Sportistėt i shprehin emocionet e tyre nė mėnyra tė ndryshme. Disa qajnė nga gėzimi, e disa nga hidhėrimi. Tabloidi britanik, The Sun, e ka publikuar listėn e Top 10 qarjeve tė sportistėve.
Sporti shpeshherė di tė sjellė emocione te simpatizuesit, por edhe te vetė sportistėt protagonistė. Disa buzėqeshin, e disa qajnė. Qajnė nga gėzimi, por edhe nga hidhėrimi.
Tabloidi britanik, The Sun, e ka publikuar listėn e Top 10 qarjeve tė sportistėve, tė cilėt i kanė shprehur gėzimet apo hidhėrimet e tyre nė mėnyra tė ndryshme.
Vendi i parė i takon me meritė portugezit Cristiano Ronaldo, i cili ka qarė shpesh nė fushė, pėr arsye gėzimi apo zhgėnjimi. Sė pari, ai qau pas humbjes sė Portugalisė nė finale tė Euro 2004 nga Greqia. Ai nuk u ndal me kaq. Atij i ishin mbushur sytė me lot edhe kur e shėnoi njė gol pėr Portugalinė, nė tė njėjtin turne.
Ronaldo qante edhe kur Manchester Unitedi humbi me penallti nga Arsenali nė finalen e FA Cup, nė vitin 2005. Qarjet e tij vazhduan me humbjen e Portugalisė nga Franca nė gjysmėfinale tė Kampionatit Botėror nė vitin 2006. Dhe, nė fund, ai qau nė natėn e madhe tė Moskės, kur Manchester United vitin e kaluar e mposhti Chelsean me penallti, nė finale tė Ligės sė Kampionėve.
Vendi i dytė i takon ish-tenistit amerikan, Andre Agassi, i cili ishte paksa i ndjeshėm dhe qante shpesh kur i fitonte turnetė e mėdhenj tė tenistit Grand Slam.
I treti u rendit ish-futbollisti anglez, Paul Gascoigne. Gazza kishte bėrė ndėrhyrje tė palejueshme nė gjysmėfinale tė Botėrorit kundėr Gjermanisė dhe gjyqtari e kishte ndėshkuar me karton tė verdhė, duke ia mohuar kėshtu pjesėmarrjen nė finale kundėr Argjentinės. Gascoigne kishte filluar tė qante pėr kėtė.
Ndėr 10 qarjet e sportistėve bėn pjesė edhe John Terry. Me siguri e kujtoni kėtė qarje si tė freskėt, sepse ende nuk ka kaluar njė vit. Derisa Cristiano Ronaldo qante nga gėzimi, fytyra tragjike e finales sė Moskės nė Ligėn e Kampionėve 2008, ishte mbrojtėsi i Chelseas, John Terry, i cili dėshtoi nė penalltinė vendimtare, e cila do tia sillte fitoren skuadrės Blues. Pėrfaqėsuesi anglez vėshtirė se do ta harrojė ndonjėherė natėn e 21 majit tė vitit 2008.
Nė Top 10 qarjet e sportistėve bėjnė pjesė edhe fituesi i medaljeve tė arta nė Olimpiadė, vozitėsi i sportit me varka, Matthew Pinsent, i cili ėshtė renditur i katėrti, pastaj boksieri Oliver McCall (6), futbollisti David Beckham (7), ngasėsi i Formulės, Mika Hakkinen (8), golfisti Tiger Woods (9), dhe i fundit ėshtė renditur tenisti Pete Sampras.
Krijoni Kontakt