Pafuqia e pashėrueshme e ekstremistėve
Hamit TAKA
Do ta nis kėtė shkrim me njė gojėdhėnė pėr Profetin Muhamet dhe do ta mbyll me njė thėnie tė profetit tė letrave, Tolstoi. Dikur njė ithtar dhe shėrbėtor besnik i Muhametit shkoi i ekzaltuar te Profeti pėr t'i treguar se njė besimtar kristian ishte kthyer nė mysliman. Profeti, i cili nė fillim e dėgjoi me kėrshėri, mori pamje mospėrfillėse dhe iu pėrgjigj: kjo ėshtė punė fare e thjeshtė, thashė se mos ndonjė fshatar u bė qytetar. Jo se s'mė ka lėnė mbresa kjo thėnie e Profetit kur e kam dėgjuar, por ēdo tregim me motive fetare kalonte tangjent nė ndėrgjegjen tonė, pėr shkak tė kultivimit afetar nė shkolla e mjedisin shoqėror. Mirėpo kėto vitet e tranzicionit, kur demokracia krijoi kushte pėr lėvizjen e lirė nga provinca nė metropol, mė ėshtė kujtuar shumė herė.
Tė rinjtė, qė kanė lindur nė epokėn e demokracisė, nuk e kanė idenė ē'ishte njė fshat apo njė qytet i vogėl shqiptar nė monizėm. Pėr njė intelektual atje jeta ishte njė vdekje e ngadaltė. Me fitoren e demokracisė vendi ynė po kalon njė proces tė vrullshėm prurjesh nga fshati e provinca nė metropole, kryesisht nė kryeqytet. Bashkė me tė po ndodh edhe njė proces i pėrhershėm filtrimi. Ndėrsa dje shėrbimin e filtrit e bėnte ideologjia dhe lufta e klasave, sot e bėn natyrshėm vetė provinca. Ajo mban tipat mė trashamanė, mė konservatorė, mė tė rėndė, mė flegmatikė dhe rryma merr me vete drejt metropolit ata mė mendjehollėt, ata qė u merr vesh koka, qė janė mė tė shkathėt e qė janė nė gjendje tė ndryshojnė. Jemi ne nga provinca qė i japim hov dhe energji kryeqytetit dhe ata atje shpesh na pėrdorin e shfrytėzojnė. Kush mbetet nė provincė ėshtė nė fakt njeri pa ambicie, pa energji.
Me keqardhje, gjatė ditėve tė fundit, kam lexuar nėpėr gazeta tė pavarura herė pas here ankesa tė disa analistėve "tė spikatur", ekstremistė tė majtė dhe kam thėnė me bindje se profetėt thonė vetėm profecira. Natyrisht, nisma pėr njė shkrim tė tillė mė ka vėnė nė njė gjendje dileme morale: nga njėra anė, tregohesh i pasjellshėm nė se polemizon nė distancė me opinionistėt, nga ana tjetėr, nė se nė emėr tė mirėsjelljes e solidaritetit nuk e hap gojėn pėr ato qė mendon se nuk pajtohen me gjykimin tėnd, dashur pa dashur, ose bėhesh ortak e bashkėfajtor nė ēoroditjen e publikut ose tėrhiqesh nga fusha e betejės sociale, i shmangesh debatit dhe konfrontimit publik, kundėrthėnies, pėrplasjes sė mendimeve e interesave sociale. Kėshtu largohesh nga kontributi modest nė formimin e opinionit publik. Mbase arsyeja edhe pėrpiqet ta mposht tundimin e brendshėm pėr tė shkruar, herė-herė tė duket njė gjė pa kuptim, por tė bėn mirė. Eshtė njė jehonė, ėshtė uni yt. Nė fund tė fundit, njeriu duhet tė jetojė jetėn (ashtu si tė na vijė, thoshte Shekspiri), nė vend qė tė jetė lodėr e saj.
Personalisht, demokracinė e kam parė si njė hapėsirė lirie, ku brezat e rinj do tė konkurojnė sipas fuqive e jo sipas biografive (nuk e kam fjalėn as pėr fuqinė e parasė e as atė tė pushtetit, tė cilat tek ne kanė lulėzuar bukur fort gjatė viteve tė tranzicionit), ku njerėzit do tė jenė tė lirė tė lėvizin nga fshati nė qytet dhe anasjelltas, ku njerėzit do tė shprehin lirshėm mendimet e tyre pa censurė e autocensurė. E vetmja gjė qė kam kėrkuar dhe kam fituar. Por, me keqardhje, ndiej akoma njė hendek tė thellė midis meje dhe analistėve qė ankohen, i cili ėshtė ende shtrati i pambushur i atij lumi tė thellė tė djeshėm, i cili na ndante nė dy kampe tė kundėrt, popull dhe armiq tė popullit. Unė isha nė anėn e atyre qė ishin vetėm pėr tė shėrbyer. Nga shkrimet dhe vetėrrėfimet, nga kapadaillėku e fodullėku i trashėguar i tyre, pa paragjykuar mbiemrat, kuptoj se ata i pėrkisnin bregut tjetėr. Lumė, i cili nuk ishte si lumi Ibėr nė Mitrovicė, por midis vetė shqiptarėve tė barabartė nė varfėri materiale dhe shpirtėrore. Ndėrsa sot, ndonėse asgjė nuk na dallon parimisht e ligjėrisht, veē natyrės qė s'na bėn kopje tė njėri-tjetrit dhe me sa duket nėnshtresave ideologjike, kemi diferencė drite. Nė shpirtin e ndėrgjegjen e tyre shikoj retė e mėrisė ndaj atyre qė dhanė kontributin kryesor pėr ndėrrimin e regjimit, shikoj hijet qė ka lėnė humbja e privilegjeve dhe shijen e hidhur tė humbjes sė krenarisė pėr tė qenė "klasė". Ndėrsa unė i pėrkas asaj shtrese, sė cilės demokracia bėri qė t'i ēelin lulet mu nė thelb tė zemrės. Tek ekstremistėt, te zhargoni pakrehur komunisto-plebejan i ligjėrimit, te qarjet e akuzat, tek epitetet dhe etiketimet e shkallės sipėrore, si pėr hijen ashtu edhe pėr dritėn, si pėr ujkun ashtu edhe pėr gjurmėn, si pėr foshnjėn ashtu edhe pėr kriminelin, gjithmonė kam parė edhe mungesėn e dritės sė brendshme edhe tė dashurisė edhe tė lumturisė edhe tė lirisė. Populli thotė: "hahet edhe me rrobat e tij". Ekstremistėt, si rregull, lirinė ia shesin apo ia falin padronit. Kush ėshtė qytetar i lirė, i patransformuar nė njė instrument nė qėllimet e tė tjerėve, kush nuk i ėshtė nėnshtruar asnjė tundimi pėr t'u pasuruar, duke ia shitur shpirtin djallit, kush nuk i ka pėrdorur shkrimet pėr tė arritur objektiva tė tjera, pėrpos pasionit dhe pėrkushtimit qytetar, thotė vetėm tė vėrtetėn dhe me siguri e qetėsi, pavarėsisht se dikujt i vjen e hidhur e dikujt e ėmbėl. E vėrteta e thėnė qartė, publikut i kumbon si zėri i ėmbėl i violinės, kurse klithmat pėr t'i detyruar tė tjerėt tė tė dėgjojė e tė tė besojnė, ngjajnė si daullja e ējerrė e luftėtarit nė betejė.
Janė dy-tre ekstremistė, qė "ndajnė me lexuesit shqetėsimin, qė, nė fakt, nuk ėshtė vetėm i tyre, por i gjithė gazetarėve qė kanė guxuar pėr vite me radhė tė kritikojnė autoritarizmin berishian", duke u ankuar herė pas here, sidomos kėto ditė tė nxehta fushate se dikush i kėrcėnon me telefona, dikush i fyen nė rrugė apo me shkrime nė internet dhe pėr disa nga raca e tyre (opinionistė) qė "shfryjnė kundėr masės okupatore apo uzurpatore tė kėtij autoriteti". Edhe unė jam ndier sinqerisht keq, pėr shembull, kur kam lexuar nė internet mjaft shkrime stigmatizuese pėr kėta analistė pas aksidentit tė presidentit tė Top-medias. Mundet qė kohėt e fundit refleksionet dhe reaksionet e lexuesve tė jenė intensifikuar e ashpėrsuar se edhe vetė kėta analistė e kanė trashur shumė zellin ndaj partive e padronėve qė u shėrbejnė dhe orteku i urrejtjes ndaj kundėrshtarėve ėshtė bėrė tmerrėsisht i frikshėm. Natyrisht ka qenė dhe ėshtė edhe ankthi i listave tė kandidatėve pėr deputetė, qė dikush ia arriti dhe ka rėnė tashmė nė qetėsi. Natyrisht atje ku ka aksion revolucionar ka dhe reaksion kundėrrevolucionar. Por qesharake dhe aguridhe janė pretendimet dhe justifikimet e kėtyre analistėve pėr arsyet qė paraqesin nė shtyp, tė cilat pėrbėjnė analizat mė tė dobėta tė prodhimtarisė sė tyre publicistike.
Sipas tyre, shkaku i tė gjitha shkaqeve dhe pasojave ėshtė berishizmi. Dhe kėtu duket hapur se sa nostalgjikė janė pėr tė kaluarėn komuniste, kur grafomanėt e Enverit shpiknin lloj-lloj izma-sh. Zoti A. Stefani, i cili ka vite e vite qė pėrmend berishizmin, duhet sė pari tė bėj shkrimin e shkrimeve, pėr tė na sqaruar, si e ka ai nė mendje kėtė rrymė filozofike apo doktrinė politike. Unė personalisht e njoh berishizmin si njė doktrinė pėr ērrėnjosjen e komunizmit dhe instalimin e demokracisė nė Shqipėrinė e dėnuar fatalisht tė pėrjetojė geton komunise mė tė egėr nė mes tė Evropės. Ndėrsa ajo qė thonė lakuesit e berishizmit ėshtė shprehja e alergjisė dhe urrejtjes pėr pėrmbysėsit e regjimit gjakatar, ėshtė hija e rėndė e frikės sė humbjes sė zgjedhjeve tė 28 qershorit.
Nėse ankesat janė tė vėrteta dhe nuk janė sforcime, pėr tė bėrė heroin nė kėtė fushatė tė ndezur nga ethet elektorale, duke u thėnė padronėve se kontributi i tyre si opinionistė ėshtė i pazėvendėsueshėm dhe shpėrblimi matet vetėm me emrin nė listat e deputetėve (o tani, o kurrė!), ta kėrkojnė shkakun te vetja. Eshtė pikėrisht se ata ende nuk janė formuar e pėrgatitur pėr tė dhėnė kontribute tė qarta qytetare. Nuk ėshtė publiku qė nuk respekton opinionistėt, por janė kėta tė fundit qė nuk respektojnė publikun. Prurjet e tyre nė hambarin e madh kulturor, nė formimin e opinionit publik janė ende tė pamjaftueshme dhe tė paarrira. Shqipėria e bėri transfuzionin e gjakut dhe nuk pranon mė qė nė gjakun e ēelur nga oksigjeni i demokracisė tė futen llumra e lėndė toksike tė asaj shoqėrie, qė ka vdekur njė herė e pėrgjithmonė.
Ata, qė nė fėmijėrinė e tyre janė ushqyer me tė vetmen maja krijimtarie, pėr tė sharė nga nėna me poezi, nuk mund t'i flasin qytetarisė me njė gjuhė tė pakrehur nga pikėpamja etike dhe tė kthjelluar nga filtrat e shumė brezave. Kultura qytetare nuk e pranon njė edukatė tė egėr, e cila vlon nga epshet shtazarake tė urrejtjes, hakmarrjes primitive, nga makutėria pėr prezencė mediatike, narcizmi, arrivizmi e karrierizmi. Kultura qytetare nuk e pranon mohimin primitivist tė realitetit, ashpėrsinė shtazore qė zbret nga viset e pakultivuara, urinė shpirtėrore tė varfanjakut periferik dhe i kundėrvihet garės sė ecjes pėrpara sipas rregullave tė qytetėrimit. Ajo nuk tė pranon kur inatin e shanseve tė humbura rrekesh ta zbrazėsh mbi tė tjerėt. Ajo nuk tė pranon kur mėritė, dėshtimet dhe rrėzimet e tua ia faturon AUTORITARIZMIT tė Berishės. Pėrkundrazi, ėshtė i njohur historikisht se autoritarizmi frenon instiktet e krimit, abuzimet seksuale etj. Nuk ua ka fajin autoritarizmi i Berishės qė ata i kėrcėnojnė nė telefona, qė i fyejnė nė rrugė, qė i stigmatizojnė dhe i linēojnė lexuesit nė internet Si mund tė flasė zoti Andrea Stefani pėr autoritarizmin e Berishės, qė sipas tij, kėrcėnon lirinė e fjalės, kur vetė ai pėrdor zhargonin mė banal ndaj Berishės nė ēdo shkrim tė tij, pothuajse tė pėrditshėm? Ndėrsa Berisha i jep pėrgjigjen mė elokuente qė mund tė japė njė politikan, duke e lėnė tė thotė si t'i mbushet dhe tė mos paditet pėr asnjė shpifje e trillim tė pamoralshėm. Kjo ėshtė edhe njė mospėrfillje e tij ndaj pasionit maniak pėr t'u marrė me berishizmin. Dhe mospėrfillja ėshtė arma qė tė vret mė shumė se dhjetė plumba.
Kultura qytetare nuk tė pranon kur ti flet pėr autoritarizėm dhe vetė pėrpiqesh t'u imponosh bashkėbiseduesve, lexuesve dhe publikut autoritarizmin kanunor e patriarkal tė maleve qė nga koha e principatave, kur kėmbėngul me prepotencė tė mos u lėsh radhė tė tjerėve tė flasin, kur do tė flasėsh i pari dhe i fundit, qė komentet e tua tė tjerėt t'i marrin apriori si tė vėrteta absolute. Por ka patur raste qė janė pjekur nė "hundėlesha" dhe kanė ikur nga studiot si tė lagur nė shi. Kėshtu i ndodhi njėrit syresh nė televizionin e Kosovės, tek nisi tė ironizonte rrugėn e Kombit, kėshtu i ndodhi edhe nė pėrballjen me zėvendėskryeministrin Genc Pollo. Publiku nuk respekton gėnjeshtrėn, mashtrimin, virtualizimin e gjėrave, nxirjen e realitetit, nuk duron mllefet personale apo kolektive. Publiku nuk tė duron t'i thuash tė bardhės e zezė dhe tė zezės e bardhė. Publiku nuk mund tė durojė qė njė analist me pėrvojė tė thotė nė emisionin "Shqip" se Sali Berisha ka qenė penguesi kryesor i antarėsimit nė NATO. Nuk pranon asnjė "analist" tė ri nė moshė, qoftė edhe i studiuar jashtė, kur shfaqet me mendėsi tė vjetra, duke shtruar pyetjen alogjike: ē'fiton qytetari shqiptar nė pėrditshmėrinė e tij nga NATO? Publiku nuk tė duron tė anatemosh kombin tėnd, duke e quajtur hordhi, sepse feston pėr anėtarėsimin nė NATO dhe t'i thurėsh lavde nė dy shkrime nė tė njėjtėn gazetė tė pavarur Kroacisė, sepse nuk festoi me atė entuziasėm kėtė ngjarje historike dhe tė thėrrasėsh: "ah, tė isha kroat!" dhe "t'i bėja naftėn kėtij vendi". Ai qė nuk e fiton dot lexuesin dhe lavdinė me vepra tė denja nuk e fiton dot me punė tė mbrapshta. Por ēuditej si nuk kanė ndrojė dhe si nuk e ndiejnė sa larg publikut janė me kėto aventura kur shqiptarėt kudo, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e tėrė diasporėn festuan dhe ngazėllyen pėr kėtė fitore. Ndryshe nuk mund t'i quash veēse UFO tė ardhur jo nga trupat qiellorė, por nga provinca. Pra, nėse lexuesit distancohen nga kėta analistė, duke e shprehur nė mėnyra tė ndryshme, kjo vjen se ata ende nuk janė tė pėrgatitur pėr tė pėrballuar kėrkesat elitare tė metropolit. Prandaj, fjalėt e Profetit sot mė lėnė pa mend.
Analistėt duhet tė jenė nė rolin e mjekut, i cili kėrkon t'i vėrė diagnozėn publikut e tė pėrdorė profilaksinė para shėrimit, e jo t'i pėrmbahen moralit tė opozitės sė acaruar pėr shkak tė parandjenjės sė humbjes: kush s'pranon tė ulėrijė me ujqėrit, sakaq mbetet vetėm fare ose e ha kopeja. Nuk ėshtė i vėshtirė konstatimi se, pėr shkak tė kėtyre analistėve, qė ushtrojnė biznesin e fjalės apo kryejnė shėrbimin ndaj padronit, para tė cilit janė betuar, edhe te disa simpatizantėve tė majtė, nga mė paqėsorėt, u ėshtė shpifur befas njė kompleks urrejtjeje dhe zėnė e i shikojnė gjėrat si tė ēmendur e flasin si tė marrėt. Kur takoj ndonjė qė mė flet pėr kundėrshtarėt politikė dhe sytė u ndizen nga njė dritė agresive pėr "armikun", them me vete, po tė isha mjek do ta merrja nė kabinetin tim ta vizitoja.
Pėr shkak tė propagandės trullosėse dhe mashtruese gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, shqiptarėt nuk kishin shumė besim edhe ndaj tė vėrtetave mė tė qarta, nėse ai qė i thoshte ato dyshohej se merrej me ide pėrgjithėsuese, ata nuk kishin shumė respekt pėr intelektualėt, tė cilėt i konsideronin si produkt e shėrbyes tė regjimit. Kjo bėnte qė shpesh arsyetimet e tyre (intelektualėve) tė ishin tė stėrholluara dhe mbresėlėnėse, por tė tilla ato nuk ishin gjė tjetėr veēse armė vetėmbrojtjeje. Kurse sot jemi tė lirė tė shkruajmė e tė botojmė ēfarė tė duam, pa censurė e autocensurė, sigurisht brenda kornizės sė ndėrgjegjes, moralit dhe etikės gazetareske. Prandaj, sė pari, opinionistėt duhet tė ruhen nga fajet dhe devijimet ndaj vetes dhe pastaj ndaj publikut. Eshtė e qartė se gazetaria e superideologjizuar e regjimit diktatorial nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pėrshtatet me gazetarinė nė sistemin demokratik, por njė pjesė, nė mėnyrė krejt mekanike, zbatuan dy modele tė papranueshme, atė tė kthimit tė xhaketės nga astari ose atė tė ndėrrimit tė objektivit - ato qė thanė dje pėr armikun (e jashtėm apo tė brendshėm) sot i thonė pėr kundėrshtarin politik. Duke qenė se kultura demokratike ėshtė nė ngjitje, opinioni publik nuk i pranon as njėrin, as tjetrin.
Opinionistėt kurrsesi nuk duhet tė harrojnė dimensionin kulturor tė gazetarisė. Jo kulturė nė shėrbim tė zotėrisė, por nė shėrbim tė lexuesit. Pikėrisht mungesa e kėsaj kulture sjell rebelimin e lexuesve ndaj nesh. Nuk janė kulturė shprehje tė tilla si, "ata qė bėjnė lajmet nė TVSH janė pa diskutim talebanė tė mass-media-s", vetėm sepse nuk dhanė si lajm tė parė nė lajmet e orės 20.00 vdekjen aksidentale tė tė ndjerit Trebicka, por dhanė vizitėn e Gianfranco Finit nė vendin tonė. Akuzohet TVSH-ja pėr militantizėm politik, kur vet autori po dėshmon ēdo ditė para opinionit publik se ėshtė supermilitant, pavarėsisht maskės si "i pavarur"; ose "Berisha pra, edhe pėr amerikanėt ėshtė njė plehrė, por me erėn e plehrės me tė cilėn janė mėsuar". Eshtė po ky opinionist, maksimalisht ekstremist, qė thotė: " ėshtė pikėrisht kjo karakteristikė e shqiptarėve, e cila me fjalė tė tjera mund tė emėrtohej: talent pėr tė mbijetuar nė mizerje e mjerim". Dhe kėtė talent e zbuloi tani qė jemi nė demokraci dhe qeveria "Berisha", nuk e kishte dalluar mė parė, pėr 45 vjetė rresht, kur shqiptarėt rrinin urtė si delet nė vathė. Njė nga ankuesit nė gazetėn "Shqip", 9 mars 2007, brohoret: "NATO, Shqipėria mbetet jashtė". Normalisht tani qė Shqipėria ėshtė brenda, artikullshkruesi politikisht dhe moralisht ka mbetur jashtė. Lexuesit nuk protestojnė ndaj shkrimeve tė kėtyre analistėve pėr shkak tė berishizmit, por nga revolta qė ndiejnė kur dikush do t'i trajtojė si injorantė dhe tė pėrdorė sloganin: shpif, shpif se shqiptarėt besojnė verbėrisht.
Unė mendoj se grupi i opinionistėve qė ankohet, vuan nga kompleksi i gėrshetimit tė interesave private, me ato tė padronėve opozitarė, tė paraqitur nė njė sfond tė ēelur demokratik, gjė qė krijon pėshtjellim tė madh. Me paragjykime tė majta ata i janė futur edhe rrugės sė protagonizmit, e cila nė kushtet e sotme ėshtė rrugė pa krye. Ata na thonė hapur se idetė dhe mendimet e tyre janė shpėtimi i kėtij vendi, por janė shqiptarėt injorantė qė nuk i kuptojnė, duke i atribuar kėshtu monopolin e tė vėrtetės dhe njė mendjemadhėsi qė u rėndon shpirtin. Bile ata sjellin edhe shembuj e modele nga vendet perėndimore, tė cilėt kanė bėrė revolucione (sa shumė na pėlqen kjo fjalė neve, ndonėse pėr ne sot ėshtė koha e evolucionit, se revolucionit ia kemi parė hajrin edhe nė '97-ėn), pėr shembull nė Italinė fqinje dhe gati thėrrasin se tek ne atė rol mund ta bėjnė ata individualisht, por historia do t'i vlerėsojė mė prapa si raste tė humbur. Mendjemadhėsia qė buron nga mania na bėn llafazanė, thotė Shopenhaueri, kurse krenaria qė buron nga pasioni dhe inteligjenca na bėn tė heshtur. Zoti M.Nano nė njė shkrim ia imponoi detyrimin vetes pėr tė denoncuar bashkėsinė e opinionistėve "elitarė" dhe kėrkoi njė farė ndjese.
Mjaft analistė bien nė gabimin e shpeshtė, bile klasik, ku bien mjaft studiues tė rinj, tė cilėt, tė entuziasmuar nga miratimi dhe audienca qė u ėshtė dhėnė shkrimeve apo punimeve tė para tė tyre, jo vetėm se i gėnjen mendja se kanė arritur qėndrueshmėrinė e paraardhėsve tė tyre tė zgjedhur si modele, por besojnė madje se mund tė luajnė rolin e orakullit tė sė vėrtetės. Tolstoi gjenial njeriun e ka krahasuar me thyesėn aritmetike, ku numėruesi ėshtė ai vetė dhe emėruesi mendimi qė ai ka pėr veten. Dihet, sa mė i madh emėruesi, aq mė e vogėl ėshtė thyesa.
rd
..
Krijoni Kontakt