Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL ALAK”

    (E zbritur në Mekë, ka 18 ajete)
    Ajetet 1 - 8
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka).  2. Krijoi njeriun prej një pikëze gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).  3. Lexo! Se Zoti yt është më Bujari.  4. Ai i mësoi (njeriut) të përdorë Penën. 5. I mësoi njeriut atë që njeriu nuk e dinte,  6. Por, njeriu i kalon (të gjitha) caqet,  7. Sepse kujton se është i pavarur.  8. Por, për te Zoti yt është kthimi.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për fillimin e zbritjes së Kur’anit, për mohimin që i bën njeriu Zotit dhe për Ebu Xhehlin.
    KUPTIMI I FJALËVE
    I kalon caqet - E tepron me mëkatet e veta, bën shumë mëka-te.

    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Pesë ajetet e para të kësaj sureje janë edhe pesë ajetet e para që i kanë zbritur Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qof-shin mbi të). Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) ishte në shpellën Hira, kur i erdhi engjëlli Xhebrail e i tha: “Lexo!”“Unë nuk di të lexoj,”- iu përgjigj Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të). “Lexo!”- përsëriti Xheb¬raili. “Unë nuk di të lexoj,”- iu përgjigj përsëri Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të). Atëherë, Xhebraili vazh¬doi: “1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka). 2. Krijoi njeriun prej një pikëze gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). 3. Lexo! Se Zoti yt është më Bujari. 4. Ai i mësoi (nje¬riut) të përdorë Penën. 5. I mësoi njeriut atë që njeriu nuk e dinte.” Me këto ajete All-llahu i Madhërishëm i drejtohet Profe¬tit të Vet dhe të gjithë besimtarëve që punët e tyre e fjalët e tyre t’i fillojnë me “Bismilah” (Me emrin e All-llahut), sepse çdo punë që fillon me emrin e All-llahut dhe me mbështetjen tek All-llahu, ka mirësi. Këto ajete tregojnë që është detyrë që të jemi të çiltër me All-llahun e Madhërishëm në veprat që bëjmë e në fjalët që themi. Muslimani punon dhe flet për të fituar kënaqë-sinë e All-llahut të Madhërishëm.
    Këto ajete tregojnë rëndësinë e madhe që Islami i kushton dijes. Fjala e parë që ka zbritur nga All-llahu i Madhërishëm për te Profeti i Tij (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) qe “Ikra” (Lexo!)
    All-llahu i Madhërishëm tregon se e ka krijuar njeriun nga “alaku”- një pikëz gjaku e ngjizur që zhvillohet dhe sjell nje-riun. Pasi fëmija del nga barku i së ëmës dhe rritet, ai fillon të mësojë. E All-llahu i Madhërishëm i mësoi njeriut si të përdo¬rë penën; të mësojë gjithnjë e më shumë. Kjo është bujari dhe nderim nga All-llahu i Madhërishëm për njeriun, duke i dhuruar atij dijen. Por, ky njeri, kur rritet, fillon t’i pëlqejë vetja dhe fu¬qia që ka, fillon t’i pëlqejë pasuria që ka mbledhur, harron mirësitë e All-llahut i Madhërishëm dhe gabimet e veta të shum¬ta. Dhe All-llahu i kujton njeriut se ai do të kthehet te Zoti i tij, do të japë llogari për veprat e tij të këqija dhe do të dënohet për to.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Islami i ka kushtuar kujdes dijes e studimit. Edhe fjala e parë që erdhi nga Zoti qe: “Lexo!”.
    2. Muslimani i fillon fjalët dhe veprat e veta me “Bismilah” (Me emrin e All-llahut).
    3. All-llahu i Madhërishëm e mësoi njeriun dhe ia lehtësoi atij përdorimin e mjeteve të mësimit, më e rëndësishmja e të cilave është Pena.
    4. All-llahu i Madhërishëm i thotë njeriut të ruhet nga mendjemadhësia dhe të mos largohet nga adhurimi i Zotit të tij.
    5. Të gjithë njerëzit do të kthehen tek All-llahu i Madhë¬ri-shëm për të dhënë llogari për veprat që kanë bërë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Flisni për takimin e parë të Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) me Xhebrailin (paqja qoftë mbi të).
    2. Cili është ajeti i parë që i ka zbritur Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të)?
    3. Ç’do të thotë: “Te Zoti yt është kthimi”?
    AJETET 9 - 19
    9. A e keni parë atë që ndalon?  10. Një rob që kërkon të falet?  11. Ç’mendon, kur ai (robi) është në Rrugë e Drejtë?  12. Ose kur ai (robi) urdhëron për devotshmëri (tekua)?  13. A më tregon nëse ai e mohon të Vërtetën dhe i kthen shpinën asaj?  14 A nuk e di ai se All-llahu e sheh?  15. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet Ne do ta tërheqim zvarrë për ballukesh.  16. Për ballukesh gënjeshtare, mëkatare.  17. E ai le t’i thërrasë për ndihmë ata të vetët.  18. Ne do t’i thërrasim engjëjt e ndëshkimit të merren me të.  19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit sa më afër.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Ajetet flasin për njerin prej atyre njerëzve të cilit i pëlqeu fuqia dhe pasuria e vet e i kaluan caqet dhe e mohuan Zotin: për Ebu Xhehlin, armikun numër një të Islamit. Ajetet flasin edhe për cilindo, që ka bërë a bën vepra të këqija si të Ebu Xhehlit. Një herë, Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) po falej në Mekë. Kur ra në sexhde, Ebu Xhehli deshi t’i vinte Profetit këmbën mbi qafë. Por, Ebu Xhehli nuk arriti dot te Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të). Ai u kthye i frikësuar te ndihmësit e vet. Ata e pyetën: “Përse u ktheve kështu, kaq shpejt?” Ebu Xhehli u përgjigj: “Pashë një hendek zjarri e gjëra të tjera të frikshme midis meje dhe Muhammedit, prandaj u largova.” Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) e komenton ngjarjen kështu: “Sikur të afrohej edhe pak, do ta kapnin engjëjt e dënimit dhe do ta bënin copë-copë.”
    All-llahu i Madhërishëm na flet për atë që i ndalon njerëzit të falin namazin e ta adhurojnë All-llahun. Vepra e tij është e shëmtuar, e shëmtia e saj është edhe më e madhe kur përpiqet të ndalohet një i Dërguar, i cili urdhëron për të bërë vepra të mi¬ra e për të mos bërë vepra të këqija; shëmtia është edhe më e madhe kur përpiqet të ndalohet Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të). Ky femohues nuk u mjaftua vetëm duke e ndaluar Profetin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) të falej. Ai përgënjeshtroi Ditën e Gjykimit, mo¬hoi All-llahun, e kundërshtoi Islamin, i ktheu shpinën të vërte-tës. Por ai nuk kupton se All-llahu i shikon veprat e tij dhe i shënon ato të gjitha, që t’i kërkojë llogari të rreptë për to në Ditën e Gjykimit. All-llahu i Madhërishëm e paralajmëron Ebu Xheh¬lin se, në qoftë se nuk pendohej e nuk e linte armiqësinë ndaj Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të), All-llahu do ta bënte të vuante dënim të fortë në këtë botë nga be¬simtarët dhe në botën tjetër nga engjëjt e dënimit.
    All-llahu i Madhërishëm do t’i urdhërojë engjëjt ta kapin Ebu Xhehlin prej ballukesh e ta tërheqin zvarrë deri në Zjarr. Në këtë botë, Ebu Xhehli ka thirrur shokët e tij që ta ndihmonin në luftë kundër Islamit, por në Botën Tjetër nuk do të ketë mundësi të thërrasë për ndihmë ndonjë prej tyre, sepse engjëjt e dënimit do t’i çojnë të gjithë ata në zjarrin e xhehenemit.
    Më pas All-llahu i Madhërishëm i drejtohet Profetit të Tij: Qëndro i palëkundur në të vërtetën; lëri Ebu Xhehlin dhe ata që janë si ai dhe vazhdo namazin tënd për Zotin; vazhdoje sexh-den, që të jesh pranë Zotit tënd, sepse njeriu, kur është në sexh¬de, është pranë All-llahut të Madhërishëm më shumë se kurrë. Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) e përforcon edhe më shumë këtë kuptim, kur thotë: “Njeriu është më pranë Zotit të tij kur bie në sexhde, prandaj shtojini lutjet në sexh-de.”
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Në ajete tregohet armiqësia e madhe e Ebu Xhehlit për Pro¬fetin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) dhe Isla-min.
    2. Në ajete tregohet se si All-llahu i Madhërishëm e ruante Profetin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) nga çdo e keqe.
    3. Punët më të shëmtuara janë t’i ndalosh njerëzit të adhu¬rojnë All-llahun dhe të bëjnë vepra të mira.
    4. Në ajete tregohet dënimi i rëndë që All-llahu i Madhëri-shëm ka përgatitur për Ebu Xhehlin dhe ata që veprojnë si ai.
    5. All-llahu i Madhërishëm e porosit Profetin e Tij që të qën¬d¬rojë i palëkundur në adhurim dhe të vazhdojë të bjerë në sexh-de për All-llahun e Madhërishëm.
    6. Kjo sure përmban një sexhde këndimi , prandaj kur muslimani këndon ose dëgjon ajetin duhet të bjerë në sexhde në drejtim të Kiblës.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Ç’kishte ndërmend t’i bënte Ebu Xhehli Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të), kur Profeti po falej?
    2. Përse u kthye Ebu Xhehli i trembur, pa i bërë ende keq të Dërguarit të All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të)?
    3. Çfarë tha Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) për këtë ngjarje?
    4. Ajetet flasin për tri cilësi të Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të). Cilat janë ato?
    5. Ajetet flasin për tri cilësi të këqija të Ebu Xhehlit. Cilat janë ato?
    6. Çfarë duhet të bëjnë muslimanët kur këndojnë ose dë-gjoj¬në ajetin: “Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit tënd sa më afër!”?

  2. #22
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL KADËR”

    (E zbritur në Mekë, ka 5 ajete)
    Ajetet 1 - 5
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Vërtet, Ne e kemi zbritur këtë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.  2. E ku e di ti se ç’është Nata e Kadrit!  3. Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë Muaj.  4. Me lejen e Zotit të tyre zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) për çdo çështje.  5. Paqe! ... Kjo (paqja) deri sa të zbardhë agimi.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja trajton Natën e Kadrit, të mirat e saj e çfarë mund të fitohet në këtë Natë.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Nata e Kadrit - Nata që bie me 23, 25 ose 27 të muajit Ramazan. Është quajtur Nata e Fuqisë ose e Nderit, natë, në të cilën Shpallja i zbriti për herë të parë Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) nëpërmjet engjëllit Xhibril.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Ajetet e kësaj sureje flasin për Natën e madhe e të bekuar, për Natën e Kadrit, një prej netëve të muajit Ramazan.
    Natën e Kadrit, All-llahu i Madhërishëm e zbriti Kur’anin e Shenjtë nga “Leuhul Mahfudh”, që është në qiellin e shtatë, në qiellin e Tokës. Më pas, Xhebraili ia zbriti Kur’anin Profetit (paq-ja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) pjesë-pjesë, për njëzet e tre vjet me radhë.
    Nata e Kadrit ka një vlerë të madhe dhe mirësitë e saj janë të shumta, sepse atë Natë është zbritur Kur’ani, si një diell për botën. Prandaj, kjo Natë është më e rëndëshishme se një mijë muaj. Në qoftë se në këtë Natë muslimani e adhuron All-llahun me çiltëri e me zell, All-llahu i Madhërishëm mund t’i japë shpër¬blimin e adhurimit për një mijë muaj. Në këtë Natë zbre-sin edhe engjëjt, me në krye Xhebrailin. Ata sjellin me vete mi-rësi e paqe, ata luten për besimtarët deri në agim.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Nata e Kadrit është një natë e madhe; atë Natë All-llahu i Madhërishëm zbriti Kur’anin.
    2. Për mirësitë dhe sevapet, Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.
    3. Në këtë Natë zbresin në Tokë engjëjt, bashkë me ta dhe Xhebraili.
    4. All-llahu i Madhërishëm ka caktuar mirësi dhe paqe në këtë Natë për besimtarët.
    5. Nata e Kadrit është nata teke në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit (23, 25 ose 27).
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Në vend të shprehjeve në kllapa vini fjalën e baras¬vler-shme kuptimisht.
    a) All-llahu i Madhërishëm e zbriti Kur’anin e Shenjtë në (një natë më të mirë se një mijë muaj).
    b) Natën e Kadrit zbresin engjëjt (me të parin e tyre, Shpir-tin Besnik).
    c) Engjëjt do të luten për mirësi për besimtarët (derisa të mbarojë nata e të fillojë mëngjesi).
    2. Cilat janë netët ku mund të bjerë Nata e Kadrit?
    3. Në ç’muaj është Nata e Kadrit?
    4. Më e mirë se sa muaj është Nata e Kadrit?

  3. #23
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL BEJJINE”

    (E zbritur në Mekë, ka 8 ajete)
    Ajetet 1 - 8
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit dhe nga idhuj-tarët nuk kishin ndërmend të ndaheshin nga besimi i tyre, derisa t’u vinte argumenti i Qartë.  2. I Dërguari i All-llahut, që lexon Fletë të pastra,  3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.  4. Ata, të cilëve u është dhënë Libri, u ndanë vetëm pasi u kishte ardhur argumenti.  5. E ata nuk qenë udhëzuar për tjetër, vetëm që të adhuronin All-llahun çiltërisht; që të largohen nga çdo besim i kotë, që ta falin namazin, që të japin zekatin; kjo është Feja e Drejtë.  6. Vërtet, ata nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët që mohuan të Vërtetën, do të jenë në Zjarrin e xhehenemit; aty do të mbesin përgjithmonë. Ata janë më të këqijat e krijesave,  7. Kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, janë më të mirat e krijesave.  8. Shpërblimi i tyre te Zoti janë xhenete të larta, nëpër të cilët rrjedhin lumej. Ata do të jenë aty përgjithmonë. All-llahu është i këna-qur prej tyre e ata janë të kënaqur prej Tij. Ky (shpërblim) është për atë, që e ka pasur frikë Zotin e vet.

    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për ndarjen në grupe të ithtarëve të Librit për be¬¬si¬¬min në të Dërguarin e All-llahut. Sureja flet për futjen në Zjarr të jobesimtarëve dhe për futjen në xhenet të besimta-rëve.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Fletë të pastra - Fletë pa gabime e pa të meta.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
    Kjo sure flet për ithtarët e Librit -çifutët dhe të krishterët- dhe për idhujtarët. Megjithëse një pjesë e tyre thoshin se do ta pranonin “fenë e Muhammedit” (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të), sureja tregon se ata mbetën në fetë e tyre të pasakta.
    All-llahu i Madhërishëm dërgoi Muhammedin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) me mesazhin Islam. All-llahu i zbriti atij Kur’anin e Shenjtë, i cili është një libër i pastër nga gënjeshtrat. Në Kur’an ka ligje e udhëzime nga Zoti për të gjithë njerëzimin e për të gjitha kohët. Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) ua përcolli këto udhëzime të gjithë nje-rëzve.
    Kur Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) shpalli Islamin, ithtarët e Librit u ndanë në dy pjesë. Një pjesë e pranoi Islamin, kurse pjesa tjetër mbetën mohues, duke më-tuar se Isai na qenka biri i All-llahut, se Uzejri na qenka, gji-thashtu, biri All-llahut. Kështu ndodhi edhe me idhujtarët e tjerë arabë.
    All-llahu i Madhërishëm i pati udhëzuar çifutët dhe të krish-terët të adhuronin vetëm Atë e t’i largoheshin shirkut, të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo ishte feja e mirësive për ta. Ky ishte Islami, me të cilin erdhi Muhammedi. Çdo fe tjetër është e pavlerë, e pa asnjë të mirë në të.
    Pasi All-llahu ua bëri të qartë njerëzve vendin e atij që e mo¬hon Islamin dhe vendin e atij që e beson Islamin, tha: “Çifutët, të krishterët dhe idhujtarët do të hyjnë në xhehenem e aty do të mbesin përgjithmonë. Ata janë më të këqinjtë e krijesave, sepse mohuan.” All-llahu i Madhërishëm thotë: “Vër-tet, krijesat më të dëmshme tek All-llahu janë ata që mohuan, që nuk besuan.”
    Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira janë krijesat më të mira. All-llahu i Madhërishëm ka përgatitur për ta xhenete, në të cilat do të jenë përgjithmonë, sepse All-llahu i do ata dhe i ka pranuar veprat e tyre të mira. Ata që besuan, do të gëzohen që hyjnë në xhenet. Ata do të kënaqen me shpër¬bli¬min e All-llahut. Ata e arritën këtë vend, sepse e patën frikë All-llahun e Madhërishëm kur ishin në këtë botë.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm ka dërguar Muhammedin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) Profet për gjithë njerë-zimin.
    2. All-llahu i Madhërishëm i ka urdhëruar të gjithë njerëzit që të adhurojnë vetëm Atë dhe të jenë të çiltër në adhurimin e tyre.
    3. Islami është feja e vërtetë, është feja botërore. Ai i ka anuluar fetë e tjera.
    4. Jobesimtarët janë më të këqinjtë e krijesave. Ata do të mbesin përgjithmonë në xhehenem.
    5. Besimtarët janë më të mirët e krijesave. Ata do të jenë përgjithmonë në xhenet.
    6. All-llahu i Madhërishëm është i kënaqur prej atyre, që futen në xhenet dhe i bën edhe ata të kënaqen me të mirat e mëdha që ka përgatitur për ta.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Thoni të kundërtat e fjalëve të mëposhtme:
    a) Mohim
    b) E mirë
    c) I kënaqur


    2. Plotësoni përgjigjet e mëposhtme.
    a) Cilët janë ithtarët e Librit? Ithtarët e Librit janë çifutët dhe të............
    b) Kur u ndanë në mes tyre ithtarët e Librit? Ithtarët e Librit u ndanë në mes tyre kur All-llahu i Madhërishëm dërgoi midis tyre të.............
    c) Për çfarë e ka urdhëruar All-llahu i Madhërishëm njeriun? All-llahu i Madhërishëm e ka urdhëruar njeriun të jetë i çiltër në adhurim, të falë ............ dhe ............
    3. Tregoni dy çështje për të cilat flet sureja.

  4. #24
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EZ ZELZELE “

    (E zbritur në Mekë, ka 8 ajete)
    Ajetet 1 - 8
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Kur të dridhet Toka me dridhjen e saj të fuqishme  2. Dhe (Toka) të nxjerrë atë që ka brenda saj,  3. Dhe njeriu të thotë: “Ç’është kështu?”  4. Atë Ditë, ajo (Toka) i rrëfen tregimet e veta,  5. Sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë (Tokën).  6. Atë Ditë njerëzit do të ndahen në grupe, që të shpërblehen për veprat e tyre.  7. Kush bën një të mirë, qoftë edhe sa një grimcë, do ta gjejë (në Botën Tjetër).  8. E, kush bën një të keqe, qoftë edhe sa një grimcë, do ta gjejë (në Botën Tjetër).
    KUPTIMI I FJALËVE
    Të nxjerrë atë që ka brenda saj - Të nxjerrë të vdekurit, e varrosur në të.
    Ç’është kështu - Përse dridhet Toka, vallë?
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
    Kjo sure flet për çfarë do të ndodhë në Ditën e Gjykimit. All-llahu i Madhërishëm thotë se: “Toka do të dridhet fuqishëm dhe njerëzit do të dalin prej saj, d.m.th., prej varreve pas fryrjes së dytë të Bririt (Surit). Jobesimtari do të habitet: “Ç’po ndodh me Tokën?” Do të pyesë veten përse ka dalë nga varri, sepse ai nuk e besonte Ringjalljen.
    Do të jetë All-llahu i Madhërishëm Ai që do ta urdhë¬rojë Tokën të nxerrë të vdekurit në atë Ditë. All-llahu i Madhërishëm do t’i kërkojë Tokës të rrëfejë çfarë kanë bërë njerëzit kur jetonin mbi të.
    Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) u këndoi ajetin: “Atë Ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta” dhe tha: “A e dini se ç’janë “tregimet e veta”?” “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë,”- u përgjigjën shokët. “Tregimet e veta,”- vazhdoi ai, - “janë: (Toka) do të dëshmojë për çdo rob, për çdo vepër që ka bërë robi. Ajo do të thotë: Ka vepruar kështu në këtë ditë e në këtë kohë.”
    Në Ditën e Gjykimit, All-llahu i Madhërishëm do t’u kërkojë llogari njerëzve me drejtësi të plotë. Ai do t’u peshojë njerëzve veprat e tyre, derisa njerëzit t’i shikojnë vetë ato. All-llahu do t’i shpërblejë njerëzit për veprat e mira, sado të vogla qofshin ato. All-llahu i Madhërishëm do t’u kërkojë llogari njerëzve edhe për veprat e këqija, sado të vogla qofshin ato dhe do t’i dënojë ata që kanë bërë të tilla vepra.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Toka do të ndryshojë në Ditën e Kijametit.
    2. Pas fryrjes së dytë të Surit, njerëzit do të dalin nga va-rret e tyre në Ditën e Tubimit.
    3. Në Ditën e Gjykimit, Toka do të tregojë veprat e njerëzve.
    4. All-llahu i Madhërishëm është i Drejtë në Gjykimin e Tij.
    5. Bota Tjetër është krejt e ndryshme nga bota jonë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Futeni në rreth përgjigjen e saktë:
    a) Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të dalin nga:
    • Shtëpitë e tyre
    • Varret e tyre
    • Vendet e tyre
    b) Në Ditën e Gjykimit gjithkush do të nxitojë të shohë:
    • Të afërmit e vet
    • Veprat e veta
    • Shokët e miqtë e vet
    2. Plotësojini vendet bosh me fjalë.
    a) Kush bën vepra të ________ , do të hyjë në xhenet.
    b) Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të jenë të ndarë e të ________ .
    c) ______ do t’u kërkojë llogari njerëzve për veprat e bëra.
    3. Flisni për tri çështje që trajtohen në ajetet e mësipërme.

  5. #25
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL ADIJATË “

    (E zbritur në Mekë, ka 11 ajete)
    Ajetet 1 - 11
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllijnë,  2. Që me thundrat e tyre nxjerrin xixa nga gurët,  3. Kur vërsulen herët në agim  4. E, me këtë (vërsulje) ngrenë pluhur. 5. Dhe hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).  6. Vërtet, nje¬riu është përbuzës ndaj Zotit të vet.  7. Edhe vetë njeriu e dëshmon atë (përbuzjen).  8. Ai e do shumë pasurinë.  9 A nuk e di se atë Ditë, kur të nxirret çfarë ka në varreza  10. Dhe të tubohet ajo që është në zemra  11. Atë Ditë, pa dyshim, Zoti i tyre i njeh veprat e tyre.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për të mirat e kuajve të muxhahidinëve (atyre që luftojnë në rrugën e All-llahut) dhe disa cilësi të këqija të njeriut.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Të tubohet ajo që është në zemra - Në Ditën e Gjykimit do të dalë në shesh ajo që fshihej në zemrat e njerëzve.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
    All-llahu i Madhërishëm betohet në fillimin e kësaj sureje për kuajt e luftëtarëve në rrugën e All-llahut (muxha¬hidëve). All-llahu i Madhërishëm betohet për kuajt që vraponin me aq shpejtësi, sa dilnin xixa nga thundrat e tyre. Ata ngrinin pluhur herët në mëngjes, kur muxhahidinët sulmonin armiqt.
    All-llahu i Madhërishëm betohet në këta kuaj, se njeriu ka shumë cilësi të këqija e prej tyre janë:
    1. Njeriu nuk i njeh mirësitë që i ka dhënë All-llahu. Ai ha-rron të mirat që i ka dhënë All-llahu dhe kujton vetëm fatke¬që-sitë që e kanë goditur atë. Janë veprat e njeriut dhe vetë njeriu që dëshmojnë për këtë.
    2. Njeriu e do shumë pasurinë; aq shumë sa shpeshherë ai përpiqet ta sigurojë atë me rrugë të ndaluara (haram); aq shu-më sa pasuria e bën atë të jetë i mangët në adhurimin e All-llahut.
    All-llahu i Madhërishëm e paralajmëron njeriun dhe kërkon prej tij që ta kujtojë mirë Ditën e Ringjalljes, ditën kur njerëzit do të dalin prej varreve për të dhënë llogari.
    All-llahu i Madhërishëm do t’i mbledhë njerëzit, do t’u pa-ra¬qesë atyre gjithçka kanë bërë e thënë në këtë botë, gjithçka që kanë besuar dhe do t’u kërkojë llogari për to. Kjo është fare e lehtë për All-llahun, sepse All-llahu i mbikëqyr të gjitha veprat e njerëzve.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Ajetet tregojnë mirësinë e Xhihadit (të luftës në rrugën e All-llahut).
    2. Njeriu tregohet i padrejtë ndaj vetes së tij, kur i mohon mirësitë e All-llahut.
    3. Njeriu i do shumë të mirat e kësaj bote.
    4. Në Ditën e Ringjalljes, All-llahu i Madhërishëm do t’i nxjerrë njerëzit nga varret, do t’i mbledhë veprat e tyre e do t’u kërkojë llogari për to.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Thoni dy gjëra që ndodhin kur sulmojnë Muxhahidinët.
    2. Sureja flet për disa cilësi të këqija të njeriut. Përmendni dy prej tyre.
    3. Ç’do të thotë ajeti: “Dhe të tubohet ajo që është në zemra.”?
    4. Plotësoni me fjalët më të përshtatshme fjalitë që vijoj-në:
    - Dashuria e njeriut për pasurinë e bën atë ...............
    të japë lëmoshë
    ta kërkojë atë në çdo mënyrë
    - Në Ditën e Gjykimit, All-llahu i Madhërishëm do t’i mbledhë veprat e njerëzve...............................
    - Për t’u kërkuar llogari për to
    - Për t’ua falur ato

  6. #26
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL KARIA”

    (E zbritur në Mekë, ka 11 ajete)
    Ajetet 1 - 11
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Krisma e Kijametit.  2. Çfarë është krisma e Kijametit?  3. Dhe ç’të mësoi ty se çfarë është krisma e Kijametit?  4. Ajo është Dita kur njerëzit bëhen si kandrra të shpërndara  5. Dhe kodrat bëhen si leshi i prishur.  6. E sa i përket atij, që i rëndohet peshorja e veprave të tij,  7. Ai është në një jetë të këndshme,  8. Ndërsa vendi i atij, që e ka të lehtë peshojën e veprave të tij,  9. Vendi i tij do të jetë në Havije.  10. E ç’është ajo që të mësoi se ç’është Havija?  11. Është zjarri me nxehtësi shumë të madhe.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Kjo sure flet për çfarë do të ndodhë në Ditën e Kijametit si dhe për mënyrën se si All-llahu i Madhërishëm do t’u kërkojë llogari njerëzve.
    KUPTIMI I FJALËVE
    El Karia - Krisma, zëri i frikshëm; emër i Ditës së Kijametit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
    Këto ajete flasin për disa çështje, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. All-llahu i Madhërishëm tregon se në Ditën e Kijametit gjithësia do të shohë pasojat e një ngjarjeje të madhe e të frikshme, që do të shoqërohet me një zë të tmerrshëm e bubu-llues. All-llahu i Madhërishëm do t’i tubojë njerëzit për t’i gjykuar. Atë ditë, njerëzit do të jenë si kandrra të shpërndara në çdo vend. Çdonjëri prej tyre do të vërtitet andej-këtej, i fri¬kësuar për fundin e tij. Malet, që janë aq të forta dhe të qënd-rueshme, do të bëhen si lesh i hedhur në ajër sikur të ishin një pjesëz prej reve. Atë Ditë, All-llahu i Madhërishëm do t’i gjykojë të gjithë njerëzit dhe do t’u peshojë atyre veprat, që i bënë në këtë botë. Ai njeri, i cili ka bërë vepra të mira më shu¬më sesa të këqija, do të shijojë jetën e xhenetit. Kurse për atë njeri, që ka bërë më shumë vepra të këqija se të mira, ësh¬të përgatitur një vend në Zjarr.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm e ka quajtur Ditën e Kijametit “Krismë”, sepse ajo vjen me një zë të frikshëm.
    2. Ditën e Kijametit do të ndryshojë gjendja e Gjithësisë.
    3. Ditën e Kijametit, nga frika e madhe, njerëzit do të jenë si kandrra të shpërndara.
    4. All-llahu i Madhërishëm do t’i peshojë veprat e njerëzve dhe njerëzit do t’i shohin vetë ato.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Kujtoni tri emërtime të Ditës së Kijametit.
    2. Gjykoni si janë malet sot dhe si do të jenë në Ditën e Kijametit.
    3. Plotësoni pikat me njërën prej dy fjalëve që janë mes kllapave:
    a) Ditën e Kijametit njerëzit do të jenë ........ si kandrra (të vogla, të shpërndara)
    b) Ditën e Kijametit malet do të jenë ............ si re (të rënda, të lehta).
    c) Njeriu, i cili shton ............... do të hyjë në xhenet (të këqijat e tij, të mirat e tij)
    4. Ç’farë do të bëjë All-llahu i Madhërishëm me veprat e njerëzve në Ditën e Gjykimit?
    5. Vendosni secilën prej fjalëve të mëposhtme në fjalinë e duhur: kandrrat, malet, retë.

  7. #27
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “ET TEKATHUR”

    (E zbritur në Mekë, ka 8 ajete)
    Ajetet 1 - 8
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Rivaliteti i ndërsjellë për të shumuar (gjërat e mira të kësaj bote) ju ka larguar (nga gjërat më serioze të saj), 2. Derisa t’i vizitoni varrezat.  3. Por jo. Ju shpejt do ta dini (të vërtetën).  4. Po, po, ju shpejt do ta dini (të vërtetën).  5. Jo, sikur ta dinit me një dije të sigurt (ju do të ishit ruajtur),  6. Ju vërtet, do ta shihni xhehenemin.  7. Po, po. Ju do ta shih¬ni atë (xhehenemin) vetë, me sytë tuaj.  8. Pastaj, në atë Ditë do të pyeteni për të mirat (që i keni lakmuar në këtë botë).
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja tregon që njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje Jetës Tje¬tër, sepse ata janë të zënë me jetën e kësaj bote dhe me bukuritë e saj. Ajo flet, gjithashtu, se si All-llahu i Madhërishëm i qorton njerëzit për këtë.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Të bindur plotësisht - Të bindur që një ditë do ta lënë këtë botë dhe do të shkojnë në Botën Tjetër.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
    Njerëzit, duke lakmuar të mirat e kësaj bote - pasurinë, fëmijët, bukuritë, dëfrimet e saj etj.- e harrojnë Botën Tjetër. Ata vazhdojnë kështu, derisa vdesin dhe bëhen banorë të varre-zave. All-llahu i Madhërishëm i qorton njerëzit për këtë rrugë të gabuar. All-llahu i Madhërishëm do t’u thotë atyre: “Do t’u bëhet e qartë pas vdekjes suaj se me të vërtetë, keni qënë në rrugë të gabuar dhe kur të shihni dënimin e All-llahut të Madhërishëm në varr dhe në Ditën e Kijametit, do të pen¬dohe-ni.” All-llahu i Madhërishëm i qorton, gjithashtu këta nje¬rëz: “Në qoftë se ju do ta dinit dhe do ta përfytyronit dënimin e Botës tjetër, do t’i linit kufrin (mosbesimin) dhe dëfrimet. Vërtet, dënimi do t’ju vijë. Ai është një dënim i tmerrshëm, që të ngjall njëkohësisht respekt dhe frikë, njësoj sikur ju ta shihnit xhehenemin”. Është e vërtetë se këta njerëz janë të pavëmendshëm e të paditur. Ata do ta shohin zjarrin e xhehe-nemit kur të hyjnë në të dhe do të binden për këtë në Ditën e Gjykimit.
    Zjarri i xhehenemit ekziston dhe fjala e All-llahut është e drejtë dhe e vërtetë. All-llahu i Madhërishëm do t’u thotë kë-tyre njerëzve: “Me të vërtetë, begatia e kësaj bote ishte ajo, e cila ju largoi nga besimi dhe nga arsyetimi i drejtë.” Për këtë All-llahu i Madhërishëm do t’ju kërkojë llogari, si e shfrytëzuat këtë pasuri, a i ndihmuat të varfrit e të tjera.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm i qorton të gjithë ata njerëz, të cilët e kalojnë jetën e kësaj bote me lojë e argëtim.
    2. Besimtarin nuk e pengon jeta e kësaj bote për të punuar për Botën Tjetër.
    3. Kur’ani flet për Zjarrin aq qartë, sikur njeriu ta shihte atë.
    4. Në Zjarr do të hyjnë jobesimtarët dhe të tjerë që kanë qenë të pakujdesshëm ndaj fesë islame.
    5. All-llahu i Madhërishëm do t’i gjykojë njerëzit për qënd-ri¬min që mbajtën ndaj begative të kësaj bote, të cilat ua bënë atyre të këndshme këtë jetë dhe do t’u kërkojë llogari për de-tyrën që ata kishin: A e falenderuan All-llahun për këtë begati apo jo?
    Kuptimin e kësaj që thamë e përforcon një ngjarje, e cila ka ndodhur me Profetin Muhammed (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) dhe me dy nga shokët e tij fisnikë: Një natë, i Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) doli nga shtëpia dhe takoi Ebu Bekër Es Sidikun (All-llahu qoftë i kënaqur me të!).
    “Ç’gjë të nxorri ty nga shtëpia, o Ebu Bekër?”
    “Ajo gjë, e cila të nxori edhe ty, pra uria.”
    Më pas doli nga shtëpia edhe Omeri (All-llahu qoftë i kë¬na-qur me të!), të cilit i Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) i bëri të njëjtën pyetje:
    “E ç’gjë të nxori nga shtëpia në këtë orë, o Omer? “
    Omeri iu përgjigj:
    “Më nxori e njëjta gjë që ju nxori edhe ju të dy.”
    I Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) dhe dy shokët e tij fisnikë u nisën për te shtëpia e njërit prej ensarëve, Ebu El Huthejme ibn Et Tejhan, i cili ndër-kohë nuk ishte në shtëpi. Kur i pa, e shoqja i priti me: “Mirë se vini!”
    I Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) e pyeti gruan se ku ndodhej burri i saj. Ajo tha se kish¬te shkuar të mbushte ujë për të pirë. Më pas erdhi i zoti i shtëpisë.
    “Falenderimi i takon All-llahut! S’kam pasur asnjëherë miq më të nderuar sa sot!”, - foli ai.
    Burri doli e u kthye shumë shpejt, duke mbajtur hurma Qa-be¬je ndër duar dhe një enë me ujë dhe iu drejtua atyre: “Hani!” Më pas mori thikën dhe u bë gati përsëri të dilte. “Mos ther lopë me qumësht!”, - i tha i Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të).
    Burri theri për ta një dele e ata hëngrën e pinë sa deshën.
    Kur u ngopën, panë njëri-tjetrin në sy dhe i Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) u tha Ebu Bekrit dhe Omerit:
    “Për All-llahun e Madhërishëm, në dorën e të Cilit është vetja ime, ju do të pyeteni për mirësinë e begatinë e sotme në Ditën e Gjykimit. Ai ju nxori nga shtëpia të uritur dhe nuk u kthyet derisa e arritët këtë mirësi, e larguat urinë dhe e shuaj-tët etjen.”
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. A duhet të vazhdojë njeriu të shkojë pas dëfrimeve në këtë botë?
    2. A gëzohet All-llahu i Madhërishëm me njerëzit të cilët nuk i japin përparësi kësaj bote përpara Botës tjetër?
    3. Çfarë kuptoni me thënien e All-llahut të Madhërishëm: “Pastaj, atë Ditë do të pyeteni për të mirat (që i keni lakmuar në këtë botë)?”
    4. Përshkruajeni me fjalët tuaja historinë e të Dërguarit të All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) dhe të dy shokëve të tij. Tregoni ç’mësojmë nga kjo histori.

  8. #28
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL ASR “

    (E zbritur në Mekë, ka 3 ajete)
    Ajetet 1-3
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për kohën!  2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një hum¬¬b¬je të sigurtë,  3. Përveç atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen së Vërtetës dhe që e këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për cilësitë e atyre që do të shpëtojnë në Ditën e Kijametit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
    Në këtë sure All-llahu i Madhërishëm betohet për kohën, dhe veçanërisht për kohët e bekuara me vlerë të madhe, siç janë, për shembull, ditët kur ka jetuar Pejgamberi (paqja dhe be¬ki¬mi i All-llahut qofshin mbi të), falja e namazeve dhe adhu-rimet e tjera, si ramazani, ditët e Haxhit etj. All-llahu i Madhë-ri¬shëm na thotë se ka njerëz që janë të humbur në këtë botë dhe të poshtëruar në Botën Tjetër për shkak të punëve të tyre të këqija dhe largimit nga rruga e All-llahut të Madhërishëm. Por Ai na thotë, gjithashtu, se ka edhe njerëz që nuk janë të humbur dhe të poshtëruar. Këta janë njerëzit me veti e vepra të mira, janë ata që:
    1. Besojnë All-llahun e Madhërishëm dhe të Dërguarin e Tij (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të).
    2. Bëjnë punë të mira dhe iu larguan punëve të këqija.
    3. Udhëzojnë edhe të tjerët në rrugën e drejtë, i këshi¬lloj-në ata që të kapen tek e drejta, i pranojnë edhe vetë këshillat me drejtësi.
    4. Bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në punë të mira.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Nuk ka mirësi për njeriun që nuk beson dhe që nuk bën vepra të mira.
    2. Muslimanët e vërtetë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në të mira.
    3. Muslimanët e vërtetë janë durimtarë gjatë adhurimit dhe thirrjes në Islam.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Vendosni në fjalitë e mëposhtme njërën prej tri fjalëve të dhëna, që përshtaten: e drejtë, i poshtëruar, durimi.
    a) Njeriu që nuk beson, (është në shkatërrim dhe në humb-je).
    b) Është detyrë për muslimanin (të përballojë problemet dhe vështirësitë).
    c) Muslimanët bashkëpunojnë (në punë të mira dhe në adhurim).
    2. Sureja përmend katër gjëra që e bëjnë njeriun besimtar të vërtetë dhe të fituar. Përmendni tri prej tyre.
    3. Tregoni cila prej fjalive të mëposhtme është e saktë dhe cila është e gabuar:
    a) Të gjithë njerëzit janë të fituar dhe të gëzuar ........
    b) Bashkëpunimi në të mira është punë e pëlqyer ..........
    c) Durimi nuk është i dobishëm ...................

  9. #29
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL HUMEZE “

    (E zbritur në Mekë, ka 9 ajete)
    Ajetet 1 - 9
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Mjerë për atë që fyen e përqesh (njerëzit),  2. Që tu-bon pasuri dhe e ruan të mos i pakësohet  3. E, mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm!  4. Jo, të mos mendojë ashtu! Ai patjetër do të hidhet në Hutame. 5. A e dini se ç’është Hutameja?  6. Është zjarri i All-llahut që është ndezur fort,  7. Që depërton deri në thelb të zemrës.  8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.  9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpas-njëshme...
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për disa veti të këqija dhe për ardhmërinë e atij që i ka këto veti.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Hutame - Zjarri i xhehenemit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
    Islami na mëson që të ndjekim moralin dhe edukatën e mi-rë. Ai e ndalon bisedën me fjalë të këqija për të tjerët, që shkak¬tojnë zemërimin e njerëzve kur i dëgjojnë, madje edhe kur ato fjalë janë të vërteta e të sakta.
    Nuk i lejohet kurrsesi muslimanit që të përmendë të metat trupore të të tjerëve. Me të vërtetë, kështu zemërohet All-llahu, sepse të gjitha krijesat janë të All-llahut të Madhërishëm.
    All-llahu i Madhërishëm na ka sqaruar në këtë sure se Ai ka përgatitur një dënim të rreptë për cilindo që tregon të metat e njerëzve me gjuhën, me dorën a me syrin e tij, siç bënin jobe-simtarët me muslimanët.
    All-llahu ka përgatitur, gjithashtu, dënim të rreptë për cilin-do që iu vë njerëzve nofka e tallet me ta. Këto krijesa, që tallen me të tjerët dhe përpiqen që të mbledhin pasuri duke u krenuar me të, mendojnë se pasuria e tyre e madhe i lejon që të tallen me të tjerët. Ideja se pasuria e tyre do t’i mbrojë ata nga dënimi, është një ide shumë e keqe. Por, All-llahu i Madhë-ri¬shëm ua kthen atyre: “Jo, nuk është ashtu siç mendojnë! Ata do të hyjnë në zjarrin e xhehenemit, që ua shkatërron trupat. Dënimi i zjarrit do të jetë i ashpër; ai do t’ua djegë trupat nga jashtë e nga brenda. Jobesimtarët nuk do të dalin kurrë prej Zjarrit, sepse ata do të lidhen me pranga dhe dyert e xhehenemit do të mbyllen përgjithnjë për ta.”
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Islami e ndalon talljen e njerëzve dhe përmendjen e të metave të tyre.
    2. Shumimi i pasurisë nuk e ruan pronarin e saj nga vdekja dhe nga dënimi.
    3. Jobesimtarët do të futen në Zjarr dhe trupat e tyre do të digjen.
    4. Dyert e Zjarrit do të mbyllen për banorët e tij.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Ç’kuptim ka fjala Hutame?
    2. Vlerësoni nëse janë të sakta ose të gabuara fjalët e më-poshtme:
    a) Nuk lejohet për muslimanin të tallet me vëllanë e tij musliman.
    b) Jobesimtari do të mbrohet me pasurinë e tij në Ditën e Kijametit.
    c) Jobesimtarët do të dalin nga Zjarri.
    3. Vendosni fjalët e grupit të parë A që t’i përshtaten gru-pit të dytë B, kur lidhen me njëra-tjetrën.

  10. #30
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL FIL”

    (E zbritur në Mekë, ka 5 ajete)
    Ajetet 1 - 5
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me zotëruesit e elefan-tit?  2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?  3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë.  4. Dhe i gjua¬nin ata me baltë të gurëzuar.  5. Dhe i bëri ata si gjethi i grimcuar.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Kjo sure flet për pronarët e elefantit dhe për dënimin që All-llahu u dha atyre.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Pronarët e elefantit - Ebreheja dhe ushtarët e tij.
    Kurthi i tyre - Mashtrimi i tyre.
    Humbje - Shkatërrim, poshtërim.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I SURES
    Ibrahimi (paqja e All-llahut qoftë mbi të) ndërtoi Qaben e nderuar sipas urdhrit të marrë nga All-llahu i Madhërishëm. Populli arab e respektonte Qaben, bënte Haxh në të, por në të njëjtën kohë i bënte shok All-llahut të Madhërishëm.
    Ka qenë në Jemen një mbret që quhej Ebrehe El Eshrem. Mbre¬ti ndërtoi një kishë të madhe, që njerëzit ta bënin një vend adhurimi. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ebreheja urdhëroi që të prishej Qabja e Nderuar, kështu që arabët ta linin atë dhe të ktheheshin nga kisha që ai ndërtoi.
    Pasi përgatiti një ushtri të madhe, Ebreheja iu afrua Mekës nga anët e saj. Në ushtrinë e tij ishte edhe një elefant shumë i madh. Kur ushtarët iu afruan Mekës, elefanti ndaloi dhe nuk eci më drejt Qabes, sepse All-llahu i Madhërishëm e ndaloi atë. Në çastin kur ushtria e Ebrehesë u bë gati për të sulmuar drejt Mekës, All-llahu i Madhërishëm dërgoi mbi ta shpendë që i godis-nin me baltë të gurëzuar nga xhehenemi, derisa i shndë-rruan trupat e tyre në gjethe të grimcuara. Kafshët i shkelën me këm-bë dhe hëngrën prej tyre sa deshën. All-llahu i Madhërishëm i ndaloi hapat dhe ua vrau shpresat atyre. Pra, All-llahu i Ma¬dhëri-shëm e shkatërroi në një mënyrë të tmerrshme ushtrinë e Ebre-hesë, duke siguruar kështu Qaben e nderuar prej këtyre të këqi-jave.
    All-llahu i Lartësuar ua përmend arabëve këtë ndodhi, që t’i sqarojë ata se është Ai që mbrojti Qaben dhe që e shkatërroi ushtrinë e Ebrehesë dhe jo idhujt, të cilët ata i adhuronin, që janë gurë. All-llahu kujton kështu mirësinë e Tij ndaj tyre dhe ndaj etërve të tyre.
    All-llahu iu kujton banorëve të Mekës, se vërtet, Ai është gati të shkatërrojë jobesimtarët, që luftojnë Islamin, ash¬tu siç veproi me zotëruesit e elefantit.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm e mbron Qaben e Nderuar prej çdo të keqeje.
    2. All-llahu i Madhërishëm e shkatërroi ushtrinë e Ebrehesë në një mënyrë sa të habitshme aq edhe të frikshme dhe të tmerrshme.
    3. Sureja u kujton banorëve të Mekës të mirat e All-llahut ndaj tyre, kur i shkatërroi armiqtë e tyre.
    4. Kjo sure i nxit muslimanët dhe i ndërgjegjëson ata se All-llahu i Madhërishëm do t’i mbrojë gjithmonë ata në fenë e Tij.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Ku gjendet Qabja e Nderuar?
    2. Kush e ndërtoi Qaben e Nderuar?
    3. Në ç’vit lindi i Dërguari i All-llahut të Madhërishëm?
    4. Plotësoni fjalitë e mëposhtme me fjalët e dhëna: shpen-dët, shokët, me gurë.
    a) Ne jemi muslimanë që pasojmë ............. e të Dërguarit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të).
    b) Pashë mbi pemë .............. të bukur
    c) Muslimanët ndërtuan një xhami të madhe ...............

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Devijimi në kuptimin e fesë
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 16:27
  2. Emri Shqip Onomasiologjik "Arbëria" - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •