Close
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 231
  1. #21
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Simiq: Serbia do ta marrë serish me luftë Kosovën

    ,

    Simiq: Serbia do ta marrë serish me luftë Kosovën
    05 December 2007

    Në një emision kontakti të TV të Serbisë në të cilin merrte pjesë edhe ish-udhëheqësi projugosllav i Kosovës, Azem Vllasi, këshilltar i kryeministrit të Serbisë, Aleksader Simiq ka deklaruar se Serbia do të mbrojë Kosovën me të gjitha mjetet që ka në disponim, madje dhe me luftë, meqë ajo ka përvoja negative nga disa konflikte të armatosura të luftës civile në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe kjo është arsyeja që është shtuar mençuria dhe është shtuar gatishmëria, duke shtuar se interesat e shtetit mbrohen edhe me luftë. Simiq si duket e ka harruar luftën dhe humbjen e turpshme të vitit 1999 në Kosovë nga UÇK-ja dhe forcat aleate të NATO-s.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #22
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kryeministrit të Kosovës, Z. Agim Çeku
    Z. Kryeministër,


    Përmes TV A1 (http://www.a1.com.mk/vesti/default.asp?VestID=86909) dhe News 24 (http://www.balkanweb.com/sitev4/news...1.php?id=12626) ju atribuohet të keni thënë gjatë Konferencës europiane "Udhekryqet e Ballkanit", që po zhvillohet në Bruksel, se shërbimi sekret serb është i implikuar në rastin e tragjedisë së Brodecit.



    Meqenëse fshehja e të vërtetës lidhur me këtë tragjedi është bërë karakteristikë dominante e autoriteteve shtetërore të Maqedonisë dhe manipulimi me deklarata të personaliteteve të ndryshme është në funksion të legjitimimit të dhunës së ushtruar ndaj popullsisë civile në Brodec kërkojmë të bëni publike informatat që posedoni rreth këtyre implikimeve:



    - Nëse në polemikën e juaj me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Gjelic kishit për bazë marrëdhëniet e privilegjuara mes Kryeministrit të Maqedonisë , z. Nikola Gruevski dhe zëvendëskryeministrit serb Bozhidar Gjelic, kjo është e njohur. Këto marrëdhënie datojnë shumë më herët por marrin formën e shkallës më të lartë kur Nikola Gruevski ishte këshilltar i Bozhidar Gjelic, që ushtronte funksionin e Ministrit të Financave të Serbisë.



    Nëse fjalën e keni për këtë linjë bashkëpunimi dhe implikimi i shërbimeve sekrete serbe në destabilizimin e Maqedonisë, në kohën kur vendoset fati i statusit politik të Kosovës, atëherë precizo qëndrimet dhe jemi plotësisht dakord.



    - Nëse në polemikën e juaj me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Gjelic kishit për bazë faktin se gjatë tërë ditës së bombardimeve të Brodecit mediat vendore dhe ato ndërkombëtare përsëritën disa herë deklaratat e Zëdhënsit të KFOR-it se është rrezuar një helikopter për të cilin Ministrja e Punëve të Mbrendshme të Maqedonisë, G. Jankullovska konfirmoi se nuk është i tyre, atëherë jep faktet dhe sqaro ! Nësë keni informata lidhur me përkatësinë e helikopterit është mirë t’i publikoni. Në kohën aktuale nuk mund të fshehen as gëzhojat e lere më helikopteri.



    - Nëse në polemikën e juaj me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Gjelic kishit për bazë faktin se ditën e tragjedisë së Brodecit në Malësinë e Tetovës, trupat që sulmuan fshatrat shqiptare janë dëgjuar njerëz të flasin serbisht atëherë bëni mirë të precizoni.



    - Nëse në polemikën e juaj me zëvendëskryeministrin serb Bozhidar Gjelic kishit për bazë analogjinë e krimeve të Brodecit me ato që Serbia shkaktoi në Kosovë po ju dërgoj në aneks pamjet rrënqethëse të fotove dhe dëshmive të dëshmitarëve të Brodecit. Shpresoj të mos ju rikujtoj tragjedinë e Qyshkut dhe fshatrave tjerë të Kosovës. Këto krime duhet të dënohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë !



    - Sidoqoftë, ajo që mund të nxirret si konkluzion në bazë të sjelljeve të qeverisë së Maqedonisë në raport me shqiptarët ka të bëjë me ndryshimin e roleve në mes të Bozhidar Gjelic dhe Nikola Gruevskit : Bozhidar Gjelic është shndërruar në këshilltar të Nikola Gruevskit. Rezultatet shihen !



    E ju z. Kryeministër i Kosovës, sqarohu se lojën e kujt jeni duke luajtur në këtë tragjedi ! Nëse ka manipulim të deklaratave, demanti është forma demokratike dhe adekuate përballë dezinformatave.



    Nëse nuk pajtoheni me krimet e shkaktuara në Brodec distancohuni dhe denonconi para institucioneve ndërkombëtare ! Nëse pas mandatit të kryeministrit mendoni të bëheheni këshilltar i dikujt( !) mos merrni lakmi nga marrëdhëniet Bozhidar Gjelic / Nikola Gruevski ! Nuk dihet se ku mund të ju çojnë funksionet e tilla !



    Tetovë, 05.12.2007 Kryetari i BDSH - Bardhyl Mahmuti
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    20:00/06.12.07 -
    Trajkovic: Qeveria e pavarur e shqiptareve do te pasohej nga qeveria e pavarur e serbeve te Kosoves

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Serbe të Rezistencës, Momçilo Trajkoviç tha se statusi i pavarur i Kosovës do të mund të pasohet me luftë nëse nuk do të ekzistojë një vullnet politik. Ai tha se as protektorati ndërkombëtar dhe as pavarësia e plotë nuk janë zgjidhje për Kosovën, por duhet gjetur një kompromis ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Pavarësia e njëanshme nuk do të sillte asgjë të mirë tha ai.
    Ky nuk do të ishte shteti i pavarur i Kosovës por do të ishte një qeveri e pavarur e shqiptarëve në një territor të banuar me shqiptarë. Në anën tjetër, do të ketë mundësi krijimi të një qeverie të pavarur paralele serbe dhe në këtë mënyrë do t’i institucionalizoheshin proceset paralele, të cilat do të shpinin drejt konflikti, tha zoti Trajkoviq duke theksuar se çfarëdo zgjidhje e shpejtë do ta bënte Kosovën faktor të paqëndrueshmërisë institucionale.

    |||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    - GNK: SHBA dhe BE duhet te mbeshtesin pavarsine e Kosoves

    GNK 18:35/06.12.07
    Grupi Ndërkombëtarë i Krizave thotë se pjesa e parë e vitit të ardhshëm është periudha kur Kosovës duhet t’i jepet pavarësia e mbikqyrur, siç është paraparë me propozimin e krye negociatorit të Kombeve të bashkuara Marti Ahtisaari. Në një raport të këtij grupi të publikuar, shpjegohet edhe rruga e zbatimit të këtij synimi.
    Përfaqësuesi i këtij grupi në Prishtinë Aleks Anderson, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbështesin këtë proces.
    Ne parashohim fillimin e këtij procesi në pjesën e dytë të janarit, kur Kosova duhet të shpallë synimin për zbatimin e planit të Martti Ahtisaarit. Kjo do të siguronte mundësi për Bashkimin Evropian që të vendosë misionin e vet politik dhe policor në Kosovë, ndërsa për Kosovën që të miratojë kushtetutën dhe ligjet e parapara me planin e zotit Ahtisaari dhe në fund të asaj periudhe të shpallë pavarësinë dhe të njihet nga një grup I madh vendesh posaçërisht nga vendet e bashkimit Evropian, dhe natyrisht nga Shtetet e Bashkuara,- tha zoti Anderson.
    |||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Rajs: Pavarsi e mbikqyrur per Kosoven

    18:55/06.12.07
    Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka kërkuar shtyrjen përpara të pavarësisë së Kosovës. Rice përsëriti nevojën për zbatimin e planit të Ahtisaarit për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, pas dështimit të bisedimeve shtesë. Llogjika e planit të Ahtisarit duhet të vihet në zbatim, tha ajo.
    Komentet e shefes së diplomacië amerikane u bën para mbërritjes në Bruksel ku do marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. |||Lajme.Net|||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Bashkohuni në marshin e studentëve!


    MARSHI STUDENTORË PËR PAVARËSIN E KOSOVËS
    KËSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTËVE
    DHJETOR



    SKENARI I MARSHIT STUDENTOR MË 10 DHJETOR 2007
    Nisja e Marshit do të bëhet në orën 12:00 nga Qendra e studentëve
    për të vazhduar deri te Kuvendi i Kosovës. Duke përshkruar këto
    rrugë: nga Qendra e Studentëve në drejtim të Rrethit për të
    marshuar drejtë Qendrës së Prishtinës.
    Marshi do të jetë i qetë, do të krijohen kordone nga organizatorëtstudentë
    të veshur me bluza të bardha në të dy anët e rrugës.
    Marshuesit do të mbajnë në dorë nga një fletë të bardhë në të cilën
    do të shkruhen aktet juridike dhe politike, ndërkombëtare në bazë të

    të cilave garantohet pavarësia e popujve.
    Pse është zgjedhur data 10 dhjetor, sepse:
    - Është dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut,
    - Me këtë datë do të përfundojnë negociatat shtesë në mes të
    Prishtinës dhe Beogradit,
    - Me këtë datë Simbolet Shtetërore dhe Kushtetuta e Kosovës do të
    jenë të gatshme,
    Marshuesit do të qëndrojnë para Kuvendit, derisa Kuvendi të shpallë
    pavarsinë e Kosovës, por nuk do të pengojnë punën e Kuvendit,
    Pasë shpalljes do të filloj festa e madhe.
    KËSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTËVE...!
    Distancohet nga çdo veprim i cili është në kundërshtim me ligjin.
    KËSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTËVE...!
    Ju bënë ftesë të gjithë qytetarëve që të jenë të qetë dhe të
    vetëpërmbajtur nga aktet e dhunës.
    KËSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTËVE...!
    Do të përdor të gjitha format e presionit demokratik deri në
    realizimin e pavarsisë së Kosovës.

    ORGANIZATORË :
    KËSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTËVE...!
    Tel. +377(0) 44 609 830 E-mail. 10-12-2007@live.com
    +377(0) 44 372 676 nismastudentore-up@hotmail.com
    u_s_sh@yahoo.com
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #27
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ryker: Sulmi i serbeve paraqet nje kercenim te plote
    00:10/08.12.07
    Pas një rrahjeje ndërmjet banorëve të Gorazhdevcit dhe pjesëtarëve të sigurimit të kryeadministratorit të Kosovës, Joachim Ruecker dhe komandantit të KFOR-it, Xavijer de Marnhac, policia ka ndaluar disa pjesëmarës në këtë rrahje, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Avni Xhevukaj. Kjo është më tepër se presion, ky është kërcënim i plotë u tha zoti Ruecker gazetarëve, pas incidentit. Ai u shprehë se i ishte thënë se Beogradi kishte dorë në incident dhe ne do të përpiqemi ta çertifikojmë këtë. Por, kjo është absolutisht e papranueshme, tha Joachim Ruecker. Raportohet se në orët e vona të pasditës, një grup i serbëve janë përleshur me ushtarët e KFOR-it, të cilët ishin në përcjellje të kryeadministratorit Ruecker dhe komandantit Marnhac. Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë në Kosovë, kishin shkuar atje për tu takuar me serbët lokalë. Gjysmë ore pas fillimit të takimit, një grup i serbëve i ishte afruar ndërtesës ku mbahej mbledhja dhe kishin filluar ta provokonin sigurimin e zotit Ruecker dhe të gjeneralit Marnhac. Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë nuk kanë pësuar lëndime. Një ushtar i KFOR-it ishte goditur me gurë, ndërsa pjesëtarët e tjerë të sigurimit kishin ndërhyrë për ta mbrojtur atë. Nuk ka pasur të plagosur rëndë. |||Lajme.Net||
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #28
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Serbia hap zyre ministrore ne Mitrovice

    Serbia hapi nje zyre ministrore ne Mitrovice, pak ore pasi lideret kosovare deklaruan se do te fillonin bisedimet me vendet e perendimit per te shpallur pavaresine nga Serbia. Kjo Zyre do te jete qendra e rrjetit te institucioneve te Serbise ne Kosove

    “Me hapjen e kesaj zyre qeveria e Serbise do te intensifikoje aktivitetet e saj”, beri te ditur ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise, Sllobodan Samarxhic. Me heret, drejtuesi serb Marko Jakshic, tha per agjencine Reuters ne Mitrovice se priste qe Serbia te dergonte ne Mitrovice policine dhe ushtrine dhe se zyrtaret e bashkimit europian qe do te merrnin kontrollin e Kosoves nga Kombet e Bashkuara do te trajtoheshin si pushtues. Serbia e perkrahur nga Rusia kerkon vazhdimin e negociatave per statusin e Kosoves. Nga ana tjeter shqiptaret e Kosoves shprehen kunder vazhdimit te negociatave ndersa deklarojne se do te shpallin shume shpejt pavaresine. (News24)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #29
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Gjenerali i KFOR i ’99: Situata ne Kosove e rrezikshme
    10/12/2007 - 08:47

    "Eshte e qarte se shqiptaret e Kosoves presin pavaresine, gje te cilen Beogradin e refuzon dhe rrjedhimisht nuk duhet nençmuar rrezikshmeria e situates", ka deklaruar Majkell Xhekson.

    LONDER –“Situata ne Kosove eshte e rrezikshme dhe kercenon te shpertheje”. Deklarata paralajmeruese eshte bere nga gjenerali britanik Majk Xhekson per gazeten "Dejli Telegraf". Gjenerali qe ka kryesuar forcat e KFOR-it ne vitin 1999 shprehet se nuk duhet nencmuar rreziku qe paraqet ceshtja e Kosoves.
    "Eshte e qarte se shqiptaret e Kosoves presin pavaresine, gje te cilen Beogradin e refuzon dhe rrjedhimisht nuk duhet nençmuar rrezikshmeria e situates", ka deklaruar Majkel Xhekson.
    "Nuk besoj se serbet jane aq te krisur per te bere invazion ne Kosove, ku do te ballafaqoheshin me KFOR-in, por druaj nga dhuna nderetnike dhe rrjedhimisht duhet derguar perforcime per KFOR-in", ka thene per gazeten "Dejli Telegraf", gjenerali Xhekson
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #30
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    PDK nis sot takimet per koalicionet e mundshme

    10/12/2007 - 09:11

    “Takimi i pare pritet te mbahet me parti te minoriteteve, ndersa ne ditet ne vijim do te pasojne takimet me partite tjera”, ka bere te ditur zedhenesja e PDK-se

    Nga sot perfaqesues te larte te PDK-se do te fillojne takimet me udheheqes te partive te tjera per te biseduar per mundesine e koalicionit ne nivel qendror. “Takimi i pare pritet te mbahet me parti te minoriteteve, ndersa ne ditet ne vijim do te pasojne takimet me partite tjera”, ka bere te ditur zedhenesja e PDK-se Vlora Çitaku.
    Sipas saj PDK-ja eshte e interesuar qe sa me pare te behet konstituimi i institucioneve te Kosoves.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •