Wow, flm se vertet me hape syte.
Te lutem me bej nje nder dhe lexoje prape ate qe kam shkruar se mos ndoshta kete here arrin ta kuptosh se cfare po them.
FYI, s'kam mbaruar per mesuese e dashur, por me ato diploma qe kam mund te jap mesim ne nivel universitar kur te dua. Nuk e kam bere dhe s'kam ndermend ta bej pikerisht per arsyet qe thashe me lart, sepse jam aq ne gjendje te kuptoj dobesite e mia, dhe nje prej tyre eshte fakti qe nuk kam durim me nxenes qe e kane me mire te vijne ne klase me pizhama ne mengjes dhe me nje Mountain Dew bottle te mbushur me birre, se sa te hapin nje liber te mesojne, apo te pakten te bejne sikur jane te interesuar ne ate klase qe po bejne. Ketu po flas per nivel universitar ku nuk te detyron njeri te vish, por ti zgjedh qe te shkosh ne universitet, dhe fakti qe nje nxenes qe eshte i zhytur ne student loans ose po ben prinderit te paguajne per te, dhe zgjedh mos te pergatitet, eshte komplet humbje kohe.
Sa per familjen time qe nuk lejonte noten 9, per ty ndoshta nuk eshte normale dhe per mua shpesh here nuk ishte normale, por ama kur ke si prind kryetarin e seksionit te arsimit te rrethit, te garantoj qe ai nuk pret nga femija i vete me poshte se 10. Ah po dhe ka qene nga ata qe vinin e pyesnin kushedi sa te rinj nga lagjia t'i ndihmonte duke u shpjeguar ushtrime, kurse mua me thoshte plas koken aty deri sa ta zgjidhesh.
Nejse se u beme, nga vij une e ca jam une dhe eshte komplet dalje teme, por sic te thashe dhe me pare, ca nga ne e kane pasur te ngulitur shkollimin qe ne moshe shume te vogel dhe vazhdojne ta kene.
Krijoni Kontakt