Argumenti i gjashtė:
Supozimi se lindja e katėr medhhebeve ka qenė pėr shkak tė politikave tirane dhe sundimit tė tė huajve qė kishin aspirata pėr sundim. Kėtė supozim autori i broshurės e mbėshtetė nė librin Mukaddimetu Ibn Haldun, ku ka thėnė: Nėse dėshiron tė dish shkaqet e lindjes sė medhhebeve dhe tė fraksioneve, lexo librin Mukaddimetu tarihi Ibn Haldun, sepse ai ka qenė shumė i pėrpiktė nė sqarimin e kėsaj ēėshtje. Allahu e shpėrbleftė. Ka sqaruar se lindja dhe pėrhapja e medhhebeve ka qenė pėr shkak tė politikave tirane dhe sundimit tė tė huajve qė kishin aspirata pėr sundim.(broshura f. 45).
Them: E bėmė atė qė e propozoi autori i broshurės, e morėm librin Mukaddimetu Ibn Haldun, e lexuam temėn qė flet pėr shkaqet dhe lindjen e medhhebeve fjalė pėr fjalė, mirėpo pėr fat, nuk gjetėm asnjė fjalė qė flet pėr kėtė supozim tė cilin autori i broshurės ia mvesh atij,. Pėrkundrazi, gjetėm tė kundėrtėn e saj, gjetėm tė vėrtetėn qė e pranon xhumhuri i muslimanėve, gjė e cila nuk i pėlqen autorit tė broshurės, qoftė pak ose shumė.
Nė faqen 216, (shtėpia botuese: Bulak) duke biseduar pėr fikhun dhe mėnyrėn e lindjes dhe tė zhvillimit tė medhhebeve ka thėnė: ...tė gjithė sahabėt nuk kanė pasur aftėsi pėr tė dhėnė fetva dhe dispozitat e fesė as qė merreshin prej tė gjithėve. Kjo ishte veēori pėr njohėsit e Kuranit, qė i njihnin ajetet deroguese dhe tė deroguara, tė qarta dhe tė paqarta dhe tė gjitha kuptimet e tij me atė qė e kanė mėsuar prej Muhamedit a.s. ose prej atyre qė e kanė dėgjuar nga ata. Pėr kėtė edhe njiheshin me emrin El-Kurra. Kėshtu ishte ēėshtja nė fillim tė islamit. Mė pas, tokat islame u zgjeruan shumė, analfabetizmi humbi prej arabėve, e arritėn gradėn e istinbatit (nxjerrjen e dispozitave prej burimeve tė sheriatit N.R.), u kompletua fikhu derisa u bė shkencė nė vete. Dijetarėt qė merreshin me kėtė shkencė njiheshin me emrin fukaha dhe ulema. Me anė tė kėtyre dijetarėve fikhu ėshtė ndarė nė dy grupe (metoda): metoda e rajit dhe kijasit (racionalistėt) qė pėrfaqėsohej nga dijetarėt e Irakut, dhe metoda e hadithit (tradicionalistėt) qė pėrfaqėsohej nga dijetarėt e Hixhazit. Hadithi ishte i pakėt te dijetarėt e Irakut. Pėr kėtė mė shumė pėrdorėn analogjinė (kijasin), ku ishin shumė tė suksesshėm. Pėr kėtė edhe janė njohur me emrin Ehlur-raji (racionalistė). Prijėsi i kėtij grupi, ku edhe e mori emrin e tij ky medhheb ėshtė Ebu Hanife En-Numan. Prijėsi i dijetarėve tė Hixhazit ėshtė Malik ibn Enesi dhe pas tij imam Shafiiu. Mė pas njė grup dijetarėsh nuk pranuan analogjinė (kijasin) dhe veprimin me tė. Ata janė Dhahirijtė, tė cilėt pranonin vetėm Kuranin, sunnetin dhe ixhmain Prijėsi i kėtij medhhebi ishte Davud ibn Aliu, djali i tij dhe shokėt e tyre. Nė atė kohė kėto ishin medhhebet e shpėrndara nė mesin e popullatės.
Mė pas Ibn Halduni ka sqaruar se si disa prej shiitėve kanė shpikur disa medhhebe pėr vete. Tė njėjtėn e thotė edhe pėr havarixhėt, dhe se si kėto dy grupe janė larguar nga rruga e xhumhurit tė muslimanėve dhe medhhebet tė cilat i kanė pranuar tė gjithė. Mė pas sqaron se medhhebi i dhahirive ėshtė zhdukur me zhdukjen e imamėve tė tij, me pėrpilimin e bazave dhe rregullave tė nxjerrjes sė dispozitave prej teksteve dhe logjikės sė shėndoshė si dhe pėr shkak tė kundėrshtimit tė xhumhurit ndaj ithtarėve tė tij. Mė pas thotė: Nuk ka mbetur (medhhebi dhahirij) pėrpos nė disa libra, ku ndoshta disa prej kėrkuesve tė cilėt angazhohen pėr tė mėsuar kėtė medhheb prej kėtyre librave mė nė fund kthehen me asgjė. Me kėtė, ata kundėrshtojnė xhumhurin dhe ėshtė e mundur qė tė konsiderohen prej atyre qė shpikin risi, sepse diturinė e marrin prej librit, pa ndėrmjetėsimin e dijetarėve.
Mė pas Ibn Halduni shkruan pėr biografinė e secilit prej imamėve tė katėr medhhebeve. Sqaron vlerėn dhe diturinė e tyre, mėnyrėn e tė mėsuarit tė fikhut dhe bazat e disave prej tyre. Tregon se si shokėt e Ebu Hanifes e kanė bashkuar metodėn e dijetarėve tė Hixhazit me metodėn e dijetarėve tė Irakut e me kėtė janė bashkuar tė dy shkollat (metodat) juridike. Mė pas, tregon se sa janė pėrhapur kėto medhhebe dhe vendin se ku janė pėrhapur mė shumė. Mė pas ka thėnė: Pastaj njerėzit e mbyllėn derėn e mosmarrėveshjeve kur u shtua shumė ndarja e terminologjive nė shkenca, kur u bė e pamundur arritja e gradės sė ixhtihadit dhe kur u bė frikė qė e gjithė ajo tė mbėshtetet tek ata qė nuk e meritojnė dhe tek ata qė nuk janė tė besueshėm nė mendimet dhe fenė e tyre.
Kjo ishte shkurtimisht ajo qė e ka thėnė Ibn Halduni rreth lindjes sė medhhebeve dhe zhvillimit tė tyre. Nė tėrėsi ėshtė i llojit qė nuk i pėlqen autorit tė broshurės dhe i llojit qė nuk i ndihmon pėr ta pėrforcuar qėndrimin e tij. Kėrkoj prej lexuesit tė nderuar qė tė marrė librin Mukaddimetu Ibn Haldun e tė lexojė kėtė temė nė tėrėsi, mandej tė mundohet sa tė jetė e mundur qė tė gjejė sė paku njė fjalė qė flet pėr politikat tirane tė cilat kanė shkaktuar lindjen e katėr medhhebeve, siē thotė autori i broshurės. Mė pas lexuesi le ta emėrtojė kėtė vepėr tė autorit tė broshurės si tė dojė me emra qė i ngėrthen gjuha arabe dhe joarabe. Le tė mė falė lexuesi nėse unė nuk e kam bėrė kėtė sepse kam marrė pėrsipėr nė parathėnien e kėtij libri, tė mos shkruaj nė tė pėrpos studim shkencor dhe objektiv si dhe tė mos shkruaj asnjė shprehje ose cilėsi qė bie nėn kėtė nivel, edhe pse broshura ėshtė e mbushur pėrplot me kėsilloj shprehje dhe cilėsime.
vazhdon...
Krijoni Kontakt