Grimi sikur edhe gjithçka tjetër ka afatin e zgjatjes. Nëse grimi juaj ka ndryshuar ngjyrë apo erë është koha për pastrim të çantës suaj.
Në vijim janë disa informata për afatin mesatar të zgjatjes së disa prodhimeve kozmetike. Kini kujdes se nëse prodhimit i skadon afati ndërsa ju e përdorni vazhdimisht ai mund të shkaktojë alergji, akne, skuqje dhe shumë dukuri tjera të pakëndshme.
Ia sa zgjasin:
Qumështit për pastrim, tonikët dhe serumet: 2 vjet
Krema: 2 vjet
Krema për kujdesin rreth syve: 2 vjet
Buzëkuqet: 3 vjet
Shkëlqimet për buzë: 1-2 vjet
Llakat për thonj: 1 vit
Piling: 2 vjet
Tushët për qerpikë: 4-6 muaj; marrë parasysh se kualiteti i tushit prishte pas secilës hapje dhe vjen në kontakt me sytë tuaj për afatin e tij duhet pasur shumë kujdes.
Pudër: 1-2 vjet; nëse pudra ka ndërruar erën, ngjyrën, teksturën kurrsesi mos e përdorni
Parfumet: Nëse ngjyra e tij mbyllet apo ndryshon erën atëherë i ka skaduar afati, për ta ruajtur sa më shumë afatin e tij mos e leni në kontakt me dritë të diellit
Maskat për fytyrë: 2 vjet nëse prodhimi bazohet në ujë
Losionet për duar: 2 vjet
Mjetet për mbrojtje nga dielli: 18 muaj
Shamponet, regjeneruesit dhe maskat: 2 vjet
Krijoni Kontakt