Close
Faqja 12 prej 24 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 231
  1. #111
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Biserko: Prokuroria serbe po manipulon

    Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko reagon ndaj supozimeve për rrëmbimin, keqtrajtimin, nxjerrjen e organeve dhe vrasjen e serbëve dhe joshqiptarëve në kohën e luftës së Kosovë. Në një prononcim për radion gjermane Deutsche Welle, Biserko i cilëson si të papërgjegjshme dhe pohime të cilat mund të keqësojnë raportet.

    Biserko edhe Carla del Ponten e cila bëri publike këto akuza, pa paraqitur asnjë provë. “Mendoj se Carla del Ponte në mënyrë shumë të papërgjegjshme i ka bërë publike këto supozime, pa paraqitur kurrfarë dëshmish. Në një atmosferë të ndezur siç kemi ne në rajon, këto pohime vetëm sa mund t'i keqësojnë raportet”, tha Biserko.

    Ajo vazhdon më tej duke kritikuar prokurorinë serbe për fushatën që ka nisur të informimit të opinionit mbi hetimet, një veprim i cili ka një qëllim tjetër dhe jo sqarimin e fatit të njerëzve të zhdukur.

    “Prokuroria serbe ka nisur një fushatë ku çdo ditë informon opinionin për hetimet që po kryhen, gjë që është në kundërshtim me parimet e punës së prokurorisë. Kjo fushatë është e keqe, sepse nëse ekzistojnë dëshmi duhet të fillojë edhe procesi. Mënyra e prezantimit të këtyre të dhënave ka një qëllim tjetër dhe jo sqarimin e fatit të njerëzve të zhdukur, që për familjet e tyre është një tragjedi e madhe", tha ajo.

    Më tej Biserko tha se qëllimi i prokurorisë serbe është “nxitja e atmosferës së padurimit ndaj shqiptarëve, sepse këto gjëra nuk sillen aspak në kontekstin e duhur. Në Serbi Kosova prezantohet vetëm si shkas për fillimin e ndërhyrjes ushtarake, por nuk shpjegohen shkaqet pse erdhi deri tek ndërhyrja. Për ndërhyrjen flitet sikur ajo të ishte e befasishme dhe pa asnjë shkak. Fjala është për një manipulim të pastër dhe mendoj se Carla del Ponte ka bërë një gabim të madh", vazhdon Biserko.

    Shërbimi botëror i BBC-së dhe Rrjetit Ballkanik për gazetarinë hulumtuese botoi shkrime sipas të cilave Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka shkelur të drejtat e civilëve në Kosovë, ka keqtrajtuar dhe në disa raste edhe ka vrarë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme. Zyrtarët e Prishtinës i mohojnë këto akuza, ndërsa EULEX shprehet se do të nisë verifikimet e duhura.

  2. #112
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372

    Leka Zogu I viziton Kosovën

    Lartmadhëria e Tij Leka Zogu I, Mbret i Shqiptareve ka ardhur sot për vizitë disa ditore në Kosovë i shoqëruar edhe nga Princi Leka II, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë të Oborrit Mbretëror Shqiptar.

    Duke i quajtur si dy gishtërinj të një dore Kosovën dhe Shqipërinë, Mbreti i Shqiptarëve Leka i Parë ka thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO-s dhe pavarësia e Kosovës janë dy veprat më të mëdha.

    Në vizitën e tij të parë pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë, ai tha se integrimi në mes të këtyre dy shteteve do të bëhet me anë të interesit të tregtisë, si dhe në mes të lidhjeve shoqërore edhe vëllazërore që kemi.

    Lartmadhëria e tij, Leka i Parë, ka shprehur besimin se edhe Kosova do të hyjë në NATO, e sipas tij edhe në Bashkimin Evropian dhe në këtë mënyrë Kosova dhe Shqipëria automatikisht janë të bashkuara.

