Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Pergjigje ndaj atyre qe jane kundra Medh'hebeve.

    Selamun ala ehlilsunneh

    Ne vazhdim po paraqes disa materiale marre nga libri i dr. Ramadan Butit i titulluar "JOMEDH'HEBIZMI BIDATI ME I RREZIKSHEM QE KERCENON SHERIATIN ISLAM" do ju isha lutur te gjitheve te lexojne e te mos debatojne ne kete teme. Nese deshironi debat e hapim nje teme tjeter dhe e titullojme Debat rreth Librit te Butit ose dicka te ngjashme.

    Ju falemnderit



    Cfare thone ata qe jane nder te tjera edhe "JOMEDH'HEBISTA"

    Autori i broshurės, studimin e tij e kishte filluar duke e sqaruar realitetin e imanit dhe tė islamit. Pėr kėtė si dėshmi kishte sjellė hadithin e Xhibrilit kur e kishte pyetur Muhamedin a.s. rreth islamit. Po ashtu hadithin: “Feja islame ngritet mbi pesė shtylla”.. Po ashtu hadithin ku ceket se njė njeri erdhi te Muhamedi a.s. dhe i tha: “O i Dėrguari i Allahut mė trego njė punė, tė cilėn nėse e punoj do tė hyj nė xhennet”? I Dėrguari i Allahut iu pėrgjigj: “Tė dėshmosh se nuk ka Zot tjetėr pos Allahut ...” deri nė fund tė hadithit. Po ashtu hadithin ku thuhet se njė njeri erdhi dhe e uli devenė e tij te xhamia e Pejgamberit a.s., mandej hyri nė xhami dhe e pyeti pėr konditat mė tė rėndėsishme tė Islamit. Mė pas, autori nė bazė tė kėtyre argumenteve konstatoi se Islami nuk ėshtė mė shumė se disa fjalė dhe disa dispozita, tė cilat mund t’i kuptojė ēdo beduin ose musliman. Kėto dispozita janė aq tė lehta saqė nuk ka nevojė tė imitohet ndonjė imam ose muxhtehid.
    Nė fund, autori pėrfundoi duke konkluduar se medhhebet nuk janė diē tjetėr pėrveē se mendime tė dijetarėve dhe tė kuptuarit e tyre nė disa ēėshtje, si dhe as Allahu xh.sh. e as i Dėrguari i Tij nuk kanė obliguar qė ndonjėri t’u pėrmbahet kėtyre mendimeve. Nė bazė tė kėsaj, imitimi i ndonjėrit prej katėr medhhebeve ose ndonjė medhhebi tjetėr nuk ėshtė vaxhib e as mendub, si dhe muslimani nuk e ka pėr obligim qė t’i pėrmbahet rregullisht ndonjėrit prej tyre, bile ai person i cili rregullisht i pėrmbahet ndonjėrit prej tyre nė tė gjitha ēėshtjet, ėshtė fanatik, gabues dhe imitues i verbėt si dhe ėshtė prej atyre qė e kanė pėrēarė fenė dhe janė ndarė nė grupacione. Argumenti i tij pėr kėtė konkludim nė mėnyrė tė shkurtėr ėshtė se kapja pėr islamin, nė esencė ėshtė kapje pėr Kur’anin dhe sunnetin, sepse ato dyja janė tė pagabueshme, ndėrsa imitimi i prijėsve tė medhhebeve do tė thotė largim nga vendimi i Kur’anit dhe sunnetit nė diē tjetėr, e kjo do tė thotė heqje dorė nga tė imituarit e asaj qė nuk gabon dhe kapja pėr atė qė gabon (broshura: 6,7).
    Pas kėsaj, autori konkludoi se medhhebet janė gjėra tė shpikura (bid’ate) tė cilat kanė dalur nė dritė pas shekullit tė tretė tė hixhretit. Pra, s’ka dyshim se ato janė nė dalalet (tė devijuara).. Mė pas, autori pyet: vallė, a ekziston argument se njeriu pas vdekjes do tė pyetet nė varrė pėr medhhebin qė i ka takuar?.
    Mė pas, autori pėrfytyron se katėr medhhebet janė shpikur pėr tė konkuruar me medhhebin e Muhamedit a.s. dhe thotė: “Medhheb i vėrtetė, tė cilin ēdo musliman e ka pėr obligim ta imitojė ėshtė medhhebi i Muhamedit a.s., mandej medhhebi i hulefairr-rrashidinėve radijellahu anhum... Prej nga erdhėn kėto medhhebe tė tjera, pėr ēka u pėrhapėn dhe pėr muslimanėt u bė obligim imitimi i tyre? (broshura: 12).
    Pėr tė pėrforcuar mendimin e tij, ai citon nga Dehleviu se ai ka thėnė: “Kush merrė tė gjitha mendimet e ndonjėrit prej katėr imamėve e nuk bazohet nė Kur’an dhe sunnet, e ka kundėrshtuar ixhmain (konsenzusin e dijetarėve) dhe nuk ėshtė kapur pėr rrugėn e muslimanėve”!!.
    Mė pas, sjell argumente dhe transmeton citate qė sqarojnė se: muslimani nėse imiton ndonjė muxhtehid, nuk e ka pėr obligim qė ta imitojė atė gjatė tėrė jetės sė tij. Po ashtu pėr atė person, i cili ka arritur nė atė nivel qė tė kuptojė hukmin e ndonjė ēėshtje nga Kur’ani dhe sunneti dhe t’i kuptojė argumentet e ndryshme, nuk lejohet qė me inatė t’i pėrmbahet medhhebit qė i takon, e ta kundėrshtojė atė qė e ka kuptuar nga Kur’ani dhe sunneti.
    Mė pas, autori ka bėrė dallim mes nocioneve “teklid” dhe “ittiba’”, duke konkluduar se teklidi ėshtė i papranuar dhe i keq, ndėrsa ittibai ėshtė i pranuar dhe i mirė. Sipas tij ittiba’ ėshtė qė njeriu tė pyesė rreth hukmit tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, e jo tė pyesė pėr ndonjė mendim tjetėr dhe medhhebin e tij (f. 14,15).
    Mė pas, autori pėrfundon se nėse nė disa ēėshtje, janė transmetuar disa transmetime nga Muhamedi a.s. dhe nuk dihet se cilat janė mė tė hershme e cilat mė tė vonshme dhe nuk dihet se cila prej tyre ėshtė deroguese, atėherė ke pėr obligim qė t’i praktikosh tė gjitha, herė vepron me njėrin transmetim e herė me tjetrin. Mė pas sqaron se lindja e kėtyre medhhebeve tė ndara ka qenė pėr shkak se nuk iu kanė pėrmbajtur kėtij parimi!!.. (f. 17).
    Autori pėrsėri kthehet dhe e pėrsėrit atė qė e kishte thėnė mė parė se muxhtehidi mund tė gabojė dhe mund ta qėllojė, pėr kėtė edhe nuk lejohet imitimi i tij, ndėrsa Muhamedi a.s. ėshtė i pagabueshėm dhe pėr kėtė nuk lejohet tė hiqet dorė prej tij. Kėtė mendim tė tij e ka pėrforcuar me argumente tė ndryshme qė ndalojne inatin pėr ndonjė medhheb kundėr argumentit tė qartė nga Kur’ani dhe sunneti, tė cilin e ka mėsuar imituesi dhe plotėsisht e ka kuptuar.
    Autori mė pas kishte pėrsėritur se kapja e njė personi pėr njė medhheb tė caktuar ėshtė bid’at (risi). Ai konfirmon se tė gjithė sahabėt kanė nxjerrė dispozita drejpėrdrejtė nga Kur’ani, sunneti dhe ixhmai i tyre, nė mungesė tė argumentit. Mandej pas shekullit tė tretė hixhri ka lindur bid’ati i kapjes pėr ndonjė medhheb dhe teklidi (imitimi). Autori, imituesit e medhhebeve i ka pėrshkruar si gomarė tė trentė dhe i cilėson si fanatikė dhe tė afėrmit e shejtanit (f.24,25).
    Pastaj ofendon ata persona tė cilėt i konsiderojnė tekstet e imamėve tė tyre mė tė vlefshėm pėr imitim se sa tekstet kur’anore. Si dėshmi pėr kėtė sjell tekste tė shumta nga vetė thėniet e imamėve muxhtehidė tė cilėt ndalojnė qė njeriu tė fanatizohet pėr medhhebin e imamit tė tij, nėse ėshtė nė kundėrshtim me ndonjė argument nga Kur’ani dhe sunneti, nėse ai e ka kuptuar mirė. Me kėto tekste ai bėn njė lidhshmėri mes tyre dhe qėndrimit tė tij, se ėshtė haram imitimi i njė medhhebi tė caktuar (f. 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34).
    Nė fund autori kėrkon prej tė gjithė muslimanėve qė tė merren me studimin e Kur’anit dhe sunnetit pėr tė nxjerrė dispozitat drejtpėrdrejt prej tyre, duke konkluduar se arritja e njė gjėje tė tillė ėshtė e lehtė dhe se nuk ka nevojė pėr lodhje, sepse njeriu nė duart e tij nuk duhet tė ketė mė shumė se kėto libra: Muvetta’ tė imam Malikut, dy sahihet e Buhariut dhe Muslimit, Sunenin e Ebu Davudit, Xhamiun e Tirmidhiut dhe Nesaiut (f. 40).
    Mė pas, autori bėn njė pėrzierje mes argumenteve tė shumta qė ndalojnė nga fanatizmi i atij dijetari qė njeh argumentet pėr ndonjė ēėshtje qė tė imitojė imamin e tij, edhe pse kundėrshtohet me argumentin dhe qėndrimin e tij qė ndalon rreptėsisht qė njeriu t’i pėrmbahet njė medhhebi tė caktuar. (f. 40 dhe ato qė e pasojnė).
    Autori preferon lexuesit qė tė lexojė librin “Mukaddimetu Ibn Haldun” duke pretenduar se ėshtė i dobishėm, ku ka pėrfunduar se lindja e medhhebeve dhe pėrhapja e tyre ka qenė pėr shkak tė politikave tirane dhe sundimit tė tė huajve (joarabėve) qė kishin qėllime pėr sundim.
    Kjo ishte pėrmbajtja e broshurės nė mėnyrė tė shkurtėr. Kjo broshurė nė tė gjitha kapitujt dhe tekstet e ndryshme tė cituara, ka pėr qėllim tė vėrtetojė se kapja e cilitdo musliman pėr ndonjėrin prej katėr medhhebeve ėshtė haram dhe se imitimi i njėrit prej tyre rregullisht konsiderohet dalalet dhe kufėr si dhe konsiderim i njerėzve zotėra nė vend tė Allahut. Po ashtu ky musliman ka pėr obligim qė dispozitat t’i nxjerrė drejtėpėrdrejtė nga Kur’ani dhe sunneti, e nėse nuk ka mundėsi, atėherė duhet tė transferohet prej njė medhhebi nė tjetrin, duke marrė herė nga njėri, herėn tjetėr nga tjetri dhe herave tjera nga i treti dhe kėshtu me radhė.
    Autori i broshurės merr fjalėt e imamėve qė ndalojnė fanatizmin ndaj medhhebeve si argument pėr qėndrimin e tij.
    Autori i kėsaj broshure nė kėtė kontekst i pėrzien ēėshtjet qė i pranojnė tė gjithė dijetarėt me ato tė cilėt nuk i thotė asnjė musliman.
    Argumentet e llojit tė parė i pėrdor si argument pėr supozimet e tij. Nė kohė kur ai ėshtė duke hulumtuar nė njė temė shkencore qė duhet tė bazohet nė argumente dhe ixhtihad, ka pasur pėr obligim qė tė pėrcaktohet nė pikėn boshte me tė cilėn nuk pajtohet. Mirėpo, ai kėtė nuk e bėri.
    Pra, ėshtė obligative pėr ne, para se tė zhytemi nė diskutim me autorin, ta bėjmė atė qė nuk e bėri ai e tė pėrqėndrohemi nė pikėn qė nuk jemi tė tė njejtit mendim. Nė fillim duhet t’i cekim pikat tė cilat i pranojmė ne, ai dhe tė gjithė muslimanėt, qė tė mos i bėjmė lėndė studimi, tė mos humbim kohė me to e as tė mos na pengojnė nė pikat qė nuk jemi tė tė njėjtit mendim dhe qė kėrkojnė studim dhe hulumtim.



    VAZHDON....
    RIPPR

  2. #2
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Thumbs up

    ĒSHTJE TĖ PADISKUTUESHME

    Ekzistojnė disa ēėshtje tė padiskutueshme qė i pranojnė tė gjithė. Kėto ēėshtje ėshtė patjetėr qė t’i largojmė nga tema e hulumtimit dhe se nuk marrin pjesė nė qėndrimin e tij pėr tė cilėn e shkroi autori broshurėn e vet.

    Ēėshtjet tė cilat nuk pranojnė diskutim janė:

    E para: Imituesi i ndonjėrit prej medhhebeve, nuk ėshtė i obliguar me ndonjė argument, qė vazhdimisht ta imitojė atė e as qė ka diēka qė e ndalon atė qė tė kalojė prej njė medhhebi nė tjetrin. Ekziston konsenzus nga ana e muslimanėve se imituesi ka tė drejtė tė imitojė kė tė dojė prej muxhtehidėve nėse ėshtė vėrtetuar realiteti i medhhebit tė tij. Ai ka tė drejtė qė ēdo ditė ta imitojė ndonjėrin prej imamėve tė katėr medhhebeve. Nėse nė disa periudha shohim se dikush e ka parė jo tė arsyeshme qė tė kalojė prej njė medhhebi nė tjetrin, ajo ėshtė fanatizėm pėr tė cilėn tė gjithė muslimanėt janė tė mendimit se ėshtė i papranueshėm.

    Ėshtė e qartė pėr ēdo studiues se kjo ēėshtje e padiskutueshme nuk ėshtė e njėjtė me atė qė thuhet se imituesi nuk ka tė drejtė qė t’i pėrmbahet gjithnjė njė medhhebi tė caktuar, por, duhet ta ndryshojė atė.

    E dyta: Imituesi nėse pėrfiton njohuri tė mjaftueshme rreth ndonjė mes’ele (ēėshtje), duke i njohur argumentet nga Kur’ani, sunneti dhe bazat e ixhtihadit, atėherė e ka pėr obligim qė tė lirohet prej medhhebit tė imamit tė vet dhe se i bėhet haram imitimi nė atė ēėshtje, pėrderisa ka mundėsi qė tė bėjė ixhtihad duke u bazuar nė fuqinė e tij shkencore qė e posedon. Pėr kėtė ēėshtje ekziston konsenzus nga dijetarėt islam, bile edhe nga vet imamėt e medhhebeve. Nė kėtė rast ėshtė plotėsisht normale qė atij t’i ndalohet qė t’i pėrmbahet mendimit tė imamit e tė lė anash ixhtihadin e tij nė atė mes’ele pėr tė cilėn ėshtė thelluar nė hulumtim dhe ka kuptuar mirė argumentet dhe bazat e saj. Nėse shohim se nė disa periudha tė fundit gjenden persona fanatikė qė kundėrshtojnė kėtė tė vėrtetė dhe dalin nga ixhmai i muslimanėve, ajo ėshtė njė dukuri qė duhet hequr dorė plotėsisht prej saj.

    Po ashtu ėshtė e njohur pėr ēdo hulumtues se kjo ēėshtje e padiskutueshme nuk do tė thotė nė asnjė mėnyrė se duhet kėrkuar prej mukal-lidit (imituesit), i cili nuk i njeh argumentet e dispozitave qė tė heq dorė nga imitimi e tė mbėshtetet drejtėpėrdrejtė nė argumentet e Kur’anit dhe tė sunnetit.

    E treta: Se tė gjithė imamėt e katėr medhhebeve janė nė rrugė tė vėrtetė dhe tė pranuar. Nga kjo nėnkuptohet se ixhtihadi i tyre arsyeton veprimtarinė e tyre te Allahu xh.sh. nė ēėshtjet qė pranojnė ixhtihad, nėse nuk e kanė qėlluar realitetin e hukmit, tė cilin e ka dėshiruar Allahu pėr robėrit e Tij. Pra, ai duhet tė vazhdojė tė ecė nė bazė tė asaj qė e ka arritur me ixhtihadin e tij.

    Prej kėtu mund tė kuptojmė se imitimi i imituesit cilindo prej tyre, konsiderohet kapje pėr njė gjė tė vėrtetė. Mirėpo, ky person i cili ka zgjedhur qė tė imitojė njėrin prej kėtyre medhhebeve, nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė mendojė se tė tjerėt janė nė gabim. Ekziston konsenzus i dijetarėve se personit qė i takon medhhebit hanefij pėr shembull, i lejohet tė falet pas personit qė i takon medhhebit shafiij ose malikij dhe e kundėrta.

    Kohėve tė fundit nė disa vende, disa grupe njerėzish kanė shpikur diēka qė kundėrshton kėtė tė vėrtetė qė e pranuan tė gjithė. Mirėpo, edhe kjo po ashtu ėshtė pjesė e fanatizmit tė keq qė nuk ka vend nė fe, dhe se muslimanėve duhet t’u tėrhiqet vėrejtja qė tė mos bien nė tė. Ndarja e mihrabeve nėpėr xhamia dhe emėrtimi i secilit mihrab nė emėr tė ndonjėrit prej katėr medhhebeve ėshtė mėnyra mė e keqe qė pėrshkruan formėn e grupacioneve tė pakuptimta. Atė qė e bėjnė disa njerėz tė thjeshtė, tė cilėt skajohen nė ndonjė skaj tė xhamisė , nė kohė kur para syve tė tyre falet namazi me xhematė dhe ai nuk falet pas tij, vetėm e vetėm sepse imami nuk ėshtė i medhhebit tė tij dhe pret qė tė vijė imami qė i takon medhhebit tė tij sepse ai nuk falet pėrpos pas tij dhe ka bindje se namazi nuk pranohet pas dikujt tjetėr. Them, kjo dukuri qė ėshtė pėrhapur te njė numėr i madh i njerėzve tė thjeshtė ose te disa dijetarė tė vegjėl, nuk mbėshtetet nė asnjė bazė prej bazave tė fesė. Ixhmai i dijetarėve dhe i imamėve nė gjitha kohėt ėshtė kundėr kėtij qėndrimi. Ajo qė ēon njerėzit tė kapen pėr kėtė traditė, ėshtė njėra prej dy gjėrave: fanatizėm i paarsyeshėm dhe "dobia” e disa njerėzve, tė cilėt kanė trashėguar kėto punė dhe janė mėsuar materialisht tė pėrfitojnė prej tyre.

    Kėto tri ēėshtje janė tė pranuara nga tė gjithė dijetarėt nė tė gjitha kohėt, ēėshtje tė cilat i kanė regjistruar dhe theksuar dijetarėt -Allahu i mėshiroftė- nė librat e tyre. Tė gjitha tekstet qė i ka theksuar autori i broshurės nga Ibnul-Kajjimi, El-Izz ibn Abdus-Selami, Shah Dehleviu e tė tjerė, sillen rreth kėtyre tri ēėshtjeve. Nė kėto ēėshtje askush nuk i ka kundėrshtuar, as qė e ka atė tė drejtė qė t’i kundėrshtojė.

    Sikur autori i broshurės tė pėrqėndrohej nė kėto ēėshtje e tė pėrcjellte metodologjinė e kėtyre imamėve, duke i kundėrshtuar ata fanatikė qė bėjnė vepra tė pakuptimta, do ta kishim pranuar broshurėn e tij me plot nderė dhe respekt e as nuk do tė kishim mundėsi qė ta kundėrshtojmė atė.

    Mirėpo, studiuesi kėto citate dhe argumente i mori dhe i pėrdori nė vende qė nuk kanė tė bėjnė fare me to, duke pėrfunduar nė bazė tė kėtyre argumenteve qė ndalojnė kundėrshtimin e kėtyre ēėshtjeve tė pranuara nga tė gjithė si argumente se ėshtė haram imitimi i njėrit prej katėr medhhebeve pėr cilindo person qoftė. Ku ėshtė kjo me atė?!

    Pėr kėtė, vetė argumentet e tij kanė kundėrshtuar qėndrimin e tij. Ai pėr qėndrimin e tij ka sjellur pėr argument fjalėt e El-Izz ibn Abdis-Selamit, ndėrsa El-Izz ibn Abdis-Selami i takon medhhebit shafiij. Ka sjellur pėr argument fjalėt e El-Kemal ibnul-Hummamit i cili i takon medhhebit hanefij. Ka argumentuar me fjalėt e Ibnul-Kajjimit i cili i takon medhhebit hanbelij. Ka argumentuar me fjalėt e Dehleviut i cili i takon medhhebit hanefij. Autori, qėndrimin e tij, se ėshtė haram imitimi i njė medhhebi tė caktuar e ka argumentuar me fjalėt e kėtyre dijetarėve, tė cilėt ata vetė i takojnė ndonjėrit prej medhhebeve, pėr tė cilėn autori thotė se ėshtė haram!!.


    vazhdon...
    RIPPR

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    RISITĖ QĖ I SJELL AUTORI I BROSHURĖS

    argumentet e tij dhe pėrgjigjja jonė ndaj tyre-


    Tash, pasi qė prej temave tė broshurės larguam ēdo gjė qė nuk merr pjesė nė ēėshtjen diskutabile, si dhe larguam tė gjitha tekstet qė i kanė thėnė thėnėsit e tyre pėr tė vėrtetuar gjėra qė i pranojnė tė gjithė dhe nuk kundėrshton askush, pas gjithė kėsaj gjejmė njė supozim (da’va) tė rrezikshėm dhe tė ri, gjė tė cilėn e ka pasur pėr qėllim autori. Ky supozim thotė: se muslimani nė ēfarėdo gjendje qoftė, e ka haram (tė ndaluar) tė imitojė njė medhheb tė caktuar prej katėr medhhebeve. Nėse ai e bėnė kėtė, atėherė ajo konsiderohet fanatizėm i verbėr dhe humbje e qartė, si dhe ata qė e kanė bėrė kėtė janė tė cilėt e kanė pėrēarė fenė e vet dhe janė ndarė nė grupacione (f. 7).

    Le ta nxjerrim nė shesh realitetin e kėtij supozimi si dhe tė pyesim pėr argumentin dhe bazėn e tij, pasi qė larguam prej tij mbulesėn qė fshehej pas saj. Mbulesėn e atyre tri ēėshtjeve tė pranuara nga tė gjithė dijetarėt dhe argumentet e tyre. Kėto ēėshtje nuk kanė tė bėjnė as pėr sė afėrmi e as pėr sė largu me kėtė supozim. Zotėrinjtė e kėtij supozimi nuk kanė tė drejtė qė tė huazojnė asgjė prej argumenteve tė kėtyre tri ēėshtjeve, pėr tė pėrforcuar dhe pėr ta argumentuar atė.

    Cilėt janė argumentet mbi tė cilat ėshtė mbėshtetur autori i broshurės pėr supozimin e tij?

    Argumentet e tij nė mėnyrė tė shkurtėr pėrfshihen me sa vijon:

    Argumenti i parė: Supozimi se feja islame nuk ėshtė mė shumė se disa dispozita tė fiksuara dhe tė lehta qė mund t’i kuptojė ēdo beduin ose musliman. Argument pėr kėtė supozim ka sjellur hadithet qė i ka cekur (f. 5,6). Po ashtu medhhebet nuk janė mė shumė se mendimet e dijetarėve dhe tė kuptuarit e tyre ndaj disa ēėshtjeve dhe se as Allahu xh.sh. e as i Dėrguari i Tij nuk e kanė obliguar asnjė njeri qė t’i imitojė ato.

    Themi: Sikur tė ishte e vėrtetė se dispozitat e islamit janė tė pėrmbledhura nė ato ēėshtje tė numruara tė cilat Muhamedi a.s. ia tregoi beduinit, atėherė nuk do tė kishte nevojė qė koleksionet sahih (tė vėrteta) tė muhaddithinėve dhe mesanidet tė jenė tė mbushura pėrplot me mijėra hadithe qė pėrfshijnė dispozita tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me jetėn e muslimanit. Po ashtu, nuk do tė kishte nevojė qė Muhamedi a.s. tė qėndrojė nė kėmbė me orė tė tėra dhe ditė me radhė, pėr t’ia mėsuar delegacionit tė Thekifit dispozitat e islamit dhe obligimet e Allahut, me ē‘rast nga lodhja herė mbėshtetej nė njėrėn kėmbė e herė nė tjetrėn.

    Tė mėsuarit e fesė islame dhe konditat e tij nga Muhamedi a.s. ėshtė tjetėr, ndėrsa tė mėsuarit e mėnyrės sė zbatimit tė kėtyre konditave ėshtė diēka tjetėr. E para nuk ka nevojė pėr mė shumė se disa minuta, ndėrsa e dyta ka nevojė pėr mund, mėsim dhe pėrvojė tė madhe.

    Pėr kėtė arsye shohim se kėtyre delegacioneve islame tė cilėt, pėr tė kuptuar konditat e islamit nė mėnyrė globale nuk kishin nevojė pėr mė shumė se disa minuta, u dėrgoheshin njerėz mė tė afėrt prej shokėve tė Muhamedit a.s. qė tė qėndrojnė nė mesin e tyre dhe t’ua mėsojnė dispozitat e ndryshme islame dhe obligimet e tij. Kėshtu Halid ibn Velidin e ka dėrguar nė Nexhran, Ali ibn Abu Talibin, Ebu Musa El-Esh’ariun dhe Muadh ibn Xhebelin nė Jemen, Othman ibn Ebil-As nė Thekif. Tė gjithė ata i ka dėrguar qė t’ua mėsojnė islamin atyre njerėzve tė ngjashėm si beduini, me tė cilin autori i broshurės argumenton se e ka kuptuar shumė shpejt islamin. I ka dėrguar qė gjerėsisht t’ua mėsojnė dispozitat e sheriatit, krahas asaj qė vetė Muhamedi a.s. e ka kryer obligimin e sqarimit dhe tė arsimimit.

    Po, nė fillim tė islamit, problemet tė cilat kėrkonin zgjidhje dhe sqarim tė dispozitave nga islami ishin tė pakta, pėr shkak tė ngushtėsisė sė vendeve islame dhe thjeshtėsisė sė muslimanėve nė atė kohė. Mirėpo, kėto probleme u shtuan shumė, pas zgjerimit tė shtetit islam dhe lindjes sė shumė traditave dhe interesave qė nuk ishin mė parė. S’ka fjalė se pėr gjitha kėto probleme, ekzistojnė dispozita, pa marrė parasysh se burimi i kėtyre dispozitave ėshtė ajet Kur’anor, hadith nė sunnet, ixhma’ i ummetit islam ose nga kijasi (analogjia). Gjitha kėto burime janė prej thelbit tė islamit dhe se hukmi i Allahut nuk ėshtė diē tjetėr pėrpos asaj qė na ka udhėzuar ndonjėri prej kėtyre burimeve, sipas kushteve tė caktuara nė tė kuptuarit, nė klasifikim dhe mėnyrėn e nxjerrjes sė dispozitave prej tyre.

    Atėherė, si mund tė bėhet ndarje mes islamit dhe asaj qė e kanė nxjerrur imamėt e katėr medhhebėve dhe tė tjerėt prej kėtyre burimeve themelore tė islamit?!. Si mund tė thotė autori i broshurės: “Se medhhebet nuk janė diē tjetėr pos mendime tė dijetarėve dhe tė kuptuarit e tyre nė disa ēėshtje, si dhe as Allahu xh.sh. e as i Dėrguari i Tij nuk kanė obliguar qė ndonjėri tu pėrmbahet kėtyre mendimeve”.

    Kjo ėshtė e njejta tė cilėn e ka thėnė -me inat dhe urrejtje- orientalisti gjerman Shaht, i njohur pėr nga armiqėsia dhe urrejtja ndaj islamit. Ai thotė: “Fikhu islam, tė cilin e kanė shkruar imamėt e medhhebeve nuk ėshtė diē tjetėr pėrpos njė vepėr juridike qė e kanė shpikur mendė tė juristėve tė dalluar, qė mė pas ia kanė bashkėngjitur Kur’anit dhe sunnetit”. Ky libėr ėshtė libėr numėr njė qė universitetet e Evropės ia mėsojnė studentėve tė vet.

    Sikur fjala e autorit tė broshurės dhe orientalistit gjerman Shaht tė jetė e vėrtetė, atėherė, kjo do tė thotė se sipas sheriatit nuk jemi tė obliguar t’i pėrmbahemi shumicės sė dispozitave tė sė drejtės familijare, sepse ato nuk janė diē tjetėr pos mendime dhe ixhtihade tė imamėve tė medhhebėve, pėr tė cilat as Allahu e as i Dėrguari i Tij nuk kanė obliguar qė ndonjėri t’u pėrmbahet atyre, sipas mendimit tė autorit tė broshurės.

    Po ashtu, sipas sheriatit nuk jemi tė obliguar qė t’i pėrmbahemi tė sė drejtės civile islame, qė mund nė tė ardhmen ta pėrpilojė njė grup prej dijetarėve, sepse shumica e dispozitave tė tij janė mendime dhe ixhtihade, tė cilat as Allahu e as i Dėrguari i Tij nuk na kanė obliguar qė t’i pėrmbahemi!!.

    Atėherė, si mund tė themi se Islami ėshtė fe dhe shtet?!. Pra, pėr ēka nuk vėrejmė gabimin tonė e tė shpallim se Islami ėshtė vetėm fe.

    Muhamedi a.s. fiseve dhe vendeve tė ndryshme ua dėrgonte shokėt mė tė aftė tė tij, tė cilėt dalloheshin pėr nga aftėsia, tė kuptuarit dhe nxjerrjen e dispozitave nga burimet bazė. I obligonte ata qė t’ua mėsojnė njerėzve dispozitat e islamit si dhe hallallin e haramin. Ekziston konsenzus i ummetit se ata burra bėnin ixhtihad nė raste kur u mungonte argument i qartė nga Kur’ani dhe sunneti, dhe se Muhamedi a.s. e pranonte ixhtihadin e tyre.

    Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Shu’beja, se Muhamedi a.s. kur dėrgoi Muadhin nė Jemen, i tha: “Si do tė veprosh nėse kėrkohet prej teje tė gjykosh”? Tha: Do tė gjykoj me atė qė gjendet nė Librin e Allahut (Kur’anin). Tha: “Nėse nuk gjendet nė Librin e Allahut”? Tha: Me sunnetin e tė Dėrguarit tė Allahut. Tha: “Po nėse nuk gjen nė sunnetin e tė Dėrguarit tė Allahut”? Tha: Bėj ixhtihad e nuk lė mangu. Tha Muadhi: I Dėrguari i Allahut mė ra nė gjoks dhe tha: “Falėnderoj Allahun xh.sh., i Cili udhėzoi tė dėrguarin e tė Dėrguarit tė Allahut nė atė mėnyrė qė pajton tė Dėrguarin e Allahut”.

    Nė kėtė hadith shohim ixhtihad dhe forma tė tė kuptuarit prej dijetarėve tė sahabėve, ku gjykonin me to mes njerėzve, me pėlqim dhe vendim nga vetė Muhamedi a.s. Pra, si mund tė thuhet pėr to: “se janė ixhtihade dhe kuptime, pėr tė cilat as Allahu xh.sh. e as i Dėrguari i Tij nuk kanė obliguar qė ndonjėri t’u pėrmbahet atyre”?!.

    Pra, dispozitat e islamit nuk janė aq tė lehta pėr t’u kuptuar e as tė pakta nė numėr siē paramendon autori i broshurės, duke argumentuar me hadithet qė dhamė shenjė pėr to. Por, ato janė tė gjera dhe gjithėpėrfshirėse saqė pėrfshijnė ēdo gjė qė ka tė bėjė me jetėn individuale dhe shoqėrore, nė raste dhe gjendje tė ndryshme. Tė gjitha kėto dispozita kanė mbėshtetje nė Kur’an dhe sunnet, qoftė me kuptim tė qartė dhe tė drejpėrdrejt ose me anė tė tė hulumtuarit dhe tė ixhtihadit. Me cilėndo prej kėtyre dy mėnyrave qė ta kuptojė muslimani hukmin, ai pėr tė konsiderohet hukmi i Allahut dhe nuk lejohet tė heqė dorė prej tij. Po ashtu, ky hukm konsiderohet hukmi i Allahut edhe pėr atė person qė kėrkon fetva prej tij. Pėrndryshe, nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė dėrgimet e shokėve tė tij nėpėr fise dhe vende tė ndryshme qė i bėri Muhamedi a.s. do tė ishin tė pakuptimta dhe ata njerėz do tė kishin tė drejtė qė tė thonė: As Allahu e as i Dėrguari i Tij nuk na kanė obliguar qė t’i pėrmbahemi ixhtihadeve tuaja!.

    vazhdon...
    RIPPR

  4. #4
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Argumenti i dytė:

    Nė esencė, kapja pėr islam do tė thotė kapje pėr Kur’anin dhe sunnetin, ku qė tė dyja janė tė mbrojtura prej gabimit, ndėrsa imitimi i imamėve tė medhhebeve do tė thotė heqje dorė nga ajo qė nuk gabon dhe kapje pėr atė qė gabon. (broshura: f. 8,12).
    Nė lidhje me kėtė fjalė tė ēuditshme themi: kujt po i drejtoheni me kėtė argument?. Nėse ata janė tė cilėt posedojnė aftėsi pėr tė kuptuar dispozitat drejpėrdrejtė nga Kur’ani dhe sunneti, pa ndėrmjetėsimin e ndonjė muftiu apo imami, atėherė argumenti juaj ėshtė i vėrtetė, sepse ky person nuk ka nevojė tė imitojė thėniet e dijetarėve, pėrderisa ai ka aftėsi pėr tė kuptuar drejpėrdrejtė fjalėt e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Vetėmse siē e sqaruam mė parė, kjo ėshtė jashtė temės pėr tė cilėn jemi duke diskutuar dhe hulumtuar,. Nuk ka nė mesin e muslimanėve, nė tė kaluarėn dhe tė tashmen, dikush qė u kundėrshton nė kėtė ēėshtje.
    Mirėpo, nėse me kėtė fjalė i drejtoheni popullatės sė thjeshtė dhe atyre qė nuk posedojnė aftėsi pėr t’i nxjerrė dispozitat drejtėpėrdrejtė prej argumenteve, atėherė me tė vėrtetė kjo ėshtė fjalė e ēudithshme qė nuk pėrmban asnjėlloj kuptimi.
    “E pagabuar”, nė fjalėt e Allahut ėshtė ajo qė Allahu e dėshiron prej fjalėve tė Tij. “E pagabuar”, nė sunnet ėshtė ajo qė e dėshiron i Dėrguari i Allahut prej sunnetit tė tij. Ndėrsa, tė kuptuarit e njerėzve prej Kur’anit dhe sunnetit ėshtė e pamundur qė tė jenė tė mbrojtura prej gabimit, pa marrė parasysh se ata njerėz a janė muxhtehidė, dijetarė apo injorantė. (Nė pėrjashtim nėse ekziston ndonjė tekst nga Kur’ani apo sunneti qė ka kuptim tė prerė dhe se personi qė hulumton nė kėtė tekst ėshtė njohės i mirė i gjuhės arabe, atėherė mbrojtja e tė kuptuarit tė tij prej gabimit nuk ėshtė nga vetė ai, por nga qenia e tekstit me kuptim tė prerė). Nėse mėnyra e nxjerrjes sė dispozitave nga Kur’ani dhe sunneti ėshtė tė tė kuptuarit, ndėrsa tė tė kuptuarit ėshtė vetėm njė tentim qė nuk ėshtė i pagabuar, nė pėrjashtim tė formės qė e cekėm, atėherė ēka ėshtė dallimi mes tentimit tė njė injoranti qė tė kuptojė dhe tentimit tė njė muxhtehidi, me dallim qė tentimi i injorantit tė jetė mė larg mbrojtjes se sa tentimi i muxhtehidit?!. Ēfar kuptimi ka kėrkesa e injorantit pėr tė hedhur imitimin duke argumentuar se Kur’ani ėshtė i mbrojtur prej gabimit ndėrsa imami muxhtehid i pambrojtur?!. Sikur injorantit ose njeriut tė thjeshtė t’i mundėsohej qė tė nxjerrė prej teksteve kur’anore kuptimin e mbrojtur prej gabimit, qė nė tė njejtėn kohė ėshtė edhe dėshira qė Allahu e ka nė diturinė e Tij, atėherė nuk do tė kishte nevojė qė njerėzit qysh prej herėt tė ndaheshin nė injorantė dhe dijetarė, imitues dhe muxhtehidė?!.
    Po mė duket sikur se autori i broshurės po parafytyron se medhhebet e imamėve, ixhtihadet e tyre janė duke i nxjerrur nga ndonjė burim tjetėr jashtė Kur’anit dhe sunnetit. Pra, ato janė medhhebe tė pavarura nga medhhebi i Muhamedit a.s., qė janė shpikur pėr tė garuar me tė. Ai pra, dėshiron qė t’ua tėrheqė vėmendjen atyre qė janė tė mashtruar me kėto medhhebe dhe tė pranojnė medhhebin e vėrtetė. Si argument pėr kėtė sjellė, se medhhebet janė tė pambrojtura prej gabimit, ndėrsa medhhebi i Muhamedit a.s. ėshtė i mbrojtur. Si po e lini atė qė ėshtė i pagabuar dhe po kaloni nė atė qė ėshtė i gabuar?. Mendo sa tė duash nė kuptimin e kėtij argumenti, por pasha Allahun nuk do tė mund tė gjeshė diē qė mund tė kuptohet.


    vazhdon....
    RIPPR

  5. #5
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Argumenti i tretė:

    Nuk ekziston asnjė argument qė vėrteton se pas vdekjes, njeriu nė varr do tė pyetet pėr medhhebet!. (f. 10).

    Ky argumentim sqaron -siē po e sheh- se autori i broshurės ka bindje se peshoja, me tė cilin dihen obligimet, me tė cilat Allahu e ka obliguar njeriun, ėshtė pyetjet e dy melekėve nė varr. Ēdo gjė qė do tė pyesin dy melekėt nė varr, pėr tė ėshtė obligim me tė cilin ėshtė i angazhuar njeriu, ndėrsa atė qė nuk do ta pyesin nuk ėshtė obligative!.

    Nuk e di, a ėshtė vėrtetuar nė ndonjė burim prej burimeve tė besimit islam se dy melekėt do ta pyesin tė vdekurin pėr borxhet qė ua ka njerėzve, pėr shitblerjet qė nuk kanė qenė tė drejta, pėr lėnien pas dore tė edukimit tė familjes dhe tė femijėve ose pėr kohėn qė e ka kaluar nė dėfrim?!.

    Nėse ekziston ndonjė argument qė vėrteton se dy melekėt do ta pyesin tė vdekurin pėr kėto gjėra dhe tė ngjashme me to, atėherė do tė mund tė shohim se a do ta pyesin melekėt se pėr ēka e ka imituar medhhebin e shafiiut e nuk ka bėrė vetė ixhtihad, si dhe pėr ēka ka imituar rregullisht vetėm njė medhheb e nuk e ka ndryshuar? Nėse dy melekėt do ta pyesin pėr kėtė, atėherė dėshmoj se autori i broshurės ėshtė nė tė drejtė dhe dėshmoj se unė dhe tė gjithė hulumtuesit dhe dijetarėt e tjerė kemi qenė nė gabim kur kemi menduar se pyetjet e dy melekėve pėrfshijnė parimet kryesore tė islamit tė pėrmbledhura nė disa pyetje tė numėruara, siē ėshtė vėrtetuar nė hadithe tė vėrteta. Atėherė, ėshtė e domosdoshme qė roli i melekėve me tė vdekurin tė jetė rol gjithėpėrfshirės dhe nė mėnyrė tė hollėsishme!.

    Mirėpo, unė vazhdoj tė them siē thonė tė gjithė dijetarėt dhe muslimanėt, se obligimet qė i bartin muslimanėt mbi supet e tyre nė kėtė botė janė shumė mė tė mėdha se sa tė pėrfshihen nė pyetjet e dy melekėve qė ua bėjnė atyre nė varr.

    Gjithashtu, kėtij argumenti tė tretė nuk mund t’i gjeshė asnjė kuptim tė qartė, pėrpos nėse paramendon pėrsėri se autori i broshurės ka bindje se medhhebet e imamėve nė tė kuptuarit e dispozitave tė sheriatit prej Kur’anit dhe sunnetit janė medhhebe qė garojnė me medhhebin e Muhamedit a.s. Ata imamė pra (sipas autorit tė broshurės) kanė ardhur qė ta zėnė vendin e tij dhe tė garojnė me tė. Nė kėtė rast ėshtė plotėsisht normale se dy melekėt tė vdekurin do ta pyesin pėr qėndrimin e tij ndaj kėtij njeriu qė ėshtė i dėrguar tek ata, do tė thotė ndaj Muhamedit a.s., e nuk do ta pyesin pėr diēka prej medhhebeve tjera, tė cilat kanė lindur mė pas.

    Kėrkoj prej lexuesit qė tė mos mendojė se kėto fjalė jam duke i trilluar me qėllim qė tė nėnēmoj autorin. Vallahi kjo ėshtė qė e kam kuptuar unė prej fjalėve tė tij dhe ēdo person qė thellohet nė mendime rreth tyre. Njeriu nė mėnyrė shumė tė qartė kėtė e ka thėnė nė fjalėn e tij kur thotė: dije se medhheb i vėrtetė qė ėshtė pėr obligim tė imitohet dhe tė pėrcillet ėshtė medhhebi i Muhamedit a.s. Ai ėshtė imami mė i madh qė duhet tė imitohet. Mandej, medhhebi i hulefairrashidinėve radijellahu anhum. Nuk jemi tė urdhėruar qė tė imitojmė asnjė njeri nė mėnyrė konkrete nė pėrjashtim tė Muhamedit a.s. Allahu xh.sh. ka thėnė:

    {وَ ما آتاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَ ما نَهاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا} “Ēka t’ju jep Pejgamberi, atė merrnie e ēka t’ju ndalojė, pėrmbaniu” Si dhe Muhamedi a.s. ka thėnė: "عَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَ سُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ" “Jeni tė obliguar me sunnetin tim dhe sunnetin e hulefairrashidinėve” (f. 12).

    A nuk shihet qartė nga kjo fjalė, se autori i broshurės paramendon se ekzistojnė disa medhhebe tė cilat kanė lindur gjatė historisė, ku secila prej tyre i thėrret njerėzit qė tė kapen pėr to dhe se medhhebi i vėrtetė nė mesin e tyre ėshtė medhhebi i Muhamedit a.s., ndėrsa tė tjerat nuk janė tė vėrteta!.

    Ti, o lexues i nderuar, sado qė njohuria yte tė jetė e vogėl dhe e dobėt rreth tė drejtės sė sheriatit islam, a ėshtė e mundur qė tė gjitha tė vėrtetat tė shlyhen prej teje e nė vend tė saj tė kuptosh kėtė kuptim tė ēuditshėm?

    Ēka ėshtė dallimi mes medhhebeve tė katėr imamėve dhe medhhebit tė Zejd ibn Thabitit, Muadh ibn Xhebelit ose Abdullah ibn Abbasit nė tė kuptuarit e disa dispozitave tė islamit. Ēka ėshtė dallimi mes prijėsve tė katėr medhhebeve dhe prijėsve tė medhhebit tė ra'jit nė Irak dhe prijėsve tė medhhebit tė hadithit nė Hixhaz. Bazė kryesore e kėtyre dy medhhebeve janė sahabėt dhe tabiinėt e zgjedhur dhe mė me autoritet. Ata kishin imitues, por edhe ata tė tjerėt kishin imitues?!.

    A pranon autori i broshurės se ato janė dhjetėra medhhebe e jo vetėm katėr, tė cilat tė gjitha kanė ardhur qė ta kundėrshtojnė ose tė rivalizohen me medhhebin e Muhamedit a.s.? Apo ndoshta thotė : se medhhebet qė janė jashtė rregullave dhe qė kanė ardhur pėr tė garuar me medhhebin e Muhamedit a.s. janė vetėm kėto katėr, ndėrsa medhhebet e mėparshme janė tė vėrteta dhe tė mira qė ecin baraz dhe krah pėr krah me medhhebin e Muhamedit a.s!.

    Nuk e di cilėn prej kėtyre dy mendimeve do ta zgjedhė autori i broshurės, por atė qė e di ėshtė se ato janė vetėm dy, mė i pranuari prej tyre ėshtė i idhėt, dhe mė i miri prej tyre ėshtė gėnjeshtėr dhe shpifje. Ėshtė e papranueshme qė ixhtihadet e sahabėve, tabiinėve dhe imamėve tė tjerė muxhtehidė tė jenė diēka mė shumė se shėrbim dhe komentim i asaj qė i ka zbritur Muhamedit a.s., vahj nga ana e Allahut xh.sh. Mirėpo, disa ixhtihade dhe komentime tė disave prej tyre kanė ardhur nė kundėrshtim me disa ixhtihade dhe komentime tė disa tė tjerėve, e nė kėtė rast kėto ixhtihade tė kundėrshtuara janė bėrė medhhebe nė tė kuptuarit e fjalėve tė Muhamedit a.s., e jo medhhebe qė rivalizojnė me fjalėt e tij ose i kundėrshojnė ato!. Si mund tė rivalizojnė me to dhe ta kundėrshtojnė ato, kur tė gjithė argumentojnė me fjalėt e tij dhe thellohen nė tė kuptuarit e qėllimit tė tij?!


    vazhdon...
    RIPPR

  6. #6
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Argumenti i katėrt:

    Fjalėt tė cilat i ka cituar autori i broshurės nga libri “El-Insaf” tė autorit Velijullah Ed-Dehleviut, ku mes tjerash ka cituar edhe kėto fjalė: “Kush i merr (imiton) tė gjitha fjalėt (mendimet) e Ebu Hanifes, ose tė gjitha fjalėt e Malikit, ose tė gjitha fjalėt e Shafiiut, ose tė gjitha fjalėt e Ahmedit ose tė tjerėve, e nuk mbėshtetet nė Kur’an dhe sunnet, ai padyshim se e ka kundėrshtuar ixhmain (konsensusin) e gjithė ummetit dhe nuk iu ka pėrmbajtur rrugės sė muslimanėve”.

    Themė: Kėtė fjalė, nė lidhje me imituesin e pa mundur pėr ixhtihad, absolutisht nuk ėshtė vėrtetuar se e ka thėnė Dehleviu, as nė librin “El-Insaf”, e as nė librat tjera tė tij. Bile, atė qė e ka thėnė nė mė shumė se njė vend, ėshtė krejtėsisht e kundėrta e saj.

    Velijullah Ed-Dehleviu nė librin e tij “El-Insaf” f. 53 dhe nė librin “Huxhxhetullahi El-Baligah” (vėll. -I- f. 132, shtėpia botuese: El-Hajrije) me kėtė tekst, thotė: “Kėto katėr medhhebe tė pėrmbledhura dhe tė verifikuara, ekziston ixhma’ (konsensus) i ummetit ose i atyre qė i pranojnė ato, se lejohet imitimi i tyre deri nė ditėt e sotme. Nė tė imituarit e tyre ka shumė dobi qė nuk fshehen, sidomos kėto ditė kur vullneti i njerėzve ėshtė tejet i dobėt, kur epshi ka depėrtuar nė shpirtrat e tyre dhe kur secili qė mund tė japė ndonjė mendim, i pėlqen mendimi i tij”. Unė garantoj se as autori i broshurės e as imituesit e tij nuk kanė mundėsi qė tė gjejnė asnjė rresht qė ia kanė mveshur Dehleviut, nė asnjėrin prej librave tė tij!!.

    Mė pas nė faqet 124 dhe 125, duke sqaruar se nuk ėshtė e ndaluar qė tė imitohet njė imam i caktuar thotė: “... si mund ta kundėrshtojė kėtė dikush kur dimė se kėrkimi i fetvasė dhe dhėnia e saj ėshtė pėrdorur nė mesin e muslimanėve qysh prej kohės sė Muhamedit a.s. Nė kėtė kontekst, nuk ka dallim qė njeriu tė kėrkojė fetva vazhdimisht vetėm prej njė muxhtehidi ose herė prej kėtij e herė prej atij. Si jo, kur kemi bindje se Allahu asnjė fekihut cilido qoftė ai nuk ia ka shpallur fikhun, nuk na e ka bėrė obligim nėnshtrimin ndaj tij dhe se ai nuk ėshtė i pagabueshėm. Nėse imitojmė ndonjėrin prej tyre, atė e bėjmė duke pasur bindje se ėshtė njohės i mirė i Kur’anit dhe i sunnetit. Fjalėt e tij ose janė tė marrura prej argumenteve tė qarta (sarih) nga Kur’ani dhe sunneti, ose tė nxjerrura prej tyre me ndonjė mėnyrė prej mėnyrave tė istinbatit (pėrfitimit tė dispozitės), ose me anė tė rrethanave se hukmi nė kėtė rast ėshtė e lidhur me kėtė motiv (il-leh), pėr tė cilėn i pushon zemra, e nė kėtė rast bėnė analogji (kijas) problemin pėr tė cilin nuk ka tekst me problemin qė ka tekst. Sikur qė ai thotė: Mendoj se Muhamedi a.s. ka thėnė: Sa herė qė tė gjendet motivi, atėherė hukmi ėshtė kėshtu... Sikur tė mos ishte ēėshtja kėshtu, atėherė nuk do ta imitonte asnjė besimtar asnjė muxhtehid”.

    Mendo se nė ēfarė kundėrshtimi bie kjo fjalė tė cilėn e thotė Dehleviu dhe ajo qė ia mveshė autori i broshurės!! Ti, si lexues ke tė drejtė qė tė lexosh librat “Huxhxhetullahi El-Baligah” dhe “El-Insaf” qė tė vėrtetohesh prej fjalėve tė tij se si vijnė nė pėrputhshmėri tė plotė me atė qė e cituam?

    Nuk ka dyshim se Dehleviu nė kėtė rast ka folur rreth ndalimit tė imitimit pėr atė person, i cili ka arritur gradėn e ixhtihadit nė ndonjė ēėshtje ose nė tė gjitha ēėshtjet dhe dispozitat. Mirėpo, nė kėtė rast kjo fjalė ėshtė jashtė temės pėr tė cilėn jemi duke diskutuar, siē e kemi sqaruar mė parė. Ėshtė e pamundur qė ndonjė i menēur ta pėrdorė atė si argument pėr supozimin se ndalohet imitimi nė tėrėsi ose imitimi i njė medhhebi tė caktuar, pėr atė person, i cili nuk ėshtė muxhtehid. Kjo ėshtė diēka e ajo ėshtė diēka tjetėr. Nuk e di se ē‘ėshtė motivi pėr t’i pėrzier ato.


    vazhdon....
    RIPPR

  7. #7
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Argumenti i pestė:

    Fjalėt tė cilat i ka cituar autori i broshurės nga El-Izz ibn Abdiselami, Ibnul-Kajjimi dhe El-Kemal ibn El-Hummami, me tė cilat argumenton supozimin e tij se ėshtė haram imitimi i njė medhhebi tė caktuar dhe se duhet qė tė gjithė njerėzit tė marrin drejtpėrdrejt prej Kur’anit dhe sunnetit, ose tė vazhdojnė tė kalojnė prej njė medhhebi nė tjetrin, pa e imituar ndonjėrin prej tyre gjithnjė. Ky supozim ishte shkaku kryesor pėr shkruarjen e kėsaj broshure.

    Tė gjitha tekstet qė i ka cituar prej kėtyre dijetarėve, nuk kanė tė bėjnė fare me kėtė supozim tė pavėrtetė, pėr tė cilėn nuk ka argument. Si mund qė kėto tekste tė jenė argument pėr diēka tė tillė kur dijmė se vetė thėnėsit e kėtyre teksteve iu kanė pėrmbajtur medhhebeve tė caktuara, pa kaluar nga medhhebi i tij nė tjetrin!!. El-Izz ibn Abdiselami i takon medhhebit Shafiij, Ibnul-Kajjimi medhhebit Hanbeli, El-Kemal ibn El-Hummam medhhebit Hanefij etj.

    Fjalėt e kėtyre dijetarėve, tė gjitha kanė tė bėjnė me ato tri ēėshtjet qė i pėrjashtuam nga diskutimi, pėr tė cilat nuk kundėrshton asnjė dijetar i drejtė. Ndėrsa, tė pėrdoren si argumente pėr atė qė e ėndėrron autori i broshurės ėshtė e pamundur.

    Nė fillim do ta cekim atė qė e thotė El-Izz ibn Abdiselami:

    Nė librin e tij “Kavaidul-Ehkam” (vėll. -II- f. 135) thotė: “...nuk lejohet qė dikush tė imitojė atė qė nuk ėshtė i urdhėruar pėr ta imituar, siē ėshtė rasti me imitimin e muxhtehidit muxhtehidin tjetėr ose sahabėt. Nė kėto ēėshtje ka mosmarrėveshje mes dijetarėve. Atyre qė kundėrshtojnė, ua sjellim ajetin kur’anor: {إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لله أَمَرَ أَنْ لا تَعْبُدُوا إِلَّا إِياَّهُ} “Gjykimi nuk i takon askujt pėrpos Allahut, ka urdhėruar qė tė mos adhuroni askėnd tjetėr pos Tij”. Nga ky rregull pėrjashtohen njerėzit e rėndomtė. Ata duhet tė imitojnė sepse nuk kanė mundėsi qė t’i njohin dispozitat me anė tė ixhtihadit. Muxhtehidi nuk ka tė drejtė tė imitojė sepse ai ėshtė i aftė pėr tė arritur deri te hukmi me anė tė ixhtihadit. Ai person, i cili imiton njė imam, a ka tė drejta nėse dėshiron tė imitojė ndonjė imam tjetėr nė ndonjė ēėshtje?. Ka mė shumė se njė mendim. Ta sqarojmė gjerėsisht. Nėse ēėshtja nė medhhebin tė cilin dėshiron tė kalojė tek ai ėshtė prej gjėrave qė prishet nė tė hukmi, atėherė nuk lejohet tė kalohet. Po nėse qė tė dy mendimet e tė dy medhhebeve janė tė barabarta, atėherė lejohet imitimi dhe kalimi nė medhhebin tjetėr, sepse njerėzit prej kohės sė sahabėve e deri kur kanė lindur katėr medhhebet, kanė imituar dijetarėt, pa kundėrshtuar askush. Sikur tė ishte e papranueshme do tė kundėrshtonin. Po ashtu nuk ėshtė obligative qė tė imitohet mė i miri edhe pse ėshtė mė mirė, sepse sikur tė ishte obligative imitimi i tij, njerėzit nuk do tė imitonin nė kohėn e sahabėve dhe tė tabiinėve tė mirin dhe mė tė mirin, pa kundėrshtuar askush, por ishin tolerant nė imitimin e tė mirit dhe mė tė mirit. As mė i miri nuk i thirrte qė tė gjithė ta imitojnė atė e as i miri nuk i ndalte njerėzit qė ta pyesin atė nė prezencėn e mė tė mirit. Kjo ėshtė prej gjėrave qė nuk dyshon asnjė i menēur”.

    Tekstin e citova nė tėrėsi pa e lėnė anėsh asnjė shkronjė qė ta dish se atė qė e thotė ky dijetar ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me atė qė ia mveshė atij autori i broshurės. El-Izzi rahimehullah njerėzit e rėndomtė i obligon qė tė imitojnė, ndėrsa autori i broshurės i obligon qė tė imitojnė atė qė nuk gabon e tė lėnė atė qė gabon, siē u cek mė herėt. El-Izzi rahiimehullah ėshtė i mendimit se imituesi nė esencė duhet tė imitojė njė imam (medhheb) tė caktuar. Mandej, gjerėsisht flet se a ka tė drejtė qė tė kalojė prej njė medhhebi nė tjetėr nėse dėshiron. Tregon se pėr kėtė ēėshtje ka mė shumė se njė mendim. Ai personalisht anon kah ajo se lejohet (jo obligohet), me kushte. El-Izzi rahimehullah nuk ėshtė i mendimit se ndalohet imitimi i njė medhhebi tė caktuar pa kaluar nė tjetrin, ndėrsa autori i broshurės e bėnė obligim kalimin prej njė medhhebi nė tjetrin. Ēudia e gjithė ēudirave ėshtė se El-Izzit i mveshen disa gjėra, ndėrsa ai e thotė tė kundėrtėn e tyre.

    Po, El-Izz ibn Abdiselami, tekstit qė e cituam ia ka bashkangjitur njė tekst tjetėr ku qorton ata fukaha tė cilėt vėrejnė dobėsinė e argumentit tė imamit tė tyre, e kupton realitetin derisa nuk gjen arsyetim pėr tu kapur pėr kėtė mendim, megjithatė e imiton atė dhe e lė anėsh Kur’anin, sunnetin dhe rregullat e vėrteta tė medhhebit tė tij. Pėr rrezikun e kėsaj dukurie, dijetari i famshėm ka folur gjerėsisht dhe ka sjellur fjalė tė mira.

    Mirėpo, ēfarė lidhshmėrie ka kjo me supozimin e autorit te broshurės?!. Cili ėshtė arsyetimi kur ky njeri pėrdorė kėto tekste si mbulesė pėr t’i mbuluar supozimet e tij tė zhveshura?. A nuk e ka parė tekstin tjetėr tė gjatė qė vjen menjėherė pas tij, qė tė kuptojė domethėnien e fjalėve? A me siguri nuk e ka parė e as nuk e ka gjetur apo ndoshta e ka parė dhe e ka kuptuar por e ka injoruar dhe ia ka mveshur njeriut atė qė nuk e ka?!



    vazhdon....
    RIPPR

  8. #8
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Cfare thote Ibnul-Kajjimi ne lidhje me temen tone??:

    Nė librin e tij “E’lamul-Muvekiine” (vėll. -III- f. 168, shtėpia botuese: Es-Seade) thotė: “Sqarim nė detaje rreth ēėshtjes sė imitimit. Ndarja e imitimit nė tri pjesė: 1- ėshtė haram qė tė flitet pėr tė, 2- ėshtė vaxhib dhe 3- lejohet pa qenė obligative. Pjesa e parė ndahet nė tri lloje: E para: largimi prej asaj qė e ka zbritur Allahu dhe mjaftimi me imitimin e baballarėve. E dyta: imitimi i atij qė nuk e di imituesi se ėshtė prej atyre qė merren fjalėt e tij. E treta: imitimi pas gjetjes sė argumentit qė kundėrshton fjalėt e imituesit”. Mandej, Ibnul-Kajjimi gjerėsisht ka komentuar dėmet e imitimit tė ndaluar tė pėrmbledhura nė kėto tri lloje. Gjithė atė qė e ka thėnė nė fjalėn e tij tė gjatė rreth mospranimit tė imitimit, ka tė bėjė me kėto tri lloje qė janė tė ndara nga pjesa e parė.

    Ėshtė e mundur qė lexuesi sipėrfaqėsor, tė lexojė njė pjesė tė fjalės sė tij tė gjatė pa e pėrcjellur me vėmendje, dhe mendon se ai e ndalon absolutisht imitimin. Mandej, pėr mospranimin e imitimit nė mėnyrė absolute, argumenton me disa pjesė tė nxjerra nga brendia e tekstit tė gjatė, ashtu siē ka bėrė autori i broshurės.

    Mirėpo, ai qė thellohet nė tė menduarit rreth kėtyre teksteve, e di mirė se Ibnul-Kajjimi fjalėn e tij tė gjatė e ka ndarė nė tri pjesė. Krahas tekstit qė e cituam mė parė, si argument i prerė mjafton fjala e tij nė brendinė e librit ku mes tjerash thuhet: “Nėse thuhet: pėrse ėshtė i ndaluar imitimi i kafirave dhe i baballarėve qė nuk mendojnė e as nuk janė tė udhėzuar, ndėrsa nė anėn tjetėr imitimi i dijetarėve tė udhėzuar tė mos jetė e ndaluar. Bile ka urdhėruar pyetjen e tyre qė do tė thotė imitimin e tyre, ku Allahu xh.sh. thotė: {فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِنْ كُنْتُمْ لا تَعْلَمُونَ} “Pyetni dijetarėt nėse nuk e dini”? Pėrgjigjja ėshtė, se Allahu xh.sh. ka ndaluar imitimin e atij qė e ka lėnė anash librin e Tij, ndėrsa imiton baballarat. Kėtė lloj tė imitimit se ėshtė haram e kanė pranuar gjithė selefėt dhe katėr imamėt. Ndėrsa imitimi i atij qė ka harxhuar gjithė potencialin e tij mendor pėr tė kuptuar atė qė Allahu e ka zbritur, mirėpo disa gjėra i ka tė paqarta dhe imiton atė qė ėshtė mė i ditur se ai, nė kėtė rast ky lloj i imitimit ėshtė i pranuar pėr tė cilėn do tė shpėrblehet, siē do tė sqarojmė kur do tė folim pėr imitimin obligativ dhe atė tė lejuar, inshaellah).

    Pas kėsaj, Ibnul-Kajjimi gjerėsisht ka folur pėr mėkatin e llojeve tė imitimit tė papranuar, ku ka harxhuar afėr njėqind faqe. Me sa duket, se ai pas kėsaj fjale tė gjatė ka harruar tė kthehet pėr tė folur pėr llojin e dytė e ai ėshtė imitimi obligativ, pėr tė cilin kishte premtuar se do tė flasė. Pas kėsaj kishte kaluar qė tė folė pėr tekstet kur’anore dhe hadithet dhe se ėshtė e ndaluar tė jepet fetva me diēka qė vjen nė kundėrshtim me to, si dhe kishte folur pėr pozitėn e sunnetit prej Kur’anit.

    Kush thellohet nė temat e Ibnul-Kajjimit nė librin “E’lamul-Muvekiin” dhe duron nė leximin e tyre dalėngadalė me kuptim, do tė vėrejė gjėra tė ēuditshme tė kėtij lloji. Ai ndonjėherė e ndanė temėn nė disa pjesė, mandej fillon t’i sqarojė disa prej kėtyre pjesėve duke i komentuar gjerėsisht. Mandej tėrėsisht kalon nė ndonjė temė tjetėr pa i cekur pjesėt e mbetura tė temės sė parė, siē ėshtė rasti kėtu. Ndonjėherė bie nė kundėrshtim tė ēuditshėm, siē ėshtė rasti me bisedėn e tij tė gjatė rreth hileve dhe dispozitave tė saj.

    Sidoqoftė, nė njė vend tjetėr tė librit, njeriu ka folur pėr obligueshmėrinė e imitimit pėr atė qė nuk e ka arritur gradėn e muxhtehidit. Nė disa pjesė tė kėtij libri ka folur pėr kushtet e fetvasė dhe rregullat e saj. Nė brendinė e kėtyre pjesėve ka folur pėr rregullat e njeriut tė rėndomtėtė dhe tė dijetarit, i cili nuk ka arritur gradėn e ixhtihadit dhe se ky dijetar duhet tė imitojė ndonjė imam nė dispozitat e hallallit dhe haramit. Njė dijetar i tillė nuk mund tė japė fetva para njerėzve, edhe pse i posedon librat e hadithit dhe e gjen ndonjė hadith qė ka tė bėjė me fetvanė e tij.

    Nė vazhdim do t’i cekim disa pjesė prej fjalėve tė tij duke sqaruar kėtė ēėshtje:
    Nė vėllimin -IV- f. 175, thotė: “Dobia e njėzetė: Nuk lejohet pėr imituesin qė tė japė fetva nė fenė e Allahut me atė qė ai imiton, nė kohė kur ai nuk ka njohuri pėr atė ēėshtje pėrpos asaj qė e di se ėshtė fjalė e atij qė e imiton. Ky ėshtė ixhma’ (konsensus) i gjithė selefėve. I kėtij mendimi nė mėnyrė tė prerė janė imam Ahmedi dhe Shafiiu radijellahu anhuma. Ebu Amr ibn Salahu ka thėnė: Ebu Abdullah El-Halimi, imami i shafiive nė tokat e Azizė Qendrore, kadiu Ebul-Muhsin Er-Revjani, autor i librit Behrul-Medhheb etj. nė mėnyrė tė prerė thonė: Nuk lejohet pėr imituesin qė tė japė fetva me atė qė ai imiton”.

    Mandej Ibnul-Kajjimi ka folur gjatė, duke e pėrforcuar kėtė vendim dhe duke e sqaruar se ėshtė i vėrtetė.

    Nė vėllimin -IV- f. 196, thotė: “Dobia e njėzet e njė: Nėse ndonjė njeri ka mėsuar fikhun dhe ka lexuar ndonjė libėr prej librave tė fikhut ose mė shumė, por megjithatė ėshtė i paaftė qė tė njohė Kur’anin, sunnetin, gjurmėt e selefus-salih dhe nxjerrjen e dispozitave me anė tė istinbatit, a lejohet imitimi i tij nė fetva? Nė lidhje me kėtė dijetarėt kanė dhėnė katėr mendimi...mė i vėrteti ėshtė se pyetėsi nėse ėshtė e mundur qė tė shkojė e tė marrė mendimin e ndonjė dijetari qė e udhėzon, nuk lejohet pėr tė qė tė kėrkojė fetva prej atij njeriu, ndėrsa kėtij njeriu nuk i lejohet qė tė caktojė veten si mufti nė prezencėn e kėtij dijetari. Nėse nuk ka tjetėr njeri pėrveē tij, derisa njerėzit nuk kanė kė ta pyesin pos tij, atėherė nuk ka dyshim se marrja e mendimit tė tij ėshtė mė mirė se sa tė veprohet pa dituri...”

    Nė vėllimin -IV- f. 215, thotė: Dobia e tridhjetė: Nėse njeriu ėshtė muxhtehid nė medhhebin e ndonjė imami e nuk ėshtė i pavarur nė ixhtihad, a lejohet pėr tė qė tė japė fetva me mendimin e kėtij imami? Ka dy mendime. Qė tė dy mendimet janė tė shokėve tė Shafiiut dhe Ahmedit. Mendimi i parė ėshtė se lejohet, e nė kėtė rast ai i cili e pėrmban kėtė mendim ėshtė duke e imituar tė vdekurin e jo atė, ndėrsa ai vetėm transmeton nga imami. Mendimi i dytė ėshtė se nuk lejohet pėr tė qė tė japė fetva sepse pyetėsi ėshtė imitues i tij e jo i tė vdekurit, ndėrsa ai nuk ka bėrė ixhtihad pėr tė. Pyetėsi i thotė atij: Unė tė imitoj nė atė qė jep ti fetva”.

    Nė vėllimin -IV- f. 215, thotė: “A lejohet qė i gjalli tė imitojė tė vdekurin e tė veprojė me fetvanė e tij, pa e ditur argumentin qė e lejon veprimin me atė fetva? Ka dy mendime tė shokėve tė imam Ahmedit. Ata qė e kanė ndaluar thonė: Lejohet ndryshimi i ixhtihadit tė tij sikur tė ishte i gjallė. Mendimi i dytė: Lejohet imitimi i tė vdekurit. Me kėtė veprojnė tė gjithė imituesit nė rozullin tokėsor. Mė tė mirėn qė e posedojnė ėshtė imitimi i tė vdekurve...Thėniet nuk vdesin me vdekjen e thėnėsve sikur qė nuk vdesin tregimet me vdekjen e transmetuesve”.

    Nė vėllimin -IV- f. 234, thotė: “Dobia e dyzet e tetė: Nėse ndonjė njeri posedon dy sahihet (sahihun e Buhariut dhe Muslimit) ose njėrin prej tyre ose ndonjė libėr prej suneneve qė pėrmbanė hadithet e vėrteta tė Muhamedit a.s., a ka tė drejtė qė tė japė fetva me atė qė e gjenė aty?.. Mendimi i vėrtetė nė kėtė ēėshtje ėshtė se nėse kuptimi i hadithit ėshtė i qartė pėr ēdo person qė e dėgjon dhe se nuk bartė mė shumė se njė kuptim, atėherė ka tė drejtė qė tė veprojė me tė, tė japė fetva, e nė kėtė rast nuk ka nevojė pėr mendimin e ndonjė fekihut ose imamit sepse argument ėshtė fjala e tė Dėrguarit tė Allahut. Po nėse kuptimi i hadithit nuk ėshtė i qartė, atėherė nuk lejohet qė tė veprojė sipas tij e as tė japė fetva me tė, derisa tė pyesė e tė kėrkojė sqarimin e hadithit dhe kuptimin e tij... Mandej ka thėnė: E gjithė kjo vlen pėr atė njeri qė ka njohuri tė pėrgjithshme por nuk ka njohuri tė mjaftueshme nė njohjen e imtėsirave dhe rregullave tė arabishtes dhe tė usulistėve. Nėse ai person nuk ka njohuri tė pėrgjithshme, atėherė, obligim pėr tė ėshtė ajo qė e ka thėnė Allahu nė Kur’an: {فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِنْ كُنْتُمْ لا تَعْلَمُونَ} “Pyetni dijetarėt nėse nuk e dini”.

    Nė vėllimin -IV- f. 237, duke iu pėrgjigjur pyetjes: A ka tė drejtė qė muftiu tė japė fetva jo sipas medhhebit tė imamit tė tij? Duke transmetuar nga Ebu Amr ibn Salah thotė: “Kush gjen ndonjė hadith qė kundėrshton medhhebin e tij, nė kohė kur ky njeri ka arritur gradėn e ixhtihadit nė mėnyrė absolute ose muxhtehid nė medhhebin e imamit tė tij, nė atė lloj ose nė atė ēėshtje, atėherė veprimi me atė hadith ėshtė mė mirė. Nėse nuk ka arritur gradėn e ixhtihadit e nė zemrėn e tij ndien dhembje nga frika e kundėrshtimit tė hadithit pasi qė ka hulumtuar dhe nuk ka gjetur nė kundėrshtimin e tij pėrgjigje qė e rehaton, atėherė duhet tė shikojė: a ka vepruar me atė hadith ndonjė imam i pavarur apo jo. Nėse gjen se dikush ka vepruar me tė, atėherė ka tė drejtė qė tė veprojė me atė hadith e kjo do tė jetė arsyetim pėr lėnien e medhhebit tė imamit tė tij nė kėtė ēėshtje. Vallahu a’lem”.

    Pas kėsaj menjėherė ka thėnė: “Dobia e pesėdhjetė: A ka tė drejtė qė muftiu, i cili i takon medhhebit tė njė imamit tė caktuar, tė japė fetva sipas ndonjė medhhebi tjetėr nėse vėrtetohet tek ai se ky mendim ėshtė mė i fortė? Nėse i pėrmbahet mėnyrės sė imamit tė tij nė ixhtihad, atėherė ka tė drejtė tė japė fetva sipas ndonjė medhhebi tjetėr, po nėse ėshtė muxhtehid mutekajjed, i cili i pėrmbahet vetėm fjalėve tė imamit tė tij, pėr kėtė ka disa mendime: thuhet se ky person nuk ka tė drejtė qė tė japė fetva sipas ndonjė medhhebi tjetėr, por nėse e bėnė atė, atėherė, tregon se e transmeton prej filanit. Mirėpo, mendimi mė i vėrtetė ėshtė se nėse tek ai, mendimi i medhhebit tjetėr ėshtė mė i fortė, nė kėtė rast ėshtė patjetėr qė ta nxjerrė sipas bazave dhe regullave tė imamit tė tij sepse tė gjithė imamėt kanė tė njejtat mendime pėr bazat e dispozitave. Saherė qė ndonjėri prej tyre tė thotė ndonjė fjalė tė dobėt nė krahasim me tė tjerėt, atėherė bazat e kthejnė kėtė mendim dhe e marrin mendimin mė tė vėrtetė. Ska dyshim se ēdo fjalė e vėrtetė nxirret nė bazė tė regullave tė imamėve. Nėse muxhtehidit mutekajjed (tė kufizuar) i vėrtetohet se ky mendim ėshtė mė i fortė dhe se ėshtė nxjerrė nė bazė tė rregullave tė imamit tė tij, atėherė ka tė drejtė qė tė japė fetva me tė. Ve bil-lahit-tevfik”.

    Kėto ishin disa fragmente prej fjalėve tė Ibnul-Kajjimit duke biseduar pėr fetvane, kushtet dhe rregullat e saj. A mos po vėren diēka qė bėn haram imitimin dhe i obligon tė gjithė njerėzit qė tė marrin drejtpėrdrejt prej Kur’anit dhe sunnetit? A mos po sheh se e bėn haram qė njeriu tė imitojė njė medhheb tė caktuar? A mos po vėren se ai urdhėron imituesin qė gjatė tėrė jetės sė tij tė kėrcejė prėj njė medhhebi nė tjetėr?!

    A nuk po e sheh se secili fragment prej kėtyre fragmenteve, nė mėnyrė tė qartė dhe tė prerė qė nuk pranon kurrfarė dyshimi, thotė se xhahili (i padituri) nuk ka rrugė tjetėr pos qė tė imitojė. Ai person qė i pėrmbahet njė medhhebi tė caktuar nuk ka tė drejtė qė t’u japė fetva njerėzve pėr ndonjė ēėshtje sipas ndonjė medhhebi tjetėr, pėrpos nėse ėshtė muxhtehid nė atė ēėshtje. Imitimi i tė vdekurve ėshtė sikurse imitimi i tė gjallėve, sepse fjalėt nuk vdesin me vdekjen e thėnėsve tė tyre dhe se mbėshtetja vetėm nė librat e hadithit nuk mjafton qė imituesi tė bėhet muxhtehid?!.

    Nėse Ibnul-Kajjimi ėshtė i tė njėjtit mendim me atė tė autorit tė broshurės, se imitimi i imamėve ėshtė imitim i atyre qė gabojnė, ndėrsa imitimi i tė Dėrguarit tė Allahut ėshtė imitim i atij qė nuk gabon dhe se nuk lejohet pėr asnjė njeri tjetėr pėrpos qė tė marrė drejtpėrdrejt prej atij qė nuk gabon, atėherė pėr ēka ai (Ibnul-Kajjimi) imitimin e katėr medhhebeve e ka caktuar si temė studimi, pėr ēka imituesit ia ndalon marrjen e dispozitave prej librave tė hadithit, e ndalon prej fetvasė dhe e ndalon pyetėsin tė bazohet nė kėtė fetva. Po ashtu, imituesit ia tėrheq vėrejtjen qė tė mos japė fetva pos sipas medhhebit tė imamit tė tij, nė pėrjashtim nėse ėshtė muxhtehid nė atė ēėshtje dhe se pėr ēka e rehaton imituesin se imitimi i muxhtehidit tė vdekur ėshtė i lejuar e jo i ndaluar?!.

    E zgjata shumė duke cituar fragmente nga fjalėt e Ibnul-Kajjimit lidhur me kėtė ēėshtje pėr shkak tė njohurisė qė kam, pėr fanatizmin e njė grupi tė jomedhhebistėve pėr mendimet e Ibnul-Kajjimit. Fanatizohen pėr tė mė shumė se fanatizmi me tė cilin akuzojnė tė gjithė muslimanėt imitues tė medhhebeve tė tyre. Nėse mendojnė nė kėto citate nga Ibnul-Kajjimi ndoshta e zbusin kėtė fanatizėm dhe kthehen nė rrugėn e vėrtetė.

    Ndėrsa sa i pėrket tekstit tė cilin e ka zgjedhur autori i broshurės nga e gjithė ajo qė e ka thėnė Ibnul-Kajjimi nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe e ka nxjerrur nga libri i tij qė tė mbėshtetet nė tė, pėr supozimin e tij se ėshtė haram qė njeriu tė imitojė njė medhheb tė caktuar, ky tekst ėshtė krejtėsisht larg supozimit tė tij dhe nuk mund tė pėrdoret pėr ta vėrtetuar atė. Tekstin, tė cilin e ka zgjedhur autori i broshurės nga fjalėt e Ibnul-Kajjimit, ėshtė: “...bile nuk lejohet qė njeriu i rėndomtė tė ketė medhheb edhe pse ai imiton atė. Njeriu i thjeshtė nuk ka medhheb. Nėse thotė unė jam shafiij, hanefij, hanbelij apo malikij, ose diē tjetėr, nuk bėhet ashtu vetėm e vetėm se ka thėnė...”. Fjala qė ekziston para dhe pas kėtij teksti sqaron atė qė nuk kundėrshton askush, e ajo ėshtė se imituesi nuk e ka pėr obligim qė tė imitojė gjithnjė njė medhheb nė tė gjitha degėt dhe ēėshtjet e tij. Mė parė kemi thėnė se kėtė e pranojnė tė gjithė dijetarėt dhe e kemi larguar prej temės sė diskutimit.

    Mirėpo, kėtė tekst qė e cituam nga Ibnul-Kajjimi ėshtė i vetmi qė nė shikim tė parė mund tė vėrtetojė supozimin e autorit tė broshurės pėr hedhjen e imitimit dhe detyrimin e tė gjithė njerėzve pėr tė marrė prej Kur’anit dhe sunnetit. Vetėm se kjo shprehje nuk pėrmbanė kėtė kuptim. Qėllimi i kėsaj fjale siē thonė shumė dijetarė, ėshtė se njeriu i rėndomtė nėse takon ndonjė mufti qė i jep fetva pėr problemin pėr tė cilėn kėrkon hukmin e tij, nė kėtė rast ky person ka pėr obligim qė tė marrė mendimin e kėtij muftiu dhe se nuk ka tė drejtė qė tė kėrkojė prej tij qė t’i japė fetva sipas ndonjė medhhebi tė caktuar, sepse muftiu ėshtė muxhtehid, pėrndryshe nuk lejohet qė tė ushtrojė detyrėn e muftiut. Muxhtehidi ka tė drejtė qė t’i pėrgjigjet pyetėsit sipas ixhtihadit tė tij e jo tė imitojė ndonjė muxhtehid tjetėr sikur ai e tė japė fetfa sipas mendimit tė tij. Po, njeriu i rėndomtė ka tė drejtė qė tė pyes se si ėshtė mendimi i Shafiiut pėr shembull nė lidhje me problemin e tij. Po ashtu muftiu ka tė drejtė qė t’ia transmetojė mendimin e Shafiiut nė lidhje me tė, nė formė tė citimit e jo nė formė fetvaje. Ndėrsa, njeriu i rėndomtė ta detyrojė muxhtehidin qė t’i japė fetva sipas medhhebit qė i takon ai, nuk e ka kėtė tė drejtė sepse ai nuk ėshtė mė shumė se njė injorant i cili supozon se posedon njohuri rreth njė medhhebi tė caktuar. Ai sikur tė ishte ashtu, nuk do tė kishte nevojė qė tė pyes e as tė kėrkojė fetva prej kėtij muxhtehidi.

    Nė lidhje me kėtė ēėshtje qė nuk pranon dyshim, dijetarėt kanė thėnė: “Medhhebi i njeriut tė rėndomtė ėshtė medhhebi i muftiut tė tij. Pėr kėtė, njeriu i rėndomtė nuk ka medhheb tė caktuar”.

    Mirėpo, si ėshtė puna e kėtij njeriut tė rėndomtė, kur shikon pėrreth tij dhe nuk gjenė mufti (d.m.th. muxhtehid absolut), nuk gjenė pėrpos dijetarė imitues ku secili prej tyre imiton ndonjė medhheb tė caktuar. Ai i cili prej tyre ėshtė emėrtuar me emrin mufti, kjo ėshtė vetėm nė formė tė pėrgjashmėrisė e jo nė realitet?.. Nė kėtė rast rregulli “medhhebi i njeriut tė thjeshtė ėshtė medhhebi i muftiut tė tij” siē shihet qartė nuk pėrputhet absolutisht, sepse ai nuk ka mufti. Nė kėtė rast ky njeri i rėndomtė ka pėr obligim qė tė pyesė ndonjėrin prej muxhtehidėve tė mėhershėm. Mė parė theksuam se dijetarėt , ku prijės i tyre ishte Ibnul-Kajjimi, thonė se thėniet nuk vdesin me vdekjen e thėnėsve tė tyre dhe se lejohet qė i gjalli tė imitojė tė vdekurin.

    Prej dijetarėve tė mėhershėm, mė autoritativ pėr tė dhėnė fetva janė imamėt e katėr medhhebeve dhe atė sipas konsensusit tė tė gjithė dijetarėve, pėr shkak se kėto medhhebe kanė pėrjetuar shėrbime, pėrmbledhje, pastrime dhe mbėshtetje tė fjalėve te thėnėsit e tyre nė atė mėnyrė qė nuk ka pėrjetuar asnjė medhheb tjetėr. Njeriu ka tė drejtė qė tė pyesė kė tė dojė prej tyre nėpėrmjet dijetarėve dhe fukahave tė atij medhhebi ose t’i studiojė librat e tij nėse ka mundėsi. Mandej ka tė drejtė qė tė imitojė njėrin prej tyre nė tė gjitha ēėshtjet dhe dispozitat, po ashtu ka tė drejtė qė tė kalojė prej njė medhhebi nė tjetrin me kushtet qė i kanė cekur dijetarėt, ku njė pjesė tė tyre e cekėm mė parė. Njeriu i rėndomtė -duke e bėrė kėtė- nuk ka dalur jashtė rregullores “medhhebi i njeriut tė rėndomtė ėshtė medhhebi i muftiut tė tij”, sepse ai kur pėrreth tij nuk ka gjetur asnjė mufti (muxhtehid) dhe ėshtė detyruar qė tė kėrkojė fetva prej Shafiiut p.sh., nė kėtė rast medhhebi i tij ėshtė medhhebi i Shafiiut sipas tė njėjtės rregullore.

    Ky ėshtė kuptimi i fjalės sė Ibnul-Kajjimit. Mund ta gjeshė gjerė e qartė nė tė gjitha librat e Usulit nė temėn e ixhtihadit. Lexo cilin tė duash prej tyre do tė gjeshė kėtė qė e tham.
    RIPPR

  9. #9
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Bidati i lenies se Mez'hebeve Juridike (Fik'hijeh)

    Veprimi me ane te hadithit nuk integrohet vetem se permes Re'j-i (gjykimit, mendimit apo opinionit) dhe as veprimi permes Re'j-it (gjykimit, mendimit apo opinionit) nuk integrohet vetem se permes hadithit. [Muhamed ibn El-Hasen Esh-Shejbanij, Usul Es-Serkhasij, 2/113]
    Tabiini Ibrahim En-Nakha'ij ka thene: "Nuk integrohet asnje re'j vetem se permes nje transmetimi dhe as nje transmetim vetem se permes nje re'j-i" [transmetoi Ebu Nu'ajm ne El-Hil'lijeh, 4/225]

    Keto dy referenca te arta, na paraqesin rendesine e Fik'hut ne fe dhe se Hadithi Sherifi e ka te domosdoshme Fik'hun dhe te konceptuarit e tij, ashtu sikurse nuk mund te integrohet nje Fik'h pa Hadith dhe kjo vjen permes orientimit tone drejt imameve dhe pasimit te metodologjise dhe rruges se tyre.

    Ka thene Imam Ahmedi r.a.: "Nese tek nje njeri gjenden libra te botuar, ne te cilet gjenden fjale te Profetit s.a.v.s. dhe divergjenca mes sahabesh dhe tabiinesh, nuk i takon atij njeriu te veproje si te doje, apo te zgjedhe, apo te gjykoje me keto divergjenca dhe te veproje sipas tyre, vetem se pas konsultimit me dijetaret se ēka mund te mirret prej tyre ne menyre qe te vepruarit te jete korrekt dhe i sakte" [I'lam El-Meuki'in, Ibn El-Kajjim, 1/44]

    Ka thene Imami, Hafizi dhe Juristi, Ebu El-Hasen El-Mejmunij: "Ahmedi me ka thene: "O Ebu El-Hasen, ruaju se mos flasesh dicka rreth ndonje ēeshtjeje e cila nuk ka Imam" [Menakib El-Imam Ahmed, Ibn El-Xheuzij, fq.178; El-Musewwideh, Al Tejmijeh, fq.401 dhe 484; Sejr A'lam En-Nubela, Imam Edh-Dhehbij, 11/296]

    Ka thene Ibn Tejmijeh: "Ate qe e ka transmetuar Ahmedi, prej sunnetit, apo etherit, e ka konsideruar Sahih, apo Hasen, ose e ka pelqyer Senedin e tij, apo e ka shkruar ne librat e tij dhe nuk e ka refuzuar dhe as ka dhene fetva ne kundershtim me te, ai eshte mez'hebi i tij" [El-Musewwideh, Al Tejmijeh, fq.473].

    Ka thene Imami dhe Hafizi Shemsudin Edh-Dhehebij ne "Sejr A'lam En-Nubela", 16/505, kur i eshte kunderpergjigjur thenies: "Te marresh prej hadithit eshte me perparesore se sa te marresh prej fjaleve te Shafiut dhe Ebu Hanifes", Dhehebiju thote: "Kjo vlen, por me kusht qe kete hadith ta kete thene nje prej imameve ekuivalent te imam Shafiut dhe Ebu Hanifes, si Maliku, Sufjani (Eth-Theurij), apo Euza'iju dhe Hadithi te jete i qendrueshem dhe i paster ndaj difekteve dhe gjithashtu, argumenti i Ebu Hanifes dhe i Shafiut te mos jete ndonje Hadith Sahih ne kundershti me nje tjeter. Ndersa nese merr ndonje Hadith Sahih te cilin e kane rrenuar imamet muxhdehide, jo" perfundoi, me pas ka permendur argumentat rreth kesaj teme.

    Gjithashtu, Dhehebiju ne Sejr, 18/191-192, pasi ka cituar fjalen e Ibn Hazm (Une pasoj te verteten, dhe bej ixhtihad e nuk kufizohem ne ndonje mez'heb), Dhehebiju shenoi: "Thashe: Po, ai i cili ka arritur kategorine e ixhtihadit dhe per kete deshmojne nje numer imamesh, nuk pranohet per te qe te beje taklid (imitacion) ashtu sic ben fakijhu (juristi) fillestar apo njeriu i thjeshte i cili ka mesuar permendesh Kur'anin apo shumicen e tij, nuk i takon atij ixhtihadi kurre. Si mund te beje ixhtihad? Ēfare mund te thote? Mbi ē'baza strukturon? Si mund te fluturoje kur nuk ka pende?
    Pjesa e trete: Fekijhu (Jurisiti) i perfunduar, i zgjuar, me kapacitet ne te kuptuar, Muhadithi, i cili ka studiuar ne menyre te permbledhur gjerat ne detajet e fik'hut, ndonje liber ne definicionet e Usulit (Bazat e Fik'hut), ka studiuar gramatiken, dhe merr pjese ne vepra te mira duke pasur parasysh qe ka mesuar permendesh Kur'anin, ka aftesi te punoje me tefsirin, aftesi ne dialog. Kjo kategori eshte ajo qe mund te beje Ixhtihad Mukajjed (ixhtihad i limituar i kufizuar) dhe familiarizon mendimet e imameve
    ".

    Ka thene Ibn Rexheb El-Hanbelij, ne librin e tij "Bejan Fadl Ilm Es-Selef ala Ilm El-Khalef" fq. 57: "Ndersa, imamet dhe juristet e Ehli HAdithit, ata pasojne hadithin Sahih kudo qe jane nese eshte vepruar nga sahabet dhe pas tyre, apo nje grup prej tyre. Ndersa nese Selefi ka konsensus per ta lene te verpuarit me te, atehere nuk lejohet te punohet me te, sepse ata nuk e kane lene vetem se pasi e kane ditur se nuk punohet me te. Umer ibn Abdulaziz ka thene: "Merrni prej mendimit qe ka konsensus tek ata qe kane qene para jush. Ata kane qene me te ditur se ju" perfundoi

    Ibn Rexheb (795 h.) ka thene gjithashtu ne fq. 69: "Ne kohen tone percaktohen shkrimet e fjaleve te imameve te selefit qe perfshihen deri ne kohen e Imam Shafiut, Ahmedit, Is'hakut dhe Ebu Abijd. Njeriu duhet te beje kujdes per risite qe kane ardhur pas tyre, sepse pas tyre kane ngjare shume ndodhi. Ka ngjare qe i kane atribuar vetes se jane pasues te sunnetit dhe hadithit, prej Dhahirizmit etj. si keta, por keta jane te devijuarit me te medhenj per shkak se kane devijuar nga Imamet permes individualizimit te vetes se tyre ne menyren e kuptuarit, apo marrin ato gjera qe nuk i kane marre imamet para tyre". perfundoi

    Vazhdon......
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #10
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    vazhdoj me librin e Ramadan Butit

    Fjalet e El-Kemal ibn El-Hummamit nė lidhje me kėtė ēėshtje:

    Nė librin “Et-Tehrir” thotė: “A ka tė drejtė qė tė imitojė dikė tjetėr nė ndonjė ēėshtje tjetėr? Mendimi mė i saktė: Po, sepse ata kėrkonin fetva herė prej kėtij e herė prej atij, pa iu pėrmbajtur gjithnjė njė muftiut. Po nėse imiton njė medhheb tė caktuar si ai i Ebu Hanifes ose i Shafiiut, pėr tė ka dy mendime. I pari thotė se duhet ta imitojė gjithnjė, ndėrsa i dyti thotė jo”. Mė pas komentatori i librit “Et-Tehrir” anon kah mendimi se imitimi i njė medhhebi gjithnjė nuk ėshtė obligativ. Ky ėshtė edhe mendimi i xhumhurit tė dijetarėve, sepse nuk ka obligim pos asaj qė Allahu e ka bėrė obligim. Allahu nuk e ka obliguar xhahilin (njeriun e rėndomtė) pėrpos qė tė imitojė dijetarin muxhtehid dhe se nuk e ka obliguar qė gjithnjė ta imitojė ndonjėrin prej tyre, nė mėnyrė tė caktuar. Ajo qė ėshtė pėr t’u ēuditur ėshtė se autori i broshurės ia ka mveshur El-Kemal ibn El-Hummamit njė fjali tė gjatė tė cilėn nuk e ka thėnė. Nė realitet, kjo ėshtė fjalė e Ibn Emirul-Haxhit duke e komentuar librin “Et-Tehrir”. Titulli i kėtij libri ėshtė “Et-Tekriru vet-Tehbiru”. Me sa duket se “dijetarit tė famshėm”, autorit tė broshurės, i janė pėrzier punėt kur ia ka mveshur Ibn El-Hummamit atė fjalė qė nuk e ka thėnė fare dhe librin “Et-Tekriru vet-Tehbiru” e ka konsideruar prej librave tė tij, tė cilin nė realitet nuk e ka shkruar.

    Megjithatė, atė qė e thotė Ibnu Emirul-Haxhi nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė e njejta me atė qė e thotė Ibnul-Kajjimi pėr njeriun e rėndomtė, i cili ka ardhur pėr tė kėrkuar fetva prej muftiut dhe se ai nuk ka medhheb, sepse medhhebi i tij ėshtė medhhebi i muftiut tė tij. Kuptimin e kėsaj fjale dhe qėllimin e saj e sqaruam pak mė parė.


    vazhdon...
    RIPPR

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje nė dyshimet lidhur me ngjarjen 'Dhatu Amvat'
    Nga referi_1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 17:21
  2. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 09:52
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •