Close
Faqja 9 prej 24 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 231
  1. #81
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Aeroporti i Prishtinës, 24 orë në funksion

    Vendimi për të punuar 24 orë është marrë nga ana e Menaxhmentit të ANP-së pas interesit të shfaqur nga ana e kompanive ajrore, analizave profesionale, teknike dhe financiare të cilat rezultuan pozitive për fluturime të sigurta në ANP, thuhet në komunikatën për media.

    Menaxhmenti i ANP morri vendimin për zgjatjen e orarit të fluturimeve në ANP në 24 orë, duke konsideruar këtë vendim si njërin nga vendimet më të rëndësishme të ANP-së në vitet e fundit dhe që përbën një hap të madh për kompaninë, zhvillimin e aviacionit civil si dhe për Kosovën në tërësi.

    Deri tani, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka punuar nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes.

    Fluturimi i parë gjatë orarit të natës pritet të bëhet sonte nga kompania ajrore sllovene, “Adria Airways”, aeroplani i së cilës pritet të arrijë në Prishtinë rreth orës 1, pasmesnate.

    E njëjta kompani ajrore, Adria Airways, ka konfirmuar se do të ketë 7 fluturime në javë në këtë orar, ndërkohë që 4 fluturime të tjera gjatë orarit të natës janë konfirmuar nga kompania kroate e fluturimeve “Croatia Airlines”

    “Ka një interes të mjaftueshëm nga ana e kompanive ajrore për të fluturuar gjatë orarit të natës. Për momentin janë dy kompani ajrore të cilat kanë konfirmuar që do të fluturojnë në këtë orar, por gjatë sezonit veror presim që të rritet edhe më tej numri i kompanive që do të fluturojnë gjatë orarit të natës. Një tjetër kompani ajrore që pritet të filloj fluturimet në orarin e natës është edhe kompania “Swiss International ”, tha Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Sipas tij, vendimi për të punuar gjatë 24 orëve i hap perspektivë edhe investimeve të jashtme në Kosovë .

    “Një aeroport i cili punon 24 orë dëshmon stabilitetin e një vendi si nga aspekti ekonomik poashtu edhe politik. Mendoj dhe besoj që vendimi për të punuar 24 orë do të jetë i mirëseardhur edhe për investitorët të cilët dëshirojnë të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, pasi do ta kenë më të lehtë dhe gjatë gjithë kohës mundësinë për të qarkulluar mallrat dhe kapitalin e tyre”, tha më tutje z. Mustafa.

    Vendimi për të punuar non-stop, do të krijojë lehtësira të mëdha edhe për udhëtarët dhe kompanitë ajrore që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

    Kompanitë ajrore tani do të kenë mundësi që të operojnë në çdo orar, për të kapur në kohë sa më të mirë linjat ndërkontinentale në mënyrë që të kursehet koha e udhëtarëve që udhëtojnë në shtetet e treta nga Prishtina.

  2. #82
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    PSD kritikon pozitën monopoliste të KEK-ut

    “Duke mos ndërmarrë asgjë, qeveria e Kosovës ende është duke toleruar pozitën monopoliste të Korporatës Energjetike të Kosovës, e cila jo vetëm se nuk ofron shërbime të duhura dhe furnizim cilësor me energji elektrike, por duke shkyçur kolektivisht madje edhe tërë vendbanimet, ndëshkon edhe paguesit e rregullt të energjisë elektrike”.

    Kështu tha në takimin e rregullt javor me gazetarë të Partisë Social-Demokrate, nënkryetarja Fëllënzë Hoxha, duke propozuar Qeverisë së Kosovës një varg masash për tejkalimin e kësaj gjendjeje, madje edhe formimin e Policisë Energjetike.

  3. #83
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Arrestohet një 15 vjeçar për vjedhje

    Tre të rinj janë zënë në flagrancë, deri sa në mëngjesin e së dielës kanë tentuar që të grabisin një dyqan ushqimor. Prej tyre, vetëm njëri i moshës 15 vjeçare është arrestuar i cili pas dhënies së deklaratës para hetuesve policor, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
    Një i mitur 15 vjeç është arrestuar të dielën m dyshimin se ai së bashku me dy persona të tjerë, kishin tentuar të grabisin një dyqan ushqimor i cili gjendet në sheshin “Zahir Pajaziti” më Prishtinë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, me ç’rast patrulla policore e Stacionit Qendra në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës kishte pranuar një informatë nga një qytetar për një vjedhje të rëndë në progres.

    Lajmin për këtë ka dhënë zyra për informim e Policisë së Kosovës.

    “Patrulla policore në bazë të informatave të pranuara nga qytetari, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarje në lokacionin e lartcekur. Zyrtarët policorë në afërsi të një dyqani ushqimor vërejtën dy persona duke ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, përderisa një i dyshimtë tjetër u arrestua në flagrancë”, tha zyrtari për informim i Policisë, Arbër Beka.

    Ai tha po ashtu se policia dyshon se tre persona, përfshirë edhe të miturin 15 vjeçar, duke përdorur mjete të forta kishin hapur një vrimë ne murin e dyqanit, duke përdorur hyrjen e ndërtesës që është ngjitur me këtë dyqan.

    Bëhet e ditur se hetuesit policor të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë kanë njohuri edhe për identitetin e dy personave të tjerë që dyshohet se ishin të involvuar në këtë vjedhje të rëndë dhe janë në kërkim të tyre, ndërkaq akoma nuk dihet saktë se sa është vlera e sendeve të vjedhura nga ky dyqan.

    I mituri i arrestuar, pas deklaratës të dhënë para hetuesve policor, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Kapjen në flagrancë të këtyre të rinjve, zyrtarët policorë e cilësojnë se është një hap shumë tregues shumë i rëndësishme të bashkëpunimit të qytetarëve në mes policisë së Kosovës.

    “Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim të mirë që është edhe çelësi i suksesit tonë dhe njëkohësisht edhe i kontribuon gjendjes së përgjithshme të sigurisë në kryeqytet dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha zëdhënësi Beka


  4. #84
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Ferizaj, vdekje e dyfishtë në trafik

    Rreth orës 11 e 55 minuta të ditës së diel, policia në rajonin e Ferizajt është informuar se në rrugën Fusha Pajtimit-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Doganaj ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet një veture udhëtaresh dhe automjet transportues-kamion.

    Aksidenti ka ndodhur kur vetura Golf-2 ngjyre hiri me targa –KS- të cilin e drejtonte .A. M .55 vjeçar nga Fshati Rekë-Kaçanik, ishte duke qarkulluar nga udhëkryqi Shtërpcë –Glloboqicë ne drejtim te Fushës se Pajtimit dhe me të arritur për ballë Kompanisë “Burimi” për arsyeje të panjohura deri më tani humb kontrollin e automjetin dhe kalon në anën e kundër të lëvizjes, me ç’ rast godet automjetin transportues (–kamion-mercedes 1840).

    Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësuan përvec shoferit dhe dy pasagjerit e tij të veturës Golf. Personat e lënduar janë dërguar në emergjencën e Ferizaj ku nga mjeku kujdestar jemi njoftuar se shoferi dhe njëri pasagjer nga lëndimet e rënda kanë ndërruar jetë, kurse pasagjeri i dytë që ka pësuar lëndime te renda është dërguar në Q.K.U.K. Prishtinë. Nga lëndimet e pësuara kanë ndërruar jetë vozitësi i veturës ( A. M .55 vjeçar) dhe pasagjeri (S. M 73 vjeçar). Me urdhër të prokurorit kufomat janë dërguar në qendrën e mjekësisë ligjore për ekzaminim në Prishtinë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #85
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Sali Berisha viziton Kosovën

    Burimet në Tiranë bëjnë të ditur se në fund të muajit prill, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do ta vizitoj Kosovën. Gjatë qëndrimit në vendin tonë Kryeministri Berisha do të ketë takime me liderët e lartë të shtetit, presidentin Fatmir Sejdiun, kryeministrin Hashim Thaçi si dhe me përfaqësuesit e EULEX-it dhe zyrtarët e ICO-s.

    Gjatë kësaj vizite kryeministrat e dy vendeve të Shqipërisë e Kosovës do të nënshkruajnë dy marrëveshje ndërshtetërore.

  6. #86
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    KFOR-i në Kosovë për sa kohë të jetë i nevojshëm

    Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini ka deklaruar se KFOR-i do të mbetet në Kosovë për sa kohë të jetë i nevojshëm, ndërsa ka kritikuar Spanjën për vendimin e saj për t’i tërhequr trupat spanjolle nga Kosova.

    "Fatkeqësisht, ata tashmë kanë marrë vendim, dhe na vije keq për një gjë të tillë”, ka thënë Frattini në një intervistë për gazetën spanjolle “ABC”, duke shtuar se – “ende nuk është momenti i duhur për tërheqje nga Kosova”, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

    "Besoj se do të ishte e rëndësishme që për një vendim të tillë të diskutohet. Si pjesë e Aleancës, siç është NATO-ja - që kërkon sakrifikim - duhet respektuar obligimet dhe duhet bërë dialog”, ka thënë Frattini.

    Shefi i diplomacisë italiane po ashtu ka theksuar se KFOR-i do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa të jetë i nevojshëm, në mënyrë që të tejkalohen tensionet që ekzistojnë ende aty.

    Ai ka rikujtuar se kontingjenti italian ishte i pari në Kosovë, dhe ka shtuar se, “përgjegjësia jonë është të ndihmojmë tejkalimin e tensioneve etnike dhe fetare, si dhe problemet të tjera, në mënyrë që të arrihet tranzicioni i qetë. Ende nuk është momenti që të tërhiqemi”, ka thënë ministri Frattini.

  7. #87
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kryeziu: Edhe 10 vjet me PDK-në

    Eqrem Kryeziu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë për të përditshmen “Infopress”, ka vlerësuar se Kosova ka pasur nevojë për një qeveri stabile – e cila nuk ka mundur të jetë e tillë pa koalicionin LDK-PDK.

    Në këtë fazë, sipas Kryeziut, ndoshta edhe 10 vjet të tjera Kosovës i duhet një qeveri stabile.

    Kryeziu ka thënë se duhet pranuar se pa këto dy parti politike, në Kosovë nuk ka mund të krijohej një qeveri stabile. “Tash, duhet të pranojmë se nuk ka qenë e mundshme të bëhet një qeveri stabile pa këto dy parti politike. Sado që ndoshta nuk kanë qenë aq të gatshme të dyja, nëse i sheh interesat e popullit, qeveri stabile nuk do të mund të kishte pa këto dy forca”, ka thënë ai.

  8. #88
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Bogdanoviq: Nuk heqim dorë nga vizitat në Kosovë

    Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka deklaruar për agjencinë Fonet se zyrtarët e Beogradit nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga vizitat në Kosovë pa marrë parasysh veprimet që ndërmarrin - siç është shprehur ai - “institucionet e përkohshme në Prishtinë”.

    "Ne nuk do të heqim dorë nga dokumentet tona. Sepse, nëse do të hiqnim dorë nga këto, në një mënyrë, ne do të pranonim atë që institucionet e përkohshme po përpiqen të na imponojnë”, ka thënë Bogdanoviq.

    Ai ka thënë se, mënyra e vetme që këto probleme të zgjidhen, është para se gjithash dialogu me përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe EULEX-it, të cilët sipas tij, “kanë mandat që mos të lejojnë të ndodhin gjëra të tilla”.

    Shqiptarët, sipas Bogdanoviqit, dëshirojnë të tregojnë se janë shtet dhe që një porosi të tillë të qartë t’ua përcjellin serbëve në Kosovë. “Mu për këtë shkak janë këto ndalesa të hyrjes, problemet me rrymë, dokumentet dhe gjërat e ngjashme”, ka thënë ai.

  9. #89
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kosova duhet ndihmuar në proceset evropiane

    Komisioneri evropian për zgjerim Olli Rehn insiston se Kosovën duhet ndihmuar në proceset evropiane pavarësisht se jo të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropiane e kanë njohur shtetin e Kosovës.

    Ai tha se duhet të gjinden rrugët se si të ndihmohet Kosova, dhe se këto mënyra do përfshihen në studimin e fizibilitetit që do publikohet në vjeshtë. Në këtë dokument, sipas komisionerit për Zgjerim, do përfshihen edhe mundësitë që Kosova të ketë raporte kontraktuale në kushte të komplikuara siç janë tani

    “Të gjithë kemi obligime ndaj Kosovës, si ato vende që e kanë njohur ashtu edhe ato që nuk e kanë njohur pavarësinë”, deklaroi Rehn në Parlamentin Evropian dhe shtoi: “Kosova duhet të përfshihet në projekte siç janë lëvizja e njerëzve; shkëmbimi tregtar, lehtësimi i vizave e ndoshta në një të ardhme të largët, edhe liberalizimi i vizave” tha ai.

    Rehn pranon se serbet kanë të drejta në Kosovë që shkojnë përtej standardeve evropiane. Por kjo është e mirë, sipas tij, sepse serbët duhet të jenë të mbrojtur në Kosovë.

    Rehn i rikujtoi eurodeputetët se pas problemeve me Serbinë dhe diskutimeve me Beogradin është arritur marrëveshja që të dislokohet EULEX-i dhe tash EULEX-i funksionon edhe në veri.

  10. #90
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Gjermania paralajmëron tërheqjen e trupave të saj nga Kosova

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Jozef Jung ka bërë të ditur se Gjermania mund të fillojë nga mesi i vitit me fazën e parë të tërheqjes së trupave nga Kosova.

    Gjatë një takimi me mediat e huaja, të hënën në Berlin, Jung theksoi se, parakusht për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Kosova do të jetë ndërtimi i strukturave civile.

    "Duhet të kujdesemi që të mos e vëmë në rrezik stabilitetin, që kemi arritur deri tani në Kosovë. Tërheqja e trupave duhet të jetë e arsyeshme. Kjo do të thotë se vetëm kur në Kosovë të jenë ndërtuar strukturat civile, qoftë nga Bashkimi Evropian, qoftë nga Forca e Sigurisë së Kosovë, sipas përllogaritjeve të mia deri nga mesi i vitit, mund të flasim për një tërheqje me faza të forcave ushtarake”, tha ministri gjerman Jung.

    Deri sa të vijë ky moment - vijoi Jung - ne si gjermanë do të përmbushim detyrat, që na janë caktuar në kuadër të NATO-s. /D-Welle/Telegrafi/

Faqja 9 prej 24 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •