SUREJA “KUREJSH “
(E zbritur në Mekë, me 4 ajete)
Ajetet 1 - 4
Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
1. Për hir të garancisë që gëzojnë kurejshët! 2. Garan-cinë e udhëtimit të tyre të lirë të dimrit dhe të verës. 3. Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie, 4. I cili i ushqen pas urisë dhe i siguron prej çdo frike!
PËRMBAJTJA E SURES
Sureja flet për lëvizjet e kurejshëve tregtarë dhe për bega-titë që Zoti u kishte dhënë atyre.
KUPTIMI I FJALËVE
I siguron - I ruan.
Kurejshët - Banorët e Mekës.
KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
Kjo sure flet për begatitë që All-llahu i Madhërishëm ua dhuroi banorëve të Mekës. All-llahu i Madhërishëm e dëshiroi udhëtimin e banorëve të Mekës dhe ua lehtësoi atë atyre. Ata udhëtonin dimrit për në vendet e Jemenit dhe verës për në vendet e Shamit (Siri, Palestinë, Liban etj.). Këto lëvizje ishin shumë të dobishme për idhujtarët kurejshë, sepse bënin tregti në to. All-llahu i Madhërishëm i furnizoi banorët e Mekës, kur i udhëzoi ata në këto lëvizje, ua lehtësonte atyre rrugën dhe ua largonte urinë. Ai e bëri vendin e tyre (Mekën) të siguruar; rru-gën e tyre për të qarkulluar, të sigurtë. Njerëzit i respektonin ku¬rejshët, sepse ata banonin në Qaben e Nderuar, i shërbenin asaj dhe e ruanin atë. All-llahu i Madhërishëm largoi urinë dhe frikën nga kurejshët dhe i begatoi ata me siguri, shpresë dhe risk. Të gjithë njerëzit kishin respekt për kurejshët.
Banorëve të Mekës iu dhuruan shumë mirësi nga All-llahu, prandaj ata duhej ta adhuronin All-llahun e Madhërishëm dhe të mos i bënin shok Atij. Ata nuk duhej të adhuronin idhujt, të ci-lët nuk i sillnin atyre as dëm e as dobi.
Ç’NA MËSOJNË AJETET
1. All-llahu i Madhërishëm i nderoi kurejshët me risk, sepse ata janë banorët e Mekës. (Shtëpisë së Tij të Shenjtë).
2. Për kurejshët kishte dy udhëtime, njëra në dimër, për në Jemen dhe tjetra në verë, për në vendet e Shamit.
3. Është detyrë për të gjithë njerëzit që të falënderojnë All-llahun e Madhërishëm për begatitë e Tij të shumta dhe t’ia drejtojnë adhurimin e tyre vetëm Atij.
PYETJE DHE USHTRIME
1. Për ku udhëtonin tregtarët kurejshë në verë?
2. Edhe i Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qof¬shin mbi të) ka udhëtuar me tregtarët kurejshë në udhë-timet e tyre. A e dini për ku?
3. Plotësoni fjalitë e mëposhtme me fjalët e përshtatshme që janë në sure:
a) Profeti Muhammed është prej .............. .
b) Në ......... bën më ftohtë se në stinët e tjera të vitit.
c) Frutat shtohen në ....... .
4. All-llahu i Madhërishëm i begatoi banorët e Mekës me dy mirësi. Cilat janë ato?
5. Çfarë kërkoi All-llahu i Madhërishëm prej banorëve të Mekës?
Krijoni Kontakt