DUHET TE BEJME DIVORC ME GARDEN E VJETER
Mustafa Nano
Sikur tė pėrpiqeshim tė ndėrtonim tipologjinė e tė vjetėrve (duke ecur nė drejtim tė kundėrt me ata, qė prej ditėsh, duke marrė shkas nga njė debat i mjerė televiziv mes ca tė rinjve, po bėjnė ēmos tė skualifikojnė tė gjithė gjeneratėn e re), njė element do tė ishte mė domethėnės e mė karakterizues se tė tjerėt: tė vjetrit dinė tė pėrbaltin, janė mėsuar tė pėrbaltin, provojnė qejf sa herė qė pėrbaltin.
Thėnė me fjalė tė tjera, ata nuk kanė punė me atė qė ti thua, por me ty, qė e thua; ata, edhe nė rastin kur janė gėrmadha tė njėmendta morale, kanė megjithatė njė prirje e njė gatishmėri tė ēuditshme qė nė vend tė kredencialeve politike-intelektuale-kulturore tė tjetrit, tė shohin me lupė - shih pa shih! - kredencialet morale; ata nuk merren me projektin tėnd, por kanė nė majė tė gjuhės shprehjen: prit mor prit, na thuaj njėherė kush je, i kujt je, nga vjen etj, etj; ata nuk e kanė mendjen tė zhvleftėsojnė peshėn e idesė sė hedhur, por tė denigrojnė personin qė e hedh atė ide; ata janė tė prirur tė shohin tek ēdo person yēkla e njolla biografike, tek ēdo ide njė gėnjeshtėr, tek ēdo gjest njė hile, tek ēdo qėndrim njė hesap pėr tė pėrfituar, tek ēdo zė i ngritur njė shėrbim ndaj tė tjerėve e tek ēdo ambicie njė logjikė tė mbrapshtė konspirative.
Po pse kėshtu xhanėm? Hm, njė dreq e di; dikush do tė thosh shpejt e shpejt, se ja, ky ka qenė prore e ky ėshtė edhe sot e kėsaj dite shqiptari, e do tė vijonte tė kėrkonte shembuj historikė qė ilustrojnė e mbėshtesin kėtė tezė (ēėshtė e vėrteta, shembuj mund tė gjenden plot), pėr tė arritur mė nė fund ndoshta tek zbulimi i njė predispozite gjenetike unikale ndėr ne. Nuk ka dyshim, qė kjo e fundit ėshtė njė broēkull. Kjo dukuri, ashtu si dhe dukuri tė tjera, lidhen e shpjegohen me njė prapambetje tradicionale socio-kulturore, e cila pjell po prapambetje dhe e cila, pavarėsisht nga pėrpjekjet e kulturės shqiptare pėr ta mundur e pėr ta kapėrcyer, mbetet e fortė deri nė atė pikė sa ndot fort dhe vetė kulturėn.
Pėrveē kėsaj, ka gjasa qė tė vjetrit tanė ta shohin kėtė sjellje edhe si njė mėnyrė pėr ti bėrė bisht introspeksionit e pėr tė mos bėrė asnjėherė njė mea culpa, gjė qė mund tė bėhet edhe kėshtu, d.m.th. nė rastin mė tė keq duke pėrqeshur e baltosur ose kundėrshtarėt, ose ca personalitete fringo tė reja, e nė rastin mė tė mirė duke projektuar veset, pafuqinė, zullumet e tyre tek pala apo gjenerata konkurruese. Pėr vete kanė bėrė njė mijė e njė tė zeza, ndėrsa tė tjerėt duan ti fusin nė njė sitė tė imtė morale, pėr tu thėnė mė nė fund: ja, edhe ju nuk jeni ndryshe; si ne jeni.
Po pėrmend dhe njė arsye tė tretė (mund tė ketė tė katėrt, tė pestė, e kėshtu me radhė, por unė po mbetem kėtu): ne, shqiptarėt, jemi ndėr popujt mė reaksionarė tė Evropės e tė botės; ne nuk e duam prurjen e re, ne kemi frikė prej risive, ne kemi frikė prej ndryshimit. Neve ndryshimi na kall datėn, na fut tė dridhurat, na shushat, na prish rendin e gjėrave. Ne dashurohemi lehtėsisht me status quo-nė, edhe kur kjo status quo nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė regjim i vazhdueshėm mjerimi, pasigurie, banditizmi etj.
Po si ėshtė e mundur qė ne, qė kemi gjithė ditėn e ditės akses tek foltoret publike, nuk bėjmė asgjė pėr ta ndryshuar kėtė situatė. Shumė e thjeshtė: jemi reaksionarė, gjithashtu. Gjithė kohėn gjurmojmė me njė zell tė madh vese e mėkate, gjithė kohėn dyshojmė te tė tjerėt, e gati kemi harruar tė pohojmė, kemi harruar tė gjurmojmė shembullin e mirė, kemi harruar ta nxisim e ta pėrkrahim kėtė shembull, edhe nė rrethanat kur ky shembull mund tė duket i ndotur prej pozave ngrefosėse, apo prej ndonjė ... hesapi tjetėr tė hamendėsuar.
Sikur njė Roberto Saviano tė bėhej i gjallė nė Shqipėri, ėshtė e sigurt qė ne tė gjithė, pėrpara se tė shihnim tek ai njė djalė guximtar, do tė shihnim njė gazetar mediokėr, njė njeri tė sėmurė prej njė protagonizmi lukrativ, njė njeri qė ka kalėruar te njė heroizėm i stisur me synimin pėr tė zbukuruar pak jetėn e tij prej njė provinciali tė padėgjuar e prej gazetari dosido, apo me synimin pėr tė fituar vėmendjen e metropoleve. Edhe nė Itali ka pasur plot njerėz me qasje "shqiptare", tė cilėt kanė bėrė ēmos tė shfryjnė tullumbacen e heroizmit e tė famės sė Savianos, apo mė keq akoma, ta bėjnė pis veprėn e tij. Por shyqyr qė nė Itali ka njė vullnet tė qartė tė opinionit publik pėr tė pohuar gjėra pozitive e pėr tė pėrshėndetur njerėz pozitivė, ka njė vullnet tė opinionit publik pėr ta gjurmuar tė mirėn edhe nė embrion, nė mėnyrė qė mė pas ta rrethojnė me ngrohtėsi, ta mbėshtesin, ta rrisin, e ta bėjnė - pse jo? - njė model edukativ. Shyqyr qė nė Itali ka dhe njė Umberto Eco, i cili nuk e sheh fare tė udhės tė ndillet prej zėrave qė duan tė theksojnė pozat shtinjake e pretencioze tė Saviano-s; pėrkundrazi, ai bėrtet me tė madhe faktin, qė Roberto Saviano ėshtė njė hero kombėtar.
"Mirė mor mirė, por puna ėshtė qė nė Shqipėri nuk ka Saviano" - mund tė thotė ndokush. Unė mendoj se gjėrat janė disi ndryshe: jemi ne qė nuk lejojmė tė ngrenė kokė Saviano-t shqiptarė, jemi ne qė veē dimė tė rrethojmė me dyshime e paragjykime ēdo nismė e ēdo ndėrmarrje tė re individuale a kolektive, jemi ne qė sillemi si ata sicilianėt kokulur e tė kapitulluar pėrballė realitetit mafioz, qė janė rrekur ta skualifikojnė Saviano-n e vėrtetė me frazėn: u bė ky spurdhjak tė luftojė mafia-n! - jemi ne qė hedhim baltė, baltė, baltė, jemi ne mė nė fund qė nuk dimė tė pohojmė gjėra e tė promovojmė njerėz.
Njė gjė ėshtė mė e sigurt, se ēdo gjė tjetėr nė gjithė kėtė histori: janė fajtorė tė vjetėrit pėr faktin qė ka tė rinj, tė cilėt janė mė tė vjetėr se tė vjetrit, pėr faktin qė pikėrisht kėtyre tė rinjve u jepet akses tek foltoret publike, pėr faktin qė pikėrisht kėta tė rinj, edhe pse janė belbacukė nė planin intelektual e hiēėr nė planin moral, bėhen pjesė e establishment-it drejtues, pėr shkak tė mentalitetit prej shėrbėtori qė ata demonstrojnė. Edhe sikur dikush prej tė vjetėrve tė jetė dorėjashtė nė procesin e promovimit e tė rekrutimit tė kėtij soji tė rinjsh, prapė mbetet pėrgjegjės; mbetet pėrgjegjės, pasi ėshtė bashkautor nė krijimin e njė klime e tė njė konteksti tė tėrė, nė tė cilin tė rinjve tė zotė e me vlerė u jepen munxėt dhe tė rinjve pa asnjė vlerė u jepet njė post, apo njė foltore publike.
shqip
Krijoni Kontakt