Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    me e thye doren e gjate greke

    tear drops, pajtohem plotesiht me ju.

    anton, jemi per ta thyer ate dore te zgjatur greke, mu per ate edhe duam qe te bejme dicka te forte!

    Ata nenshkrues te letres jane gjalle e te forte dhe do t'i hudhin prore at nenshkrime ne nje organizate, lidhje, BESELIDHJE SHQIPTARE apo si teduam te thirret dhe te ecim me hapa te sigurte dhe mos te kompromitohemi. Nuk duam metutje te qeshen
    dhe nuk esht ashtu, 'ata qe kane pire gjakun e djeresen tone, le te qeshen edhe me kete leter'!

    A pranoni te thirret kjo nje BESELIDHJE SHQIPTARE? Dhe te shkojme zyrtarisht, te regjstruar, me nenshkrime, me profeson, si anetare te rregullte, per te gjtha ecjet e metejme...

  2. #22
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ju lutem qartesoni idete.

    Une kam nja 9 muaj qe mundohem te mbaj gjalle ate temen:

    Si mund te ulet ndikimi grek ne RSH ?

    E cfare bera?

    Nje vrime ne uje.

    Ku jane te gjitha ato shoqata e shqiptare patriote?

    Bla, bla, bla.

    Une per vete kam 9 muaj qe perdite shkruaj ketu duhet te bashkohemi.

    Por, bla, bla, bla.

    Sa vete na u pergjigjen per shkollat shqipe?


    Tani,

    une jam gati, kjo dihet.

    Sikur kam kerkuar te shkojme diversante.

    Shnet,

    Anton!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #23
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A t“ju them dhe nje gje krejt sinqerisht dhe hapur?



    Sa vete e kane lexuar kete lajm te z. Beqir Sina:

    Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA

    NEW YORK NY : E ashtuquajtura Lėvizja pėr autonominė e Vorio Epirit ose
    Qeveria Epiri i Jugut nė mėrgim, qė nė Shqipėri i takon tė jetė Epiri i
    Veriut, nė Shtetet e Bashkura tė Amerikės, ėshtė organizat ilegale dhe
    udhėhiqet nga caqe shoviniste e anti-shqiptare nė SHBA, tė cilat kanė
    qėllime grabitaqare nė coptimin e Shqipėris. Kryetari i saj ėshtė Nikolas
    Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani) i cili udhėheq dhe organizatėn
    tjetėr "POAKA" Organizata Panehelenike Greke e Amerikės Kanadasė dhe
    Australisė.

    Ditėn e diel nė numėrin e saj tė fundit gazeta mė e madhe nė gjuhėn greke nė
    SHBA" Elenikos Kuriu" nė faqen 7A,.boton artikullin ku thuhet se e
    ashtuquajtura Lėvizja pėr autonominė e Vorio Epirit ose Qeveria Epiri i
    Jugut nė mėrgim pėfundoi me sukses fushatėn e mbledhjes sė ndihmave pėr kėtė
    organizat ilegale, e cila kapi shumėn e 500 mijė dollarve amerikan. Po sipas
    saj kryetari Nikolas Geixh (Nikolas Gage, ose Niko Gaxojani) deklaron pėr
    kėtė gazetė se nė kėtė fushat kanė kontribuar caqe nacionaliste greke
    biznesmen tė suksesėshėm nė amerikė.

    Duke folur mė tej pėr qėllimin e kėsaj fushate ai thotė se kjo shumė e
    madhe do ti dorzohet disa zyrtarave tė lart shqiptarė pa arritur tė pėrmend
    emra konkret, se pėr kė bėhet fjalė konkretisht, veēse thotė se gjithēka
    ėshtė e zyrtarizuar duke mos ju trembur atoriteteve amerikane pėr ndonjė
    hetim se nga kanė ardhur kėto pare dhe ku janė tė destinuara. Mė poshtė ai
    pranonė se kėtė organizatė ai e drejton prej 15 vjetėsh dhe pretendon se
    ėshtė organizata mė tė madhe lobiste tė grekėve tė SHBA-sė, Kanadasė dhe
    Australisė, e cila mbledh fonde dhe fianancon veprimtaritė nacionaliste nė
    Greqi, kryesisht kundėr Shqipėrisė.

    Pikėrisht pėr kėtė ai thotė nė artikull se kėtė shumė parashė do ta financoi
    pėr njė kohė tė gjatė tek disa drejtues lokalė tė minoritetit grek nė
    Shqipėri pasi qė ka marr edhe aprovimin e qeverisė shqiptare( tė cilėn disa
    mjete greke tė informimit e kanė quajtur "considers "Albania" government a
    "Vorio Epiri" government and carries the editorial". Gejxh thotė se ka disa
    projekte tė "mėdha" pėr investime nė Sarandė, sidomos nė industrinė
    farmaceutike, shėrbmiet komunale, informatikėn e infrastrukturėn e ndėrtimin
    e njė Sptiali tė Madh ushtarak grek me ndihmėn e qeverisė greke, pra tė
    gjitha kėto sipas tij vetėm nė jug tė Shqipėrisė ...



    Tani greket mbledhin 500 000 $ e ne mezi 500 nenshkrime dhe diskutojme 1 jave.

    Jo kjo parashtese e jo kjo mbrapashtese.

    Shnet,

    Anton!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #24
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Lightbulb BESĖLIDHJA SHQIPTARE 2002

    nėnshkrimet le tė vazhdojnė

    plotėsimet poashtu nė letėr, tė publikohen dhe nuk besojmė se poata nėnshkrues do tė jenė kundėr plotėsimeve

    diskutimet vazhdojnė nė ēdo kohė janė tė mirėseardhura

    diskutimet e propozimet esenciale tė realizohen, nėse vėrtet ėshtė Letėr e Hapur demokratike pa autokraci dhe si e tillė nuk ėshtė e paprekshme, por tė plotėsohet me mendimet e shprehura nė forum. Ajo Letėr nuk ėshtė firmosur e vulosur nga askush ende dhe plotėfuqishmėria e saj, bėhet kur merret pėrgjegja e forcave tė mirėfillta shqiptare!

    vorioepircat le tė mbledhin edhe miliarda, se nuk ndahet Jugu i Shqipėrisė pėrjetė, por mė afėr Ēamėria me njė organizim kombėtar do ta ketė pavarėsinė, sepse me e harrua Ēamėrinė ata bėjnė pluhur me vorioepirin tash e sa kohė pėrpara...

    Epiri ėshtė shqiptar, pamarrėparasyshė ēfarėdo ndikimi grek
    Ajo ėshtė Toka e Pirros sė Madh - Epiri Shqiptar! Epirotėt pėr tė cilėt fliste e shkruante Frang Bardhi ynė, edhepse janė pėrgjumur nga hipnoza greke sot, nuk kanė kah mbajnė tej shqiptarisė!

    BESĖLIDHJA SHQIPTARE 2002

    mund tė formohet edhe deri me 100.000 shqiptarė por duhet organizim, njohje organizative, ofrim i atyre qė mund tė japin kontributin e duhur dhe tė respektohen propozimet e drejta!
    Puna fillon edhe kėtu nė forum, nė lidhje me tė gjitha forumet tjera, organizatat politike e apolitike nė atdhe e diasporė.

    I pyes tė gjithė shqiptarėt, a jeni pėr kėtė organizim zyrtarisht?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e tear-drops
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    ne vendin e cative te arta
    Postime
    20
    me duket pak term teper nacional beselidhja shqiptare. e para gje qe me bie ndermend eshte nje organizate si tip UCK-ja. nuk me pelqen. do sugjeroja qe te rregjistrohemi,e perseris dhe njehere, si forumi shqiptar,nje organizate joqeveritare qe mbledh rreth vetes shqiptaret kudo qe jane, dhe qe ka si qellim kryesor perforcimin e dialogut dhe te komunikimit lidhur me problemet qe e mundojne shqiperine ( sa per fillim),
    duhet perpiluar statusi, duhet te krijohet nje ide e qarte se per cfare do jete dhe me vone mund te marrim iniciativa te tilla. ka ardhur koha qe te bejme dicka reale.

    letra nuk do kete efektin qe duam sepse pavaresisht nga deshira jone e mire, askush nuk do besoje ne kredibilitetin e saj. Mund ta quajne edhe si shaka te dikujt qe problem ja fut kot emrave edhe dergon kete leter.

    ky eshte mendimi im. iniciativa eshte per tu admiruar por qe te kete efektin e duhur duhet te zbatojme rregullat baze administrative. letra e hapur e veres nuk piu uje fare. pikerisht per keto arsye. eksperienca nuk na mungon duhet te shikojme se si ti realizojme konkretisht gjerat.
    PS mendoj qe letra duhet plotesuar dhe argumentat qe ka dhene iliriani te plotesohen.
    me respekt
    Tear Drops

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Organizimi nuk eshte dicka e lehte por jo dicka e pamundur. Nga eksperienca ime, une di tu them rrugen qe une mendoj eshte rruga me e mire e organizimit:

    1. Shpalosja e kredos apo objektivave mbi te cilat hapet nje organizate. Publikimi i tyre ne nje ambient te gjere shqiptaresh.

    2. Hapja per anetaresim e te gjithe te interesuarve qe ndajne te njejtat bindje me ju.

    3. Detyrimi financiar qe cdo anetar duhet te kete karshi organizates ne te cilen ben pjese. Kjo mund te jete nje kuote vjetore qe perben ne vetvete edhe buxhetin e organizates. Asgje nuk realizohet pa patur financim.

    4. Objektivat vjetore qe kjo organizate kerkon te realizoje duhet te shprehen ne fillim te vitit, dhe ne fund te vitit te behet bilanci se sa ka ecur puna. Ky eshte detyrimi ndaj anetareve qe e mbeshtetin inisiativen tuaj.

    Nuk besoj ne inisiativa politike, pasi shoqeria shqiptare eshte shume apolitike. Koncepti i politikes ne rradhet e shqiptareve eshte shume i gabuar. Une besoj se kontributi me i madh qe mund ti japin intelektualet shqiptare shoqerise shqiptare, eshte pikerisht grupimi i tyre ne organizata jo-qeveritare qe kane per qellim emancipimin e shoqerise shqiptare me principet dhe vlerat e nje shoqerie demokratike.

    Katalizatori i proceseve demokratike ne nje vend nuk eshte vetem lidershipi politik, por edhe shkalla e emancipimit te asaj shoqerie me principet dhe vlerat e nje shoqerie demokratike. Nuk mund te kete nje Shqiperi demokratike, per aq kohe sa cdo shqiptar nuk e ka te qarte se cdo te thote demokraci, cilat jane lirite dhe pergjegjesite e tija karshi shtetit, sistemit politik dhe shoqerise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te nderuar miq,

    Ju kemi vene ne dijeni here pas here per Letren e Hapur drejtuar Parlamentit Shqiptar, e cila ka patur interes te madh nga qytetare te ndryshem shqiptare, si ne Shqiperi, aq me teper ne shtete te ndryshme te botes. Sic mund te shihet, rreth 580 vete e kane nenshkruar Letren e Hapur deri tani, duke marre parasysh, mundesine qe kane patur per lidhje me internetin, apo per t'u lajmeruar per iniciaiven tone.

    Ne falenderojme te gjithe ata qe kane perkrahur nismen tone dhe kane firmosur Letren e Hapur.

    Njekohesisht, ju kujtojme se afati i fundit i nenshkrimit eshte dita e neserme - 20 maj 2002. Shpresojme qe kjo kohe te shfrytezohet nga ata qe nuk kane patur rastin te nenshkruajne, por e perkrahin nje nisme te tille.

    Vizitoni per kete qellim faqen tek: http://www.geocities.com/sosalbania/l1.html

    (ose faqen e perkoheshme tek: http://www.shkoder.net/leter/l1.html )

    Shpresojme te kontaktojme perseri per iniciativa te tilla dobiprurese.

    Me respekt,

    Anton.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #28
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te nderuar

    Me duhet te nderhyj ne kete pike te diskutimit tuaj, per arsye se me duket se po dilni fare nga qellimi kryesor per te cilin eshte nisur ky diskutim.

    GJEJA qe do t'i dergohet parlamentit shqiptar eshte nje LETER E HAPUR.

    Ajo eshte e para ne llojin e vet dhe per kete arsye eshte e vertete se nuk mund te jete perfekte.

    Duhet patur parasysh se ajo nuk ka formen e nje peticioni, por formen e nje letre. Per kete arsye ajo nuk mund te permbaje pika ne forme kerkese sic keni paraqitur ju me lart.


    Do te ishte gabim i madhe nese tani do te ndryshohej teksti i saj. Ajo do te behej qesharake dhe personat qe deri me tani e kane nenshkruar ate nuk do te ishin plotesisht dakord.
    Mos beni GAFA.

    Nese kerkoni te plotesoni kete leter atehere duhet te nisni te mendoni per formulimin e nje peticioni i cili do te mund te permbaje ate cka ju po diskutoni me lart.
    Ky peticion do te mund t'i dergohet parlamentit ne nje kohe me te vone, dhe mund te lihet mundesia qe ai te nenshkruhet per nje periudhe nje-mujore.


    Por letra duhet derguar ne formen e tanishme dhe duhet derguar ne afatin ne te cilin eshte menduar.


    Edhe nje gje tjeter drejtuar Ilirian01

    Zoteri duhet te sqaroni menyren me te cilen jeni shprehur, sepse le vend per keqinterpretim.

    Une kerkoj sqarim per piken 3. te shkrimit tuaj per ndikimin e kultures italiane.

    3. Ndikimi kulturor italian, futja e italishtes ne te gjitha shkollat e Shqiperise, gjoja si gjuhe zyrtare edhe mbi anglishten si gjuhe boterore?
    Nese ajo do te thote ate gje qe une kam kuptuar, atehere eshte turp per ju qe pretendoni te flisni per shqiptarizem.


    Dhe nje verejtje tjeter per ju.
    Jeni shprehur ne menyre shume prepotente ne postimet tuaja te fundit a thua se jua ka ndokush per borxh.

    Puna qe po bejne keta zoterinj me letren e tyre eshte e madhe dhe nuk meriton te shkelet me kembe. Ata jane njerez te nderuar. Jane ata qe e ngriten kete ceshtje ne kembe, nderkohe qe ju duket se nuk paskeni ide tjeter vetem se te "ulerisni".
    Ceshtjet e tjera sqarojini me personat vete.
    Kjo ishte ajo cka une vete personalisht deshiroja qe t'ju thoja.


    Une si nje nga nenshkruesit e asaj letre kerkoj qe ajo te mbetet ne formen qe ka tani.


    Nderime!
    Dita

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40

    Rregullat e demokracise!

    Te nderuar miq!

    Jane hedhur mendime te ndryshme kohet e fundit per shnderrim e letres ne peticion duke perfshire ne kete peticion kerkesa "themelore" per parlamentin shqiptar.

    Dua t'ju kujtoj se nuk eshte e moralshme dhe demokratike qe ne t'i dergojme ultimatume parlamentit shqiptar. Ata ne fund te fundit jane te "zgjedhur nga populli" dhe ne nuk jemi te tille. Ne qofte se ne kemi ambicje te tilla themelore per transformimin e shoqerise shqiptare atehere rruga e vetme eshte; organizimi ne nje force politike legjitime dhe pjesemarrja e kesaj force ne votimet e ardhshme. Per mendimin tim nje ide e tille eshte qesharake dhe naive. Dua t'ju pyes se sa nga ju votuan heren e fundit ne Shqiperi? Une ju them nga eksperienca ime (fushaten elektorale te fundit e kalova fshatrave te Vlores) se asnje force politike e krijuar jashte Shqiperise nuk do te kete sukses ne Shqiperi ne qofte se nuk kalon nje periudhe "stazhi" te gjate brenda Shqiperise.

    Nje peticion me kerkesa mbi denimin me vdekje, zgjedhjet, sistemin politik etj nuk do te perkrahej as nga ata shqiptare (ne Shqiperi) qe mund te pajtohen me shume nga idete tona.

    Ideja e "Letres se Hapur" nuk ishte dhe nuk eshte qe ne te kemi nje ndikim ne politiken shqiptare. Kjo leter nuk pretendon te analizoje sistemin politik ne Shqiperi dhe as t'a reformoje ate. Kjo leter thjesht shpreh nje shqetesim te shqiptareve ne mergim per ndikimin e madh te Athines ne politiken shqiptare. Perfshirja e cdo kerkese tjeter e ul vleren e kesaj letre.

    Vete Athina dhe Beogradi do te donin qe ne kete leter ne te kerkonim: rregullimin e ligjit zgjedhor, rivendosjen e denimit me vdekje, ndalimin e tregetise se njerezve, ndalimin e trafiqeve, ndalimin e korrupsionit etj etj. Kjo eshte garancia me e madhe qe asnje nga keto kerkesa te mos merrej parasysh. Te gjithe ata qe hedhin ide te tilla dashur apo padashur bejne punen e armiqve tane.

    Vlera e kesaj letre qendron pikerisht ne faktin se ishte nje nderrmarje spontane nga njerez te paorganizuar dhe pa ndonje interes te vecante ne politike. Reagimi i shqiptareve nga gjithe bota tregon shqetesimin e tyre per kete problem, si dhe mundesite qe ekzistojme per nderrmarje te tilla ne te ardhmen.

    Mos mendoni se publiku shqiptar do te ngrihet ne kembe nga kjo leter. Ne thjesht shpresojme se opinioni ne Shqiperi do te sensibilizohet per kete problem. Kjo leter e ka kryer disi kete funksion (shihni se sa emra kane firmosur nga Shqiperia).

    Shpresoj te mos biem pre e provokacioneve te ndryshme. Mes nesh ka shume "molle te kalbura" qe syte i kane nga Athina dhe Beogradi.

    Sinqerisht,

    vlora
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vlora : 20-05-2002 mė 03:08

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vlora ke plotesisht te drejte per ate qe shkruan me siper. Por mos harro, qe "letra e hapur" nuk ka nevoje per firma, nje peticion ka nevoje per firma. Ajo leter qe do ti dergohet parlamentit eshte peticion, por ky peticion nuk ka permbajtje politike. Kete pike dua ta meshoj fort, pasi ka patur shume keqkuptime nga disa lexues e anetare te forumit, qe kete peticion e kane veshur me ngjyra politike.

    Peticioni nuk ka aspak ngjyra politike, por ka ngjyra kombetare. Ai nuk ben thirrje politike, ai apelon ndergjegjen kombetare te parlamentareve shqiptare. Ndalimi i shtrirjes se interesave greke ne token shqiptare, eshte detyra e parlamentit shqiptar qe eshte garanti i sovranitetit te atij vendi. Kjo eshte arsyeja se pse une hodha firmen time si shqiptar ne ate peticion. Ne kete pike nuk ka dallime politike, po flitet per interesa te perbashketa kombetare.


    Se cfare do te arrije ky peticion, kjo ngelet per tu pare e diskutuar. Megjithate, ne beme tonen si shqiptare, dhe kjo nuk do te thote qe do te ndalemi ketu. Nese zeri yne nuk do te degjohet ne sallen e parlamentit shqiptar, atehere rruge te tjera duhet te ndiqen per te mbrojtur interesat kombetare.

    Nese parlamenti shqiptar nuk mbron interesat tona kombetare, atehere pergjegjesite bien te gjitha mbi shtetasit e thjeshte, qe duhet te bejne dicka per te pastruar institucionet shqiptare nga njerezit e shitur.

    Me shume se nje leter e hapur, ky eshte nje shans i fundit per ate parlament te perfolur per te dale ne mbrojtje te interesave kombetare. Ne te kundert, historia dhe drejtesia shqiptare do tu japi te gjithe atyre pa perjashtim denimin qe meritojne.

    Ne cdo vend te botes, tradhetia kombetare merr denimin kapital !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •