Close
Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 231
  1. #91
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Qëndrimi ndaj Kosovës, telashe për qeverinë spanjolle

    Politika e keqe që po e bën Spanja ndaj Kosovës, ka bërë që qeveria e këtij vendi - e sidomos Ministria e Jashtme dhe ajo Mbrojtjes - të gjendet në qendër të kritikave të shumta nga diplomatë, gazetarë, analistë dhe qytetarë spanjollë.

    Kritikat janë shtuar edhe me shumë me skandalin e fundit, atë të publikimit të letrave konfidenciale që i janë dërguar ministrit të Jashtëm spanjoll nga ambasadori i Spanjës në NATO, Carlos Miranda, bën të ditur gazeta El Pais.

    Ambasadori spanjoll, në telegramin e tij kishte shprehur zemërimin e madh që ka shkaktuar te SHBA-të dhe NATO-ja sjellja politike ministrit të Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos.

    Ambasadori Miranda kishte dëgjuar lajmin për tërheqjen e trupave spanjolle nga Kosova nga goja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.

    Përmbajtja e telegrameve, ku përfshihen edhe takimet e ambasadorit me homologët e tij në NATO, është publikuar të martën në gazetën ABC - ndërsa ky shkrim ka shkaktuar polemika të mëdha në Parlamentin spanjoll dhe rrethin diplomatik të Spanjës.

    Ministria e Jashtme spanjolle ka nisur hetimet rreth skandalit të telegrameve, ndërsa opozita ka kërkuar të thirren në interpelancë ministri i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes.

    Ndërkaq një pjesë e diplomatëve spanjollë e ka përshkruar politikën e jashtme të Spanjës si pa përmbajtje dhe në qorrsokak – madje duke e përshkruar atë si politikë të papërgjegjshme të dorës së tretë.

    Sidoqoftë, në një sondazh që ende është i hapur në gazetën spanjolle El Pais, të lidhur ngushtë me partinë në pushtet, tregon se shumica e spanjollëve, respektivisht 63% të tyre kundërshtojnë largimin e trupave spanjolle nga Kosova.
    Përgatiti: Gent Prokshi

  2. #92
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Indonezia pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Indonezia pritet ta njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar në Londër, presidenti i këtij vendi të madh aziatik, Susilo Bambang Yudhoyono. “Është e mundur ta njohim pavarësinë e Kosovës shpejt", ka thënë ai gjatë një ligjërate në "London's School of Economics".

    Në ligjëratën e tij, duke folur për pozicionin më të ri të vendit të tij ndaj Kosovës, presidenti indonezian tha: "Sa i përket çështjes së Kosovës, ne e shohim atë në dy kënde: njëri është respektimi i integritetit territorial të vendeve të OKB-së dhe tjetra e drejta e kosovarëve për pavarësi si pjesë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë", citohet të ketë thënë Yudhoyono, i pyetur nga pjesëmarrësit e kësaj ligjërate, transmeton shtypi i sotëm.

    Po ashtu presidenti indonezian ka theksuar se për temën e Kosovës ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon dhe presidentin Martti Ahtisaaari.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522

    Eliminohen 99 kandidatë nga gara për ambasadorë

    99 kandidatë janë eliminuar në garën për ambasadorë në 18 misionet diplomatike të Kosovës në botën e jashtme. Komisioni përzgjedhës i Ministrisë së Jashtme, që sipas një burimi të KTV-së ka qenë i përbërë nga Lulzim Mjeku, Syzana Krasniqi dhe Emrush Ujkani, që të tre zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, ka përfunduar punën për kontrollimin e dokumentacionit të 338 kandidatëve për ambasadorë.

    Sipas këshilltares për media të ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri, komisioni ka konstatuar se 99 prej tyre nuk e kanë pasur dokumentacionin e plotë.

    Ndërkohë, do të formohet paneli intervistues, i cili përbëhet nga një përfaqësues i Presidencës, i Kryeministrisë, nga dy zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, njëri prej të cilëve duhet të jetë sekretari i përhershëm i Ministrisë, si edhe nga një përfaqësues i shoqërisë civile dhe një nga minoritetet, të cilët emërohen nga shefi i diplomacisë kosovare.

    Gjatë ngushtimit të listës së kandidatëve deri në tre persona për çdo mision diplomatik, lista si e tillë do t’i dërgohet Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe më pas kryetari i shtetit do të përzgjedhë njërin nga kandidatët për ambasador.

    Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në kushte anonimiteti i ka thënë KTV-së se kandidatët për ambasadorë ka mundësi që në misionet diplomatike të vendosen në muajin maj ose në qershor, për shkak se kërkohet edhe pëlqimi nga shtetet përkatëse për ambasadorin.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522

    Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

    Njohja e Kosovës nuk është kusht që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, "por Serbia duhet të gjejë mënyrën që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të hyrë në BE", ka deklaruar ambasadori francez në Beograd, Jean-Francois Terral.

    Autoritetet e Serbisë, tha ai, duhet të mendojnë sesi të përparojnë dialogun me Prishtinë, ndërsa u takon vendeve të BE-së të ndihmojnë në këtë proces. "Vështirë mund të imagjinojmë që Serbia mund të hyjë në BE, dhe të ketë marrëdhënie antagoniste me Kosovën. Evropa çdo vendi të Ballkanit i ofron perspektivën e kyçjes, por politika jonë është edhe favorizimi i marrëdhënieve të mira në rajon", është shprehur ambasadori francez në një intervistë për gazetën e Beogradit "Veçernje novosti".

    Terral mohoi mundësinë që Franca të ndryshojë qëndrimin në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe nëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare i Drejtësisë do të jetë në favor të Serbisë. Duke folur për misionin e BE-së në Kosovë, ambasadori francez shprehet i kënaqur me rezultatet e EULEX-it, duke thënë se ky është një proces në vetë fillimin e tij.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522

    Sejdiu uron Topin dhe Mesiqin

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe atij të Kroacisë, Stjepan Mesiq, me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO.

    “...kam kënaqësinë e jashtëzakonshme që në emrin tim dhe në emër të popullit të Republikës së Kosovës, t’ju uroj juve dhe nëpërmjet jush gjithë popullit shqiptar anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit të presidentit Sejdiu dërguar presidentit Topi.

    Ky akt madhor dhe i shumëpritur - thekson Sejdiu në telegramin e tij - e shndërron përfundimisht rajonin tonë në një faktor të rëndësishëm të paqes, të stabilitetit dhe të prosperitetit të përgjithshëm të kësaj pjese të Evropës Juglindore, popujt e së cilës tashmë janë përcaktuar fuqishëm për integrim në familjen e madhe të kombeve të lira e demokratike euroatlantike.

    Pa dyshim, thekson më tej presidenti Sejdiu, “edhe Republika e Kosovës do të përfitojë nga përvoja juaj dhe ne presim që duke punuar së bashku, sikundër deri më tani, ta arrijmë sa më shpejt që të jetë e mundur ditën e anëtarësimit të të gjithë rajonit në NATO dhe në strukturat e tjera euroatlantike”.

    Ndërkaq në telegramin e urimit dërguar presidentit kroat Mesiq, presidenti Sejdiu ndër të tjera thekson se: “Në etapën e re në të cilën po hyn Kroacia, për arritjen e së cilës kontributi juaj ka qenë i veçantë, Ju mund të llogarisni në përkrahjen e plotë të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës. Sfidat dhe synimet tona janë të përbashkëta, prandaj paqja, bashkëpunimi reciprok dhe integrimi sa më i shpejtë i rajonit tonë në strukturat euroatlantike, do ta bëjnë përfundimisht të jetësuar ëndrrën e kësaj pjese të Evropës Juglindore për liri, demokraci dhe stabilitet politik e ushtarak”.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522

    Estonia angazhohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

    Estonia këmbëngul se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, sepse nuk mund të ketë Evropë të bashkuar pa integrimin e plotë të vendeve të këtij rajoni në të gjithë mekanizmat evropianë, ka deklaruar të enjten ambasadorja e Estonisë në Bruksel, ***** Jaani, gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu, e cila me këtë rast solli edhe letrat kredenciale.

    Presidenti Sejdiu me këtë rast potencoi se, “vendi ynë po kalon nëpër një fazë të zhvillimeve dinamike, të cilat ne jemi të përkushtuar t’i thellojmë edhe më shumë. Sipas Sejdiut, këto zhvillime kanë të bëjnë në rend të parë me përpjekjet e gjithanshme të institucioneve të Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotësimin e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.

    “Republika e Kosovës është shembull i veçantë i respektimit dhe i garantimit të të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë dhe ne këtë e çmojmë si vlerë tonën”, pohoi Sejdiu, duke shtuar se Kosova, njëkohësisht, është shumë e vendosur që t’i thellojë edhe më tej marrëdhëniet shumë të mira që ka me vendet fqinje.

    Ndërkaq, ambasadorja Jaani, pasi ripërsëriti përkushtimin e plotë të Estonisë për Kosovën dhe rajonin, tha se vendi i saj ka kaluar nëpër një rrugë shumë të vështirë për të arritur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Por, ky rezultat yni, vijoi ajo, duhet të shërbejë si motiv për të mos hequr dorë nga integrimi i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.

    Në këtë takim, presidenti Sejdiu dhe ambasadorja Jaani theksuan gjithashtu se Estonia dhe Kosova mund t’i thellojnë bashkëpunimet e tyre, sidomos në fushë të arsimit, kulturës e fusha të tjera.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522

    Sllovakia nuk do të njohë Kosovën

    Presidenti sllovak, Ivan Gashparovic ka ripërsëritur sot gjatë takimit me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, se Sllovakia nuk do ta njohë Kosovën.

    Siç njoftoi kabineti i tij, Gashparovic është interesuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë, në veçanti për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa Jeremiq ka tërhequr vërejtjen se shpallja e pavarësisë së Kosovës i ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet dy popujve.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522

    Ministri Gashi takoi ambasadorin e Luksemburgut

    Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi ka takuar të enjten ambasadorin e Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e shëndetësisë dhe operacionalizimin e donacionit nga Qeveria e Luksemburgut për shëndetësinë kosovare.

    Projekti i Luksemburgut, implementohet nga pala e Luksemburgut dhe fillon sivjet në mjekësinë primare.

    Fillimisht projekti do të përqendrohet në disa lëmë të veprimtarisë shëndetësore si renovimin e disa objekteve shëndetësore në regjionin e Prizrenit, Prishtinës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Projekti përfshin edhe shkollimin e kuadrit shëndetësor, hartimin e protokolleve shëndetësore, blerjen e pajisjeve për disa njësi shëndetësore si dhe krijimin e bazës për Sistemin e Informimit shëndetësor nëpërmjet disa pilot projekteve në disa qendra.

    Vlera e projektit, që zgjat 4 vjet, është 6,5 milionë euro ndërsa Ministria e Shëndetësisë merr pjesë me 1,3 milion euro.

  9. #99
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Suspendohet Inspektori Tatimor për Prishtinën

    Autoritetet përgjegjëse të Administratës Tatimore të Kosovës, pas pranimit të denoncimit për abuzim me detyrë zyrtare të Masar Berishës, Inspektor Tatimor në Zyrën Regjionale në Prishtinë të këtij Institucioni, kanë ndërmarr veprime të menjëhershme, duke suspenduar nga puna me pagesë që nga data 31 e muajit të kaluar.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të ATK-së Berisha akuzohet nën dyshimin e bazuar se ka bërë shkelje të detyrave dhe rregullave të punës.

    “Kjo masë është e mbështetur në Urdhëresën Administrative dhe do të zgjas përderisa të përfundojnë hetimet dhe Komisioni Disiplinor të nxjerr vendim meritor lidhur me të”.

    Lidhur me këtë, përgjegjësit e ATK-së, kanë njoftuar edhe Njësinë e Krimeve Ekonomike, të cilët në bashkëpunim janë duke e hetuar rastin dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme konform detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

  10. #100
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Plus një deputet


    AAK’ja mori në grupin e saj parlamentar deputetin e BDA’së, Danush Ademin. Kështu, AAK bëhet forca e tretë në Parlament, me 12 deputetë. Ramush Haradinaj tha se koalicioni me BDA’në tregon për besueshmërinë që gëzon subjekti i tij, derisa shfrytëzoi rastin për të hedhur akuza në adresë të kryeministrit Hashim Thaçi.

    Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tash e tutje do të jetë forca e tretë në Parlamentin e Kosovës. Të premten, kryetari i AAK’së lidhi koalicion me Partinë Bashkimi Demokratik i Ashkalive, duke paralajmëruar njëherësh se deputeti i kësaj partie, Danush Ademi do t’i bashkohet grupit të tij parlamentar.

    Kështu, AAK do të ketë 12 deputetë, duke kaluar AKR’në dhe LDD’në, të cilat kanë nga 11 deputetë. “Kemi arritur dakordim për bashkëpunim me BDA’në dhe z. Danush Ademi, deputet në Parlamentin e Kosovës, me këtë rast i bashkohet GP të AAK’së. Kjo shënon edhe fillimin e një bashkëpunimi tonë edhe në nivele në aspekte të tjera ndërpartiake”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

    Danush Ademi, ndërkaq, tha se ka besim tek AAK, prandaj edhe ka vendosur që të lidhë koalicion me këtë subjekt. “Meqë ne kemi parë se kjo parti synon një vijë të drejtë dhe vazhdimisht në programin e saj ka synim t’i përkrahë komunitetet, ne si kryesi e BDA’së kemi marrë vendim t’i bashkëngjitëm GP të AAK’së”, tha ai.

    Në këtë konferencë, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i AAK’së Blerim Shala, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda në adresë të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, po vë njerëzit e vet në poste të rëndësishme shtetërore. Me theks të veçantë, lideri i AAK’së është ndalur tek emërimi i Bekim Çollakut në postin e shefit të stafit.

    “Ju kujtohet para ardhjes në qeveri të z. Thaçi, por edhe në fillim, bombardimi i opinionit me lajmin se do të ndalen shpenzimet, se do të respektohet ligji, se nuk do të ketë emërime joligjore”, tha ai.

    “Mund të ju them se qe atëherë vazhdimisht ne kemi parë shkelje ligjore dhe ato të rënda, deri edhe të nivelit kriminal që kanë ndodhur në qeverisje. Kjo është një prej atyre. Paga e tij nuk korrespondon me rangimin civil. Është një pagë me diskriminim. Pozicioni i tij është i vendosur në mënyrë arbitrare dhe joligjore”, tha Haradinaj duke folur për emërimin e Çollakut.

    Lideri i AAK’së ka folur edhe rreth politizimit të posteve të rëndësishme brenda ministrive dhe kompanive publike. “Në rast se shihni në prokurim, shkoni veç e veç, qoftë në kompani publike, qoftë në ministri, do t’i gjeni njerëzit e grupit të korruptuar të tipit SHIK dhe të tipit të njerëzve të besuar të kryeministrit”, tha ai.


    “Shembulli i fundit i vendosjes së vëllait të kryeministrit në Bordin e kompanive të sigurimeve në sektorin e polisave si koordinator, është dëshmia më e mirë se çka po i ndodh vendit. z. Gani Thaçi në një pozicion të tillë detyrimisht dhe nga të gjithë dihet pse ndodh kështu”, shtoi Haradinaj.

    Por, jo vetëm kryeministri ka qenë në thumb të akuzave të liderit të AAK’së. Me këtë rast ai ka akuzuar edhe presidentin Sejdiu, kur ka komentuar deklarimet e tij se zgjedhjet lokale do të organizohet nga institucionet e Kosovës.

    “Presidenti dhe kryeministri aty ku ka interesa korruptive janë shumë të shpejtë. Rasti i marrjes së vendimit për shtyrje të zgjedhjeve dihet pse ka ndodhë, ndërsa ndërtimi i mekanizmave zgjedhorë të nevojshëm i KQZ’së, i sekretariatit... vonohet. Pse vonohet, sepse qëllimi është komprometimi i këtyre mekanizmave dhe krijimi i hapësirës për manipulim me votën e qytetarëve”, tha ai.

    Sipas Haradinajt, OSBE duhet të jetë pjesë e procesit të organizimit të zgjedhjeve lokale vjeshtën e sivjetme. “Ne jemi të forcum me e kërku arbitraritetin e OSBE’së në këtë proces, duke i parë trendët dhe mënyrat si po punohet nga institucionet e vendit për një mekanizëm që është shumë me rëndësi për demokracinë e secilit vend”, tha ai.

Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •