Gruevski ka vendosur gurthemelin e filharmonisë mbi pronën e BFI-së. Edhe pse procedura gjyqësore për denacionalizimin e tokës që më parë i ka takuar vakëfit të BFI-së ende nuk ka përfunduar, qeveria ka vendosur të fillojë punimet për ndërtimin e këtij objekti. Rijaseti i BFI-së në mbledhjen urgjente të saj ka kërkuar që urgjentishtë të ndërpriten punimet në këtë lokacion sepse pikërishtë në këtë vend dikur ka qendruar xhamia e njohur Ibni Pajko.
Bashkësia Fetare Islame është e çuditur dhe shqetësuar nga veprimi i Qeverisë së Maqedonisë e cila vendos gurthemel në pronë të huaj, në vendin e xhamisë së njohur Ibni Pajko, emrin e së cilës e mban edhe vetë mëhalla e njohur në Shkup bashkë me pronën e saj përcjellëse të vakëfit. Me këtë veprim, Qeveria seriozisht po i cënon dhe prish marrëdhëniet ndërkonfesionale, ku klerikë të lartë të një konfesioni tjetër bëjnë shenjtërimin e themeleve të një objekti i cili padrejtësisht ndërtohet në themelet e xhamisë Ibni Pajko dhe pronës së saj të vakëfit thuhet në reagimin e Rijasetit të BFI-së.
"Nuk jam i njohur me një gjë të tillë. Une siç e dij para se të ndërtohet ndonjë objekt, çfar do qoftë ai, merret nga Ministria e Financave vërtetim se a është parcella e lirë dhe nuk ka në të proces për denacionalizim ose ka pasur dhe psh u është paguar atyre që duhet ose në ndonjë mënyrë është kryer e tërë procedura. Siq e dij asnjë objekt në Maqedoni, shteti nuk ndërton pa e poseduar paraprakisht vërtetim në mënyrë të shkruar nga Ministria e Financave, se parcella është e pastër në mënyrë ligjore nga aspekti i denacionalizimit",
tha kryeministri Nikolla Gruevski.
Nga ministria e Kulturës ndërkohë thonë se procedura e denacionalizimit tani më ka përfunduar dhe se kjo pronë tani i takon shtetit dhe BFI-së do ti paguhet dëmshpërblim duke mos përmendur faktin se pas vendimit të këtillë të komisionit të shkallës së dytë për denacionalizim BFI ka paraqitur aktpadi deri tek gjykata administrative e cila ende nuk ka marë kurfarë vendimi.
"Ministria e Kulturës posedon fletëpronësi ku vërtetohet se parcella ku do ndërtohet objekti i filharmonisë është në pronësi të Maqedonisë", thekson zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës,
Anita Jovanovska.
BFI më datën 26 shkurt 2009 ka paraqitur aktpadin e saj në Gjykatën administrative ndaj vendimit të komisionit të shkallës së dytë për denacionalizim të marrë më 29 janar të këtij viti ku thuhet se kjo pronë nuk i kthehet BFI-së. Rijaseti i Bashkësisë Islame mëtej në reagimin e saj thotë se pas ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë mbi themelet e xhamisë Jelen Kapan dhe përpjekja e tanishme për ndërtimin e Filharmonisë mbi themelet e xhamisë Ibni Pajko dhe vakëfit të saj, haptazi po bëhet përpjekje për ta çrrënjosur Kulturën Islame nga Shkupi dhe zëvendësimin e saj me objekte të tjera. Nga Qeveria kërkojmë që ta ndërpres urgjentisht këtë akt, pronën e përmendur tia kthejë BFI-së, ndërsa në këtë drejtim kërkojmë përkrahjen e opinionit të gjërë në Maqedoni, subjekteve politike që i takojnë konfesionit islam, si dhe nga organizatat e huaja më relevantë që janë të pranishme në vendin tonë.
Valmir Kuçi
Anetar te nderuar e hapa kete teme qe te diskutojme rrethe asaj qe jemi deshmitar te praktikes se perditshme te qeverise se maqedonise, qe ne cdo vend ose objekt qe ka qene i bashkesise islame ose i shqiptareve uzurpohet nga sllavet.
Dikush ketu mund te kritikoje partine shqiptare ne pushtet ( qe jam shume dakord) mirpo faji eshte i gjithe neve, sepse historia do na gjykoje se nuk kemi mundur te ruajme pronen tone.
Mendoj se eshte koha qe ta ngrejme zerin kunder politikes nacionaliste dhe fashiste te sllaveve, pervec partive politike duhet te kyqen edhe mediat shqiptare, organizatat joqeveritare, bashkesia islame dhe gjithe intelektualet shqiptare, por sic duket keto organizata qe i permenda me larte me qef e kan lekun se patriotizmin, me nje fjale shpirtshitur.
Parashtrohet pyetja se si mund te organizohen me mire shqiptaret e FYROMit per te ruajtur dinjitetin e tyre?
Krijoni Kontakt