    Ai ka bërë homazhe te varri i ish presidentit Rugova dhe ka vizituar familjen e tij, ndërsa gjatë ditës do të bëjë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe te varrezat e dëshmorëve në Glloaxhan. Të martën Kuvendi Komunal i Vitisë e shpall atë qytetar nderi. /rtk/ktv/telegrafi/
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  3. #113
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Vazhdon greva e ish-ushtarëve të UÇK-së

    Dhjetëra ish-ushtarë të UÇK-së nga vende të ndryshme të Kosovës po vazhdojnë edhe sot grevën e nisur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Ata janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës zbatimin e Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, përkujdesje për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

    Përfaqësues i Këshillit organizativ, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për Kohavisionin se nuk e kanë ndërmend të largohen nga aty pa u përmbushur kërkesat e tyre, pavarësisht që janë injoruar nga zyrtarët e qeverisë.

    Nga ana tjetër, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe ajo e Familjeve të Dëshmorëve, në një konferencë të përbashkët, kanë bërë të ditur se ky këshill nuk përfaqëson kërkesat e invalidëve të luftës dhe të familjeve të dëshmorëve

  4. #114
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Për Marrëveshjen e Kumanovës vendos Këshilli i NATO-s

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka thënë se është në dijeni për interesimin e Serbisë për ta bërë revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës, por ka shtuar se kjo është një çështje politike, për të cilën duhet të vendosë Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike.

    "Çfarëdo vendimi i NATO-s lidhur me këtë gjë, është çështje politike, që duhet të drejtohet në Këshillin e Aleancës Veri-Atlantike për të vendosur rreth saj. Në pajtim me këtë - që kjo çështje të zgjidhet suksesshëm kemi kërkuar nga Serbia që të na ofrojë detaje rreth ndryshimeve që kërkon, dhe t’i ofrojë arsyet përse duhet bërë një gjë të tillë. E kuptoj se pushteti juaj dëshiron ta bëjë këtë në një moment të përshtatshëm”, ka thënë Scheffer në një intervistë për gazetën “Novosti”.

    Marrëveshja së Kumanovës solli fundin e sulmeve të NATO-s kundër caqeve të Millosheviqit në vitin 1999.

  5. #115
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Leposaviq: Sulmohet patrulla e policisë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një patrullë policore e stacionit Leposaviq është sulmuar me armë zjarri nga tre persona të panjohur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq.

    Incidenti ka ndodhur pak pas mesnate, në kohën kur njësiti patrullues po kryente detyrat e rregullta për kontrollin e rrugës magjistrale.

    Në çastin kur njësiti është përpjekur të ndalë një traktor pa shenja ndriçimi, për të bërë verifikimin e automjetit dhe tre personave që gjendeshin në të, janë dëgjuar disa të shtëna në drejtim të automjetit të policësë, ndërsa tre të dyshuarit, ende të panjohur, kanë braktisur traktorin dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Nuk është raportuar për lëndime në njerëz, por vetëm për dëme materiale të automjetetit policor.

    Në vend ngjarje janë gjetur shtatë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, ndërsa është verifikuar se traktori ishte vjedhur gjatë natës në një shtëpi në fshatin Kamenicë të Leposaviqit.

  6. #116
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Zbogar do të vizitojë Kosovën

    Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Samuel Zbogar do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë zyrtare dy ditore, në datat 20- 21 prill.

    Të martën, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni do ta presë në një takim pune, homologun e tij slloven, dhe menjëherë pas takimit ata do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit Kosovë-Slloveni, bëhet e ditur të një komunikatë të MPJ.

    Përpos takimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes ndërshtetërore me ministrin Hyseni, ministri i jashtëm i Sllovenisë, do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi etj.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Vendim i drejtë

    Nga Express më 18.04.2009 në ora 13:46

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës e cila i ka dhënë leje Presidentit të Serbisë Boris Tadic që të hyjë të premten e kaluar në Kosovë.

    Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i mundësuar Presidentit të Serbisë që të lutet në Manastirin e Deçanit ka qenë i drejtë dhe në frymën e Pakos së Ahtisaarit.

    “Përshëndesim vendimin e Qeverisë së Kosovës që t’i japë leje Kryetarit të Serbisë, Boris Tadiqit, që të lutet në Manastirin e Deçanit me rastin e së Premtes së Mirë ortodokse serbe. Ishte një vendim i drejtë. Ky ishte vendim i një shteti sovran, i marrur në frymën e Planit të Ahtisarit, dhe në interes të marrëdhënieve fqinjësore” thuhet në kumtesën për media të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 18-04-2009 më 09:30
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #118
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Daci: Me çka mund të krenohemi që jemi shtet?

    "...që 15 muaj koalicioni qeverisës nuk demonstroi as një element të vetëm të shtetësisë. Dhe pos fjalëve, pos fotografive dhe parullave, me çka mund të krenohemi që jemi shtet?”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, gjatë një vizite në qytetin e Mitrovicës.

    Daci ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke bërë asgjë për të respektuar në plotësi Kushtetutën e Kosovës në tërë territorin e vendit.

    Lideri i LDD-së ka vlerësuar se një e treta e Kosovës nuk është e kontrolluar dhe se në një të tretën e Kosovës nuk respektohet Kushtetuta.

    Ky element, sipas tij, është aq i rëndësishëm sa që e dëmton shumë Kosovën, “në rast se ne demonstrojmë kapacitetet të pamjaftueshëm për ta respektuar aktin më të lart juridik, siç është Kushtetuta e Republikës së Kosovës".

  9. #119
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kermabon sqaron dilemat rreth vizitave në Kosovë

    Politikanët serbë me rastin e vizitave në Kosovë duhet t'i drejtohen përfaqësuesit të posaçëm të Javier Solanës në Beograd, i cili kërkesën ia përcjellë në Prishtinë Pieter Feithit. Ai pastaj kontakton me qeverinë e Kosovës në mënyrë që pastaj t'i kthehet përgjigjja Beogradit, ka thënë shefi i EULEX-it Yves de Kermabon, i cili ka sqaruar dilemat se kush është kompetent për të lejuar vizita të tilla në Kosovë.

    Kermabon ka theksuar se EULEX-i është i gatshëm të sigurojë përcjelljen. "Përcjellja mund të sigurohet nga Policia e Kosovës, ose nëse ne konsiderojmë se kjo nuk është e mjaftueshme, mund t'u ndihmojmë", ka thënë Kermabon për gazetën "Veçernje novosti".

  10. #120
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Tërnava: Njohjet nga vendet islame do të vazhdojnë



    Myftiu Naim Tërnava është shprehur shumë optimist se, pas njohjes së Kosovës nga Arabia Saudite, njohjet e Kosovës do të vazhdojnë edhe nga vendet të tjera islame. “Besoj se të gjitha vendet nga organizata e Konferencës Islamike do të njohin Kosovën kohë pas kohe”, ka deklaruar për të përditshmen Express, Myftiu Naim Tërnava.

    Tërnava beson se së shpejti Kosova do të vazhdojë të njihet edhe nga Kuvajti, Jordania, Bahrejni dhe Katari. “Njohja (nga Arabia Saudite) është thirrje për njohje tjera. Besoj se pas pak ditësh do të kemi edhe njohje të tjera nga shtetet e Gjirit, nga shtetet e pasura, të cilat kanë ndikim të madh”, ka thënë Myftiu Tërnava., i cili e ka përshkruar Arabinë Saudite si një shtet me ndikim të madh ekonomik brenda Konferencës Islamike.

    Tërnava, i cili kohë më parë ka qenë në Kajro, thekson se gjatë lobimit për njohjen e Kosovës te shtetet islame dhe ato arabe, deri më tash ka pasur kundërshtim nga ana e Egjiptit dhe Algjerisë, dy vende që, sipas tij, ndoshta kërkojnë punë më shumë.

Faqja 12 prej 24 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •