Close
Faqja 15 prej 24 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 231
  1. #141
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Ministrat e NATO-s diskutojnë për Kosovën Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të

    Ministrat e NATO-s diskutojnë për Kosovën


    Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, sot dhe nesër do të diskutojnë për sfidat kryesore lidhur me misionet e aleancës, e veçanërisht, për ato në Kosovë dhe në Afganistan.

    Gjatë ditës së sotme në takim do të bëhet një vlerësim i situatës së sigurisë në Kosovë dhe kontributi në zhvillim i KFOR-it, për një ambient të qetë dhe të sigurt.

    Para këtij takimi është thënë se do të diskutohet edhe për mundësinë eventuale të zvogëlimit të trupave të KFOR-it në Kosovë.

    Ky takim po mbahet në kohën kur shënohet 10 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, pas fushatës së suksesshme të sulmeve ajrore të aleancës kundër forcave të Serbisë dhe dëbimit të tyre nga Kosova. /REL/Telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #142
    jakowar Maska e vetevendosje
    Anëtarësuar
    31-05-2009
    Vendndodhja
    N'GJAKOVË
    Postime
    64


    4 vjetori i VETËVENDOSJE!-s

    Me 12 qershor 2009, Lëvizja VETËVENDOSJE! i mbush 4 vjet. Kjo ditë do të shënohet në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me disa aktivitete.

    Prej orës 9:00 deri në 19:00 në oborrin e selisë së Lëvizjes në Prishtinë do të shfaqet një ekspozitë e aktiviteteve të VETËVENDOSJE!-s përgjatë këtyre 4 vjetëve.

    Kurse prej orës 20:00 do të fillojë ndeja gjatë së cilës do të ketë muzikë të gjallë nga grupi shqiptar nga Shkupi "Tung Tung".

    Gjithashtu, gjatë kësaj ndeje do të shfaqet një film 15 minutësh rreth Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe aktiviteteve të saj prej vitit 2005 e deri më sot.

    Jeni të mirëseardhur.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

  3. #143
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anëtarësuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745
    10 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë


    Në Kosovë sot shënohet dhjetëvjetori i hyrjes së trupave të këmbësorisë së NATO-s, që njihet si Dita e Lirisë së Kosovës.
    Edhe pas 10 vjetësh, shqiptarët dhe serbët kanë vlerësime të ndryshme për këtë ditë. Për shqiptarët kjo përjetohet si ditë e çlirimit, ndërsa serbët e përshkruajnë si një nga ditët më të vështira të jetës së tyre.
    Forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në Kosovë me 12 qershor të vitit 1999 dhe ato fillimisht numëruan mbi 50 mijë trupa, por numri i tyre u zvogëlua vit pas viti.

    Ato hynë në Kosovë pas Marrëveshjes së Kumanovës, ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s të udhëhequra nga gjenerali britanik Mike Jackson, që parashihte edhe tërheqjen e forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova.
    Marrëveshjes i parapriu fushata 78 ditëshe e bombardimeve të NATO-s mbi objektivat serbe dhe një varg përpjekjesh diplomatike për të ndalur luftën që po zhvillohej në Kosovë, e që la pas vetes mijëra të vrarë, rreth 1 milion refugjatë dhe shumë shkatërrim.

    Me rastin e 10 vjetorit së hyrjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, udhëheqësit kosovarë kanë falënderuar Aleancën më të madhe ushtarake për ndërhyrjen e saj në ndaljen e luftës në Kosovë.
    Dhjetëvjetori i hyrjes së forcave të këmbësorisë të NATO-s përkon me njoftimet për zvogëlimin e trupave të Aleancës në Kosovë.

    Udhëheqësit kosovarë kanë deklaruar në vazhdimësi se çdo pakësim i pranisë së forcës ushtarake të Aleancës është sinjal i mirë për sigurinë në Kosovë.
    Telegrafi

  4. #144
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    45.66% e maturantëve kalojnë Testin e Maturës


    Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka bërë të ditur se nga 25.764 maturantë sa i janë nënshtruar Testit të Maturës së sivjetme, kalueshmëria ka qenë 45.66%, që është rezultat i përafërt me atë të vitit të kaluar.

    Gjatë një konference për media, kryetari i KQSHM-së, Nehat Mustafa, vlerësoi se përqindja e kalueshmërisë është e përafërt me vitin e kaluar dhe tha se nuk do t’i parashtrohet kërkesa ministrit të Arsimit Enver Hoxhaj për ulje të kriterit në 45%, meqë periudha e vetëdijesimit konsiderohet të ketë qenë e mjaftueshme.

    Ai ka thënë se gjatë testit të maturës ka pasur parregullsi në shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica” të Lipjanit, andaj komisioni ka pezulluar rezultatet derisa të jepen sqarimet.

    Mustafa vlerëson se këtë vit administrimi ka qenë shumë më në nivel dhe se sipas tij kjo mund të ketë qenë arsyeja e rezultatit të përafërt me atë të vitit të kaluar.

    Rezultatet e publikuara bëjnë të ditur se nxënësit që i janë nënshtruar testit në gjuhën shqipe kanë arritur kalueshmëri prej 45.45 %, ata në gjuhën turke kanë arritur kalueshmëri prej 55.7% dhe ata në gjuhën boshnjake kanë arritur kalueshmëri prej 56.5%.

    Ndryshe, këtë vit testit të maturës i janë nënshtruar edhe gjashtë maturantë të tjerë, të cilët kanë preferuar që testin ta kenë në gjuhën angleze, ku katër prej tyre kanë treguar sukses pozitiv. /rtv21/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #145
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Shpërngulet Hashim Thaçi



    Banorët e lagjes “Arbëria” nuk zgjohen më nën ritmin e sirenave dhe zhurmës kumbuese që lëshonin makinat nën përcjellje të kryeministrit Hashim Thaçi. Lagjja është qetësuar, ndërkohë që kojshillëku mes banorëve të “Arbërisë” dhe Thaçit ka marrë fund.

    Siç shkruan revista “Profil”, kryeministri Thaçi tashmë është larguar përfundimisht nga “Arbëria” në Prishtinë, lagje kjo e cila pas pas luftës ia zëvendësoi fshatin Brojë të Skënderajt.

    Thaçi, sipas kësaj reviste, e ka shitur shtëpinë në lagjen e mbushur me ambasada, zyra diplomatike dhe organizata të huaja, ndonëse nuk kishte banuar në të qe një vit. Tash, ish-shtëpia e tij – sipas kësaj reviste – është lëshuar me qira.

    Hashim Thaçi – sipas kësaj reviste - tash banon një apartament te vendi i quajtur “Te Xhambazët”, pas një dështimi që ta blejë një shtëpi dykatëshe po në këtë lagje. Familja e këshilltarit të tij për shëndetësi, Shaip Muja, i ka ofruar një apartament në shfrytëzim. /Telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #146
    jakowar Maska e vetevendosje
    Anëtarësuar
    31-05-2009
    Vendndodhja
    N'GJAKOVË
    Postime
    64
    Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në orën 12:00 e shetitën nëpër kryeqytet lopën në të cilën shkruhej “SADRI FERATI” (në anën e majtë) dhe “UNË VETËM ZBATOJ LIGJIN” (djathtas). Lopa u ndal përpara hotelit GRAND dhe e dha një konferencë shtypi. Lopën e panë shumë qytetarë, të cilët nëpërmjet reagimit tregonin se po pajtoheshin me aksionin.

    Gjatë aksionit u lexua ky tekst:

    Lopa veç bindet
    Ajo bën gjithçka i thonë
    Nuk kundërshton
    Nuk ka mendim të vetin
    Lopa vetëm i zbaton urdhrat

    Lopa i zbaton urdhrat pavarësisht çfarë urdhri
    Dhe pavarësisht kush ia jep urdhrin
    Sepse lopa kurrë nuk është e pavarur
    Lopa e varur nuk mund ta ndërtojë pavarësinë
    Lopa ta prishë pavarësinë

    Sadri Ferati thotë se duhet ta zbatojë decentralizimin
    Thotë se kështu e obligon Plani i Ahtisarit
    Atij nuk i intereson përmbajtja e këtij plani
    As ku çon ky projekt
    Ai vetëm i zbaton urdhrat e Pieter Feithit, atij që e tërheq për kërpeshi

    Lopa po endet nëpër komunat e ndryshme të Kosovës
    Aty ku po përpiqet ta fillojë decentralizimin
    Gjithkah nëpër Kosovë ajo po bën bajga
    Qytetarët e Kosovës e mblodhën plehun
    Dhe ia dërguan aty ku e ka vendin
    Përpara ahurit të lopës –
    Përpara Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

    Do të mund ta kemi ofenduar këtë lopën?
    Na falni!




    Lëvizja VETËVENDOSJE!

  7. #147
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Këshilli i Sigurimit shqyrton raportin për Kosovën
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar do të shqyrtojë sot raportin e radhës të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon për zhvillimet në Kosovë.

    Në raport, sekretari Ban, ndër të tjera, thekson kërkesën e autoriteteve të Kosovës për përfundimin e misionit të UNMIK-ut, por shton se, megjithatë, ka vazhduar bashkëpunimi praktik i përfaqësuesve të misionit ndërkombëtar të OKB-së dhe Qeverisë së Kosovës.

    Ban Ki-moon në raport po ashtu ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, prej 10 marsit e deri më 31 maj të këtij viti, edhe më tutje është relativisht e qetë, por ka theksuar disa incidente në veri të Kosovës, që janë për shqetësim.

    Ai gjithashtu fton bashkësitë dhe qeveritë në Prishtinë e Beograd, që ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që tensionet të zvogëlohen në minimum dhe që në mënyrë të qetë të arrihet zgjidhje.

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, i cili pritet t’i paraqesë qëndrimet lidhur me raportin dhe përparimin i cili është arritur në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë dhe posaçërisht në tre muajt e fundit.

    Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq. /Telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #148
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Ahtisari: Sërbia përmes Kosovës në UE


    “Serbia duhet të pranojë realitetin dhe të fillojë të negociojë me institucionet e Kosovës nëse dëshëron të hyjë në Unionin Evropian”, citojnë agjencitë e lajmeve Marti Ahtisarin, ish-të ngarkuarin e posaçëm të OKB-së për Kosovën. “Për të hyrë në UE Serbia duhet të mësojë të jetojë me një fqinjë që është shtet i pavarur, siç është Kosova”, tha Ahtisari sot për agjencinë e lajmeve Reuters. Ahtisari shtoi se Serbia duhet ta lërë pas të kaluarën dhe të vendosë bashkëpunim me Kosovën për të ecur përpara.

    Kosova nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me UE-në për sa kohë nuk është njohur nga të gjitha shtetet anëtare. Ahtisari tha se UE duhet të bjerë dakort për një qëndrim të njësuar për Kosovën. Ai u shpreh “shumë i zhgënjyer me sjelljen” e pesë anëtarëve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja, Sllovakia, Greqia, Qiproja dhe Rumania.

    /Shqipmedia/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #149
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Njohja e komunitetit malazez nuk është problem për institucionet, tha Krasniqi

    Prishtinë, 17 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kryetarin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujçiq Boban, nga i cili është njoftuar për pozitën e komunitetit malazez në Kosovë. Në këtë vështrim Boban u angazhua që edhe malazezët të kenë të njëjtin status, si edhe pakicat e tjera në Kosovë.
    Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se qytetarët malazez gëzojnë në Kosovë të gjitha të drejtat, ndaj njohja e këtij komuniteti nuk është problem për institucionet e Kosovës, por çështje është se ata nuk përmenden në Kushtetutë krahas pakicave të tjera. Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se do të presin regjistrimin e popullsisë dhe pastaj do të shikohet se çfarë mund të bëjnë institucionet e Kosovës për avancimin e pozitës kushtetuese të malazezëve. Një kontribut të madh në përmirësimin e pozitës së malazezëve do të mund të japë edhe pjesëmarrja e tyre në zgjedhje dhe në tërë proceset që zhvillohen në Kosovë.

    /QiK/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #150
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Fitzgerald: Situata në Kosovë e qetë dhe stabile

    Admirali Mark Fitzgerald, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, situatën në Kosovë e ka vlerësuar të qetë dhe stabile, ndërsa ka paralajmëruar se reduktimi i trupave të KFOR-it do të ndodh varësisht prej situatës dhe drejtimit politik brenda 12 deri 24 muajve të ardhshëm.
    Admirali Fitzgerald gjatë një vizite që po bënë në Kosovë, në një konferencë për media ka deklaruar se NATO po vazhdon vlerësimin e niveleve të forcës së vetë për të gjitha operacionet, ndërsa zvogëlimi i numrit të trupave në 10-mijë mund të arrihet deri nga fillimi i janarit 2010.
    “Vlerësimi formal solli konkluzionin se me përmirësimin e gjendjes të sigurisë, KFOR-i në mënyrë të arsyeshme mund të bëjë reduktimin gradual nëpër faza të numrit të trupave”, tha Fitzgerald.
    Ai pohoi se javën e kaluar ministrat e mbrojtjes të NATO-s përkrahen këtë qëndrim me paralajmërimin se procesi do të autorizohet nga Këshilli i Atlantikut të Veriut.
    “Eshtë parashikuar që zvogëlimi i numrit të trupave në 10-mijë mund të arrihet deri nga fillimi i janarit 20010. Reduktimi i mëtejmë i trupave do të ndodh varësisht prej situatës dhe drejtimit politik brenda 12 deri 24 muajve të ardhshëm, duke u reduktuar kështu trupat ushtarake të NATO-s deri në rreth 2500″, tha admirali Fitzgerald.
    Ai po ashtu e ka vlerësuar situatën e sigurisë të qetë dhe stabile, duke konsideruar se tani problemet nuk janë të natyrës ushtarako, por ato mund t’i zgjidhë policia dhe organet tjera të krijuara në Kosovë. /Shqipmedia/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 15 prej 24 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •