Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “ET TARIK “

    (E zbritur në Mekë, ka 17 ajete)
    Ajetet 1 - 10
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për qiellin dhe yllin ndriçues!  2. E ku e di ti se ç’është tariku?  3. Ai është shpuesi (i errësirës me dritën e tij).  4. Nuk ka njeri që të mos ketë Mbrojtës.  5. Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar.  6. Është krijuar prej një pike uji që hidhet fuqishëm,  7. Që del nga shtylla kurizore e nga dërrasa e gjoksit.  8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.  9. Ditën, kur do t’i kontrollohen të fshehtat.  10. E ai (njeriu) nuk ka as forcë e as ndihmëtarë.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për krijimin e njeriut dhe për ringjalljen e tij pas vdekjes; ajo flet për Kur’anin dhe paralajmëron femohuesit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Në fillimin e kësaj sureje All-llahu i Madhërishëm betohet për qiellin. Betohet edhe për yjet, që me dritën e tyre shpojnë errësirën e natës. Betohet në yjet e në meteorët. All-llahu be-tohet në këto krijesa të mëdha, se njeriu nuk është lënë i ve-tëm. Ai ka me vete engjëjt që e ruajnë dhe që i regjistrojnë vep¬rat që bën.
    All-llahu i Madhërishëm e fton njeriun të mendojë për kri-jesat e All-llahut e të pyesë veten si janë krijuar ato. Fillimi i krijimit të njeriut është një pikëz fare e vogël, nga fara (sper-ma) e mashkullit dhe veza e femrës, që piqen bashkë e formoj-në një pikë, e cila më pas kthehet në nje foshnje të vogël në barkun e nënës së vet. Më pas del në këtë botë e fillon e rritet, derisa bëhet i moshuar, pastaj vdes.
    All-llahu i Madhërishëm është i Plotfuqishëm për ta ringja-llur atë. Kjo do të ndodhë në Ditën e Ringjalljes. Atë Ditë, All-llahu do t’i nxjerrë përpara njeriut fjalët që ka thënë e veprat që ka bërë dhe që ai mendonte se ishin të fshehta.
    Në Ditën e Gjykimit njeriu nuk do të gjejë forcë që ta mbro¬jë e ta ndihmojë. Njeriu do të gjejë vetëm punën e tij. Janë veprat e tij ato që do t’i bëjnë mirë ose keq.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Çdo njeri ka me vete engjëj, që e ruajnë dhe që regjis-trojnë ç’bën e ç’thotë ai.
    2. Krijimi i njeriut në barkun e nënës fillon nga një pikëz fare e vogël.
    3. All-llahu i Madhërishëm është i Plotfuqishëm që ta ringja-llë njeriun pas vdek¬jes për t’i kërkuar llogari.
    4. Në Ditën e Gjykimit, All-llahu i Madhërishëm do ta bëjë të dukshme çfarë fshihte njeriu.
    5. Në Ditën e Gjykimit njeriu nuk do të gjejë forcë ku të mbësh¬tetet e asnjë që ta ndihmojë.
    PYETJE E USHTRIME
    1. Përmendni tri çështje që na i mësojnë ajetet.
    2. Ç’do të thotë ajeti: “Nuk ka njeri që të mos ketë Mbroj-tës.”?
    AJETET 11 - 17
    11. Për qiellin që na e kthen shiun.  12. E tokën, që çahet (për të dalë bimët).  13. Vërtet, ai (Kur’ani) është Fjalë që dallon (të mirën nga e keqja).  14. Ai nuk është për lojë.  15. Ata, vërtet ngrenë kurthe.  16. Por dhe Unë përgatis dësh-timin e kurtheve të tyre.  17. E ti jepu jobesimtarëve afat, jepu atyre edhe pak kohë!
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    All-llahu i Madhërishëm betohet në qiellin, i cili sjell shiun mbi tokë dhe për tokën. Kur bie shiu, toka çahet për të nxjerrë bimët. All-llahu betohet për qiellin e për tokën se Kur’ani është i vërtetë, larg kotësive dhe lojrave të fjalëve, prej të cilave nuk fitohet asgjë. Por, megjithëse Kur’ani është i vërtetë dhe i Dër-guari i çiltër, femohuesit ngulnin këmbë në përgënjeshtrimin e tyre dhe ngrinin kurthe kundër Islamit e muslimanëve. All-llahu u thotë muslimanëve të rrinë të qetë, sepse Ai është me ta, kujdeset për ta, i ruan ata dhe bën të dështojnë planet e armiq¬ve të Islamit. All-llahu i Madhërishëm është i Plotfuqishmi, Ai mund t’i shkatërrojë e t’i dënojë ata, por All-llahu i Madhë¬rishëm i thotë të Dërguarit të Vet: “Mos u nxito! Duroji pak fe¬mo¬hue¬sit! Duroni ti dhe muslimanët, sepse fundi i femohuesve dihet; ata janë të humbur në këtë botë e në Botën tjetër do të kenë një dënim të dhimbshëm, në xhehenem.”
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Fjala e All-llahut është e vërtetë dhe e çiltër.
    2. Femohuesit gjithmonë u ngrenë kurthe muslimanëve.
    3. All-llahu i Madhërishëm i mbron muslimanët dhe i asgjë-son planet e armiqve të Islamit.
    4. All-llahu i Madhërishëm u kërkon muslimanëve që të mos ua ngutin dënimin jobesimtarëve.
    5. Është Urtësi e All-llahut vonimi i dënimit për femohuesit.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Përgjigjuni me “saktë” ose “gabim” fjalive të më¬posh¬t-me.
    a) Kur femohuesi bën një mëkat, All-llahu e dënon atë menjëherë.
    b) Kur’ani e ndan të mirën nga e keqja.
    2. Përmendni tri nga çështjet për të cilat flasin ajetet.
    3. Plotësoni fjalitë e mëposhtme me fjalë nga sureja
    a) Muslimani i largohet ......... në fjalët që thotë.
    b) Femohuesit ......... për muslimanët.

  2. #12
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “E’LA “

    (E zbritur në Mekë, ka 19 ajete)
    Ajetet 1 - 13
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin,  2. I Cili krijoi dhe përsosi,  3. I Cili paracaktoi dhe orientoi,  4. I Cili bëri të mundur që të mbijë kullota  5. E pastaj e bëri atë mbeturinë të zezë.  6. Ne do të të mësojmë ty ta lexosh (Kur’anin) e ti nuk do ta harrosh,  7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të dukshmen dhe të fshehtën.  8. Ne do të të drejtojmë ty në të lehtën.  9. Ti këshillo aty, ku këshilla bën dobi.  10. Do të këshillohet ai që ka frikë  11. E do t’i shmanget asaj ai që është njeri i keq.  12. Ai do të hyjë në zjarrin e madh.  13. Aty as nuk do të vdesë e as nuk do të jetojë.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për fuqinë e All-llahut të Madhërishëm mbi krije¬sat, për Kur’anin e Shenjtë dhe për rëndësinë e këshillimit.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Kjo sure fillon me një kërkesë, që All-llahu i Madhërishëm ua drejton të Dërguarit të Tij dhe të gjithë muslimanëve: ta për¬mendin All-llahun e Madhërishëm dhe ta lartësojnë Atë; të mos i bëjnë shok All-llahut dhe të mos thonë se Ai ka fëmijë. All-llahu i Madhërishëm është Një, nuk ka shok dhe as nuk ka të ngja-shëm. Është All-llahu më i Madhi, Ai që ka krijuar gjithçka, që ka paracaktuar gjithçka. All-llahu i Madhërishëm i ka dhënë njeriut cilësi që ia lehtësojnë bashkëpunimin me të tjerët. All-llahu i Madhërishëm u ka dhënë kafshëve cilësi që i bëjnë ato të dobi-shme për njeriun. Edhe Diellin, Hënën, ujin dhe aj¬rin All-llahu i Madhërishëm i bëri të dobishëm për njeriun. Kësh¬tu, gjithësia ecën në rregullsi të madhe. All-llahu i Madhë¬rishëm krijoi gjith-ashtu bimët në lloje të shumta, në mënyrë që krijesat e Tij të përfitojnë nga ato, që njeriu e kafsha të hanë bimë të gjelbërta e të freskëta. Njerëzit dhe kafshët përfitojnë prej tyre edhe kur bimët thahen. E gjithë kjo është nga mëshi¬ra e All-llahut mbi krijesat e Tij. E gjithë kjo është Paracaktimi dhe Urtësia e All-llahut. Bimët, mbirja dhe tharja e tyre të kujtojnë jetën e kësaj bote. Ajo është si bimët; fillon dhe... mba¬ron. All-llahu i Madhë-rishëm i tregon Profetit të Tij se Ai do t’ia kumtojë atij Kur’anin nëpërmjet Xhebrailit të çiltër e Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) nuk do të harrojë gjë nga Kur’ani, me lejen e All-llahut. Por ka disa ajete që All-llahu i ka anuluar e që nuk konsiderohen pjesë të Kur’anit dhe Profeti (paqja dhe beki-mi i All-llahut qofshin mbi të) mund të mos i mbante mend.
    All-llahu i Madhërishëm thotë se Ai di gjithçka. Ai di atë që njerëzit e fshehin dhe atë që njerëzit e nxjerrin në pah. Madje, All-llahu i Madhërishëm di edhe atë që u shkon nëpër mend nje-rëz¬ve, di ngacmimet që vetja ia bën gjithkujt. Kështu, All-llahu i Madhërishëm i paralajmëron njerëzit.
    All-llahu i Madhërishëm i drejtohet të Dërguarit të Tij: “Vër¬tet, All-llahu ka zgjedhur për ty një fe të lehtë, pa vështi-rësi.”
    All-llahu i Madhërishëm është i kënaqur nga Profeti i Tij dhe nga Bashkësia (ummeti) Islame. Kjo fe është e lehtë për t’u ndjekur, prandaj All-llahu e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua për-cillte atë njerëzve, që t’ua kujtonte atyre madhështinë e kësaj feje dhe t’i nxiste ata të besonin All-llahun.
    Ai njeri që e ka frikë All-llahun e Madhërishëm do të për-fitojë nga Kur’ani. Tek ai do të duken frytet e kësaj frike me adhurim dhe bindje e ai do të ndihet i lumtur. Në të kundërt, njeriu, që e dëgjon Kur’anin por e lë atë pas dore dhe nuk për-fiton prej tij, nuk do ta gjejë lumturinë as në këtë botë e as në Botën Tjetër. Në Botën tjetër All-llahu do ta fusë në zjarrin e xhehenemit. Aty nuk do të ketë më një jetë të këndshme; aty do të jetë mes jetës dhe vdekjes, e ky është dënimi më i madh.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm i ka urdhëruar muslimanët që ta madhërojnë e ta kujtojnë vazhdimisht Atë. Është kumtuar që, kur Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) i zbri-ti ajeti,“Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin,” ai tha: “Thua-jeni këtë ajet kur të bini në sexhde.” (E kumton Ahmedi dhe Ebu Daudi)
    2. All-llahu i Madhërishëm e ka krijuar gjithësinë me tërë rregullsinë.
    3. All-llahut të Madhërishëm nuk mund t’i fshihet asgjë, asnjëherë.
    4. Islami është fe e lehtësisë.
    5. Ai që e dëgjon këshillën dhe përfiton prej saj, ka arritur lumturinë; kurse ai që nuk e pranon këshillën, ka humbur.
    6. Ata që do të hyjnë në Zjarr do të jenë midis vdekjes dhe jetës.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Çfarë duhet të thotë muslimani kur bie në sexhde?
    2. Ç’ajete të kujtohen kur shikon një elefant a deve?
    3. Si do të jetë gjendja e atyre që do të jenë në zjarr?
    AJETET 14 - 19
    14. Ka shpëtuar ai, që është pastruar,  15. Që e kujton ma¬dhërinë e Zotit të vet dhe falet.  16. Por, ju po i jepni përpa¬rë¬si jetës së kësaj bote.  17. E dihet se jeta e Botës Tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.  18. Vërtet, kjo (këshillë) gjen¬dej edhe në Fletët e para,  19. Në Fletët e Ibrahimit dhe të Musait.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Në këto ajete All-llahu i Madhërishëm tregon se i lumturi dhe i shpëtuari është ai që nuk bën mëkate, që e pastron veten e tij nga ato, që nuk është si disa të tjerë, të cilët e duan këtë botë më shumë se Botën Tjetër e punojnë për këtë botë më shumë se për Botën Tjetër. Muslimani i çiltër punon edhe për këtë botë edhe për Botën Tjetër, por ai i kushton më shumë vëmendje Botës Tjetër, sepse jeta në atë Botë është më e mirë se jeta në këtë botë. Në Botën e Përtejme jeta është e përher¬shme, ajo nuk ka fund, kurse jeta e kësaj bote nuk është gjith¬monë e bukur dhe një ditë do të mbarojë. Vërtet, këto janë kë¬shilla dhe porosi për të gjithë njerëzit. All-llahu i Madhë-ri¬shëm i ka përmendur këto këshilla në Kur’an, që i zbriti Muhammedit dhe në Fletët, që ua zbriti Ibrahimit dhe Musait.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Muslimani që i kushton vëmendje lumturisë në Botën Tje¬tër largohet nga mëkatet.
    2. Janë vepra e veprime të muslimanëve të çiltër pastrimi i pasurisë, përmendja shpesh e All-llahut dhe falja e namazit rregullisht.
    3. All-llahu i Madhërishëm i qorton ata, që e duan këtë botë më shumë se Botën Tjetër.
    4. Mesazhet e Profetëve ftojnë njësoj në moralin e mirë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Ajetet përmendin tri vepra të muslimanëve të çiltër. Cilat janë ato?
    2. Sureja flet për tre Profetë. Thoni cilët janë ata, sipas ko-hës kur kanë jetuar?
    3. Lidhni çdo fjalë të kolonës A me fjalën që i përshtatet në kolonën B.

  3. #13
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL GASHIJE”

    (E zbritur në Mekë, ka 26 ajete)
    Ajetet 1 - 16
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. A të erdhi ty lajmi për shkatërrimin (Gjithëpërfshirës) ?  2. Atë Ditë sheh fytyra të përulura,  3. Të lodhura e të rras-kapitura (nga mundimi).  4. Ata hyjnë në Zjarrin e ndezur fort.  5. U jepet të pijnë prej një burimi të valë.  6. Ata nuk kanë ushqim tjetër, përveç një barishteje me gjemba e me helm,  7. Që as nuk të jep fuqi dhe as nuk ta shuan urinë.  8. Atë Ditë sheh fytyra të ndritshme.  9. Të kënaqura për veprat e veta.  10. Në xhenet të shkallës së lartë.  11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme.  12. Aty ka burime që rrjedhin.  13. Aty ka shtre¬¬tër të lartë,  14. Gota të vëna pranë,  15. Jastëkë të renduar për mbështetje  16. Dhe qilima të shtruar.
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për fundin e keq të femohuesve, për fundin e lumtur të muslimanëve dhe për disa krijesa të All-llahut.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Kjo sure flet për Ditën e Gjykimit, e cila kaplon të gjithë nje¬rëzit. All-llahu i Madhërishëm ia kujton të Dërguarit të Tij këtë lajm të madh, të cilin duhet ta dinë të gjithë njerëzit. Ai i tre¬gon Profetit cilësitë e atyre që do të hyjnë në xhehenem dhe dënimin që u është përgatitur atyre. All-llahu tregon, gjithash¬tu, edhe për ata që do të futen në xhenet dhe për të mirat, që u janë përgatitur atyre. Pas Ditës së Ringjalljes dhe pas Gjykimit njerëzit do të ndahen në dy grupe. Grupi i parë, janë ata që do të futen në Zjarr. Ata do të jenë kokulur. Në fytyrat e tyre do të duket pendimi, sepse ata punuan dhe u lodhën në këtë botë, por veprat e tyre shkuan kot e nuk u pranuan nga All-llahu i Ma¬dhë¬rishëm. Ndoshta veprat e tyre qenë adhurim; ndoshta qe¬në vep-ra të këqija dhe të shthurura. Omeri (All-llahu qoftë i këna¬qur me të) pa një ditë një prift të krishterë, të lodhur aq shu¬më nga adhurimi, sa mezi mbahej. Omeri (All-llahu qoftë i këna¬qur me të) qau dhe këndoi ajetin: “Atë Ditë, sheh fytyra të përulura. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi). Ata hyjnë në Zjarrin e ndezur fort.” Në të vërtetë, prifti u lodh në një adhu¬rim të cilin nuk e pranon All-llahu i Madhërishëm në Botën e Përtejme, sepse ai nuk e njohu All-llahun si Zotin e Vetëm. Ai nuk e adhu-roi All-llahun ashtu siç duhet dhe rezultati ishte lodh¬ja në këtë botë dhe dënimi në Botën Tjetër.
    Ata që do të hyjnë në xhehenem do të digjen në Zjarrin e tij shumë të fortë. Burimi, ku do të pinë ata, do të nxjerrë ujë të valuar. Ata do të hanë ushqim të keq; ai do të jetë një lloj dë¬ni¬mi për ta. Ai do t’ua çjerrë barqet.
    Grupi i dytë janë ata që do të hyjnë në xhenet. Fytyrat e tyre do të jenë të çelura e të bukura. Në to do të shihen shenjat e gëzimit e të shpëtimit. Ata do të jenë të kënaqur dhe të gë¬zuar për veprat që kanë bërë në këtë botë, sepse falë atyre vep¬rave ata u futën në xhenet. Xheneti, që All-llahu ka për¬ga¬¬titur për besimtarët, është i lartë, i bukur; në të nuk fliten fjalë të këqija. Atje do të dëgjohen vetëm fjalë të mira nga engjëjt që do t’i vizitojnë besimtarët.
    Në xhenet ka burime me ujë të kulluar; ka shumë pije të shijshme, si vera , qumështi e të tjera që All-llahu i ka përga¬ti-tur për të devotshmit. Ata që do të hyjnë në xhenet do të mbështeten mbi jastëkë, mbi ndenjëse të larta e të rehatshme. Atyre do t’u shtrohen qilima të bukur gjithandej. Ata do të kenë përpara vetes gota të mbushura me pije të shijshme. Të mirat e xhenetit janë të shumta dhe të mëdha. Mendja e njeriut nuk mund t’i përfytyrojë të mirat e xhenetit ashtu siç janë në të vërtetë. Kur Kur’ani flet për xhenetin, duke na thënë se aty do të ketë pije, ushqime e vende të rehatshme për t’u ulur, ai ve¬tëm se dëshiron të na e përafërsojë kuptimin, sepse, në të vër¬te¬të, ato të mira që gjenden në xhenet nuk u ngjajnë të mira¬ve që gjenden në këtë botë. Ngjashmëri e vetme janë vetëm em¬rat, që njerëzit ta kuptojnë Fjalën e All-llahut të Madhërishëm.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Ajetet na tregojnë humbjen e madhe të femohuesve. Ata lodhen në këtë botë dhe dënohen në Botën Tjetër.
    2. Ajetet flasin për çfarë ka përgatitur All-llahu për femo-hue¬sit në xhehenem.
    3. Ajetet flasin për atë që ka përgatitur All-llahu për besim-ta¬rët në xhenet.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. All-llahu i Madhërishëm ka përmendur dy cilësi të ushqi-mit që do të hanë femohuesit në Botën Tjetër. Cilat janë këto cilësi?
    2. Ajetet flasin për disa të mira të xhenetit. Përmendni tri prej tyre.
    3. “El Gashije” është një nga emrat e Ditës së Gjykimit. Thoni tre emra të tjerë të Ditës së Gjykimit, të cilat janë për-mendur në suren e mëparshme.
    AJETET 17 - 26
    17. A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar,  18. Edhe qiellin se si është ngritur lart,  19. Edhe kodrat se si janë vendosur!  20. Edhe tokën se si është shtruar?  21. Ti këshillo; ti je vetëm një këshillues.  22. Ti nuk je zotërues i tyre,  23. Përveç atij që sprapset e nuk beson.  24. All-llahu e dënon atë me vuajtje të mëdha.  25. Ata (njerëzit) vetëm te Ne kthimin e kanë.  26. Dhe detyra Jonë është gjykimi i tyre.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    All-llahu i Madhërishëm u thotë njerëzve që të shikojnë disa nga krijesat e Tij të mrekullueshme, të cilat tregojnë fuqinë e Tij. All-llahu i Madhërishëm u kërkon njerëzve të shikojnë deve-të dhe të meditojnë për krijimin e kësaj kafshe. Arabët, të cilë-ve u zbriti së pari Kur’ani, i përdornin shumë devetë. Vërtet, deveja është një kafshë e mrekullueshme, që e meriton të mendo¬het për krijimin e saj dhe për cilësitë e saj. Deveja është një nga kafshët që e duron shumë etjen. Në qoftë se deveja pi ujë të kripur, trupi i saj e kthen në ujë të ëmbël. Deveja është në gjendje të gjejë rrugët me anë të yjeve. Deveja ka edhe shumë cilësi të tjera që e dallojnë nga kafshët e tjera. All-llahu i Madhërishëm i fton njerëzit të shikojnë gji-thashtu qiellin se si All-llahu e bëri atë të lartë, si e bëri atë të fortë e të qëndrue-shëm dhe si e ka zbukuruar atë me yje. All-llahu i Madhërishëm u kërkon njerëzve që të shikojnë malet e larta. All-llahu i Madhërishëm i ka krijuar malet që të përfor¬coj-në Tokën. Në male ka edhe plot dobi të tjera. All-llahu i Madhë-rishëm u thotë njerëzve që të shikojnë tokën, ku ata jetojnë. All-llahu i Madhë-rishëm e ka bërë të lehtë jetesën. Megjithëse ajo rrotullohet, njerëzit lëvizin të qetë e të sigurt, pa e ndjerë lëvizjen.
    Shikimi i krijesave të All-llahut, të cilat njerëzit i kanë para syve çdo ditë, dhe mendimi për krijimin e tyre i shtyn ata ta besojnë All-llahun, Librin e Tij dhe të Dërguarin e Tij (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të).
    All-llahu i Madhërishëm kërkoi nga i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) që të ftonte të gjithë nje¬rë¬zit në Islam, që t’u kujtonte atyre Gjykimin përpara All-llahut dhe përfundimin në xhenet ose në Zjarr. Ai që do ta ndjekë të Dërguarin dhe do të bëhet musliman, ai ka zjedhur rrugën e shpëtimit. Nuk detyrohet nga i Dërguari të bëhet musli¬man ai që ngul këmbë në mendimin e vet, sepse nuk ka dhunë në fe. I takon All-llahut t’i gjykojë ata.
    All-llahu i Madhërishëm i paralajmëron ata që nuk e pranoj-në Islamin duke i thënë se do të kthehen tek All-llahu i Madhë-rishëm, se All-llahu do t’u kërkojë llogari për mohimin e tyre dhe do t’i dënojë rëndë në zjarrin e xhehenemit.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Të mendosh për krijesat e All-llahut është adhurim. All-llahu i Madhërishëm ka urdhëruar të mendojmë për krijesat e Tij dhe Ai do ta shpërblejë atë që e bën këtë.
    2. All-llahu i Madhërishëm e urdhëron Profetin (paqja dhe be¬kimi i All-llahut qofshin mbi të) që t’u kujtojë njerëzve fri¬kën e All-llahut dhe Ditën e Gjykimit.
    3. Islami nuk e detyron njeriun të bëhet musliman, por në të njëjtën kohë ai nuk e lejon njeriun që ta pengojnë thirrjen në Islam a ta luftojë atë.
    4. Njerëzit do të kthehen tek All-llahu i Madhërishëm dhe në Ditën e Gjykimit All-llahu do t’u kërkojë atyre llogari për veprat e bëra.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Thoni disa cilësi që e dallojnë devenë nga kafshët e tjera.
    2. Përse quhet deveja “anija e shkretëtirës”?
    3. Çfarë ju tërheq vëmendjen kur shikoni qiellin sipër jush?

  4. #14
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL FEXHR”

    (E zbritur në Mekë, ka 30 ajete)
    Ajetet 1 - 14
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për agimin!  2. Për dhjetë netët!  3. Për çiftin dhe për te¬kun!  4. Për natën që shkon!  5. A janë këto betime për të men¬çurin?  6. A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?  7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta,  8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në Tokë!  9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginë.  10. Dhe me Faraonin e forti¬fi¬kuar me tenda (ushtarake),  11. Të cilët e tepruan me krime në tokë  12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.  13. E All-llahu kun¬dër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.  14. Se Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për disa popuj femohues dhe për dënimin që iu dha atyre. Sureja flet edhe për natyrën e njeriut, për Botën Tje¬tër dhe për çfarë do të ndodhë në të.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Fillimi i sures tregon për disa popuj që kanë jetuar përpa¬ra Islamit. All-llahu i Madhërishëm, me fuqinë e Tij, betohet në agimin, për ato orë të qeta e të bukura që janë fillimi i ditës.
    All-llahu i Madhërishëm betohet në dhjetë ditë të bekuara, që mund të jenë dhjetë ditët e muajit Dhul Hixhxhe, kur kryhet shtylla e pestë e Islamit, haxhi. Të tilla janë edhe dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, ndër të cilat është një natë më e mirë se një mijë muaj. Nata e Kadrit. All-llahu betohet, gji¬tha-sh¬tu në ditën e kurbaneve, që është dita e dhjetë e muajit Dhul Hixhxhe. All-llahu betohet për ditën teke, që është dita e nëntë e muajit Dhul Hixhxhe, Dita e Arafatit. All-llahu i Madhë¬rishëm betohet për natën kur ajo shkon. Në këtë betim gjejmë një shenjë të mrekullueshme; Lindjen dhe Perëndimin. Betimi i All-llahut në Lindjen dhe Perëndimin, në këtë mrekulli, është i mjaftueshëm për të bindur një njeri me mendje të shëndoshë se All-llahu i Madhërishëm mund t’i asgjësojë kufrin dhe të këqinj¬të kur të dojë, sado të fortë të jenë ata.
    All-llahu i Madhërishëm na tregon se si ka asgjësuar popu¬llin e Adit. Ai qe popull i fortë e i qytetëruar. Jetonte në qytete të mëdha, me ndërtesa të larta, që nuk gjendeshin në vende të tjera. Por, kur populli i Ad-it e përgënjeshtroi të Dërguarin e All-llahut, Hudin, All-llahu i Madhërishëm e shkatërroi atë. Atyre nuk u bëri dobi forca dhe qytetërimi.
    All-llahu i Madhërishëm shkatërroi edhe popullin e Themu-dit. Edhe ai ishte i fortë. Ata kishin bërë shtëpi në shkëmbinj. Me¬gjithatë All-llahu i shkatërroi ata, kur përgënjeshtruan Pro¬fe-tin e All-llahut, Salihun. All-llahu i Madhërishëm e mbyti Farao-nin dhe ushtrinë e tij, i mbyti ata që kishin piramidat, që ngja-nin si shtylla të stërmëdha në tokë, sikur të ishin male. All-llahu i asgjësoi ata, sepse përgënjeshtruan Profetin e All-llahut, Musa-në.
    Të gjithë popujt që përmendëm i kishin kaluar caqet dhe u kishte pëlqyer së tepërmi fuqia e vet. Kështu ata filluan të për-hap¬nin të keqen mbi tokë, luftuan të Dërguarit e All-llahut e bë¬në vepra të liga. All-llahu i Madhërishëm zbriti dënimin mbi ata popuj, sepse Ai mbikëqyr me kujdes veprat e njerëzve dhe i re¬gjistron ato. Ai dënon ata që kanë bërë vepra të liga, si në këtë botë, ashtu edhe në Botën Tjetër.
    Në këto ajete shohim se All-llahu i paralajmëron femohuesit kurejshë që të kenë frikë se Ai do t’i asgjësonte ata, në qoftë se ata do të vazhdonin me mohimin e tyre, sepse All-llahu i Ma¬dhë¬rishëm kishte asgjësuar edhe më parë popuj më të fortë se ata.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm i ka pëlqyer disa ditë e net më shu¬më se disa të tjera.
    2. All-llahu i Madhërishëm ka asgjësuar shumë njerëz, sepse ata përgënjeshtruan të Dërguarit dhe përhapnin të keqen mbi tokë.
    3. All-llahu i Madhërishëm i mbikëqyr femohuesit dhe i shë-non veprat e tyre, që më pas t’i dënojë ata rëndë.
    4. Fuqia e njerëzve nuk është asgjë në krahasim me fuqinë e All-llahut të Madhërishëm.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Plotësoni vendet bosh.
    a) All-llahu i Madhërishëm dërgoi Profetin ______________ te populli i Ad-it , dërgoi Salihun te ________ dhe _________ te Faraoni.
    2. Përmend një muaj që pëlqehet më shumë se të tjerët dhe një natë që pëlqehet më shumë se të tjerat.
    3. Përpiquni të gjeni se ku jetonin tre popujt që përmenden në ajete.
    AJETET 15 - 30
    15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, kur e nderon dhe e begaton, thotë: “Zoti im më ka nderuar.”  16. Por, kur, për ta sprovuar, ia pakëson riskun, ai thotë: “Zoti im më ka poshtë-ruar!”  17. Jo, nuk është ashtu! Por ju nuk pëfillnit bonjakun,  18. Nuk e nxisni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfrin.  19. Dhe ju e hani trashëgimin (me të padrejtë)  20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.  21. Jo, mos ashtu! Kur të dridhet toka me dridhje të njëpasnjëshme  22.Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë  23. Dhe atë ditë sillet xhehenemi e atëherë njeriut i bie ndërmend, por sa do t’i hyjë në pu¬në kjo atij?  24. E thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha para¬përgatitur për jetën time!”  25. Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai.  26. Dhe lidhjet (vargojt) e Tij janë të tilla si të askujt tjetër.  27. (Shpirtit të mirë do t’i thuhet O (ti) shpirt në qetësi e në kënaqësi të plotë!  28. Kthehu te Zoti yt, i kënaqur për vete, i kënaqur edhe Zoti me ty!  29. Hyr në mes të robve të Mi.  30. Hyr në xhenetin Tim.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Në qoftë se njeriu nuk e beson All-llahun e nuk kënaqet me gjykimin dhe përcaktimin e Tij, atëherë prej tij vijnë sjellje të këqija. Këto sjellje tregojnë paditurinë e tij dhe besimin e kotë të tij. Ky njeri i paditur, kur All-llahu i Madhërishëm i fal pasuri dhe ia bën jetën të lumtur, thotë: “All-llahu më do dhe më nde-ron mua, e unë e meritoj këtë.” Por, kur All-llahu do ta vërë në provë besimin e këtij njeriu e të shohë durimin e tij, duke mos i dhënë gjithçka që dëshiron, ai zemërohet me Zotin e tij dhe thotë: “All-llahu më urren dhe më ul mua, e nuk më jep atë që meritoj.” All-llahu e qorton njeriun për mendimin e keq e për keqkuptimin e tij. All-llahu u thotë këtyre njerëzve: Nuk është ashtu siç mendoni dhe besoni ju. Jeni ju ata që nuk e shpenzoni si duhet pasurinë dhe nuk jepni prej saj për të bërë punë të mira. Ju nuk i jepni jetimit dhe nuk e ndihmoni atë, e ky është veprim i keq. Ju nuk e ndihmoni dhe nuk e nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer nevojtarin e varfër. Megjithëkëtë, ju o njerëz shkelni të drejtat e të tjerëve, u merrni pasuritë të pafuqishmë-ve e lakmia për pasurinë ju bën ta siguroni atë në rrugë të papërligjura. Njeriu i bën veprat e këqija dhe e harron përfun-dimin, e harron vendin që e pret në Ditën e Gjykimit.
    Kur të vijë ora e Kijametit, All-llahu i Madhërishëm do të bëjë të lëkundet Toka e ç’ka në të. Gjithçka mbi Tokë do të ndryshojë. Do të vijë All-llahu, ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij, që të gjykojë robërit e Tij. Vijnë edhe engjëjt të rreshtuar dhe afrohet xhehenemi për ta parë ata që do të hyjnë në të. Kur të ndodhin të gjitha këto, njeriu do të bindet se ka qënë i gabuar në këtë botë që nuk e ka besuar Ditën e Gjykimit dhe nuk ka bërë vepra të mira. Por pranimi i mëkateve nuk do t’u bëjë dobi të tillë njerëzve, ashtu siç nuk do t’u bëjë dobi edhe pendimi për ato që kanë bërë, sepse Dita e Gjykimit është ve-tëm për t’i dënuar ose për t’i shpërblyer, jo për të punuar.
    Ditën e Gjykimit, All-llahu i Madhërishëm i dënon ata që do të hyjnë në Zjarr - femohuesit dhe mëkatarët - me një dënim të pashembullt. Askush nuk mund t’i shpëtojë dënimit të All-llahut.
    Pasi ka folur për shpirtin e keq, All-llahu i Madhërishëm flet edhe për shpirtin e besimtarit. Shpirti i besimtarit do të kthehet te Zoti i vet, i sigurt dhe i qetë, sepse ai e besoi All-llahun e Ma¬dhë¬rishëm dhe iu bind Atij. All-llahu i Madhërishëm është i këna-qur prej këtij shpirti, e Ai do ta bëjë edhe këtë shpirt të jetë i kënaqur nga të mirat që All-llahu ka përgatitur për të në Botën Tjetër. All-llahu do ta fusë atë me robtë e Tij të mirë në kop-shte të paparë.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Është cilësi e jobesimtarëve të mos e falënderojnë All-llahun.
    2. Të jemi të butë me jetimin, ta ushqejmë dhe ta ndih-moj¬më të varfrin.
    3. Ditën e Gjykimit mëkatari do të pendohet që nuk e ka adhuruar siç duhet All-llahun, por pendimi nuk do t’i bëjë dobi.
    4. Ditën e Gjykimit do të afrohet xhehenemi, për të qenë më pranë atyre që do të hyjnë në të.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Thoni tri cilësi të këqija të jobesimtarëve, të cilat përmen¬den në sure.
    2. Ç’thotë jobesimtari kur i pakësohet pasuria?
    3. Si do të qëndrojnë engjëjt në Ditën e Gjykimit?
    4. Ç’do të thotë: “Nuk e nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfrin.”?
    5. Si do të kthehet shpirti besimtar te Zoti i vet?
    6. Ç’thotë Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) për afrimin e Zjarrit në Ditën e Gjykimit?

  5. #15
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL BELED “

    (E zbritur në Mekë, ka 10 ajete)
    Ajetet 1 - 10
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Betohem për këtë qytet!  2. E ti gjendesh në këtë qytet.  3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij.  4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.  5. A mendon ai (njeriu) se atë nuk do ta mposhtë askush,  6. Kur thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri”?  7. A mendon ai se nuk e ka parë askush?  8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy,  9. Edhe gjuhë e dy buzë,  10. Dhe ia kemi treguar atij të dyja rrugët?
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për rëndësinë e betimit për besimtarët, për jobe¬sim¬tarët dhe për fundin e secilit prej tyre. Ajo flet për Ditën e Kijametit dhe për çfarë do të ndodhë atë Ditë.



    KUPTIMI I FJALËVE
    Në këtë qytet - Në Mekën e Nderuar.
    Ti gjendesh në këtë qytet - Ti je banor i lirë e me të drejta të plota i Mekës.
    Të dyja rrugët - Rruga e vështirë të besimit dhe të du¬ri¬mit, për të cilën flitet më poshtë, dhe rruga e lehtë të mëkatit e të përgënjeshtrimit, për të cilën është folur në ajetet e më¬sipër-me.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Njeriu i kupton gabim shumë gjëra, prandaj më të shumtën e rasteve nuk i vlerëson ato siç duhet. All-llahu i Madhërishëm i thotë këtij njeriu: “Jo! Çështja nuk është ashtu si e mendon ti, por siç e thotë All-llahu i Madhërishëm.” All-llahu i Madhërishëm betohet për Mekën e Nderuar. Meka është vendi më i shenjtë mbi Tokë. Mirësia dhe pozita e saj u shtua nga prania e të Dër¬guarit të All-llahut.
    All-llahu i Madhërishëm betohet në prindin dhe në atë që lind prej tij. Ky është vlerësim nga All-llahu për procesin e ripro¬dhimit, të shumimit të njerëzve.
    All-llahu i Madhërishëm betohet për çfarë sheh vetë njeriu. Betohet për lodhjen dhe për vështirësitë me të cilat njeriu për-ballet çdo ditë, se njeriu nuk i vlerëson siç duhet gjërat.
    Jobesimtari jeton në këtë botë sikur të ishte ai zot i vet-vetes; ai kujton se askush nuk mund t’i dalë përsipër; kujton se është i lirë të bëjë gjithçka do, kujton se All-llahu nuk e mbikë-qyr atë. All-llahu i Madhërishëm i tregon njeriut se veprimet që bën janë të papranueshme. All-llahu i Madhërishëm e ka krijuar njeriun. Ai i fali atij dy sytë, që të shohë; i fali gjuhën e buzët, që të shprehë i sigurtë atë që ka në veten e vet. All-llahu i Ma-dhë¬rishëm i ka treguar njeriut rrugën e drejtë dhe e ka urdhë-ruar që të ecë në këtë rrugë; All-llahu i ka treguar njeriut edhe rrugën e shtrembër dhe e ka urdhëruar t’i largohet asaj, në mënyrë që morali i tij dhe gjendja e tij (materiale dhe shpirtë-rore) të jenë ashtu siç e kërkon Islami.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Jeta e kësaj bote është e mbushur me mundim e vështi-rë¬si.
    2. I padituri beson se është i lirë të bëjë ç’të dojë.
    3. All-llahu i Madhërishëm i ka dhënë njeriut shumë mirësi, e prej më të mirave janë shqisat.
    4. All-llahu i Madhërishëm ua ka bërë të qartë njerëzve rrugën e drejtë dhe rrugën e shtrembër, që ata të zgjedhin nga do të ecin.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Ç’kuptim kanë fjalët e mëposhtme:
    a) Në këtë qytet;
    b) Ti gjendesh në këtë qytet.
    2. Plotësojini fjalitë e mëposhtme me fjalë nga sureja:
    All-llahu i Madhërishëm i ka dhënë njeriut .................., që të shikojë dhe i dha gjuhën, që të ...................
    3. Ç’do të thotë: “Dhe ia sqaruam atij të dyja rrugët.”?
    AJETET 11 - 20
    11. E ai që iu ngjit së përpjetës së thikët (Akabesë)  12. E ç’të mësoi ty se ç’është e përpjeta e thikët?  13. Është lirimi i një skllavi  14. Ose dhënia e ushqimit kur sundon uria  15. (Kur i jep) Ndonjë jetimi të afërm, 16. Ose ndonjë të varfri që e ka molisur varfëria,  17. Që pastaj të bëhet prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe për mëshirë,  18. Të tillë janë Shokët e Anës së Djathtë.  19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, janë të Anës së Majtë.  20. Mbi ta do të jetë Zjarri si një rreth i mbyllur.
    KUPTIMI I FJALËVE
    E përpjeta e thikët - Rruga e drejtë e shpëtimit, që është gjithmonë e vështirë.
    Shokët e anës së djathtë - Ata që do të hyjnë në xhenet.
    Ata të anës së majtë - Ata që do të hyjnë në xhehenem.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Pasi ka sqaruar në ajetet e mëparshme disa sjellje e vep¬ri-me të këqija të njeriut, All-llahu i Madhërishëm flet tani për vepra të mira që e shpëtojnë njeriun nga Zjarri dhe e bëj¬në të fitojë xhenetin. Veprat e mira e ndihmojnë besimtarin. Ato janë faktorë që ai ta marrë librin e veprave të veta me të djath-tën dhe që të jetë prej atyre që futen në xhenet. Kurse, ai që e mohon All-llahun e që nuk bën vepra të mira, do të marrë librin e veprave të veta me dorën e majtë dhe do të jetë prej atyre që do të futen në Zjarr. All-llahu do t’ua mbyllë atyre dyert e xhehenemit e ata nuk do të mund të dalin më kurrë prej tij. Vepra të mira janë:
    1. Të japësh lëmoshë; të paguash për të liruar robërit.
    2. Të ushqesh e të ndihmosh nevojtarin, sidomos në rastet më të ngutshme, si p.sh., në kohë urie, në kohë lufte, në kohë tërmeti e përmbytjesh etj.
    Të ndihmosh të dobëtit është një vepër shumë e mirë, sido¬mos kur bëhet fjalë për jetimin, që është edhe nevojtar dhe i afërm. Në këtë rast ndihma konsiderohet edhe lëmoshë edhe shi¬kim i të afërmve.
    3. Veprat e mira janë të vështira për t’i kryer; ato kërkojnë durim dhe bashkëpunim.Prandaj ta nxisim njëri-tjetrin për të duruar. Muslimanët duhet ta këshillojnë njëri-tjetrin që të jenë të mëshirshëm me nevojtarët dhe t’i ndihmojnë ata.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Muslimanin e shpëtojnë nga Zjarri besimi dhe veprat e mira.
    2. All-llahu i Madhërishëm urdhëron të ndihmohet nevojtari.
    3. Islami porosit që të ndihmohet jetimi e të tregohet da-shuri e dhembshuri ndaj tij. Profeti (paqja dhe bekimi i All-lla-hut qofshin mbi të) thotë: “Unë dhe kujdestari i jetimit jemi në xhenet si këta të dy (dhe tregoi të bashkuar dy gishta: gishtin tregues dhe atë të mesit).” Pra, ai që kujdeset për jetimin, do të jetë bashkë me të Dërguarin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) në xhenet.
    4. Besimtari do ta marrë librin e veprave të veta me dorën e djathtë.
    5. Jobesimtari do ta marrë librin e vet me dorën e majtë dhe do të hyjë në xhehenem, të cilit më pas do t’i mbyllen dyert.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Thoni nga ajetet dy nga cilësitë e atyre që do të hyjnë në xhenet.
    2. Zëvendësoni tri nga fjalët e fjalisë së mëposhtme me fja-lët në kllapa, pa e prishur rendin e fjalisë:
    Muslimani beson se, kur ushqen të varfrin, e kënaq All-llahun.
    (Besimtari) (është i sigurtë) (jetimin)
    3. Në Ditën e Gjykimit All-llahu i Madhërishëm i ndan njerë-zit në dy grupe. Cilët janë këto grupe?
    4. Tregoni një ngjarje, që e keni dëgjuar ose që ju ka ndodhur, ku të flitet për ndihmën që u është dhënë nevojtarëve.
    5. Thoni dy çështje që i përfitojmë nga ajetet.

  6. #16
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “ESH SHEMS”

    (E zbritur në Mekë, ka 15 ajete)
    Ajetet 1 - 10
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për Diellin dhe dritën e tij!  2. Për Hënën, që vjen pas tij (Diellit)!  3. Për ditën, që e zbulon atë (Diellin)!  4. Për natën, që e mbulon atë (Diellin)!  5. Për qiellin dhe ndërtimin e tij (të mrekullueshëm) !  6. Për Tokën dhe shtrirjen e saj të gjerë!  7. Për Shpirtin dhe përmasat e rregullsinë që i dha atij  8. Dhe ia mësoi ç’është e mira dhe ç’është e keqja,  9. Ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten  10. Dhe ka dështuar ai, që e poshtëroi atë (Shpirtin) .
    KUPTIMI I FJALËVE
    Ia mësoi se ç’është e mira dhe ç’është e keqja - Ia mësoi njeriut se cila ishte rruga e drejtë dhe cila ishte rruga e shtrem-bër.

    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Në këtë sure All-llahu i Madhërishëm betohet në disa nga kri¬jesat e tij të mrekullueshme. Ai betohet në Diellin dhe në dri¬tën e tij, betohet në ditën kur toka bëhet e dukshme nën dritën e Diellit. All-llahu betohet në Hënën, që duket kur perëndon die¬lli, betohet në natën, e cila mbulon tokën e ç’ka mbi tokë. All-llahu i Madhërishëm betohet në qiellin dhe Atë që e ka krijuar qiellin. All-llahu betohet në Veten e Vet. All-llahu beto¬het në Tokën, të cilën e bëri me shtrirje të gjerë për të leh¬tësuar jete-sën në të. All-llahu betohet gjithashtu në njeriun, të cilin Ai e krijoi aq bukur dhe ia bëri të qartë rrugën e mi¬rë dhe rrugën e keqe.
    All-llahu i Madhërishëm është betuar në tërë këto mrekulli, që tregojnë fuqinë e Tij të madhe, për një çështje shumë të rën¬dë¬sishme: t’i tregojë njeriut se ai, i cili e pastron veten nga shirku dhe nga mëkatet do të shpëtojë dhe do të hyjë në xhenet, kurse ai, i cili e humb veten e tij me kufr dhe e prish veten me mëkate, do të futet në xhehenem. E, ai që do të futet në xhehenem, le të qortojë vetëm veten e vet, sepse All-llahu i Ma¬dhë¬rishëm ia bëri të qartë rrugën e drejtë dhe e porositi që të ecë sipas saj. All-llahu i Madhërishëm ia bëri të qartë njeriut edhe rrugën e shtrembër dhe e porositi që t’i qëndrojë larg asaj. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Dhe ia mësoi se ç’është e mira dhe ç’është e keqja.”
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Gjithësia dhe krijesat e mrekullueshme që janë në të tregojnë fuqinë e All-llahut të Madhërishëm.
    2. All-llahu i Madhërishëm e ka krijuar njeriun në trajtën më të bukur dhe i ka treguar atij rrugën e drejtë dhe rrugën e shtre-mbër.
    3. Njeriu që e ruan veten dhe u largohet mëkateve, do të shpëtojë duke u futur në xhenet.
    4. Kur Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) këndonte ajetin “Për shpirtin dhe përmasat e rregullsinë që i dha atij”, thoshte: “O All-llahu im! Jepu shpirtrave tanë për-kushtim e pastroji ata! Ti je Ai që i pastron shpirtrat më mirë se kushdo.” (Muslimi)
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Tregoni një ajet nga sureja, në të cilin All-llahu tregon se ia ka bërë njeriut të qartë rrugën e drejtë dhe rrugën e shtrem-bër.
    2. Përmendni tri krijesa në të cilat All-llahu i Madhërishëm betohet në këtë sure.
    3. Çdo fjalie të kolonës A i vini përballë fjalinë që i për-shtatet në kolonën B.

    A
    Kur perëndon Dielli
    Kur vjen drita
    Në qoftë se njeriu u lar-gohet mëkateve
    B
    Toka dhe ç’ka në të bëhet e dukshme
    Hyn në xhenet
    Del Hëna

    AJETET 11 - 15
    11. Themudët përgënjeshtruan për shkak të arrogancës së vet,  12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.  13 E, i Dërguari i tyre u pati thënë: “Kijeni kujdes devenë e All-llahut dhe mos e pengoni atë të pijë ujë.”  14. Ata nuk i besuan atij dhe e therën atë (devenë) e Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi.  15. E Ai (All-llahu) nuk u trembet pasojave të atij (ndëshkimi).
    KUPTIMI I FJALËVE
    Themudët - Një fis, që sipas historianëve thuhet se e kishte prejardhjen nga bregu lindor i lumit Eufrat.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Kur All-llahu i Madhërishëm tregon në fillimin e kësaj sure¬je se ai që bën mëkat shkatërron vetveten, flet për The¬mu¬dët, të cilët e shkatërruan veten e tyre duke mohuar All-llahun dhe duke bërë mëkate. All-llahu i Madhërishëm dërgoi Profetin Salih (paqja qoftë mbi të) te Themudët, që t’i ftonte të besonin në All-llahun, por ata e përgënjeshtruan Profetin e dërguar nga All-llahu. Atëherë, All-llahu i Madhërishëm, me fuqinë e Tij, nxori nga një gur një deve, e cila pinte sasi shumë të mëdha uji. De-veja ishte argument që tregonte se Salihu ishte i Dërguar nga All-llahu. Salihu i kishte paralajmëruar The¬mudët, që të mos e ngacmonin devenë dhe të mos e pengonin të pinte ujë; por ata kishin rënë në një mendje që ta përgënjeshtronin Salihun dhe ta vrisnin devenë. Kështu njëri prej tyre, më i keqi, u çua dhe e theri devenë. Atëherë, All-llahu i Madhërishëm bëri që t’i zërë to¬ka nën vete, duke i shkatërruar ata të gjithë. All-llahu i Ma-dhë¬rishëm bën gjithçka që do. Askush nuk mund t’i kërkojë llogari All-llahut për asgjë.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu nuk e dënon një popull pa i dërguar më parë të Dërguar që t’i ftojë ata në rrugë të drejtë dhe t’i paralajmërojë ata për dënimin që i pret, nëse nuk kthehen nga rruga e shtrem-bër.
    2. Ajetet tregojnë gjithëfuqishmërinë e All-llahut. Ai nxori nga guri një deve të gjallë.
    3. All-llahu i Madhërishëm e ndihmon të Dërguarin e Vet dhe i shkatërron ata që e mohojnë dhe që e përgënjeshtrojnë.
    4. All-llahu i Madhërishëm bën çfarë të dojë dhe askush nga krijesat e tij nuk mund ta pyesë për ato që bën.

    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Si quhet Profeti që dërgoi All-llahu te Themudët?
    2. Flisni me fjalët tuaja për devenë e Salihut dhe për çfarë i ndodhi asaj.
    3. Përse bëri All-llahu që prej guri të dilte një deve?
    4. Flisni për dy çështje që i mësojmë nga ajetet.

  7. #17
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “EL LEJL”

    (E zbritur në Mekë, ka 21 ajete)
    Ajetet 1 - 11
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për natën, që me errësirë mbulon Gjithësinë!  2. Për ditën, kur ajo ndrin!  3. Për Atë që krijoi mashkullin dhe fem-rën!  4. Vërtet, (qëllimet) për të cilat ju përpiqeni janë të shumëllojshme.  5. E, përsa i përket atij që jep (lëmoshë) dhe që ruhet (nga mëkati)  6. Dhe me tërë çiltërinë dëshmon më të mirën.  7. Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.  8. Përsa i përket atij që bën koprraci dhe e ndien veten të pavarur (nga Zoti),  9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,  10. Ne do ta përgatisim atë për më të vështirën.  11. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të bjerë (në Gropë).
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për jetën e njeriut në këtë botë dhe për fundin e saj. Njeriu do të shkojë ose në xhenet ose në Zjarr.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Për më të lehtën - Për rrugën e drejtë dhe për të marrë sevape.
    Për më të vështirën - Për ta munduar e për ta vënë në vësh¬tirësi.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    All-llahu i Madhërishëm është i Plotfuqishëm për të krijuar gjithçka që do Ai. All-llahu i Madhërishëm tregon disa nga krije-sat e tij të mrekullueshme dhe betohet në to. All-llahu i Madhë¬rishëm betohet për natën, kur ajo mbulon Tokën me errësirën e saj. All-llahu i Madhërishëm betohet edhe në ditën, që vjen pas na¬¬tës, e bën të duket Toka dhe ç’ka në të. All-llahu betohet, gji¬thashtu në mashkullin dhe në femrën e çdo krijese. Krijesat ndry¬shojnë nga njëra-tjetra, si nga cilësitë ashtu edhe nga roli që kanë.
    All-llahu e krijoi ditën që njerëzit të punojnë dhe krijoi natën, që njerëzit të flenë. All-llahu i Madhërishëm krijoi mash-ku¬llin, që të bëjë punë që i përshtaten atij, krijoi edhe femrën dhe i dha detyrat dhe punët që i përshtaten asaj. Këtë shpër-ndarje detyrash e punësh mund ta vemë re si te njerëzit, ashtu edhe te krijesa të tjera. Kështu jeta ecën me rregullsi, ashtu siç do All-llahu i Madhërishëm. All-llahu i Madhërishëm betohet se ashtu siç janë veprat e njerëzve të ndryshme, ashtu edhe kër¬kesa e llogarisë do të jetë e ndryshme. All-llahu do ta ndihmojë në këtë botë, do t’ia lehtësojë rrugën e drejtë e do ta fusë në xhenet atë, që beson dhe bën vepra të mira, që e jep pasuri¬në për hir të All-llahut. Kurse ai që e mohon All-llahun, që nuk bën vepra të mira, që nuk i ndihmon të tjerët me pasurinë e vet dhe që tregohet mendjemadh mbi të tjerët, do të ketë një jetë të vështirë dhe pasuria e mbledhur nuk do t’i bëjë dobi kur të flaket në Zjarrin e xhehenemit.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. Ajetet tregojnë fuqinë e All-llahut të Madhërishëm. Ai ka krijuar krijesa nga më të ndryshmet.
    2. All-llahu i Madhërishëm i ka mëshiruar robërit e tij, duke e bërë natën kohë qetësie dhe ditën kohë pune dhe lëvizjeje.
    3. Veprat e njerëzve janë të ndryshme; dikush bën vepra të mira e dikush bën vepra të këqija.
    4. Të gjithë ata që e besojnë All-llahun dhe bëjnë vepra të mira do të hyjnë në xhenet.
    5. Të gjithë ata që e mohojnë All-llahun dhe bëjnë vepra të këqija do të hyjnë në xhehenem.
    6. Në Ditën e Gjykimit femohuesit nuk do t’i bëjë dobi pasu-ria që ka grumbulluar.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Gjej të kundërtën për secilën nga fjalët e mëposhtme:
    a) Jep lëmoshë - ..........................
    b) Femër - .................................
    2. I vini fjalët e mëposhtme në vendet e duhura: gënje-shtra, bujaria, nata.
    a) Koprracia është e kundërta e ........................
    b) Çiltëria është e kundërta e..........................
    c) Dita është e kundërta e .............................
    3. Bëni një pasqyrë me dy kolona. Në të parën shkruani tri cilësitë e atyre që do të hyjnë në xhenet dhe përbri secilës, tri cilësi të atyre që do të hyjnë në xhehenem.
    4. All-llahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë se pasuria nuk do t’u bëjë dobi atyre që do të hyjnë në xhehenem. Thoni ajetin që flet për këtë.
    AJETET 12- 21
    12. Detyra jonë është vetëm të udhëzojmë.  13. Vetëm Tonat janë Bota tjetër dhe kjo botë.  14. Unë ju kam paralaj-mëruar për Zjarrin e ndezur fort,  15. Në të cilin nuk hyn tjetër veçse ai më i shthururi,  16. Që përgënjeshtron të Vërtetën dhe i kthen shpinën asaj,  17. Ndërsa më i devotshmi (ndaj All-llahut) do të jetë larg tij.  18. Ai që jep pasurinë e vet për të pastruar veten,  19. Jo për t’u shpër¬blyer nga dikush që i ka bërë mirë më parë,  20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.  21. Dhe së shpejti ai do ta mbërrijë atë kënaqësi (të plotë).
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Si mirësi mbi robërit e Tij, All-llahu i Madhërishëm u tregoi aty¬re rrugën e drejtë. All-llahu i Madhërishëm dërgoi Muham¬me-din si Profet për të gjithë njerëzimin. All-llahu i zbriti atij Kur’-anin, që njerëzit të udhëzohen për në rrugën e drejtë dhe t’i largohen errësirës e t’i afrohen dritës.
    All-llahu i Madhërishëm do t’u kërkojë llogari njerëzve në Di¬tën e Gjykimit dhe kjo është e lehtë për All-llahun, sepse është Ai që gjykon, sepse në dorën e Tij është kjo botë dhe Bota Tjetër.
    All-llahu i Madhërishëm i ka paralajmëruar femohuesit për zjarrin e fortë të xhehenemit e, megjithatë, ata e mohojnë All-llahun. Të devotshmit, ata që e japin pasurinë e tyre për hir të All-llahut dhe nuk e presin shpërblimin nga askush tjetër përveç Tij, do të jenë larg Zjarrit dhe do t’i shpëtojnë nxehtësisë së tij.
    Këto ajete zbritën për të lavdëruar Ebu Bekr Es Siddikun, sepse ai jepte shumë nga pasuria e tij për hir të All-llahut. Ebu Bekr Es Siddiku e bleu Bilal ibn Rebahun, kur ai ishte skllav, dhe më pas e la atë të lirë. Ebu Bekr Es Siddiku bëri tërë ato vepra për hir të All-llahut. E, All-llahu i Madhërishëm do t’i kënaqë Ebu Bekr Es Siddikun e të gjithë ata si ai duke i bërë të lumtur në xhenet, ashtu siç u kishte premtuar.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm ua ka bërë të qartë njerëzve rru-gën e drejtë.
    2. All-llahu i Madhërishëm ka në dorë këtë botë e Botën Tjetër, si dhe ç’ka në to.
    3. Besimtari është i çiltër jo vetëm në fjalët e tij, por edhe në veprat e tij dhe e pret shpërblimin vetëm nga All-llahu.
    4. All-llahu i Madhërishëm i bën robërit e Tij të mirë të kënaqen me të mirat e mëdha që Ai u ka përgatitur në xhenet.

    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Vendosni shenjën () për mendimin e drejtë dhe () për mendimin e gabuar në fjalitë e mëposhtme.
    a) All-llahu i Madhërishëm do ta bëjë dorështrënguarin të kënaqet në Botën Tjetër.
    b) Besimtari i çiltër i bën veprat e veta vetëm për hir të All-llahut të Madhërishëm.
    c) All-llahu i Madhërishëm e ka lavdëruar Ebu Bekrin.

  8. #18
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “ED DUHA”

    (E zbritur në Mekë, ka 11 ajete)
    Ajetet 1 - 11
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për paraditën!  2. Për natën, kur shtrin errësirën!  3. Zoti yt as nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.  4. Bota e ardhshme do të jetë më e mirë për ty sesa e para (e ta¬nish-mja).  5. Zoti yt do të të japë ty atë me të cilën do të jesh i kënaqur.  6. A nuk të gjeti jetim e të përkrahu?  7. Të gjeti ty të paudhëzuar e Ai të udhëzoi,  8. Të gjeti të varfër e të begatoi.  9. Pra, mos e përul jetimin!  10. As lypsin mos e përzë!  11. E, mirësinë që të dha Zoti yt, shpalle!
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për kujdesin e All-llahut të Madhërishëm për të Dërguarin e Tij dhe për nderet që i ka bërë në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Sureja përmend gjithashtu edhe udhëzime për sjelljen me jetimët.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) filloi t’i zbresë Shpallja në shpellën Hira, kur atij i zbriti Xhibrili me Fjalën e All-llahut të Madhërishëm: “Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi.” Që nga ajo orë e bekuar, drita e së cilës ndriçoi tërë njerëzimin, Xhibrili u urdhërua që të rrinte gjith-monë i lidhur me Profetin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të).
    Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) ishte i gëzuar për Shpalljen që i vinte nga Zoti. Ai lumturohej, kur zbris¬te Xhebraili dhe e priste me padurim ardhjen e tij.
    Njëherë ndodhi që Shpallja iu vonua. Kaloi njëfarë kohe dhe Xhebraili nuk po vinte tek i Dërguari All-llahut. I Dërguari i All-llahut u hidhërua nga kjo mungesë. Femohuesit kurejshë e mo¬rën vesh vonimin e Shpalljes dhe u gëzuan shumë. Ata thoshin: “All-llahu e braktisi Muhammedin” Atëherë, All-llahu i Madhëri¬shëm i zbriti Profetit këtë sure të madhe, e cila e bën të qartë pozitën e lartë të Profetit për All-llahun dhe ua ktheu mbrapsht fjalët kurejshëve.
    All-llahu i Madhërishëm betohet në paraditen, betohet në ato orë të bukura të fillimit të ditës, betohet në natën kur ajo hap errësirën e saj mbi tokë. All-llahu i Madhërishëm betohet në to se Ai nuk e ka braktisur të Dërguarin e Tij. Muhammedi është i Dërguari për të gjithë njerëzit dhe All-llahu i Madhërishëm e do atë.
    All-llahu i Madhërishëm i jep sihariq Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) se Ai nuk e ka braktisur dhe se i ka përgatitur të mira të shumta në këtë botë dhe në Botën Tjetër. All-llahu i Madhërishëm e nderoi Muhammedin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) në këtë botë, duke e bërë të Dërguar për të gjithë njerëzit. Bota Tjetër do të jetë për të më e mirë se kjo botë, sepse All-llahu i Madhërishëm do t’i japë të Dërguarit të Vet dhe Bashkësisë (Umetit) së tij gjithçka që dëshirojnë.
    All-llahu i Madhërishëm e ka ruajtur dhe e ka mbrojtur të Dër¬guarin e Vet, qëkur ai ishte ende fëmijë. All-llahu u kujdes për të dhe e përgatiti për të qenë Profet. I Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) u lind jetim, por All-llahu bëri që për të të kujdesej gjyshi i tij, Abdul Muttalibi. Kur vdiq Abdul Muttalibi, për të u kujdes xhaxhai i tij, Ebu Tali-bi. Edhe gjyshi i tij edhe xhaxhai ishin nga paria e Kurej¬shëve, kështu që, me dëshirën e All-llahut, Profeti u rrit i nderuar dhe krenar.
    Kur u rrit Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) filloi ta kërkonte vetë të Vërtetën; ai nuk i adhuroi kurrë idhujt dhe nuk u besoi kurrë atyre. Atëherë, All-llahu e udhë¬zoi në rrugën e drejtë, të cilën ai e kërkonte, e dëshironte dhe e bëri të Dërguar.
    Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) ishte i varfër, por All-llahu i Madhërishëm e pasuroi, duke e bërë që të kishte “Bejtul Mal-in” (Shtëpinë e Pasurisë). Por, Profeti (paq-ja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) e shpërndante pasu¬ri-në e vet ndër muslimanë.
    Pasi All-llahu i numëroi të Dërguarit të Tij këto të mira, i vuri atij përballë tri porosi të rëndësishme.
    1. Mëshiroje jetimin; jepi atij! Këshilloji edhe muslimanët të jenë të butë me të.
    2. Ji i butë me atë që kërkon lëmoshë. Mos e përzë, mos e përul; këshilloje! Mësoji edhe muslimanët të veprojnë kështu.
    3. Kujtoji të mirat që t’i ka dhënë All-llahu dhe falëndero¬je All-llahun për to! Mësoji edhe muslimanët të falënderojnë për të mirat që u janë dhënë.
    Jetëshkrimi i Profetit tregon se ai e ka kryer detyrën që i ngarkoi All-llahu i Madhërishëm. Ai kujdesej për jetimin dhe tre-gohej i butë me të. Profeti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) thotë: “Unë dhe kujdestari i jetimit jemi në xhenet si këta të dy” , dhe tregoi gishtin tregues dhe gishtin e mesit. Ky ësh¬të një shpërblim i madh për ata që kujdesen për jetimin. Pro¬feti (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) tregohej i bu¬të edhe me ata që kërkonin lëmoshë. Ai nuk e kthente duar¬zbra¬zët asnjërin prej tyre. Profeti e falënderonte All-llahun shu¬më, me fjalë e me adhurim. Megjithëse All-llahu ia kishte falur më¬ka¬tet, ai thoshte: “A të mos jem rob që falënderon?”
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. I Dërguari kishte një pozitë të lartë tek All-llahu i Madhë-rishëm.
    2. I Dërguari e dëshironte shumë takimin me Xhebrailin për të marrë Shpalljeën.
    3. All-llahu i Madhërishëm e ka nderuar Profetin e Vet në këtë botë dhe në Botën Tjetër.
    4. Duhet të sillemi butë me jetimët dhe me ata që kërkojnë lëmoshë.
    5. Besimtari i çiltër e falënderon shumë Zotin dhe i për-mend të mirat që Ai i ka dhënë.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Plotësojini fjalitë e mëposhtme me fjalë nga sureja:
    a) Atij, që i vdes babai, quhet .................. .
    b) Fala dy rekate sunet të ...................... .
    c) Nuk lejohet të japësh ........................ .
    2. Përse ka zbritur kjo sure?
    3. Kërkoni në jetëshkrimin e Profetit (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) një ngjarje që tregon se ai sillej butë me ata që kërkonin lëmoshë.
    4. Tregoni dy çështje që i mësojmë nga ajetet.

  9. #19
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “ESH SHERH”

    (E zbritur në Mekë, ka 8 ajete)
    Ajetet 1 - 8
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?  2. Dhe hoqëm prej teje barrën tënde,  3. E cila rëndonte shpinën tënde.  4. Ne e ngritëm lart famën tënde.  5. Vërtet pas vështirësisë vjen lehtësimi.  6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.  7. E pasi të lirohesh (nga detyrimi më i ngutshëm), atëherë mundo-hu edhe më shumë në adhurimin e All-llahut.  8. Dhe vetëm te Zoti yt përqendro synimin!
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për të mirat që All-llahu i Madhërishëm i ka falur të Dërguarit të Tij.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM I AJETEVE
    Kjo sure flet për kujdesin e All-llahut të Madhërishëm për Profetin e Tij, në mënyrë që ta kumtonte thirrjen e All-llahut te njerëzit. Kjo sure i ngjan sures “Ed Duha”, që është para saj.
    Sureja tregon se si All-llahu i Madhërishëm ia ndriçoi zemrën të Dërguarit të Vet me besim (iman), si e bëri atë ta dojë thirr¬jen për në Islam e si e bëri atë të gatshëm që të mbajë mbi supe Mesazhin Islam. All-llahu i Madhërishëm ia largoi atij mër¬zi¬në që i kishte sjellë mosbesimi dhe shtrëngimi i kurejshë-ve, sepse Profeti donte që të gjithë të udhëzoheshin për në rrugën e drejtë. All-llahu i Madhërishëm ia lehtësoi Profetit të Tij mun¬dimet që i shkaktonte populli i tij dhe e bëri të durue-shëm dhe të sigurtë në rrugën që ndiqte.
    All-llahu i Madhërishëm e lartësoi kujtimin e të Dërguarit të Tij dhe e bëri atë të përjetshëm. Nuk kalon një orë në botë, pa u përmendur emri i të Dërguarit të All-llahut (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) bashkë me emrin e All-llahut, në çdo ezan e në çdo namaz. All-llahu i Madhëri¬shëm i porosit njerëzit që të çojnë Salavatë mbi Profetin (paqja dhe bekimi i All-lla-hut qofshin mbi të), t’i binden atij dhe ta duan atë. Ky shem-bull e të tjerë si ky janë nderim për Profetin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të), e lartësojnë kujtimin e tij.
    Në këtë sure All-llahu i Madhërishëm i premton të Dërguarit të Tij se Ai do ta largojë varfërinë nga ai dhe nga muslimanët që janë rreth tij. All-llahu i Madhërishëm u premtoi atyre se do t’u jepte pasuri dhe siguri, se do t’ua bënte të lehtë të jetonin mirë e të sigurtë. All-llahu e mbajti premtimin e Vet, kur musli-manët emigruan nga Meka në Medine dhe kur Islami u përhap në shumë vende të tjera. Pas kësaj, All-llahu kërkoi nga i Dërguari i Tij që ta falënderonte All-llahun për ato të mira dhe të ishte i zellshëm në adhurim. All-llahu i Madhërishëm i thotë të Dër¬gua-rit të Tij: “Kur ta mbarosh thirrjen për në Islam ditën, falu na-tën dhe kaloje kohën e mbetur duke adhuruar All-llahun, që Ai të kënaqet prej teje.” I Dërguari All-llahut i zbatoi me përpikëri të gjitha urdhrat e All-llahut të Madhërishëm.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm e ndihmoi Profetin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) të përcillte Mesazhin, duke e bërë atë ta donte thirrjen për në Islam.
    2. All-llahu i Madhërishëm e ngriti lart kujtimin e të Dër¬gua¬-rit të Tij dhe e përjetësoi emrin e tij.
    3. All-llahu i Madhërishëm i premtoi të Dërguarit të Vet se do ta shpëtonte pas vështirësisë dhe do ta pasuronte pas varfë-risë.
    4. All-llahu i Madhërishëm e udhëzonte të Dërguarin e Tij ta adhuronte All-llahun rregullisht për të fituar kënaqësinë e Tij.
    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Nuk kalon as edhe një orë në këtë botë pa u përmendur emri i të Dërguarit të All-llahut. Mendohuni dhe tregoni si arrihet kjo.
    2. Përmendni dy çështje që na i mësojnë ajetet.
    3. Plotësoni fjalitë e mëposhtme me fjali të përshtatshme nga sureja:
    a) Pastroje .............. tënde nga smira për vëllezërit e tu muslimanë.
    b) Drejtoje .............. , kur je në ruku.
    4. Thoni një ngjarje nga jetëshkrimi i Profetit, ku bëhet i qartë durimi i tij ndaj mundimeve të femohuesve.

  10. #20
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anëtarësuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    SUREJA “ET TIN”

    (E zbritur në Mekë, ka 8 ajete)
    Ajetet 1 - 8
    Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
    1. Për fikun dhe ullirin!  2. Dhe Turi Sinanë!  3. Dhe për kë¬të qytet të sigurisë!  4. Vërtet, ne e krijuam njeriun në for-mën më të bukur.  5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve,  6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë shpërblim të pandërprerë.  7. E, pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh Ditën e Shpërblimit?  8. A nuk është All-llahu më i Urti i gjykuesve?
    PËRMBAJTJA E SURES
    Sureja flet për të mirat që i ka dhënë All-llahu njeriut, për shpër¬blimin e atij që beson dhe për dënimin e atij që mohon.
    KUPTIMI I FJALËVE
    Turi Sina - Mali, ku All-llahu i Madhërishëm i foli Musait.
    Qytet të sigurisë - Meka e Nderuar.
    KOMENTIM I PËRGJITHSHËM SURES
    Në këtë sure, All-llahu i Madhërishëm betohet për tri vende, ku ka dërguar tre Profetë të nderuar. All-llahu i Madhërishëm betohet në Bejtul Mukades-in, ku dërgoi Isanë (paqja qoftë mbi të). Ai vend njihet për pemët e fikut dhe të ullirit. All-llahu i Madhërishëm betohet edhe në Turi Sina-në, në Malin e Bekuar, ku All-llahu i foli Musait dhe prej ku e nisi Musanë për te Fa¬raoni. All-llahu i Madhërishëm betohet në Mekën, vendin, ku All-llahu i Madhërishëm dërgoi Profetin Muhammed (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të).
    All-llahu i Madhërishëm betohet në këto vende të bekuara se e krijoi njeriun në formën më të mirë dhe i dha atij ndjesh-mërinë, mendjen, dëgjimin dhe shikimin, që të jetë me moral të lartë, që ta shohë të mirën dhe ta ndjekë atë dhe ta shohë të keqen e t’i largohet asaj. Por, shumë njerëzve nuk u bëjnë dobi mendja dhe shqisat dhe ata zgjedhin mohimin dhe humbjen. All-llahu i Madhërishëm i fut ata në xhehenem në një formë të shëmtuar. Ndërsa për ata që besuan e bënë vepra të mira, All-llahu i Madhërishëm ka përgatitur në xhenet të mira që nuk mbarojnë kurrë.
    Pas kësaj All-llahu i Madhërishëm qorton femohuesit: “Për-se e përgënjeshtrojnë ata Ditën e Kijametit?” All-llahu do t’i gjykojë ata me dënim, ashtu siç e meritojnë, sepse ata kanë mohuar. Nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut. All-llahu është më i Urti, më i Drejti.
    Ç’NA MËSOJNË AJETET
    1. All-llahu i Madhërishëm betohet në tri vende, ku ka dër-guar Profetët e Tij, se Ai e ka krijuar njeriun në formën më të bukur.
    2. Besimi dhe veprat e mira i bëjnë dobi njeriut si në këtë botë, ashtu edhe në Botën Tjetër.
    3. Mohimi (kufri) e ul njeriun në shkallën më të ulët si në kë¬të botë, ashtu edhe në Botën Tjetër.
    4. All-llahu i Madhërishëm është i Drejtë në gjykimin e Tij.

    PYETJE DHE USHTRIME
    1. Çdo fjalie të kolonës A i vini përballë fjalinë, që i përsh-ta¬tet nga kolona B:
    2. Ç’do të thotë: “Në formën më të bukur”?

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Devijimi në kuptimin e fesë
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 16:27
  2. Emri Shqip Onomasiologjik "Arbëria" - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •