Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 79

Tema: Magjia!

  1. #21
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Sipas A. Crowley (nje nga magjistaret me te medhenj) MAGJIA eshte shkenca dhe arti per te kryer ndryshime sipas vullnetit se personit qe kryen kete akt.

    Une nuk e di se si e keni njohur ju magjine apo me cfare paragjykimesh mendoni rreth magjise, por une mund te them qe magjia nuk ka lidhje me djajte apo me engjejt. Cdo gje ndodh brenda magjistarit, brenda ndergjegjes dhe subkoshiences se tij.

    Ne fakt magjia bazohet mbi IMAGJINATEN, DESHIREN dhe BINDJEN NE REZULTATIN E KERKUAR.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SuNRiSeR : 12-04-2003 mė 18:20

  2. #22
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Magjia (qofte e bardhe qofte e zeze) bazohet mbi parimin qe cdo njeri mund te influencoje ambjentin rrethues sipas deshires se tij.
    Magjia nuk eshte adhurimi i ndonje fuqie te erresires por thjesht materializimi i nje mendimi. Se si ndodh kjo eshte e komplikuar per tu shpjeguar dhe e paprovuar shkencerisht, por eshte e ditur qe disa ngjyra, aroma, figura etj. kane nje efekt te fuqishem mbi trurin e njeriut. Magjia eshte stimulimi i trurit ne nje menyre qe pergjigjja nga ana e tij te jete ajo qe magjistari kerkon. Ka mendime qe magjia mund te jete nje lloj autohipnoze e cila e ben magjistarin te afte per te kryer gjera qe normalisht jane te pamundura per te....

    (vazhdon)

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Sunriser! Cuditem me sigurine tende!
    Kjo nuk eshte e vertetuar as shkencerisht.Si ka mundesi qe flet me kaq siguri?

    Une kam goxha njohuri rreth magjise por nuk kam deshire te flas ketu ne forum sepse gjate shpjegimit te saj permenden edhe menyrat se si behet magjia!
    Peace!

  4. #24
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Une ketu po shkruaj se cfare kam lexuar mbi magjine. Ti mendon se Abigail flet me siguri rreth magjise? Edhe ajo ka sjelle nje pasazh nga nje liber.

    Une rreth magjise (besoj e di qe jam paksa skeptik rreth fenomeneve te mbinatyrshem) nuk po flas nga pervoja por nga ato qe kam lexuar. Te pakten Aleister Crowley e mendon magjine si dicka qe ndodh brenda njeriut dhe jo si lidhje me djallin apo zotin.

    Megjithate une kam provuar vetem nje gje te vogel. Po ta shpjegoj me poshte se cfare eshte ajo:

    Quhet rituali i vogel i pentagramit dhe sherben per te perqendruar energjine e 4 forcave elemtare (ajri, toka, zjarri dhe uji) ne trupin e personit qe e kryen kete ritual. E provova me teper per tu bindur qe eshte nje gje kot. Nuk prisja as ndonje pergjigje nga ndonje force dhe as te fitoja fuqi per te bere ndonje gje te jashtezakonshme.
    Megjithate pasi mbarova, isha ne nje gjendje qe nuk di si ta shpjegoj, sa here i jepja doren ndonjerit ose e prekja ai ose ajo ndjente nje si puna e korentit elektrik por kuptohet me intensitet me te vogel. Kur prekja ndonje send prej metali e ndjeja edhe une shkarkimin e kesaj energjie. Kjo vazhdoi per rreth 10 ore.
    Me vone fillova te lexoja se cfare mund te ishte kjo dukuri dhe ideja ishte qe imazhet dhe tingujt qe projektohen ne tru e stimulojne kete fuqishem. Nuk ishte nderhyrja e djallit apo e ndonje engjelli por thjesht nje tip shkarkim katekolaminash dhe adrenaline. Kjo sipas rezultateve te riprodhuara ne laborator.

    Sipas B. Rowe magjia nuk eshte gje tjeter vecse, imagjinate, pasion dhe ndjenje. Kur keto nderthuren ne formen e duhur vihen re fenomene qe nuk jane asgje tjeter pervecse nje eksitim i qelizave nervore. Ne rast se personit qe eshte ne nje gjendje te tille i administrohet atropine keto fenomene zhduken.

    (vazhdon)

  5. #25
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Sunriser!

    Me fal por ketu nuk po flasim per prestigjatoret, apo ata qe bejne lojra shpejtesie....

    Ketu flitet qarte per persona qe kane lidhje direkte me boten frymore dhe fuqite e erresires pavaresisht se per ty jane te pabesueshme dhe e komplikuar per ta shpjeguar sic shprehesh ti....

    Per persona qe nuk kane njohuri mbi keto dhe nuk kane pasur lidhje drejt per se drejti me keto gjera jane te pabesueshme dhe te pashpjegueshme, por lejo qe te flase edhe ndonje tjeter qe ka pasur lidhje dhe eksperience mbi gjera te tilla............

    Ti je i lire te shprehesh mendimin tend, por nuk mund ta hedhesh poshte si fakt dhe vertetesi... sepse flet vete jeta jone e perditshme per kete dhe eksperiencat tona....

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Sunriser , ato qe thua ti mund te jene te verteta por nuk kane te bejne fare me magjine!Iluzionet jane dicka tjeter!

    Ashtu sic ke perjetuar ti nje momet te ashtuquajtur "magjik" une mund te tregoj nje ane tjeter qe mbase nuk e ke degjuar por qe nuk kam deshire ta shkruaj ne forum.Nese te intereson ta shkruaj ne meszh privat!
    Peace!

  7. #27
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    sunriser
    Kjo puna e elektricitetit eshte shume e perhapur , edhe une kam shume, biles ne disa raste leshoj shkarkese elektrike qe dallohet, si bliz, kur prek objekte metalike ose njerez.njerezve u cpon lekura, dmth e ndejne tamam.ndersa nje kusherire, kur i dhashe doren ta takoja, i fluturoi dora nga goditja elektrike, (para se ti jepja doren kisha pa frike nje dy ore te mira qe rrija ne nje tavoline plastike ne nje lokal dhe ne kokerr te diellit pa levizur).

    Po thone se ky eshte elektricitet statik, dhe cdo trup zoteron elktricetet statik. Ketu nuk ka ndonje magji.

    Une mendoj se magjia ne kuptimin e materializimit te mendimit nuk eshte e mundur.
    Ndersa magjine si diktim te nje personi tjeter me ane te mendimit tend, kete e besoj se ekziston. Pra hipnoza ne distance. Dhe ketu kemi tamam nje vullnet te magjistarit qe dikton nje njeri tjeter te kryeje nje veprim. Kemi nje lidhje mbase me ane te subkoshiences qe une mendoj se eshte e perbashket per te gjithe ne.
    Psh. magjistari italian Giucas Cassella (xhukas kazela) qe bente lloj lloj cudirash ne tv italian.

  8. #28
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Abigail!

    Ndryshimi midis meje dhe teje eshte se une i shoh fenomenet qe ndodhin nga nje sy materialist ndersa ti te gjitha i lidh me fuqite e mbinatyrshme.

    Une kam lexuar shume mbi magjine dhe magjia e paster ashtu sic praktikohej nga druidet dhe wikanet qindra vjet para Krishtit nuk kishte asnje lloj lidhjeje me djallin dhe demonet. Ishte ajo qe sot quhet whitchcraft. Pas lindjes se krishterimit u shfaq High Magic e cila bazohet mbi fuqite e engjejve dhe demoneve. Une ketu po flas per magjine pagane, e cila cdo gje ia dedikon natyres dhe perdor natyren per te arritur dicka. Do e shpjegoj ne shkrimet e mevonshme se c'do te thote kjo.

    Pershendetje, S.

  9. #29
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Une nuk thashe qe kam perjetuar nje moment magjik. Per mua ajo ishte vetem nje prove dhe e vertetova qe nuk ka ndonje gje te mbinatyrshme aty por jane thjesht lojera qe na i luan truri kur e stimulojme ne njefare menyre. Eshte si ajo fotografia qe postoi Iliria e para. Nje iluzion dhe asgje me teper.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Nejse ti ke mendimin tend , vetem siguria jote me cudit se tepermi , ti flet sikur ke qene qe ne fillim te fillimit
    Peace!

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ju kanė bėrė magji?
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 10-03-2016, 06:45
  2. Magjia e dhomės sė errėt
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 01:52
  3. Mirsa Kėrēeli, magjia e re e mikrofonit
    Nga Ermelita nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-10-2008, 10:47
  4. Magjia e gjuhės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •