Close
Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 231
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    45 për qind e kosovarëve të varfër

    Rreth 45 për qind të qytetarëve të Republikës së Kosovës jetojnë në kufirin e varfërisë. Në një raport të UNDP-së të publikuar të mërkurën thuhet se varfëria është më e lartë në mesin e atyre që jetojnë në familje të mëdha, e që në Kosovë është karakteristike sidomos në vendet rurale. Një e dhënë tjetër që e bën edhe më të vështirë jetën e kosovarëve është se 36 për qind e ekonomive familjare nuk kanë qasje në shërbimet themelore publike si uji, kanalizimi apo energjia elektrike. Sipas raportit, një e padrejtë po u bëhet grave ku prej 10 të cilat janë të aftë për punë të punësuara janë vetëm tri prej tyre. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucioneve të Kosovës që të ndryshojnë këto statistika në të mirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm dhe barazimin e kategorive shoqërore në vend.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kosova nis përgatitjet për ta paditur Serbinë

    Qeveria e Kosovës ka themeluar të premten një institut që ka për detyrë të evidencojë krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara nga shteti i Serbisë dekadën e shkuar, për të cilat mëton të ngrejë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë prej vitit 1990-1999 do të ketë statusin e institucionit publik dhe do të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Ai do të përbëhet nga ekspertë vendës e ndërkombëtarë.

    Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, që ka sponsorizuar themelimin e institutit, ka thënë të ketë për qëllim që në mënyrë profesionale Kosova ta ketë pasqyrën në kuptimin juridik, politik, historik, ekonomik, ushtarak, sociologjik, etj., për krimet që kanë ndodhur gjatë viteve ’90-’99. Ai ka bërë të ditur se Kosova do ta padisë Serbinë për krimet e kryera sapo t’i mundësohet kjo.

    “Esenca e kësaj padie (kundër Serbisë v.j.) është kur të piqen edhe kushtet juridike. Ju e dini që ta padisni një shtet duhet të plotësohen dy kushte – të jeni anëtar i OKB-së, ose të jeni nënshkrues i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne nuk kemi as njëra e as të tjetra”, ka thënë Kuçi, që është edhe zëvendëskryeministër. “Kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të jemi, edhe ne duhet të jemi të përgatitur”.

    Qeveria e Kosovës ka themeluar këtë institut 12 vjet pas përfundimit të luftës. Ndërkohë mekanizma të këtillë kishin ngritur republikat e ish-Jugosllavisë të përfshira në luftë, gjatë përpjekjes së tyre për t’u pavarësuar.

    Që nga kjo javë Fondi për të Drejtën Humanitare, si pjesë e koalicionit të organizatave joqeveritare për komisionin rajonal i njohur si KOMRA, ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve në Kosovë, për themelimin e këtij komisioni për ndriçimin e fakteve për krime lufte dhe për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në të kaluarën.

    Bekim Blakaj, drejtor për Kosovën i Fondit për të Drejtën Humanitare, ka mirëpritur themelimin e institutit, por ka vlerësuar se Qeveria është vonuar në marrjen e këtij vendimi.

    “Frikohem që një numër i madh i provave, sidomos kur është fjala te dëmet materiale, nuk është evidencuar dhe më nuk ekzistojnë ato. Në këtë aspekt instituti me një vonesë shumë të madhe është krijuar”, ka thënë Blakaj. “Sidoqoftë, më mirë është vonë se kurrë”.

    Në Kosovë vlerësohet të jenë vrarë rreth 12 mijë njerëz, të kenë mbetur akoma të zhdukur diku 2 mijë të tjerë, dhe të jenë shkatërruar rreth 200 mijë shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shënohet Dita e Evropës

    Sot mbahet ceremonia zyrtare për shënimin e kësaj dite, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga.

    Sot është Dita e Evropës e cila shënohet edhe në Kosovë dhe është në grupin e festave zyrtare. Sot mbahet ceremonia zyrtare për shënimin e kësaj dite, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga.

    Komuna e Prishtinës ka përgatitur një program të pasur artistik dhe sportiv. Shënimi i kësaj dite fillon në orën 10:00 para Teatrit Kombëtar. Gjatë ditës në sheshin Nëna Tereze do të ketë aktivitete të ndryshme artistike kushtuar ditës së Evropës.

    Në Ditën e Evropës, përfaqësues të Parlamentit Studentor të UP, do të vendosin para selisë së Komisionit Evropian një objekt simbolik me anë të të cilit do të shprehet pakënaqësia e Studentëve të UP-ës për procesin e liberalizimit të vizave. Ata do të kërkojnë edhe përshpejtimin e këtij procesi.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #204
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pejë: EULEX konfiskon armë zjarri
    24-05-2011 17:01 CET

    http://www.zeri.info/fotot/28618/main_armatimi.jpg

    Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it, ka bastisur gjatë ditës së sotme dhjetë shtëpi në rajonin e Pejës, në vendbanimet e nëntë personave që dyshohen të jenë të përfshirë në një krim të rëndë.

    Në një komunikatë për mediet, EULEX njofton se nga bastisja, ”policia konfiskoi 4 kg të një pluhuri të dyshimtë me ngjyrë të bardhë, 50 telefona celularë, disa armë zjarri përfshirë katër kallashnikovë, municion dhe disa granata dore”.

    Operacioni është kryer si pjesë e një hetimi afatgjatë të prokurorit të EULEX-it, thuhet në komunikatë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #205
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Gjendet eksploziv në veturën e Ilir Tolajt
    Në veturën e sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është zbuluar një mjet i dyshuar eksplozivi në sasi prej 2 kg.
    Zyrtarët policor thanë se ky eksploziv ka qenë i montuar me teledirigjues eksploziv është vërejtur nga punëtorët teknikë të një autoservisi.
    Njësitet përkatëse të policisë së Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë bërë deaktivizimin e mjetit të dyshuar, ndërsa deklaruan se rasti po hetohet dhe motivi i kësaj vepre ende nuk dihet.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinë nga 3-8 qershor

    http://www.ekonomia-ks.com/repositor...htina_2011.jpg

    Pesë ditë para se të nisë për të 13-ën herë me radhë ekspozita më e madhe e librit në Prishtinë, organizatorët po seleksionojnë listën e pjesëmarrëseve. Ata kanë siguruar se do t’u japin tezgë me qira vetëm shtëpive të mirëfillta botuese.

    Besian Zeneli nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ka thënë se panairi i sivjetmë do të jetë një festë e vërtetë e librit, e jo vetëm tregti me të. Ndër ngjarjet që ai ka përmendur që do ta veçojnë edicionin e sivjetmë, është lansimi i botimit në shqip të librit autobiografik të aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”. Librin në panair e sjell “Botimet KOHA”. Në Panairin Ndërkombëtar të Librit që do të mbahet nga 3 deri më 8 qershor, sipas Zenelit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar diku 60 deri në 70 shtëpi botuese.

    “Shoqata ka marrë vendim që në Panair të ketë vetëm botues të mirëfilltë, e jo vetëm libërshitës. Është kusht që librat të shiten vetëm në stendën e vet. Dora e dytë e shitjes së librave nuk mund të ketë zbritje në çmim, e përshtypja që krijohet është se panairi nuk po ka zbritje”, ka thënë Zeneli.

    Ai ka thënë se është kërkuar nga botuesit që të kenë zbritje së paku 20 për qind.
    “Por disa na kanë thënë se do të kenë zbritje deri në 30 e 40 për qind”, ka thënë Zeneli.
    Nënkryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës nuk ka mundur të konfirmojë mysafirët që do të jenë prezentë për këtë panair.

    “Nuk mund të jap ende emrat, sepse me ata të cilët jemi në negociata deri në momentin e fundit nuk e dimë nëse do të mund të vijnë”, ka thënë Zeneli, teksa ka përmendur se këtë vit do të ketë së paku 6 përvjetorë të shkrimtarëve shqiptarë që do të festohen në këtë panair. Por Zeneli ka dalluar një të veçantë që do ta shënojë panairin e sivjetmë.
    “E veçanta është se njerëzit me padurim e kanë pritur librin e Bekim Fehmiut, dhe lajmi që ky libër do të vijë në shqip, pikërisht në këtë panair, është mirëpritur shumë. Kjo e madhështon edhe panairin”, ka thënë Zeneli, teksa ka shtuar se në panair do të prezantohen edhe tituj tjerë të rinj.

    Gjatë këtij muaji në Prishtinë qe mbajtur edhe një tjetër panair libri, të cilin për herë të parë e kishte organizuar Unioni i Botuesve të Kosovës, i formuar rishtas. Shoqata e Botuesve e Kosovës kishte reaguar se mbajtja e një panairi paralel, vetëm pak kohë para se ajo të organizojë për të 13-ën herë panairin tradicional po shkakton konfuzion te botuesit.

    “Ishte shkaktuar konfuzion dhe shumë botues mendonin se panairi tradicional nuk do të mbahet fare. Por tashmë kemi informuar njerëzit”, ka thënë Zeneli.

    Alban Zeka, përfaqësues i shtëpisë botuese “Dukagjini”, që nuk kishte marrë pjesë në panairin e organizuar nga shoqata, ka thënë se do t’i thonë “jo” edhe pjesëmarrjes në këtë panair.

    “Nuk kemi dashur të kuptohet se po përkrahet njëri grupacion, ndërsa ne kemi qenë kundër ndarjes dhe organizimit të dy panaireve”, ka thënë Zeka.

    Arsim Hashani, përfaqësues i librarisë “Artini”, që përfaqëson shtëpinë botuese “Toena”, ka thënë se do të marrin pjesë edhe në këtë panair.

    “Harxhimet e shumta që kanë qytetarët në këtë kohë për gjëra tjera, bëjnë që libri në njëfarë mënyre të mbetet në rend të dytë, megjithatë ne do të marrim pjesë edhe në këtë panair”, ka thënë Hashani.

    Edhe këtë vit Panairi Ndërkombëtar i Librit do të mbahet në sallën e kuqe, në galerinë dhe korridorin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve, për panairin e sivjetmë ka ndarë 2 500 euro, ndërsa kishte mbështetur edhe panairin që gjatë këtij muaji është mbajtur në Prishtinë.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Jahjaga kërkon një monument që simbolizon rrugëtimin e lirisë



    Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga mori pjesë të shtunën në aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. E shoqëruar nga kryetari i Komunës, Isa Mustafa dhe bashkëpunëtorët, ajo fillimisht bëri nderime, duke vënë kurora lulesh, para varrit të presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Velani, pastaj te Varrezat e Dëshmorëve në të njëjtën lagje, si dhe para shtatores së heroit të kombit Zahir Pajaziti.

    Më pas, Presidentja Jahjaga mori pjesë në akademinë solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

    Pas nderimeve pranë varrit të presidentit Rugova, Jahjaga çmoi lart angazhimin, politikën dhe vizionin e dr.Rugovës, si ideator i pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Ajo theksoi se Rugova ishte ideatori i politikës për liri, pavarësi dhe demokraci dhe këto janë bazat edhe të shtetit të pavarur të Kosovës që e kemi sot.

    Ndërkaq, duke folur në akademinë solemne në KK, presidentja e vendit tha se përvjetori i çlirimit të Prishtinës shënon fundin e një epoke të gjatë të përpjekjeve tona për liri, demokraci, pavarësi, që u kurorëzuan suksesshëm pas lëvizjes aktive paqësore që simbolizohet me ideologun dhe arkitektin e platformës së pavarësisë dhe të jetës shumëpartiake e demokratike, presidentin Ibrahim Rugova. “Kjo ditë, gjithashtu, ndërlidhet me veprën e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së, me rezistencën e armatosur për çlirim dhe për shtetformim. Çlirimi i Prishtinës dhe i gjithë Kosovës ndërlidhet me ndihmën e pakursyer të bashkësisë ndërkombëtare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian dhe të veprimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve në ish Jugosllavi”, tha në fillim Jahjaga.

    Çlirimi i vendit dhe shpallja shtet sovran e i pavarur është një vepër madhore e shumë brezave që vepruan dhe u sakrifikuan për çështjen kombëtare, e cila gjithmonë ishte e lidhur me aspektet e një lëvizje përparimtare, civilizuese të ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik të prosperueshëm me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare fetare, racore gjinore e tjetër, tha në vijim presidentja Jahjaga.

    Ajo vlerësoi se e kaluara jonë shërben si kujtesë që të ndërtojmë të ardhmen, duke e pasur në mendje se ne jemi një vazhdimësi e atyre veprimtarëve, e atyre intelektualëve, e atyre luftëtarëve, e atyre brezave, që me punën e tyre na mundësuan që ne sot të jemi këtu, të ndërtojmë shtetin demokratik, të jemi faktor i respektuar dhe të kemi miq ndërkombëtarë.

    Presidentja pastaj paraqiti idenë për ndërtimin e një monumenti që simbolizon rrugëtimin e lirisë. “Më lejoni që këtu të përsërisë idenë se në kryeqytetin e vendit duhet të ndërtohet një obelisk, përkatësisht një monument që simbolizon rrugëtimin e lirisë, që simbolizon unitetin e popullit, që simbolizon përkrahjen ndërkombëtare dhe ku ne, por edhe delegacionet e huaja, do të vinim kurora dhe do të bënim nderime në simbolikën e festave dhe të datave tona të rëndësishme”, tha ajo.

    Duke folur për çështjet aktuale, Jahjaga tha se pavarësia e vendit është një proces i pakthyeshëm, sepse mbështetet në vullnetin plebishitar të popullit, i cili është i përhershëm dhe i panegociueshëm. Ajo gjithashtu i bëri një vështrim edhe prezencës ushtarake e civile ndërkombëtare në vend, duke cekur ndihmën që ato kanë për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetin e vendit.

    Ndërkaq, duke folur për kryeqendrën e vendit, presidentja tha se Prishtina është komuna më e madhe, është kryeqyteti i vendit dhe “duhet sa më shpejtë të funksionalizohet në këtë drejtim me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe në këtë e keni përkrahjen time institucionale”.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nxënësit pushojnë 200 ditë në vit



    Nxënësit e nivelit parauniversitar në vendin tonë, nga 365 ditë të vitit kalendarik, pushojnë mbi 200 ditë në vit, duke përfshirë pushimet dhe ditët e festave zyrtare. Ministria e Arsimit, pranon se janë shumë ditë pushimi, por nuk mund të bëjnë ndryshime, pasi kjo çështje është e rregulluar me ligj.

    Nga 365 ditë të vitit kalendarik, në arsimin parauniversitar në Kosovë mbahen 167 ditë mësim për nivelin parafillor deri në klasën e tetë, 154 ditë për nxënësit e klasës së nëntë deri në atë të 12 dhe 138 ditë mësimi për maturantë.

    Zëvendës ministri i arsimit, Nehat Mustafa, pranon se nxënësit kanë shumë ditë pushimi. Ai tha për Radio Kosovën, se Ministria nuk mund të ndryshojë pushimet, pasi janë të përcaktuara me ligj.

    “Shumica e pushimeve janë pjesë e ligjit të festave, dhe Ministria e Arsimit nuk mund dhe nuk ka të drejtë të mos i respektojë këto festa. Përkundër asaj që ne e kemi inicuar si debat, që të shikohet mundësia se a mund të mos ketë ndërlidhje të festave ose zëvendësim të ditëve të festave nëse ato janë ditë të vikendit, por na është sugjeruar që këtë nuk mund ta ndryshojmë”, thotë Mustafa.

    Ndërkohë, Mustafa bëri të ditur se Korniza e Kurrikulumit të Kosovës e parasheh zgjatjen e ditëve të mësimit për rreth 40 ditë.

    “Ëshët duke u diskutuar që do të rritet numri i javëve të mësimit, sepse po konsiderohet se ndoshta ditët e shumta pushimi gjatë verës po ndikojnë që nxënësit, sidomos ata të niveleve të ulëta, që të krijojnë një shkëputje shumë të madhe nga atmosfera shkollore”, shtoi Mustafa.

    Në Kosovë, gjatë një viti shkollor, festohen tetë festa të parapara me ligjin për festat zyrtare. Në bazë të kalendarit mësimor për arsimin parauniversitar, gjatë një viti, nxënësit kanë gjithsej tre pushime, ai dimëror, i cili zgjatë 14 ditë, pranveror, 7 ditë si dhe pushimi veror dy muaj e dhjetë ditë për nxënësit e nivelit parafillor deri në klasën e tetë.

    Ndërkohë, nxënësit e klasës së nëntë deri në klasën e dymbëdhjetë e kanë pushimin veror rreth tre muaj, derisa maturantët e përfundojnë mësimin më 13 maj për shkak të provimit të maturës.

    (Albana Karaj) - RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    SHBA, 67 milionë për Kosovën më 2012

    Ndihmat për Republikën e Kosovës nuk do të mungojnë nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Mbështetja financiare për vendet e rajonit tashmë është përcaktuar. Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar se për vitin e ardhshëm fiskal, në kuadër të programit të saj të ndihmës për vendet e jashtme, i ka përcaktuar shumat që do t’ia ndajë Kosovës në një dokument të veçantë. Ndihma për Kosovën nga SHBA-ja nuk do të mungojë as vitin e ardhshëm, edhe pse do të ketë një zbritje në raport me vitet e kaluara. Kështu, Qeveria amerikane ka caktuar për Kosovën për vitin 2012 një ndihmë prej 67 450 000 dollarëve. Në raport me vitet e kaluara, kjo shumë është zvogëluar, duke qenë që në vitin 2010 ndihma ka qenë 99 270 000 dollarë, ndërsa këtë vit 85 450 000 dollarë. Por, një ulje e ndihmës amerikane, sipas së përditshmes serbe Blic, i prek të gjitha vendet e rajonit. Tashmë edhe Bashkimi Evropian e ka përgatitur buxhetin për periudhën shtatëvjeçare, nga 2014 deri 2020, të cilin Komisioni Evropian ia ka paraqitur Parlamentit Evropian për miratim. Sipas planit, parashihet një ngritje e ndihmës për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit për një miliard euro, në raport me kornizën e kaluar shtatëvjeçare.

    Buxheti për të cilin presidenti i KE-së, Zhozhe Manuel Baroso, tha se është buxhet inovativ, i cili BE-së do t’i sigurojë zhvillim dhe punësim, kap shumën prej 1 025 miliardë eurove. “BE-ja e ka buxhetin e vogël, por ka ndikim të madh për qytetarët evropian. Propozimi i Komisionit për buxhet disavjeçar u përgjigjet shqetësimeve të sotme dhe nevojave të ardhshme. Buxheti është fokusuar në financimin prioritar në nivel evropian, i cili do të sigurojë vlera të vërteta”, tha Barroso, duke ia paraqitur propozimin Komisionit. Aktualisht nuk dihet se çfarë do të jenë shumat që do t’i ndahen në këtë periudhë Kosovës. Por, zyrtarë të KE-së thanë se asistenca financiare teknike nuk do të mungojë për Kosovën. Ata rikujtuan se që nga viti 1999, BE-aj ia ka ofruar Kosovës 1,1 miliard euro asistencë, duke e bërë përfituesin më të madh karshi numrit të banorëve, madje në botë. “Ne këtë asistencë e kemi bërë për ta ndihmuar procesin e reformuar, si dhe ndryshimet që ndodhën në Kosovë. Programi do të jetë i fokusuar në prioritetet që i kemi përmendur në Raportin e Progresit. Kosova ka të ardhme evropiane, por reformat, sipas agjendës evropiane, janë të rëndësishme”, ka thënë drejtori për Zgjerim i KE-së, Pjer Mirrel.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Thaçi: SHBA, u jemi përherë mirënjohës

    http://www.sofiaecho.com/shimg/zx500y290_976434.jpg

    Kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar presidentin e SHBA-ve, Barack Obama dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve. Në mesazhin e Thaçit, ndër të tjera, theksohet se 4 Korriku ka frymëzuar popuj e kombe të ndryshme, duke përmendur edhe rolin historik të SHBA-ve në mbrojtjen e popullit të Kosovës.

    “Dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndër ngjarjet më të rëndësishme historike dhe politike të njerëzimit, ku 235 vjet më parë u krijua shteti që u bë simbol i lirisë, demokracisë dhe vlerave universale. Kjo ditë ka frymëzuar popuj e kombe, lëvizje politike e ngjarje të mëdha në tërë botën, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë, për të krijuar vende, shoqëri dhe kombe të lira e të emancipuara”, citohet të ketë thënë Thaçi.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol historik në mbrojtje të popullit shqiptar në përgjithësi, dhe veçanërisht në përkrahjen e Kosovës në vitet 1998, 1999, që u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës dhe hapjen e një perspektive të re. Jeta e lirë dhe ndërtimi i institucioneve të reja në Kosovë, të mbështetura vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike, bënë që vendi ynë ta realizojë ëndrrën me të madhe historike, Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008”, ka theksuar Thaçi.

    Ai më tej ka shtuar se institucionet dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan “për kontributin e jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës dhe në përkrahjen për ndërtimin e institucioneve të reja dhe demokratike”.

    “Kosova dhe institucionet e saj janë përkrahës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerësojnë lart kontributin e tyre në ruajtjen e paqes, krijimin e stabilitetit dhe përhapjen e vlerave globale anembanë botës”, ka thënë Thaçi në mesazhin e tij dërguar presidentin amerikan, Barack Obama.

    “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve të saj, ju lutem pranoni urimet më sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj”, ka thënë për fund, kryeministri Thaçi.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •