Close
Faqja 11 prej 24 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 231
  1. #101
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    OSBE kritikon gjykatat kosovare

    Gjykatat në Kosovë vazhdojnë të përballen me vështirësi në adresimin e kontesteve rreth pasurisë së patundshme, veçanërisht të kontesteve mbi pronësinë e kësaj pasurie, thuhet në një raport të OSBE-së të publikuar sot në Prishtinë.

    Raporti analizon trajtimin e kontesteve gjyqësore rreth pronësisë në gjykatat kosovare në pesë vitet e fundit, njofton REL.

    Raporti ka gjetur se gjykatat në shumë raste i japin më shumë peshë dëshmive të palëve të përfshira dhe jo provave të dokumentueshme.

  2. #102
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    7 persona nën pranga për prostitucion

    Janë arrestuar 7 persona të dyshimtë për prostitucion dhe mundësim të kësaj dukurie, në rajonin e Ferizajt.

    Policia gjatë bastisjes së një lokali në këtë qytet ka arrestuar, 2 meshkuj shtetas të Kosovës dhe 5 femra shtetase të Ukrainës me dyshimin për prostitucion dhe mundësim të tij.

    Në cilësi të provave dhe dëshmive materiale, policia ka konfiskuar rreth 3 mijë euro dhe disa prova të tjera që do të shërbejnë më tej gjatë procedimit të rastit tutje në prokurori, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës

  3. #103
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Eja punësohu më 4 dhe 5 maj

    Nën përkujdesjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) do të organizohet projekti i parë në Republikën e Kosovës me emërtimin “Berza e Punësimit Kosova 2009”.

    Objektivat e projektit janë promovimi i punësimit dhe shërbimeve të MPMS-së, AKB-së dhe sektorit privat, promovimi i partnerëve dhe ekspozuesve pjesëmarrës, dhe promovimi i mundësive për arsimim dhe mësim të gjatë gjithë jetës.

    Ky projekt synon të punësojë punëtorë të sektorëve të ndryshëm e kështu do të jetë një kontribut në zbutjen e papunësisë në vendin tonë. /telegrafi/

  4. #104
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Urdhërohet lirimi i ish-ministrit Astrit Haraqija

    Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës ka urdhëruar lirimin e përkohshëm të ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte dënuar për mospërfillje të Gjykatës.

    Gjykata e Hagës e kishte dënuar ish-ministrin e Kulturës të Kosovës me pesë muaj burg për ndërhyrje ndaj një dëshmitari në gjykimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

  5. #105
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Daci kërkon nga institucionet të respektojnë Kushtetutën

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të fillojnë ta respektojnë dhe ta zbatojnë Kushtetutën, e cila – sipas tij - po shkelet fuqishëm qoftë nga Presidenca qoftë nga Qeveria e Kosovës.

    Daci në një urim drejtuar qytetarëve të Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës, ka akuzuar këto institucione për shkelje të Kushtetutës, të cilat, sipas tij, duhen të jenë shembull i qytetarit të Kosovës për respektimin e aktit më të lart juridik.

    Ai ndër të tjera kërkoi që, qytetarët e Kosovës të njihen më shumë me Kushtetutën e vendit, si dhe të kuptojnë se Kushtetuta e Kosovës është akti më i lart juridik i vendit që i garanton të drejtat e secilit. /Telegrafi/

  6. #106
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    7 ministra nuk deklarojnë pasurinë

    Numri i zyrtarëve të lartë të cilët kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurinë e tyre në vitin 2009 ka qenë 800, ku nga ky numër 619 apo 78.8% e tyre e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 173 është numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë, 8 të tjerë janë zyrtarë të lartë të liruar nga detyra që kanë ushtruar dhe nuk bartin detyrim për deklarimin e pasurisë.

    Afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës i paraparë me Ligjin kundër Korrupsionit (LKK) ka përfunduar më 31 mars 2009.

    "Në mesin e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë janë edhe liderët kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Presidenti i Republikës, kryeministri, kryetari i Kuvendit, dy zv/kryeministrat. Ndërsa nga niveli i ministrave pasurinë e tyre e kanë deklaruar dhjetë ministra nga 17 sa përbëjnë Qeverinë e Republikës së Kosovës", thuhet ne komunikaten e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Para fillimit të marsit janë shpërndarë formularët e deklarimit të pasurive ndërsa, zyrtarët e Agjensionit kanë mbajtur trajnime me personat që ishin pikë kontaktuese në mes të AKK-së dhe institucionit përkatës (një nga të gjitha institucionet publike) në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë mbushjen e formularëve.

  7. #107
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Aksidentet në trafik, 42 të vdekur në tre muaj

    Numri i aksidenteve fatale në komunikacion është rritur ndjeshëm këtë vit. 42 persona kanë humbur jetën në tremujorin e parë të këtij viti në Kosovë, që është një rritje alarmante kur krahasohet me 22 persona që kishin humbur jetën në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

    Arbër Beka, u.d zëdhënës i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për të përditshmen Infopress, se gjatë tremujorit të parë të vitit 2008 kanë ndodhur 19 aksidente me pasoja fatale, nga të cilat 22 persona kanë gjetur vdekjen, në mesin e tyre nëntë kanë qenë këmbësorë. Ndërsa, në tremujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 32 aksidente fatale, me 42 persona të vdekur, prej të cilëve 11 kanë qenë këmbësor.

    Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se, sikurse aksidentet fatale, ashtu edhe ato me persona të lënduar kanë shënuar rritje në këtë tremujor. Kështu, në tremujorin e parë të vitit 2008 kanë ndodhur 727 aksidente, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti 784 sosh. Dhe përderisa më 2008 janë lënduar 1.189 persona, këtë vit lëndime kanë pësuar 1.374.

    Situata nuk është më e mirë as kur bëhet fjalë për dëmet materiale që janë shënuar në këto aksidente. Derisa vitin e kaluar patën ndodhur 2.413 aksidente me dëme materiale, këtë vit në tremujorin e parë kanë ndodhur 2.992 sosh.

  8. #108
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Sejdiu: Akuzat ndaj UÇK-së, pa fakte

    "Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qenies sonë", tha të premten presidenti Fatmir Sejdiu, duke iu referuar disa shkrimeve në media të caktuara, për, siç thuhet, krimet e UÇK-së të bëra gjatë konfliktit të armatosur.

    “Çdo gjë e paargumentuar duhet marrë jashtë reales. Unë e them, më sill faktet atëherë del drejtësia”, tha Sejdiu. Presidenti i Kosovës tha po ashtu se “dikujt mund t'i teket të krijojë dëme për Kosovën, por nuk do t’ia dal këtij qëllimi”.

    Sejdiu tha se beson fuqishëm që Kosova do ta fitojë edhe procesin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së saj.

  9. #109
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    ORA: Duhen veprime konkrete për mbrojtjen e Luftës së UÇK-së

    Partia Reformiste ORA tha sot se institucionet nuk po ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Fatkeqësisht institucionet tona vetëm verbalist kanë kundërshtuar spekulimet e ish-kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte” tha kryetarja e partisë Teuta Sahatçia, duke kërkuar themelimin e komisionit hetimor për zbardhjen e rasteve, që sipas saj, dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe të luftës së UÇK-së.

  10. #110
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Turqia nuk do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në Kosovë

    "Turqia nuk do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në përbërje të KFOR-it", ka deklaruar në Prizren komandanti i kontingjentit turk, Yahya Bacak.

    “Derisa nuk do të marrim ndonjë kërkesë zyrtare të NATO-s për zvogëlimin eventual të numrit të ushtarëve, ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës sikurse deri më tani”, është cituar Bacak nga “Politika”.

    Komandanti turk ka shtuar se Turqia është duke punuar edhe për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

    Turqia ka 650 ushtarë në Kosovë, ndërsa vendqëndrimi i tyre është në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren.

Faqja 11 prej 24 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •