODRANI -------- ALBFORUM --------

    citim:
    --------------------------------------------------------------------------------
    Fillimisht postuar nga Malsor:
    Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise
    Nga Dr. Zef Brozi???Master Degree per Ligjin Amerikan(???)© Koha Jone 2001 All Rights reserved
    --------------------------------------------------------------------------------

    O Mik i Mire,yhy,ti kerkoke gjana qe kane xane merimanga...aktualite more aktualitete...

    Para se me i kerku llogari te tjereve, zotni Zefi me Zojen e tij, ka boll bile me tepri me dhane llogari per vedi, per DRAMAT E VERTETA, shpirtnore dhe financiare, qe i shkakton perdite emigranteve pa letra ne SHBA, ne emen te pseodo Juristit, qe kam pershtypjen se as e shoqja nuk ja njef ne shtrat.
    Ah, po harrova, ajo asht...juriste e vertete...vec mos rrash ne kthetrat e saj, se doktorat jan Nane Tereza ne rraport me te.
    E si e quan vedin zotnija e tij, Master Degree per ligjin Amerikan???, te ciles i referohet edhe Koha e Tyre Mirditore. He,He,He...mas na bani me qesh. kaq i Degruem asht sa bani hesap, mbasi kap viktimen ai ose e shoqja i pregatisin nji paqavure qeshtje qe nuk e han as roja i deres ne Zyren e Emigracionit apo ne gjykate, por qe kushton per te degrumin MIJERA DOLLAR te nxjerruna me gjak tu la pjata 24ore restorantesh nga emigranti i gjore i cili shpreson te marri se paku numrin e punes, sa as me u paraqit me klientin ne seance nuk e lajne per faktin e thjeshte se NUK E NJEF KERKUSH.
    Llogaritni pasojat.
    Dhe ky far m-utit ka goje me komentu veprimet e te tjereve kur asht i mlum ne gjynahe deri ne maje te kaqurrelit te fundit.
    Ka po bjen muhabeti te xhynahet... edhe ne kishe(fetar i madh)vjen me dosje ne dore per me xan ndoj tjeter rrezikzi, i cili vjen ne kishe per me ju lut zotit me e ndihmu, por nuk e din se ka ra ne dore te shejtanit(shejtanes).
    E njejta pune edhe ne dasma.
    Por ka fillu me marre edhe masa...ma pare fut dikend brenda me pa se mos ka ndonji njeri "qe i ka kry pune" e masandej hin mrena.
    E une kam pase fatin me asistu nja dy here ne lincime verbale e fizike qe i jan ba...dhe qe ndoshta vetem prania e priftit edhe kenja ne kishe e kan pshtu...pa e rreshtu te herojt e kombit..

    ------------

    Ja pra si e pershkruan Zefin e Nikolles ky djal Shkodre i cili e njef vepren e tije atje ne USA.


    ---------------------


    Ja dhe sot perseri Nikoll Lesi ne Fushaten Anti -Berishe fton cobanin nga Voskopoja, miliarderin Marko Bello te prallise ndonji pralle te re..

    ------
    Koha jone


    Ne kerkim te arnimit te imazhit te grisur.

    Nga Marko Bello

    - Gjate nje debati televiziv para disa ditesh, ku diskutohej mbi mundesine e bashkimit te se djathtes shqiptare, kryetari i nje partie te vogel opozitare u shpreh ne menyre lakonike se zhurma qe po behet keto kohe per gjoja bashkimin real te opozites "synon te arnoje imazhin e grisur te liderit demokrat, Sali Berisha". Ne fakt, ishte Berisha ai qe hodhi idene e bashkimit te partive te djathta, me sakte te shkrirjes se tyre ne nje parti te vetme, si rruga me e sigurte per te ardhur ne pushtet ne zgjedhjet e ardhshme. Ne nje takim me demokratet e Durresit, Berisha leshoi "bomben e radhes", teksa u shpreh per shkrirjen e te gjitha partive te opozites ne nje parti te vetme dhe te madhe. Deklarata vinte pas humbjes se hidhur te kandidatit te Partise Demokratike ne zonen 52, Elbasan dhe ngjalli reagime kontradiktore nder lideret e partive aleate te Berishes, pjese e koalicionit Bashkimi per Fitore (BF). Fakti qe shumica e tyre e hodhi poshte idene e shkrirjes se partive te vogla brenda nje partie te vetme (ne kete rast PD), e detyroi Berishen, Ngjelen e kompani, te heqin dore per momentin nga ideja e ribashkimit ne nje parti, ne favor te ndertimit te nje koalicioni te madh te qendres se djathte, i afte te siguroje ardhjen e opozites ne pushtet. Pa asnje lloj platforme, programi, vizioni apo strategjie, vemendja eshte perqendruar thjesht tek emrat e disa gjeneraleve me pak ushtare, te cileve u behet thirrje te kthehen e bashkohen rreth figures se Sali Berishes. Madje, nga segmente propagandistike te PD-se, indirekt po kercenohen te pabindurit se gjoja nese nuk bashkohen me Berishen, do te thote se i sherbejne qeverise. Por, a mund te rrezatoje me besim e siguri kryetari i Partise Demokratike. "Eh, sikur te kthehej edhe njehere 22 marsi i 1992 dhe ta shikonit se si do te zhdukeshin socialistet nga pushteti", do te shprehej i ngazellyer kryetari i nje seksioni te PD ne nje nga lagjet periferike te kryeqytetit, duke belbezuar sikur fliste me vetveten: "Po, po eshte me se e mundur te perjetojme nje pranvere te dyte demokracie si 22 marsi, por jo me Berishen...Na duhet te nxjerrim nje emer tjeter, nje figure te re qe te ngjalle optimizem, besim, siguri". Ne rrefimin e sinqerte te militantit te PD kishte nje te vertete qe e dine shume vete ne kete parti, por qe e shprehin pak. Me kembenguljen karakteristike dhe karakterin e paepur, Berisha nuk e ka te lehte, por jo te pamundur te binde kreret e partive opozitare qe te bashkohen dhe luftojne te marrin pushtetin. Por, ai e ka tmerresisht te veshtire, per te mos thene te pamundur te binde shumicen e shqiptareve se mund te qeverise ndryshe nga hera e pare. Konsumimi i tij nuk vjen nga shterpersia intelektuale, as nga humbjet e njepasnjeshme qe ka korrur ai dhe partia e tij qe nga ardhja e te majtes ne pushtet. Berishen e ka goditur tmerresisht rende qeverisja e tij dhe vecanerisht viti 1997. Me gjithendryshimin e tij te sinqerte per nje fillim te ri dhe nje politike ndryshe, mjafton te gjemoje e turfulloje si ne rastin kunder kryebashkiakut Edi Rama, qe njerezit te kujtohen se ai mbetet ne thelb i njejti politkan agresiv dhe i paparashikueshem. Dihet se elektorati ka frike ne pergjithesi nga ndryshimet, nga fytyrat e reja, nga e panjohura. Ne rastin e Berishes frika lidhet, nder te tjera, me qeverisjen e tij me dore te forte, qe kontrollon gjithcka dhe gjithkend. Garancite qe mund te ofroje ai kane pak shanse te bindin elektoratin indiferent, i cili pak nga pak po ben shumicen. Nese numri i votuesve pro Partise Socialiste eshte ulur disi, per shkak dhe te konsumimit te mazhorances se majte nga qeverisja 6-vjecare si dhe konfliktet e brendshme ne kete parti, votuesit pro Partise Demokratike kane rene ne menyre drastike, krahasuar me vitin 1992. Do te duhen perpjekje titanike qe te pavendosurit, indiferentet, te pergjumurit te motivohen per te votuar ne favor te opozites, aq me teper nese ajo do te vazhdoje te udhehiqet nga Sali Berisha. Nese humbja e Elbasanit do te pasohet nga humbja ne zgjedhjet lokale, ne te gjitha variantet apo skenaret e mundshem, Berisha do te detyrohej te largohet nga kreu i partise, ndoshta edhe nga politika. Kontributi i padiskutueshem dhe karizma e tij karakteristike nuk do ta shpetonin dot liderin e partise qe rrezoi komunizmin nga kryqezimi prej te tijve. Ne nje situate te tille, opozita do te detyrohej te rigrupohej dhe pergatitej per vitin e larget 2009! Nese opozita arrin te binde se zoteron nje alternative me te suksesshme per zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij te shpejte ne strukturat euroatlantike, atehere, mazhoranca e sotme do te duhet te pergatitet per nje periudhe 4-8 vjecare ne opozite, kohe e mjaftueshme per rifreskimin dhe ringjalljen e se majtes moderne. Kete perspektive, me mire se kushdo e kupton vete lideri demokrat, i cili si politikan i regjur dhe me kohe te mjaftueshme ne dispozicion per te nxjerre mesime nga gabimet e medha ne te kaluaren, mund te zgjedhe nje rruge tjeter: te terheqe fijet ne prapaskene, duke nxjerre ne balle nje figure te re. Koha do te tregoje se cilin variant ai do te preferoje. Vetem atehere, ne do te jemi ne gjendje te themi nese Berisha rilindi nga hiri si zogu Feniks, apo mbeti perfundimisht nje politikan me imazh te grisur.

    ---------


    Ja Marko Bello borizani i Mafies.



    Moderator ne se mundesh titulli Temes duhej te jete..

    "Fushata Anti-Berishe" e Nikoll Koh-Lehsit.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. A duhet tė dalė Shqipėria nga Konferenca Islamike?
    Nga Fenomeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 14:04
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •