Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ersjada
    Anëtarësuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    48

    Dashuri e lënë përgjysëm...

    nje dashuri e lene pergjysem........

    nuk e di po sot paskam nje deshire te madhe te shfryhem te them gjera qe shpeshhere nga inati apo xhelozia, ndrojtja nuk ti kam thene edhe pse kam dashur ti bej me gjithe forcen e shpirtit..........kam dashur aq shume te te kem afer te te shtrengoj fort fort deri ne pafundesi e te jem e jotja e vetem e jotja....kane qene te shumta netet ku duke u rotulluar ne krevat nga pagjumesia kam enderruar per ne te dy........i jam lutur ZOTIT per ty dhe e kam falenderuar qe te vuri ne rrugen time....
    Ne ate dite Qershori dicka ndodhi se ndjej egersine e natyres pasi skutat e shpirtit tim jane ndezur......eshte egersia,krenaria e thyer,humbja dhe se fundidashuria e lenduar.pse duhet te ndodhte pse??
    eshte pyetja qe me persekuton qe nga momenti qe mora ate telefonate e cila shkundi pemen e dashurise sime te paster,ku cdo frut ra pa jete ne token e coptuar nga korrupsioni imoral.ai ze me kumbon akoma,me ndjek me sy hapur,ne enderr,kudo.njeriut qe i dhurova zemren time,shpirtin tim,kohen time me vrau.mbylli me force librin e dashurise sone pa pyetur dhe gervishi cdo kapitull te saj,PSE,PSE, PSE?? dritherimat e trupit akoma i ndjej qenien time te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh.se harroj kurre ate dite kur ajo lajmeroi ne telefon"DON'T TALK TO HIM ANYMORE!"etj etj.......dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem.spyeta kush ishte,perse ma bente mua kete xhest,por ishte nje femer e irrituar,e re ne moshe,ndoshta nje adoleshente qe donte te pronezonte dike qe une e jetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate...
    Ora vajti 24:45.edhe nje nate e trishtuar per mua,edhe nje nate plot kujtime per ty,per ditet e netet e kaluara bashke.... nuk mund te te harroj me beso,shpirt!ditet e netet qe kaloj pas muajit Gusht jane perplot te mbushura me kujtime per ty,perplot vaj e vuajtje...........................kam vendosur gjithe shpirtin tim,gjithe ndjenjat e mia,mendimet emocionet tek ty........sepse kam besim e te dua.........te dua.........te dua me shume se cdo gje ne bote.........e si mos te te dua ty......kur me dhe jeten???si mos te te enderroj kur ti me fale enderrat?????
    kaloi dhe nje muaj tjeter,edhe 23 dite te tjera pa ty shpirt,nderkaq mua akoma me mundon kujtimi per ty,me mungojne ato fjale qe me jepnin jete,gjalleri,qe me falnin buzeqeshjen qe me mungonte prej kohesh.ishe ti i vetmi qe me beje te lumtur,qe me ndeze shkendine ne zemer e qe sot u shua!po a u shua valle kur une ende te dua si e marre,kur une kurre ste harrova as edhe nje sekonde te vetme?! sigurisht qe jo i dashur,padyshim se ajo qe me mban te gjalle sot eshte dashuria per ty,........ajo me jep force dhe shprese per te bindur veten se ti nje dite do te vish.......po sikur ajo te ishte neser......OH ZOT,paramendo si do te ndjehesha,cdo te beja!.......e di qe se psri do te vrapoja me shpejtesi deri tek ti dhe do te te hidhesha ne perqafim e sdo te te lejoja te me ikje me kurre kurre......e nese sdo te jete e nesermja,atehere do te jete e pasnesermja.......ti do vish,sepse e di qe dhe ti ndjen te njejten gje per mua,e di qe dhe ti me don.
    arsyeja qe une kam jetuar ishe ti.arsyeja qe une vuaj je ti.ti je ende shpresa e jetes time,e me shume se cdo gje tjeter te deshiroj ne kete bote.kujtimet e mia tani me mundojne pa ty.
    sa e lumtur isha kur e perjetova perqafimin tend.ti me dhurove dashurine....e une ende vazhdoja me stilin tim te vjeter.ti je kujtesa e vecante e jetes dhe zemres time dhe shpresoj e do luftoj,qe te jesh gjithmone.nuk e di pse u largove ne ate fillim kur te dashurova me tere qenien time njerezore,e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht.rastesisht te kam njohur ne (internet)...........folem,ti me pershendete dhe qe atehere filloi dashuria ime e pare,me bere te ndjej dridhje te lehta neper tere trupin tim.kur ti me flisje per te ardhmen,ne zemren time ndjeva ngrohtesine e flakes qe u ndizte por qe shume shpejt u shua,ate e ndjej edhe ne kete nate ne vetmi qe u mundova te te harroj me ter forcen per sikur ti perseri me peshperisje,prit,prit,prit.....!
    te faleminderit per ate gjysme premtimi por ku mbeti sot?te faleminderit per buzeqeshjet e tua,per ate kohe qe kalove me mua.jeta ime pa ty nuk ka vlere,te lutem mendo dhe njehere per te gjitha dhe besoj qe do te kuptosh realitetin,e realiteti eshte se une te dua me gjithe zemer,ti je dashuria e pare e jetes sime,hapi syte dhe do te shikosh se une nuk jam e tille sic mendojne disa njerez perfshi dhe ata njerez qe na ndane.. koha po kalon,e ti ende me mungon do te vije koha jone,ngaqe dashuria e vertete gjithmone fiton cdo luftim dhe gjeja qe me mundon me se shumti eshte qe ti je verbuar nga fjalet e njerezve qe te folen keq per mua,e ato fjale nuk jane aspak te verteta.gjeja qe urrej me se shumti ne kete bote eshte:dyftyresia,shpifjet e njerezve,genjeshtra,dhe tradhetia.. jam treguar e sinqerte me ty qe diten e pare.edhe pse nuk e kam besur kurre se do te me ndoshte por shpifjet me humben dashurine,na ndane njehere por kjo sdo te ndodhe me,te betohem,per shpirt te mamit qe ska per te ndodhur me kurre.
    O ZOT cdo dite te bukuar lutem qe mos te largohesh nga une.....lutem qe te takohemi sa me shpejt......lutem qe te mos me braktisesh e te lidhesh me nje tjeter......lutem qe mos te merzitesh kurre nga une..........me fal per gjithcka qe kam bere.........per gjithcka qe te ka vrare apo te ka merzitur.......me fal per gabimet e mia........me fal qe i besoja shoqeve qe me thonin qe do me ndihmonin qe mos te gaboja kurre e te mos u ndaja kurre nga ti........me fal per fjalet e pakuptimta.......per budalliqet........te pergjerohem mos me ler.....se ashtu do me sillje vdekjen.....se ti e di qe tani ne kete bote vetem ty te kam.....e vetem ty do te kem....me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh.......e mundohu edhe te me durosh ...edhe te me duash pak se kjo eshte gjithcka qe kerkoj nga jeta.......vetem dashurine dhe pranine tende...sido qe te vene punet une nuk do te rresht kurre se te dashuri.......e do te dashuroj cdo dite e me shume.......te lutem vetem vetem per nje gje...ti qe me dhe jeten te lutem mos u bej vrases.......mos ma merr prape ate duke me braktisur..........te dua......sepse ti je endrra ime,jeta ime.
    le te thone te tjeret qe jam e cmendur,do i le ta thone prape gjithmone,sepse une e di qe e tillle jam,e cmendur,e marrosur,psepse te je frymezimi im,je gjithcka qe kam pasur dhe do te kem brenda trupit!TE DUA DHE NUK PYES PERSE JETOHET,SEPSE E DI QE VETEM PER TY!shikoj fotografine tende dhe i jap vetes shprese dukeperfyturuar gjithcka qe nje dite te shenjte te mezipritur te jem me ty...............
    P.S.mallkuar qofshin ata njerez qe prishin nje dashuri qe ndajne dy njerez qe duhen.
    .................................................. .
    Kjo eshte historia e nje vaize dhe nje djali.as une nuk e dija historine e tyre.doja mendimin tuaj a ia vlen qe keta te rinj te bashkohen perseri me njeri-tjetrin pasi qe te dy e pranojne qe jane te dashuruar pas njeri-tjetrit.jane ndare vetem nga fjalet e botes.apo duhet ta harrojne njeri-tjetrin dhe cdo njeri te mendoje per jeten e tij.................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga ersjada : 23-10-2003 më 05:59
    Jete o tmerr
    nje enderr bosh
    njesoj perhere
    kudo qe te shkosh........

  2. #2
    Like The Dead Maska e Erindi
    Anëtarësuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    Ka Fry Era
    Postime
    203
    UN them qe me E mira per ata te dy edhe per ne te tjeret Qe te rrime Rehat Ata Te BAshkohen NQs ka qene nje DAshuri E sinqerte Midis Tyre E mira eshte te bashkohen Edhe te shkojne sa me mire midis Tyre Sepse eshte e kote TE vazhdojne TE Dashurojne NJEri tjetrin NEper Endrra Edhe mos ti vene veshin Dallevereve qe thojne te tjeret se llapin KOt sepse jane Si Gore ata qe Flasin keshtu UN mendoj KEshtu .ME Shume Respkete ERINDI
    Dio C'è

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Ersjada ne radhe te pare doja te dija nese kjo vajza je ti apo jo?
    dhe te shprehesh se cfare ke ne shpirt ose te duash dikend sesht cmenduri, eshte mrekulli qe cdo njjeriu i ndodh, cdo kush e perjeton. cdo kush jeton ne enderen e dashurin.

    vertet me rreshqethe me kete qe ke shkruar, por shpresat mos i humb, sepse jeta ka shum te pa pritshme, nese ai qe ke dashur te kthehet eshte i yti, nese jo nuk e meriton dashurine tende, sepse ti vuan kaq shum dhe nuk e kupton kush dhimbjen tende eshte veshtire kur te vij koha qe ta kuptoj dhe te kerkoj falje, sepse zemra do te jete ber dru, dhe as gje sta kthen me buzeqeshjen.

    per ato se cfare thon te tjeret nuk mendoj se duhet ti maresh per baze si ti dhe ai, dy te dashuruar duhet ti besojne vetem syve te tyre, jo llafeve qe bojne tjeret.
    nese ai ju beson me shum tjerve se sa ty ateher nuk e vlerson aq sa duhet dashurin tende.
    por nese ka te drejte uroj qe ai ti pranoj faljet dhe lutjet e tua.

    un them se duhet te bashkohen nese dhe ai e don gocen sic e don kjo. sepse eshte krim te shkaterrohet nje dashuri kaq e fort per llafe te kota.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    papappapa.Kjo qenka dashuri,me aman.A thu valle e do dhe ai aq shume.Ne e dashte dhe ai aq shume sa e dashka kjo e meritojn dashurin e njeri tjetrit.uffff u lodha e kam lexu pa fryme,me erdhi vertet keq shume.Uroj qe te perfundojn te dy bashke ne qofte se eshte vertet dashuri e sinqert.

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Ahh fatkeqesisht, ka shume historira te njejta ne dashuri!
    Shpresoj qe edhe ai ta doj ashtu sic e don ajo, dhe ne qofte se flitet per dashuri te vertet, mos te humbasin kohe, se vetem nje here te troket ne dere!!!
    Urime, por jam e mendimit qe ajo duhet ti thote personalisht keto fjale atij djali!

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Bibloteka e JETES ka neper raftet e saj qindra libra,histori dashurie.Te gjitha mbartin deshperim ,renqethje,gezime ,lumturi,brenga ,psheretima.Te gjitha jane te lagura me lot.
    Edhe une njoh nje djale qe kerkon nga zogjte e qiellit te dije ku eshte e dashura e tij qe e ka braktisur,por ata shpupurisin krahet dhembshem,si per ti thene se nuk e shohin kerkund.NeOQEANIN e loteve ai u shendrrua,ne nje VARKE,pa busull,e me peper pa LIMAN.

    Por njoha edhe nje vajze.E braktisur ajo u dashurua pas nates.Here pas here ajo i lutej HENES se bukur,e plot drite.te shihte,se ne cilin preher po mbeshteste koken i dashuri i saj.Por HENA nuk u pergjigj dhe ajo e kuptoi,se ai vertet nuk do te kthehej me prane saj.Mes dhembjesh,ajo i kerkoi HENES,para se dita te zbardhte ta merrte me vete atje lart ne qiell,e ta shihte per here te fundit ,qoft edhe nga lart ashtu si HENA.


    Sa pewr historine e ERSJADES,uroj dhe shpresoj shpirtrat e tyre te zgjsin krahet e te perqafojne njeri tjetrin si dikur.
    DASHURITE e medha kurre nuk mbarojne,pergjaken,vriten,deshperohen,por nga hiri i ZJARRIT te dashurise RILINDEN.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    Romantikja
    Anëtarësuar
    30-12-2002
    Vendndodhja
    Atije ku nuk dua te jem
    Postime
    5
    Histori shume e dhimbesheme. Uroj qe atij/asaj qe i ka ndodhur ti kethehet endra ne realiti.

    Vertet me ka bere te derdhi lot qe kishte kohe qe nuk i kisha derdhur per dashurine dhe te kujtoj pak nga e kaluara ime.
    Bravo Ersjada.

    Eri.
    Who do i love...who loves me...?!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ersjada
    Anëtarësuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    48
    Do te hyj pa zhurme
    do te ulem me nxitim
    do te vij ne endrrat e tua
    aty ku je ti shpirti im

    Do te te jap lumturine e kesaj bote
    cdo fjale qe do te degjosh
    une jam e dashura jote
    mos guxo te me qortosh

    Do te te hyj pa zhurme
    do te ulem me nxitim
    do te flas shume fjale
    ngadale per ty i dashuri im...

    (e ka shkruar ajo vajza)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Jete o tmerr
    nje enderr bosh
    njesoj perhere
    kudo qe te shkosh........

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    5
    me te vertet ishte nje histori sa e trishtushme aq edhe e mrrekullueshme po aq edhe pikelluese per kete shpirtin tim
    edhe pse skam dasht me e perhap ate dashuria qe kisha per dikend por ja qe pasi e paski hapur do te me leni edhe mua pak me shkrujt per nje gje qe fajtor ne kete rast nuk jam une por eshte ajo qe e beri nje dashuri te pamundhsme
    eshte me te vertet e cuditshme dhe skam dasht me shkruajtur per kete gje pasi qe cdo gje ka filluar ne internet por ja pasi qe edhe diujt i paska ndodh atehere edhe une kam me e shkrujt ate qe me ka ndodh dhe mua edhe pse nuk dua me i ringjall ato ndjenja por ajo qe e lexova i ringjalli te gjithe ndjenjat e mia qe kisha per ate vajze
    gjithcka filloi ne internet me nje pershendetje "tung"
    dhe vazhdoi ne telefon dhe u ba si gjeja e perditshme dhe e zakonshme ne mua qe cdo dite me fol ne telefon nga 5 ore me te vertet edhe mua tash me duket si cudi 5 ore jan shum me fol ne telefon por ja qe kam fol sikur te me kishte than dikush se foli ne telefon me ore te terra asnjeher nuk do t`i besojsha por ja qe eshte e besushme dhe filloj ashtu me thonte se te dua une nuk i besojsha edhe pse pak nga pak filluan ndjenjat e mia ndaj asaj qante ne telefon duke than se te dua une nuk i besojsha edhe pse e doja
    nje dite me thiri ne telefon por si shok akom aune nuk e kisha kuptu se ajo ka ndjenja per mua edhe pse une ate nuk munda me ja tregu asaj dhe i thash prit pak se kalon nje vajze qe e simpatizaoj dhe dua me kalu me ate dhe me tha tung e mbylli telefonin dhe pas pak kohesh thiri prap ne telefon duke qa une i thash se pse qan dhe me tha qaj per ti se te dua se di se qka ndryshoi ne mua e gjith qenia ime dhe mendova se jam dikush tjeter u habita krejt dhe i thash ok edhe une te dua e skam mujt me ti tregu ndjenjat e mia e keshtu me rradh dhe ajo me thot se kam une dashnor dhe me ate e kam mendjen me u martu por dije se ti te dua dhe kjo gje ishte gjeja ma apsolute per mua se duke pasur dashnor me don mua dhe une u mundohsha me gjith forcat me e harru por nuk munda kur cingronte telefoni u dridhte i gjith trupi im dhe ashtu eshte duke ndodh edhe sot edhe pse ajo nuk pranon takim me mua , nuk pranon dhe thot se nese takohem une me ti une ate dite duhet te vdes e spo di vallahi se qka me ba ende sot e kesaj dite vazhdojn telefonatat tona dhe sme tregon asgje per veten kane kaluar 8 muaj qe e njof e as emrin nuk ia di asgje spo di per ate edhe pse une jam treguar i sinqert dhe te gjitha i kam treguar ajo mua as emrin sma tregon sdi se qka me ba kur i them une se kam gjet nje femen fillon me qa e keshtu spo di se qka po ndodh


    Flm dhe i pres mendimet tuaja vecanerisht te ersjada-s me e pa se si mendon ajo per kete gje

  10. #10
    Desperado Maska e Naldi
    Anëtarësuar
    04-10-2003
    Vendndodhja
    Pogradec
    Postime
    89
    Ersjada me duket se je ti ajo vajza,se gjithe ato fjale te bukura qe na bere ta lexojme me nje fryme,burojne na bota tende shpirterore!Shume lajm i bukur qe u bashkuan(ti me ate???).Vertet shume i lajm i bukur qe u bashkuan,se vertet u dashkan shume!
    We are so young
    our lives have just begun
    but already we're considering
    escape from this world...

    and we've waited for so long
    for this moment to come
    was so anxious to be together
    together in death...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  5. Brezi i te pambaruarve apo qeverite e te rinjve
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •