Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 157
  1. #71
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1334 Data: 31.05.2006

    Pyetja: Ēka kishte parė i derguari i Zotit xh.sh. Muhammedi alejhi salatu ue selam, ne katet e qiellit perderisa "udhetonte" per ne miraxh?"

    Pėrgjigjja:
    Vėlla i nderuar!
    Udhetimin e pejgamberit ne miraxh e tregon nje hadith i gjate te cilin e transmeton Buhariu ne sahihun e tij dhe aty mundeni ta gjeni ne teresi kete
    tregim, ose lexoni librat e jetepershkrimit te pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
    ne vijim do te paraqesim nje paragraf nga libri "Nektari i vulosur" ku flitet rreth kesaj teme:

    Isra dhe Mi'raxhi - udhėtimi i natės dhe ngritja

    Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatė jetės sė vet, ka pasur njė periudhė jashtėzakonisht tė vėshtirė, duke i hapur rrugėn Islamit.
    Misi*oni i tij nė pėrhapjen e fesė tė All-llahut [subhanehu ve teala] ka pėrjetuar suksese dhe rėnie. E atje lartė, diku nė hapėsirat e largėta hyjnore, xixė*llonin yjet e shkėlqyera duke pėshpėritur pėr sukseset e reja.
    Nė kėtė periudhė, mes suksesit dhe dėshprimit, ndodh Isra dhe Mi'raxhi. Duke qenė se kjo ngjarje ka vlerė tė madhe shpirtėrore, do tė flasim gjerėsisht pėr tė.
    Ekzistojnė shumė mendime pėr kohėn nė tė cilėn ka ndodhur Isra dhe Mi'raxhi:
    1. Isra ka ndodhur nė vitin nė tė cilin All-llahu [subhanehu ve teala] e ka nderuar Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me pejgamberllėk.
    Ky ėshtė mendimi i Taberaniut.
    2. Ngjarja ka ndodhur nė vitin pesė tė pejgamberllėkut. Kėshtu mendojnė Neveviu dhe Kurtubi.
    3. Ngjarja ka ndodhur natėn e njėzet e shtatė tė muajit rexheb, tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut, mendon dijetari El-Mensur Fevri.
    4. Gjashtėmbėdhjetė muaj para Hixhretit, ose nė muajin ramazan tė vitit dymbėdhjetė tė pejgamberllėkut.
    5. Njė vit e dy muaj para Hixhretit, ose nė muajin muharrem, tė vitit trembėdhjetė tė pejgamberllėkut; dhe
    6. Njė vit para Hixhretit, ose nė muajin rebiul-evvel, tė vitit trembėdhjetė tė pejgamberllėkut.
    H. Hatixhja[radijall-llahu anha] ka kaluar nė Ahiret nė muajin ramazan, tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut. Gjer atėherė ende nuk ka qenė e shpallur dispozita pėr pesė namazet ditore, e nuk ekzistojnė kurrfarė mendimesh kontestuese rreth asaj se pesė kohėt e namazit janė caktuar natėn e Isra'
    asė.
    Tri mendimet e fundit janė dhėnė nė bazė sė shpalljes tė sures "El-Isra" pėrmbajtja e sė cilės tregon se kjo ėshtė shpallur mjaft vonė. Nuk e di se
    cili mendim ėshtė mė i saktė. Tė gjithė imamėt e Hadithit e trans*metojnė kėtė ngjarje, e ne do te parashtrojmė nė pikat e shkurtėra me kėtė renditje:
    Ibnul-Kajjumi thotė: "Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka pėrjetuar Isra'nė si udhė*tim tė vėrtetė trupor, qė ka filluar nė Mesxhidul
    Haram nė Mekė e ka mbaruar nė Bejtu-l-Makdis nė Kuddusi-Sherif. Ka udhėtuar nė Burak (mjet me tė cilin Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve
    sel-lem] ėshtė ngjitur nė qiell) me pėrcjelljen e Xhibrilit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Ka mbėrritur nė Kuds ku ėshtė falur nė xhami me
    Pejgam*berėt e tjerė e ky ėshtė bėrė imam i tyre, ndėrsa Burakun e ka lidhur nė hallkėn e derės sė xhamisė. Atė natė ndodhė ngritja e Resulull-llahut
    [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga Bejtu-l-Makdis nė qiellin e parė, e nėn udhėheqjen Xhibrili [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili e shpien
    nė katet e hapėsirės sė panjohur tė All-llahut. Aty e takon Ademin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], babain e gji*nisė njerėzore. E pėrshėndet me selam e ai ia kthen me mirėseardhje dhe i pėrgjigjet me selam
    dhe e pranon pejgamber*llėkun e tij. All-llahu [subhanehu ve teala] kėtu ia tregon shpirtrat e shehidėve nė anėn e djathtė dhe shpirtrat e fatkeqėve nė tė majtėn. Prej aty, Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ngritet nė qiellin e dytė, ku merr lejen pėr hyrje. Aty e takon Jahjan, tė birin e Zekerijas, dhe Isain, tė birin e Merjemės. Takohet me ta dhe i pėrshėndetė me selam. Ata i pėr*gjigjėn selamit, i dėshirojnė mirėseardhje
    dhe e pranojnė si Pejgamber. Pas kėsaj, pason ngritja nė katin e tretė ku takohet me Jusufin. E pėrshėndet me selam e edhe Jusufi i pėrgjigjet me
    selam, me mirėsear*dhje dhe ia pranon pejgamberllėkun. Pastaj ngritet nė qiellin e katėrt ku takohet me Idrisin. E pėrshėndet me selam e ai i
    pėrgjigjet nė selam, i shpreh mirėseardhje dhe ia pranon pejgamberllėkun.
    Prej aty ngritet nė qiellin e pestė, ku takohet me Harunin, tė birin e Imranit dhe e pėrshėndet me selam. Ai i pėrgjigjet me mirėseardhje dhe e
    pranon si Pejgamber. Pastaj ngritet nė qiellin e gjashtė, ku takohet me Musain, tė birin e Imranit dhe e pėrshėndet me selam. Ai i pėrgjigjet me
    mirėseardhje dhe e pranon pejgamberllėkun e tij.
    Duke e lėshuar qiellin e gjashtė, Musai fillon tė qajė. E pyesin: "C'tė shtyri tė qajsh?" Ai pėrgjigjet: "Po qajė pėr atė se populli i kėtij
    djaloshi, i cili ka ardhur pas meje si Pejgamber, do tė jetė mė i numėrt nė Xhennet se sa populli im." Pas kėsaj bisede, Resulull-llahun e ngrisin nė
    qiellin e shtatė. Aty e takon Ibrahimin [alejhis-selam] E pėrshėndet me selam. Ai i shpreh mirėseardhje dhe e pranon si Pejgamber.
    Pas kėtij udhėtimi Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ngrisin gjer nė Sidretu-l-Munteha - Perdja e Fundit, e prej aty nė horizontin mė tė lartė tė All-llahut. Afrohet shumė afėr All-llahut tė Madhėruar e tė Lartėsuar, pastaj iu afrua, e u lėshua afėr, aq afėr sa dy harqe apo mė afėr. Dhe ia shpalli robit tė vet atė qė ia shpalli. Kėtu i
    caktohet falja prej pesė*dhjetė namazesh ditore. Pastaj Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] niset tė kthehet. Kur kalon pranė Musait,
    ky e pyet: "Cka t'ėshtė urdhėruar?" Pėrgjigjet: "Pesėdhjetė namaze nė ditė."
    Musai i thotė: "Ummeti yt nuk mund ta zbatojė kėtė. Kthehu tė Zoti yt dhe lute qė t'ia lehtėsojė ummetit tėnd." Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e shikon Xhibrilin, sikur tė kėrkonte kėshillim nga ai. Ai ia vėrteton me isharet (gjest): "Po, nėse dėshiron ti." Xhibrili pėrsėri e ngrit tek All-llahu i Gjithfuqishėm, i Lartėsuar dhe i Lavdė*ruar - i Cili
    ishte nė vendin e vet (kjo ėshtė pjesė e fjalisė sė Buhariut e ndėrvėnė nė disa hadithe). All-llahu ia zvogėlon dhjetė namaze. Pej*gamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lėshohet gjer te Musai dhe e njofton pėr kėtė. Musai i thotė: "Kthehu te Zoti yt dhe lute t'ia lehtėsojė ummetit tėnd." Kėshtu, Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shkon lartė, poshtė te Musai dhe te Zoti i vet i Lartėsuar, gjersa All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ia kufizon numrin e namazeve gjer nė pesė. Pas kėsaj, Musai i thotė qė tė shkonte edhe njė herė Lart, por Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėrgjigjet: "Mjaft kam fituar nga Zoti
    im, jam i kėnaqur dhe i pranoj." Kur largohet prej aty, Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dėgjon njė Zė: "E realizova urdhrin tim dhe ua lehtėsova robėrve tė Mi" - (mbaron citati).
    Ibnul Kajjumi pastaj paraqet mendime tė ndryshme rreth pamjes sė All-llahut [subhanehu ve teala] Ai citon fjalėt e Ibni Tejmiut me pėrmbajtje tė ngjash*me. Esenca tregon se nuk ka ardhur gjer tek pamja fizike e Krijuesit dhe se ky mendim nuk ėshtė transmetuar prej asnjė as'habi. Transme*timi i
    Ibni Abbasit, i cili flet pėr pamjen absolute dhe pėrjetimin e All-llahut [subhanehu ve teala], me shqisa, nuk ėshtė kundėrthėnie me transmetimet
    tjera.
    Ibnul-Kajjumi vazhdon: "Fjalėt e All-llahut tė Lartėsuar, nė suren En-Nexhm: "Pastaj iu lėshua dhe iu afrua." (53, 8) tregojnė tjetėr mėnyrė tė afruarit
    nga ai nė rrėfimin "mbi lartėsimin - ngritjen e natės", sepse afrimi nė suren "En-Nexhm" ėshtė afrim i Xhibrilit dhe tė lėshuarit e tij, siē thotė Aishja [radijall-llahu anha] dhe Ibni Mes'udi, ndėrsa vetė teksti kėtė e vėrteton. Kurse "afrimi dhe lėshimi" nė kėtė hadith tregon qartas se ky ėshtė afrim dhe lėshim i All-llahut [subhanehu ve teala] Nė suren "En-Nexhm" qėndron edhe kjo: "Atė e ka parė edhe herėn tjetėr tek Sidretu-l-Munteha." (53, 13-14). Kjo ka tė bėj me Xhibrilin, tė cilin Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka parė nė figurėn e vet dy herė: tė parėn herė nė tokė e tė dytėn herė nė Sidretu-l-Munteha, e All-llahu e di mė
    sė miri." (mbaron citati).
    Nė kėtė kohė ėshtė pėrsėritur mu'xhizeja e pastrimit tė gjoksit tė Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kanė ndodhur edhe disa ngjarje tė tjera:
    Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kanė ofruar qumėsht dhe verė. Ai ka zgjedhur qumėshtin, e i ėshtė thėnė: "Je i udhėzuar nė rrugė tė drejtė, apo e ke qėlluar rrugėn e drejtė, po qe sė rastėsisht do t'a merrshe verėn, atėherė ummeti yt do tė ishte i devijuar (i larguar nga udha e
    drejtė)."
    Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka parė katėr lumenj nė Xhennet, dy tė njohur e dy tė panjohur. Dy tė njohur janė Nili dhe Eufrati.
    Simbolika e tyre ka qenė se muslimanėt do tė vendosen nė luginat pjellore tė kėtyre dy lumenjve, dhe se banorėt e rrjedhave tė tyre do tė jenė bartės tė Islamit nga gjenerata nė gjeneratė. Me kėtė nuk ėshtė nėnkuptuar se kėta dy lumenj e kanė burimin nė Xhennet.
    Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka parė sunduesin e hapėsirės sė Xhehennemit, tė mrrolur, me fytyrė leshėtore, pa buzėqeshje dhe
    pa ēiltėri. Gjithashtu e ka parė Xhennetin dhe Xhehennemin.
    Nė qiell i ka parė ngrėnėsit e pasurive tė bonjakėve duke pėrjetuar vuajtje tė rėnda. Buzėt i kishin si turinjtė e deveve. Mėrtypnin kafshata tė zjarrit
    tė Xhehennemit, dhe gurė tė skuqur qė gulfonin nga shpinat e tyre. I ka parė shfrytėzuesit e kamatės, me stomaqe tejet tė mėdha pėr ē'shkak nuk mund tė
    lėviznin nga vendi. Para tyre kalonin ithtarėt e Firaunit dhe pėrderisa ata i djegėte zjarri i Xhehennemit, kėta shkelnin mbi ta.
    I ka parė laviret duke mbajtur nė duar mish tė majm e tė freskėt sė bashku me mish tė lig e tė qelbur. Hajshin nga i ligu dhe e lejshin atė tė parin -
    mishin e mirė.
    I ka parė gratė tė cilat fėmijėt e huaj ua kanė mveshur burrave tė vet. Ato pėrgjithmonė do tė mbesin tė varura pėr gjinj.
    Gjatė shkuarjes dhe gjatė kthyerjes ka parė karvane mekase. I ka sinjalizuar udhėheqėsit e karvanit pėr devenė e humbur dhe ka pi ujė nga enėt e mbuluara
    tė tyre, gjersa ata flinin. Pastaj pėrsėri e ka mbuluar enėn. Tė gjitha kėto vėrtetonin vėrtetėsinė e rrėfimit tė tij, tė cilin e ka treguar tė nesėrmen
    pas kthyerjes nga udhėtimi.
    Ibnul-Kajjumi thotė: "Tė nesėrmen, porsa agon, Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e njofton popullin e vet se All-llahu [subhanehu ve teala] atė natė ia ka treguar disa nga fshehtėsitė e Veta. Ata e tejkaluan nė mosbesim, e edhe mė tepėr bėnin shpifje e rrena kundėr tij. U vėrsulėn kundėr tij edhe mė ashpėr. Kėrkuan nga ai ta pėrshkruante Kudsi Sherifin, e All-llahu [subhanehu ve teala] ia lejoi kėtė, dhe ai e pėrshkruajti nė detaje, me argumente tė qarta. Nuk ishin nė gjendje ta
    kundėrshtojnė pėr kurrgjė, nuk kishin mė ēka t'i thoshin. Gjithashtu u lajmėroi pėr karvanet e tyre tė cilat shkonin dhe tė cilat ktheheshin, dhe u
    tregoi se kur do tė arrinė nė Mekė. Pastaj u tregoi pėr devenė e humbur nga kreu i karvanit, por tė gjitha kėto edhe mė tepėr nxisnin hidhėrimin e tyre,
    sepse jobesimtarėt gjithnjė mohojnė."
    E dimė se Ebu Bekrin [radijall-llahu anhu], e kanė quajtur "Siddik" - vėrtetėdashės, pėr arsye se ėshtė njeriu i parė qė ka besuar nė vėrtetėsinė e kėsaj ngjarjeje (Isra dhe Mi'raxh) nė momentin kur tė gjithė e mohonin.
    E tėrė ajo qė ėshtė thėnė nė lidhje me kėtė udhėtim, me pėrmbajtje mė tė begatshme dhe mė madhėshtore janė fjalėt e All-llahut tė Lartė*suar [subhanehu ve teala], i Cili thotė: "... me qėllim qė Ne t'ia tregojmė disa prej Shenjave tona." (17, 1). Nė kėtė mėnyrė All-llahu [subhanehu ve teala] ka vepruar edhe ndaj Pejgamberėve tė tjerė. All-llahu thotė: "Dhe kėshtu Ne ia tregonim Ibrahimit brendėsinė e qiejve e tė Tokės qė ai (tė ketė dije tė
    pėrsosur) tė jetė ndėr ata, tė cilėt posedojnė besi*min e sigurt." (6, 75).
    Musait i ka thėnė: "Qė Ne tė tė tregojmė ty disa nga mrekullitė Tona tė mėdha." (20, 23). Qėllimi i kėsaj dėshire tė All-llahut ka qenė: "pėr tė besuar bindshėm." (6, 75).
    Duke u mbėshtetur nė njohuritė e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Shenjat - Argumen*tet e mėdha tė All-llahut [subhanehu ve teala] njeriut i ėshtė mundėsuar pėr ta njohur atė qė nuk ėshtė e mundur ta sheh me sytė e veta njerėzore. E, tė dėgjosh nuk ėshtė njėsoj sikurse tė shikosh!
    Vetėm Pejgamberėt kanė mundur tė durojnė nė rrugėn e All-llahut [subhanehu ve teala] atė qė nuk munden tė tjerėt. Tė gjitha fuqitė e kėsaj bote dhe tė gjitha ligjet fizike, pėr ta kanė paraqitur pengesa qė pėr*ballohen lehtė.
    Tė gjitha vuajtjet e kėsaj bote nuk kanė mundur t'i shman*gin nga rruga e drejtė.
    Vlerėsimi dhe sekretet qė fshihen prapa detajeve tė kėtij udhėtimi, paraqesin lėndė studimi dhe nė vete gjithnjė do tė pėrmbajnė njė dozė tė misteritetit. Vėrtet, ekzistojnė disa ngjarje tė vogla tė cilat janė produkt tė kėtij udhėtimi tė ndershėm, e qė tregojnė nė shtigjet e lulėzuara tė jetė*shkrimit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] - salavati, pėrshėndetja dhe shpėtimi le tė jetė mbi tė - andaj e shoh tė arsyeshme tė them diē shkurtimisht nė lidhje me to: Lexuesi vėren se nė suren El-Isra All-llahu [subhanehu ve teala] e ka pėrmendur ndo*dhinė e udhėtimit tė natės, vetėm nė njė ajet. Pas kėsaj tregon turpin e hebrenjve dhe veprat e tyre kriminele, e pastaj ua tėrheqė vėrejtjen se ky Kur'an shpien nė rrugėn e vetme tė drejtė. Lexuesi mund tė mendojė se kėto dy ajete nuk janė tė ndėrlidhura, por nuk ėshtė ashtu, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] me kėtė metodė tė ligjėrimit tregon se El-Isra ka ndodhur nė Kuddusi-Sherif dhe se hebrenjtė do tė zbresin nga shkalla mė e lartė, udhėheqja e shoqėrisė njerėzore, pėr shkak tė prapėsirave tė bėra, tė cilat i kanė hedhur pėr
    toke. All-llahu [subhanehu ve teala] e ka ngritur Pejgamberin e vet dhe me tė i ka bashkuar dy qendra fetare tė Ibrahimit [alejhis-selam] Ka ardhur koha qė udhėheqja shpirtėrore tė kalojė nga njė popull tek populli tjetėr, nga populli i cili supet e veta i ka ngarkuar me tė kėqija, mėkate dhe armiqėsi, tek populli i cili ka prirje pėr mirėsira. E tėrė kjo ka ndodhur gjatė kohės kur Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte duke pranuar shpalljen - Kur'anin, i cili shpien nė rrugėn e drejtė, tė vetmėn qė ekziston.
    Ndėrkaq shtrohen disa pyetje tė arsyeshme: Nė ē'mėnyrė do tė bartet kjo udhėheqje te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], dhe te pasuesit
    e tij, deri sa ai bredhė nėpėr shpatiet e Mekės, i ndjekur nga njerėzit? Kjo pyetje heq velin e njė realiteti tjetėr, e kjo ėshtė: ky rreth i veprimtarisė Islame tanimė vetėm sa s'ishte mbyllur me njė rrumbullaksim e pėrfundim, dhe se duhet tė fillojė rrethi i dytė i cili tėrėsisht do tė jetė
    me pėrmbajtje tjetėr dhe rrjedha tė tjera. Andaj kemi disa ajete tė cilat pėrbėjnė paralajmėrime serioze dhe kėrcėnime tė ashpra drejtuar
    jobesimtarėve. "Dhe kur vendosim Ne ta shkatėrrojmė ndonjė popull, Ne i urdhėrojmė pasanikėt e tyre tė bėjnė punė tė mira, por ata pėrkundėr kėsaj jepen pas amorali*tetit. Pra, fjala Jonė rreth ndėshkimit po plotėsohet lidhur me atė popull dhe Ne e shkatėrrojmė tėrėsisht. "(Nė bazė tė kėtij
    ligji) Sa e sa popuj Ne i kemi shkatėrruar pas Nuhit!" (17, 16-17).
    Krahas kėtyre ajeteve, kemi edhe ajete tė tjera, tė cilat u shpjegojnė muslimanėve bazat, paragrafet dhe parimet e qytetėrimit, nė tė cilat duhet tė ndėrtojnė shoqėrinė muslimane. Por, muslimanėt, e morėn situatėn nėn kontrollin e vet, sikur tė ishin shumė kohė mė parė nė tokė, dhe ndėrtuan njėsinė e fortė rreth cilės do tė sillet i tėrė sistemi shoqėror. Kėtu qėndron paralajmėrimi se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do tė gjejė vendstrehim tė sigurt jashtė Mekės, se do tė pėrmirėsohet situata e tij dhe se do tė formojė njė qendėr nga e cila do tė pėrhapė fenė islame nė mbarė rruzullin tokėsor, e qė ndėrlidhet me studimin tonė. Pėr shkak tė urtėsisė sė kėtillė, dhe tė ngjashme me tė, shohim se udhėtimi Isra ka ndodhur mu para betimit tė parė nė Akaba, ose mes dy betimeve, e
    All-llahu mė sė miri e di kėtė.


    Bekir Halimi, 31.05.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  2. #72
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1341 Data: 01.06.2006

    Pyetja: Samiriju i cili pėrmendet nė suren Taha, a ėshtė dexhalli apo kush?

    Pėrgjigjja:
    Samiriu qe permendet ne suren Taha nuk eshte Dexhalli, por eshte nje izraelit, i cili ua ndertoj idhullin ne forme te viēit nga ari dhe stolite
    qe kishin me vehte izraelitet ne kohen kur Musai alejhisselam ishte ne takim me Zotin xhel-le shanuhu...
    All-llahu e di me se miri

    Bekir Halimi, 01.06.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  3. #73
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 747 Data: 22.03.2001

    Pyetja: Selam alejkum BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM Une pyes se a esht farrd te bej hixhre dhe nese po , ne cilin vend. xhezakallahu hajr Selam alejkum

    Pėrgjigjja:
    All-llahun e falenderojme, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.
    Hixhreti eshte obligim per secilin musliman nga vedni i kafirave ne vendin e islamit ose muslimaneve, ose nga vendi me i ke q ne nje vend me pak i keq, e keshtu me rradhe.
    Nuk mundemi te tregojme se ku, secili e kerkon zgjedhjen dhe hulumton vendin se ku shkon.
    MIrepo pa dyshim se duhet menduar shume, sidomos ata qe kane femije te vegjel, atyreve duhet tu siguron nje ambient me te mire fetar, nese deshiron ti shpetoje nga shkrierja ne ato shoqeri imorale dhe te pafe.
    All-llahu e di me se miri

    Bekir Halimi, 14.04.2003
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  4. #74
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 9 Data: 10.04.2000

    Pyetja: Eselamu Alejkum A mundni te na tregoni per grat e Profetit (as)a jan nanat e Besimterve me fen Islame dhe due argument me Kuran ose me Hadith Allahu ju shperbleft. Punoj me do Iranian e di kush nuk i don grat e Pejgamberit Alejhisselam. veselamu alejkum

    Pėrgjigjja:
    selamu alejkum

    ky eshte ajeti kuranor qe argumenton te qenurit e grave te resulullahut nena te besimtareve!

    "Pejgamberi ėshtė mė i ndishėm ndaj besimtarėve se sa ata ndaj vetė vetvetes sė tyre, ndėrsa gratė e tij janė nėnat e tyre. E ata (tė afėrmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave tė All-llahut, kanė mė tepėr pėrparėsi ndaj njėri tjetėrit se sa besimtarėt e tjerė dhe se sa muhaxhirėt (tė mėrguarit), pėrveē nėse dashamirėve tuaj doni t'u bėni ndonjė tė mirė (u lėni testament ose diē tjetėr). Kjo ėshtė e regjistruar nė librin e shquar (Levhi Mahfudh, Kur'an). " 33:6. ahzab-6


    Ramadan Ramadani, 14.12.2000
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  5. #75
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 63 Data: 30.10.2000

    Pyetja: Esselamu alejkum we rahmetullah Ju pershendes dhe kam nje pyetjeam degjuar se ne disa vende arabe ka homoseksual qe kryejne namazin me rregull.A pranohet namazi i tyre dhe ne pergjithesi namazi i homoseksualeve. ?

    Pėrgjigjja:
    E Falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin alejhisselam.

    Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu

    Vėlla i nderuar!
    sa i pėrket pyetjes tėnde, kjo sėmundje ska lidhje me pranimin ose mos pranimin e namazit.
    Kjo ėshtė mėkat i madh dhe pėr kėtė vepėr ekziston denim pėrkatės sipas sherijatit. Mirėpo namazi i kėtij ėshtė sikurse edhe namazi i atij qė bėnė prostitucion, kurvėri. Edhe pse kjo qė e themi aspak nuk e legalizon kėtė mėkat shumė tė fėlliqur.
    All-llahu e di mė sė miri.

    Bekir Halimi, 27.02.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  6. #76
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 82 Data: 11.06.2000

    Pyetja: A e ka parė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] All-llahun [subhanehu ve teala]?

    Pėrgjigjja:
    Sipas mendimit tim mė tė saktė, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk e ka parė All-llahun [subhanehu ve teala] me sy, por me zemėr, sepse kur u pyet pėr kėtė gjė, ai tha: "Ai ishte dritė... Si mund ta shihja!?". Pra Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka parė njė dritė, e cila e pengon njeriun qė tė shohė All-llahun [subhanehu ve teala]. Nė njė hadith tjetėr, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Mbulesa e Tij ėshtė dritė. Sikur tė mos ishte kjo mbulesė, do tė digjej ēdo gjė". (Dy hadithet e mėsipėrme i transmeton Muslimi) Kur u pyet nėse e ka parė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] All-llahun [subhanehu ve teala], Aishja, e shoqja e tij, tha: "Kush thotė se Pejgamberi e ka parė All-llahun, ka bėrė njė shpifje mjaft tė madhe ndaj All-llahut, sepse Ai thotė: "All-llahu nuk i flet asnjė njeriu, pėrveēse nėpėrmjet shpalljes, apo pas njė mbulese, apo nėpėrmjet njė tė Dėrguari". (Esh-Shura: 51) "Atė nuk mund ta pėrfshijnė shikimet, ndėrsa Ai pėrfshin shikimet." (El-En'am: 103).

    Muhammed Nasiruddin Albani, 11.06.2000
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  7. #77
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 84 Data: 11.06.2000

    Pyetja: Nė njė prej ajeteve kuranore thuhet se vetėm All-llahu [subhanehu ve teala] ėshtė Ai qė e di se ē ka nė barkun e gruas para se tė lindė. Nė ditėt tona, mjekėsia ka arritur qė nėpėrmjet mjeteve moderne tė zbulojė gjinin e embrionit para lindjes sė tij. Si mund tė shpjegohet kjo gjė?

    Pėrgjigjja:
    Dija e All-llahut [subhanehu ve teala] pėr atė qė gjendet nė barkun e gruas ėshtė pjesė e qenies sė Tij, d.m.th. Ai e di kėtė gjė vetvetiu, ndėrsa njerėzit mund ta mėsojnė kėtė gjė vetėm nėpėrmjet mjeteve apo metodave tė ndryshme. Zbulimi i gjinisė sė embrionit para lindjes sė tij ėshtė i ngjashėm me parashikimin e eklipseve tė diellit apo hėnės shumė kohė para se tė ndodhin, me anėn e llogaritjeve qė bėjnė astronomėt. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "(All-llahu ėshtė) Ai qė e di tė fshehtėn, por fshehtėsinė e vet nuk ia zbulon askujt, pėrveēse atyre qė do prej tė Dėrguarve...". Nga ky ajet kuptojmė se edhe pejgamberėt, tė cilėt janė njerėzit mė tė zgjedhur, dinė nga Dija e Fshehtė vetėm atė qė u ka shpallur All-llahu [subhanehu ve teala], dija e tė Cilit ėshtė pjesė e pandarė e Tij. Pra, njohja e diēkaje tė panjohur mė parė, me anėn e ēfarėdolloj mėnyre apo mjeti, nuk konsiderohet si dije e fshehtė. 2- All-llahu [subhanehu ve teala] kur thotė se di se ē'ka nė barkun e gruas nuk ka parasysh vetėm gjinin e embrionit, por gjithashtu dhe ē'do tė bėhet mė tė nė tė ardhmen, gjė e cila nuk mund tė zbulohet nga shkenca sado qė tė sofistikohen mjetet e saj.

    Muhammed Nasiruddin Albani, 11.06.2000
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  8. #78
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 112 Data: 10.12.2000

    Pyetja: Es selamu Alejkum Me intereson nje pyetje reth asaj se xhibrili a.s. i merre shpirtat ateher nese analizojm ne bote per nje minut vdesin qindra mije njerze e si mundet kjo te komentohet?

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

    Vėlla i nderuar.

    E para Xhibrili nuk i mer shpirtat e njerėzve, kurse e dyta: Meleku qė ėshtė i caktuar pėr marjen e shpirtėrave nuk ėshtė vetmė, por me te ka edhe melek tjerė tė cilėt i ndihmojnė. Pastaj nuk duhet tė krahason njeriu forcėn e melekėve me forcėn njerėzore, sepse ata janė krijesa tė cilat dallojnė tėrėisht nga krijatura jonė.


    Bekir Halimi, 02.02.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  9. #79
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 130 Data: 12.12.2000

    Pyetja: Cili ėshtė vendimi i sheriatit pėr horoskopin?

    Pėrgjigjja:
    Praktikimi i astrologjisė jo vetėm qė ėshtė i ndaluar (haram), por edhe vizitimi i astrologėve dhe dėgjimi i predikimeve tė tyre, blerja e librave tė astrologjisė apo leximi i horoskopit tė shkruar nga dikush, janė tė ndaluara. Pasi qė astrologjia merret me predikimin e sė ardhmes, ata tė cilėt e praktikojnė ate, llogariten pėr falltarė (fatrrėfyes). Si pasojė e kėsaj, ai i cili kėrkon horoskopin e tij dhe beson nė tė, bie nė vendimin e pėrmbajtur nė thėnien e tė Dėrguarit (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem): “Namazi (ditor) i atij qė i afrohet falltarit dhe e pyet atė nė lidhje me diēka nuk do tė jetė i pranuar pėr dyzet ditė dhe netė” [Sahih ul-Muslim vėll.4, fq.1211, no 5440]
    Dėnimi nė kėtė hadith ėshtė thjesht vetėm nė afrimin pėr ta pyetur ndonjė astrolog, madje edhe nėse ėshtė nė dyshim pėr vėrtetėsinė e thėnieve tė tija. Nėse dikush ėshtė nė dyshim nė lidhje me vėrtetėsinė ose rrenėn e informatave astrologjike, ai dyshon nė atė se a e dinė tė tjerėt tė fshehtėn dhe tė vėrtetėn pos All-llahut. Kjo ėshtė formė e shirkut, ngase All-llahu qartė ka thėnė:
    “Ēelėsat e fshehtėsive janė vetėm te Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di kush pos Tij. Ai e di ēka ka nė tokė dhe nė det, Ai e di pėr ēdo gjeth qė bie dhe s’ka kokėrr nė thellėsi tė tokės, s’ka tė njomė dhe s’ka tė thatė qė nuk ėshtė (shėnuar) nė librin e qartė (Levhi Mahfudh).” [6:59]
    “Thuaj: “Askush veē All-llahut as nė qiejt, as nė tokė nuk e di tė fshehtėn, as nuk e din se kur ringjallen!” [27:65]
    Sidoqoftė, nėse dikush beson nė predikimet e horoskopeve tė tyre, pa marrė parasysh se a janė tė folur apo tė shėnuar nė librat e astrologjisė, ai drejtpėrdrejt bie nė kufėr (mosbesim) siē, ka cekur edhe i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem): “Kushdo qė i afrohet donjė profecie apo falltari dhe beson nė atė qė thotė ai ka mohuar atė qė i ėshtė shpallur Muhammedit.” [Sunan Ebu Davud vėll.3, fq.1095, no.3895]
    Si edhe hadithet e mėparshme, hadithi thjesht i referohet (drejtohet) falltarit, por ai nė tė njėjtin rast ėshtė njėlloj i vlefshėm pėr astrologun, ngase qė tė dy pohojnė se e dinė tė ardhmen. Pohimi i astrologut ėshtė nė kundėrshtim me Teuhidin, sikur ai i falltarit tė thjeshtė. Ai pohon se personalitetet e njerėzve janė tė determinuara nga yjet, dhe se ardhmėria dhe ndodhitė e jetės sė tyre janė tė shkruara nė yje. Falltari i thjeshtė pohon se mbeturinėn tė cilėn e len kafeja nė fund tė filxhanit, apo ēajit, ose vijat e palmės e thonė tė njėjtėn gjė. Nė tė dyja rastet, individėt pohojnė aftėsinė e tyre pėr tė lexuar kėto formėsime fizike nė objekte tė ndryshme dhe tė njohin ate qė ėshtė e fshehur (tė fshehurėn).
    Besimi nė astrologji dhe pėrdorimi i horoskopeve ėshtė nė kundėrshtim tė qartė me Islamin. Ėshtė me tė vėrtetė shpirt i zbrazėt ai i cili nuk e ka shijuar imanin e vėrtetė (besimin) dhe qė i kėrkon kėto rrugė. Nė esencė kėto rrugė, reprezentojnė njė tentim tė kotė, t’i iket kaderit (fatit). Injorantėt mendojnė se nėse e dinė se ēka i pret tė nesėrmen, do tė mund tė pėrgatiten prej sot. Nė kėtė mėnyrė, ata mendojnė se mund t’i ikin tė keqes dhe ta sigurojnė tė mirėn. Por, tė Dėrguarit tė Allahut, i ėshtė thėnė nga Ai tė thotė:
    “Thuaj: “Unė nuk kam nė dorė pėr veten time as ndonjė dobi, as ndonjė dėm, pos ēka do All-llahu. Sikur ta dija tė fshehtėn, do tė shumoja pėr vete tė dobishmet, e nuk do tė mė prekte gjė e keqe. Unė nuk jam tjetėr vetėm se qortues dhe pėrgėzues pėr njerėzit qė besojnė.” [7:188]
    Muslimanėt e vėrtetė pėr kėtė shkak janė tė obliguar tė qėndrojnė larg prej kėtyre gjėrave. Kėshtu, unazat, qaforet, e tė tjerat, tė cilat kanė shenjat e zodiakut nė to, nuk duhet tė mbahen, edhe nėse ndokush nuk beson nė to. Ato janė pjesė tė njė sistemi tė trilluar i cili propagandon kufrin (mosbesimin) dhe prej tė cilave duhet plotėsisht tė shmangemi. Asnjė musliman besimtar nuk duhet tė mundohet ta qėllojė shenjėn e tij dhe nuk ėshtė e lejuar qė ai apo ajo tė lexojnė tekstet e horoskopit nėpėr gazetat, apo ti dėgjon prej dikujt apo dikund. Dhe, cilido musliman i cili lejon qė predikimet astrologjike tė vendosin veprat e tija, duhet tė kėrkojė falje dhe tė pendohet te All-llahu, si dhe ta ripėrtrijė Islamin e tij.

    www.islaam.com, 12.12.2000
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  10. #80
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 188 Data: 21.12.2000

    Pyetja: a ka pasur gra profete

    Pėrgjigjja:
    Falėnderojmė All-llahun, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

    Vėlla i nderuar.

    Jo nuk ka pasur gra Pejgamber dhe prek kushteve tė pejgamberllėkut ėshtė qė u vjen vetėm burrave.
    All-llahu i Lartėsuar thotė:
    "16:43. Ne as para teje nuk dėrguam tjetėr, pėrveē burra, tė cilėve u dhamė shpallje. Ju (idhujtarė) pyetni pra dijetarėt (e Tevratit e tė Inxhilit) nėse ju nuk dini".


    Bekir Halimi, 02.02.2001
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  4. Ismail Kadare flet pėr zhvillimet politike nė Shqipėri
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 02:36
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •