Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 157
  1. #81
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 191 Data: 21.12.2000

    Pyetja: CFARE DO TE NDODHE ME ATA NJEREZ QE THONE SE JANE TE KRISHTERE OSE JEHUDI POR JANE NE TEUHID, NE DITEN E GJYKIMIT TE MADH{KIJAMETIT}?? ES SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULLAH!

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin pėr Muhammedin alejhis-selam.

    Vėlla i nderuar.

    Sa i pėrket tė krishterėve dhe ēifutėve qė jetojnė sot dhe janė nė tevhid, mirėpo nuk i kanė besuar Muhammedin alejhis-selam, ata do tė hyjnė nė xhehenem sepse obligim i secilit njeri ėshtė tė besojė nė Muhammedin alejhis-selam, e ai qė nuk beson nė Muhammedin alejhis-selam ėshtė pabesimtar dhe si i tillė e meriton xhehenemin.
    Sepse Muahammedi alejhis-selam ka ardhur qė t'i vėrtetojė fetė e tjera dhe t'i sundojė ato, siē theksohet nė suren Ali Imran:
    "Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshme. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin. Udhėrrėfim pėr njerėz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e sė vėrtetės nga gėnjeshtra). S'ka dyshim se ata qė mohojnė argumentet e All-llahut i pret ndėshkimi i rreptė. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, shpagimtar". (Ali Imran: 2-3).
    Kjo ishte nė kontekst se besimi nė Librin qė i ėshtė shpallė Muhammedit alejhis-selam tė detyron tė besosh edhe nė librat tjerė dhe tė dėrguarit tjerė.
    Poashtu All-llahu thotė:
    4:136. O ju qė besuat, besoni vazhdimisht All-llahun, tė dėrguarit tė Tij, librit qė gradualsht ia shpalli tė dėrguarit tė Tij dhe librit qė e pat zbritur mė parė. Kush nuk i beson All-llahut, engjėjve tė Tij, librave tė Tij, tė dėguarve tė Tij dhe botės tjetėr, ai ka humbur tepėr larg.
    Mirėpo nėse kanė qenė nė kohėn para ardhjes sė Muhammedit alejhis-selam, ata do tė shpėrblehen me xhennet. Andaj Pejgamberi alejhis-selam ka treguar se i krishteri i cili ka qenė i krishter i devotshėm dhe pastaj pas ardhjes sė Islamit, ka hyrė nė Islam, shpėrblehet dy herė. Siē tregohet nė Sahihul-Buhari.



    Bekir Halimi, 04.02.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  2. #82
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 193 Data: 22.12.2000

    Pyetja: A lejohet muslimani, muslimanit t`i thoje Qafir, nese ndodh kjo, ēduhet bere nga pala e shkelur.

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.
    Asesi nuk lejohet njeriu tė miret me ndarjen e vendimeve se kush ėshtė musliman dhe kush ėshtė kafir. Kjo nuk ėsshtė e drejta e jonė, kjo ėshtė e drejtė e All-llahut, e pastaj atyre dijetarėve qė kanė dituri tė thelluar mirė.
    Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: "Kush i thotė vėllaut tė vet: kafir, e ka njėrėn prej tė dyjave, ose ėshtė me tė vėrtetė kafir ose tė kthehet ty".
    Pėr kėtė duhet ikur kėsaj sėmundjeje me tė madhe, qė mos tė bėhemi prej atyreve qė nė vend si ti fusin njerėzit nė Islam i largojmė nga Islami.
    Pala tjetėr duhet bėrė sabėr dhe duhet lutur All-llahun qė ta udhėzojė kėtė njeri qė ndanė vendime, tė cilat nuk ka tė drejtė ti ndajė askush pėrveē All-llahut.
    All-llahu e di mė sė miri.


    Bekir Halimi, 12.03.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  3. #83
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 209 Data: 29.12.2000

    Pyetja: pse tre librat eshejnjt (teurati , zeburi, inxhili,) nuk janė orgjinnale

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.

    sepse njerėzit kanė ndėrhyrė dhe kanė ndryshuar domethėnjet kryesore tė kėtyre librave siē ėshtė besimi nė njė Zot, monoteizmi. Pastaj ju e dini se janė katėr bibl kryesore, domthėnė verzione tė ndryshme me njėra tjetrėn, plus shumė verzone tjera tė cilat nuk i ka pranuar kisha.
    Pėr mė shumė nė disa raste tjera.
    All-llahu e di mė sė miri.

    Bekir Halimi, 12.03.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  4. #84
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 210 Data: 29.12.2000

    Pyetja: Selamu alejkum te nderuar vllezer. Me cilin burre do te qendroje ne Xhennet inshaAllah gruaja ? Me burrin e pare me te cilin eshte ndare apo i ka vdekur , apo me burrin e dyte me te cilin ka jetuar derisa ka nderruar jete . Ju lutem nese keni mundesi te me pergjigjeni dhe tek pyetja 132 ,sepse ajo ka mbetur pa pergjigjur. E di qe mund te jete pak e veshtire pergjigjja. Allahu jua shperblefte me te mira vllezer te nderuar. Selamu alejkum nga Fisniku

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.

    Nėse tė dy burrat do tė jenė musliman, atėhere me atė burrė qė e do mė sė shumti, e nėse njėri ėshtė musliman e tjetri jo, atėhere me atė qė do tė jetė nė xhennet.
    Sepse All-llahu nė kuran thotė:

    "16:31. Ėshtė Xhenneti i Adn-it, ku do tė hyjnė, nėn tė rrjedhin lumenj, aty kanė ēka tė dėshirojnė, ashtu i shpėrblen All-llahu tė ruajturit".

    25:16. "E aty, atė ditė qė e dėshirojnė do ta kenė pėrgjithmonė. Ky premtim i Zotit tėnd ka qenė dashtė kėrkuar".
    Kjo domthėnė se ēka tė dėshirojnė do tė kenė.
    All-llahu e di mė sė miri.


    Bekir Halimi, 12.03.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  5. #85
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 234 Data: 06.01.2001

    Pyetja: es-selamu alejkum ve rametull-llah desha vetem nj pytje te shkurt aka me pas pejgamer ne ardhmerin e ksaj bote ose q iperget.selam alejkum

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

    Vėlla i nderuar.

    Jo mė nuk ka me pas pejgamber tjerė pas Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ėshtė Pejgamberi i fundit dhe pas tij nuk ka pejgamber tjetėr. All-llahu i Lartėsuar nė Kuran thotė:
    "33:40. Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send".
    Kurse Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Unė jam vula e pejgamberėve dhe pas meje nuk ka pejgamber tjetėr".

    Bekir Halimi, 02.02.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  6. #86
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 294 Data: 25.01.2001

    Pyetja: si e ka emrin zoti

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun kurse pqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

    Vėlla i nderuar.
    All-llahu i Lartėsuar ka shumė emra.
    Nė Kuran thuhet: "All-llahu ka emrat mė tė mirė, andaj Atė thirreni me ata e hiquni nga ata qė bėjnė shtrembėrime me emrat e Tij. Ata kanė pėr t'u shpėrblyer (me dėnim) pėr veprimet e tyre.". (El-A'raf: 180).
    Kurse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "All-llahu i ka 100 emra pa njė, kush i mėson, vepron sipas tyre, hyn nė xhennet". BUhariu dhe Muslimi.
    Mirėpo ne do ti pėrmendim vetėm disa emra tė All-llahut:
    "Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr; vetėm Ai, qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmen, Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi! Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), sigurues (qė siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe pejgamberėt me mrekulli) mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send), i plotfuqishėm, mbizotėrues, i madhėrishėm. I lartėsuar ėshtė All-llahu nga ēka i shoqėrojnė! Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė (All-llahun) e madhėron ēka ka nė qiej e nė tokė dhe Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i urti!". (El-Hashr: 22-24).


    Bekir Halimi, 31.01.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  7. #87
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 298 Data: 27.01.2001

    Pyetja: BISMILAHIR RRAHMENIR RRAHIM CILIN PERSON MUND TE QUAJME KAFIR

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, paqa dhe mėshira qofshin mbi Muhammedin.
    Njeriun i cili mohon diē nga Islami me vetėdije, ose bėnė ndonjė vepėr e cila ėshtė shirk, si psh lutja drejtuar ndonjė varrit ose therrja kurban pėr ndonjė teqe e tyrbe, e kėshtu me radhė.
    Mohimi i ndonjė shtylle tė Islamit, siē ėshtė namazi, ose agjėrimi, duke thėnė se prej saj skemi dobi, ose mjaft mė me kėto gjėra, se kėto na kanė lėrė mbrapa, tė prapambetur, etj, kėto janė fjalė tė kufrit.
    Mirėpo kėtė njeri duhet kėshilluar dhe duhet tėrhjekur vėrejtjen nga kjo gjendje, sepse shumė herė njerėzit i bėjnė kėto vepra edhe i thojnė kėto fjalė nga mosdija, e kur ti kėshillosh ata kthehen dhe pėrmirėsohen.
    E jona ėshtė ti dimė qė mos tė bijmė nė to, e jo qė tė fillojmė tė etiketojmė njerėzit nė kėtė drejtim, sepse kjo ėshtė e drejtė e All-llahut, dhe e askujt tjetėr.
    All-llahu i udhėzoftė muslimanėt nė rrugėn e drejtė.


    Bekir Halimi, 13.03.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  8. #88
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 312 Data: 29.01.2001

    Pyetja: nese vdes njeriu duke patur borxh,a ka denim ne varr?

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, paqa dhe mėshira qofshin mbi Muhammedin.

    Po borxhi i jep denim nė varr, sepse Pejgamberi alejhisselam as qė ia ka falur namazin atij qė ka pasur borxhė.
    Pėr kėtė muslimantė, farefisi, duhet larė borxhin atij qė vdes e ka borxh pėr tia lehtėsuar nė ahiret. Duhet marur nga pasuria e tij pėr tia larė borxhin e nėse nuk ka atėhere le tė japin nga pasuria e tyre.
    All-llahu e di mė sė miri.


    Bekir Halimi, 13.03.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  9. #89
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 323 Data: 30.01.2001

    Pyetja: Babai im vuan njė kohe tė gjatė nga njė sėmundje nervore, andaj vendosėm qė ta shtronim nė spital pėr kurim, mirėpo njėri prej tė afėrmive tanė na sugjeroi qė tė shkonim te njė grua, e cila ua dinte ilaēin kėtyre sėmundjeve dhe mjaftonte qė t’i jepnim vetėm emrin e tė sėmurit, e ajo do tė na tregonte emrin e sėmundjes dhe ilaēin e duhur. A lejohet tė shkojmė tek njerėz tė tillė?

    Pėrgjigjja:
    Gruaja e pėrmendur nė pyetje nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė prej falltorėve dhe magjistarėve, tė cilėt pretendojnė se dijnė Dijen e Fshehtė (El-gajb) dhe kėrkojnė ndihmė prej xhindėve pėr tė shėruar sėmundje tė tilla, andaj besimi i fjalėve tė tyre apo shkuarja tek ta pėr shėrimin e sėmundjeve janė tė ndaluara rreptėsisht. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Nuk i pranohet namazi dyzet ditė rresht atij qė shkon tek njė falltor pėr ta pyetur pėr diēka”. (Transmeton Muslimi)“Kush shkon te njė falltor apo magjistar dhe i beson fjalėt e tij, ka mohuar atė qė i ėshtė shpallur Muhammedit”.Hadithet qė trajtojnė kėtė temė janė tė shumtė. Detyra jonė ėshtė qė t’i luftojmė kėta sharlatanė dhe t’i paralajmėrojmė tė tjerėt qė tė mos bien nė grackėn e tyre. Nė tė njėjtėn kohė duhet t’i lajmėrojmė organet shtetėrore kompetente, nė mėnyrė qė kėta mashtrues tė marrin dėnimin e merituar. Lėnia pas dore e kėsaj detyre sjell pasoja tepėr tė dėmshme pėr shoqėrinė, sepse shumica e njerėzve, si pasojė e injorancės sė tyre, nuk e dijnė realitetin e kėtyre njerėzve dhe lehtė mund t’u besojnė fjalėve dhe gėnjeshtrave tė tyre. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Kush sheh njė tė keqe, duhet tė mundohet ta ndryshojė me dorėn e tij; nėse nuk ka mundėsi, le ta ndryshojė me gjuhėn e tij; nėse nuk ka mundėsi, le ta ndryshojė me zemrėn e tij, mirėpo ky ėshtė besimi mė i dobėt”. (Transmeton Muslimi)

    Ibn Bazi, 30.01.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  10. #90
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 324 Data: 30.01.2001

    Pyetja: Pėrse ėshtė e ndaluar vajtja te fallxhorėt?

    Pėrgjigjja:
    Falltorėt, siē ėshtė transmetuar nė disa hadithe tė sakta, kanė lidhje me xhindėt, tė cilėt, pasi ngjiten nė qiell dhe dėgjojnė bisedat e engjėjve me njėri-tjetrin, zbresin nė tokė dhe u tregojnė falltorėve atė qė kanė dėgjuar nė qiell. Nė tė njėjtėn kohė, ata shtojnė edhe njėqind gėnjeshtra tė tjera, kėshtu qė fjalėt e vėrteta qė kanė dėgjuar nga engjėjt pėrzihen me gėnjeshtra nga mė tė ndryshmet. Falltorėt i pėrdorin kėto pak tė vėrteta pėr tė mashtruar njerėzit e paditur, tė cilėt besojnė se me tė vėrtetė ata mund tė dijnė Dijen e Fshehtė, gjė qė s’ėshtė e vėrtetė, pasi falltorėt, siē thamė mė lartė, nuk bėjnė gjė tjetėr, pos qė pėrcjellin fjalėt e xhindėve.Pra vajtja te falltorėt ėshtė e ndaluar, pasi bėhet shkak pėr largimin e njerėzve nga rruga e drejtė.


    Albani, 30.01.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  4. Ismail Kadare flet pėr zhvillimet politike nė Shqipėri
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 02:36
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •