Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152

    Post Prapaskenat e mjekėve e farmacive.

    Prapaskenat e mjekėve e farmacive.



    Prapaskenat e mjekėve e farmacive.


    Si abuzojnė me detyrėn mjekėt dhe farmacistėt nė Tiranė. Mjekėt fshehin shumat e vizitave, farmacistėt japin ilaēe pa receta. Specialistėt e ISKSH-sė kanė kryer kontrolle nė tė gjitha qendrat shėndetėsore dhe farmacitė e Tiranės, ku kanė evidentuar shkelje tė tė gjitha llojeve. Ndaj subjekteve abuzuese me rregullat ligjore janė marrė masat paraprake. Pėr dy muaj me radhė, Drejtoria e Kontrollit tė Jashtėm pranė ISKSH-sė ėshtė pėrfshirė nė kontrollin e zbatimit tė kontratės me qendrat shėndetėsore dhe subjektet farmaceutike nė kėtė rajon. Nga kėto kontrolle janė hasur shkelje, si abuzimet me kontratat, abuzime me ofrimin e shėrbimeve, pėrcaktimi i diagnozave pa kryer vizitat e pacientėve, abuzime me faturat pėr personat e pasiguruar etj. Pėr tė tilla shkelje masat e parashikuara janė paralajmėrimi pėr pėrjashtim nga puna dhe gjobė, nė bazė tė dėmit tė shkaktuar kundrejt pacientėve dhe ISKSH-sė.
    Shkeljet: Kjo nuk ėshtė e para herė qė ISKSH-ja gjen abuzime tė mėdha nga ana e stafit mjekėsor. Abuzime janė verifikuar nė aktivitetin e mjekut tė pėrgjithshėm dhe tė familjes, ku janė konstatuar shkelje tė detyrimeve kontraktuale, pasaktėsi nė dokumentimin e aktivitetit profesional tė mjekut, pasaktėsi nė regjistrimin e banorėve qė mbulojnė me shėrbim shėndetėsor, duke shkelur parimin e zgjedhjes sė lirė tė mjekut, domethėnė, duke regjistruar tė njėjtėt banorė nga mjekė tė ndryshėm. Kjo ėshtė verifikuar nė Poliklinikėn Nr. 10. Nė poliklinika ėshtė vėrejtur edhe fenomeni i zhvatjes sė parave tė qytetarėve tė pasiguruar, duke u kėrkuar para nė dorė dhe pa prerė faturėn e detyrueshme pėr kryerjen e vizitės. Nė Qendrėn Shėndetėsore Kashar, njė mjeku, pėrveē mungesave tė shprehura nė punė nė ambientet e pikės shėndetėsore, iu gjendėn dhe sasi barnash. Nė zbatim tė kontratės nė fuqi, drejtorit tė qendrės shėndetėsore iu dha masa disiplinore “Paralajmėrim pėr pushim nga puna”. Abuzime janė kryer edhe nė kartelėn personale tė pacientit, e cila u paraqit me shumė mangėsi. Mangėsitė e vėrejtura janė nė rastet kur nuk plotėsohen tė dhėnat e domosdoshme, sipas praktikės sė njohur mjekėsore, nuk plotėsohet saktė ecuria e sėmundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi. Diagnozat nuk mbėshteten me ekzaminime, nuk argumentohet nė kartelė arsyeja e dėrgimit tė tė sėmurit te mjeku specialist, nuk pasqyrohen nė kartelė tė gjithė vizitat e kryera. Po kėshtu, nuk zbatohet praktika e njohur mjekėsore pėr pėrshkrimin nė kartelėn personale tė treguesve kryesorė tė vendosjes sė diagnozės dhe mjekimit. Njėkohėsisht, nuk respektohet sistemi i referimit pėr rekomandimet te mjeku specialist dhe nė spital, si dhe shkelje tė kufizimit tė listės dhe protokollet e pėrdorimit tė barnave, kryesisht pėr sistemin kardiologjik, pulmonar dhe traktit urinar etj. Pėrveē kėsaj, nuk argumentohen tė gjithė rastet e reja kronike dhe ndryshimi terapive sipas detyrimeve kontraktuale. Nė total, janė kontrolluar 13 qendra shėndetėsore, 52 mjekė tė pėrgjithshėm dhe tė familjes. Nė bazė tė kontrolleve dhe nė zbatim tė kontratave tė lidhura, ndaj 26 mjekėve janė vendosur gjoba nė vlerėn totale 86.000 lekė. Ndaj 19 mjekėve tė tjerė janė marrė masa pėr kryerjen e zhdėmtimeve nė vlerėn 195.749 lekėve. Edhe farmacitė kanė njė listė tė gjatė tė shkeljeve.
    Shkeljet: Farmacitė tregtojnė barna pa recetėn e mjekut. Nga punonjėsit e Drejtorisė sė Kontrollit tė Jashtėm, gjatė dy muajve janė organizuar kontrolle tė befasishme te 59 subjekte farmaceutike, ku janė evidentuar mjaft shkelje abuzive. Krahas kontrollit tė befasishėm, u organizuan edhe kontrolle tė plota me inventarizim tė barnave tė listės sė rimbursimit tė 15 subjekte farmaceutike. Nga kėto kontrolle, nė shumė subjekte janė konstatuar rimbursim i padrejtė pėr disa barna tė listės, tė pajustifikuara me dokumentacionet pėrkatėse. Shqetėsues ngelet tregtimi i barnave tė listės pa recetė mjeku, nė kundėrshtim me kontratėn dhe ligjin pėr qarkullimin e barnave. Nė total, vlera e diferencave nė plus tė rimbursuara nė mėnyrė tė padrejtė kap shumėn 1.059.693 lekė, ku janė vendosur masa zhdėmtimi pėr 15 subjekte farmaceutike. Nė lidhje me shitjet e barnave pa recetė mjeku, sipas diferencave nė minus tė detyrimeve kontraktuale, janė vendosur masa administrative me gjobė ndaj 10 subjekteve farmaceutike nė vlerėn totale 100.000 lekė.
    ISKSH /Kontratat, Hana: Nė qendėr tė punės sonė, reformimi i shėndetėsisė. Brenda muajit mars, Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor do tė nėnshkruajė kontratat me 39 spitale, ndėr tė cilėt edhe me qendrėn spitalore universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė. “Nė zbatim tė reformės spitalore, ISKSH-ja do tė nėnshkruajė kontrata me 24 spitale tė rretheve, 11 spitale rajonale, 3 spitale universitare dhe 1 terciar”, informoi tė mėrkurėn drejtoresha e ISKSH-sė, Elvana Hana, gjatė takimit “Reformimi i shėrbimit shėndetėsor, statusi dhe kontratat me spitalet”, qė u zhvillua nė Hotel Tirana, nga ISKSH-ja, nė bashkėpunim me fondacionin gjerman “Friedrich Ebert Stiftun”. Qėllimi i kėtij takimi ishte diskutimi i kontratave me drejtuesit e spitaleve, qė do tė nėnshkruhen brenda disa ditėsh. “Kėtė javė pritet tė miratohet nga Kėshilli Administrativ i ISKSH-sė udhėzimi pėr pėrdorimin e tė ardhurave dytėsore tėrėsisht nga spitalet”, tha drejtoresha e ISKSH-sė, sipas sė cilės, krijimi i njė hapėsire tė re financiare dhe autonomie nė administrim ėshtė njė nga pritshmėritė e kėtij hapi.
    Qendrat shėndetėsore tė Tiranė : Mungesa tė personelit shėndetėsor, sipas orarit tė miratuar.
    Mangėsi tė informimit tė tė siguruarve, nė lidhje me shėrbimet qė ofron qendra shėndetėsore. Mosrespektim i tarifave tė shėrbimit shėndetėsor pėr personat e pasiguruar, ku nė pjesėn mė tė madhe nuk dokumentohen vizitat pėr personat e pasiguruar (duke favorizuar pagesat informale nė kėtė rast). Nė qendrėn shėndetėsore Kashar, njė mjeku, pėrveē mungesave tė shprehura nė punė, nė ambientet e pikės shėndetėsore iu gjendėn edhe sasi barnash.
    Nė aktivitetin e mjekut tė pėrgjithshėm dhe tė familjes janė konstatuar shkelje tė detyrimeve kontraktuale, si pasaktėsi nė dokumentimin e aktivitetit profesional tė mjekut, pasaktėsi nė regjistrimin e banorėve qė mbulojnė me shėrbim shėndetėsor, duke shkelur parimin e zgjedhjes sė lirė tė mjekut (duke regjistruar tė njėjtėt banorė nga mjekė tė ndryshėm, si nė Poliklinikėn Nr. 10).
    Paraqiten pasaktėsi nė tė dhėnat qė raporton qendra shėndetėsore pranė DRSKSH-sė, kryesisht nė lidhje me indikatorin e pagesės pėr numėr vizitash, si plotėsim tė numrit tė vizitave tė njė pacienti dy-tri herė brenda ditės.
    Janė verifikuar mangėsi nė plotėsimin e dokumentacionit pėr tė dhėnat e deklaruara pėr indikatorėt cilėsorė. Tė tilla raste janė vėrejtur kryesisht te mjekėt e qendrave shėndetėsore 10 dhe 2 nė Kashar dhe Paskuqan. Te tė gjithė mjekėt, ku janė konstatuar pasaktėsi, ėshtė marrė masa administrative.
    Shkelje nė farmaci: Ofrim i shėrbimit farmaceutik, nga persona qė nuk kanė nėnshkruar kontratėn me ISKSH-nė, ku, nė zbatim tė kontratave nė fuqi, ėshtė vendosur gjobė nė masėn 10.000 lekė.
    Janė gjetur barna tė listės sė rimbursimit pa pullėn e kontrollit tė MSH-sė, ku ėshtė ndėrprerė kontrata me kėtė subjekt dhe i ėshtė propozuar komisionit tė licencimit pėr heqje tė licencės profesionale.
    Nė ambientet e tri farmacive u gjenden libreza shėndeti tė pacientėve pa qenė tė pranishėm nė farmaci. Janė vendosur masa administrative ndaj tė tria subjekteve, nė vlerėn totale 3.000 lekė.
    Nė 10 farmaci u gjendėn sasi tė konsiderueshme tė faturave tė furnizimit pa u regjistruar nė dokumentacionin pėrkatės, sipas afateve tė pėrcaktuara nė kontratė. Janė marrė masa administrative gjobė ndaj kėtyre subjekteve, nė vlerėn totale 149.000 lekė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    prapaskena e mjekeve e farmacive????
    titullin se kuptoj une se me te tjerat jam dakort
    prapaskenat e mjekeve te farmacive apo prapaskenat e mjekeve dhe farmacive?

  3. #3
    Happy Maska e milanistja_el
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Te rrish te flasesh per shkeljet qe behen nga mjeket, nga personeli i spitaleve dhe nga famarcite do duheshin shume nete te gjate dimri.

    Mjafton thjesht te mendosh se ti pacient shkon ne spital dhe: serumin duhet ta blesh vete, shiringen vet. Te thote mjeku ke ne kartele 3 here serum ne dite po ne si spital vetem nje here te sigurojme LoooL

    Te jep mjeku receten dhe thote... ke per te marre kete ilaē shko merre tek X farmaci.

    Shkon tek farmacisti dhe nuk del asnjehere me duar bosh... po nuk more ilaēin qe te ka dhene mjeku do marresh noi ilaē tjeter qe i duket i arsyeshem farmacistit.

    Biznes me jeten e njeriut gjithandej... ne duar te kujt kam rene.
    Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

Tema tė Ngjashme

  1. Fushata Antikorrupsion nė administratėn shtetėrore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 21-09-2012, 10:05
  2. Itali, vdes shqiptarja nė pritje tė transplantit
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 13:43
  3. 87% e pacientėve para nėn dorė mjekėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 15:00
  4. Duhet larguar sindromi i mjekut-biznesmen
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:28
  5. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •