Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1

    Mallkim i Shkronjavet Shqipe dhe çpërfolja e Shqipëtarit - P.N.Luarasi 1911

    PARËTHËNJE

    Të dashurë këndonjës,

    Dyke parë çpallje libreje të tillë si të kësaj, mbase do të pandehni se përfjalohet për librë mësimtare, a literaturake, a prallëtregimtare, që është gjë e atyre shkronjëtorëve (autorëve), të cilët kujdes kanë të përformuarit dhe çpallosjen mbë të gjithë të një dije të mirë, për të çpikurit e së cilësë fort të pakë (njërës) me shumë djersë dhe përgjërkatje dhe vojë, u lodhë për enteresët të bashkë të njerëzisë, tek, lënd’ e kësaj pas jesësë, as mbë një ndë sendet e sipërme s’ka pjesë se s’është, as mësimëtare, as litaraturake, as prrallëtregimtare po, me gjithë këtë, ndë lëndët të kësaj libreje gjendetë një e vërtetë edhe e drejtë, e cila është nevojë të çquhet me kujdes prej folurës (llafikës) se pa dhunëtë me qenë që qëllohetë për të përzhuriturë ndërgjegjen e ca njerësve të cilëtë vetëquhenë shenjtorë dhe mendorë në kungojkat rreth syresh, po, që kundrëpunojnë dhe, me mjete padrejtësije ndalojnë lirin’ e çkëputurë të çpallosjesë dhe të ideallit të njerëzet të tjerë, që janë të padëmshmim dhe të padhunëtë në ndërgjegje dhe përsharkim, po të pavojshim në kllapavëlmëndime (intrigat) e farisenjtë dhe magjinjtë të kryeqendronjëset (kryetarë), nënë përmbisillët të të cilëvet, për fat të keq, udhëhiqen dhe prinjen në këtë jetë.
    Me të tjera fjalë, për të thënë më çkoqiturë, qëllim i kësaj libre është xbulim’ i një së vërtete morale fort të lartë, me anë të përgjykimit, na të cilët kundrëgjyqës janë, më nj’anë, një Shqipëtar, Petro Luarasi, m’anë tjetër, i parëherëti Shenjt i Kosturit Mitropoliti Fillaret, drejtësidhënës gjyqi i njerëzisë ndërgjegjje mirë, dhe dëshmor është e shumëvojëta dhe e parremëta istori e çpershtilljesë dhe çgjërmimit të bënjavet të jetës’ së njeriut, që nga kryesa e botës gjer sot. Me qënë që xbules’ e së vërtetësë që bëjmë fjalë është rriedhje e vepërimevet të të thënurit Petro Luarasit për të përhapurit të shkronjavet shqipe, andaj dotë radhitim më parë si sent parëhyrje shkurtazi ca dorëzime, të cilëtë përbrëndosin Petro Luarasnë n’e tërë thënja e rreshtës’ së kësaj libre.

    ... vijon

    P.S. Jam përpjekur ti përmbahem me besnikëri materialit i cili është në pdf (i gjithë libri është skanuar)
    Gjatë hedhjes së materialit kam zëvendësuar shkronjat "greke" me ato të duhurat që përdorim sot, kryesisht për shkronjat "dh", "gj", "ll", "nj", "th", "zh", "xh"
    Të më falin specialistët e gjuhësisë se ndoshta diku do të kem bërë gabime.

    Ju faleminderit

  2. #2
    Më 1886 kur u përhap lajmja, se në Korçë hapi dyertë një mësonjëtore shqipe, nënë tragjëtimt të përkujtuarshimit Pandeli Sotirit, nga Selck’ e Lumçit, me përmbajtje të pakëve zilitare mëmëdhetare Korçare, atëhere Petro Luarasi gjendej grek-mësonjës në mëmëdhetht të ti, me qënë që përpara kohësh ishte i predikuarë nga kujtimndrituri Koto A. Hoxinë në mendimet e të përhapurit te shkronjavet Shqipe, nukë la kujdes të apë bashkë me mësimet greqisht dhe mesime shqipnë nxënësit e ti me ato lobar që ndodheshin. Më 1887 në Gusht u kundrëkallëzua nga bashkëmëmëdhetarët e ti, për predikimet Shqipëtare te nxënësit e ti, ne Mitropoliti i Kosturit Qirilli, dhe, me qënë që nuk u bint në këshillat dhe zotimet e Qirillit, ky për dënim mallëkoj dhe çkishëtoj Petron, dyke dënuarë me çvetëmtim dhe jashtëkishje në tërë katundet dhe fshatrat të Kolonjësë, cilindo që të zërë fill për qasje të Petros dhaskal (mësonjës) në katuntt të ti. Po Petrua, kundër bindjes së Qirilit, tek të pendohetë, hapi mësonjëtore shqipe vetake në Ersekë të Kolonjësë, ku, të vegjël e të mëdhenj nga dëshëronjësit që kishinë voli të dëgjoninë dhe të mësoninë këndim dhe shkrim të gjuhësë shqipe. Kjo gjë motoj gjer dy vjet në të cilët Petrua ish i liruarë të vizitonjë në për katundet të përndryshmit Bejlerë dhe kryesës’ të Kolonjësë dyke mësuarë dhe predikuarë ata të duhushmet për nevojët e të përhapurit të shkronjavet shqipe. Më 1889 nëvendës i Qirillit, mitropolit’ i Kosturit Grigori, mori persipër dhe ndjekjen’e Petro Luarasit dhe bashkëngjajëset (shokëvet) të ti. Ky dyke dëshëruarë që të kapnjë me vepëruarazi përluftimin e vepërimevet të Petros, urtësisht u mendua se kjo grapje (agon) dotë jetë më fundsjellëse ndër enteresat e kishësë greke patriarhike, po të përvegjëllonenë në për viset priftërinjt’ e fshatravet, të cilëtë, dyke përdorurë si trembak (gogol) fenë kundrë Shqipëtarëvet, dotë goditin më plotësisht qëllimnë që ndjekinë. Andaj, dyke shkuarë shumë herë në Luaras ndë priftërinjt’ e fshatit atje jashtëkishjen e shtëpifëmijës'së Petros, dhe ndalimn e meshëbënjës’ s’asaj, dhe dyke mos ndëgjuarë, goditi ndë funt të gabonjë me dinakëri, dhe të marrë pas për në Kostur, priftin e Luarasit, papa Stefanë, po ky, me të arirë gjer Dardhë, nga ca shenja mori kundërmendim, dhe frygosi tinëzaj në Luaras nënë mburojtje te Petros. Për më tepër dëftesë të vepërimevet të Grigorit dhe për të kupëtuarë më mirë shenjat e ti, vëmë përpara këtu këto letra ndërsenjake të Grigorit ndë shtëpiakësit’e Luarasit dhe një tjatër letër miqësore të ti ndë Kajmekam’i Kolonjës, për frygosjen e papa Stefanit nga Dardha.

    A! Letër ndë Luarasarët ndë Luaras.
    Të nderçim zotërinj kryesës, mbiqyrës i kishësë, dhe të tjerë të bekuarë t’anë të krishterë, shtëpiakës të këti katundi, u urojmë me Zonë. Atërisht, dhe u lajmërojmë se përtanithi dotë priftërojnë ndë katuntt t’uaj priftërinjt’e Statobërdhësë, me qënë që prifti juaj papa Stefani u vu nënë papunje prej pasonjë rënkimesh që dotë vëzhgojmë kur me ndihmë të Perëndisë shënjtë dotë vimë aty ndë katuntt t’uaj.
    Dhe qofshi mbë Zonë.
    Kostur mbë 26 të Korrikut 1889
    I Kosturit Grigori mbë Krisht uratësi juaj.

    (pason mëlatës’i Mitropolis’ së Kosturit).

    B! Letr’e ti ndë Luarasarët, ndë Luaras.
    Të nderçim z.Muhtarapleqësorë, Kryesës dhe të tjerë gjithë të bekuarë t’anë të Krishterë, shtëpiakës të këti katundi, u urojmë dhe u lajmërojmë se prifti juaj papa Stefani u bë papunës nga ç’do meshëbënjë. Po me qënë që mësuamë se i ngojëzënuri papa Stean erdhi prapë ndë katuntt t’uaj u porosijmë dhe u këshillojmë atërisht të mos e përqasni ndër shtëpit si prift dhe përditës, se është dhe i çvetëmtuarë (aforisurë) papa Stefani.
    Qofshi mbë Zonë shëndoshë.
    Dardhë 25 Vjesht’e I 1889
    I Kosturit Grigori mbë Krisht uratësi juaj.


    Letër ndë Kajmekam i Kolonjësë.
    Ndë i Fortlëvduarçimi Dilaver bej Kajmekan i Kolonjës.
    I Fort-lëvduarçim,
    Me qënë që papa Stefani nga Katundi Luaras erdhi pranë nesh dhe iku tinazi lutem Lavdëris’ s’uaj që t’a kapni të ngojëzënurin papa Stefan me suvari (kalorës) të përkëtëçim dh eta dërgoni atë ndë Mitropoli të Korçësë.
    Ndë këtë përfundonj.
    Në Dardhë, mbë 25 të Vjeshtës’ s’I 1889.
    Mitropolit’i Kosturit

    (pason mëlatës’i tij).

    Kundrejt këtyre letrave katundarët e Luarasit dyke njohurë pafajsin’e Papa Stefanit fare s’dëgjuan urdhërimet’e panomtë të Grigorit, dhe Kajmekam’i Kolonjësë, si thirri kryepleqësin’e Luarasit dhe mësoj shkakun’e ndjekjes’së papa Stefanit prej Grigorit, as e bëri të vlyerë për përgjegje Shenjtin’e Kosturit.
    Këto bënja të Grigorit ndrituan mëndjen’e më të shumëvet mëmëdhetarë Shqipëtarë, të cilëtë kupëtuanë më mirë se, ata të quajturit përfaqësonjësit e Krishtit shërbenin dy Zotë Krishtin dhe Grekërismin, dhe se Krishtin e dëshëronin me vullnet dhe natyre greku, dhe vetëm me fjalë e lajkatonin, po grekërismit i ishinë koliturë [kaliturë ?] me gjithë zëmër e shpirt, dhe për hir të ti vetëm vepëroninë kundër të drejtësë gjuharake të Shqipëtarëvet dyke ndaluarë rrepëtë dhe çdo predikim me gjuhë Shqipe ndë kishëra, andaj kjo sjellj’e priftërisë greke edhe më tepërë nxehu kundrë atyre mërzitjen’e Shqipëtarëvet mëmëdhetarë, të cilët me të drejtë shikonin shortin priftërak si kapërxënjës të fjalës’së Perëndisë, dhe të vetëmin ngajës të pengimit të përparimit të shkronjavet shqipe.

    ...vijon
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 21-05-2008 më 10:49

  3. #3
    Më 1889-1890 ndë Vjeshtë’të I, me qënë që u vra me dhunë, si thonë, në Konstantinoplë, Pandeli Sotiri, i gjeratëhershimi Shqip-mësonjës në Korçë, Petrua u greshit nga të pakëtët mëmëdhetarë të Korçësë, mësonjës i mësonjëtores Shqipe atje, dyke patur bashkëpunonjës z.z. Hafëz Alinë për Tyrqishtet dhe Thoma H. Avraam për frëngjishtet. Në këtë hop shëfreu shumë prova dhe vëzhgime prej Guvernesë dyke shtrënguarë të bindetë, për të treguarë cilët ishinë përmbajtësit dhe vështorët e mësonjëtorësesë, dhe për ç’qëllim mbahej ajo mësonjëtore. Është për tu shënuarë se, ndonëse përmbajtësit e mesonjëtoresë ishinë të diturë ndër të gjithë, por Guverna kërkonte me kundrëkallëzim të kllaposte kujdestarët e mësonjëtoresë shqipe së Korçësë, dhe në kohë të voliçime të përshëmbëllosnje ata. Po me qënë që për vitin e pasme 1891-1892 parëndjenej se pa lejë të Guvernesë nukë dotë jetë e qëndruarë dot kjo mësonjëtore dhe kjo u bë e njohurë dhe nga një parëlajmë e sunimtarit të Korçësë që tha se, për të pasdajmin vit, është urdhër i lartë që të mos njihenë as gjëkunt mësonjëtore shqipe pa leje Guvernore, andaj Petrua, si u muar vesh me atdhetarët e Korçësë, vajti në Konstantinoplë, dhe u këshillua për bërjen me të palodhurin atdhetar Naim bej Frashërin, dhe pastaj si u kthyhe në Korçë, pa mënim vajti në Manastir i ormisurë me letra miqësore të dorëzuara në direksija qendralle e diturisë në Manastir. Pas një muaji kohëvonim në Manastir u kthyhe Petrua në Korçë, dyke sjellë më vethe lejën e të njohurit të mësonjëtoresë Shqipe dhe të dëftes’së ti veçanërisht me anë të së cilësë njihej mësonjës i mësonjëtoresë shqipe në Korçë. Më 1891 dyke qënë mësonjës në Korçë vepëroj të shtatonenë në Kolonjë gjashtë mësonjëtore shqipe, të cilatë nisnë të punojnë që më të parën e Vjeshtës’së I, 1892, në katundet Luaras, Ngostivisht, Rehovë, Vodicë, Selenic’e pishësë dhe Treskë.
    Këto mësonjëtore përmbaheshin me ronime (harxe [harxhe?]) të vetë katundëvet dhe të shoqërisë Shqiptare “Drita” në Bukuresht, së cilësë kryesonjës qe atëhere z. N. N. Naço. Më 1892-1893 vitin shkollar, jashtë dashjes’së ti Petrua u nevojtua të heqë dorë nga mësonjëtor’e Korçësë, dhe përshtolli kujdesat e ti në përmbajtjet dhe përparimt të mësonjëtoreve të Kolonjësë, dyke shtirë caq të direksis’së ti Luarasnë. Në vjeshtë të 1892, dyke përudhëtuarë, pas zakonit, në për Kolonjë dhe Vakëfe Shenjt i Kosturit Fillaret, me qënë që dëgjoj dhe pa gjërat e mësonjëtorevet shqipe në për katundet, dhe të përhapurit të shkronjavet shqipe fort u pikëllua, dyke ndrydhurë prej frikësë q’I nguli në zëmërt të ti parëndjenja e të përmbysurit dhe të çrrënjosurit në ato vise të kuçedrakesë Megali Idhesë greke prej dritavet të Shkronjavet Shqipe. Prandaj dyke vajturë me pashpresje në Korçë, dhe dyke marrë nga bashkëmendonjësit e ti miq atje këshilla, vollinjë të frikëçim mallëkim dhe cvetëmtim me jashtëkishje kundrë Petros dhe shokëvet të ti, dyke nëmatisurë çdo të krishterë që përqafos shkronjatë shqipe, a ka mall për mësonjëtore shqipe në katuntt të ti. Me gjithë këto, as nëm e frikçime, as çpërndamja dhe jashtëkishjet’e Fillaretit nukë çprapësin dot Kolonjarët nga mësonjëtoretë shqipe dhe shkronjatë, të mos kish çpejtuar për ndihmë Guverna tiranike e atëherëshme e Manastirit, që dërgoj në Kolonjë kryepolicin e Manastirit Haxhi-Osman-bejnë, për të kontrolluarë bënjat e Petros, të cilinë Mitropolit’i Kosturit dhe grekomanët’e Kolonjësë kishin djallëzuarë dhe kallëzuarë ne kryesunimtari i Manastirit. Kjo gjë, me të vërtet, i shtërngushtoj kaqë katundet, sa që të gjithë, afro, të krishterët shkakëtuanë përpara Haxhi-Osman-beut Petron dhe për dorëzimnë e mësonjëtorëvet shqipe dhe për rriedhjenë nga këto të mundimevet të tyre, dhe që këtejthi mohuanë çdo gjë të shqiptartë, Dhe kryepolici, si dha këshillat’e duhëshme në shtëpiakësit, urdhëroj Petron të vijë në Manastir, ku si uvu nënë mbrojtje fërkati katërë muaj dëndurë dyke përgjykuarë për mësonjëtoret, për përmbajtësit dhe për qëllimt të tyre. Paskëtaj fitoj lirin’e ti, po ju dha urdhër të jet’i ndaluarë përzjerje e ti në çdo sent mendimi të Shqiptartë.
    Ndonëse u mbyllë mësonjëtoretë në Kolonjë, Petrua kurrë s’reshti së punuari shumëfarëmënyrash për të goditurë qëllimn’e ti dhe pra dyke arnisurë me çdo mënyrë me libra shqipe udhëtonte rrotullë në për parësit të visevet të Toskërisë dhe përndante libra darovë ne cili do që kish mall për të mësuarë gjuhënë shqipe, ose nga kërshimi ose prej dashurije i shtyrë nde ajo, gjer më 1903, kur më dhetë të Majit të ati viti u kap prej Guvernesë dhe u burgos në Kolonjë, dhe së këtejmi në Korçë, dyke i ruajturë të dërgonej në gjykatoret të Selanikut për të gjykuarë si i kundërfolurë (i kallëzuarë) për shtrembëri të ndërgjegjjes popullare me anë të predikimevet të Shqiptartë. Për këtë shkak, u kapnë atëherë dhe u dërguanë në Selanik shqip-mësonjësi i mesonjëtoresë në Korçë z. N. D. Naçi, dhe shumë nga mëmëdhetarët muhamedanë dhe të krishterë, Shqiptarë të Korçësë, nga të cilët, ca pas shumë përgjykimesh të përmundimshim u burgosnë ne Selanik, dhe të tjerët u dërguanë në çkufizim (syrgjyn) në Asi të vogël. Më 21 të Korrikut dyke hequrë Petron të lidhurë me mbylzhyke nënë ruajtje gjashtë kalorës ushtërorë, për në Selanik, dhe dyke arrirë gjer në Klloboç, gjashtë orë largimi prej Korçe, meqënë që ishte zënë udha prej kryengritëset Bullgarë kalorësit ruajtës u shtrënguanë t’a sjellënë prapë në burkt të Korçësë. Po në muajt të Vjeshtës së parë, me qënë që Guverna po gjendej ne kujdesë të paçkëputurë kundrë kryengritëset për fill’e saj, me një urdhër të lathiturë prej qyrësis’së larrtmesë kryesunimtarisë të së Manastirit u lëshua prej burgut Petrua dhe vajti në atdhet të ti Luaras, po kur, në Shkurt të vitit 1904, u vu re lathimi, dhe sërish prej Selanikut u thërrit Petrua, ky pranditi dhe dhe frytti në Evropë dhe së këtejmi n’Amerikë, nga pas katër vjetsh, në lëçitje të Konstitucionit, mundi të kthehet në mëmëdhetht të ti, ku sërish përkapi mjeshtërinë mësonjëtore’të ti se Guverna Konstitucionale, pandaloj të përshtatuarit të mësonjëtorevet shqipe.
    Më 1909-1910 dyke qënë director i mësonjëtoresë shqipe në Negovan, pas rrastit vuri re në gazetat, se, e nderçimja gazet’e Londrës Taimes [Times?] përfolte fort Patriarqinë greke në Konstantinoplë, si dhe priftërinë greke përgjithësisht që ndalon me çpërndamje (aforismë) dhe të tjera mijete të panomtë përparimin e shkronjavet shqipe dhe të qytetërimit të Shqipëtarëvet të krishterë, dhe Patriarqija, me gazetët [ ~ të palexueshme~] u përgjeq, se përfoljet, e Taimes-it kundrë priftërisë së Patriarqisë greke, përfillari për Shqipëtarët, shtërpojnë të drejtë, me qënë që nukë ka as gjikunt dëftesë për kundërvepërim të shortit priftërak grek kundrë shkronjavet shqipe, etj… nga ky shkak, dhe me lutje të shumë atdhetarëve Shqipëtarë, Petrua dhe në botim mallëkimnë me gjithë cvetëmtin dhe jashtëkishje dhe të tjera shkresa Mitropolitike, të cilatë përhapi kur, në kazat të Kolonjësë dhe vakëfevet, pas urdhërit të shenjtit të Kosturit lëçitëshin ndë kishat të katundevet të perndryshme të të krishterëvet, për përfrikësim të Shqiptarëvet.
    Për mbi këto shkresa përfrikësore u punëtua dhe një çpërfolje prej të cvetëmtuarit (aforisurit) Petro për kontroll të bënjavet të shortit priftërak dhe xgjim të së paditurës dhe së padhunëtës njerëzisë Shqiptare, e cila fatkeqësisht dhe në këtë shekull të dritavet dhe të qytetërimit, përfundon ne pamësim të funtme dhe prandim. Për këtë gjë, për kupëtim të përgjithçim të atdhetarëvet shqipëtarë, u përrjeshtua greqisht dhe shqip kjo librezë, e cila prej shkakëtimi jashtë vollës’së çpallësit u vonua për botim shumë muaj pas zotimit t’ënë.
    Pra, për këtë dyke luturë, prej gjithë ndihmëtarëvet, meritimn’e mirë dhe ndjesënë përfundojmë.

    Me kthiellësi dhe nder
    çpallësi:

    P. N. Luarasi

    ...vijon

    p.s. shënimet brenda kllapave [...] janë të miat.
    Përvec interesit në anën historike që ka ky material, besoj se do të kete interes edhe në atë gjuhësore
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 22-05-2008 më 09:05

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    P.S. Jam përpjekur ti përmbahem me besnikëri materialit i cili është në pdf (i gjithë libri është skanuar)
    Gjatë hedhjes së materialit kam zëvendësuar shkronjat "greke" me ato të duhurat që përdorim sot, kryesisht për shkronjat "dh", "gj", "ll", "nj", "th", "zh", "xh"
    Si rregull, materiali publikohet i plote dhe pa i hequr asnje presje ne origjinal ashtu sic eshte shkruar. Kjo perben "faktin historik". Shqiperimet, perpunimet dhe interpretimet mund ti sjellesh pasi te kesh sjelle origjinalin. Keshtu ia rrit vlerat punes qe ke bere pa cenuar autencitetin e doreshkrimit 100 vjecar.

    Albo

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Si rregull, materiali publikohet i plote dhe pa i hequr asnje presje ne origjinal ashtu sic eshte shkruar. Kjo perben "faktin historik". Shqiperimet, perpunimet dhe interpretimet mund ti sjellesh pasi te kesh sjelle origjinalin. Keshtu ia rrit vlerat punes qe ke bere pa cenuar autencitetin e doreshkrimit 100 vjecar.

    Albo
    Së pari duhet të sqaroj se materiali origjinal (libri i skanuar, në PDF) është i publikuar dhe çdokush mund ta gjejë në internet.
    Përveç zëvendësimit të disa shkronjave me ato të duhurat (në përputhje me shkronjat e alfabetit shqip të sotëm) dhe kjo vetem për shkronjat e përbëra, nuk kam bërë asnjë zëvendësim tjetër.
    Nuk është bërë shqipërim sepse në shqip është shkruar edhe ai origjinal.
    As interpretim, por vetëm një përpunim të vogel në mënyrë që të jetë lehtësisht i lexueshëm për të gjithë.

  6. #6
    ...
    BRENDOSJE

    Foshnjëria dhe mosh e jetës’së njeriut.

    Ishte një shtinë, pas së cilësë gjithë njerëzija gjendej’e kredhurë në errësirë të pamësimit dhe barbarisë. Njerëzit dyke humburë çdo gjurmë për ndë mirëvetijët dhe ditëmirjet rroninë në një përshtatim të egërtë dyke përngjarë me bishat, me mos nënëbindurë ndë as një nom të hyjshim a të njerëzinjtë, pa, dhe e drejta dhe e vërteta, ishinë fjalë të pa njohura ndër ata, dhe kungojke midis njerëzet, dhe sikur të ishte, përngjante të bishavet të egërta.
    Ndë hont të paarrësimit dhe egërsisë dyke munduarë njerëzit, sicili prej syresh kujdesej qysh të dëntte barkun’e ti për të jetuarë, në mënyrë shtëze, dhe qysh sicili udhëhiqej prej tekjesë naturishte për të përmbushurë dëshirën’e pësimit të ti; dhe dija e së mirësë dhe së keqesë ishte lark nga njerëzit, dhe grabitja e shtrëngimi gjithëkudo zotëronte, dhe m’i forti grekohej si gjakpirës dragua për mbi kaditjet të keqbënjavet të ti, dyke bërë me këtë mënyrë Zotës dhe pushtonjës mbi të tjerët.
    Ndënë rriedhje të këti përshtatimi, (regjimi) jeta njerëzishte ishte e pajetëshme, dhe kjo bot’e çudiçime pandehej si pa as fare të pakëtin çmim, dhe madhërija e fuqis’së Krijetarit vente për asgjë kundrejt njeriut, i cili ndonëse ishte kafshë mendare, nënë vepërimt të një padije së plottë dyke dyke rrojturë, as një kupëtim nukë epte dyke shikuarë krijesat’e gjithësisë q’e përrethoninë.
    Po vallë dotë mbetej përjetë në këtë të mjerë dhe të rënkuarshim përshtatim gjindja e njerëzet? Nukë vërtet. Se njeriu me qënë që u krijua nga i tërëfuqishmi Perëndi me naturë të dyshme, mbante brënda parëkufisje, e cila e bënte atë më të sipërmë nga gjithë kreatyrat e tjera, q’u krijuanë nga Krijetari Perëndi mbi dhet, dhe të mbaruarë që s’qaste ndizje të harrirë, dhe paskëtaj të vetëmen jesësë që meson midis Krijetarit dhe krijesavet, dyke qënë njeriu njëgjindesë me Krijetarin me anë të shpirtit të palëndëtë të ti dhe me krijetarët me anë të trupit të lëndëtë të ti.
    Do-me-thënë ndonëse trup’i vdiershim i njeriut, dyke përunjurë ne lënda naturale, prierte ndë vdierjet, po i palëndëtti shpirti i ti ishte bërthama që kundrëvepëronte në atë pashpresje të njeriut kundrë vdierjes lëndare, dhe po ndekej fort për të xgjuarit të njeriut nga harrim’i padijës dhe barbarisë, dhe shtynte atë në përparimt dhe në shpënjet në jetë më të mirëditëshme.
    Pra, nga ky shkak, nga ajo bërtham’e thellëtë e lëndës’së njeriut dyke ndërsyerë ata që më shum a më pakë kupëtoninë përshtatyrën e mynxyrme të njeriut, ndjenë në vethet të vet nevojën për të bashkëardhurë dhe bashkëmenduarë dhe bashkëkëshilluarë si të punojnë të bashkëardhurit bisedonin dhe këshilloheshin për të gjeturë mëndyrë, dhe vendosninë që të mirësojnë dhe përlumakinë përshtatyrën në të cilët gjendeshin dhe përroitjet e bisedimevet dhe këshillavet të tyre i përepnin dhe ndër të tjerë, dyke bindurë njërijatrin për enderesin e përgjithçim. Këto këshillore dhe bashkëardhje ishinë mënyra me anë të së cilësë përepëshin dijat dhe njohat’e të çiltëruarat dhe të xgjuaret më tepër ndër të tjerë mos të tillë; domethënë prej këtyre këshilloreve dhe bashkëardhjeve roitnë dyke përmendyrosyrë të parat arrësimtore a mësonjëtore midis njerëzet dhe e prejgojëta, dhe pastaj shkrimtarake, përdhënje e dijavet dhe njohavet të dobishimë thuhej mësim a arrësim a dituri a kulturë.
    Gjer sa ky arrësim çpalosej për më lartë dhe më të vetijtë, kaqë dhe njerëzija përparonte ndë më të mirë dhe më të përqytetëruarë përshtatyrë. I këtillë arrësim roiti të parinë qytetërim ndë botë. I tillë qytetërim tregoj në kohë të vjetërë Çinezët, Indianët, Persët, Midhët, Syrianët, Israilitët dhe Egjyptasit, dhe në Evropë Pellasgët, dhe më pastaj Elinët, Romasit.
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 29-05-2008 më 11:04

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Per ato qe jane te interesuar, origjinalin mundet ta gjeni edhe ketu www.shqiptarortodoks.com, tek seksioni i albanogjise. eshte ne pdf po edhe html (me sa mbaj mend).

  8. #8
    ...
    Po, sa më shumë arrësimi a diturija përparonte dhe njerëzija dykë larguarë prej egërsisë dhe pamësimit mirëgjindosëj, kaqë më shumë mëndj’e njeriut gjente të xbrazëtë udhën’e mbrothësisë, dyke ndjerë thellë mungim në të përmbushurit të njohës’e së mirës dhe së keqesë, dhe bota lëndare nukë mundetë të shëronjë të tillë plagë. Diturija dyke përparuarë dhe dyke qëruarë mendimin’e njeriut nga ndyrësi e pamësimit’e pruri atë në rugët të pyetjes: nga u lint njeriu dhe ato që shikon ay? Dhe cila është parëkufis e ti në këtë botë? Ndë këtë pashtëkje dhe pamëndyrë dyke ngulurë njeriu xbuloj fenë. Njeriu dyke ndjerë pafuqin’e ti, mori vesh se me anë të fuqivet të ti nukë muntte dot të krijonjë nukë vetëm vethen’e vet, po as më të vogëlën e atyre gjërravet që ishin kurdresa reth ti; andej drejtërisht edhe në një fuqi më të lartë dhe më të mbaruarë nga veth’e ti krijesënë dhe të njeriut dhe tërë botësë që duketë. Dhe më passuarë përperënditi (bëri perëndi) çdo kreatyrë q’e çuditte për madhësit, a për llapëtimt të saj, dhe çdo kafshë që ngulte ne ky frikë dhe tmer, dhe këto dyke adhuruarë, i lëçitte ato sikurse fuqi përmbinaturale, në të cilat pandehte krijesën e njeriut dhe të botësë tjetër që duketë. Adhurim i njeriut ndë krijesat e përndryshme në vent të krijonjësit rojti (polli) figuradhurimnë.
    Dielli, Hëna dhe yj të përndryshmë, dhe shtëza katër këmbëse përkapnë vëndin e bërësit Perëndi, dhe adhurohëshin në ventt’ati.
    Po e vlyerë për vërejtje është, qëse, ata që ishin më te përqasçimit në çpalosjet dhe diturit në atë kohë, dhe kishinë bindje ndë jesjet të një fuqije së mëlartme dhe krijonjëse së gjithësishtesë, të cilënë e quajtënë Perëndi, ata më parë përkapnë ofiqësin’e shërbimit të Perëndisë, dhe quhëshinë priftë dhe pandehëshin prej popullit si lajmëtarë dhe të dëgjuarë ndaj Perëndisë, andaj priftinjtë kishinë më të lartënë shkallë midis njerëzet dhe nga hierija dhe nga mëndjesija dhe me anë të këtyre priftëve brëndosçin ne populli adhurimet e përndryshmë dhe të çdofarçimit hyjfrikosje, a çmëlatësohëshin pavëndësitë dhe, mbesohej se, quhëshin mallëkimet dhe fatkeqësit’e popullit, që gjanin nga shkaku i fajevet të ti.
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 09-06-2008 më 11:38

  9. #9
    ...
    Ndonëse çpërshfillj’e diturisë ndihu fort në të xbuturit të vetijavet dhe të mirëgjindosurit të kombevet, po njeriu nukë koditte [goditte?] dot me fuqit të ti të arrinjë në caqt të njohës’së parëkufis’së ti, dhe të kupëtonjë qëllin’e ti; për të cilin u krijua në botët. Dhe feja kombëtare asfare nukë ngrohte shpresat dhe bindjet e adhuronjëset dhe njeriu bënte ugar dhe mbillte, po duhej një tjetër i përjashtmë dhe mi mbaruarë bekim për të përmbaruarë pun’e ti dhe për të përfituarë lodhjen’e ti.
    Për të goditurë pra qëllimn’e ti i erdhi ndihmës ati gjeja e zotimit të Judhenjet. Perëndija me anë të Judhenjet u zotua ne gjindj’e njeriut që t’a ngrerë prej vdirjesë ndë të cilët kishte rënë, dhe t’a sjelle atë në mbarimt të lumturisë dhe në njohët të vërtetë të qëllimt të ti. Andaj i pagjurmuari Krijonjës, dëfteu, dyke filluarë nga Avrami, ne Judhenjte gjën’e pasteime (epritme), dyke dhënë ndër ta, sipër mbi malt të Sinajt, me anë të Moisiut, nomn’e Moisinjtë, a dhetëfjalënë, dhe dyke çpërshtiell atë (fenë) me anë të xbulimit që bëri, pas shkronjësë shënjte, me anë të vetëmlindurit birit të ti dhe Zotit tënë Jisu Krisht.
    Po tek feja, q’u dha në krye herë prej zotimi ne Judhenjt, përpërshtillej vetëmë midis popullit të Judhenjte, dhe pemët’e saj ishinë të paafruara ne kombet e tjerë, feja a xbulimit me anë të Jisu Krishtit dotë derdhte ujimet mirëbërës të saj ne të gjithë kombet’e botësë, pa çqim raseje dhe gjuhe. Jisu-Krishti dyke lëçiture ndë ungjillt të ti: “Nukë erdha të çkallmonj nomnë po t’a përmbush” rrëfente mungesën e nomit të Moisiut, dhe po dëftente se nom’i ri prej xbulimit nukë dotë përqarkohet brënda në kufit të popullit të Judhenjte, po dotë përmbledhjnjë nënë vepërimt dhe përmbisillet të tit ë gjithë kombet e dheut. Këtë dyke porositurë Jisuj nxënësit e ti dha: “Çapni lëçitni ungjillë t’im ndë të gjithë kombet, dyke pagëzuarë ata nd’emërt të Atit të Birit dhe të shënjtësë Frymë”. Ungjilli pra, me anë të nxënësit të Jisujt dotderdhte ballconjë shërimsjellëse në zëmërat të njerëzet që rënkonin prej dëshpërimi, dhe të përformosnjë mbë të vetinjtë rrojtjen’e gjindjes’së njeriut, dhe ta udhëheqnjë atë në udhë të shpëtimit dhe në njohë të së vërtetësë.
    Nënë vepërimt pra të ujimevet të ungjillit, kombet ku më shum’e ku më pakë dyke përsëritur në rrojtje, për ditë, po pështyjnë mërzitjen’e figuradhurimit (sentadhurimit), dhe dyke udhëhequrë prej predikimevet të hieruarshim dhe porosiravet të vetijëta të Ungjillit, po çporrin çdo pranditje dhe hyjfrikësi, q’i mbante gjithënjë në verbërimt të mosmërimit [mosmësimit?] dhe lark diturisë që të mbrothëson në zbulimt të së vërtetësë.
    Përandaj, ësht’e rrëfyerë mbë të gjithë se, kudo që hyri drit’e Ungjillit, andej errësir’e mosmësimit u xbua, dhe në atë vënt mbiu përparim’i vetijëtë dhe qytetërim’i përlindjes së njerëzisë. Pra për këtë shkak, që, domethënë, të çmefshtonemi dhe ne Shqipëtarëtë prej harrimit të pamësimit, nën pushtet të të cilit prej shekujsh përfundojmë dyke shkryerë, rrokëm, ndonëse në kohëra të funtme, përmësimin e të së shkruarësë gjuhës’s’anë, me shpresa të mira, që, më nj’anë njerëzij e ndrituarë dyke marrë mëshirë mbipërshtatyret tënë dotë ndehnjë dorë ndihmeje, dyke vajturë pas thënjes’së shkresësë: “duaj t’afërmin t’ënt”, dhe më tjatër anë hiri i Perëndisë dotë na forconte në përparimt me anë të parëthënjësit David dyke thënë: “Kapni dituri se mos furqoset Zoti dhe humbisni prej udhës’së drejtë”. Po, tek ne, dyke pandehurë të vlyershime, lutëshim dhe njerëzisë dhe Perëndisë per neve, njerëzija gjer mbë tani u tregua pas mastimit të shtinavet dhe të enderesit të saj, po Perëndija, në është se, si kemi bindje, pamijetasi (ammesos) mbivepëron mbi punërat të njeriut, plot shpresë jemi dhe besojmë padyshim, që dotë pëlqenjë qëllimnë arrësimtar t’ënë, po, n’është se Perëndia mbivepëron mijetazi (ammesos) me anë të porositorëvet (porosipritësit) të cilëtë quajnë të vlyerë vethen’e tyre, të emërohenë përfaqësonjës të Perëndisë, ne, dyke përqyrur bënjat e tyre, sa, në kundrëvepërim për përparimt dhe çiltërimt të kombit Shqipëtar, ata kanë bërë dhe po bëjnë, me nj’anë lemë këmdimtarët të liruarë të figurosnjë sicili pas ndërgjegjjes së ti së liruarë një gjyq dhe mendim mbi ato që dotë tregojmë ndë këtë punëtyre për bënjat e atyre (të përfaqësonjëset), dhe ne më tjatër anë dotë ruhemi me ndërgjegjje të kthielltë të çflasim mendimnë t’ënë ne themja posa e pasme e kësaj punëtyre. Prandaj, e pjesëtuamë këtë punëtyrë t’ënë ndë dy bënja: të parënë, Mallëkimi dhe çvetëmtim’i shkronjavet shqipe, dhe e dyjta çpërfolj’e shqipëtarit.
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 09-06-2008 më 14:53

  10. #10
    ...
    Mallëkimi i shkronjavet shqipe prej Mitropolitit
    të Kosturit Fillaret.


    “Fort-mirëdërimtarë priftinj, for të nderçim Kryesës, dhe të tjerë gjithënjëheresh të bekuarë të krishterë të katundëvet të Perëndishpëtuarësë pas nesh Kaza të ngasërës së vakëfëve, hir qoftë ndër ju dhe paqe prej Perëndije, dhe prej nesh uratë bekim dhe ndjesë”

    “Me pikëllim të madh dhe pamë syfaqeza dhe dëgjuamë, ndë rrethudhëtimt t’ënë në ato vise, si i mallëkuari dhe prej Perëndije i vetëmtuari Petro Luarasi, dyke marrë vesh me propagandë Protestane dhe Massone, erdhi përqark të përndryshmët katunde të ngasërës’së Kolonjësë, dyke u zotuarë të përkufizonjë shqipmësonjës, për të përmësuarë sikurse gjuhënë shqipe, e cila nuk’është e qënë, po me të vërtet, që të përdredhë ndërgjegjjen e orthodhoksëvet, dhe të bënjë përkthyerës ne Massonija dhe Protestandija veç kësaj mësuamë se ky rjeshtëlënësi dhe tradhëtor i fesë s’anë Orthodhokse, u zotua më një vënt 30 napolonë, gjetkë 25 dhe gjetkë 20, me qëllim vetëm dhe vetëm qysh të trondinjë shtateshat (themelit) e besës’s’anë Orthodhokse, të cilënë shënjt dëshmorët t’anë dhe Atërit dhe mësonjësit forcuanë me anë të kaqë thyrësiash dhe me anë të gjakut të tyre dhe po themi që i tillë vetëm është qëllim’i tyre të vdierin domethënë shënjt Besënë t’ënë se po nisnë këta Massonë dhe Protestandë të shajnë korat’e hieruarshime, të përçmojnë shënjtorët, të çnderojnë Kryqin’e nderçim, dhe të çkatërrojnë agjërimet, dhe të përhapin Ungjij dhe dërgimtarë dhe të tjera libra, të cilatë janë kundra ne e shënjtta feja jonë, dhe të cilatë përpara vitësh çvetëmtoj (aforisi) dhe dogj ëma jonë e Madheja e Krishtit Kishë Patriarqija. Prandaj pra, dyke lëvizurë prej prej detyre bariu dhe parëmendimi Ati, u ngusim të gjithë të vegjël e të mëdhenj, vobek e begatorë, burra e gra, qyshqë të mos epni besë në fjalët dhe në zotimet të këtyre të mallëkuarve femohonjës, qyshqë të mbyllni veshët t’uaj në blackimet’e tyre, dhe qyshqë të mbeti gjithë besnikë në fet Atëtare t’uaj të cilënë po e ruajmë 1892 vite. Se në përndodhje të kundrëtë, lëçitim dhe përmetojmë me drejtësimt Kryezotërisht t’ënë, dhe me fuqit të Frymësë Kryemeshëtare t’ënë, që na dhurëtoj neve Zoti ynë Jisu Krishti me anë të shënjt nxënëset dhe Dërgimtarëvet të ti. Cilido nga te Krishterëtë që do të përqasnjë fludha nga i nëmosuri Petro Luarasi dhe përngjanjësit e ti, a shqipmësonjës a libra Massone dhe Protestande, të jetë vetëmtuarë prej Perëndije Gjithëpushtetonjës, të ketë nëmën’e të 318 dhe të tjerëve Atë të kishës, të ketë krromën’e Jeziut, të jetë pas vdekje i patreturë, dhe kotruf, dhe të mirë të mos shohë, po as përparitje të ketë në këtë botë gjersa të pendohetë dhe të marrë ndjesënë dhe përlajenë kanuntare”.


    Ndë Korçë më 20 të Vjeshtës’së I. 1892
    I Kosturit Fillaret mbë Krisht uratësi juaj.

    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 24-06-2008 më 09:34

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •