Zgjerohet zemerimi ndaj Atit te Shenjte. Mijera perdorues te rrjetit social Facebook kane paralajmeruar se do ti dergojne miliona prezervative Papa Benedektit XVI, per te protestuar ndaj qendrimit te tij te fundit.
Papa deklaroi ne Afrike se prezervativet nuk jane pergjigjja e duhur per parandalimin e prekjes nga virusi HIV, koment qe shkaktoi zemerimin e perdoruesve te Facebook, qe kane njoftuar nisjen e fushates se profilaktikeve.
Vatikani ka kundershtuar perdorimin e prezervativeve dhe formave te tjera per kontrollin ndaj shtatzenise, ndersa ka inkurajuar seksin e matur per te luftuar perhapjen e semundjes se SIDA-s.
Kritikat me te medha ne Facebook kane ardhur nga grupe evropiane, qe u jane bashkuar keshtu edhe kritikave te qeverive gjermane, franceze dhe belge. Nje dite me pare edhe revista mjekesore Lancet reagoi ndaj komenteve te Papes.
http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=147142
Krijoni Kontakt